• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, July 12, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime

“Në majin e 1958-ës, Gjykata e Lartë e deklaroi Rrok Gerën të pafajshëm dhe ai nuk e besoi, kur i thanë të dilte nga burgu i Burrelit, pasi…”/ Historia e panjohur e ish-ministrit të Zogut

“Rrok Gera, u diplomua në Vjenë dhe shërbeu si ekonomist, diplomat, jurist, politikan, ministër, etj., deri…” / Historia e panjohur e pinjollit të familjes aristokrate të Shkodrës, që vuajti në burgun e Burrelit
“Në Gjyqin Special, në fjalën e tij të fundit pas dhënies së dënimit, Rrok Gera tha: qysh prej 7 prillit 1939 e deri në korrik ‘44, nuk jam marrë me…”/ Historia e panjohur e ish-ministrit të Zogut
“Sipas “New York Times”, në bisedat e Mbretit Zog me ministrat, Rrok Gera, ishte për një qëndrim të prerë e për luftë, si dhe për një tjetër apel ndaj Anglisë…”/ Historia e panjohur e 7’prillit 1939
“Më 12 tetor 1938, Gera preu shiritin në përurimin e rrugës Bogë – Theth, 27 kilometra e gjatë, ku ishte dhe At Gjergj Fishta…”/ Historia e panjohur e ministrit të Monarkisë
“Rrok Gera, u diplomua në Vjenë dhe shërbeu si ekonomist, diplomat, jurist, politikan, ministër, etj., deri…” / Historia e panjohur e pinjollit të familjes aristokrate të Shkodrës, që vuajti në burgun e Burrelit
“Rrok Gera, u diplomua në Vjenë dhe shërbeu si ekonomist, diplomat, jurist, politikan, ministër, etj., deri…” / Historia e panjohur e pinjollit të familjes aristokrate të Shkodrës, që vuajti në burgun e Burrelit
“Rrok Gera, u diplomua në Vjenë dhe shërbeu si ekonomist, diplomat, jurist, politikan, ministër, etj., deri…” / Historia e panjohur e pinjollit të familjes aristokrate të Shkodrës, që vuajti në burgun e Burrelit
“Rrok Gera, u diplomua në Vjenë dhe shërbeu si ekonomist, diplomat, jurist, politikan, ministër, etj., deri…” / Historia e panjohur e pinjollit të familjes aristokrate të Shkodrës, që vuajti në burgun e Burrelit
“Rrok Gera, u diplomua në Vjenë dhe shërbeu si ekonomist, diplomat, jurist, politikan, ministër, etj., deri…” / Historia e panjohur e pinjollit të familjes aristokrate të Shkodrës, që vuajti në burgun e Burrelit
“Rrok Gera, u diplomua në Vjenë dhe shërbeu si ekonomist, diplomat, jurist, politikan, ministër, etj., deri…” / Historia e panjohur e pinjollit të familjes aristokrate të Shkodrës, që vuajti në burgun e Burrelit
“Rrok Gera, u diplomua në Vjenë dhe shërbeu si ekonomist, diplomat, jurist, politikan, ministër, etj., deri…” / Historia e panjohur e pinjollit të familjes aristokrate të Shkodrës, që vuajti në burgun e Burrelit
“Rrok Gera, u diplomua në Vjenë dhe shërbeu si ekonomist, diplomat, jurist, politikan, ministër, etj., deri…” / Historia e panjohur e pinjollit të familjes aristokrate të Shkodrës, që vuajti në burgun e Burrelit
“Rrok Gera, u diplomua në Vjenë dhe shërbeu si ekonomist, diplomat, jurist, politikan, ministër, etj., deri…” / Historia e panjohur e pinjollit të familjes aristokrate të Shkodrës, që vuajti në burgun e Burrelit
“Rrok Gera, pati një letërkëmbim me Vlash Dovanën, në Durrës, në përpjekje për themelimin e një banke tregtare, por…”/ Historia e panjohur e financierit dhe ekonomistit më të mirë të Monarkisë

Nga Arben Pustina

Pjesa e njëzetë

                                            -Rrok Gera, një burrë shteti ashtu si duhet –

                                                      Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Thoma D., ish shoku i klasës, një dallkauk i ndyrë që bridhte gjithë kohën pas femrave, edhe në Budapest ku u diplomua, tashmë si kryeinxhinier i ‘21 Dhjetorit, erdhi te kamp-burgu jonë e, kur më pa…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

“Kur i dënuari Aqif Selimja, ish-oficer, shkoi te qelia dhe e pyeti Bedri Spahiun, se kush ishte më kriminel, Mehmet Shehu apo Enver Hoxha, Bedriu i tha…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës, që vuajti 22 vite burg

PARATHËNIE

Memorie.al / Ky shkrim synon të përcjellë te publiku imazhin e një njeriu perfekt, i cili jetoi në kohëra të tjera, por që ishte shembulli më i mirë, jo vetëm i asaj që mund të përfaqësojë një njeri i zakonshëm, por, në radhë të parë, si shembulli i një shtetari fisnik, të shquar, të gjithëdijshëm e, mbi të gjitha, të ndershëm. Duke pasur në gjene virtytet fisnike të prejardhjes së tij, duke u formuar si personalitet në një ambient të mrekullueshëm, siç ishte Shkodra e fillimit të shekullit XX-të, dhe duke u diplomuar në një nga universitetet më prestigjioze të Europës, siç ishte ai i Vjenës, Rrok Gera kishte gjithë potencialin për të qenë një ndër figurat e rëndësishme, që i dhanë hov një zhvillimi të vrullshëm nëpërmjet reformave të gjithanshme në Shqipëri, në vitet ’30-të të shekullit të kaluar.

Ky zhvillim arriti kulmin me qeverinë e Mehdi Frashërit, e cilësuar ndoshta si qeveria shqiptare më e mirë e të gjitha kohërave, e formuar në pjesën më të madhe nga persona jopolitikë, mes të cilëve ishte edhe Rrok Gera. Për 10 vjet, apo më shumë, si ministër apo në funksione të tjera të larta shtetërore, ai punoi me bindje se po ecej në rrugë të drejtë për konsolidimin e shtetit shqiptar, proces për të cilin thoshte se nuk kishte kohë për të humbur.  Ekonomist, financier, diplomat, jurist, Gera ishte një specialist që çau përpara drejt majave me profesionalizmin e tij në një ambient ku tarafet e vjetra, që ishin pothuaj mbizotëruese në politikë e në qeverisje, erdhën duke humbur terren përballë njerëzve të rinj e të arsimuar mirë.

                                                                 Vijon nga numri i kaluar

RROK GERA, DËNIMI NË ‘GJYQIN SPECIAL’, VUAJTJA NË BURGUN E BURRELIT DHE MARRJA E PAFAJËSISË NË VITIN 1958

Nga janari vitit 1950 deri në prill 1951, Gera punoi si shef llogarie në ndërmarrjen e lëndëve djegëse në Shkodër, për të cilën thuhet, se ai e nxori në dritë nga situata e vështirë financiare në të cilën ndodhej në atë kohë. Por siç dihet, situata e brendshme në vitet 1950-1951, ishte mjaft e pasigurt për qeverinë e Tiranës.

Grupe të armatosura hynin nga jashtë për t’iu kundërvënë regjimit, ndaj në atë kohë filloi një valë e gjerë arrestimesh kundrejt gjithë ish-nëpunësve dhe ish-oficerëve të kohës së monarkisë.

Kështu, më 21 prill 1951, Rrok Gera u arrestua përsëri. Për afër 6 muaj, ai u mbajt në Shkodër dhe për rreth 1 vit në Tiranë, edhe pse nuk kishte qoftë dhe një provë të vetme fajësie kundër tij dhe dosja i ishte përcjellë krejt e bardhë nga Dega e Punëve të Brendshme në Shkodër. Madje, gjatë këtij një viti e gjysmë, atij i lejoheshin takimet me familjarët, një rast krejt i veçantë ky në atë kohë.

Megjithatë, me vendimin numër 247, datë 11.10.1952, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 20 vjet heqje lirie, humbjen e të drejtave elektorale dhe konfiskimin e pasurisë të luajtshme e të paluajtshme. Kundër këtij vendimi, Rrok Gera paraqiti një ankim më 21.10.1952, në të cilin argumentonte:

…“jam marrë një herë nën akuzë në vitin 1945 dhe për përgatitjen e okupacionit fashist nuk jam gjetur fajtor. Zogu më dërgoi me fuqi të plot për të biseduar me gjeneral Guzonin, për një marrëveshje, por nga konditat që na vinin agresorët fashistë, refuzova të bisedoja dhe emigrova jashtë shtetit…”.

Në mbledhjen e tij të datës 02.12.1952, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë, e mori në shqyrtim kërkesën ankimore të Rrok Gerës, duke vërejtur se: “…Faktet vërtetojnë se i pandehuri si njeri më i besuar është ngarkuar nga Zogu me mision dhe ka shkuar në Durrës për të bërë marrëveshje me gjeneral Guzonin, komandant i forcave fashiste të okupimit të Shqipërisë.

Nën dritën e fakteve del se i pandehuri bashkë me N/Kolonelin zogist Sami Kokën, kanë biseduar me Guzonin duke i parashtruar se i pandehuri bashkë me Zogun dhe klikën e tija pranonin kushtet e italianëve: nënshtrimin e vendit si dhe bashkëpunimin me okupatorin si dhe një seri koncesionesh që favorizonin dhe lehtësonin veprimet e shpejta të okupimit të Shqipërisë nga Italia fashiste”.

Kështu, Kolegji Ushtarak i Gjykatë së Lartë, la në fuqi vendimin Nr. 247, datë 11.10.1952, që e dënonte Gerën me 20 vjet burg. Më pas, për të vazhdoi vuajtja e dënimit në burgun e Burrelit, ku mbaheshin të burgosur edhe shumë personalitete të tjera, të cilëve u ishin dhënë dënime të ndryshme. Siç tregonin bashkëvuajtës të tij në Burrel, gjatë viteve që vuajti dënimin aty, Rrok Gera ishte shembull dinjiteti.

Më 6 tetor 1956 (kohë kur në BRSS po ndryshonin gjërat), Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, paraqiti një rezolutë, nëpërmjet së cilës kërkohej lirimi i të burgosurve politikë të vendeve të Europës Lindore, si: Shqipëria, Bullgaria, Çekosllovakia, Estonia, zona sovjetike e pushtimit në Gjermani, Hungaria, Letonia, Polonia dhe Rumania.

Ndërmjet emrave të të burgosurve politikë në Shqipëri, për të cilët Këshilli i Europës kërkonte lirimin nga burgu, ishte dhe emri i Rrok Gerës. Gjithsesi, ai do të dilte më vonë nga burgu dhe lirimi i tij nuk duket se kishte lidhje me këtë rezolutë.

Ndërsa Rrok Gera vijonte vuajtjen e dënimit në Burrel, më 7 prill 1958, Kolegjiumi i Prokurorisë së Përgjithshme u mblodh për të diskutuar, ndër të tjera, edhe për drejtësinë e vendimit të dhënë ndaj tij.

Po ashtu, më 5 maj u mblodh Plenumi i Gjykatës së Lartë, ku një ndër pikat e rendit të ditës ishte pikërisht çështja e dënimit të Rrok Gerës, e paraqitur për shqyrtim nga Prokuroria e Përgjithshme, ndërkohë që relator i çështjes ishte Hilmi Telegrafi.

Në vijim, më datën 8 maj 1958, me vendimin e tij Nr. 4, Plenumi i Gjykatës së Lartë e deklaronte Rrok Gerën të pafajshëm për akuzat që kishin çuar në dënimin e tij.

Vendimi në fjalë pasoi me lirimin e tij nga burgu, më 19 maj 1958. Për vetë Gerën, ishte gati e pabesueshme, kur i thanë të merrte plaçkat dhe, pasi e përcollën jashtë mureve, dera e burgut u mbyll pas tij.

Më në fund, ai ishte përsëri njeri i lirë, me një liri dinjitoze të dhënë nga autoritetet jo në trajtë amnistie, por të sanksionuar me një pafajësi, ndoshta një rast unikal në atë kohë, që në njëfarë mënyre i çonte gjërat në vend, duke rrëzuar gjithë akuzat e bëra ndaj Rrok Gerës në vitet e fillimit të sistemit monist në Shqipëri.

Në Shkodër, pas daljes nga burgu, ai gjeti familjen e tij: dy vajzat, njërën nga motrat dhe njërin nga vëllezërit, por mungonte bashkëshortja, Gjyljeta, e cila kishte ndërruar jetë në 1955-ën.

Megjithëse në moshë 57-vjeçare, Gera ishte ende i fortë fizikisht dhe kjo në sajë të natyrës së tij, që nuk i linte asnjëherë pas dore ushtrimet fizike dhe banjat me ujë të ftohtë, qoftë edhe në dimër.

Pa pasur mundësi të hyjë në punë shteti, pas daljes nga burgu Gera merrej me një bahçe, pronë e familjes, duke treguar edhe aty vlerat e tij të gjithanshme.

Me libra të trashë agrikulture në dorë, ai bëri mrekulli në atë copë toke, për të mbajtur veten, një motër dhe njërin nga vëllezërit, ndonëse dy vajzat e tij e ndihmonin financiarisht me sa mundnin. Deri në fund të jetës së tij, Rrok Gera mbeti një figurë e ndershme që impononte respekt.

Atij i drejtoheshin me fjalët “zotni Rrok”, ndonëse fjala “shok” ishte detyrimisht në modë në atë kohë. Gjithmonë në kontakt me aktualitetin (pajtohej vazhdimisht në gazetë), ai u ofronte njerëzve kënaqësinë e të biseduarit me një njeri të gjithëdijshëm. Megjithëse deri vonë ruajti një fizik të shëndetshëm, zemra e tij pushoi së rrahuri më 28 janar 1969, në shtëpinë e tij në Shkodër.

Traumat e jetës e kishin bërë punën e tyre. Në atë ditë janari të zymtë e me shi, Rrok Gera u përcoll me respekt nga qindra bashkëqytetarë për në banesën e fundit, në varrezat katolike të qytetit të Shkodrës, ku prehet dhe sot. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 27 Korrik 2022

Next Post

Letra për Mehmet Shehun: “Shoku Sokrat Plaka dyshonte se mos shefi Zbulimit ‘po i bënte gjëmën’, pasi ai kishte maninë e…”/ Relacioni “Tepër sekret’ në ’77-ën, për shefat e ambasadës në Beograd

Artikuj të ngjashëm

“Prof. Selman Riza më tha në burg, se ai aprovonte plotësisht ideologjinë e veprimtarinë e komunistëve…”/ Dëshmia e rrallë, e Ejëll Çobës
21 Vjet burg komunist

“Thoma D., ish shoku i klasës, një dallkauk i ndyrë që bridhte gjithë kohën pas femrave, edhe në Budapest ku u diplomua, tashmë si kryeinxhinier i ‘21 Dhjetorit, erdhi te kamp-burgu jonë e, kur më pa…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

July 7, 2025
“Kur i dënuari Aqif Selimja, ish-oficer, shkoi te qelia dhe e pyeti Bedri Spahiun, se kush ishte më kriminel, Mehmet Shehu apo Enver Hoxha, Bedriu i tha…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës, që vuajti 22 vite burg
21 Vjet burg komunist

“Kur i dënuari Aqif Selimja, ish-oficer, shkoi te qelia dhe e pyeti Bedri Spahiun, se kush ishte më kriminel, Mehmet Shehu apo Enver Hoxha, Bedriu i tha…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës, që vuajti 22 vite burg

July 7, 2025
“Kur më erdhi në qeli prokurori Asaf Kondi, unë e pyeta; Si jurist i regjur që duhet të jeni, desha të di prej jush se, a dënohet mendimi, i cilitdo qoftë, ai më tha…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik, Uran Kalakulla
21 Vjet burg komunist

“Kur më erdhi në qeli prokurori Asaf Kondi, unë e pyeta; Si jurist i regjur që duhet të jeni, desha të di prej jush se, a dënohet mendimi, i cilitdo qoftë, ai më tha…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik, Uran Kalakulla

July 7, 2025
Memorie.al
21 Vjet burg komunist

“Ndërkohë që kapter Rustemi hyri në qelinë time dhe më komunikoi se më ishte falur jeta, dëgjoja trokitjet e Pjetër Arbnorit nga qelia ngjitur, por unë…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës  

July 7, 2025
“Tiranasi që i kërkoi komandantit të rrinte më shumë në qeli, pasi…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, për historitë e çuditshme në burgjet e Enver Hoxhës
21 Vjet burg komunist

“Gjatë atyre 64 ditëve, që unë me Pjetër Arbnorin, prisnim të na merrnin nga qelia, për të na ekzekutuar, Pjetri ishte shumë i sigurtë, që neve do të na falej jeta, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

July 7, 2025
“I dënuemi me burgim të përjetëshëm, që ban një delikt tjetër, ndëshkohet me një mbyllje vazhduese të re në qelië, për një kohë nga gjashtë muej, deri në…”/  Ç’farë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
21 Vjet burg komunist

“Kur kryetari i trupit gjykues, Llazi Polena, na komunikoi vendimin, ku unë dhe Pjetër Arbnori, ishim dënuar me vdekje, me pushkatim, menjëherë ndjeva se…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

July 7, 2025
Next Post
Letra për Hysniun dhe Mehmetin: “Sokrat Plaka, i thotë sekretarit të parë: ju të Sigurimit, keni hijen e rëndë dhe…”/ Relacioni tepër sekret në ’77-ën, për dy titullarët e ambasadës në Beograd

Letra për Mehmet Shehun: “Shoku Sokrat Plaka dyshonte se mos shefi Zbulimit ‘po i bënte gjëmën’, pasi ai kishte maninë e…”/ Relacioni “Tepër sekret’ në ’77-ën, për shefat e ambasadës në Beograd

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme