• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 8, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime

“Në Gjyqin Special, në fjalën e tij të fundit pas dhënies së dënimit, Rrok Gera tha: qysh prej 7 prillit 1939 e deri në korrik ‘44, nuk jam marrë me…”/ Historia e panjohur e ish-ministrit të Zogut

“Në Gjyqin Special, në fjalën e tij të fundit pas dhënies së dënimit, Rrok Gera tha: qysh prej 7 prillit 1939 e deri në korrik ‘44, nuk jam marrë me…”/ Historia e panjohur e ish-ministrit të Zogut
“Rrok Gera, u diplomua në Vjenë dhe shërbeu si ekonomist, diplomat, jurist, politikan, ministër, etj., deri…” / Historia e panjohur e pinjollit të familjes aristokrate të Shkodrës, që vuajti në burgun e Burrelit
“Në Gjyqin Special, në fjalën e tij të fundit pas dhënies së dënimit, Rrok Gera tha: qysh prej 7 prillit 1939 e deri në korrik ‘44, nuk jam marrë me…”/ Historia e panjohur e ish-ministrit të Zogut
“Ministri Rrok Gera u tregua shumë i përzemërt me mua, ai ka një arsimim të shkëlqyer në Financë dhe Ekonomi në Universitetin e Vjenës…”/ Relacioni i ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, në ’36-ën
“Në emër të qeverisë shqiptare, në ’36-ën, ministri Rrok Gera, nënshkroi me ‘Banco di Napoli’ marrëveshjen e huas për zgjerimin e Portit të Durrësit dhe …”/ Historia e panjohur e ministrit të Zogut
“Rrok Gera, u diplomua në Vjenë dhe shërbeu si ekonomist, diplomat, jurist, politikan, ministër, etj., deri…” / Historia e panjohur e pinjollit të familjes aristokrate të Shkodrës, që vuajti në burgun e Burrelit
“Rrok Gera, pati një letërkëmbim me Vlash Dovanën, në Durrës, në përpjekje për themelimin e një banke tregtare, por…”/ Historia e panjohur e financierit dhe ekonomistit më të mirë të Monarkisë
“Rrok Gera, nxiti përdorimin e burimeve financiare të brendshme, siç ishte huaja kombëtare me bonot e thesarit, ide e hedhur fillimisht nga Mark Kakarriqi dhe…” / Financat dhe Ekonomia në Monarkinë e Zogut
“Rrok Gera, u diplomua në Vjenë dhe shërbeu si ekonomist, diplomat, jurist, politikan, ministër, etj., deri…” / Historia e panjohur e pinjollit të familjes aristokrate të Shkodrës, që vuajti në burgun e Burrelit
“Rrok Gera, u diplomua në Vjenë dhe shërbeu si ekonomist, diplomat, jurist, politikan, ministër, etj., deri…” / Historia e panjohur e pinjollit të familjes aristokrate të Shkodrës, që vuajti në burgun e Burrelit

Nga Arben Pustina

Pjesa e nëntëmbëdhjetë

                                          -Rrok Gera, një burrë shteti ashtu si duhet –

                                                          Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

RROK GERA, MINISTËR I FINANCAVE NË QEVERINË E KRYESUAR NGA FIQIRI DINE, NË 1944

Memorie.al /I gjendur në këtë situatë që, sikurse thamë më sipër, ai as nuk e kishte imagjinuar, Rrok Gera mendoi fillimisht të tërhiqej, pasi, siç shprehej në letrën e tij për Kryeministrin Dine, si dhe më vonë në letrën për Regjentin Frashëri, për t’i bërë ballë gjendjes financiare në vend, duhej një person; me prerogativa diktatori, por ai nuk ishte i tillë dhe as mund të bëhej. Gjithsesi, Gera, sikurse do ta shohim në vijim, vijoi aktivitetin e tij si ministër financash në qeverinë Dine, duke u përqendruar në projektin për kombëtarizimin e BKSh-së.

Problem tjetër përbënte dhe presioni i fortë i gjermanëve, të cilët disa herë kishin bërë ultimatume, duke kërkuar financime të drejtpërdrejta për trupat e tyre në Shqipëri, ose emetime të bankënotave të reja nga ana e Bankës Kombëtare të Shqipërisë. Përndryshe, ata kërcënonin se do të fusnin në qarkullim markën e tyre të pushtimit. Të vetëdijshme për pasojat e rënda që do të kishte për ekonominë e financat shqiptare, pranimi i ultimatumeve gjermane, qeveritë shqiptare të 1944-ës, veçanërisht ministrat e financave (ndërmjet tyre dhe Rrok Gera), u munduan të eliminonin më të keqen, duke zvarritur çështjen me sa mundeshin. Sikurse dihet, për financimin e saj në atë kohë, ushtria gjermane, u detyrua të shiste sasi të mëdha monedhash ari në Shqipëri.

Sipas Lorenzo Jasellit, për të plotësuar nevojat e tyre për financime, trupat e Wermachtit sollën në Shqipëri rreth 500.000 napolonë ari, të cilat ua shitën më pas privatëve shqiptarë. Lidhur me këtë fakt, Jaselli citon Amadeo Gambinon, i cili kishte nënvizuar në një artikull të tij, se ky fluks pasurie monetare që gjermanët sollën në Shqipëri, ishte ndoshta një rrethanë unikale për të gjitha vendet e pushtuara nga Gjermania gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërkohë, nga fundi i muajit gusht, Rrok Gera gjykoi se kishte ardhur momenti që Këshilli i Ministrave të shqyrtonte në mbledhjen e tij pikërisht projektligjin “Mbi deklarimin e ramjes nga fuqia të Konventës së datës 15 mars 1925 dhe mbi shpronësimin për dobi publike t’aksjoneve të Bankës Kombëtare të Shqypënisë”, i quajtur ndryshe “Projekt-ligji për kombëtarizimin e Bankës Kombëtare”.

Në letrën rezervate nr. 140, të datës 23 gusht 1944, drejtuar Kryesisë së Këshillit të Ministrave, ministri Gera kërkonte miratimin sa më parë të këtij projektligji: “…Simbas bisedimeve zhvillue me kohë, kemi hartue projektin e bashkalidhun mbi kombëtarizimin e Bankës Kombëtare të Shqipnis. Lutemi që mbasi projekti në fjalë të merret në studim nga P.T Këshilli Ministruer e t’aprovohet, të marri me urgjencë udhën e duhun për këmbim në ligjë. Me nderime: Ministri Financave Rrok Gera”

Projekti parashikonte anulimin e marrëveshjes së 1925-ës me grupin financiar italian, duke bërë shpronësimin në dobi publike të BKSh-së dhe duke krijuar në vend të saj Bankën Shqiptare. Gjithashtu, parashikohej që kapitali i kësaj banke të ishte 12.5 milionë franga shqiptare, i ndarë në 595 mijë aksione, prej të cilëve 100 mijë me 1.25 franga shqiptare dhe 495 mijë aksione me nga 25 franga shqiptare secili. Pra, Banka do të kishte aksione shqiptare dhe të huaja dhe në varësi të palës shqiptare do të ishin 341.550 aksione, prej të cilave 49 mijë aksione me nga 1.25 franga shqiptare secili dhe 292.550 aksione me nga 25 franga shqiptare secili.

Një pjesë e vogël e këtyre aksioneve do të ishin në pronësi të shtetit dhe pjesa dërmuese do të ishte në pronësi të një shoqërie shqiptare, e cila nuk do të kishte aksionerë të huaj në gjirin e saj. Në pronësi të grupit financiar italian do të ishin 178.450 aksione, prej të cilave 51.000 aksione me nga 1.25 franga shqiptare secili dhe 127.450 aksione me nga 25 franga shqiptare secili. Në pronësi të grupit financiar zviceran do të ishin 50.000 aksione me nga 25 franga secili dhe, së fundi, grupi financiar belg me 25.000 aksione me nga 25 franga shqiptare secili. Këshilli Administrativ i Bankës do të përbëhej nga 12 vetë, nga të cilët 7 do të ishin shqiptarë, 3 italianë, 1 zviceran dhe 1 belg.

Presidenti i Bankës do të ishte gjithmonë shqiptar.277 Për fat të keq, gjërat nuk shkuan ashtu siç pritej, pasi drejtuesit italianë të Bankës kishin marrë masat për ta minuar projektin në fjalë, një projekt të cilin Gera kishte kohë që përpiqej ta vinte në jetë. Më 28 gusht 1944, Rrok Gera, ministër i Financave, mbrojti me këmbëngulje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave propozimin e tij për kombëtarizimin e Bankës, që parashikonte kalimin e një pjese të aksioneve në favor të Shqipërisë, por, duke parë kundërshtimin e vendosur të shumicës së anëtarëve të qeverisë, kërkoi që të paktën dokumenti të mbetej në akte, si provë e përpjekjeve të qeverisë së atëhershme në dobi të ekonomisë së vendit.

Përfundimisht, projektligji u rrëzua, duke çuar dëm muaj të tërë pune intensive dhe negociatash, mbi të gjitha, duke hedhur poshtë një projekt me shumë interes për zhvillimin e vendit. Ditarët e Drejtorisë Qendrore të BKSh-së pasqyrojnë me detaje prapaskenat për rrëzimin e projektligjit për kombëtarizimin e kësaj Banke, rrëzim që pati si protagonistë emra shumë të njohur të historisë shqiptare, cituar në këto ditare, me iniciale:

“…E Shtunë, 5 gusht 1944 …në mëngjes patëm vizitën e F.b.A. i cili na informoi për rezultatin e ndërhyrjes së tij në çështjen e nacionalizimit të Bankës, si pranë kryetarit të Këshillit të Ministrave, ashtu dhe pranë ministrit të jashtëm. I pari e kishte siguruar se asnjë zgjidhje përfundimtare nuk do të merrej për sa i përket Bankës, pa e studiuar më parë mirë problemin me persona kompetentë.

(F.b.A e ka fjalën për mosnjohjen komplete të problemit nga ana e F.D, i cili mes tjerash mendonte se ishte në fuqi marrëveshja bankare e nënshkruar pas 7 prillit 1939). Ndërsa i dyti, E.b.V., kishte përjashtuar pjesëmarrjen në projektin e kombëtarizimit të Bankës ashtu siç ishte paraqitur, duke siguruar në mënyrën më formale, se një projekt i tillë nuk do të kishte kurrë firmën e tij. Në mbrëmje T.T. na jep një kopje të promemories me të cilën mendonte të hidhte poshtë projektligjin e njohur për kombëtarizimin e Bankës.

Një kopje të kësaj promemorie i është paraqitur F.D. dhe një kopje tjetër i është paraqitur nga T.T, regjentit P.A.’278 “E Hënë, 7 gusht 1944 …F.b.A. vjen për vizitë te doktor Melis për t’i komunikuar se ka pasë një diskutim të mëtejshëm me F.D., mbi kombëtarizimin e Bankës. F.D. do ta falënderonte që i ka tërheqë vëmendjen atij për ta paralajmëruar kështu për mundësinë e miratimit të çështjeve në kundërshtim me interesat e vendit.

F.D. shton se edhe E.b.V. i kishte deklaruar se kurrë nuk do të vinte firmën e tij mbi një dekret për kombëtarizimin e Bankës, gjë që do të ishte në kundërshtim me marrëveshjen e 1925-sës, e kështu do të njolloste emrin e mirë të shtetit shqiptar”. “E Hënë, 28 gusht 1944 ..E.b.V. i bën një vizitë doktor Melis për t’i komunikuar që në një nga këto ditë ministri G. (Rrok Gera – Shën. im, A.P.), kishte paraqitur për shqyrtim dhe miratim në Këshillin e Ministrave, projektligjin për kombëtarizimin e Bankës.

  1. e mbronte me vendosmëri propozimin e tij, duke theksuar se edhe nëse projekti nuk do të zbatohej, do të ishte e përshtatshme gjithsesi, që çështja të mbetej në akte si provë e hapave të bërë nga kjo qeveri, për arritjen e një qëllimi shumë të dobishëm për ekonominë e vendit. Duke u nisur nga i njëjti argument, E.b.V. do të demonstronte nga ana e tij papërshtatshmërinë për të ndërmarrë në këto momente, veprime, që duke mbetur ndërkohë platonike, nuk do t’i sillnin asnjë avantazh vendit, por përkundrazi, do të ishin një paragjykim për marrëdhëniet e ardhshme me Italinë.

E.b.V. na komunikoi, se me gjithë aprovimin e ndonjë anëtari tjetër të qeverisë, propozimi i G., u rrëzua. Gjithnjë sipas shënimeve të ditarëve të Drejtorisë Qendrore të BKSh-së, gjatë një takimi zhvilluar me Ettore Meliss, më 2 shtator 1944, ministri E.b.V, e informonte konfidencialisht zyrtarin e lartë të Bankës, se në një nga mbledhjet e Këshillit të Ministrave, ministri Gera i kishte pohuar atij, se vijonte ta kishte inatin me BKSh-në, por ndërkohë kishte nënvizuar se nuk mund të mos vlerësonte nivelin e lartë të drejtuesve të kësaj Banke.

E shprehur kjo me ironi ose jo, Gera duket se e kishte të qartë se çfarë kishte ndodhur, por ndoshta nuk ia merrte mendja se një numër aq i madh zyrtarësh të lartë, kishte komplotuar kundër iniciativës së tij. Në një nga takimet e fundit si ministër financash, zhvilluar më 4 shtator 1944, me drejtues të BKSh-së, Meliss dhe Bressan, Rrok Gera e kishte parë të arsyeshme të bënte një deklaratë të vendosur dhe në një formë mjaft energjike u kishte theksuar italianëve lidhur me përpjekjet e tij për kombëtarizimin e Bankës se, në radhë të parë, ai ishte munduar të kryente detyrën ndaj vendit të tij:

“…si burrë shteti, kishte pasur detyrën të shqetësohej para së gjithash për interesin e Shqipërisë, në të gjitha drejtimet, dhe ishte detyruar shumë herë, që, për të arritur qëllimet në të mirë të vendit, të vepronte në një mënyrë që ndoshta drejtuesve italianë të Bankës, u ishte dukur si jo simpatike…”. Përballë një situate mjaft të turbullt në vend, në vijim të një mbledhjeje zhvilluar në pasditen e 28 gushtit 1944, qeveria e Fiqiri Dines dha dorëheqjen, kur kishin kaluar rreth 40 ditë nga krijimi i saj.

Siç thuhej në njoftimin përkatës të përcjellë për median nga Agjencia Telegrafike Shqiptare, kryeministri dhe ministrat pranuan se e kishin të pamundur të realizonin zotimet e programit të shpallur në korrik, që kishin të bënin kryesisht me mbrojtjen e tërësisë së kufijve dhe sigurimin e rendit publik. Me këtë rast, Kryeministri Dine i drejtohej me një letër Kryesisë së Këshillit të Naltë, ku parashtronte arsyet e dorëheqjes së qeverisë: “…Mjerisht, rrethanat e jashtme dhe ngjarjet e trishtueshme të brendshme gjatë këtij mueji të veprimtarisë qeveritare, i kanë dhanë Qeverisë provën e hidhët se nuk mundet ma të shpresoj me i dal për zot këtyre pikave kryesore të programit të sajë.

Fuqitë e Armatosuna për mbrojtjen e Atdheut, të shkatërruem nga trashigimet e sundimit të huej, nuk janë e nuk mund të vehen në gjendje për me e plotsue këte detyrë. Sigurimi i rendit botnuer, i rrënuem nga propogandat e jashtme antikombëtare, nga kryengritjet e nga shkatrrimet e shkaktueme nga vllavrasja, nuk mundet ma të vendoset me mjetet që ka në dispozitë Qeveria.

Vullneti i mirë i nji pjese të popullit për qetësimin e shpirtnave dhe për bashkimin e gjithë Shqiptarëve në këto çaste fatkeqe për Atdhen, ka mungue krejtësisht. Para këtyne fakteve, Qeverija që kam nderin të kryesoj dhe unë vetë, nuk mundemi mjerisht të vazhdojmë me mbajtë barrën e përgjegjësisë të nji gjendje që asht shkaktue jashtë vullnetit t’onë e qi asht trashigimi i fatkeqsive, mosmarëveshjeve, i vullnetit të keq dhe i fuqive të huaja që janë mbi mundsitë t’ona rregulluese”.

Pas dorëzimit të detyrës, diku rreth datës 6 shtator, Rrok Gera u kthye në shtëpinë e tij në Shkodër, duke i dhënë fund kështu karrierës së tij si burrë shteti. Ishte vetëm 43 vjeç.

GJYQI SPECIAL 1945, DËNIMI DHE LIRIMI NGA BURGU ME PAFAJSI, VITET E FUNDIT TË JETËS.

I bindur në pastërtinë e figurës së tij, Rrok Gera nuk tentoi të largohej nga vendi në vjeshtën e 1944-ës, ndonëse në atë kohë shumë personalitete u larguan jashtë Shqipërisë, për të mos rënë në duart e regjimit që po instalohej në vend. Në janar 1945, ai u arrestua dhe në shkurt-prill të atij viti u gjykua bashkë me rreth 60 personalitete të tjera në Gjyqin Special të zhvilluar në Tiranë.

Rrok Gera, që mbrohej në këtë gjyq nga avokat Karapici, nuk pati dëshmitarë kundër, ndërsa dëshmitarë në favor të tij ishin: Gjergj Kokoshi, Dhimitër Pasko, Petro Popa, Perikli Spiro, inxhinier Xega, inxhinier Truja e Andon Nesturi. Ndërkohë, Prokurori i Popullit, Bedri Spahiu, dha pretencën, sipas së cilës të gjithë të pandehurit kishin kryer veprimtari antikombëtare e antipopullore, si para datës 7 prill, në përgatitjen e terrenit për okupacionin e Shqipërisë prej forcave të Italisë fashiste, ashtu edhe gjatë okupacionit italian e atij gjerman.

Në fjalën e tij të fundit, pas dhënies së pretencës, Rrok Gera theksoi edhe njëherë qëndrimin e tij ndaj akuzave që i bëheshin: … “Shtoj se qysh prej 7 prillit 1939 e, deri më 20 korrik 1944, nuk jam marrë me politikë. Kur u bëra ministër për pak kohë, s’ka qenë dëshira e vullneti im, por i imponuar prej rrethanave. Pranoj të kem qenë gabim. Nuk kam pasur kurrë për qëllim të punoj në dëm të interesave të popullit…”.

Më 13 prill 1945, Gjykata Speciale, me kryetar Gjeneral-lejtnant Koçi Xoxe, dha vendimet për të gjithë të akuzuarit. Dënimet shkonin nga ato me vdekje, deri në ato me kusht. Në vendimin e saj për një grup të pandehurish, mes të cilëve dhe Rrok Gera, Gjykata deklaronte ndër të tjera se “… mbas datës 7 prill 1939, ata kanë bashkëpunuar aktivisht me okupatorin fashist italjan; pranuan aneksimin e Shqipërisë nën forcën e unionit personal, krijuan qeveri kukull, fashistizuan vendin në mënyra të ndryshme: agitacion, propagandë etj.

Rrok Gera vunë në dispozicion të armikut të gjitha forcat e armatosura Shqipëtare, mobilizuan popullin shqiptar në luftë kundër shteteve fqinjë dhe demokracive të mëdha…”. Gjyqi Special dha për Gerën dënimin me 10 vjet burg e punë të detyruar. Edhe për të, ashtu si për të gjithë të dënuarit me më shumë se 5 vjet burg, gjykata urdhëroi konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi dhe humbjen e të drejtave civile e politike. Por pa kaluar një vit, për Rrok Gerën pati një amnisti, me anë të së cilës atij i’u zbritën 5 vite burg nga dënimi dhe u lirua në nëntor 1949. /Memorie.al

                                                           Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Letra për Hysniun dhe Mehmetin: “Sokrat Plaka, i thotë sekretarit të parë: ju të Sigurimit, keni hijen e rëndë dhe…”/ Relacioni tepër sekret në ’77-ën, për dy titullarët e ambasadës në Beograd

Next Post

“Piktorit që u dënua me 18 vjet, i akuzuar se 13 dhitë që kishte vizatuar, ishin anëtarët e Byrosë Politike, i’a sharruan trupin në telat e burgut të Spaçit…”/ Historia e panjohur e Agim H.

Artikuj të ngjashëm

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Edhe pse Ollga Schweizer, në ‘44-ën shpëtoi nga pushkatimi gjermanëve 100 burra, komunistët e internuan dhe ia burgosën…”/ Historia tragjike e danezes, që u dashurua me firmëtarin e pavarsisë
Kujtime

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

May 30, 2025
“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
Next Post
“Piktorit që u dënua me 18 vjet, i akuzuar se 13 dhitë që kishte vizatuar, ishin anëtarët e Byrosë Politike, i’a sharruan trupin në telat e burgut të Spaçit…”/ Historia e panjohur e Agim H.

“Piktorit që u dënua me 18 vjet, i akuzuar se 13 dhitë që kishte vizatuar, ishin anëtarët e Byrosë Politike, i’a sharruan trupin në telat e burgut të Spaçit…”/ Historia e panjohur e Agim H.

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!