• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, September 8, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në gusht 1944, forcat e Napolon Zervës sulmuan Filatin, masakruan popullsinë e Çamërisë, ku mbi 20 mijë veta braktisën trojet e tyre dhe 2.500 burra, gra, fëmijë e pleq u vranë…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

“Në gusht 1944, forcat e Napolon Zervës sulmuan Filatin, masakruan popullsinë e Çamërisë, ku mbi 20 mijë veta braktisën trojet e tyre dhe 2.500 burra, gra, fëmijë e pleq u vranë…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
“Qëllimi kombëtar na detyron të dëbojmë shqiptarët, për t’u zbrazur fshatrat e tyre, pasi nuk ia vlen të merremi me 5-6 mijë paloshqiptarë…”/ Ana e panjohur e trajtimit të popullsisë çame në Greqi
“Në gusht 1944, forcat e Napolon Zervës sulmuan Filatin, masakruan popullsinë e Çamërisë, ku mbi 20 mijë veta braktisën trojet e tyre dhe 2.500 burra, gra, fëmijë e pleq u vranë…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
“Në gusht 1944, forcat e Napolon Zervës sulmuan Filatin, masakruan popullsinë e Çamërisë, ku mbi 20 mijë veta braktisën trojet e tyre dhe 2.500 burra, gra, fëmijë e pleq u vranë…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
“Në gusht 1944, forcat e Napolon Zervës sulmuan Filatin, masakruan popullsinë e Çamërisë, ku mbi 20 mijë veta braktisën trojet e tyre dhe 2.500 burra, gra, fëmijë e pleq u vranë…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
“Në gusht 1944, forcat e Napolon Zervës sulmuan Filatin, masakruan popullsinë e Çamërisë, ku mbi 20 mijë veta braktisën trojet e tyre dhe 2.500 burra, gra, fëmijë e pleq u vranë…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
“Në gusht 1944, forcat e Napolon Zervës sulmuan Filatin, masakruan popullsinë e Çamërisë, ku mbi 20 mijë veta braktisën trojet e tyre dhe 2.500 burra, gra, fëmijë e pleq u vranë…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
“Vllehët e Pindit, të njohur zyrtarisht si bashkëpunëtorë të italianëve e gjermanëve, grabitën dhe shfrytëzojnë pasuritë e çamëve, bashkë me orthodoksit nga…”/ Refleksionet e studjuesit të njohur

Nga Arben P. Llalla

Pjesa e pestë

– Kolaboracionistët grek, projektuesit dhe udhëheqësit e gjenocidit në Çamëri (1944-1945) E vërteta e bashkëpunimit të çamëve, me gjermanët –

                                                        PARATHËNIE

Gjithashtu mund të lexoni

“Më 1 tetor 1943, Enver Hoxha i dërgonte një letër-qarkore Liri Gegës, ku urdhëron nisjen e luftës, pa marrë parasysh asnjë pasojë kundër ‘Ballit Kombëtar’, pasi…”/ Refleksionet e historianit të njohur

“Në paradën e 29 nëntorit 1974, me urdhër të Mehmet Shehu, tribunën e udhëheqjes e bëmë natën me beton, kurse tankeve që parakaluan, ua hoqëm municionet, pasi…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë i Sigurimit!

Memorie.al / Periudha që kam nisur për të shkruar librin ka qenë nga viti 2008-2016, duke mbledhur materialet pak e nga pak. E kam patur tepër të vështirë për të gjetur fotografitë origjinale dhe disa  gazeta në gjuhën greke, për vitet që bëhet fjalë. Shteti grek me strukturat e saj shtetërore prej rreth 70 vitesh, e ushqejnë opinionin e brendshëm dhe të jashtëm, me libra dhe shkrime të gënjeshtrës rreth asaj që ka ndodhur në të vërtetë nga viti 1936-1945, në lidhje me minoritetin shqiptar në Çamëri-Epiri i Jugut.

                                                       Vijon nga numri i kaluar

Bashkëpunimi i vllehve me nazifashistët

(Shpallja e Autonomisë së Principatës së Pindit)

Gjeorgjio MIÇIBUNA, lindi në Samarina. Ishte pjesëtar i “Legjioneve Romake” në Grevena. Bashkëpunoj me italianët dhe gjermanët. Mori pjesë në disa beteja kundër ushtrisë së rezistencës ELAS. Në vitin 1944 u largua në Rumani ku u dënua me 20 vite burg.

Stefano KOÇOS, ishte pjesëtar i lëvizjes për Autonomi të Vllehve dhe drejtues kryesor i “Legjioneve Romake” në Elassona. Në vitin 1943, u bë Prefekt i Larisës, ishte bashkëpunëtor i italianëve dhe gjermanëve. Pas lufte u dënua me burgim të përjetshëm.

Nikolao FRANGO, lindi në Elassona dhe ishte nënshkrues i Manifestit dhe drejtues i “Legjioneve Romake” në Elassona. Bashkëpunoj me italianët, pas lufte u dënua me 15 vite burg.

Ziko AREA, lindi në Grevena dhe jetonte në Samarina. Ishte anti-grek dhe fanatik i autonomisë së vllehve që më 1917. Ishte profesor, drejtor i gjimnazit rumun në Grevena dhe kryetar i rumunëve të Grevenasë. Në mars të vitit 1941 nënshkroi Manifestin si përfaqësues i vllehve të Bullgarisë. Pas kapitullimit të Italisë më 1943 u vendos në Selanik. Pas lufte u dënua me 15 vite burg.

Sotiri Ziko AREA, ishte profesor në gjimnazin rumun të Grevenas. Ishte mbështetës i Autonomisë së Vllehve, bashkëpunëtor i italianëve dhe anti-grek. Pas lufte u dënua me 3 vite burg.

Gjeorgjios VASILAQI, ka lindur në Grevena, me profesion avokat, ishte anti-grek dhe pro lëvizjes për Autonomi të Vllehve që në vitin 1917. Në vitin 1916 kishte qenë kryetar bashkie i Grevenasë. Në mars të 1941, nënshkroi ‘Manifestin e Vllehve’ dhe bashkëpunëtor i italianëve. Pas lufte u dënua me 3 vite burg.

Gjeorgjio KAZANAS, ishte avokat në Grevena dhe kushëri i Alqiviadhis Diamandi. Bashkëpunoj me italianët dhe bënte propagandë pro-rumune. Drejtoj zyrën e Bashkësisë së rumunëve në Grevena. Pas lufte u dënua me burgim të përjetshëm.

Periklis Dhimitër PITELI, biznesmen, kushëri i parë i Diamandit dhe njeri i besueshëm i tij. Mbështeti Autonominë dhe Manifestin e vllehve të Pindit. Pas lufte u dënua me 15 vite burg.

Joani Nikolao MERCOS, lindi në Nimfeo të Follorinës. Ishte nënshkrues i Manifestit të Autonomisë të Principatës së Pindit. Pas bashkëpunimit me italianët në Larisë, në vitin 1942, u transferua në Selanik me familjen dhe filloj të bashkëpunonte me gjermanët. Pas lufte u dënua me 11 vite burg. Djali i tij, Nikolao Joani Mercos, i lindur më 1936, në Nimfeo të Follorinës, është avokat dhe shkrimtar.

Në vitin 1990-1993, ishte këshilltar i kryeministrit Konstandin Micotaqit, për temat kombëtare të Greqisë. Merco ka bashkëpunuar ngushtë me ish-kryetarin dhe ish-kryeministrin e Greqisë, Konstandin Karamanlisin. Nikolao Mercos është figurë e nderuar e shtetit grek dhe është mik i kryepeshkopit të Kishës Autoqefale të Shqipërisë, Anastasit.

Vasileos AGOROJANIS, nga Samarina, ishte kryetar në Samarinë i lëvizjes Autonome të Vllehve.

Sterxhios Kristo ANAGNOSTI, ishte mbështetës i Autonomisë së Vllehve. Bashkëpunoj me italianët dhe gjermanët. Pas lufte u dënua me burgim të përjetshëm.

Vasileos VARDHURLI, nga Dhistrato, nënshkrues i Manifestit të Autonomisë të Vllehve.

Nikolao Efthimio GALANI, nga Dhistrato, gjatë luftës italo-greke braktisi uniformën e ushtrisë greke dhe veshi atë italiane. Ishte mbështetës i Autonomisë së Vllehve. U dënua me vdekje në mungesë.

Gjeorgjio GJULEKA, ishte nga Samarina dhe jetonte në Elassona. Ishte nënshkrues i Manifestit të Autonomisë së Vllehve dhe pjesëtar i Legjioneve Romake. Figuron i zhdukur. Gjeorgjio Gjuleka është familjar i deputetit të sotëm i partisë Demokracia e Re, Konstandin Gjuleka.

E. GOXHAMANI, Grigor Adham GUDA, Stefan DHELIBASI, Dhimitër, DIMARELI, avokat Anastas KALOMETROS, mjek K. KALOMETROS, etj.

Bashkëpunimi i Napoleon Zervës me gjermanët

Napoleon Zerva lindi më 1891, në Artë të Çamërisë-Epiri i Jugut. Pasi mbaroj shkollën ushtarake si oficer ushtrie, u caktua të shërbente në Greqinë e Veriut. Pas Luftës së Parë Botërore, fitoj gradën Major dhe më tej politikisht ju bashkua grupit Republikan të Elefteros Venizellos.

Gjatë kohës që kryetar i Greqisë ishte gjeneral Teodor Pangallos, Zerva shërbeu si komandat i gardës së tij. Më tej mori pjesë në puçin ushtarak kundër Pangallosit në gusht të vitit 1926. Pas grushtit ushtarak për rrëzimin e Theodhor Pangallos, erdhi kryeministër i Greqisë, Gjeorgjio Konduli (Gusht 1926). Kryeministri Kondulis kërkoi të çarmatosë dhe të shpërndajë Gardën Republikane.

Betejat e përgjakshme u zhvilluan në Athinë mes batalionit të Napoleon Zervës dhe forcave qeveritare. Pas humbjes së tij, Zerva u dënua me burgim të përjetshëm. Por pas dy viteve më vonë, u krijua qeveria republikane me kryeministër Eleftherios Venizellos (1928-1932), e cila amnistoj Napoleon Zervën, duke e nxjerrë në pension me gradën nënkolonel.

Shihet se Napoleon Zerva, gjithnjë ka qenë pranë personaliteteve shtetërore që vinin nga familje me rrënjë shqiptare dhe që e flisnin gjuhën shqipe në rrethin e ngushtë familjar, si gjeneral Teodor Pangallo, i cili ishte kryeministër dhe kryetar i Greqisë 1925-1926, dhe Kryeministri Gjeorgjio Konduli.

Këto dy personalitete në shënimet e tyre kanë pranuar se gjaku i tyre është shqiptar dhe e flisnin mirë gjuhën shqipe. Ka mundësi që Napoleon Zerva ta dinte gjuhën shqipe, pasi ishte me origjinë nga Arta që dikur banohej nga shqiptarët, por që u asimiluan shumë shpejtë falë Kishës Orthodokse dhe presioneve shtetërore.

Gjatë regjimit të Metaksas, 1936-1941, Napoleon Zerva ishte akuzuar se bashkëpunonte me shërbimin e fshehtë gjerman, dhe ishte burgosur. Pasi gjermanët erdhën në Greqi, prill, 1941, Napoleon Zervën e lirojnë nga burgu. Më tej filloj të organizonte forcat e djathta greke, por arrestohet nga italianët.

Me ndërhyrjen e Prof. Nikolaos Luvaris, atë e lirojnë. (Nikolaos Luvaris ka qenë pro-gjerman dhe ministër i Fesë dhe Arsimit në qeverinë e Joani Rallis, (1943-1944). U dënua me 5 vjet burg, si bashkëpunëtor i gjermanëve dhe u lirua më 1949).

Në 9 shtator 1941, Napoleon Zerva bashkë me Leonidha Spais (nga Arta), Ilia Stamatopulo dhe Mihail Miridhaqi, themelojnë EDES – Δζληθός Γεκοθραηηθός Διιεληθός ΢ύλδεζκος- Lidhja Kombëtare Republikane Greke. Nga të gjitha dokumentet, gazetat e kohës, do shohim se ushtria e Zervës, EDES, përbëhej nga mercenarë, plaçkitës, të cilët nuk bënin dallime fetare apo etnike kur ishte në pyetje grabitja e pasurisë së popullsisë të pambrojtur, qofshin ata shqiptar apo grek.

Nga kërkimet e mia mund të identifikoj se në ushtrinë EDES, që vepronte në Çamëri dhe që gjendeshin gjithnjë pranë Napoleon Zervës, ishin klerik orthodoks si: Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos, prifti Serafim që pas lufte do bëhej Mitropolit dhe Kryepeshkop, dhe Spiros Zafeiris, i cili u vra gjatë luftës midis EDES dhe ELAS, në janar 1944.

Nga shënimet e vetë Napoleon Zervës, shkruan se në Epir gjatë pushtimit italianë e vetmja shtëpi që u dogj ishte ajo e babait të tij, sepse shërbente si seli e kryetarit të EDES. Më tej Zerva tregon se gjatë urisë së zezë që kapi Greqinë 1941-1942, ai bashkë me vëllanë e tij, Alekos Zervas, bashkëpunonin me italianët dhe me kamionët e tyre dërgonin në Athinë për të shitur në tregun e zi ushqime, klasës së pasur të atjeshme.

Një të diel marsi 1942, ranë kambanat e qytetit të Artës dhe u dëgjuan thirrjet: “O njerëz, tregtarët e tregut të zi po na vjedhin ushqimet, prandaj dilni nëpër rrugë për të protestuar”.

Më vonë u mësua se një kamion të madh me ushqime, Perikli Zervas e kishte bërë gati për ta dërguar tek vëllai i tij në Athinë. Mjeku italian i Artës tregoj se Zerva kishte mbështetje nga oficeri italianë në Athinë, emri i tij ishte Eduardo Ferlaco. Ushtaraku i lartë italian Ferlaco, ishte i njohur nga njerëzit e rezistencës EAM të Artës.

Këto të dhëna për bashkëpunimin e Napoleon Zervës me oficerin e lartë italianë, i lexojmë në librin e Nikiforoz G. Kossivaqis, me titull: “E vërteta e Tretë”, (“Νηθεθοροδ Γ. Κοζζσβαθε “Σρηηε Αιεζεηα”), botuar në Athinë më 2001. Autori i librit është nga Arta, ka qenë pjesëtarë i EDES nga viti 1941-1942, njeri i besuar i Zervës, më tej ju bashkua forcave të ELAS, deri në përfundim të luftës.

Në verën e vitit 1943, Kryepeshkopi i Greqisë Damaskino, dërgon njeriun e tij të besuar priftin Serafim (Visarion Tika), për t’i dhënë një letër personale Napoleon Zervën. Pas kësaj Serafimi 30 vjeçar, vesh rrobat ushtarake të EDES nën komandën e Napoleon Zervës. (Më 1949 Serafimi u bë Mitropolit i Artës, më 1958 i Janinës dhe më 1974, Kryepeshkop i Greqisë).

Në shtator të 1943, Napoleon Zerva takohet me Komandantin e Përgjithshëm gjerman për Greqinë, Hubert Lanz, i cili kishte ardhur për operacionet kundër partizanëve grek ELAS. Pas këtij takimi u ra dakord, që gjermanët dhe EDES të kenë një armëpushim 10 ditor. Më tej Zerva sulmoj forcat partizane ELAS dhe liroj robërit gjerman, me qëllim që EDES të sigurojë një armëpushim e bisedime me gjermanët nga dhjetori 1943, deri në janar 1942.

Tashmë gjermanët kishin gjetur edhe një partner tjetër për të luftuar partizanët grek EAM-ELAS, që bënte lojëra të shumëfishta, por edhe Zerva kishte siguruar një aleatë të fshehtë, për t’ju bërë ballë sulmeve të ELAS. Pas marrëveshjes me gjermanët, Napoleon Zerva dhe EDES kishin siguruar mbështetjen nga britanikët dhe gjermanët.

Britanikët e mbështesnin Zervën dhe EDES, pasi ata nuk dëshironin të kishin aleatë pas përfundimit të luftës grupacionet komuniste të rezistencës EAM-ELAS. Britania e Madhe nuk dëshironte gjatë Luftës së Dytë Botërore, që komunistët të forcoheshin dhe pas përfundimit të saj të dominonin pushtetin në Greqi. Greqia shihej në hartën e interesave gjeopolitike si pjesë e interesave të fuqishme anglo-amerikane.

Nga arkivat sekrete të Vermahtit gjerman për Greqinë, zbulohet një marrëveshje bashkëpunimi midis Zervës dhe pushtuesve gjermanë, që të godiste grekët e tjerë. Autori që ka publikuar këtë marrëveshje, shprehet se: “Ekzistonte në thellësi një miqësi me ujkun”.

Në dokumentin gjerman thuhet: “Gjatë natës së 1-2 shkurtit 1944, Zerva i parashtroi Komandës së Korparmatës XXII malore, me anën e një oficeri të plotfuqishëm, propozimin për bashkëpunim mbi bazat që vijojnë: armëpushim, bashkëpunim në luftën kundër ELAS-it, në azhornim të vazhdueshëm mbi qëllimet e tij, mbi vetë pozitën e tij si dhe mbi forcat armike”.

Propozimi i Zervës iu parashtrua dhe të Plotfuqishmëve të Posaçëm të Rajhut për Evropën Juglindore, ministrit Nojbaher. Përgjigja ishte: “Të vazhdojmë traktativat, deri sa të merret vendimi përfundimtar”. Më 9 shkurt 1944, u arrit aprovimi për marrëveshje lokalisht të përkufizuar…! Kjo situatë vazhdoi deri në fillim të Korrikut 1944. Forcat e Zervës në mars 1944 kishin rreth 10.000 luftëtarë.

Bashkëpunimi i Zervës me gjermanët, ishte dëshmuar edhe në Senatin Amerikan, nga oficeri i ushtrisë amerikane me origjinë greke, Kouvras, më 31 mars 1947, duke e cilësuar atë si një kolaboracionist të tipit të Mihailloviçit të Jugosllavisë.

Kouvaras i paraqiti Senatit një dokument shumë komprometues, i cili provonte marrëveshjen që ekzistonte midis forcave të armatosura gjermane në Epir dhe EDES-it të Zervës. Ky dokument ishte një memorandum i Shtabit të Përgjithshëm të Korpusit të 22 të Ushtrisë Gjermane.

Në tetor, 1943, disa gazeta të majta kishin si kryeartikull kryesor bashkëpunimin e Napoleon Zervës dhe EDES me nazistët gjerman dhe qeverinë kolaboriste e Joani Rallis. Gazeta ‘LAOKRATIA’, organ i EAM, e datës 12 tetor 1943, si kryetitull dënonte ashpër sulmet e EDES ndaj formacioneve të ELAS.

Disa herë EAM shpërndante broshura ku i bënte thirrje popullit grek që mos të përkrahnin EDES dhe Napoleon Zervën, sepse ata ishin vënë në shërbim të nazistëve gjerman dhe qeverisë të Joani Rallis. Thirrjet e EAM i drejtoheshin popullit grek, duke ju thënë se EAM dhe ELAS duhen përkrahur, sepse këto dy forca kanë lindur nga gjiri i popullit të thjeshtë grek.

Gazeta ‘ODHIGJITIS’, organ i zyrës qendrore të Partisë Komuniste të Greqisë, si kryeartikull kishte një shkrim ku tregonte shitjen e interesave kombëtare të EDES dhe Napolon Zervës, të cilët bashkëpunonin me nazistët gjerman.

Gazeta ‘RIZOSPASTIS’, e cila botohet ende sot, organ i Partisë Komuniste Greke-KKE, më 30 tetor, 1943, në kryeartikullin e saj akuzonte Napoleon Zervën dhe EDES, për tradhti kombëtare. Në shkrim dënoheshin sulmet e EDES, kundër forcave të rezistencës ELAS.

K. Karagjorgjis për Napoleon Zervën, do shkruanë në gazetën ‘RIZOSPASTIS’. “Fillimi tij, nuk ka asnjë fillim. Ishte roje i Pangallosit, e shiti atë. Shkoj tek Kondulis, e shiti edhe atë. Shkoj rrugëve të dyshimta, të errëta deri sa doli në pension nënkolonel e, u bë ‘gjeneral’, më tej guerrilas.

Me dy lira për kokë në muaj – si ka thënë ai vetë – krijova një ushtri mercenarësh origjinalë, në analet moderne të Evropës. Një ushtri mercenarësh, të cilët u betuan në programin socialistë-demokratik të majtë nga komunistët, ku shumica e ushtarakëve ishin monarkë dhe fashistë”.

Më 8 shtator 1943, ditën e kapitullimit të Italisë, gjermanët hynë në Konispol, duke ardhur nga ana e Sajadhës, të udhëhequr prej kapitenit zervist të quajtur Vito dhe dogjën më se 50 shtëpi. Gjatë ofensivës së madhe të dimrit 1943-1944, organizuar prej gjermanëve kundër ushtrisë sonë Nacionalçlirimtare, forcat gjermane me bandat e Zervës erdhën nga Greqia në Shqipëri dhe u vunë zjarrin krahinave të Zagorisë dhe të Pogonit.

Banda të tjera zerviste, bashkë me gjermanët, luftuan kundër partizanëve shqiptarë në janar 1944 dhe u vunë zjarrin katundeve Kranë dhe Dërmish, si dhe shtëpive të të gjithë partizanëve minoritarë të Dropullit, kurse në shkurt 1944, këto banda dogjën katundin Dhrovjan.

Gjatë ofensivës tjetër të madhe të gjermanëve në qershor të vitit 1944, forcat zerviste erdhën përsëri bashkë me ushtrinë gjermane nga Greqia, nga ana e Voshtinës dhe dogjën në Zagori ç‟kishin lënë herën e parë. Kështu, kurdoherë gjermanët vinin nga Greqia për të goditur forcat e ushtrisë sonë Nacionalçlirimtare, mbështetja e tyre kryesore përbëhej nga bandat e gjeneralit kuisling grek, Napoleon Zervës. Nga ana tjetër, gjithë bota është informuar për terrorin e ushtruar ndaj popullsisë Çame në Greqi.

Në qershor të vitit 1944 dhe në mars të vitit 1945, bandat e gjeneralit kuisling Napoleon Zerva, dogjën katundet tona, plaçkitën pasuritë dhe vranë me mijëra burra dhe gra, fëmijë dhe pleq. Më se 25 mijë çamë, që mundën të shpëtonin nga vdekja, u arratisën në Shqipëri.

Forcat e shumta të EDES që drejtoheshin nga Napoleon Zerva, ishin të përqendruar në Çamëri (Epiri i Jugut), pra ata nuk kishin formacione të fuqishme në ishujt apo zonat e tjera të Greqisë. Gjatë dëbimit të hebrenjve në Janinë mars 1944, forcat EDES dhe në përgjithësi popullsia greke nuk reaguan, por qëndruan indiferentë nga kjo tragjedi e hebrenjve në Epirin e Jugut, të cilët i nisën për në kampet e punës, EDES jo vetëm qëndroj indiferentë ndaj përzënies së hebrenjve në Janinë, por e përshëndeti me duartrokitje të zjarrta.

Shumë hebrenj ishin rreshtuar në forcat e rezistencës ELAS dhe jo në EDES. Ashtu siç thamë më lart, disa herë forcat e EDES ishin përplasur me ELAS. Numri i hebrenjve që u dërguan në kampet e shfarosjes nga Janina në mëngjesin e 25 marsit të

Vitit 1944, ishte rreth 2.000. Pas dëbimit të hebrenjve nga Epiri i Jugut, radhën tashmë e kishte minoriteti shqiptar që jetonte në Çamëri, Prevezë, Paramithi, Filat, Gumenicë, për të pastruar këtë territor të Greqisë nga minoritetet të cilat kishin jetuar miqësisht prej shumë shekujsh me njeri-tjetrin.

Pas ikjes dalëngadalë të gjermanëve, më tepër se 2.500 forcat e EDES të drejtuar nga Napoleon Zerva, hynë në Paramithi të martën e 27 qershorit 1944. Pas dreke, filloj masakrimi kudo në çdo vend që gjenin çamër. Nga kjo masakër nuk shpëtuan pa u vrarë burra, gra, fëmijë, pleq. Si pasojë shqiptarët e zonës së Paramithisë u larguan për të shpëtuar nga shovinistët EDES të Napoleon Zervës, duke u vendosur në fillim në Filat.

Por në gusht të vitit 1944, forcat e EDES sulmuan Filatin, duke bërë masakra mbi popullsinë shqiptare. E frikësuar popullsia e pambrojtur shqiptare filloj njëherë e përgjithmonë të braktisë shtëpitë dhe pasurinë në Çamëri. Mbi 20 mijë shqiptar nga Çamëria braktisën trojet e tyre, duke mos marrë asgjë me vete, rreth 2.500 burra, gra, fëmijë e pleq u masakruan nga EDES që drejtonte Napoleon Zerva. / Memorie.al

                                                          Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Enver Hoxha, i pushtuar nga deliri i pushtetit, porositi me anë të qarkores së 8 gushtit 1943 që; të mos e lemë reaksionin të na marrë frenat nga duart, pasi...”/ Refleksionet e historianit të njohur

Next Post

“Në paradën e 29 nëntorit 1974, me urdhër të Mehmet Shehu, tribunën e udhëheqjes e bëmë natën me beton, kurse tankeve që parakaluan, ua hoqëm municionet, pasi...”/ Zbulohet dokumenti i rrallë i Sigurimit!

Artikuj të ngjashëm

“Abaz Kupi ka rol parësor, edhe për thirrjen, organizimin e mbarëvajtjen e Konferencës së Mukjes, ku komunistët dhe ‘Balli Kombëtar’…”/ Refleksionet e politikanit të njohur, në 82 vjetorin e mbledhjes së famshme
Dossier

“Më 1 tetor 1943, Enver Hoxha i dërgonte një letër-qarkore Liri Gegës, ku urdhëron nisjen e luftës, pa marrë parasysh asnjë pasojë kundër ‘Ballit Kombëtar’, pasi…”/ Refleksionet e historianit të njohur

September 7, 2025
“Në paradën e 29 nëntorit 1974, me urdhër të Mehmet Shehu, tribunën e udhëheqjes e bëmë natën me beton, kurse tankeve që parakaluan, ua hoqëm municionet, pasi…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë i Sigurimit!
Dossier

“Në paradën e 29 nëntorit 1974, me urdhër të Mehmet Shehu, tribunën e udhëheqjes e bëmë natën me beton, kurse tankeve që parakaluan, ua hoqëm municionet, pasi…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë i Sigurimit!

September 7, 2025
“Veriu i Shqipërisë, i cili flet dialektin gegë, ka ruajtur strukturat fisnore të bazuara në Familjen, Vllazninë dhe Fisin, deri sa diktatori shqiptar Enver Hoxha…”! / Studimi i panjohur i profesorit nga Japonia
Dossier

“Veriu i Shqipërisë, i cili flet dialektin gegë, ka ruajtur strukturat fisnore të bazuara në Familjen, Vllazninë dhe Fisin, deri sa diktatori shqiptar Enver Hoxha…”! / Studimi i panjohur i profesorit nga Japonia

September 6, 2025
“Vllehët e Pindit, të njohur zyrtarisht si bashkëpunëtorë të italianëve e gjermanëve, grabitën dhe shfrytëzojnë pasuritë e çamëve, bashkë me orthodoksit nga…”/ Refleksionet e studjuesit të njohur
Dossier

“Vllehët e Pindit, të njohur zyrtarisht si bashkëpunëtorë të italianëve e gjermanëve, grabitën dhe shfrytëzojnë pasuritë e çamëve, bashkë me orthodoksit nga…”/ Refleksionet e studjuesit të njohur

September 8, 2025
Para fillimit të luftës italo-greke, qeveria e Metaksait internoi mijera burra dhe djem çamë në ishujt e Egjeut, ku atje ata…/Ana e panjohur e trajtimit të popullsisë çame në Greqi
Dossier

“Deklaratat e EDES, se shqiptarët në Çamëri ishin rreshtuar në trupat gjermane SS, u bënë mbas viteve 1945, pasi ishin përzënë shqiptarët nga Çamëria dhe…”/ Historia e panjohur e çamëve në Greqi

September 7, 2025
Para fillimit të luftës italo-greke, qeveria e Metaksait internoi mijera burra dhe djem çamë në ishujt e Egjeut, ku atje ata…/Ana e panjohur e trajtimit të popullsisë çame në Greqi
Dossier

Para fillimit të luftës italo-greke, qeveria e Metaksait internoi mijera burra dhe djem çamë në ishujt e Egjeut, ku atje ata…/Ana e panjohur e trajtimit të popullsisë çame në Greqi

September 6, 2025
Next Post
“Në paradën e 29 nëntorit 1974, me urdhër të Mehmet Shehu, tribunën e udhëheqjes e bëmë natën me beton, kurse tankeve që parakaluan, ua hoqëm municionet, pasi…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë i Sigurimit!

“Në paradën e 29 nëntorit 1974, me urdhër të Mehmet Shehu, tribunën e udhëheqjes e bëmë natën me beton, kurse tankeve që parakaluan, ua hoqëm municionet, pasi...”/ Zbulohet dokumenti i rrallë i Sigurimit!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme