• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, March 27, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Ne iu bëmë thirrje komunistëve të vinin të formonim qeverinë, por mjerisht ata…”/ Fjalimi i Kryetarit të Paralamentit të 1943-it, që u dënua me 30 vjet burg në Burrel

“Ne iu bëmë thirrje komunistëve të vinin të formonim qeverinë, por mjerisht ata…”/ Fjalimi i Kryetarit të Paralamentit të 1943-it, që u dënua me 30 vjet burg në Burrel
“Ne iu bëmë thirrje komunistëve të vinin të formonim qeverinë, por mjerisht ata…”/ Fjalimi i Kryetarit të Paralamentit të 1943-it, që u dënua me 30 vjet burg në Burrel
“Ne iu bëmë thirrje komunistëve të vinin të formonim qeverinë, por mjerisht ata…”/ Fjalimi i Kryetarit të Paralamentit të 1943-it, që u dënua me 30 vjet burg në Burrel
“Ne iu bëmë thirrje komunistëve të vinin të formonim qeverinë, por mjerisht ata…”/ Fjalimi i Kryetarit të Paralamentit të 1943-it, që u dënua me 30 vjet burg në Burrel
“Ne iu bëmë thirrje komunistëve të vinin të formonim qeverinë, por mjerisht ata…”/ Fjalimi i Kryetarit të Paralamentit të 1943-it, që u dënua me 30 vjet burg në Burrel
“Ne iu bëmë thirrje komunistëve të vinin të formonim qeverinë, por mjerisht ata…”/ Fjalimi i Kryetarit të Paralamentit të 1943-it, që u dënua me 30 vjet burg në Burrel
“Ne iu bëmë thirrje komunistëve të vinin të formonim qeverinë, por mjerisht ata…”/ Fjalimi i Kryetarit të Paralamentit të 1943-it, që u dënua me 30 vjet burg në Burrel
“Ne iu bëmë thirrje komunistëve të vinin të formonim qeverinë, por mjerisht ata…”/ Fjalimi i Kryetarit të Paralamentit të 1943-it, që u dënua me 30 vjet burg në Burrel
38
Shares
633
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Mihal Zallarit me origjinë nga Frashëri i Përmetit, i cili pasi ishte shkolluar në një kolegj të Stambollit në vitet e para të shekullit të kaluar, shërbeu aty edhe si pedagog në një seminar gjerman, nga ku fitoi një të drejtë studimi për të ndjekur Universitetin në Graz të Austrisë, ku asokohe studionin edhe disa shqiptarë të tjerë, si: Dr. Zyma. Krist Maloki, Kol Mirdita, Gjon Temali, Esat Bushati, Tefik Bekteshi etj, ku  Mihali u zgjodh Kryetar i Shoqatës së Studentëve Shqiptarë për të gjithë Austrinë, Diplomimi i Mihalit në Fakultetin e Shkencave Politike të Graz në fillimin e viteve ‘20-të dhe kthimi i tij në Shqipëri, ku fillimisht u emërua si pedagog në Shkollën e Plotësimit të Oficerëve të Monarkisë së Zogut dhe në disa shkolla të tjera, ku ai jepte lëndën e Historisë së Artit, si dhe angazhimi i tij në fushën e publicistikës duke bashkëpunuar me disa prej gazetave më në zë të asaj kohe, si “Demokratia”, “Besa” etj., ku ai bëri emër të madh dhe konsiderohej si një nga editorialistët më në zë të asaj periudhe.

Angazhimi i Mihal Zallarit në politikë në vitet e pushtimit të vendit, ai në tetorin e vitit 1943 pranoi funksionin e Kryetarit të Parlamentit Shqiptar të asaj kohe dhe fjalimi i tij historik i mbajtur më 22 tetor të atij viti, ai u shpjegoi publikisht të gjithë shqiptarëve, për arsyet e vërteta që e detyruan atë dhe disa kolegë të tij që të pranonin funksionet e deputetit dhe ministrave të qeverisë së asaj kohe, ai ftoi dhe komunistët që të merrnin pjesë në formimin e qeverisë së re. Mospranimi i Mihal Zallarit që të largohej nga Shqipëria edhe pse gjermanët i vunë në dispozicion një avion të vogël që e priste në fushën e Shtojit në periferi të Shkodrës,  duke thënë se ai nuk e ndjente veten fajtor dhe nuk kishte pse largohej nga Shqipëria, nga ku më pas u arrestua nga disa partizanë që i shkuan në shtëpinë e tij dhe dalja para Gjyqit Special në mars-prillin e vitit 1945-së, që e dënoi fillimisht me vdekje dhe më pas me 30 vite, të cilat i vuajti në burgun famëkeq të Burrelit

Pedagog në një seminar gjerman në Stamboll

Gjithashtu mund të lexoni

“Në ’72-in dhe tani në hetuesi, Gjet Kadeli s’është thyer e s’ka folur asgjë, por është dënuar për agjitacion e propagandë dhe tani, mori pjesë në rebelimin e Spaçit…”/ Raporti i Pëllumb Kapos, Krujë ‘73

“Këtu populli vuan për bukën e gojës, tha Gjeta; pasi të ardhurat shkojnë për Komitetin Qendror që shëtisin jashtë shtetit me familjet e tyre e shpenzojnë…”/ Denoncimi i Kujtim Prushit, Krujë 1972

Mihali u lind në fshatin Frashër të Përmetit në vitin 1896, në një familje me emër të mirë në atë zone, e cila njihej më tepër për njerëzit e shkolluar që kishte nxjerrë. Babai i tij, Marko Zallari, kishte mbaruar studimet e larta në Stamboll dhe më pas u kthye në vendlindjen e tij në Përmet, ku punonte si komisioner. Ashtu si shumë nga të parët e familjes, edhe Mihali, pasi mbaroi mësimet e fillores në vendlindjen e tij Frashër, shkoi në Stamboll për të vazhduar studimet në një seminar gjerman, të cilin e mbaroi me rezultate të shkëlqyera, gjë e cila i detyroi drejtorinë e kolegjit që t’i propozonin që ai të qëndronte aty si pedagog i lëndës së matematikës. Mihali e pranoi me dëshirë atë kërkesë dhe për katër vjet punoi aty si pedagog, pa dalë fare jashtë mureve të shkollës, për arsye se kishte frikë se do ta mobilizonin si rekrut në ushtrinë otomane.

Student në Graz të Austrisë

Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, Mihali fitoi një të drejtë studime nga qeveria turke dhe u nis për në Graz të Austrisë, ku u regjistrua në Fakultetin e Shkencave Politike. Gjatë gjithë periudhës që ai ishte në atë fakultet, ku studionin dhe shumë studentë të tjerë shqiptarë, si Dr. Zyma. Krist Maloki, Kol Mirdita, Gjon Temali, Esat Bushati, Tefik Bekteshi etj, Mihali u zgjodh Kryetar i Shoqatës së Studentëve Shqiptarë që asokohe studionin në të gjithë Austrinë. Në ato vite që Mihali studionte në Austri, vëllai i tij më i madh, Leonidha, ishte zgjedhur deputet në Parlamentin Shqiptar dhe njihej si mbështetës i krahut të Fan Nolit. Pas mbarimit të studimeve në Graz, Mihali u kthye në Shqipëri dhe sipas këshillave të vëllait Leonidhës, u vendos për disa kohë në konvikt në Gjirokastër, e më pas në fillimin e viteve ’30-të erdhi dhe u vendos në Tiranë. Ai u emërua si pedagog në Shkollën Mbretërore të Oficerëve, ku jepte lëndën e Historisë së Artit. Po kështu përveç kësaj, Mihali jepte mësim si pedagog i jashtëm i lëndës së matematikës edhe në disa shkolla të tjera të kryeqytetit. Që pas kthimit nga Austria, Mihali filloi që të shkruante në gazetat e kohës, ku shumë shpejt bëri emër të madh duke u konsideruar si një nga publicistët më të njohur të asaj kohe, sidomos për editorialet e shumta në gazetat “Demokratia”, “Besa” etj. Këtë gjë ai e vazhdoi edhe gjatë periudhës së pushtimit të Shqipërisë në vitet 1939-‘44, duke shkruar në gazetat “Kombi”, “Bashkimi” etj. Pas kapitullimit të Italisë fashiste në vitin 1943, Mihali u thirr në Komitetin Provizor që kishte atributet e Qeverisë dhe më pas në zgjedhjen e Asamblesë që kishte funksionet e Parlamentit, ku dhe u zgjodh Kryetar i saj. Në këtë detyrë Mihali qëndroi deri nga tetori i vitit 1944, dhe kur gjermanët po largoheshin nga Shqipëria, i ofruan atij një avion të vogël në periferi të Shkodrës për ta çuar në Gjermani, por ai nuk pranoi duke i thënë dhe të tjerëve që e shoqëronin: “Ne nuk duhet të largohemi nga Shqipëria, sepse e ndjejmë veten krenarë për atë ç’farë kemi bërë për vendin tonë. Ne kemi sakrifikuar veten tonë për të idealeve të pastra të Shqipërisë”.

Gjyqi Special e dënon me 30 vjet burg

Pas kësaj, një grup partizanësh shkuan në shtëpinë e tij dhe pasi i vunë prangat e dërguan në Burgun e Ri të Tiranës ku në marsin e 1945, ai doli para Gjyqit Special, i cili e dënoi në fillim me vdekje, e më pas me 30 vjet burg. Me ndryshimin e ligjit dënimi iu ul në 20 vjet të cilat i vuajti në burgun e Burrelit dhe u lirua vetëm në vitin 1962. Gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit në burgun e Burrelit, një oficer madhor i Ministrisë Brendshme i ardhur enkas nga Tirana i shkoi në qelinë e tij dhe i tha që të bënte një kërkesë për falje, pasi mund ta lironin. Mihali refuzoi në mënyrë kategorike atë “ofertë” dhe I’u përgjigj atij, duke i thënë se nuk mund ta bënte dot atë gjë, pasi ai nuk ndjente asnjë faj që të kërkonte falje. Pas lirimit nga burgu, ai punoi pak kohë në Institutin e Historisë dhe më pas në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri” ku u morr me përkthime të ndryshme dhe si korrektor letrar. Por ajo punë nuk do të zgjaste shumë, pasi si rezultat i acarimit të “luftës së klasave” Mihalin e larguan përsëri nga ajo punë. Ai ndërroi jetë në vitin 1976, në moshën 80 vjeçare, në një mjerim të thellë dhe u përcoll për në banesën e fundit vetëm nga familjarët e tij, sepse hija e “armikut të popullit”, e ndoqi deri në varr.

Fjalimi i Mihal Zallarit në Parlamentin Shqiptar në 22 tetor 1943

Në këtë shkrim po japim dhe një pjesë të fjalimit të Mihal Zallarit që ai e ka mbajtur para Parlamentit shqiptar më 22 tetor te vitit 1943, në të cilin fare qartë ai shpjegon arsyet e vërteta sepse ai dhe kolegët e tij morën përsipër atë barrë të rëndë që të ngrenë atë Parlament dhe atë qeveri që regjimi komunist e quante kolaboracioniste. Përveç publicistikës, Zallari është marrë shumë dhe me pikturë e skulpturë, ku në vitet ’30-të ai kishte fituar dhe një çmim të parë në një konkurs kombëtar. Një pjesë e madhe e punëve të tija në pikturë e sculpture, ruhen ende sot nga vajza e tij e vetme Elza Zallari, (Poga) e cila në një libër që ka shkruar vite përpara për babanë e saj, ka paraqitur një pjesë të këtyre punimeve.

Zotërinj antarë të Kuvendit Kombëtar

“Dua të jap hesapin e fundit në emër të shokëve të Komitetit Ekzekutiv dhe me pëlqimin e kryetarit të kësaj Asambleje. Kur ndodhi kapitullimi i ushtrisë italiane, bashkë me të u rrëzua dhe regjimi i turpshëm në Shqipëri që na gjeti në një anarshi të plotë.

Në besimin se Kombi Shqiptar duke shpëtuar nga armiku më i rrezikshëm do të shërohej ishalla edhe nga shumë sëmundje të vjetra, morrëm përsipër unë dhe disa shokë të bëhemi urë për të kaluar në një gjendje normale dhe të disiplinuar. Kur u bë tradhëtia e naltë e Qeverisë italiane, kur qeveria e atij regjimi u rrëzua ne të gjithë dhe bashkë me ne edhe populli u gëzuam.

Me gjithë atë, populli mbarë nuk dinte se ç’ rrugë të marrë. Një pjesë e mirë besonte se do të zbritnin fuqitë anglo-amerikane: mirëpo anglo-amerikanët nuk erdhën aq shpejt sa dëshironin ata. Erdhën gjermanët! Populli s’dinte ç’të shpresonte edhe prej se kishte frikë.

Ajo Itali gjithmonë tradhëtore me propagandën e saj helmuese, kishte bërë ç’ishte e mundur për të na e paraqitur popullin gjerman, atë popull trim e fisnik, si një popull barbar, e se gjermanët hynin në tokën tonë si okupatorë. Ishte e natyrshme që populli megjithëqë për instikt nuk i besonte kësaj propagande, i priste ngjarjet me një farë druajtje.

Ne që kishim besim tek natyra e ekuilibruar e gjermanëve e që e dinim që ky popull trim e besnik që ka dhënë prova gjithmonë simpatie për popullin shqiptar, nuk mund të bënte një padrejtësi ndaj këtij populli të vogël, por gjithashtu trim dhe besnik, muarrmë me mirëbesim përsipër detyrën e rëndë, që ta nxjerrim popullin nga ajo anarki që e kish organizuar ay regjim i turpshëm dhe helmonjës.

Ay grusht inisiatorësh të 14 shtatorit pati mirësinë të na ngarkojë neve gjashtë shokëve, barrën e një Komiteti Ekzekutiv, duke na dhënë një mision dhe misioni që na ngarkoi ka qenë ky:

  1. Të zgjedhim qeverinë.
  2. Të thërrasim në emërin e Kombit përfaqsuesit e tij.

Ta merr mëndja se bëmë ç’ishte e mundëshme. Me ato vendime që dëgjuat këtu e që patët mirësinë t’i duartrokisnit u munduam të heqim prangat që na kishte vënë armiku. Do të kishim mundur që të bëjmë edhe më tepër sikur të mos kishim humbur kohë në përpjekjen që bëmë duke lakmuar të zgjedhim qeverinë dhe të thërresim Kuvendin Kombëtar.

Misioni i parë i joni dështoi, por na prishi dhe shumë punë duke humbur shumë kohë të çmueshme duke dëgjuar se ç’thuhet poshtë e lartë. Duke ndjekur ndërgjegjien tonë u jemi drejtuar burrave që mendonim ne, e mendonte populli, se janë një fuqi morale dhe se duhet të përdoren në këtë kohë dramatike të Kombit.

Ne shokët e Komitetit Ekzekutiv jemi të parimit se burrat kanë vlerë mesa përfaqsojnë virtytet e racës sonë dhe virtytet e racës shqiptare janë: karakteri i fortë, mos me pas frikë nga vdekja, mos me pas frikë nga përgjegjësia, me pas ndërgjegjen e përgjegjësisë kombëtare.

Jemi të mejtimit se askush nuk është aq i madh sa Kombi. Kombi qëndron mbi gjithçka, edhe ay më i madhi duhet të jetë në shërbim të Kombit. Ishte rasti ta dëgjonim këtë zë dhe të vinin të na ndihmonin neve që s’kishim pasur eksperiencë në jetën politike.

Ju lutëm dhe e përsëritëm lutjen deri sa harruam dinjitetin tonë vetjak me shpresë se do të na dëgjonin. U munduam me mish e me shpirt, por askush nuk na u përgjigj dhe kështu qeveria nuk u formua. Po ajo frymë që ndaloi formimin e qeverisë, u bë shkak që dhe Kuvendi të mos jetë Kuvend Kombëtar.

Një pjesë e mirë e vëllezërve tanë nga më të vlefshmit nuk u ndodhën këtu prezent. Ne amnistinë e bëmë dhe thirrëm dhe të ashtuquajtur komunistë. Bile ne të Komitetit Ekzekutiv do ta quanim veten shumë të lumtur sikur ata të vinin dhe ta formonin vetë qeverinë dhe ne të shkonim prapa tyre. I thirrmë, i thirrmë, të gjithë për hatër të Kombit në rrezik.

Kërkush nuk i ka bërë dëm më të madh këtij Kombi se sa Dallkaukët! Dallkaukë nga lart, dallkaukë nga poshtë. Po dallkaukët më të rrezikshëm janë ata që i bëjnë popullit lajka. Këta demagogë janë korruptuesat e vërtetë, ata që shkaktojnë substancën e Kombit. Unë jam shtatëmbëdhjet vjet mësues dhe asaj djalërie që sot ndodhet në mallet, shumë janë nga nxënësit e mi, ia njoh shpirtin.

Është pjesa më trime, më fisnike e popullit shqiptar. Ata politikanët e profesionit, ata bixhozxhijtë e gjithmonshëm dhe në këto orët më të rrezikshme të Atdheut, “sehirxhinjtë”, ata janë armiqtë e popullit numri Një dhe ata janë shkaktarët që ajo Djalëri nuk është sot këtu bashkë me ne.

Ju or shokë që muarët pjesë në këtë Kuvend, ju falem nderit: ju falem nderit veçanërisht vëllezërve kosovarë, të cilët besnikë pa kusht denjuan të vinë këtu e të qajnë hallet bashkë me ne. Ndodhemi në anarki, por anarkija nuk është e jona. Populli shqiptar është konservator dhe anarkinë e urren. Por mjerisht është tepër individualist.

Mirpo një bajrak sado që i fortë të jetë, nuk mund të mbrojë veçse bajrakun e vet. Ne jemi një Komb dhe Kombi mund të mbrohet vetëm me fuqi Kombëtare, me një ushtri Kombëtare. Do të jetë detyrë dhe më e bukura e qeverisë që do të vijë ta formojë këtë ushtri. Ishalla vjen ora e mirë vetëm njëherë që të formohet një Qeveri Kombëtare, e cila të ketë parasysh me çdo mjet të japin ndihmën Ushtrisë Kombëtare.

Edhe një fjalë ju lutem. Në emër të shokëve ju deklaroj këtu se ne antarët e Komitetit Ekzekutiv, kemi vendosur që të mos marrim pjesë në qeverinë që do të formohet. Por nga ana tjetër duhet ta pranoni se nuk jemi aq naivë që këtë punë ta lemë në duart e njerëzve të dyshimtë. Duam një Qeveri me frymën tonë me frymën Kombëtare”./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share38TweetPinSendShareSend

Previous Post

“Epidemia e ’59-ës, kapi mbi 400 vetë nga ne të burgosurit e Kënetës së Thumanës, por aty ishin vetëm pesë shtretër dhe …”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit

Next Post

"Nga Spaçi më sollën në Tiranë të dëshmoja kundër Kadri Hazbiut dhe Llambi Peçinit, pasi me atë në Paris unë…”/ Dëshmia e rrallë e ish-emigrantit

Artikuj të ngjashëm

“Ai tha; tani pritet dita ditës, që vendi ynë të sulmohet, se në afërsi të kufijve tanë në det, kanë ardhur Flota Sovjetike dhe Amerikane, por këta…”/ Raporti i B.p. “Mbrehija” nga Mamurrasi, shtator 1968
Personazh

“Në ’72-in dhe tani në hetuesi, Gjet Kadeli s’është thyer e s’ka folur asgjë, por është dënuar për agjitacion e propagandë dhe tani, mori pjesë në rebelimin e Spaçit…”/ Raporti i Pëllumb Kapos, Krujë ‘73

March 26, 2023
“Gjet Kadeli tha; mos u mërzit, se unë do arratisem me makinën e ambasadës belge, që do vij të më marrë në Mamurras dhe prej aty…”/ Raporti sekret i marsit  1967, nga B.p. “Manushaqja”
Personazh

“Këtu populli vuan për bukën e gojës, tha Gjeta; pasi të ardhurat shkojnë për Komitetin Qendror që shëtisin jashtë shtetit me familjet e tyre e shpenzojnë…”/ Denoncimi i Kujtim Prushit, Krujë 1972

March 24, 2023
“Gjet Kadeli më tha, se daja i tij, kapiten i parë, i tregoi se gjeneral Gjin Marku, kaloi me veturën e tij pa targa në Mamurras, brenda kishte disa të arratisur…”/ Raporti i bashkëpunëtorit “Mbrehja”, tetor 1961
Personazh

“Unë kam rregullar armë zjarri si, çifte pistoleta, etj., dhe kam modifikuar edhe fishekë, por të gjitha këto, i kam bërë pa leverdi ekonomike…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë 1972

March 23, 2023
Raporti sekret i B.p. ‘Mbrehja’: “Ai tha se Amerika, i ka çuar forcat në kufi të Bashkimit Sovjetik dhe 150 aeroplanë mbi Rusinë, me qëllim që…”/ Dosja e Sigurimit për Gjet Kadelin, që vuajti 16 vjet burg
Personazh

“Edhe pse nuk kisha as tokë dhe as lopë si anëtarët e kooperativës, kryetari Muharrem Seferi, nuk më jepte largimin, dhe më tha; mua nuk ke për t’ma pa hajrin…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë 1972

March 23, 2023
“Xhaviti thotë se; unë i kam shkruar vetëm udhëheqësit kryesor të Partisë, duke i thënë të mos krekoset si gjel, pasi…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, në ’81-in
Personazh

“Babai im, u arrestua për vrasjen e Bardhok Bibës, por në korrik 1950, ai theu burgun e Rrëshenit dhe u arratis më pas në Jugosllavi, me vëllanë tim, Gjonin…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë, 1972

March 21, 2023
“Te burgu i Tiranës, fillimisht oficeri i rojës s’na i pranoi ushqimet dhe pas pak, na tha se…”/ Historia e trishtë e ruses, që në 1975-ën, i’a pushkatuan të shoqin,  kryeinxhinierin e Naftës
Personazh

“Te burgu i Tiranës, fillimisht oficeri i rojës s’na i pranoi ushqimet dhe pas pak, na tha se…”/ Historia e trishtë e ruses, që në 1975-ën, i’a pushkatuan të shoqin, kryeinxhinierin e Naftës

March 21, 2023
Next Post
“Nga Spaçi më sollën në Tiranë të dëshmoja kundër Kadri Hazbiut dhe Llambi Peçinit, pasi me atë në Paris unë…”/ Dëshmia e rrallë e ish-emigrantit

"Nga Spaçi më sollën në Tiranë të dëshmoja kundër Kadri Hazbiut dhe Llambi Peçinit, pasi me atë në Paris unë…”/ Dëshmia e rrallë e ish-emigrantit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!