• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, June 3, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime Kampeve nën hijen e Tomorrit

“Në hetuesi, ku ishin dhe dy gra të tjera, më mbajtën dy ditë, na rrihnin me shqelma e grushta, se dojshin me na…”! Dëshmia e trishtë e ish-të dënuarës politike, e internuar në Savër

“Kur mësuesi në Tepelenë, më ndaloi dhe më pyeti; nëse unë e doja babën tim, e i thashë po, ai mori vizoren dhe më goditi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të internuarit, Simon Mirakaj
“Kur kryetari i Degës së Lushnjes, i tha; Hajrie Mulleti lirohesh, por s’të lejohet të shkosh në Tiranë, Durrës, Korçë, Shkodër, Sarandë’, ajo iu përgjigj…”/ Kujtimet e ish-të internuarit politik
“Vajzat punonin duke pre dru në mal, për policinë e kampit dhe për Degën e Punëve të Brendëshme të Tepelenës, por nga një herë…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, Simon Mirakaj
“Vajzat punonin duke pre dru në mal, për policinë e kampit dhe për Degën e Punëve të Brendëshme të Tepelenës, por nga një herë…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, Simon Mirakaj
“Kur mësuesi në Tepelenë, më ndaloi dhe më pyeti; nëse unë e doja babën tim, e i thashë po, ai mori vizoren dhe më goditi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të internuarit, Simon Mirakaj
“Në Derjan të Matit, ku isha i internuar, u vendos që të demaskohej para fshatit, Hajriu, një plak që fshehurazi i lutej zotit tre herë në ditë dhe…”/ Rrëfimi i trishtë i ish- gazetarit të “Zëri i Popullit”
“Në maj të ’59-ës, kur erdhi Hrushovi në Shqipëri, nga kampi i internimit të Savrës, Sigurimi i Shtetit mori Seit Selfon, Vanko Lezon, Shahin Rushitin dhe i çuan në…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, Simon Mirakaj   
“Ditën që vdiq Enver Hoxha, Ibrahimi hyri te klubi i fshatit Çermë, ku pinin ndonjë kafe të internuarit dhe i tha bufetjerit; sot është dita jonë, më bëj një raki…”/ Historia e panjohur e 11 prillit ‘85

Nga SIMON MIRAKAJ  

Pjesa e shtatë

                                        Kampeve nën hijen e Tomorrit, 44 vite internim’           

                                                                       Kujtime 

Gjithashtu mund të lexoni

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

                                                                       H Y R J E

Memorie.al / Këto kujtime i kam hedhur në letër, pas një periudhe të gjatë hezitimi. Kjo mbase, sepse subjektet i kisha gjithnjë të freskëta në mendje, që më ndiqnin pa mëshirë gjatë viteve pas rënies së komunizmit. Por vjen një moment – kur koha bën të vetën – dhe pamjet e tmerrit dhe të pësimeve, erdhën duke m’u zbehur – thuajse pësimet kaluan në harresë.  Atëherë vendosa t’i ripërsëris ngjarjet më mbresëlënëse – fillimisht në mendje – derisa morën trajtën e këtyre rrëfimeve. Sado të zbehta që mund të duken këto rrëfime – krijojnë idenë e realitetit të ashpër dhe mjeran të kampeve.

                                                           Vijon nga numri i kaluar

Ndeshja e munguar

Kampionati kombëtar i futbollit i kategorisë parë, zhvillohej të dielave. Kur ishim me banim ne Savër, nuk leja ndeshje pa parë. Unë bëja tifo për “Traktorin” e Lushnjes. Kështu quhej skuadra e futbollit lushnjar “Traktori”.

Në atë vite kishte lojtar mjaft të talentuar, si; Taq Gogoni, Hydajet Haxhia, Mimi Xhoxhi, portjeret Mitrushi e, me von, Shefa, etj. Ekipi i “Traktorit” kishte dhe me vonë lojtar të talentuar, që të jepnin kënaqësi kur i shikoje në lojë. Edhe unë luaja mirë futboll, po biografia e keqe, sipas atyre, nuk më lejonte të aktivizohesha me ekipin lushnjar.

Mbërrita të luaj vetëm në spartakiadat e futbollit të kooperativave bujqësore, ku lejen e nxori kryetari i kooperativës Ngurrëz, që ishte deputet në Kuvendin Popullor dhe ai atë leje e nxori nga Dega e Punëve të Brendshme të Lushnjes.

Kur na transferuan në kampin e internimit Gjazë (Lushnje), u izoluam dhe nuk na jepnin më leje. Atë ditë të diel shkurti të vitit 1976, mbasi bëmë apelin e policisë, pak larg cakut ku mblidheshim për apel, qëndronte operativi Sigurimit (të cilit nuk ja mbaj mend emrin) dhe ai na kontrollonte nga larg. Mbas apelit shkuam në shtëpi, bashkë me Sokolin (vëllain), nuk hyra në kuzhinë që e kishim ndërtuar vetë e, i them:

“Soko, më është mbushur mëndja, me i kërku leje operativit, me shkue e me pa ndeshjen e futbollit, ‘Traktori’- ‘Vllaznia’.

“Shko – tha, – po nuk ka me të dhanë leje”. – U nisa drejt operativit, sa iu afrova, më tha:

“Hë, çfarë kërkon”?!

“Po ju kërkoj një leje, për me shku me pa ndeshjen ‘Traktori’ – ‘Vllaznia’”.

“Pse me kë je tifoz”? më pyeti menjëherë ai.

“Unë jam tifoz me ‘Traktorin’, pastaj me ‘Vllazninë’”.

Operativi, gjithë nerva, me pyeti:

“Nuk je tifoz me ‘Dinamon’”?! Pyetja e tij ishte provokuese, sepse “Dinamo”, ishte skuadër e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe kishte lojtar mjaft të mirë.

“Jo, – i kthehem operativit, – me ‘Dinamon’ nuk jam’ e as kam për të qenë ndonjëherë’ tifoz i ‘Dinamos’”.

“Ashtu?! – Ndigjo atëhere, s’ke për ta parë ndonjëherë derën e stadiumit, s’ke për të shkuar, nuk ka leje”. U ktheva në shtëpi, ku Sokoli më tha:

“Të thash, që nuk të japin leje”?

“E dija dhe unë, po thash ta provoj. ‘S’ke leje – më tha, – meqë nuk je tifoz me ‘Dinamon’, – jo – i thashë – as jam, as kam për të qenë’ – e u largova”.

Malli i nanës për të birin

Atë ditë nuk shkova në punë. Nga ora 11.00 dola në rrugë për një shëtitje, rruga nuk ishte më e gjatë se 100 m. Gjatë shëtitjes, vura re se një zonjë e veshur në të zeza, ishte mbështetur për mur, mes gishtave dalloja cigaren që e thithte herë pas herë, tymi i saj si një shall i hollë, humbiste në hapësirën pa fund. E shkreta nënë thash me vetë, pasi asaj i kishin arrestuar djalin. Do shkoja të ulesha afër saj, pasi doja t’i jepja diçka.

Vura re se dyqani ishte i hapur, u drejtova për të blerë dy paqeta cigare dhe një pako kafe. Shitësi mi dha dy paqetat e pakon e kafes gjashtëqindeshe, e u drejtova për te nëna, që po ngrohej në diell.

“Nënë si je”?

“Si të jem or bir”?!

“A po ngrohesh në diell”?

“Nuk ka diell që e ngroh shpirtin tim, shpirtin tim e kanë burgos e kanë çuar në Spaç, unë rri këtu deri sa kthehen punëtorët me lopatë në krah, se mos shoh tim bir, por më kot”.

Sa përmendi të birin, i rrodhën lotët që i humbën në fytyrën e rrudhosur nga vuajtjet.

“Ma morën djalin në shtëpi, sa kishte ardhur nga puna e në sytë e mi, i lidhën duart. ‘Çfarë ka ba im bir, që i lidhni duart’?, u thashë. Ata më panë si të tërbuar. A keni nana ju? A keni motra? A keni vllezër? Si ma merrni djalin o ju vraft zoti”?!

“Qepe gojën, se të lidhim edhe ty”.

Djali u kthye nga unë e me tha: “Nanë, mos u mërzit, unë nuk kam ba asgjë”.

“Ju kemi rrit me mundime mor bir”.

“A thua ma rrahin djalin atje në burg? Se kur me kanë marrë në burg e, më mbajtën dy ditë, ishin dhe një dy gra të tjera, na rrihnin me shqelma e grushta sa lodheshin, se dojshin me na ba spiune”!

“Jo mos ki merak se nuk i rrahin, djalin e ke të fort e me karakter, atë nuk e mposhtin dot me dajak”.

“Nuk ka dajak që e ban me fol atë, mirë mor biri nanës na gjeti çfar na gjeti, po mos të turperohemi”.

“Rri e qetë, ai është djal i fort”.

Unë e dija se ata torturoheshin nëpër biruca, për të pranuar akuzat që i kishin përgatitur në zyrat e krimit, po nënës nuk mund t’i thoja, se do t’i shtoja mërzinë e dhimbjen.

“Ma dënuen dhjet vjet, ma kanë dënu me flet të bardhë, e çfar do me thanë me flet të bardhë”?

“Don me thanë se; nuk ka pranu as një nga akuzat, o këta i vraftë zoti, i vraftë”.

“Nuk duhet me u mërzit, kjo që i ndodhi djalit tënd, mund të na ndodhi dhe ne nesër. Unë, çdo ditë para se me shkue në punë, përshëndetëm me vëllain (Sokolin), se nuk dimë a këthehemi në shpi”

“Po pre bir e di, nana jote shpëtoj që vdiq e, nuk i pa këto tmerre. Zoti ju rujt, se në jemi në dorë të djallit or bir”.

Nxorra paqetën nga xhepi e, ja zgjata, ndize një cingare; “A pin ti”?

“E pi po jo shumë”.

“Ke dhe një pako kafe, paqetën mbajë se e kam ble për ty”.

Ajo u ngrit nga vendi.

“Ku po shkon”, i thashë?

“Të bëj nana një kafe”.

Shkoj në dhomë, kur erdhi me dy filxhanit e kafes. U ul përsëri e mbështetur në mur, ndërsa përpara saj, ishte një stol.

“Pse nuk ulesh në stol”?! i them.

“Jo, stolin ma ka ba djali e, unë e ve përpara syve, më dukët se shof atë”, e i rrodhën lotët.

“Nanë mos u mërzit, se djali nuk ka për t’i ba dhjet vjet, komunizmi po bije e, të burgosurit do dalin të gjithë prej burgjeve”.

Ajo me pa si me habi e, me përqafoi.

“Fjala jote në vesh të zotit”.

“Unë do shkoj në burg ta shoh, se më ka marrë malli. Do t’i ban nana një byrek, se i pëlqente shumë, pak sheqer, pak kafe, sallam, se më dhanë rrogën, e me ato lek, bleva pak ushqime”.

“Sa mirë bane që erdhe, kur të shoh ty, e vëllanë tand, më duket se shof tim bir”.

Ajo ftyr vërtet ishte e mbushur me rrudha, ato ishin rrudha të një nanë fisnike, të një nanë heroinë, që me aq mundime e sakrifica, e kishte rritur djalin e saj, ku kriminelët e kuq i vunë prangat, e ndanë nga nëna, duke e syrgjynosur në burg.

Ai mbas dy vjetësh në burg u lirua, se komunizmi ra e, të gjithë të burgosurit e të internuarit, i liruan.

Fshati Dushk

Dita fillonte me apelin e mëngjezit, pastaj vazhdonte secili nga ne, për të marrë planin e punës te brigadieri. Brigadierët ishin të porositur nga operativët e Sigurimit, që ne të dërgoheshim në punët më të rënda e, me pagesë sa më të ulët, por duhet thënë për hir të vërtetës, se jo të gjithë brigadierët e kryenin këtë porosi. Ndër ta, nuk mund të rri pa kujtuar, brigadierin fisnik por të varfër, Pertef Kurtin. Emisarët e kuq kishin deklaruar haptas, se bashkë me luftën e klasave, armiqve t’u bëhej dhe lufta ekonomike. Atë ditë brigadieri më thotë:

“Sot do shkoni në Dushk, për të punuar në vreshta”.

Dushku ishte 12 km. larg qytetit të Lushnjës, ndërsa nga Gjaza ku ne jetonim, ishte afërsisht 30 km. Ne na lejohej të lëviznim vetëm 700 ha. tokë të fermës Gjazë dhe e kishim të ndaluar të shkonim në Dushk.

“Ne nuk na lejohet, – i them brigadierit – të shkojmë”.

“Ju e dini, ka folur përgjegjësi, shoku Rrapi, me Degën e Punëve të Brëndshme dhe ata kanë thënë se; për nevoja pune, mund të shkojnë”.

Të njëjtin lajmërim, kishin marrë nga brigadierët, Sokoli, Dinja, Sazani, Tomorri, Gjoni, Xheviti, Xhevati, etj. Arrestimet kishin filluar intensivisht, në dy, tre muaj, arrestohej një ose dy, nga të internuarit, ndoshta mund të ishte ndonjë kurth, ne ishim të detyruar të zbatonim urdhërin. U paraqitëm tek përgjegjësi i sektorit, duke i thënë se; ne nuk na lejohet të shkojmë…! Përgjigja e tij ishte: “Jam marrë vesh unë me Degën”.

Shkuam nëpër shtëpi, bëmë çantat e bukës gati, me vete morëm dhe lopatat, dolëm në rrugë, për të pritur makinën.

Nuk vonoi makina erdhi, puntorët filluan të fluturonin lopatat në makinë si shigjeta, makina ishte e zbuluar, binte dhe një shi i hollë, ishte ftohtë dhe ne ishim strukur te njeri tjetri e, kishim hedhur një plastmas, për t’u mbrojtur. Pamja ishte e dhimbëshme, të gjithë të dobët të rreckosur, si skllevër. Unë kisha blerë një kapotë ushtarake, 200 lek të vjetra dhe e kisha bërë si trekuart, po kështu ishim njësoj dhe vëllai Sokoli, Sazani, Tomorri, Gjoni, Xheviti.

Mbërritëm në qytet, në të dalë aty te libraria, makina ndalon, në të djathtë, ishte rruga që të çonte në Degë të Brendshme, makina ishte ndaluar nga operativi, Kosta Sillo. Ai ngjitet në makinë:

“Po ju, ku shkoni”?

“Në punë”, i thotë Dinja, që ishte më afër.

“Po ju e dini, që e keni të ndaluar”?!

“E dimë, por përgjegjësi na tha, se ishte marrë vesh me Kryetarin e Degës”.

“Ashtu…?! Mos u nis! – i tha shoferit, – sa të shkoj e të merrem vesh unë me Kryetarin”.

Mbas pesë minutash vjen operativi, ngjitet në makinë dhe thotë: se;

“Duhet të zbritni, merrni lopatat dhe nisuni për Gjazë, se nuk lejoheni të kaloni territorin”.

Zbritëm një e nga një, me lopatat në krahë e, çantat e bukës, ishte mesi i qytetit, ndejtëm nja dy tre minuta pa lëvizur, njerëzit ishin mbledhur trotuarëve e po shikonin skllevrit, “armiqt e klasës”. Ne druheshim, se mos na shikonin shokët, shoqet e shkollës, ishim të rinj, unë nuk kisha vënë ende brisk në faqe. U nisëm me çantat e bukës e lopatat në krahë, kishim ulur kokën, sa nuk na binte për tokë, nuk flisnim, mendonim se do na njohin nga zëri, vetëm merrnim frymë.

Nuk na njohu njeri, ndoshta na kanë njohur dhe ju ka ardhë keq që të na thërrisnin, në atë gjendje.

Ashtu si ishim veshur ne, ishte e vështirë për të na njohur. Mbërritëm te stacioni i trenit aty, sikur u çliruam nga ankthi se po na shikojnë e, po na njohin. Morëm rrugën e shinave, shumë kilometra në këmbë, deri në Gjazë. Gjatë rrugës, pasi u siguruam se ishim larguar nga rreziku se po na shikojnë e, po na njohin, filloi humori, duke ngacmuar njeri tjetrin.

E gjithë kjo lojë, u bë për të na fyer, poshtëruar e për të na goditur psiqikisht.

Nana. Vizita në spital Gjazë – 1970

Nëna ime e ndjerë, gjysmën e vitit e kalonte në spital, vuante nga zemra. Në spital për ta parë nënën, shkonte motra (Lajdja) dhe Vali (kunata ime). Unë dhe Sokoli, nuk shkonim dot në spital për ta parë, i kishim këmbët e “lidhura”, nuk na jepnin leje.

Sa herë që vinte operativi në Gjazë, i kërkonim që; nëse është e mundur, të na jepte leje për të shkuar në spital, mbasi nëna ka tre muaj e shtruar dhe ne nuk kemi mundur të shkojmë? Përgjigjja e operativit ishte e prerë: “Për ju nuk ka leje”. Ktheheshim mjaft të mërzitur, megjithëse e dinim se me kë kishin të bënim, ishin njerëz të pa shpirt!

Nëna kur kishte mundësi afrohej të dritarja e, mundohej se mos na shikonte në atë mori njerëzish, që kishin ardhur për të parë njerzit e afërt të shtruar në spital, rrinte sa rrinte e, kthehej në krevat, duke ju lutur zotit për ne. Ndërsa në i luteshim Zotit, që t’i jepte shëndet e, të kthehej sa ma parë në shtëpi, pasi kishim shumë mall, kishim tre muaj pa e parë.

Një mbasditë, përgjegjësi i apelit na lajmëron të dalim në apel, se kishte ardhë një operativ i ri, për t’u prezantuar. Operativi ishte një burrë i shkurtër, kishte qenë inxhinier nafte, e kishin futur në Sigurim. Mbasi mbaruam apelin, unë ju afrova e ju drejtova: “Shoku Operativ, kam nënën të shtruar në spital, ka tre muaj, nuk kemi pasë mundësi me shku në spital për ta parë, se nuk na japin leje, nëse është e mundur një leje, sa për të shkuar deri në spital”.

Operativi çuditërisht, ju drejtua përgjegjësit: “Bëje një leje me shkrim”.

Përgjegjësi i apelit nxorri një bllok dhe filloi të shkruaj lejen:

“Sot në dt. 15 Nëndor, i jepet leje të internuarit Simon Mirakaj, të shkojë në Lushnje, për të parë nënën e tij të shtruar në spital, nga ora 8-14. I lejohet vetëm rruga që shkon për spital”.

Leja u firmos nga operativi dhe përgjegjësi i apelit. Kisha një biçikletë “Tirana” që e përdornim verës për në punë. Mora pak ushqime për nënën dhe u nisa. Kisha ulur kokën, nuk doja të shikoja njeri, njerëzit ishin bërë të frikshëm (jo të gjithë), e gjatë gjithë rrugës, i lutesha Zotit që ta gjejë nënën mirë.

Po i afrohesha Savrës, kur dalloj nga larg një burrë me lopatë në krah, kur u afrova ndala biçikletën, ishte xha Nuli Konomi, ish-i burgosur politik, prej Përmeti. Nuli nuk kishte njeri, jetonte në kazermën e beqarve. Nga burgu kishte dalë i moshuar, por i duhej të punonte, për të nxjerrë bukën e përditëshme. Brigadieri Qani Ganiu, e trajtonte mjaftë mirë, duke i gjetur një punë të lehtë, që të merrte 150 lek.

Qaniu ishte me origjinë nga Skrapari, ishte antar partie, por njeri me shpirt. Gjatë kohës prej 30 vjet, si punëtor në bujqësi, kam njoftë dy brigadierë, që ishin njerëz; Qani Ganiun në Savër e, Pertef Kurtin, në Gjazë. Pertefi nuk ishte komunist, ishte personifikimi i njeriut të ndershëm. Ata nuk jetojnë, pushofshin në paqe.

Kur ndala biçikletën z. Nuli ngriti kokën:

“O Simon, si je”?

“Mirë, po shkoj në Lushnje, në spital, për të parë nënën”.

“Po ju si jeni, zotni Nuli”?

“Po çfar zotnije, jam unë…”?!

“Për mua je zotni e, kaluar zotnisë, po si jeni”?

“Si zogu i korbit”! – Përgjigjja e tij, më ka mbetur në mend, se zogu i korbit, vjen duke u nxirë çdo ditë.

“Zotni Nuli, po më duhet të largohem, zoti ju dhëntë shëndet”.

Kur mbërrita te Spitali, roja i spitalit më pa e më njohu:

“Ke ardhë për të parë nënën, shko dhe thirri nga poshtë”.

Nuk pata nevojë me i thirrë, se ajo qëndronte në dritare, kur më pa u gëzua pa masë. Filloi duke pyetur; “Si është Sokoli, si janë fëmijt, a po lodheni te puna”? Pak ushqime që kisha, ia dhashë infermieres, që t’ia dërgonte.

“Nanë duhet të largohem, se lejen duhet me e dërgue në Degë”.

Ajo pohoi me kokë.

“Nanë mos u mërzit, se ne jemi mirë, veç meraku për ty, e kemi të vështirë me ardhë, se nuk na japin leje”.

Infermieres iu luta që të shkoja dhe unë me të, sa të përqafoja nanën, ajo u tregua e njerëzishme. Nana ishte e shtrirë në krevat, shkova e putha në dy faqet, e përqafova dhe kur mbylla derën, e pata shumë të vështirë, shkëputjen prej saj.

Shkova në Degë, firmosa lejen e, u nisa për në Gjazë, i mërzitur se nanën e lash aty. Nanat tona, kan qenë heroina, jetojnë mes nesh çdo ditë. Memorie.al

                                                           Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 17 Maj 2024

Next Post

“S’na intereson, sa ka shkruar Lenini, por çka bërë ai për Shqipërinë dhe...”/ Historia e panjohur e deputetit rebel, pjesëmarrës në Revolucionin e Tetorit, që anatemohej si aventurier, se s’martohej dhe Enveri e dënoi me vdekje

Artikuj të ngjashëm

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Edhe pse Ollga Schweizer, në ‘44-ën shpëtoi nga pushkatimi gjermanëve 100 burra, komunistët e internuan dhe ia burgosën…”/ Historia tragjike e danezes, që u dashurua me firmëtarin e pavarsisë
Kujtime

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

May 30, 2025
“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
Next Post
“S’na intereson, sa ka shkruar Lenini, por çka bërë ai për Shqipërinë dhe…”/ Historia e panjohur e deputetit rebel, pjesëmarrës në Revolucionin e Tetorit, që anatemohej si aventurier, se s’martohej dhe Enveri e dënoi me vdekje

“S’na intereson, sa ka shkruar Lenini, por çka bërë ai për Shqipërinë dhe...”/ Historia e panjohur e deputetit rebel, pjesëmarrës në Revolucionin e Tetorit, që anatemohej si aventurier, se s’martohej dhe Enveri e dënoi me vdekje

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!