• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, April 1, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në këtë vend, ku një bujk në dhjetë, është gjeni ushtarak dhe një tjetër në dhjetë, është gjeni në teknikën e qitjes me armë, atëhere…”/ Vizita e gazetarit gjerman në 1927-ën, te Presidenti, Ahmet Zogu

Memorie.al
“Në këtë vend, ku një bujk në dhjetë, është gjeni ushtarak dhe një tjetër në dhjetë, është gjeni në teknikën e qitjes me armë, atëhere…”/ Vizita e gazetarit gjerman në 1927-ën, te Presidenti, Ahmet Zogu
Memorie.al
“Në këtë vend, ku një bujk në dhjetë, është gjeni ushtarak dhe një tjetër në dhjetë, është gjeni në teknikën e qitjes me armë, atëhere…”/ Vizita e gazetarit gjerman në 1927-ën, te Presidenti, Ahmet Zogu
Memorie.al
Studjuesi Fischer: “Zogu ishte një nacionalist dhe ai nuk u lëkund nga presionet dhe kërcënimet e Musolinit, i cili…”/ Tre tentativat e italianëve, për të vrarë Mbretin e Shqiptarëve
“Në këtë vend, ku një bujk në dhjetë, është gjeni ushtarak dhe një tjetër në dhjetë, është gjeni në teknikën e qitjes me armë, atëhere…”/ Vizita e gazetarit gjerman në 1927-ën, te Presidenti, Ahmet Zogu
“Në këtë vend, ku një bujk në dhjetë, është gjeni ushtarak dhe një tjetër në dhjetë, është gjeni në teknikën e qitjes me armë, atëhere…”/ Vizita e gazetarit gjerman në 1927-ën, te Presidenti, Ahmet Zogu
0
Shares
244
VIEWS

Nga Joseph Roth

-Dihet tashmë se Zogu, është pasardhës i një familjeje princërish shqiptarë, që kishin mbretëruar në shekullin e XVII-të, madje edhe më herët – 

Memorie.al / Në pesë pasdite të një të shtune, shkoj te Presidenti i Republikës së Shqipërisë.  Shtëpia ruhet nga ushtria. Rojtari përshëndet. Adjutanti pret në paradhomë. Ai është një major, i ri, i hollë, i sjellshëm, i përgatitur, i aftë të flasë për motin, peizazhin shqiptar dhe rreziqet e malaries: Në dhomën e Presidentit, është një burrë tjetër, më i madh në moshë, ministri i Jashtëm, i urtë dhe korpulent. Ai është edhe përkthyes edhe mbikëqyrës dhe siguron gjithçka. 

Presidenti ka veshur uniformën e gjeneralit. Sipas një etikete që lidh krerët e shteteve në tavolinat e tyre, Ahmet Zogu, largohet nga tavolina vetëm një hap e gjysmë, përshëndet.

Gjithashtu mund të lexoni

“Pasi i futi të dy në dhomën e gjumit, ai u tha; Petriti, kryetari i Degës Brendshme, më propozoi të bëhem bashkëpunëtor i Sigurimit dhe t’ju spiunoj ju…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

“Kalanë s’na lanë ta vizitonim, sepse ishte burg politik, kurse Xhamia e Pazarit, ishte shkollë trajnimi, për akrobatët e cirkut, prej lartësisë së tavaneve…”/ Udhëtimi i turistëve italianë, në Shqipëri në ’82-in

Unë humbas në një kolltuk. Presidenti i thotë ministrit në shqip, se është kënaqësi të mirëpres në Shqipëri, një gazetë të madhe gjermane; simpatia e popullit të vogël shqiptar për Gjermaninë e madhe, është e padyshimtë.

Ministri përsërit në frëngjisht. President më jep leje të udhëtoj nëpër Shqipëri, në liri të plotë dhe me mbështetjen e të gjitha autoriteteve.

Pastaj Ahmet Zogu fillon të flasë gjermanisht. (Kishte shërbyer dikur me austriakët). Kam disa kohë që jam në Shqipëri, i shpreh se sa kohë kam në plan të qëndroj, kur dhe ku do të doja të shkoja.

Ai nuk shpreson nga të dërguarit reflektimin vetëm të vërtetës. E vërteta – i përgjigjem – është një gjë relative, ajo që është e vërtetë për dikë, është gënjeshtër për dikë tjetër. Të dërguarit gjermanë megjithatë, janë të gjallëruar nga shtysa drejt së vërtetës.

Përtej kësaj, nuk kam asnjë pyetje për të bërë – sepse mund t’i përgjigjem gjithçka vetë. Intervistat, janë mjete të lehta për të shmangur sikletin e gazetarëve.

Për sa i përket ceremonisë së seancës, ajo shqiptare nuk ndryshon shumë për nga traditat, zakonet dhe respekti, nga ceremonitë e vendeve të tjera. Ahmet Zogu, është më i ri se presidentët e tjerë të republikave evropiane; ai është në fillim të të tridhjetave.

Ai ka një të kaluar më intensive dhe më të pasur se evropianët e moshës së tij. Ai, ka kundërshtarë të vdekur në ndërgjegje dhe kundërshtarë të gjallë në vend.

Kjo e fundit është një cilësi e të gjithë shtetarëve në botë, e para – më shumë kundërshtarë të vdekur, sesa ndërgjegje – një specialitet oriental.

Ahmet Zogu, ka një pamje jo fyese, është i gjatë, përfaqëson në mënyrë konvencionale rrethanat dhe është biond çuditërisht. Flokët e tij të holla, kanë humbur në atë fytyrë orientale.

Sjellja e tij, të cilën e përcakton detyra për t’i dhënë audiencës, është më shumë efekt i maturisë, sesa i sigurisë së lindur. Thjeshtësia e fjalëve, mënyra se si i artikulon, mirësjellja boshe e pyetjeve, janë manifestime të detyrave përfaqësuese që, nuk ushtrohen shumë shpesh dhe për këtë arsye edhe më të dhimbshme. Ai ndihet – pa asnjë arsye – i detyruar ndaj një lloj banaliteti të Princit të Kurorës.

Thuhet se aftësitë e tij ushtarake, janë shumë të forta. Gjatë Luftës së Parë Botërore ai nuk e pushtoi, siç thotë legjenda aktuale, Durrësin në krye të trupave shqiptare.

Në këtë vend, ku një fermer në dhjetë, është gjeni ushtarak dhe një tjetër në dhjetë, është gjeni në teknikën e qitjes, është shumë e vështirë të shkëlqesh në talentin ushtarak. Thuhet se ai është një diktator i pamëshirshëm.

Por në Shqipëri, ku çdo kryetar do të donte të ishte vetë diktator, çdo pronar tokash, vasal i tij dhe kushdo që di të shkruaj e të lexojë, do të donte të ishte sekretari i tij, ndoshta asgjë tjetër veçse një diktaturë e pamëshirshme, nuk është e mundur. Vetë Ahmeti, duket të jetë më pak diktatorial se rrethi i tij, i cili është më me përvojë, më dinakë, më i pamëshirshëm se ai dhe që në pjesën më të madhe, kanë pas vetes shumë vite stërvitje në periudhën e pushtimit osman.

Nga të gjitha cilësitë që e karakterizojnë në vend, që të nderojë një diktator, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, duket se njeh vetëm frikën ndaj vendit të tij – sigurisht me arsye të mirë, në një vend ku nuk është e nevojshme të jesh diktator, për t’u pushkatuar nëse është e nevojshme. Ahmeti, për më tepër, gëzoi mikpritjen e paguar nga jugosllavët, ‘pushtoi’ Shqipërinë me ndihmën e bandave jugosllave dhe më pas lidhi paktin e njohur me Italinë.

Por nëse për më shumë se tetëqind vjet, shumica e njerëzve me ndikim në botën e Ballkanit, nuk kanë refuzuar paratë, veçanërisht nëse ato paguhen nga dy palë kundërshtare – pse duhet të jetë Ahmeti një përjashtim?

Miqësia vetëmohuese e Jugosllavisë për Shqipërinë, nga ana tjetër, ende nuk është demonstruar. Por edhe sikur të dyshoja (me arsye të mirë), patriotizmin totalisht të pa interesuar të Ahmetit, ambicia ndoshta egoiste e Presidentit, korrespondon në shumë pika me nevojat reale të vendit, i cili u përball me zgjedhjen, për ta vendosur veten nën mbrojtjen e një fqinji më të evoluar.

Ose një më i pasigurt që lufton me vështirësitë e tij të brendshme, zgjedh të parën. Presidenti është qortuar gjithashtu që imazhi i tij, dekoron të gjitha muret, pullat dhe monedhat.

Në të vërtetë, është e pamundur të gjykosh me moralin demokratik të perëndimorëve, kushtet e një shteti lindor, historia e të cilit përbëhet nga represioni, zakonet e të cilit quhen korrupsion, kultura e të cilit është një përzierje e naivitetit romantik, bukolik autokton dhe intrigave të imponuara nga jashtë.

Po kështu, nëse dikush do të transplantohej papritur në Mesjetë, mund të mos indinjohej nga djegia e shtrigave. Duhet bërë përpjekje për ta vëzhguar Ahmetin, me sy të lirë nga paragjykimet dhe për ta interpretuar atë, jashtë mjedisit të tij.

Ndërkohë, duhet ditur se ai është pasardhës i një familjeje princërish shqiptarë, që kishin mbretëruar tashmë në shekullin e shtatëmbëdhjetë, madje edhe më herët – ndoshta me metoda aspak demokratike. Duhet ditur gjithashtu se, një Parlament në Shqipëri, nuk mund të ishte ndryshe nga ai që është.

Do të mbetet një “parlament ballor”, edhe për njëzet vjet të tjera. Është lënë në mëshirën e autoritetit të klikave dhe vullnetit të kreut të shtetit, si për shembull ‘Scupstina Jugosllave’ (Parlamenti serb) dhe është po aq i rëndësishëm sa Parlamenti i Budapestit dhe mbi të gjitha i Angorës.

Duhet ditur gjithashtu se kundërshtarët dhe armiqtë e Ahmet Zogut, nuk kanë në asnjë mënyrë apo një moral më perëndimor, se Presidenti dhe unë i njoh disa prej tyre. Nga nëntëqind e njëzet evropianoperëndimorët e arsimuar, që janë larguar nga vendi që kur Ahmet Zogu erdhi në pushtet, nga shtatë politikanë që kanë ikur në Jugosllavi që nga viti 1925, nga dymbëdhjetë që kanë humbur jetën që nga viti 1922, supozoj se nuk ka pasur ai që donte të zbatonte një metodë tjetër qeverisjeje, nga ajo e Ahmet Zogut – dhe mos i fajësoni për këtë.

Në politikën shqiptare, dhe në politikën lindore në përgjithësi, vetëmbrojtja është një koncept shumë më i gjerë, dhe luan pothuajse të njëjtin rol si interesi shtetëror, për evropianoperëndimorët. Para së gjithash, duhet filluar një edukim i ngadaltë dhe i mundimshëm, për të shndërruar në qytetarë barinjtë, krerët e fiseve, krerët e bandave dhe fanatikët fetarë.

Megjithatë, nëse Ahmet Zogu është kompetent dhe i aftë për të marrë përsipër këtë detyrë, është shumë e dyshimtë. Aktualisht edhe lidhja e tij me Italinë e shqetëson. Sot ai nuk është më në gjendje të vendosë kundër njëra-tjetrës, Italinë dhe Jugosllavinë. Sot ai beson me zjarr në një përpjekje të ripërtërirë të Jugosllavisë, për t’u afruar me të.

Por, Jugosllavia përgatit ushtri të ashpër dhe komplote të reja. Italia mbron interesat e veta dhe jo jetën e Zogut. Dhe kështu ky djalosh, të cilit tashmë i është dashur të shuajë tre kryengritje, po qëndron me një uniformë gjenerali të prerë shkëlqyeshëm, me një apanazh të pamasë, në një shtëpi princërore për kushtet shqiptare, borgjeze për tonat, e mbrojtur nga një roje e trupit të së cilës, besnikëria, është relative si çdo gjë në këtë vend, e këshilluar nga politikanët, që kanë mprehur dinakërinë e tyre në shërbimin ushtarak turk dhe kanë zbutur durimin e tyre në shërbimin ushtarak turk – ky i ri – që mund të bënte një jetë studentore të qetë në Paris – ulet atje, duke u tundur dhe i ashpër, duke pritur për një kryengritje të katërt.

Ai nuk qortohet për vdekjet që pretendohet se ka shkaktuar, por mbi të gjitha, për shumat që do të kishte marrë. Sepse, edhe sikur të mos i kishte mbledhur personalisht, të tjerët do t’i kishin marrë akoma më pak të merituar: klasa e lartë e vogël, por e ushqyer mirë e shushunjave të ditura, skribët turq, ndërmjetësit e korruptuar të korrupsionit. Ahmet Zogu, mund të jetë akoma President nesër, pasnesër, nuk do të jetë më dhe në vend të tij, mund të ulet dikush tjetër që ndryshon shumë pak nga ai. Memorie.al

Frankfurter Zeitung, 29.5.1927

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Kalendari Historik 6 Mars 2023

Next Post

“Gjatë viteve të diktaturës, u detyrova ta fsheh emrin tim, pasi ai koiçidonte me këngëtaren e famëshme italiane, që edhe mbiemrin, e kishim njësoj dhe...”/ Rrëfimi i një prej vajzave më të bukura të Tiranës

Artikuj të ngjashëm

“Në ’75-ën, mbasi isha shpallur ‘armik i popullit’ dhe prisja arrestimin, shkova në shtëpi, ku në orët e vona të natës, dogja dokumentet e librat në gjuhë të huaj…”/ Rrëfimi i trishtë i ish-gazetarit
Dossier

“Pasi i futi të dy në dhomën e gjumit, ai u tha; Petriti, kryetari i Degës Brendshme, më propozoi të bëhem bashkëpunëtor i Sigurimit dhe t’ju spiunoj ju…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

April 1, 2023
“Kalanë s’na lanë ta vizitonim, sepse ishte burg politik, kurse Xhamia e Pazarit, ishte shkollë trajnimi, për akrobatët e cirkut, prej lartësisë së tavaneve…”/ Udhëtimi i turistëve italianë, në Shqipëri në ’82-in
Dossier

“Kalanë s’na lanë ta vizitonim, sepse ishte burg politik, kurse Xhamia e Pazarit, ishte shkollë trajnimi, për akrobatët e cirkut, prej lartësisë së tavaneve…”/ Udhëtimi i turistëve italianë, në Shqipëri në ’82-in

March 31, 2023
“Një farë Milto Gjikopulli, që hiqet si filozof dhe strateg, me shokët e tij i ka vënë kazmën sektorit të naftës”/ Shënimet e Enverit që çuan në plumb inxhinierin e famshëm…
Dossier

“Pas shumë lutjesh, ai i tregoi se; kryetari i Degës së Brendshme, i kishte kërkuar që të bashkëpunonte me Sigurimin, për të spiunuar dy shokët e tij të ngushtë…”/ Dëshmia e rrallë e, ish-të burgosurit politik

March 31, 2023
“Pasi vuri nga një buqetë me lule te prindërit, Roberti shkoi te varri i mikut të tij, por shtangu dhe nga pas dëgjoi zërin e rojtarit; kam 35 vjet në këtë punë, por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Pasi vuri nga një buqetë me lule te prindërit, Roberti shkoi te varri i mikut të tij, por shtangu dhe nga pas dëgjoi zërin e rojtarit; kam 35 vjet në këtë punë, por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

March 29, 2023
“Në shtëpinë e tij në Durrës, ai mblidhte fëmijë për kurse dhe u jepet cigare të huaja, çokollata, revista…”/ Historia e mësuesit grek, që u burgos si “agjent”, e vdiq në kampin e Ballshit në ’78-ën
Dossier

“Në shtëpinë e tij në Durrës, ai mblidhte fëmijë për kurse dhe u jepet cigare të huaja, çokollata, revista…”/ Historia e mësuesit grek, që u burgos si “agjent”, e vdiq në kampin e Ballshit në ’78-ën

March 29, 2023
“Pasi i uroj mirëseardhjen, Manushit dhe të birit, i tha Sulos të vinte ca këngë labe, por pas pak, u dëgjua: Fol i pandehuri Bashkim, ç’plane kishit ju me Agimin…”/ Ngjarja tronditëse në vilën e Enverit, në ’82-in
Dossier

“Pasi i uroj mirëseardhjen, Manushit dhe të birit, i tha Sulos të vinte ca këngë labe, por pas pak, u dëgjua: Fol i pandehuri Bashkim, ç’plane kishit ju me Agimin…”/ Ngjarja tronditëse në vilën e Enverit, në ’82-in

March 29, 2023
Next Post
“Gjatë viteve të diktaturës, u detyrova ta fsheh emrin tim, pasi ai koiçidonte me këngëtaren e famëshme italiane, që edhe mbiemrin, e kishim njësoj dhe…”/ Rrëfimi i një prej vajzave më të bukura të Tiranës

“Gjatë viteve të diktaturës, u detyrova ta fsheh emrin tim, pasi ai koiçidonte me këngëtaren e famëshme italiane, që edhe mbiemrin, e kishim njësoj dhe...”/ Rrëfimi i një prej vajzave më të bukura të Tiranës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!