• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, June 24, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në dokumentin e aktit të Pavarsisë që u gjet në sëndukun e firmëtarit të saj, Aristidh Ruci, në 1950-ën, thuhet…”/ Historia e panjohur e patriotit që njihej, si “Mëndja e Vlorës”!

“Në dokumentin e aktit të Pavarsisë që u gjet në sëndukun e firmëtarit të saj, Aristidh Ruci, në 1950-ën, thuhet…”/ Historia e panjohur e patriotit që njihej, si “Mëndja e Vlorës”!
“E vërteta e fotos së shpalljes së Pavarësisë, që nuk është e 28 nëntorit 1912 dhe historia e shtëpisë ku Ismail Qemali me…”/ Dëshmitë e panjohura e publicistit nga Vlora
“Në dokumentin e aktit të Pavarsisë që u gjet në sëndukun e firmëtarit të saj, Aristidh Ruci, në 1950-ën, thuhet…”/ Historia e panjohur e patriotit që njihej, si “Mëndja e Vlorës”!
“Në dokumentin e aktit të Pavarsisë që u gjet në sëndukun e firmëtarit të saj, Aristidh Ruci, në 1950-ën, thuhet…”/ Historia e panjohur e patriotit që njihej, si “Mëndja e Vlorës”!
“Në dokumentin e aktit të Pavarsisë që u gjet në sëndukun e firmëtarit të saj, Aristidh Ruci, në 1950-ën, thuhet…”/ Historia e panjohur e patriotit që njihej, si “Mëndja e Vlorës”!
“E vërteta e fotos së shpalljes së Pavarësisë, që nuk është e 28 nëntorit 1912 dhe historia e shtëpisë ku Ismail Qemali me…”/ Dëshmitë e panjohura e publicistit nga Vlora

Nga Gëzim Llojdia

Gazeta “Flamuri” e “Ballit Kombëtar” në prill 1950, shkroi: “Asnjë kambanë nuk lajmëroi vdekjen e një firmëtari të Pavarësisë”!

Memorie.al / Në 11 prill të vitit 1950, mbylli sytë atdhetari Aristidh Ruci. Asnjë kambanë ndërkaq nuk, lajmëroi vdekjen e tij! Për ndarjen nga jeta të këtij atdhetari, shtypi i emigracionit politik shkroi: “Vdiq në Vlorë, më 11 prill 1950, Aristidh Ruci, anëtar i Komitetit Qarkor i Ballit Kombëtar për Vlorën”. “E kishin burgosur si tregtar. E vetmja kërkesë e tij, ishte: “Më çoni tek shokët e mi, të dënuarit politikë”. (Gazeta “Flamuri”, maj 1950).

Jeta e Aristidh Rucit

Gjithashtu mund të lexoni

“Ministria e Brendshme, kishte të dhëna se në kampin e Qafë-Barit, po përgatitej një arratisje masive dhe ajo e inskenoj vetë ngjarjen e 22 majit ’84, pasi…”/ Refleksionet e ish-protagonistëve kryesorë të revoltës

“Në qelitë e Durrësit, më sollën një hetues të ri, nënkolonel Irakli Kocani, një ‘gorrillë’ që më merrte në pyetje pas mesit të natës dhe me një dërrasë që mbante mbi tavolinë…”/ Dëshmia e Uran Kalakullës

Për figurën e një prej firmëtarëve të Kuvendit historik të Vlorës, Aristidh Ruci, “mendje e Vlorës” kështu citohet në një botim, ku ka pak të dhëna historike si edhe dokumente arkivore e faksimile.

Aristidh Ruci, “Mendje e Vlorës”, – shkruan Etien Dilo në dy botime, që ka lënë pas vdekjes aksidentale. Emri i Aristidh Rucit, është i lidhur me përpjekjet e tij për hapjen e shkollave të para shqipe, që nga fundi i shekullit XIX-të, me luftën për pavarësi, armatosjen e luftëtarëve të lirisë, me shpalljen e Pavarësisë, ngritjen e administratës shqiptare, me Epopenë e Vlorës, me luftën e paprere për një Shqipëri të lirë, të pavarur, demokratike; shkurt, qe shpirt nga shpirt i shqiptarizmit. Ky autor, na shtjellon historinë e firmëtarit Aristidh Ruci.

Ai lindi në Sheper të Zagorisë, me 11 mars 1875. Pasi kreu (mësimet e para) Mejtepin në vendlindje, ndoq mësimet në gjimnazin “Zosimea” të Janinës. Në vitet 1896-1898, shkoi në Stamboll, ku punoi në një dyqan qe tregtonte lëndë ndërtimi. Në vitet 1899-1904, qëndroi ne Janinë, duke punuar në tregun e drithit. Pas këtij viti, vjen në Picar të Vlorës, në çifligun e Haxhi Muhametit, si ekonomat. Nga viti 1906 e deri në fund të jetës së tij, u vendos në qytetin e Vlorës dhe u muar me tregti.

Aktiviteti atdhetar

Etien Dilo, na thotë se Aristidh Ruci, miku i ngushte i Ilia Dilo Sheperit, i cili ka qenë edhe inspektor arsimi në Vlorë, ka zhvilluar një veprimtari të gjerë kombëtare. Ishte anëtar i klubit “Labëria” të Vlorës; me 1908, financoi blerje armësh për çetat patriotike dhe përhapjen e mësimit të gjuhës shqipe. Midis të dhënave të tjera me interes, janë ato ku thuhet se në korrik 1911, ai ishte anëtar i komisionit të organizimit të Kuvendit të Drashovicës, në përkrahje të Memorandumit të Gërces.

Më pas ai shkoi ne Itali së bashku me atdhetarë të tjerë vlonjate ku u takuan me Ismail Qemalin dhe aty biseduan për organizimin e Lëvizjes Kombëtare. Kishte korrespondencë me Andon Zako Çajupin, Jani Vruhon e Sotir Kolean.

Në vitin e ngritjes së flamurit në 1912, emri i Aristidh Ruci, si përfaqësues i Vlorës, shënohet në Kuvendin Kombëtar të Shpalljes së Pavarësisë dhe ngritjen e Flamurit. Në vitet e qeverisë së Vlorës, zhvilloi një veprimtari të gjerë në mbështetje të saj për zgjidhjen e problemeve ekonomike e financiare. Ndihmoi në ngritjen e administratës në Fier, Vlore, Tepelenë, Gjirokastër e Delvinë.

Në vitet 1918-1920, ai u përfshi në një veprimtari të gjerë kombëtare, kundër pushtuesve italianë. Ishte anëtar i komisionit të organizimit të demonstratës anti-italiane, me rastin e 28 nëntorit 1919, tek Xhamia e Tabakëve.

Së bashku me atdhetarë të tjerë si :Osman Haxhiu, Beqir Sulo, Ymer Radhima e Abaz Mezini, dërguan letër Qeverise së Përkohshme të Durrësit, ku protestuan për qëndrimin shtypës të pushtuesve italianë, ndaj popullit të Vlorës. (A.Q.Sh. Fondi. DPB, dosja nr. 48). Më pas ai mori pjesë në luftën e Vlorës, 1920, kundër pushtuesve italianë. Në zjarrin e kësaj lufte, u krijua shoqëria patriotike “Përlindja Kombëtare”, ku komisioni ngarkoi Aristidh Rucin dhe disa atdhetare të tjerë, për hartimin e rregullores së saj.(AQSH, fondi 518, dok. nr. 640026).

Komiteti “Mbrojtja Kombëtare” e ngarkoi për të shoqëruar bandën muzikore të Federatës: “Vatra” dhe Komisionin e Kryqit të Kuq Amerikan, në frontin e luftës dhe në vitet 1920-1924, ai u përfshi në lëvizjen demokratike të vendit, në federatën “Atdheu” dhe shoqërinë “Bashkimi”. Një rol të veçante luajti në krahinën e Himarës dhe të Gjirokastrës.

Aristidhi bashkëpunoi me atdhetarët vlonjat, si: Osman Haxhiu, Ali Asllani, Qazim Kokoshi, Murat Terbaçi, Abaz Mezini, Ibrahim Abdullai dhe Dom Mark Vasa. Po kështu ai ndihmoi Kishën Autoqefale Shqiptare dhe Visarion Xhuvanin. Në vitet 1921-1939, ka qenë edhe anëtar i Keshillit Administrativ te Bashkise së Vlorës. Krahas tregtisë, që kishte në Vlore, ishte edhe sipërmarrës në Fabrikën e Duhanit në Durrës.

Në vitin 1937, Aristidhi u zgjodh anëtar i kryesisë së Bankës Kombëtare Shqiptare. Në gazetën “Jeta e re”, më 5 gusht t♪7 vitit 1938,(sipas të dokumenteve që disponon Etien Dilo) shkruhet: “Veçanërisht urojme mikun tonë z. Aristidh Ruci, i cili është një atdhetar i provuar e një inteligjencë e gjerë e Vlorës sonë…”!

Në prill të vitit 1939, së bashku me Ali Asllanin, kryetar Bashkisë Vlorës dhe mjekët Vasil Dhimitri e Pavlo Pavli, krijuan Degën e Kryqit të Kuq për Vlorën. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, si antifashist, arrestohet dhe internohet nga pushtuesit italianë në Itali….” (Muzeu Historik i Vlorës).

Retushim i dokumentit të Pavarësisë

Për dokumentin kryesor të firmosur në Vlorë, në ditën e ngritjes së flamurit, mbetet mister se ku mund të ketë përfunduar ky akt madhor, ndërsa disponohet ende fotokopja e tij. Fotokopje e dokumentit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, nga Kuvendi i Vlorës me 28 nëntor 1912, që gjendej në sëndukun e librave të Aristidh Rucit.

…Firma A. Rruci lexohet qartë (kthimi rrlr, i ‘rr’-së së fortë në ‘r’ të butë, është veçori e të folmes qytetare). Në dokumentin e aktit të Pavarsisë që u botua edhe me rastin e 100 vjetorit të Pavarsisë (dhe që njihej në 50 vitet e shkuara), mbeti enigmë se, përse u hoqën firmëtarët dhe u vendosën fotografitë?! Etien Dilo, na sjell këtë të dhënë interesante: Në foto Aristidh Ruci, është në të majtë, në rreshtin e dytë, fare pranë Ismail Oemalit”.

Më 28 nëntor 1912, pas Shpalljes së Pavarësisë, Ismail Qemali me shokë dhe populli mbrapa, shkuan në xhami dhe në kishën kryesore të qytetit, të dëgjonin lutjet fetare, udhëhequr nga klerikë shqiptarë. Edhe në xhami e kishë, u duhen të ngrihen dhe të valojnë dy flamurë të Shqipërisë. Gjithnjë sipas dokumenteve të patriotit elbasanas Lef Nosi, këta të dy flamurë u gjenden në shtëpitë e zotërinjve Aristidh Ruci e Eqrem Vlora” (Adem Hodo, Rev. “Koha e Jonë”, f. 9, Nr.10-11-12, vjeti XII, tetor-dhjetor 1973).

Letërkëmbimi i Aristidh Rucit me Ilia Dilo Sheperin, na sillte 28 nëntorin e 1912. Aristidhi i shkruante nga Vlora për ato çaste historike, që kalonte vendi, për miqësinë me Ismail Qemalin. Kur ishte hartuar Deklarata e Pavarësisë, i kishte bere këtë vërejtje: “Nuk është aq entuziaste, si janë Deklaratat e Pavarësisë të shteteve të tjera”! Ruci, krahasonte Deklaratat e Austrisë, Italisë, Greqisë… dhe i dukej se deklaratës sonë, i mungonte ajo flakë entuziazmi…!

Ismail Qemali, e kishte bindur se, “dhe ashtu si është hartuar, e mirë që shmangte kundërshtime e pastaj, ftohje të disave”. Në letërkëmbimet që kanë patur, rrihnin të tilla mendime: “Shqipëria i përballoi rreziqet e moteve. U bë një gjysmë Shqipëri. Nuk u bë dot Shqipëria e plotë. Shqiptari mbeti shqiptar në gjak, në gjuhë, në zakone e në vese. Mbetej për t’u forcuar ndjenja kombëtare.

“Dobiçet e kombit” (shprehje e Volterit kjo), kështu quanin ata që s’merakoseshin për fatet e atdheut, ende i ndarë e i përçarë në fise e krahina. (Zbardhur nga një incizim bashkëbisedim me Q. Dilon, se letërkëmbimi është djegur se bashku me bibliotekën e Ilia Dilo Sheperit).

Nga dokumente dhe ngjarjet e tjera të rëndësishme, veçojmë:

“Në shtatorin e 1914-s, Vlora i’u shtrua rebelëve, të qeverisë që e kryesonte Mustafa Ndroqi. Burrat e mençur të Vlorës, gjykuan se duheshin lejuar të hynin në qytet. Të veprohej ndryshe, sa gjak shqiptaresh do të derdhej. Disa rebelet do ta linin Vlorën, do të mërziteshin. Dhe, pa u mbushur muaji, e lanë. Në këto punë plot mend e urtësi, peshonte shume fjala e Aristidh Rucit, prandaj mund të dëgjosh edhe sot nga vlonjatë të moshuar: “Burrë më të zgjuar, Vlora nuk ka patur”.

“Aristidh Ruci, ishte shpirti i Epopesë së Vlorës” (gazeta “Patrioti” me rastin e 80-vjetorit të Pavarësisë). Aristidh Ruci, qe një prijës se kishte pasonjës nuk kërkoi të vihej ndonjëherë në krye, po populli e desh në krye. Ishte mik me kokë i shumë burrave të njojtur vlonjate. Kush nuk e njihte në Vlorë e në Gjirokastër!

Pjesëtar aktiv në Shpalljen e Pavarësisë. Lufta e Vlorës sërish e ngriti. “Organizator dhe shpirt i asaj Epopeje. Punonte brenda në Vlorë për kryengritjen. Erdhi çasti të dilte jashtë Vlorës, të bashkohesh me luftëtarët, po i kërkuan të qëndronte atje, brenda në qytet, se atje kishte më shumë nevojë për të.

Sa i respektuar ishte për veprimtarinë e tij gjatë luftës, po aq mbeti i respektuar në popull, pas luftës. Nuk pranoi asnjë pozitë të lartë, që iu afrua.

Asnjë kambanë nuk lajmëroi shtegtimin e firmëtarit?

Fjalë dhimbje gjegjen në kohë mortesh. Asnjë kambanë nuk lajmëroi shtegtimin e firmëtarit në vitin 1950. Atdhetari i madh Aristidh Ruci, ikën nga jeta. Zë fill shtegtimi qiellor. Veç njerëzit e tij me dhembje të thellë e pa zë, vajtuan në Sheper. Shtypi i emigracionit politik, shkroi: “Vdiq ne Vlorë, me 11 prill 1950, Aristidh Ruci, anëtar i Komitetit Qarkor i Ballit Kombëtar për Vlorën.” “E kishin burgosur si tregtar. E vetmja kërkesë e tij, “Me çoni tek shokët e mi, të dënuarit politikë”. (Gazeta “Flamuri”, maj 1950).

…“Rucajt, – shkruan Jani Dilo, – ishin të fjalës, të ndershëm dhe burra me të gjithë kuptimin e fjalës. Aristidhi pastaj nuk kishte shok as në Vlore, as në Shqipëri, aq ishte i mençur dhe i urtë. Do të na shërbenin shumë, po t’i kishim deri mbas çlirimit të vendit. Vdekja e tyre është një dackë e, për fatin tonë famëkeq”(11 maj 1951) .

Aristidhi, i ndershëm si Aristidhi, “koka” e Vlorës, mëndja…,’Pashai i ortodokseve”. (“Patrioti”, Nr. 21, nëntor 1992). Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur më arrestuan në ’77-ën, bashkë me shokun tim, nipin e Hysni Kapos, hetuesi Spiro Spiro, më tha...”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të marinës tregtare, të anijes “Durrësi”!

Next Post

Kalendari Historik 12 Dhjetor 2022

Artikuj të ngjashëm

“Ditën që shpërtheu revolta, oficer i rojes ishte një matjan, Asllan Kurti, ai e qëlloj Kosta Gjordenin, pasi…”/ Ana e panjohur e revoltës Qafë-Barit, sipas organizatorëve kryesorë të saj, ish-të burgosurve politikë
Dossier

“Ministria e Brendshme, kishte të dhëna se në kampin e Qafë-Barit, po përgatitej një arratisje masive dhe ajo e inskenoj vetë ngjarjen e 22 majit ’84, pasi…”/ Refleksionet e ish-protagonistëve kryesorë të revoltës

June 23, 2025
“Pas 34 vitesh, kur u hap varri i At Serafinit, nga infermierja Marie, një besimtare katolike, që kishte varrosur vetë, u gjet…”/ Historia e trishtë e fratit që vdiq nën torturat e Sigurimit, në 1947-ën
Dossier

“Në qelitë e Durrësit, më sollën një hetues të ri, nënkolonel Irakli Kocani, një ‘gorrillë’ që më merrte në pyetje pas mesit të natës dhe me një dërrasë që mbante mbi tavolinë…”/ Dëshmia e Uran Kalakullës

June 24, 2025
“Ditën që shpërtheu revolta, oficer i rojes ishte një matjan, Asllan Kurti, ai e qëlloj Kosta Gjordenin, pasi…”/ Ana e panjohur e revoltës Qafë-Barit, sipas organizatorëve kryesorë të saj, ish-të burgosurve politikë
Dossier

“Ditën që shpërtheu revolta, oficer i rojes ishte një matjan, Asllan Kurti, ai e qëlloj Kosta Gjordenin, pasi…”/ Ana e panjohur e revoltës Qafë-Barit, sipas organizatorëve kryesorë të saj, ish-të burgosurve politikë

June 22, 2025
“Kur s’pranova ta firmosja akt-akuzën, nënkryetari i Degës së Brendshme të Durrësit, Kapllan Sako, u ngrit të më godiste me grusht në fytyrë, por…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Kur s’pranova ta firmosja akt-akuzën, nënkryetari i Degës së Brendshme të Durrësit, Kapllan Sako, u ngrit të më godiste me grusht në fytyrë, por…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik

June 22, 2025
“Kur Kosta Gjordeni i plagosur bërtiste; ‘më qëllun komunistat, kriminelat, të dënuarit H. Tabaku, L. Shkëmbi e N. Skrapari afrohen, por breshëria e armëve…”/ Kujtimet e ish-të burgosurve të Qafë-Barit
Dossier

“Kur Kosta Gjordeni i plagosur bërtiste; ‘më qëllun komunistat, kriminelat, të dënuarit H. Tabaku, L. Shkëmbi e N. Skrapari afrohen, por breshëria e armëve…”/ Kujtimet e ish-të burgosurve të Qafë-Barit

June 21, 2025
“Në kampin e Spaçit, kushtet nuk ndryshonin shumë, vepronte rregullorja e Repsit, po ato mizori kriminale, madje më të tmerrshme, po ato ushtarë të armatosur, që thirrjen; ‘ndal se do të qëlloj’, e…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Në qelinë e Rajonit Nr. 2, gjeta dy persona, më i riu, Mihallaq Havaleja, nga Tirana, tjetri Qemali, nga Vlora dhe prej gjesteve të tyre, kuptova se ata ishin…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik

June 21, 2025
Next Post
Kalendari Historik 1 Dhjetor 2022

Kalendari Historik 12 Dhjetor 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme