• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, October 13, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në gjyqin e tij, kur një nga dëshmitarët deponoi, se kur Shefqet Dobrën e kishin pyetur; se kush mund të zgjidhet në vënd të Hysni Kapos, ai u tha…”/ Historia e panjohur e familja Dobra nga Librazhdi

“Nexhipi me Demirin, ushtarë në Vlorë, pinë gjak dhe u bënë byrazerë, por kur u takuan vite më vonë në shtëpinë e Demirit, nëna e tij u tha…”/ Historia tronditëse e familjes nga Shalsi Elbasanit
“Mugosha dhe Miladini, ndikuan ndjeshëm në vendimet e marra nga ana e Enverit dhe PKSH-së, si dhe në Shtabin e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
“Në Letëm, sollën Medi Canin nga Borova, të lidhur me litar dhe e pushkatuan e, pas tij edhe Ahmet Hoxhën, i cili kishte jetuar me Azis Biçakun…”/ Historia e panjohur e familjeve “reaksionare” të Librazhdit
“Manjola, u rrit në baltërat e Gradishtit, në barakat e mbuluara me eternit të atij sektori internimi në zemrën e Tërbufit, por…”/ Homazh në “Kujtim të një “Luleje”!
“Mugosha dhe Miladini, ndikuan ndjeshëm në vendimet e marra nga ana e Enverit dhe PKSH-së, si dhe në Shtabin e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
“Kur operativi i Sigurimit, Kosta S., tentoi të godiste Fran Tinën, ky i tha; kujdes, se unë s’jam Fisnik Spahiu, por ai s’ja harroj dhe e dënoi 23 vjet burg…”/ Historia e trishtë e kampit të internimit të Gjazës   

Nga Ali Buzra

Pjesa e nëntëmbëdhjetë

                                         JETË NËN TRYSNI DHE VUAJTJE 

                                        (VLERËSIME, KOMENTE, RRËFIME)

Gjithashtu mund të lexoni

“Tom Stefan kishte lidhje me Enverin, duket edhe nga fotot ku janë bashkë, por miqësia u prish, kur Tomi u lidh me Lulu Vrionin…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit amerikan, që erdhi në Shqipëri në ’87-ën

“Terrori komunist mbi fshatin Zgosht, nuk u ndërpre gjatë vitit 1945, pasi më 14 mars, në Ditën e Verës, partizanët u vënë zjarrin shtëpive të Zylyf Shpatës…”/ Ana e panjohur e “Luftës Nacional-Çlirimtare”

Memorie.al / Me kërkesën dhe dëshirën e autorit, Ali Buzra, si redaktuesi e lexuesi i parë i tij, do të ndaj shkurtimisht me ju ato çfarë përjetova në këtë takim me këtë libër, i cili është i dyti për të (pas librit “Gizaveshi në vite”) e që natyrshëm po përvijon stilin e tij të të shkruarit. Sinqeriteti dhe çiltërsia e rrëfimit, gjuha e thjeshtë e pa modifikime, saktësia dhe precizioni i episodeve apo mungesa e një fantazie përpunuese, të qëllimshme të mëpastajme ose mosshfrytëzimi i saj, mendoj se i kanë shërbyer pozitivisht autorit, i cili i vjen te lexuesi në formën e tij origjinale, duke na ftuar që së paku të njohim fate e dhimbje njerëzore të panjohura, në mënyrë të rastësishme apo jo, duke na lënë ne të reflektojmë si një fillesë ndërgjegjësimi drejt një katarsisi aq të nevojshëm për ndërgjegjen e shqiptarëve.

                                                                                                                      Bedri Kaza

                                                                Vijon nga numri kaluar

Nga dritarja shihte nënën që kundërshtonte ata bisha të pashpirt që hynin e dilnin nga shtëpia. Për këtë Shefqeti në librin e tij shkruan: “Mendoja vetëm për familjen, këto më kishin dërmuar shpirtërisht, por nuk doja të tregoja ligështinë time para këtyre. Ato që nëna i hoqi kur ne ishim në moshën e fëmijëve të mi, tani do ta vuaj Bukuria! Qofsh e mallkuar, o jetë mizerje dhe ti, o shoqëri e matufepsur, që di vetëm të brohorasësh e të na urresh ne, pa ditur pse. …Po largohesha nga shtëpia, nga nëna, gruaja e fëmijët, nuk na lanë të jetojmë jetën, edhe ashtu si na e kanë krijuar.

Nuk e lanë nënën ta mbyllte pleqërinë pa dhimbje, a do të kishte forcë ajo të përballonte këtë goditje të fundit? Babën s’e njoha, s’di si ta përfytyroj,….! Por edhe nëna do e mbyllë pleqërinë pa mua. Nëna qan për djalin, fëmijët e mi të lënë kërthi, qajnë për babën, gruaja së cilës fëmijët i rrinë për qark si zogjtë që u është prishur foleja, qan për të gjitha hallet që i ranë në moshë të re. Unë qaj, jo për gëzimet që lë pas, se ato kurrë nuk i pata, po qaj vuajtjet, skamjen, psherëtimat që u lashë”.

Në hetuesi, atij iu kërkua që të bashkëpunonte me ta, duke i premtuar se do ta lehtësonin. Shefqet Dobra, 36 vjeçar, qëndroi burrërisht përpara atyre që nuk kishin burrëri, duroi torturat nga më mizoret, i mbetur disa herë pa ndjenja, dhe jo vetëm nuk pranoi të bashkëpunonte me ta, por nuk pranoi asnjë nga akuzat që iu bënë. Në janar 1980, mbas afro tre muaj hetuesi, e nxjerrin në gjyq. Atë ditë vijnë aty edhe gruaja me fëmijët. Me gjithë këmbënguljen e saj, për të dëgjuar gjyqin ndaj të shoqit, atë nuk e lejojnë.

Dëshmitarët e rremë, i fusin një e nga një brenda për të dëshmuar. Njëri nga ata, tha se Shefqeti është i pakënaqur nga Partia, është armik etj, por nuk mbante mend ato që ishin shkruar gjatë dëshmisë së marrë më parë. Gjykatësi ia citonte, ndërsa ai përsëriste po ato fjalë. Kur gjykatësi e pyet Shefqetin, si të pandehur, në se ka gjë për të thënë ndaj dëshmitarit, sipas rregullit, ky i fundit, i përgjigjet, se; dëshmitari, nuk i mban mend ato që janë shkruar në dosje e që e kanë porositur të thotë për të.

Në seancën tjetër, dëshmitari, si duket, i bërë për “ujë të ftohtë”, dëshmoi se Shefqeti kishte munguar në punë, me qëllim që të ulej norma padrejtësisht, si dhe të mbeteshin derrat pa u furnizuar me ushqim. Meqenëse, nga ky dëshmitar nuk u mundësua të jepen fakte për të pandehurin, gjykatësi më në fund i hakërrehet, se do ta diskreditonin para popullit. Një grua, që ishte sekretare e organizatës së rinisë, dëshmoi se Shefqetin e kishin caktuar të lexonte gazetën, mbasi lexonte më mirë.

I kërkojnë të shkonte të merrte burrat, atje ku punonin, që të lexohej broshura e ditëlindjes së shokut Enver, por ai ai nuk paska shkuar. Një tjetër, dëshmoi se e kishte pyetur Shefqetin, se cili do të zgjidhej në vend të Hysni Kapos, ndërsa ky i ishte përgjigjur se ka sa të duash atje, si ai. Kur iu dha fjala në lidhje me këtë të fundit, Shefqeti e pyet atë: – “Kemi punuar ndonjëherë bashkë”?

– “Jo”, përgjigjet ai. – “Domethënë as vijmë e, as shkojmë te njëri-tjetri, se nuk na lidh gjë. – “Jo, unë jam pa shkollë, ti je me shkollë…”! – “Shkollën në derë të shtëpisë e ke patur, edhe për këtë unë e kam fajin? Përderisa nuk kishim asnjë lidhje, pse e more rrugën të vish te shtëpia ime, për të pyetur, se kush do të zgjidhej në vend të Hysni Kapos? Pse nuk pyete sekretarin e partisë, që e kishe më afër”? – “Kot, për qejf”, – thotë dëshmitari. – “A shkohet për qejf te ai që s’ke muhabet? Vetë e mendove, apo të porositën”? Ishte ky dëshmitar, që hetuesi, në ballafaqim me Shefqetin, dy muaj më parë, e kishte nxjerrë nga zyra, mbasi kishte pohuar, se për të shkuar te Shefqeti, kishte marrë porosi nga operativi i zonës.

Gjyqet me motive politike, zakonisht kanë qenë të inskenuara, por gjithsesi kishte mjaft raste, për të cilat personat që gjykoheshin, realisht, në biseda me të tjerë, kishin folur kundër regjimit komunist, duke shprehur pakënaqësi ndaj tij. Ndërsa gjyqi i organizuar ndaj Shefqet Dobrës, ishte tërësisht i manipuluar, ai ishte thjesht një formalitet, mbasi Shefqeti, duke ditur rrethanat në të cilat, familja e tij pati kaluar e kalonte, ishte tepër i kujdesshëm në biseda me këdo. Në përfundim të gjyqit, prokurori i rrethit, në pretencën e tij shprehet: “I pandehuri ka kryer veprimtari armiqësore, për minimin dhe rrëzimin e pushtetit popullor, në mënyrat e tij më armiqësore…… dhe i kërkoj trupit gjykues, të dënohet me 10 vjet heqje lirie”.

Përfundimisht, gjykata la në fuqi propozimin e prokurorit me 10 vjet burg. I vënë hekurat dhe e nxjerrin nga salla, ndërsa te dera jashtë, ndodheshin; vëllai, Muhameti, e shoqja, Bukuria, me katër fëmijët, që pritnin ta takonin. Ende pa dalë jashtë, Shefqeti i kërkon gjykatësit, që të paktën të takonte fëmijët, por ai nuk e lejon. Duke dalë dëgjoi zërin e Bukuries, që i thotë gjykatësit të takoheshin, por ai i thotë: “Ti shih punën tënde! Armiku nuk ka menduar për fëmijët”. Kështu veprohej në mjaft raste, me qëllim që të shkatërronin familjet. Vitet e dënimit, Shefqeti i bëri në burgun mizor të Spaçit e të Qafë Barit. Në Spaç, një herë shkoi edhe nëna e tij, që tashmë i pati kaluar të tetëdhjetat.

Ajo shkoi me Muhametin e vajzën e vogël të Shefqetit, të cilën ai fillimisht nuk e njohu. Ata kishin ecur shumë edhe në këmbë. “Erdha kësaj here, – i thotë nëna, – se plakë jam e nuk i dihet, a më gjen apo jo kur të lirohesh”! Fjalët e nënës ia këputën zemrën të birit, i cili iu drejtua: – “Më fal, o nënë, që të shkaktova mundime në këtë moshë”. – “Jo, biri i nënës, nuk ke faj ti”. Më gjatë nuk mund të shpreheshin, mbasi takimi bëhej në prani të rojave. Ndahet me nënën me lot në sy. Ajo mbas disa muajsh ishte paralizuar, gjë për të cilën Shefqeti, sa qe në burg, nuk mori vesh gjë. Në Spaç, në një rast, në muajin dhjetor, atje shkon edhe Bukuria me djalin e një nip të tij. Takimi bëhet në orën nëntë të mbrëmjes. Bukuria ishte grua kurajoze. Ajo, asnjëherë nuk i ankohej atij, por i thoshte se janë mirë, ndërsa e këshillonte atë të kujdesej për veten.

Takimi zgjati një orë. Ajo fjeti me fëmijët, në një dhomë aty në çimento, ndërsa Shefqeti në orën dhjetë, u nis për në punë në turnin e natës. Duhej një orë, të shkonin te fronti i punës në galeri. “Rrobat e punës, – rrëfen ai, i kishim lënë të lagura dhe ashtu të qullura i veshën kur shkuan. Në galeritë e nëntokës ku punonin, temperaturat arrinin në afro 40 gradë plus, ndërsa kur i nxirrnin vagonët jashtë në dimër, temperatura shkonte në minus 20, apo 25 gradë. Sapo dilnin jashtë rrobat e lagura fillonin të ngrinin. Vagoni duhej shtyrë me forcën e krahëve pa ndaluar, mbasi po të ndalohej, ai ngjitej mbi shina nga ngrica e pezullohej puna. Atij që mund t’i ndodhte kjo, penalizohej si shkaktar për ndërprerjen e punës dhe mund të ri dënohej për sabotim.

Në Qafë-Bar, rrëfen Shefqeti, kishin një brigadier, jo i dënuar që quhej Flori. Ai ishte njeri shumë i mirë dhe nuk i përplaste asnjëherë të burgosurit me policët. Edhe ata nuk kurseheshin për çdo gjë që ai u thoshte. Në një nga furnelet, ishte vrarë një i burgosur nga shembja, të cilin nuk mundën ta nxirrnin të gjallë. Mbi trupin e tij kishte rënë shumë mineral, nga 50 metra lartësi. Djali i quajtur Malo, priste lirimin, mbasi edhe pak ditë i kishin mbetur. Por s’qe e thënë të shihej më me prindërit, as edhe ta varrosnin. Thuhet se komisar Selaudini, siç duket ndjeu një keqardhje dhe i bën një kërkesë, Ramiz Alisë, që t’i faleshin edhe ato pak ditë burg që i kishin mbetur pas vdekjes. Kjo, ndoshta do të mundësonte, që familja të merrte trupin e tij. Kërkesa nuk ishte pranuar. Pas pesë ditësh, katër punëtorë të shoqëruar nga dy police, e çuan Malon në varreza, ndërsa të burgosurit e tjerë e shoqëronin me sy deri në kthesë.

Në vendin ku ndodhi aksidenti, u dërgua Shefqeti me disa të tjerë, mbasi ishin thyer disa trupa e duheshin riparuar. Pikërisht aty, aksidentohet Shefqeti, të cilit i rrotullohet kavoja me një dërrasë dhe e përplas për tokë, duke mbetur pa ndjenja. Shokët, duke parë tmerrin me sy, menduan se nuk do të shpëtonte, por fati e deshi të shpëtojë. Pas disa ditësh, i vjen Bukuria me motrën dhe djalin. Ai ishte krejt i dërmuar, por nuk e bëri veten para tyre. Aty e mësoi se djali i madh, që sapo i kishte mbushur 14 vjeç, e kishte lënë shkollën, që të punonte. Brigadieri, Riza Gradeci, ishte njeri i mirë. Ai e kishte mbajtur djalin, duke i dhënë punë jo të vështirë.

Po kështu kishte vepruar më pas, edhe brigadieri Sul Saliasi, me djaloshin e njomë, – rrëfejnë familjarët. Ka edhe njerëz të mirë. Edhe vajza e madhe e Shefqetit, e mbaroi vitin e parë të shkollës së mesme, por më pas doli në punë. Gjatë kohës që Shefqeti vuante dënimin, drejtuesit e këshillit dhe të partisë në sektor, organizuan një mbledhje të popullit, posaçërisht për të diskretituar vëllanë e tij, Muhametin, i cili kishte kaluar “te verdhëtin” dhe e kishin nxjerrë nga spitali pa u shëruar. Ashtu, në gjendje të keqe shëndetësore, e thërresin në mbledhjen e popullit, në sektor.

Muhameti ishte rreth 48 vjeç, por sëmundja e kishte mposhtur. Me shumë mundim bëri rrugën nga kampi deri në sektor. Mbledhja drejtohej nga sekretari i byrosë së partisë së ndërmarrjes bujqësore. Muhametin, e nxjerrin përpara, duke i thënë të qëndrojë më këmbë në cepin e sallës së madhe të kulturës. Sekretari i partisë, fillimisht flet për situatën politike, duke vënë në dukje se partia i ka zbuluar dhe dënuar armiqtë, sado të mbuluar të jenë. Një grua, nga rreshti i parë i të pranishmëve, që ishin të ulur në stola, ngrihet e thërret: “Të rrojë Partia”. Salla duartroket. Më pas, sekretari, drejtohet nga Muhameti duke thënë:

– “E shikoni këtë ju? Këtu mes jush ka kryer veprimtari armiqësore. Nuk vuri mend se i vëllai është dënuar 10 vjet, si armik. Këta duan të prishin lumturinë tuaj, të ardhmen e fëmijëve tuaj, por ne nuk e lëmë, se kemi partinë… etj., etj. Dy burra nga një fshat i Çermenikës, që nuk ishin të kampit të të internuarve, por banorë të sektorit, ngrihen njëri, pas tjetrit, duke thënë se Muhameti, është biri i oficerit, që ka luftuar kundër pushtetit popullor, edhe ky si i ati dhe vëllai tij, vazhdon po kështu…! –

“Hëë! çdo t’i thuash patriotit tënd”, – i thotë sekretari, Muhametit. – “Në atë kohë kam qenë i vogël e nuk di gjë, po edhe sikur të jetë e vërtetë, unë nuk mund të jap llogari për këtë” – u përgjigj Muhameti, i cili mezi qëndronte më këmbë. Folën edhe dy tre persona të tjerë, mundet edhe të porositur për ta rënduar atë. I vetmi, të cilin familjarët e kujtojnë me respekt, ishte Riza Gradeci, i cili shprehet se; “Muhameti dhe e gjithë familja Dobra, janë shumë të rregullt me punën, dhe se nuk e besonte që Muhameti të ketë kryer veprimtari armiqësore”.

Mbiemri, Gradeci e trembte sekretarin dhe nuk i kundërvihet atij, por i thotë; – “Mirë Riza, ulu. (Sulo Gradeci ishte shoqërues i diktatorit Enver Hoxha). Në fund, ngrihet një djalë tjetër, po nga Librazhdi, emrat e të cilëve i ka bërë të njohur Shefqeti në librin e tij, duke e rënduar akoma më shumë Muhametin. Në fund foli sekretari, i cili mbylli dhe mbledhjen e organizuar kundër Muhamet Dobrës. Ai doli i fundit nga salla. Disa të rinj, të edukuar me ndjenjën e urrejtjes, ishin porositur ta goditnin gjatë rrugës për në shtëpi.

Këtë e vë re Hasan Lika, i cili u flet atyre dhe e shoqëron Muhametin, deri në afërsi të shtëpisë. Pas “diskreditimit” të Muhametit, e gjithë familja ishte në tension. Djalin e Shefqetit, Islamin, e kalojnë në një brigadë tjetër. Aty fillojnë ta trajtojnë shumë keq, duke i përmendur edhe emrin që mbante. Nuk e paguanin për punën e bërë dhe shpesh ia përmendin, se ishte djali i armikut.

“Ditët e para të Janarit 1987”, – tregon Shefqeti, – nuk e futën më në galeri, por bënte punë brenda kampit. Lek Miraka bashkë me Dine Dinen, më 26 janar në darkë, qerasnin me cigare e karamele të burgosurit, që vinin të uronin Shefqetin për lirimin e tij. Bashkë me të, qëndronte edhe një djalë shumë i mirë, nga një fshat i Çermenikës, quhej Qemal Meta. Atë e kishin kthyer nga Jugosllavia, ku ishte arratisur, ishte djalë dëshmori dhe e kishin dënuar me 14 vjet burg. Të nesërmen, Shefqeti lirohet. Nga dhjetë vite, bëri tetë. Mbërrin në afërsi të shtëpisë, ku të gjithë e prisnin. Njëri nga fëmijët e pa dhe ikën me vrap për te shtëpia e Muhametit. Të gjithë dolën përpara ta pritnin. Bukuria mbante për krahu nënën e tij, e cila kishte kaluar dy paraliza.

– “Shyqyr që erdhe, o bir i nënës, nuk do më kalbte dheu, po mos më kishe gjetur gjallë, të më varrosësh me duart e tua”, qenë fjalët e saj, që ia këputën shpirtin djalit të përmalluar në kaq vite. Kaluan atë natë me nënën, vëllanë, motrën e fëmijët, duke ndenjur deri vonë. Streset në familjen Dobra, nuk ndaheshin. Disa ditë më pas, do të bëheshin votimet. Vendimi gjyqësor, i marrë vite më parë, nuk parashikonte heqjen e së drejtës elektorale, kështu që Shefqeti, duhet të shkonte për të votuar. Kur shkoi te qendra e votimit, pa se njerëzit ishin vënë në radhë. “Arixhijtë,- mban mend Shefqeti, -lëviznin nëpër sektor me dajre e klarineta, duke bërë aheng, ku shprehej “dashuria e popullit për partinë”. Altorpolantët zienin, duke treguar përqindjet e votuesve nëpër rrethe.

Mbasi u pakësuan njerëzit, u fut edhe Shefqeti me gjithë familjen. E merr fletën e votimit, e cila siç dihet në kohën e diktaturës, nuk kishte alternativë dhe vetëm se do të hidhej në kuti. Ishte bërë zakon që para se të hidhej në kuti, njerëzit thoshin: “Të rrojë partia”! Si të bënte Shefqeti, ai ishte dënuar si “armik i partisë”! Edhe në qoftë se do e thoshte fjalën, kush e besonte, të nesërmen do të thuhej se edhe armiku, tha; “të rrojë partia”, në qoftë se nuk do të fliste, do të thonin se; “armik ishte e, armik mbeti”.

Ashtu, në dilemë u afrua te kutia. Kishte vendosur të mos fliste, ndërkohë, dëgjon një zë gruaje që i thotë: – “Këtu”, duke treguar me gisht të çarën e kutisë së votimit. Njohu se ishte ish brigadierja e tij, para se të burgosej, që edhe ajo tani, ishte tetë vjet më e madhe. Për këtë Shefqeti shkruan: “Megjithëse komuniste, për kohën që e pata brigadiere, ruaja konsideratën më të mirë, për sjelljen dhe trajtimin që më bënte. … E shikova, m’i kishte ngulur sytë, në të nuk pashë urrejtje, as frikë, si në shumë të tjerë…”! Shefqeti filloi punë, tanimë jo në Sulzotaj, por në sektorin e Çermës. Pas një viti, nëna e tij ndërroi jetë.

Ajo jetoi me shpresën se një ditë do e shikonte njeriun e saj të zemrës, burrin e saj, Islamin. Ndodhte shpesh që e kujtonte duke thënë, se; “ishalla është martuar e ka fëmijë, që të mos e ngrysë jetën i vetëm”. Nga dëshmitë e marra Sadik Dobrës, kushëri i tyre, i arratisur në vitin 1953, rezulton se Islam Dobra, nga Jugosllavia, ka mundur të shkojë në Amerikë. Ndaj tij ka patur një survejim të veçantë, nga ana e Sigurimit të Shtetit, për ta eliminuar, siç ka ndodhur edhe me të tjerë eksponentë antikomunistë. Në këto rrethana, ai atje, ka ndryshuar identitet, me qëllim për t’ju shmangur së keqes. Atje është martuar dhe ka patur dy vajza.

Ishte fillimi i lëvizjeve demokratike në Shqipëri. Disa muaj më parë, Shefqetin e kishin pranuar në organizatën e Frontit Demokratik, duke i dhënë triskën, pas 45 vjetësh. Kjo u bë tani që Frontit po i vinte fundi. Filluan pranimet në Partinë e Punës, lehtësisht. Demonstratat e studentëve të dhjetorit 1990, çuan në masivizimin e protestave antikomuniste, që finalizuan me përmbysjen e monumentit të diktatorit Enver Hoxha. Më 1993, Shefqetit i propozuan të vishej oficer, meqenëse e kishte shkollën e mesme.

Persona të veçantë, propozojnë, që të emërohej komandant i postës në Çermë dhe se duke e patur atë, mund t’i rregullonin mirë disa burra aty, që kishin përbuzur të persekutuarit. Në kontakt me ta, ai shprehet: “Jo, unë nuk do e bëja kurrë. Vërtet, nuk duhet të harrojmë të shkuarën e hidhur, por ne që e njohim urrejtjen, nuk duhet të urrejmë, me sjelljen tonë të mirë, i vrasim më shumë. Nuk është fisnikëri, të përdorësh detyrën për hakmarrje; i kam kthyer shpinën së shkuarës, dua që ata të kuptojnë se ne, nuk jemi ashtu si u ka thënë Partia”. / Memorie.al

                                                                 Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Edhe pse pas marrëveshjes Hrushov–Kenedi, njerëzimi mori frymë lirisht, Enver Hoxha qëndrimin e Hrushovit, e quajti ‘akt frikamani’, në ditarin e tij, ai shkruante...”/ Refleksionet e historianes së njohur

Next Post

“Ne s’kemi marrëdhënie me ju dhe anija s’lejohet të futet në Portin e Durrësit, largohuni urgjentisht nga ujrat tona...”/ Zbulohet dokumenti sekret i majit ‘74, me anijen sovjetike me 29 persona, që “tërboi” Enverin ndaj Ballukut

Artikuj të ngjashëm

“Tom Stefan kishte lidhje me Enverin, duket edhe nga fotot ku janë bashkë, por miqësia u prish, kur Tomi u lidh me Lulu Vrionin…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit amerikan, që erdhi në Shqipëri në ’87-ën
Dossier

“Tom Stefan kishte lidhje me Enverin, duket edhe nga fotot ku janë bashkë, por miqësia u prish, kur Tomi u lidh me Lulu Vrionin…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit amerikan, që erdhi në Shqipëri në ’87-ën

October 12, 2025
Dëshmia e italianit Paolo Saggioti: “Tarasconi solli 150 napolona flori dhe me sugjerimin e anglezëve ne bëmë një sabotim, duke i vënë zjarri në Kuçovë…”/ Gjyqi i ‘Deputetëve’
Dossier

“Terrori komunist mbi fshatin Zgosht, nuk u ndërpre gjatë vitit 1945, pasi më 14 mars, në Ditën e Verës, partizanët u vënë zjarrin shtëpive të Zylyf Shpatës…”/ Ana e panjohur e “Luftës Nacional-Çlirimtare”

October 13, 2025
“Të ardhurat nga eksportet tona në disa shtete te botës, do të bëhen në firma amerikane, pasi…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë sekret, për llogaritë bankare të regjimit komunist, në Zvicër e SHBA-ës  
Dossier

“Të ardhurat nga eksportet tona në disa shtete te botës, do të bëhen në firma amerikane, pasi…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë sekret, për llogaritë bankare të regjimit komunist, në Zvicër e SHBA-ës  

October 11, 2025
“Kur Isak Alla, thirret nga Qarkori i Partisë Komuniste, në shtëpinë e Miftar Hoxhës në Mirakë dhe i kërkohet që me çetën e tij të bashkohet me ta, ai…”/Ana e panjohur e konfliktit të nacionalistëve me partizanët!
Dossier

“Kur Isak Alla, thirret nga Qarkori i Partisë Komuniste, në shtëpinë e Miftar Hoxhës në Mirakë dhe i kërkohet që me çetën e tij të bashkohet me ta, ai…”/Ana e panjohur e konfliktit të nacionalistëve me partizanët!

October 13, 2025
“Pas 34 vitesh, kur u hap varri i At Serafinit, nga infermierja Marie, një besimtare katolike, që kishte varrosur vetë, u gjet…”/ Historia e trishtë e fratit që vdiq nën torturat e Sigurimit, në 1947-ën
Dossier

“Demiri nga Stebleva mundi të arratisej në Jugosllavi, por pas disa kohësh, UDB-ja e kthehu në Shqipëri, ku hetuesi Isa H. në burgun e Tiranës, e torturoi…”/ Historitë e trishta të arratisjeve në epokën komuniste

October 10, 2025
“Ne s’kemi marrëdhënie me ju dhe anija s’lejohet të futet në Portin e Durrësit, largohuni urgjentisht nga ujrat tona…”/ Zbulohet dokumenti sekret i majit ‘74, me anijen sovjetike me 29 persona, që “tërboi” Enverin ndaj Ballukut
Dossier

“Ne s’kemi marrëdhënie me ju dhe anija s’lejohet të futet në Portin e Durrësit, largohuni urgjentisht nga ujrat tona…”/ Zbulohet dokumenti sekret i majit ‘74, me anijen sovjetike me 29 persona, që “tërboi” Enverin ndaj Ballukut

October 11, 2025
Next Post
“Ne s’kemi marrëdhënie me ju dhe anija s’lejohet të futet në Portin e Durrësit, largohuni urgjentisht nga ujrat tona…”/ Zbulohet dokumenti sekret i majit ‘74, me anijen sovjetike me 29 persona, që “tërboi” Enverin ndaj Ballukut

“Ne s’kemi marrëdhënie me ju dhe anija s’lejohet të futet në Portin e Durrësit, largohuni urgjentisht nga ujrat tona...”/ Zbulohet dokumenti sekret i majit ‘74, me anijen sovjetike me 29 persona, që “tërboi” Enverin ndaj Ballukut

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme