• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, March 20, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në burgjet e Jugosllavisë, veçanërisht në Kosovë, ka hyrë fjala e fundit e teknikës moderne, të arrestuarit i fusin në dhomën e frigoriferit lakuriq…”/ Çfarë shkruante Jusuf Gërvalla në 1966 te “Zëri i Popullit”?

“Pas vrasjes së Jusuf Gërvallës në Gjermani nga UDB-ja, u fol se, kur ishte në Shqipëri, ishte takuar me Enver Hoxhën dhe ai i kishte dhënë, disa direktiva…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Kalendari Historik 26 Shkurt
“Pas vrasjes së Jusuf Gërvallës në Gjermani nga UDB-ja, u fol se, kur ishte në Shqipëri, ishte takuar me Enver Hoxhën dhe ai i kishte dhënë, disa direktiva…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
“Në Kosovë po thellohen kontraditat me serbët, por kosovarët mbështeten nga kroatët e sllovenët, që thonë: le ta fillojë e para Kosova…”/ Dokumenti i Sigurimit për ngjarjet e ’81-it; Enver Hoxha kishte dijeni, por…!
“S’dihet se, Enveri apo Koci Xoxe, apo të dy bashkë, e denoncuan Fadil Hoxhën te OZNA e Jugosllavisë dhe ministri A. Rankoviç, i cili e mori në pyetje Fadilin dhe….”/ Libri më i ri i ish-shefit të kabinetit
“Kur e takova Jusuf Gërvallën në Gjermani, pak ditë pas demonstratave të marsit ’81, ai më pyeti për shkrimin te ‘Zëri i Popullit’, pasi…”/ Dëshmia e ish-veprimtarit të njohur nga Kosova
Kalendari 17 Janar 2026
“Për gjithçka që ndodhte në Kosovë dhe në Jugosllavi, Fadili e informonte Enver Hoxhën, duke u ankuar se nën pushtetin e ri, shqiptarët…”/ Refleksionet e historianit të njohur, për ish-udhëheqësin e Kosovës

Pjesa e dytë

Memorie.al / Jusuf Gërvalla: “Në verë të vitit 1966, kur një pjesë naive e shqiptarëve me banim në Jugosllavi kishin zënë të besonin se me rënien e Rankoviçit perënduan gjithë të ligat, Partia e Punës e Shqipërisë doli me një analizë të hollësishme, që tregonte të kundërtën. Artikulli që po e sjellim këtu, as sot nuk ka humbur asgjë nga aktualiteti i vet. Përkundrazi, ai vlen edhe për situatën e sotme në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare të pushtuara nga Jugosllavia”. (Shënim: Torturimet ndaj Shefqet Jasharit, janë të bëra në vitin 1980, në atë kohë kur Jusuf Gërvalla e përgatiti këtë artikull për ribotim – (Xh. D.)

                                          Vijon nga numri kaluar

Kush përgjigjet për krimet e gjenocidit në Kosovë?

Gjithashtu mund të lexoni

“Në raportin e Xhemal Bejto Fasllisë, flitej për vrasjen e nipit të Haxhi Lleshit, ku kishte marrë pjesë edhe Hajdari, pasi Q. Lleshi, akuzohej për vrasjen e Qemal Stafës…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

“Zylyftar Ramizi në kampin e Sarandës, takoi Hasan Bashën, mjekun e njohur të Ballshit, i dënuar me grupin që lavdëronin Mehmet Shehun pas vdekjes, të cilit…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

                                  Artikulli i “Zëri i popullit”, 31 gusht 1966

Të marrin dëshminë e emigrantit tjetër, Xhem Zek Haxhija, nga katundi Bogë i Rugovës – Pejë: “Në muajin janar të vitit 1956, oficerët e UDB-së të rrethit të Pejës, Bogolub Radiç e Vllado Dazhiç, për një ditë na grumbulluan 65 burra në dyqanin e katundit dhe filluan të na torturojnë. Torturat dhe poshtërimet e UDB-së nuk u shtrinë vetëm mbi ne burrat, por edhe mbi gratë shqiptare, gjë që nuk kanë mundur ta bëjnë as sulltanët e Turqisë e, as kralët e Serbisë e Malit të Zi në malësitë tona”. Të tilla dëshmi mbi mizoritë barbare të kriminelëve titistë ka shumë. Me qindra njerëz vdiqën në duart e xhelatëve të UDB-së, gjatë torturave ose pas disa ditësh. Shumë të tjerë, duke mos qenë në gjendje t’u rezistojnë torturave për të dytën e të tretën herë, i kanë dhënë fund jetës në mënyrë tragjike, duke u vrarë, mbytur, therur, duke u hedhur në pus, në lumë etj.

Kurse mijra të tjerë mbetën të gjymtuar e të paaftë për punë, një pjesë prej të cilëve kanë vdekur pas shumë vjetësh, një pjesë u çmendën dhe një pjesë po vuajnë akoma edhe sot nga plagët e shkaktuara qysh atëherë. Dhe për t’i vënë kapak veprimtarisë prej xhelatësh, autoritetet jugosllave lëshuan urdhrin kategorik që shqiptarët e gjymtuar gjatë torturave të vjetëve 1955-1956, të mos pranoheshin në asnjë mënyrë nëpër spitale për t’u mjekuar. Të burgosurit shqiptarë që ndodhen në burgjet titiste, jetojnë në kushte çnjerëzore. Vetëm në burgun e Nishit ndodhen mbi 2.000 shqiptarë të burgosur. Gjithashtu edhe në burgun e Sremska Mitrovicës, që është edhe ky burg qendror, ka mbi 700 të burgosur, një e treta e të cilëve i përkasin kombësisë shqiptare. Ndërsa gjysma e të dënuarve me akuza politike në Srem janë shqiptarë.

Titistët i kanë kthyer krahinat shqiptare në Jugosllavi në burgje e kampe përqendrimi të shfarosjes masive. Për këtë dëshmojnë burgjet në Nish e Srem, në Idrizovë të Maqedonisë, në Prishtinë, në Gjurakovc, në Suharekë, në Goli-Otoku etj. Kudo shqiptarët në Jugosllavi jetojnë me frikën e pasigurisë për të nesërmen. Vdekja qëndron varur mbi kokat e tyre si shpata e Damokleut. Një i burgosur kujton me llahtarë: “Kam parë lloj-lloj krimesh kundër shqiptarëve, – thotë ai. – Kam parë krime të atilla që e thernin njeriun në qafë si qengjin. Por ç’kam parë në burgun e Prishtinës një ditë, nuk mund ta përshkruaj. Edhe tani tmerrohem kur mendoj ato krime dhe më rrok frika. Në burg kishin qenë tre shqiptarë. Njëri prej tyre ishte therur copa-copa, dy të tjerët ishin gjallë, por njërit ia kishin thyer duart dhe këmbët, ndërsa tjetrit ja kishin prerë një vesh, i kishin nxjerrë një sy dhe i kishin prerë njërën mustaqe me gjithë buzë”.

-Në burgjet e Jugosllavisë, veçanërisht në Kosovë, ka hyrë fjala e fundit e teknikës moderne. Ato janë pajisur me dhoma frigoriferi dhe kaloriferi. Të arrestuarit i futin në dhomën e frigoriferit lakuriq me një temperaturë shumë gradë nën zero dhe i mbajnë atje për dy deri tri orë rresht. Pastaj i futin menjëherë në dhomën e kaloriferit, ku temperatura është mbi 30 gradë. Ky ndryshim i menjëhershëm i temperaturës e shkatërron organizmin e njeriut. Kjo torturë bëhet me qëllim që të dërmojë njerëzit nga ana shëndetësore dhe për t’u thyer vullnetin që të pranojnë akuza të pabaza e të vihen në shërbim të titistëve. Të tilla dhoma ka në burgun e Prishtinës, Nishit dhe Idrizovës.

A nuk të kujton një trajtim i tillë që u bëhet të burgosurve shqiptarë në burgjet titiste, trajtimin e antifashistëve nëpër kampet e përqendrimit të nazistëve gjermanë?

Dhe s’ka si të ndodhë ndryshe për deri sa drejtori i burgut të Nishit ka kryer po këtë detyrë edhe në kohën e kralit e të pushtuesve gjermanë dhe tani të titistëve. Po kështu edhe drejtori i burgut të Sremit është i njohur si çetnik dhe profesionist për vrasje dhe tortura. Në të tilla burgje vuajnë persekutimet më të egra shkrimtari patriot kosovar Adem Demaçi, Adem Demaçi: “Jusufin e kam njohur pas daljes nga burgu i parë. Ai ka qenë i lidhur me ne…! Jusuf Gërvalla ka mbetur i pazbuluar. Kanë mbetur edhe grupe të pazbuluara, sepse ne bënim ç’është e mundur të ruanim konspiracionin. I tillë ka qenë edhe ai i Jusufit. Jusufin e kam njohur, Bardhin e kam njohur”. Patriotët Ramadan Shala, Selajdin Daci, Shefqet Deçani dhe qindra patriotë të tjerë, të cilët bashkë me popullin shqiptar të Kosovës, Rrafshit të Dukagjinit, Maqedonisë e Malit të Zi, nuk i janë nënshtruar dhe nuk do t’i nënshtrohen kurrë zgjedhës së Titos, dhunës shfarosëse, diskriminimit nacional e gjenocidit, që janë ngritur në sistem shtetëror nga regjimi titist.

Vetëm shtatë ditë pas “kthesës” së Brionit mundi të ikte nga skëterra titiste dhe të vinte në Shqipëri, por me nofulla të copëtuara dhe ulok nga torturat e UDB-së së Budvës, punëtori Hamit Fejzulla Sollova nga Vuçiterna. Ai u rrah në mënyrë çnjerëzore nga shtatë agjentë titistë vetëm, sepse, pas punës lodhëse të ditës, në pushimin e drekës në hijen e një parku, me dy shokë të tjerë, po këndonte një këngë në gjuhën amtare! Kjo qe e mjaftueshme për njerëzit e UDB-së që ta rrahin keq, t’i thyejnë nofullat dhe ta hedhin në rrugën e madhe. Raste të tilla ka me qindra edhe sot e kësaj dite. Ne pyesim: Kush përgjigjet për këto krime të tmerrshme të gjenocidit, që për dhjetëra vjet me radhë, në mënyrë sistematike, kryhen nga regjimi titist kundër popullsisë shqiptare në Jugosllavi? A mos vallë vetëm Rankoviçi dhe banda e tij udbashe? Jo. Për këto e krime të tjera duhet të përgjigjen jo vetëm ekzekutuesit kryesorë, jo vetëm shërbëtorët, por në radhë të parë ustai i tyre në krime, xhelati Tito, dhe gjithë banda e tij kriminale.

Shefqet Jashari: “Hetimet zgjatën 7-8 muaj. Është vështirë të përmenden gjithë hetuesit që merrnin pjesë në maltretime. Veçmas kanë qenë të pashpirt Asllan Sllamniku, Sllavkoviqi dhe njëfarë Muharremi. Kam pasur rastin ta njoh edhe Abdullah Prapashticën, e cili e shikonte duke më rënë me kërbaç këmbëve i pashpirti Asllan Sllamniku.” Një nga aspektet dhe objektivat e vijës së përgjithshme të politikës nacionale të klikës së Titos, veç vrasjeve e krimeve masive, ka qenë dhe mbetet shkombëtarizimi i popullsisë shqiptare të Jugosllavisë në çdo mënyrë e me çdo mjet. Për këtë qëllim ata kanë kombinuar masat administrative dhe terrorin policor me veprimtarinë e dendur propagandistike, e cila synon dhe shprehet me mbytjen e frymës patriotike, me mohimin e autoktonisë (“në tokat tuaja jini të ardhur, prandaj duhet të ikni këtej”), me mënjanimin e masave shqiptare nga jeta politike dhe mohimi i kërkesave të tyre nacionale, me çoroditjen dhe degjenerimin me “opium” fetar dhe me ndezjen e armiqësive e të vëllavrasjeve sipas parimit imperialist “përça e sundo”.

Gjatë periudhës së fundit dhjetëvjeçare propaganda titiste është përpjekur me të gjitha mjetet të “argumentoj” e të përligjë “integrimin” violent të masës shqiptare në grupet etnike serbe, maqedone, malazeze, shpërnguljen gjoja “vullnetare” të shqiptarëve në vende të huaja, orvatjet për të ndryshuar emrat e vendeve nga shqiptare në sllave, turqizimin e sforcuar të shqiptarëve dhe, nën presionin e privacioneve ekonomike, thithjen e shqiptarëve në thellësi të Jugosllavisë. Parulla e “lirisë për të jetuar ku të duash” dhe “për t’u quajtur si të duash” përbën në esencë imponimin politiko-ekonomik të shqiptarit për t’u larguar nga vendlindja e tij dhe për të jetuar në thellësitë e largëta të Jugosllavisë, apo për të emigruar në Itali, Austri, Gjermani Perëndimore, etj., si skllav i kapitalit monopolist. Po për titistët çdo mjet është i përshtatshëm për të arritur qëllimin.

Jo më kot dhe jo rastësisht Gjoko Pajkoviçi, anëtar i Komitetit Qendror të Lidhjes Komuniste Jugosllave, ish sekretar i LKJ për Kosovën, shpalli si vijë zyrtare të detyrueshme “lirinë” për shqiptarët që të mohojnë kombësinë e tyre. Në sesionin e 2-të të legjislaturës së 3-të të Këshillit Krahinor të Kosovës ai pat thënë duke bërë aluzion të hapur për turqizimin, ose më mirë të themi shkombëtarizimin e shqiptarëve, edhe këto: “Askush nuk mund të më ndalojë të shkoj në shkollën turqishte në se dua vetë… Kjo është liria ime, unë mundem me qenë serb, turk, amerikan e ku ta di unë”. Kozmopolitizmi i revizionistëve nuk ka kufi, por ky kozmopolitizëm shprehet në një drejtim shumë të caktuar: për t’u mohuar shqiptarëve, nën të ashtuquajturën liri për “të zgjedhur” çfarëdo kombësi tjetër, të drejtën për të qenë shqiptar.

Në fushën e ekonomisë titistët, për të detyruar masën shqiptare të shpërngulet për në thellësi të territorit jugosllav, përdorin gjerësisht presionin ekonomik dhe taksat shumë të rënda. Të gjitha krahinat shqiptare në Jugosllavi nga pikëpamja ekonomike janë shumë të prapambetura, pasi të gjitha objektet kryesore industriale janë përqendruar kryesisht në Serbi, Kroaci e Slloveni. Në Kosovë, Rrafshin e Dukagjinit dhe në krahinat e tjera shqiptare pushteti titist u ka dhënë rëndësi vetëm atyre sektorëve ekonomikë nëpërmjet të të cilëve mund të shfrytëzojë pasuritë e mëdha të këtyre krahinave dhe këto pasuri i dërgon për në thellësi ose perëndim, duke sjellë varfërimin në masën shqiptare. Me të tilla metoda të shfrytëzimit tipik kolonialist veprohet në minierat e pasura të Trepçës, Devës, Goleshit, etj. Në këto miniera personeli administrativ dhe specialist është serbo-maqedon dhe malazez.

Në qoftë se në këto miniera kërkon shqiptarin, atë e gjen në kategorinë e punëtorit të pakualifikuar. Edhe në ato pak objekte industriale dominon elementi sllav, p. sh. nga 400 punëtorët e fabrikës së duhanit në Gjilan, vetëm 90 janë shqiptarë. Krahinat e banuara nga shqiptarët janë shndërruar në koloni që po shfrytëzohen intensivisht nga serbët, malazezët e maqedonët. Papunësia rritet me shpejtësi. Lidhur me këtë Slobodan Peneziqi, në Prishtinë, ka deklaruar qartë: “Me gjithë përparimet, papunësia nuk zgjidhet, është nevoja që punëtorët të shkojnë në krahina të tjera”. Kurse më vonë Dushan Mugosha, si sekretar i atëhershëm i Lidhjes Komuniste të Kosovës, deklaroi hapur: “Ne ende nuk jemi në gjendje me i sigurue punë një numri të madh njerëzish. Për çdo vit afër 7.000 banorë të kësaj krahine (Kosovës) shkojnë me kërkue punë në viset e tjera të vendit, jashtë Kosovës e Metohisë”.

Ndërsa çdo vit 14000 krahë pune të rinj i shtohen armatës së të papunëve. Ky fenomen ka vazhduar edhe më vonë me të njëjtat ritme. Më 20 gusht 1966, Tanjugu njoftonte se në mbledhjen e veçse ekzekutive të Kosovës e Metohisë u konstatua se “numri i njerëzve që futen në punë në këtë krahinë pakësohet gjithnjë e më tepër dhe janë duke u pakësuar gjithnjë e më tepër mundësitë për marrjen në punë të punëtorëve të rinj. Sipas të dhënave statistikore, në fund të muajit maj të këtij viti kishte 5000 punëtorë më pak të futur në punë se në majin e vitit të kaluar”.
Në këto rrethana shpërnguljet për në thellësi të Jugosllavisë, aktualisht, përbëjnë formën kryesore të shkombëtarizimit të krahinave shqiptare. Për rrjedhim, që nga viti 1958 dhe deri më sot, me dhjetëra mijra banorë shqiptarë janë shpërngulur në krahinat veriore të Jugosllavisë, në Vojvodinë, në Kroaci, në Slloveni, veç faktit që deri tani, sipas pohimeve të shtypit, janë detyruar të braktisin vendlindjen e tyre për në Turqi më
tepër se 250 000 shqiptarë nga Jugosllavia.

Shovinizmi i egër serbomadh e antishqiptar i titistëve është shfaqur edhe në fushën e arsimit e të kulturës. Populli shqiptar në Jugosllavi është i bindur nga eksperienca e tij e gjatë se manovrat e sotme të klikës së Titos, pavarësisht nga fjalët e “ëmbla”, pavarësisht nga maskat, kanë vetëm një qëllim: të forcojnë pushtetin e tronditur të klikës titiste, të forcojnë shtypjen nacionale, shfrytëzimin e shkombëtarizimin e Kosovës. Për popullin shqiptar në Jugosllavi, si për gjithë popujt e shtypur të Jugosllavisë, kriza e thellë që ka goditur klikën e Titos është një gjë që pritej, është pasojë e pashmangshme e vetë kontradiktave antagoniste që ziejnë prej vitesh në gjirin e bandës së renegatëve. Por eksperienca e hidhur shumëvjeçare nën sundimin e egër të bandës së Titos, e ka bërë popullin shqiptar të Kosovës, Rrafshit të Dukagjinit, Maqedonisë e Malit të Zi, të jetë vigjilent, të hapë sytë e t’i bëjë katër për të mos u mashtruar nga demagogjia e kurthet e klikës titiste që kanë shpërthyer kohët e fundit në gjithë vendin.

Loja që po bën tani Titua me anën e një grushti tradhtarësh, si Veli Deva, Ali Shukriu, Xhevdet Hamza, etj., është një lojë shumë dinake dhe e rrezikshme. Por Titua dhe tellallët e tij nuk mund të mashtrojnë njeri. Populli shqiptar i Kosovës, Rrafshit të Dukagjinit, i Maqedonisë dhe Malit të Zi i njeh se kush janë titistët. Ai e di fort mirë se janë po këta Veli Devët, Xhavit Nimanët, Ali Shukrit e Xhevdet Hamzat, si dhe një grusht tradhtarësh të tjerë, që kanë bashkëpunuar me bishat e Titos në krimet e përgjakshme të Drenicës e të Tetovës, të Ulqinit e të Prishtinës, të “aksionit të armëve” e të Pejës, janë ata që kur popullsia shqiptare e atyre krahinave ishte e përgjakur dhe e
copëtuar nga klika e Titos-Rankoviçit, ata e lyenin dhe e zbukuronin regjimin xhelat të Titos. Populli shqiptar i këtyre krahinave nuk do të bjerë në lakun e ri të mashtrimeve të këtyre tradhtarëve dhe padronit të tyre Titos, Kardelit, Bakariçit etj.

Sado të egra, cinike dhe dinake të jenë masat e sundimtarëve revizionistë të Beogradit, ata kurrë nuk do t’ja dalin në krye të shkombëtarizojnë, të shfarosin e të asgjësojnë popullsinë shqiptare të Jugosllavisë. Ky popull, i cili u qëndroi me heroizëm të mrekullueshëm valëve të tërbuara të pushtuesve otomanë e sllavë gjatë shekujve dhe ka ruajtur me guxim e vendosmëri heroike gjuhën, traditat, zakonet, kulturën e vet, personalitetin dhe vitalitetin e tij, të gjitha karakteristikat e veçoritë e tij kombëtare, përballë të gjithë orvatjeve shkombëtarizuese e asgjësuese, një popull i tillë nuk mund të nënshtrohet e të shfaroset kurrë. Ai është i përjetshëm dhe do të fitojë. Do të vijë dita që Titua e banda e tij pa tjetër do të japin llogari deri në fund për krimet e tyre të përbindshme, për gjenocidin e pashembullt në Kosovë. / Memorie.al

(Artikull i gazetës “Zëri i Popullit”, 31 gusht 1966. Ky artikull, nën kujdesin e Jusuf Gërvallës, u ribotua në gazetën “Bashkimi”, Organ i “Frontit të Kuq Popullor”, Janar 1981, faqe 4).

Përgatiti Xhafer Dyrmishi

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 20 Mars 2026

Next Post

“Për më shumë se 25 vjet në Nju-Jork, ai arriti të krijonte dhe të aktivizonte sazet e kompaninë e tij, duke prodhuar pllaka muzikore në gjuhën shqipe dhe...”/ Historia e panjohur e Ajdin Asllan Leskoviku

Artikuj të ngjashëm

“Gjatë bisedave armiqësore me Feçorin, diskutonim edhe mbi romanin e Kadaresë, ‘Dimri i vetmisë së madhe’, ai thoshte se; ashtu si te ‘Broduej’, duhet…”/ Akuzat në hetuesi, ndaj ish-ministrit të Brendshëm
Dossier

“Në raportin e Xhemal Bejto Fasllisë, flitej për vrasjen e nipit të Haxhi Lleshit, ku kishte marrë pjesë edhe Hajdari, pasi Q. Lleshi, akuzohej për vrasjen e Qemal Stafës…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

March 20, 2026
Raporti sekret i Mine Gurit për Komitetin Qendror: Ja kuadrot e Sigurimit të Shtetit që janë të implikuar në akte imoraliteti dhe…
Dossier

“Zylyftar Ramizi në kampin e Sarandës, takoi Hasan Bashën, mjekun e njohur të Ballshit, i dënuar me grupin që lavdëronin Mehmet Shehun pas vdekjes, të cilit…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

March 19, 2026
“Në Kosovë po thellohen kontraditat me serbët, por kosovarët mbështeten nga kroatët e sllovenët, që thonë: le ta fillojë e para Kosova…”/ Dokumenti i Sigurimit për ngjarjet e ’81-it; Enver Hoxha kishte dijeni, por…!
Dossier

“Përgjegjësit e UDB-së në Kosovë, si M. Mijushkoviç, S. Gerkoviç e Sh. Kajtazi u shkarkuan, erdhën të tjerë ‘specialistë’, si Xh. Hamza e D. Ristiqi…”/ Çfarë shkruante Jusuf Gërvalla në 1966 te “Zëri i Popullit”?

March 18, 2026
“Goditja e Krerëve të Ushtrisë 1974-1975: ‘Balluku, Dume, Çako, Parllaku, agjentë të Jugosllavisë dhe Traktatit të Varshavës…’” / Zbulohet akt-akuza e Aranit Çelës dhe debati i fundit në Presidium për faljen e tre gjeneralëve
Dossier

“Ende pa u arrestuar Kadri Hazbiu, oficeri i Sigurimit, Ylli Birçe, raportonte se ditën kur zhvillohej mbledhja e Byrosë Politike, nga shtëpia e Kadriut, kishin dalë…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

March 19, 2026
“S’jemi stërnipët bonjakë të pellasgëvet mythollogjikë, as gërmadhat e ilirianëvet: jemi shqipëtarë, pralla pellasgjike është një hypothezë xhaba, një absurditet…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, në 1930-ën
Dossier

“S’jemi stërnipët bonjakë të pellasgëvet mythollogjikë, as gërmadhat e ilirianëvet: jemi shqipëtarë, pralla pellasgjike është një hypothezë xhaba, një absurditet…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, në 1930-ën

March 17, 2026
“Naimi është aktual për tejpamjen e tij në politikë, pasi ai u tregoi shqiptarëve Perëndimin, si shembull…”/ Refleksionet e profesorit të njohur, që drejtoi katedrën e gjuhës shqipe, në universitetin e Napolit
Dossier

“Naimi është aktual për tejpamjen e tij në politikë, pasi ai u tregoi shqiptarëve Perëndimin, si shembull…”/ Refleksionet e profesorit të njohur, që drejtoi katedrën e gjuhës shqipe, në universitetin e Napolit

March 17, 2026
Next Post
“Për më shumë se 25 vjet në Nju-Jork, ai arriti të krijonte dhe të aktivizonte sazet e kompaninë e tij, duke prodhuar pllaka muzikore në gjuhën shqipe dhe…”/ Historia e panjohur e Ajdin Asllan Leskoviku

“Për më shumë se 25 vjet në Nju-Jork, ai arriti të krijonte dhe të aktivizonte sazet e kompaninë e tij, duke prodhuar pllaka muzikore në gjuhën shqipe dhe...”/ Historia e panjohur e Ajdin Asllan Leskoviku

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme