• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime

“Ne dhe zogistët, jemi në Santa Fara, por ata kanë zënë një kat dhe s’duan të kenë marrëdhënie miqësore me ne, as Himnin e Flamurit, as këngët patriotike…”/ Letra e panjohur e Mit’hat Frashërit

Zbulohet letra e Dr. Krasniqit kundër Mit’hat Frashërit: “Kontributi i juej i çmuem, për sa i përket idesë së nji Shqipnie etnike…”/ Kontraditat e mërgatës politike shqiptare
“Mbreti Zog dhe kontributet i tij në disa nga ngjarjet kryesore të historisë së Shqipërisë, ku ai pati rol kryesor dhe…”/ Dëshmitë e ish-adjutantit, kolonel Hysen Selmani
“Mbreti Zog na tha; Turqia, Franca dhe Egjypti, s’e kanë njohur okupacionin italian, kurse ministrat tanë, Fico, Kurti, Dino e Shtylla, janë kthyer në Tiranë, pasi…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
Kur malsorët e Hotit, Trieshit dhe Grudës, me në krye Patër Anton Harapin, Fishtën dhe Gurakuqin, në vitin 1918 i dërguan një memorandum Kancelarive të Perëndimit
“Ne dhe zogistët, jemi në Santa Fara, por ata kanë zënë një kat dhe s’duan të kenë marrëdhënie miqësore me ne, as Himnin e Flamurit, as këngët patriotike…”/ Letra e panjohur e Mit’hat Frashërit
“Në pranverën e 1916-ës, isha çdo ditë mes fshatarëve të Dukagjinit që jepnin shpirt nga epidemia e kolerës, ku vdiqën 575 vetë dhe…”/ Kujtimet e At Anton Harapit
“Në luftën që u bë në Martanesh prej Haziz Biçakut, kundër forcave partizane, u plagos rëndë gjenerali englez Davis, kurse Baba Faja, shpëtoi…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit

Nga Hysen Selmani

Pjesa e tridhjetë e dy

Memorie.al/ Shpesh herë, shtypi evropian dhe ai amerikan, ka trajtuar temën e kujtimeve të Mbretit Shqiptar, Zogu i I-rë, të cilat, ai i shkruante dhe i diktonte, gjatë periudhës së mërgimit të tij nga Shqipëria. Duke pasur parasysh, shënimet dhe sintezat që ndihmësi i tij, kolonel Hysen Selmani, përpiloi gjatë viteve në shërbim të tij, – gjithmonë, pranë Mbretit të Shqiptarëve, si në atdhe, ashtu edhe në mërgim, këto shënime, pak a shumë me pjesë të shkëputura, pa ndjekur rreptësisht kriteret e zakonshme të kujtimeve, dhe pa pasur formën e prerë, e përfundimtare të një redaktimi, janë të përgatitura nga vetë Hysen Selmani, i cili i ka kushtuar pjesën më të madhe të jetës së tij, si në Shqipëri, ashtu dhe gjatë mërgimit, shërbimit ndaj Zogut të I-rë, Mbretit të Shqiptarëve.

                                                Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

Istanbul, 20 mars 1946

Këtu, kolonel Husein Selmani, i shkruan një letër si përgjigje Mit’hat Frashërit, që ja dërgonte me anën e Prof. Peter Andonit:

“I ndershmi Mit’hat Bej. Më tepër se simpatia që kam patur ndaj jush dhe akoma vazhdoj ta kem, sot interesi i lartë i Atdheut, me shtyu që t’ju drejtoj këtë letër, për të marrë vesh mendimet e vlefshme të Zotnis suaj.

Pasi, gjendja e krijuar tani në Shqipëri, ka pas qenë e parapamë qysh prej kohësh. Ju kam pas dërguar shpeshherë letra. Dhe, sidomos në Shtatorin e vitit 1944, me anën e Misionerëve Britanikë, si dhe me anën e Gafur Dibrës, për të cilat nuk kam pasur rastin të marr vesh, nëse u kanë qenë dorëzuar. Kurse të tjerët, i patën marrë. Në rast se ato letra i keni marrë, atëhere e keni kuptuar fare mirë situatën, në të cilën ndodheshim, si edhe mendimet tona.

E dimë fare mirë se: situata e përgjithshme fatkeqe për ne, e solli Atdheun tonë në gjendjen e sotme. Por, le të shpresojmë e të mendojmë, se lufta politike, akoma nuk ka marrë fund, por ndodhemi përpara shumë ngjarjesh e ndryshimesh. Ku na jepen shpresa të mëdhaja, po të duam e të dimë të veprojmë vëllazërisht dhe të jemi të bashkuar të forte, për të vetmin interes të Atdheut.

Por, siç e dini, se një gjë e tillë sigurisht kërkon një përgatitje dhe organizim të mirë e të sinqertë, në vullnetin e përbashkët. Duke i lenë mënjanë të kaluarat dhe po t’i thuremi interesave që na imponojnë tradicionet tona, për shpëtimin e Atdheut nga anarkia shkatërruese, mend po zhduket raca jonë. Duke marrë parasysh ngjarjet e zhvilluara në Shqipëri, prej partive të ndryshme, gjatë 4 vjetëve të kaluar, duhet të na mbetet mësim përfundimi tyre.

Duke u bazuar në patriotizëm e ndershmërinë, si edhe në vullnetin e mirë të Zotnisë suaj dhe të çdo shqiptari që ka një besim ndaj jush, se ju qëndroni larg përçarjeve dhe afër bashkimit për interesin e Shqipërisë, pra sot është koha që të hapni kraharorin, përpara të gjithë shqiptarëve. Duke mos marrë parasysh tendenca politike, duke mos marrë parasysh të kaluarat, por vetëm bashkim vëllazëror, për shpëtimin e vendit tonë nga tmerri i sotëm.

Edhe ne po kështu mendojmë, që tani është koha që të heqim dorë nga çdo diferencë e mendim politik të kaluar. Të bashkohemi e të jemi një shtyllë e forte, plot vullnet e harmoni, që të mundemi të shpëtojmë një orë e më parë vendin, me independencën e integritetin e plotë, si edhe për të fituar respektin e botës demokrate oksidentale, e cila është mbrojtësi i shteteve mbarë.

Përsa ju kam patur parashtruar dhe që po parashtroj jam i autorizuar, prandaj do të isha i kënaqur, që të marrë një përgjigje pozitive nga ana e Zotërisë suaj. Po ashtu, siç ju ka hije për këtë herë, ju lutem merrni përshëndetjet më të përzemërta.

                               Zotnis Tij Mit’hat Frashëri

                                          Miku Juaj

                                        Husein Selmani

 

Istanbul, 2 prill 1946

Për këtë ditë është përgjigjja e njohur e Mit’hat Beut, drejtuar adjutantit. Që ky i fundit e ka sjellë ashtu si është:

I dashuri Zotni kolonel, dje mora letrën e zotërisë suaj, të datës 20 Mars 1946 dhe e lexova me interes të madh. Një javë më parë, Zoti Hamza Drini, erdhi e me rrëfeu letrën tuaj dhe kemi biseduar, afro dy orë me të. Hollësirat e këtij bisedimi, ia kam thënë Zotit Peter, në një letër, të cilën e kam porositur t’ja u lexonte.

Është e vërtetë se në Shqipëri kemi qenë tri parti: 1-Partia Nacionaliste d.m.th. ‘Balli Kombëtar’; 2-Partia Komuniste, d.m.th., drejtpërsëdrejti nën urdhrin e Rusisë dhe 3-Partia Zogiste, në udhëheqjen e Z. Abas Kupit. Sot, ka edhe një parti të katërtë, që i thotë vetes së saj indipendente, por që në realitet, të gjithë janë prej atyre, që kanë përgatitur dhe brohoritur ardhjen e Italisë në Shqipëri.

Që më 1942, e gjer më sot, kam qenë gjithnjë në kontakt dhe në bisedime me zotni Bazin dhe i kam propozuar në çdo takim, që kishim me të, që të kishte edhe ai një komitet të partisë së tij. Me cilin komitet, të mund të bisedonte edhe partia jonë.

Këto proponime, janë bërë ndoshta 20 herë, si në Shqipëri, si edhe herën e fundit në kampin “Santa Fara” afër Barit. Por, që në fillim të motit 1943 dhe mjerisht gjer më sot, nuk kemi arritur në asnjë rezultat praktik. Megjithëse, zoti Bazi, me të cilin mund të them se kam një miqësi të vërtetë, në çdo herë, më ka bërë premtime.

Sot, Zogistët, dhe ne, jemi me një kamp, por ata kanë zënë një kat dhe kujdesen që me asnjë mënyrë, të mos kenë marrëdhënie miqësore me ne. As në Himnin e Flamurit, as dhe këngët patriotike, nuk kanë dashur të marrin pjesë. Unë, personalisht, e kam prapë fort mirë me Myftinë, Sali e Efendinë, edhe sa herë që kam pare, kam bërë fjalë që t’u këshilloj miqve të tij, të mos na rrinë të ftohtë. Por, mjerisht, e shoh se edhe Sali Efendinë, nuk e dominon dot rrymën, që kanë marrë disa nga partizanët e tij.

Dua edhe t’ju kthjelloj këtë, se partia zogiste, në realitet nuk është një parti në të rame. Ka njerëz si Jak Koçi, Zef Serreqi, Xhemil Dino, e të tjerë, që sot thonë se janë edhe ata zogistë. Sikundër, që sa ishin në Shqipëri komunistët, që e shihnin punën keq ose, që kur kishin interes, thonin se jemi zogistë.

Me këto fjalë, dua t’ju rrëfej se; vullneti për afrim, as edhe durimi, nuk më kanë munguar dhe nuk do të më mungojnë. Vetëm, më vjen shumë keq, që në këtë kohë rreziku, të mos gjejë dot një vullnet vëllazërimi, në një grumbull njerëzish që edhe ata bashkë me ne, duhet të ndjejnë përgjegjësinë e tyre, përkundrejt Atdheut dhe detyrën që u takon, për t’u bashkuar kundër rrezikut të madh në të cilin gjendemi.

Pritni ju lutem të falurat e mija të përzemërta

                   Regjio Emilio, 30 Mars 1946

                                  Me nderime

                              Mithat Frashëri, d.v.

Të ndershmit kolonel

Husein Selmanit, Kunt Palace, Ayas Pasa.

Istanbul Turquie:

Istanbul 15 prill 1946

Kolonel Husein Selmani, i përgjigjet letrës, që i dërgon Mit’hat Frashëri. Letra e shkruar është kjo:

“I ndershmi Mit’hat Bej.

Kam letrën e Zotnis suaj. Njëkohësisht kam lexuar edhe atë që i keni dërguar Petër Andonit. Edhe shumë letra janë duke marrë nga të tjerët në kampe, ku nuk mungojnë të shfaqin edhe ato dëshirën dhe vullnetin e mire, për bashkim e vëllazërim.

Kur e vërteta është kështu dhe interesi lart kombëtar, ia imponon po ashtu dhe të cilit që t’i bindet medoemos këtij parimi të shenjtë, atëherë ç’është shkaku i vërtetë, i mos afrimit edhe ftohtësisë?! A mos vazhdon të ekzistojë mentaliteti ekstremist, i dominimeve në parti.

Duke patur besimin e plotë në virtytet, që karakterizojnë Zotnin tuaj, s’dua të dyshoj se në gjendjen e sotme të tmerruar të Shqipërisë, nuk do të lejoni të ekzistojnë kësisoj mentalitete dëmprurës, kur çdo patriot, prêt me padurim bashkim e vëllazërim të përbashkët. Le t’i ruajnë çdo grup, tendencat politike në vete, kur të vijë koha.

Sot, na duket se ndodhemi përpara kohës, që t’i lemë mënjanë të kaluarat dhe propagandat e partive. Por, ju vetë, si Mit’hat Frashëri, t’i këshilloni të gjithë?! Ashtu siç ju ka hije, e siç ju ushqen vullneti patriotik në karakterin tuaj. Pra, thirrni bashkim për hirin e Shqipërisë! Te bashkohemi të gjithë rreth institutit legal, siç e do interesi kombëtar e cirkostancat politike botërore dhe në konformitet, me dëshirën e vërtetë të popullit, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Midis shpjegimeve që jeni duke më dhënë, mbi partitë e krijuara në Shqipëri, një gjë më habiti fort: Shënimi rreth partisë Zogiste. E cila në realitet, nuk qenka një parti dhe se Seregjet, Dinot e Jak Koçët, qenkan Zogista. Lejomëni t’ju them se, këto mendime nuk janë të denjëshme, e sidomos në këto momente kritike e të rrezikshme, që ndodhemi. Këto, përveç përçarjeve e demit, s’kanë asnjë dobi tjetër.

Ju lutemi të më besoni, se mendimet e parashtruara më lartë, na i imponon gjendja tragjike e sotme dhe askurrgjë tjetër.

Pritni i ndershmi Mit’hat Bej, përshëndetjet e mija të përzemërta.

 Zotnis se tij Mit’hat Frashërit Kryetar i Ballit Kombëtar

                                 Mik i juej

                               Husein Selmani

Kamp Refugiees Regio Emilio, Italia:

Istanbul 16 – Prill – 1946

                                    Istanbul 6 maj 1946

Madhnia e Tij, Mbreti Zog, i dërgon një letër kolonel Husein Selmanit, ku e urdhëronte atë në Legatën Mbretërore Shqiptare Istanbul:

I dashtuni kolonel.

Raportet që më keni dërguar, të gjitha i kam marrë dhe u gëzova që jeni mirë. Ne mbërritëm shëndoshë që të gjithë, por edhe nuk jemi instaluar si duhet, prandaj nuk po ju jap të tjera udhëzime, se ma tutje kam për t’ju shkruar, që të vini deri këtu. Kemi shumë sende për të biseduar, si për njerëzit që ndodhen brenda, ashtu për këto që janë nëpër kampe. Kur të vini këtu bisedojmë.

Ju uroj shëndet dhe ju dërgoj të falat e mija të përzemërta.

                            Kairo – 2 Maj – 1946

                                     ZOG I-rë
Gjendja e sotme në Shqipëri, është një tmerr, me tortura e masakra mbarë në popull. Dhe, nuk i mbetet më vend, një qëndrimi në male të askujt. Janë bërë ndeshje mjaft të mëdhaja, por gjithandej aty, o janë në favor të Nacional-çlirimtares. Në popull, nacionalistët nuk mund të gjejnë strehim më, e po tërhiqen gjithnjë, në Greqi e Jugosllavi.

Këtu mbetet vetëm një shpresë, në është se Anglo-amerikanët, do të zemërohen nga komunizmi, që po zhvillon masakra të mëdhaja në Greqi dhe e shkatërrojë fare vendin. Arsyeja është se, ushtria britanike, nuk ka mundur me i shkep prej Gramosit dhe komunistët i kanë çerdhet e tyre, gjithandej ndër fshatrat e Greqisë.

Dhe, shihet haptazi se, ajo furnizohet nga Bashkimi Sovjetik me anën e Bullgarisë e të Jugosllavisë dhe të Shqipërisë. Kjo bëhet me çdo lloj materiali lufte dhe ushqime të tjera. Atyre nuk ju mungon asgjë dhe gjeneral Markos, Kuartierin e tij, e ka në Gramoz.

Sot për sot, çdo veprim në Shqipëri, është pothuaj një krim, që nuk sjell asnjë dobi, vetëm se shkatërrimin e popullit mbarë. Kjo energji të ruhet, kur koha do ta lejojë. Vetëm se, lipset një organizim mbi emigracionin, që gjendet në vështirësi të mëdhaja, në çdo pikëpamje, ushqim, banim, veshmbathje, mjekime dhe të tjera.

Dhe një pjesë e madhe, që kanë edhe familjet me vete, ata janë edhe më në mezerie. Madhnia e Tij, Mbreti Zog, po përpiqet me anën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe me Britaninë e Madhe, që të vihen deri diku në rregull. Po ashtu edhe Mbreti Faruk, po bën çmos për rregullimin e tyre dhe përgatit një promemorie, që t’i tërheqë gjithë emigracionin, në Shtetet Arabe, po qe se ka mundësi, për të siguruar jetesën dhe organizimin e tyre. Por, lipset një buxhet i madh.

Egypt Kairo, 12 maj 1946

Madhnia e Tij, Mbreti Zog I-rë, u drejtoi këtë mesazh gjithë bashkatdhetarëve shqiptarë brenda e jashtë, kujton adjutanti:

                                                  MESAZHI MBRETNOR

                                                Vllazën e motra shqiptarë:

Tash 34 vjet u banë, qe Atdheu i ynë i dashtun ka fitue Pavarësinë e vet. Por u mbushën 7 vjet, që kjo Pavarësi ka mbetun një fjalë e thatë që pikëllon zemrat e gjithë shqiptarëvet të vërtetë.

Provë e gjallë, janë patriotët, që po vuajnë në mërgim e nëpër kombe, përjashta e përbrenda Atdheut. Por, edhe nëpër burgjet, janë me mijëra të pafajshëm, jo për tjetër, pos dashtunis për lirinë e vendit, e të popullit tyne.

Vetëm se, nuk duhet të dëshpërohemi kurrë. Se zjarr i kësaj dashtunie dhe besimi, ngulet e s’ka me u shue kurrë, ndër zemrat tona. Kjo bëhet për nji ringjallje, sa ma shpejt të Shqipnis sonë, të pamvarun të cungullueme e të lumtun, që ta gëzojnë shqiptarët të gjithë, e vetëm shqiptarët në liri e të bashkuem, në flakën e shenjtë të një vllaznije kombëtare të bukur, që të jetë e kulluete dhe e panjollë. Ashtu siç po e ndieni e po e tregoni sot, ju vetë, aty në mes të gjithë atyne mjerimesh.

                                  Rroft Shqipnija

                        Kairo 12 Maj 1946 ZOG I-rë

Mbreti Zog, bën të gjitha përpjekjet pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe, për sigurimin e emigracionit shqiptar, që ndodhet në kampe, si; në Itali, Austri dhe Greqi. Ata janë në një situatë tepër të vështirë dhe pothuaj si rob lufte, qëndrojnë në kampe, vijon adjutanti.

Mesazhi i Mbretit Zog, që ju drejtoi bashkatdhetarëve, ju rriti moralin dhe aty shohin gjithë hapat e pareshtura të Mbretit Zog, që po marshon pa masë, përbri Aleatëve anglo-amerikanë, për të siguruar më së miri emigrantë nacionaliste në kampet, duke i furnizuar me të gjitha nevojat. Kjo edhe një herë, ju shtoi më tepër dashurinë, ndaj Prijësit shpëtimtar të tyre, Mbretit Zog.

Ata deklarojnë: Le të inspirohemi të gjithë në fjalët e Mbretit tonë! Jemi plotësisht të bindur urdhrave, e do të jemi gjithnjë të gatshëm, me çdo sakrificë, për të plotësuar burrërisht udhëzimet e Prijësit tonë të madh, Zogut I-rë, Mbret i Shqiptarëve.

Të gjithë shqiptarët, do të bashkohemi në një ideal në një dëshirë kolaborimi patriotik, për të qenë gjithmonë të gatshëm, nën urdhrat e Mbretit tonë të dashur, shprehet adjutanti i tij.

Ndërkohë në Greqi, është një situatë aq e ndërlikuar, saqë nuk mund të spjegohet. Populli grek, ka mjaft kombe të ndryshme, si maqedonë e të tjerë dhe më tepër janë shqiptarët, që ju rrinë besnik qeverisë greke, e më tepër ata janë në Marinë.

Komunizmi në Greqi me E.A.M.I.-n, është mjaft i fortë. Megjithëqë, ushtria britanike është duke luftuar mjaft me mjetet më moderne tanke dhe aviacion. Në fund, nuk kanë mundur t’i shkepin nga Gramosi. Ata janë të instaluar edhe në vende të tjera, sa nuk diktohen se popullata e ndryshme greke, janë më tepër komunistë, e nuk munden me i diktu. Shpeshherë, ata diktohen edhe brenda në Athinë dhe bëjnë sabotazhe të çdo lloji. Dhe, sikur mos të kishte qenë ushtria britanike, Greqia, krejtësisht kishte rënë në dorë të komunizmit dhe si në Shqipëri, ishte formuar dhe aty Qeveria e Kominformit.

Në këto ditë, Kryeministri britanik, Winston Churchill, shkoi në Athinë Greqi, dhe aty pati një bisedim të gjerë me Qeverinë Helene; mbi zgjedhjet që do të zhvillonin e njëkohësisht, ju tha që lipset brenda një kohë të shkurtër, të zhduket kjo anarki komuniste dhe të stabilizoni qetësinë, në gjithë viset greke. E, po që nevoja, ju dërgojmë edhe më tepër forca ajrore e ushtarë.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Winston Churchill, në mbarimin e bisedimeve, doli në ballkonin e Ambasadës Britanike në Athinë dhe ju drejtoi popullit grek, me plot lëvdata një diskursë. Por, fatkeqësisht, pa mbaruar diskursin e qëlluan me mitraloza, por nuk mori asnjë plagë, e menjëherë hyri brenda. Fjalimi mbeti i pambaruar, natyrisht këta ishin komunistët, që qëlluan kundër Churchillit, ku donin ta vrasin, por Zoti e shpëtoi e, kjo qe një protestacion i rëndë, kundër Kryeministrit mik e aleat të Greqisë, shkruan adjutanti.

Kryeministri Britanik, Mr. Winston Churchill, qëndroi tre ditë në Greqi. Ku vizitoi shumë vende të shkatërruara e të djegura prej komunistëve. Saqë një pjesë e madhe e populates, ishte tërhequr në Athinë, ngaqë nuk u kishte shpëtuar asgjë me banue. Kuptohet se Churchilli, shkoi e vizitoi vetëm ato vende, ku nuk kishte rreziqe komuniste, dhe kuptohet se, nuk mund të shkonte në Gramoz, rrethet e Kosturit dhe pyjet e Selanikut. Ato akoma ishin në dominacionin komunist, saqë nuk kalohej.

Qëndrimi i Kryeministrit Churchill, rreth tri ditëve në Greqi, nuk pati asnjë rezultat. Ai vetëm se e egërsoi më tepër hovin e komunistëve. Por, natyrisht aty e pa Churchilli se, duhet një fuqi e madhe, me i dhënë fund, një herë e mire, komunizmit grek. Por, është një gjë se, kufiri grek; “prej Edreneje deri në Butrint Adriatik”, ishte në dorë të komunistëve, që ata atje u strehonin, atje u furnizonin. Kurdo hynin brenda e bënin masakra dhe u tërhiqshin, si në Shqipëri, Jugosllavi, Bullgari. Dhe, malin Gramos, nuk e lëshonin në asnjë mënyrë. Aty ishte Shtabi i Përgjithshëm i E.A.M.I., i fortifikuar me armë krejt moderne.

Nga kjo dukej, se kishte një mundësi, që një ditë, si britanikët, ashtu amerikanët, të zemëroheshin. Se po nuk u hoq komunizmi nga Shqipëria, asnjëherë Greqia, nuk do të jetë e qetë prej komunizmit. Kuptohet se furnizohen prej Shqipërisë.

                        Istanbul, 12 shtator 1946

Madhnia e Tij, Mbreti Zog, i dërgon një letër kolonel Husein Selmanit, me të cilën e thërret urgjent të paraqitet, në Kairo të Egjyptit. Duke i dhënë me këtë rast edhe disa udhëzime të tjera:

Urdhri është ky:

Kolonel Husein Selmanit, në Legatën Mbretnore Shqiptare Istanbul:

I dashtuni kolonel i jem:

Kam të gjitha raportet tuaja, po gjithashtu edhe prej të tjerë shqiptarësh, që ndodhen nëpër komb gjithkund.

Për disa bisedime me rëndësi, si edhe mbi këto e mbi bashkimin, duhet sa më parë të paraqiteni këtu. Vizën e keni gati e mos humbi aspak kohën, po nisuni për këtu, sa më parë.

Kur të niseni, do të ishte shumë e nevojshme, nëse keni mundësi, të ndaloni pak orë në Athinë. Ku do të merrni takim, me Ambasadorin Turk, Ekselencën e tij, Rrechan Estrefin. Aty do të keni mundësi, me pa edhe deri diku situatën greke. Ambasadorit turk, i kam shkruar dhe ai pret, vetëm që t’i lajmëroni arritjen tuaj. Pastaj do të bisedoni mbi të gjitha.

Nisjen ma lajmëroni telegrafisht. Ju dërgoj të falat e mija të përzemërta. Memorie.al

                                                      Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

 Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Asiherë s'na zhgenjeve Mirditë, asiherë!

Next Post

"Në sektorin e Çermës në Lushnje, ku ishim të internuar, njoha superagjentin e Sigurimit të Shtetit, i dënuar 101 vjet burg, me të cilin ne...”/ Dëshmitë e rralla të vajzës së ish-ministrit

Artikuj të ngjashëm

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Edhe pse Ollga Schweizer, në ‘44-ën shpëtoi nga pushkatimi gjermanëve 100 burra, komunistët e internuan dhe ia burgosën…”/ Historia tragjike e danezes, që u dashurua me firmëtarin e pavarsisë
Kujtime

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

May 30, 2025
“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
Next Post
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan

"Në sektorin e Çermës në Lushnje, ku ishim të internuar, njoha superagjentin e Sigurimit të Shtetit, i dënuar 101 vjet burg, me të cilin ne...”/ Dëshmitë e rralla të vajzës së ish-ministrit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!