• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, June 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime

“Në dyshemenë e sallës së morgut të Tiranës, qëndronte një qen që kuiste pa pushim dhe në tavolinën e autopsisë, ishte kufoma e një personi të vrarë…”/ Dëshmia e rrallë e profesorit të Mjekësisë Ligjore

“Babai im, Dr. Spiro Çipi, i diplomuar në Sorbonë një nga themeluesit e Mjekësisë Ligjore, vitet e para pas luftës, priste ta arrestonin nga çasti në çast, pasi infermierët…”/ Dëshmia e rrallë e profesorit të njohur
“Babai im, Dr. Spiro Çipi, i diplomuar në Sorbonë një nga themeluesit e Mjekësisë Ligjore, vitet e para pas luftës, priste ta arrestonin nga çasti në çast, pasi infermierët…”/ Dëshmia e rrallë e profesorit të njohur
“Shokun ma vranë 20 m. larg, qenin e kufirit e kishte Mitro K., kurse në qelitë e Gjirokastrës, pësova tronditje nervore dhe luaja e haja bukë me minjtë…”/ Dëshmia tronditëse e beratasit që u dënua me 25 vjet
“Shokun ma vranë 20 m. larg, qenin e kufirit e kishte Mitro K., kurse në qelitë e Gjirokastrës, pësova tronditje nervore dhe luaja e haja bukë me minjtë…”/ Dëshmia tronditëse e beratasit që u dënua me 25 vjet
Dokumentet e Sigurimit të Shtetit: “Banda e Xhevdet Mustafës, pasi të shkonte në ‘Bllok’-un e udhëheqjes, do…”/ Raportet sekrete të “Liqeni i Shkodrës”, “Aktori”, “Boga”, etj.
Dokumentet e Sigurimit të Shtetit: “Banda e Xhevdet Mustafës, pasi të shkonte në ‘Bllok’-un e udhëheqjes, do…”/ Raportet sekrete të “Liqeni i Shkodrës”, “Aktori”, “Boga”, etj.

Nga Prof. Dr. Bardhyl Çipi

Pjesa e pestë

Prof. Çipi: “Ju tregoj rastet kur jam thirrur për të bërë ekzaminimet mjeko-ligjore të personave të vrarë në kufi, në tentativë për t’u arratisur nga Shqipëria”!                                  

                              PROVA SHKENCORE TË VDEKJEVE MBRESËLËNËSE

Gjithashtu mund të lexoni

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

                         (Persona publikë, viktima të diktaturës, ngjarje të tjera)

Memorie.al / Bardhyl Çipi, një nga specialistët më me përvojë në vendin tonë në fushën e Mjekësisë Ligjore dhe Bioetikës, mësimdhënies së tyre dhe përgatitjes së ekspertëve të rinj mjeko-ligjorë. Disa nga pacientët e tij, janë: viktima që u vranë në kufi për të shpëtuar nga diktatura komuniste, por i ndihmuar nga qeni i tij besnik, për zbulimin e kufomës së tij të fshehur, gruaja e internuar që vrau veten nga dëshpërimi, qytetarët e Kosovës të vrarë nga serbët, sepse kërkonin të jetonin të lirë, për të mos u poshtëruar dhe torturuar prej tyre, banorët që kanë jetuar 1500 vjet më parë në Shqipëri, profesori i universitetit të Tiranës i grabitur dhe i vrarë, etj. Një libër mbi vdekjen dhe provat shkencore për zbulimin e llojeve të ndryshme të saj: vrasje, vetëvrasje, të stimuluara dhe të detyruara nga regjimi komunist, vrasje dhe gjenocide ndaj Shqiptarëve nga fqinjët e tyre, kufoma të freskëta apo të dekompozuara dhe të skeletizuara. Dokumentet e vdekjeve të personave të shquar; Kenedit, Linkolnit, Napolonit, Leninit, Trockit, etj., dhe ngjarje të tjera të vdekjeve të njerëzve të zakonshëm. Njohuri mbi ndryshimet që ndodhin pas vdekjes dhe ekzaminimit të kufomave në botë dhe në vendin tonë, nga pikëpamja historike, etike, mjekoligjore, juridike. Disa nga librat e tij të fundit janë; “Manuali i Mjekësisë Ligjore” (2015), “Bioethics in Albania nowadays” (2016), “Tranzicioni shqiptar në lupën e mjekësisë ligjore” (2018), “Mjekësia Ligjore Kriminalistika” (2020).

                                                           Vijon nga numri i kaluar

 Krimet: vrasjet, vetëvrasjet dhe të tjera ndaj personave të persekutuar nga regjimi komunist

Këto kanë qenë të shumta, sikurse po rezulton nga dokumentet që kanë dalë dhe dëshmitë e atyre që kanë vuajtur dhe janë dënuar me të padrejtë në kohën e kësaj diktature të egër. Një pjesë e tyre janë vërtetuar edhe me prova shkencore, në saje të ekzaminimeve mjekoligjore të kryera, por ka dhe shumë të tjera, të provuara nga dokumentet dhe dëshmitë e shumta.

Pas viteve 1990, kur u përmbys regjimi komunist, filloi në mënyrë të organizuar të provuarit në mënyrë shkencore të këtyre ngjarjeve të hidhura. Në të vërtetë, në një pjesë të këtyre vrasjeve ose vetëvrasjeve politike, janë kryer ekzaminimet mjekoligjore dhe kriminalistike, që në kohën kur ato kanë ndodhur.

Unë në atë periudhë kam qenë i ri në ushtrimin e mjekësisë ligjore dhe kam marrë pjesë kryesisht në ekspertimet mjekoligjore të viktimave të krimeve ordinere që kanë qenë të shumta, por mbaheshin të fshehta dhe nuk shpalleshin publikisht, sikurse veprohet sot.

Këto ekzaminime unë i kam bërë më tepër për qytetin e Tiranës dhe rrethin e saj dhe më pak për zonat e tjera të vendit tonë; ato realizoheshin zakonisht nga mjekët ligjorë të tyre, që ishin në ҁdo rreth të vendit tonë.

Në atë kohë, unë kam kryer një  numër të madh ekzaminimesh mjekoligjore të Tiranës dhe kam vajtur në shumicën e fshatrave të rrethit të saj, për të kryer autopsitë e viktimave të shumta të vrasjeve, vetëvrasjeve, aksidenteve, apo të vdekjeve të papritura, të gjitha këto që nuk kishin lidhje me persekutimet politike.

Por gjatë atyre viteve, unë kam marrë pjesë edhe në zgjidhjen e aspekteve mjekoligjore të disa ngjarjeve me karakter politik.

Ja cilat kanë qenë këto raste:

Po e filloj këtë paraqitje me një ngjarje shumë të veҁantë, që më ka ndodhur në vitin 1986. Në atë kohë shërbimi i Mjekësisë Ligjore, ndodhej në një ndërtesë të ish-spitalit nr.2 (i Kirurgjisë), ku sot janë vendosur konsultat e QSUT. Morgu gjendej në ish-spitalin nr.1, aty ku është dhe sot, por ai ishte në atë kohë, në varësinë e Anatomisë Patologjike, që kryente atje autopsitë e vdekjeve spitalore. Pas viteve 2000, te ndërtesa e morgut është vendosur mjekësia ligjore.

Pothuajse ҁdo ditë në mëngjes, ne mjekët ligjorë shkonim nga zyrat tona në ish-spitalin nr.2, për në morg, në ish-spitalin nr.1, për kryerjen e autopsive të rasteve mjeko-ligjore. Ngjarja që dua të tregoj, ka ndodhur në një ditë të ftohtë dimri. Sapo arrita në punë, në mëngjes herët, lajmërohem me telefon nga drejtuesi i morgut dhe nisem për atje.

Edhe ai që sapo kishte ardhur, më shoqëron menjëherë për në sallën e autopsisë. Kjo sallë ishte pak a shumë po ajo që është sot, por që tani është me pajisje moderne. Ajo që më ra në sy, në dyshemenë e sallës qëndronte një qen jo shumë i madh, që kuiste pa pushim dhe nuk pranonte në asnjë mënyrë të largohej prej aty. Në tavolinën e autopsisë pranë, gjendej e shtrirë kufoma e një personi të vrarë me armë zjarri, që do ekzaminohej prej meje.

Punonjësit e morgut më treguan se qeni kishte zbritur bashkë me kufomën nga karroceria e një kamioni, kur e kishin sjellë një natë më parë, për ta futur në morg dhe fshehurazi, duke përfituar nga errësira e natës, kishte hyrë në sallën e autopsisë, për të mos u ndarë nga trupi i pajetë i të zotit të tij.

Sikurse u informova më pas, viktima që banonte në Tiranë, ishte dënuar për shkak të bindjeve politike kundra regjimit dhe për këtë ishte internuar në zonën e Bizës të Martaneshit. Në një prej ditëve të këtij dimri, ai largohet pa leje nga vendi i internimit dhe ecën nëpër male, i shoqëruar nga qeni i tij besnik; arrin zonën e Qafës së Thanës, për të kaluar kufirin shqiptaro – jugosllav.

Për fatin e tij të keq, kur ju afrua kufirit, u diktua nga një prej rojeve kufitare me veshje dimërore, i pajisur me ski, i cili e ndoqi me insistim për shumë kilometra dhe në fund e qëllon nga larg në shpinë, duke e lënë të vdekur në vend.

Në atë kohë erdhi dhe hetuesi (sot është oficeri i policisë gjyqësore, ose prokurori), i cili kishte qenë në vendin e vrasjes pranë kufirit, për të bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe për të marrë kufomën dhe ta sillte në morgun e Tiranës.

Hetuesi kishte për detyrë gjithashtu, që në dokumentin që do të plotësonte në këtë rast, që quhet proces verbali i këqyrjes së vendit të ngjarjes, të përfshinte edhe përshkrimin e kufomës, që do t’ia diktonte tani mjeku ligjor në morg.

Dua të sqaroj, që në mjaft raste, kur nuk arrihet të bëhet përshkrimi i kufomës në vendin e ngjarjes, për arsye të ndryshme, siҁ mund të ketë ndodhur edhe në këtë ngjarje, ky veprim do të kryhet në morg.

Gjithashtu, e shoh me vend që të shtoj, se detyra që ka mjekësia ligjore, është ekzaminimi i kufomës dhe autopsia e saj, ndërsa hetuesi (oficeri i policisë gjyqësore), ka përgjegjësinë për ta marrë dhe transportuar kufomën në morg, t’i sigurojë mjekut ligjor kushte sa më të mira, për kryerjen e autopsisë; pas kësaj i jep familjes lejen për ta varrosur.

Në kohën e regjimit komunist kur kishte raste të vdekjeve të të burgosurve, të dënuarve dhe të internuarve për arsye politike, hetuesi urdhëronte që kufoma mos t’i jepej familjes por të varrosej në vende të panjohura.

Për rastin që po tregoj, ajo që më habiti dhe më neveriti,  ishte kënaqësia që ndjente hetuesi për këtë vrasje, që e shprehte duke treguar me mburrje dhe me zë të lartë, që ta dëgjonin të gjithë punonjësit e morgut dhe personat e tjerë që gjendeshin atje, për trimërinë që kishte treguar kufitari, që në kushtet shumë të këqija të motit dhe terrenit të vështirë të mbuluar nga akulli dhe dëbora, e ndoqi me këmbëngulje, për një kohë shumë të gjatë, deri sa e vrau “tradhtarin e atdheut”; “ai duhet të shpallet hero”, përfundonte ai.

Të gjithë njerëzit përreth e dëgjonin atë në heshtje. Për mua u krijua një situatë me të vërtetë prekëse, në këtë mjedis për rreth kësaj viktime të pafajshme, për të cilën qante vetëm qeni i tij, i pandarë nga i zoti, pavarësisht se tani ai ishte i vdekur.

Nuk mora vesh se çfarë u bë më pas me qenin, por disa kohë më vonë, pas viteve 1990, historia e kësaj viktime të pafajshme dhe qenit të saj besnik, m’u kujtua menjëherë kur unë takova të vëllanë, që donte të gjente trupin e viktimës.

Kur unë i tregova historinë me qenin, ai u hodh përpjetë, sepse e kuptoi menjëherë, që kjo kufomë duhej të ishte e të vëllait; para se të internohej, kishte pasur një qen besnik, që nuk i ndahej asnjë herë, ngado që shkonte. “Ky qen duhet të ketë qenë ai, që ishte në morg pranë kufomës së vëllait të tij”, më tha ai.

Pas shumë kërkimesh që bëri, ai më në fund, zbuloi që kufoma e të vëllait, duhet të ishte në një varr me emër të rremë, në varrezat e Shtish Tufinës në Tiranë. Unë shkoj menjëherë atje, të marrë pjesë në zhvarrimin dhe më pas të bëj këqyrjen e kufomës, që ishte e skeletizuar.

Të dhënat e ekzaminimit të saj, i krahasova me ato të aktit mjeko-ligjor të autopsisë që kisha kryer në vitin 1986, një ditë pas vrasjes së viktimës. Në përfundim, arrita ta përcaktoj me saktësi identitetin e kësaj viktime të pafajshme. Pas kësaj, u krye rivarrosja me ceremoni nga familja.

Pra, qeni, kjo kafshë besnike, e ndihmoi në një farë mënyre edhe pas vdekjes të zotin, në zbulimin e kufomës së tij, të varrosur në një vend të fshehtë, me qëllim që ajo të mos gjendej kurrë.

Rasti i dytë i muajit shtator të vitit 1982, ka të bëjë me atë që u quajt; “Banda e Xhevdet Mustafës”, që kishte hyrë në mënyrë klandestine në vendin tonë, nëpërmjet bregdetit të zonës së Divjakës të rrethit të Lushnjes. Qëllimi i saj ishte, që të shkonte në Tiranë, për të vrarë diktatorin komunist dhe të përmbyste regjimin e tij.

Gjatë rrugës për të ardhur në Tiranë, ajo zbulohet dhe ndiqet nga forcat e Policisë dhe të Ministrisë së Brendshme. Megjithëse, ajo vazhdoi rrugën drejt stacionit të trenit të Rrogozhinës, duke vrarë edhe disa persona, ndërmjet tyre, me sa mbaj mend, edhe një polic, më në fund ajo u rrethua dhe u asgjësua.

Dy kufomat e kësaj ngjarjeje, të dërguara në morgun e Tiranës, i përkisnin Sabaudin Haznedarit (kryetari i grupit), i arratisur nga Shqipëria në vitin 1950 dhe Xhevdet Mustafës, i arratisur nga Shqipëria, në vitin 1964.

Kur hyra atë ditë në sallën e autopsisë të morgut të Tiranës, kufomat e tyre ndodheshin të shtrira në dy tavolinat e kësaj salle. Me sa më kujtohet, kufoma e Xhevdet Mustafës, trupmadh dhe muskuloz, paraqitej me vrima të shumta plagësh arme zjarri, të shpërndara në pjesë të ndryshme të trupit.

Unë ekzaminova vetëm kufomën e Sabaudin Haznedarit, në trupin e të cilës kishte vetëm një plagë arme zjarri, me vrimën e hyrjes në pjesën e përparme dhe të sipërme të kokës dhe atë të daljes në zonën e shpatullave. Kjo tregonte se predha vdekjeprurëse, e kishte pasur drejtimin në kokë dhe trup, nga sipër poshtë.

Ky konstatim përputhej në fakt me pozicionin që kishte pasur viktima në momentin e vrasjes. Ai ndodhej gjysmë shtrirë në mënyrë të pjerrët, brenda një bunkeri (vatër zjarri), afër stacionit të trenit të Rrogozhinës, me fytyrën te frëngjia (dritarja) e bunkerit.

Pas mbarimit të ekzaminimit mjekoligjor, kufomat u vendosën në një prej frigoriferëve të morgut, ku u mbajtën për një kohë të gjatë, gati një muaj para se të lejohej varrimi i tyre.

Një ngjarje tjetër, ka ndodhur në Sarandë, në muajin shtator të vitit 1984, ku unë së bashku me mjekun ligjor të këtij qyteti, kemi ekzaminuar në morgun e qytetit, kufomën e një të riu nga Tirana, i pakënaqur nga regjimi komunist, që kishte bërë një përpjekje për t’u arratisur, duke notuar në drejtim të ishullit grek të Korfuzit.

Kufoma e tij u zbulua nga peshkatarët që e gjetën të ngecur në rrjetat e tyre të peshkimit. Ajo i përkiste një personi të seksit mashkull, me moshë të re, që mbante veshur një palë rroba banje dhe kishte me vete një pasaportë shqiptare. Në fakt të gjithë ata që tentonin ose arrinin të arratiseshin jashtë shtetit, merrnin me vete edhe dokumente identifikuese, pasaporta, etj.

Nga autopsia u përcaktua se vdekja kishte ardhur nga mbytja në ujë. Për shkak të kalbëzimit dhe dëmtimeve të fytyrës pas vdekjes, nuk mund të vërtetohej, nëse kjo kufomë i përkiste ose jo me siguri personit të pasaportës. Për këtë arsye, në ekspertimin për identifikimin e këtij rasti, u përdorën edhe metodat identifikuese të super-pozimit fotografik dhe metoda grafike e algoritmeve. Ato vërtetuan se kjo kufomë, i përkiste këtij të riu nga Tirana.

Gjatë kësaj periudhe më kujtohen edhe disa raste të tjera të kësaj natyre, të ekzaminuara prej meje. Dy prej tyre, i përkisnin dy viktimave që kishin kryer vetëvrasje, me anën e hedhjes nga lartësia dhe vetëvarjes, për shkak të dëshpërimit dhe tronditjes së madhe që u kishte shkaktuar arrestimi dhe burgosja e familjarëve të tyre, ministra të shtetit komunist, por që ishin akuzuar si bashkëpunëtorë të kryeministrit Mehmet Shehu, i shpallur pas vdekjes, në bazë të provave të stisura, si armik i pushtetit.

Një rast i fundit, ka qenë ai i një gruaje të internuar në një nga fshatrat e rrethit të Lushnjes, së bashku me burrin dhe fëmijët e saj, e cila vrau veten me anën e varjes. Këtë veprim ajo e bëri me sa duket, përveҁ kushteve të padurueshme të jetës në internim, edhe nga dëshpërimi dhe tronditja që pësoi nga vdekja e papritur e burrit të saj, që dyshohej se ishte helmuar.

* * *

Pas viteve 1990 me rënien e regjimit komunist, filluan menjëherë kërkimet për zbulimin e kufomave të personave të të ekzekutuara në kohën e tij dhe të varrosura në mënyrë të fshehtë.

Sipas Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK), në periudhën 1944 – 1991, ka pasur mbi 6000 kufoma të varrosura në vende të panjohura, që u përkisnin personave të ekzekutuar me gjyq ose pa gjyq, të burgosurve politikë, të dënuar me vdekje për shkak të bindjeve të tyre kundër regjimit dhe kundërshtimit që kishin shfaqur ndaj tij. Në këtë grup, përfshiheshin edhe viktimat që kishin qenë drejtues të regjimit, por të dënuar prej tij, me akuza false.

Një pjesë e tyre u përkisnin të burgosurve apo të internuarve të vdekur në burgjet ose në kampet e punës, si rezultat i torturave, apo vetëvrasjeve për shkak të keqtrajtimeve, ose dhe për shkak të sëmundjeve. Më në fund në këto raste përfshiheshin edhe kufomat e personave të dënuar me vdekje për krime ordinere (kryesisht ata që kishin kryer vrasje).

Pra në të gjitha këto raste, regjimi komunist, në shkelje flagrante të të drejtave të njeriut, përdorte atë që quhet “zhdukja e detyruar”, si instrument për të ushtruar kontroll shoqëror dhe politik, sidomos kjo për rastet kur nuk ishin zbatuar proceset ligjore të rregullta të dënimeve, por edhe për ta bërë të pamundur zbulimin e vendit të varrosjes, nga frika që varret e të persekutuarve të regjimit, të mos ktheheshin në të ardhmen, si vende pelegrinazhi për të nderuar këto viktima.

Kjo mënyrë të vepruari nuk ka qenë përdorur, bile as në kohën e mesjetës, ku trupat e kriminelëve të rrezikshëm që kishin kryer shumë vrasje, pas ekzekutimit të tyre, ju ktheheshin familjeve, për t’u varrosur. Edhe në SHBA-ës, trupi i një të dënuari me vdekje, i jepet familjes për ta varrosur; nëse ajo nuk pranon, trupi i tij do të prehet në varrezën e burgut.

Përdorimi i modelit të “zhdukjes së detyruar”, justifikohej në atë kohë nga regjimi komunist, me argumentin se trupi i viktimës, nuk i kthehet familjes, sepse ai do të mbetet në dispozicion të shtetit, madje edhe pas vdekjes. Në fakt këtë mënyrë të vepruari, regjimi komunist e kishte marrë nga Bashkimi Sovjetik dhe vendet e tjera komuniste, në të cilat, kufomat e kriminelëve të ekzekutuar ose disidentëve politikë, nuk u jepeshin familjeve të tyre, por varroseshin në mënyrë anonime, ose në vende të panjohura. Memorie.al

                                                            Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Farmacisti Alfred Ashiku dhe Jani Temo, francez me kombësi shqiptare, të lidhur me anglo-amerikanët, shkonin për të dëfryer në ‘Dajti” ku...”/ Dosja e Sigurimit, për intelektualët e njohur antikomunist

Next Post

“Pasi vranë Mulla Çenin, zervistët filluan të argëtoheshin me të bijën, kurse motrën e Hasan Belulit, tre djemtë e Asim Dinos, dy çupat dhe të shoqen e Rexhep Malit, i mbërthyen dhe...”/ Historia e masakrave mbi popullsinë çame në Greqi

Artikuj të ngjashëm

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Edhe pse Ollga Schweizer, në ‘44-ën shpëtoi nga pushkatimi gjermanëve 100 burra, komunistët e internuan dhe ia burgosën…”/ Historia tragjike e danezes, që u dashurua me firmëtarin e pavarsisë
Kujtime

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

May 30, 2025
“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
Next Post
“Vrasje, përdhunime, groposjet për së gjalli, prerjet e organeve të ndryshme trupore si hundë, vesh, etj,…”/ Çamëria, plaga e pambyllur e Shqipërisë

“Pasi vranë Mulla Çenin, zervistët filluan të argëtoheshin me të bijën, kurse motrën e Hasan Belulit, tre djemtë e Asim Dinos, dy çupat dhe të shoqen e Rexhep Malit, i mbërthyen dhe...”/ Historia e masakrave mbi popullsinë çame në Greqi

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!