• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, December 10, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Ne kemi mësuar shumë nga xhaxha Nashoja dhe Papa Viktori, dy emblema të serenatave korçare, perla të cilat…”/ Dëshmia e rrallë e Devi Becollit, artistit që bën krenar zonën e Devollit

Memorie.al / Korça njihet për traditën, kulturën e më shumë për serenatën. Ndonëse thuhet se Korça është qyteti i serenatave, duket se rrënjët e thella të kësaj muzike janë në Ziçisht e Qytezë të Devollit. Këtë fakt e kemi dëgjuar shpeshherë nga banorët e këtij rrethi, por sërish nuk është e vërtetuar. Megjithatë, zona e Devollit ka një sërë personazhesh shumë të veçantë që mbajnë gjallë traditën e serenatës. E jo thjesht serenatën, por ato këngët e vjetra që janë krijuar vite më parë, e që nuk ju dihet as autori apo krijuesi.

Në reportazhin e radhës, shikuesit Cna Tv do të njihen me një profil të veçantë serenatisti. Pikërisht me Devi Becollin, në jetë me një profil krejt ndryshe, me profesionin ekonomist, ndërsa me pasionin për të kënduar serenatë e për të luajtur në kitarë, prej më tepër se 15 vitesh. Devi Becolli është artisti që po bën krenar zonën e Devollit, mjafton të ketë në dorë një kitarë dhe aty nxjerr në pah talentin e tij për të luajtur këtë instrument dhe për të kënduar serenatat aq bukur.

Devi tregon se prej vitit 2009, ka nisur ky rrugëtim i bukur i tij, me një rrjedhë tjetër ndryshe nga rutina e përditshme, duke u bërë pjesë e grupit të serenatistëve të Bilishtit. Kitarën e mësoi mes tyre, hera herës duke ua “vjedhur” pak zanatin, akordet apo tingujt.

“Kanë qenë shumë të bukura. Diku në vitet 2009-2010, atëhere kam filluar t’i bashkohem grupit të serenatistëve të Bilishtit, ku fillova të këndoj me ta. Më pas, mbas atij momenti duke mësuar, duke vjedhur edhe nga ata ndonjë tingull apo ndonjë akord, filluam të bëhemi disi edhe më të njohur jashtë Bilishtit, edhe në Korçë e më gjerë. Është vërtet kënaqësi të këndosh për serenatën, janë tekste të bukura, perla e poezi. Është gjë e rrallë, nuk është komercializëm, është natyrale. Del nga zemra, del nga shpirti, është vërtet e bukur, më beso”, – u shpreh ai.

Gjithashtu mund të lexoni

Dr. Ibrahim Rugova ia ka zbuluar për herë të parë lexuesve kosovarë, shkrimtaren e persekutuar shqiptare Musine Kokalari, pasi në revistën letrare “Jeta e re”, nr. 2, mars–prill 1983, botoi katër tregime të saj

“Duhet të zëvendësoja mjeshtrin Valentin Rubin, profesorin tim, që e njihnin si ‘rusi i bardhë’, më dukej e pabesueshme, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e “Dashit të Durrësit”, mjeshtrit të saksofonit e klarinetës

Emocionet që i fal serenata janë të pafundme e të papërshkrueshme për artistin Becolli. Këtu ai thekson rëndësinë dhe vlerën e madhe që ka një këngë e serenatës. Këngë të shkruara shumë vite më parë, që madje as krijuesi nuk mund të gjendet dhe në përfundim ngelet e shkruar nga populli.

“Pafund emocione. Sidomos pjesa e atyre këngëve kur pyes se kush e ka shkruar këtë këngë, kush e ka bërë këtë poezi dhe të gjithë ngrenë supat duke thënë që nuk e dinë. E ngelet që e ka shkruar populli. Imagjino sa të vjetra janë ato poezi, janë perla. Në mes të një kënge mund të dëgjosh një histori 40 vjeçare”, – thotë artisti.

Çdo këngëtar e ka një këngë shumë pranë zemrës, mbase për historinë që ajo ka, mbase për gëzimin apo dhimbjen që përcjell. Ndërsa e pyesim Devin se cila është kënga që veçon, ai thotë se nuk mund t’i ndajë nga njëra-tjetra.

“Kjo është një pyetje që unë e marr shpesh dhe përgjigjen e kam standarde, të njëjtën. Nuk i ndaj dot! Janë shumë të bukura. Njëra më e bukur se tjetra. Sa këngon njërën, të kujtohet tjetra, nuk i ndan dot, është e pamundur. Çdo këngë ka veçantinë e vet, ka tekstin dhe poezinë, si dhe historinë e saj. Nuk e ndan dot, e pamundur”, – shprehet ai.

Grupi i këngëtarëve nga Bilishti është një nga grupet më të veçantë që ka juglindja. Të gjithë pjesëtarët e grupit kanë profesione të ndryshme në jetë, dikush ekonomist si Becolli, një tjetër farmacist, përkthyes, e kjo e spikat këtë grup nga të tjerët. Ata bëjnë muzikë për kënaqësi e gëzimi më i madh për ta është kur të tjerët kënaqen ndërsa i dëgjojnë të këndojë.

“Koinçidenca është që asnjëri prej pjesëtarëve të grupit nuk është këngëtar profesionist, (që të jenë diplomuar për kanto) por që për nga talenti dhe mjeshtëria, janë më profesionistë se profesionistët. Njëri është ekonomist, njëri jurist, njëri përkthyes, njëri farmacist. Dhe ky është detaji që ne na spikat dhe na bën disi më të veçantë”, shprehet ai.

Gjithsecili prej tyre në bagazhin e makinës ka me patjetër një kitarë, e kjo për shkak se kudo ku shkojnë nëpër ambiente të ndryshme, njerëzit që i njohin u kërkojnë që të këndojnë. Organizimet e tyre janë shumë të shpeshta, jo vetëm në fundjavë, por edhe gjatë mbrëmjeve të ditëve të javës, mjafton të jenë dy prej pjesëtarëve të grupit, që të krijohet atmosfera dhe tavolinës t’i shtohen edhe të tjerë.

Duket se vitet e fundit, serenata ka pësuar ndryshime, më konkretisht në tekstet dhe fjalët që vit pas viti janë transformuar sado pak. Por, Devi Becolli thotë se serenata duhet kënduar siç është në origjinalitet, në të kundërt nuk mund të quhesh që e këndon. Ai së bashku me grupin e Bilishtit mundohet të ruajë traditën e vjetër, stilin e këngës, tekstet origjinale të saj, për tua përcjellë edhe të moshuarve të njëjtin emocion që kishin dikur në rininë e tyre.

“Pra nuk mund t’i ndërhysh serenatës. Nëse do ta ruash atë për çka është dhe për çka njerëzit duan ta dëgjojnë. Nëse do ta ndryshosh e ke mundësinë por origjinaliteti nuk duhet ngacmuar dhe kjo na karakterizon ne si grup që mundohemi të ruajmë atë traditën, stilin e këngës, tekstet dhe atë muzikë që njerëzit më të mëdhenj se mosha ime i kanë dëgjuar dhe i dëgjojnë rishtazi në të njëjtën formë. Po ua ndryshove atyre, nuk i bën të ndihen komodë”, – thotë ai.

Fshati Ziçisht është ndër të parët ku u këndua serenata në Devoll. Për Devin dy personazhe janë mjaft të dashur për të, njerëz të cilët ai i quan emblema, e që ka mësuar shumë prej tyre.

“Dy emblema. I pari ka qenë xhaxha Nashoja (Andoni) që nuk është më, na dëgjon nga lart tani. Kemi mësuar shumë e shumë këngë nga ai, një zotëri shumë i mirë nga Ziçishti, prej të cilit kam mësuar shumë këngë të vjetra. Dhe i dyti që vazhdojmë ta kemi në mesin tonë, është Papa Viktori, prifti i Ziçishtit. Është një perlë. Edhe ai ka të njëjtën pjesë me ne që profilin dhe jetën e tij ka pas qenë zdrukthëtar, marangoz. Është prift, por këndon”,- na thotë ai.

Njerëz si Devi Becolli janë të paktë në numër jo vetëm në zonën e Devollit, por edhe në Korçë. Artistë të tillë kanë trashëguar nga të vjetrit pasionin për serenatën e sot përcjellin mes zërit melodioz, emocione të mrekullueshme, duke frymëzuar këdo që e pëlqen atë. Për Shqipërinë është fat që të mbahet gjallë tradita e vjetër me këngët origjinale që tregojnë vlerat e paçmueshme të një zone./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur isha mësues në Pezë, u futa mes dy grupeve të armatosura prej 40 vetash, të Babë Myslymit, kundër vëllait tij, Shyqriut, i vrarë në luftë, por u tmerrova...”/ Dëshmia e rrallë e Prof. Neki Babamustës

Next Post

“Pas vdekjes së gruas dhe vajzës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndëri dhe dy vajzat e tij, por Kupeliani e vazhdoi korrupsionin në të gjithë administratën...”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez  

Artikuj të ngjashëm

Nderim përherë Presidentit Rugova
Art & Kulture

Dr. Ibrahim Rugova ia ka zbuluar për herë të parë lexuesve kosovarë, shkrimtaren e persekutuar shqiptare Musine Kokalari, pasi në revistën letrare “Jeta e re”, nr. 2, mars–prill 1983, botoi katër tregime të saj

December 5, 2025
“Duhet të zëvendësoja mjeshtrin Valentin Rubin, profesorin tim, që e njihnin si ‘rusi i bardhë’, më dukej e pabesueshme, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e “Dashit të Durrësit”, mjeshtrit të saksofonit e klarinetës
Art & Kulture

“Duhet të zëvendësoja mjeshtrin Valentin Rubin, profesorin tim, që e njihnin si ‘rusi i bardhë’, më dukej e pabesueshme, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e “Dashit të Durrësit”, mjeshtrit të saksofonit e klarinetës

December 2, 2025
“Regjizori Hysen Hakani më mori te filmi ‘Ndërgjegjja’ ku isha në rolin e një mësueseje të re, por aty kishte skena dashurie dhe…”/ Dëshmia e rrallë e aktores së njohur Roza Anagnosti
Art & Kulture

“Regjizori Hysen Hakani më mori te filmi ‘Ndërgjegjja’ ku isha në rolin e një mësueseje të re, por aty kishte skena dashurie dhe…”/ Dëshmia e rrallë e aktores së njohur Roza Anagnosti

November 30, 2025
“Revista ‘DRINI’, si organ i ‘Turizmit Shqiptar’, nisi të publikohej në muajt e parë të vitit 1940, nën formë të një Agjencie Gazetarie dhe…”/ Shkrimi i panjohur i Demir Alizotit, në janar të ’44-ës

”Kulti i individit, imazhi i Enver Hoxhës, vinte me veprat e artistëve G. Madhi, R. Përmetit dhe Z. Shoshi, mjeshtra të pikturës…”/ Ish-kreu i Galerisë, për “Realizmin socialist” që u ekspozua në Turqi

November 26, 2025
“Ata fiksuan imazhet e para të fotografisë shqiptare, figurat e pavarësisë, por emrat e tyre njihen fare, pak, pasi vdiqën në mjerim, apo azilin e pleqve, si…”/ Historia e panjohur e mjeshtërve të celuloidit

November 22, 2025
Next Post
“Pas vdekjes së gruas dhe vajzës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndëri dhe dy vajzat e tij, por Kupeliani e vazhdoi korrupsionin në të gjithë administratën…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez   

“Pas vdekjes së gruas dhe vajzës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndëri dhe dy vajzat e tij, por Kupeliani e vazhdoi korrupsionin në të gjithë administratën...”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez  

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme