• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, June 23, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Në ’93-in, ish-Prokurori i Rrëshenit më tregoi se ata të katërt të ‘Revoltës së Spaçit’, i kishin ekzekutuar te Ura e Fanit dhe më pas…”/ Dëshmia e dhimbshme Agim Bejkos nga Parisi

“Si e pushkatuan vëllanë tim në Revoltën e Spaçit dhe përse nuk po i gjejmë dot eshtrat edhe pas 30 vitesh…”/ Dëshmitë e rralla nga Parisi të ish-të përndjekurit politik
Diskutimi i Dritëro Agollit: “Dramat e Ruzhdi Pulahës, të Teodor Laços dhe të autorëve të tjerë po ashtu, janë…”/ Mbledhja me Enver Hoxhën në Komitetin Qendror, maj 1978
“Në ’93-in, ish-Prokurori i Rrëshenit më tregoi se ata të katërt të ‘Revoltës së Spaçit’, i kishin ekzekutuar te Ura e Fanit dhe më pas…”/ Dëshmia e dhimbshme Agim Bejkos nga Parisi
“Në ’93-in, ish-Prokurori i Rrëshenit më tregoi se ata të katërt të ‘Revoltës së Spaçit’, i kishin ekzekutuar te Ura e Fanit dhe më pas…”/ Dëshmia e dhimbshme Agim Bejkos nga Parisi
“Si e pushkatuan vëllanë tim në Revoltën e Spaçit dhe përse nuk po i gjejmë dot eshtrat edhe pas 30 vitesh…”/ Dëshmitë e rralla nga Parisi të ish-të përndjekurit politik

Dashnor Kaloçi                                              

Pjesa e dytë

Memorie.al publikon dëshmitë rrëqethëse të Agim Bejko, me origjinë nga Starova e Pogradecit dhe banim në Paris, i cili rrëfen historinë e Revoltës së Spaçit, e ndodhur në datat 21, 22 dhe 23 maj të vitit 1973, ku rreth 1000 të burgosurit e atij kampi, u ngritën në një revoltë kundër komandës së burgut dhe vetë regjimit komunist të asaj kohe, duke hedhur parulla politike, si: “Poshtë diktatura”, “Ne nuk jemi skllevër”, “Ja vdekje, ja liri”, “Ju jeni katilë, keni lyer duart me gjakun tonë”, “Rroftë Evropa e lirë”, “Poshtë komunistët”, “Do t’ju djegim si Stalinin”, “Populli është me ne dhe është kundër jush”, etj. Të gjitha detajet se si u ekzekutua vëllai i tij, 27 vjeçari, Dervish Bejko, së bashku me katër shokët; Hajri Pashaj, Pal Zefi e Skënder Daja dhe kalvari i gjatë mbi 25 vjeçar i Agim Bejkos në disa rrethe të vendit, nëpër kodra, male, përrenj e kodrava, për gjetjen e eshtrave të tyre…?!

                                                                    Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Vënd-strehimin e kohës së diktaturës, që do na mbronte nga armiku imagjinar, unë e ktheva në një kantinë, ku prodhoj verë, raki e pije të tjera, pasi…”!/ Historia e rrallë e mjekut të njohur sportive

“Nëna ime, Safete Blloshmi, në zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, votoi kundër regjimit, por u kuptua pasi kërciti gogla në kutinë bosh e, pas kësaj u dënua me…”/ Dëshmia e rrallë e pasardhëses së fisit të njohur

Zoti Agim, ç’ndodhi më pas, si rrodhën ngjarjet me revoltën?

Flamuri me shqiponjën pa yll, nuk pati jetë  të gjatë, pasi Forcat Speciale që shkuan në përforcim nga Tirana, ishin të pajisura me armatime të sofistikuara dhe përdorën një terror dhe dhunë të paparë në revoltën e Spaçit. Në kohën që mbi godinat e kampit të Spaçit u ngrit flamuri pa yllin e kuq komunist, u kërkua nga ana e komandës së burgut ku ishte dhe zv/ ministri i Brendshëm, Feçor Shehu, bashkë me ministrin e asaj kohe, Kadri Hazbiu, që të dërgohej një përfaqësi nga të burgosurit, për të folur e për të ulur flamurin. Këta nuk shkuan, sepse e dinin që komunistët ishin të pabesë. Atëhere pas kësaj u përdor dhunë e paparë. E vërteta më ë madhe është kjo; që të burgosurit edhe pse e dinin se do të shkonin në gijotinë, se nuk ishte pak të thoje në atë kohë “poshtë komunizmi”, “liri demokraci” etj., nuk u tërhoqën aspak. Ishte e pamundur të shpëtoje, doemos do të shkoje në gijotinë. Vëllai im, Dervish Bejko, së bashku me tre shokët e tjerë, deshën më mirë një vdekje me nder, sesa një  vuajtje të gjatë. Ndërkohë mbi kampin e Spaçit u futën dy helikopterë, ku tek njëri, (ketë që po u them e kam të dëshmuar nga dëshmitarë që kanë qenë aty), ka patur 20 sampistë të armatosur, e me bishta lopate. Dhe kështu, më ndërhyrjen e këtyre forcave speciale, kjo revoltë natyrisht që u mposht, pasi ndesheshin dy palë në kondita jo të barabarta…!?

Çfarë ndodhi me vëllanë tuaj, Dervishin?

Me Dervishin ndodhi kjo, që mbasi u mposht nga sampistat që kishin ardhur nga Tirana, duke i thyer krahun e shpatullën, me gjysëm shpirti e morën në një tezgë dhe e izoluan së bashkë edhe me tre shokët e tjerë; Skënder Dajën, Pal Zefin dhe Hajri Pashajn.

Po më pas ç’ndodhi me ta?

U krijua një gjyq special aty në burgun e Spaçit dhe të katër ata i dënuan me vdekje, ndërsa të tjerët, një grup të madh mbi 30 veta i ri dënuan me dënime shumë të rënda. Para se t’i merrnin për t’i pushkatuar, Dervishin e kanë kaluar para 800 burrave të burgosur në oborrin e kampit dhe ai u tha atyre: “Amanet Leonardin e vogël dhe motrat, të mos m’i marrin nëpër këmbë”. Gjyqi special që u zhvillua brenda kampit kishte kryetar të trupit gjykues, Ilmi Telegrafin dhe ndihmësa të tij Ymer Aliko dhe Qemal Shehu. Prokuror ka qenë Zaim Myftari. Këta të katër i dënuan pa revokim të masës së dënimit, pra që nuk kishin të drejtë apelimi. Të katër ata ishin të gjithë djem te rinj, pa mbushur të 30-at. Për ironi të fatit, Hajri Pashai është  dënuar kot së koti, sepse ka qenë një tjetër për t’u dënuar në vend të tij.

Si ndodhi kjo?

Po, kur ka hyrë Feçor Shehu në kamp, (pasi forcat speciale morën situatën nën kontroll), meqenëse i’a njihte të atin Hajri Pashait, i’a shau dhe i’a ofendoi, dukë i thënë pak a shumë Hajriut, se edhe ai po ndiqte rrugën armiqësore të të atit. Por Hajriu, si trim që ishte, i’a ktheu Feçorit, duke i thënë: “Në një kohë, ti i fshije këpucët babait tim”. Feçori u tërbua dhe u thotë vartësve të tij: “Hiqni një, e fusni këtë (Hajriun) aty brenda”. Pra e futi kot atë në katërshen që do pushkatoheshin.

Kur e mësuat ju si familje se çfarë kishte ndodhur në Spaç dhe fatin e keq të Dervishit?

E kemi mësuar mbas një muaji të revoltës, pasi ne në familjen tonë. nuk dinim akoma se çfarë kishte ndodhur ne Spaç. Na vjen mbas një muaji, shefi i policisë së asaj kohe të Pogradecit dhe  provokon në një mbledhje në Starovë në sallën e leximit të asaj kohe. Aty thërrasin babain tonë, Enverin, bashkë më një motër, pasi unë punoja në një fermë dhe nuk ndodhesha aty. Babait dhe motrës, Suzana, shefi i policisë, bashkë me sekretarin e partisë, i dhanë “sihariqin” që ishte mynxyrë për ne.

Si u’a komunikuan lajmin e pushkatimit të Dervishit?

Ata i thanë: “Trupi gjykues në Spaç, ka dënuar me vdekje dhe e ka ekzekutuar Dervish Enver Bejkon”. Pasi i thanë këto fjalë, shefi i policisë shto: “Ne partinë e kemi të fortë”, dhe kërkoi që babai të ngrihej e të thoshte “të rrojë partia”.

Si reagoi babai juaj pas kësaj…?!

Babai nuk pranoi por tha vetëm këto fjalë: “Djali im është i pafajshëm”. Ndërkaq e morri motra dhe dalin nga mbledhja e shkuan në shtëpi, ku gjetën nënën e motrat në një gjendje ankthi.

Po ju ndodheshit në shtëpi në ato momente?

Unë meqë punoja në ferme, babai mendoi që, sa ta merrja vesh nga të tjerët, më mirë të ma thoshte vetë ai. Dhe vjen e ma thotë vetë. Duke ma treguar, më thotë se: “Nuk e kuptoj, mbase ka dashur të arratiset…”, që të ma lehtësonte lajmin. Por ajo ishte e vërtetë, edhe pse një muaj me vonesë, lajmi ishte e vërtetë. Na detyruan që të mos visheshin motra e nëna me të zeza, duke na thënë se “ai është armik i popullit”. Kështu ne qanim me vete, e mbas tre ditësh na detyruam të dilnim në punë, jo me të zeza, e jo të trishtuar, sepse “armiku nuk qahet”. Mbas një viti e gjysëm, babai, ditën që mbushi 60 vjeç, nuk e duroi dot dhimbjen e madhe dhe vdiq.

U erdhi njeri në funeralin e babait?

Babai në atë kohë është varrosur vetëm nga të afërmit tanë. Nuk na lejonin njerëzit e Sigurimit që fshati të na jepte dhe varrmihësat për të mbuluar babain. E kemi varrosur vetë, 20 veta ishim, dhëndurët dhe të afërmit tanë që ndodheshin aty, se ishte një terror psikologjik i paparë dhe nuk guxonte njeri të na afrohej, e jo më të na vinte në varrim…?! Të them të drejtën, ngaqë ishim e vetmja familje në 1973 që na u ekzekutua vëllai, ne shiheshim si të kishim lebrozën, nuk na afrohej askush.

A mësuat më shumë se çfarë kishte ndodhur me Dervishin, si dhe ku ishte ekzekutuar ai?

Në atë kohë as që bëhej fjalë të mësonim ndonjë gjë më shumë dhe të vërtetën ne e kemi mësuar vetëm në vitin 1993–‘94, pasi më përpara, kuptohet se nuk mund të kërkoje dokumenta dhe të mësoje të vërtetën. Kam vajtur vetë dhe kam kërkuar një muaj për të gjetur eshtrat. Kam shkuar në Spaç e kam takuar njerëz, në Rrëshen kam shkuar gjithashtu. E vërteta është kjo, që deputeti i Pogradecit, Jemin Gjana, më ka ndihmuar duke u futur tek ish ministri i asaj kohe, Agron Musarai. Dhe me ndihmën e tyre e të Prokurorit të Përgjithshëm të asaj kohe, u futa në arshivën e shtetit (Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme) për të gjetur dosjen e Dervishit.

A mundët të gjenit dokumente aty?

Gjeta letrat e hetuesisë, të dënimit e të rri dënimit në Spaç, se ai u rri dënua dhe u dënuam me pushkatim. Nga hulumtimet që kam bërë, Dervishi me tre shokët e tjerë që u dënuan me vdekje, janë sjellë më diagaç në Rrëshen dhe aty, prokurori i rrethit i asaj kohe, (të cilin e takova personalisht bashkë me dy kushërinjtë e mi) më ka thënë: “I kemi pushkatuar këtu tek ura e Fanit”. Ai na tha gjithashtu, se proces-verbalin e kam bërë me gabime, dhe kjo ishte e vërtetë, se unë e kisha me vete atë ditë proces-verbalin dhe e dija se nuk po gënjente. Prokurori më tregoi gjithashtu, se Hajriu bashke me Pal Zefin, kanë qëndruar si burrat, ndërsa të tjerët i kishte marrë plumbi menjëherë e nuk kishin vuajtur.

Pas asaj që ju tha prokurori, filluat kërkimet për gjetjen e eshtrave të tyre?

Lidhur me vendin e pushkatimit të tyre, sipas disa dëshmive apo më saktë të them gojëdhënash, janë në dy versione; njëra në urën e Fanit dhe e dyta mbrapa kinemasë së Rrëshenit. Nuk jam i saktë për ketë, se në arshiva janë këto të dhëna; që trupat e pajetë i janë dorëzuar Qemal Shehut, të cilët i kanë hedhur në diagaç, e po me këtë diagaç, kanë shkuar në Tiranë në Ministrinë e Rendit. Dhe me një urdhër tjetër, katër kufomat i kanë çuar në morgun e Tiranës. Dhe meqenëse ka qenë ora e pa përshtatshëm e (se unë kam shkuar vetë tek morgu dhe kam gjetur shënimin “kufomat me indeksin 7, që vijnë nga Spaçi”), mbasi morgu është i tejmbushur, nuk mund t’i mbajmë’. Kështu ata i kthejnë përsëri në Ministrinë e Brendshme. Me urdhër të zv/ministrit të asaj kohe, kalojnë në dispozicion të Kriminalistikës Ligjore Ortopedike dhe këtu fillon tragjedia më e madhe e jona, që nuk i gjejmë dot eshtrat…?!

Çfarë bëtë më pas?

Në vitin 1993–‘94, bashkë me Haki Slatinën, “Mandelën” e  Pogradecit, të asaj kohe, (pasi unë kam qenë sekretari i Shoqatës së të Burgosurve dhe të Persekutuarve Politikë për degën e Pogradecit, ai ishte kryetar), filluam kërkimet, pasi ai i njihte të katërt. Hakiu, kishte fjetur një vit me “Bixullin”, (Bixulli ishte Skënder Daja), këtë nofkë ja kishin ngjitur shokët në burg, se ishte mjaft i shkathët). E Dervishin e njihte se ishte po nga Pogradeci. Kështu ne erdhëm në Tiranë, në  Kriminalistikën Ligjore, me urdhër nga Prokurori i Përgjithshëm e nga Ministri i Brendshëm. Në atë kohë, aty ishte Sazan Gabriani, përgjegjësi i Klinikës Kriminalistike Ligjore.

Çfarë u tha ai…?!

Ai na tha se këto katër kufoma, ishin futur në një pus të thellë 15 metra, duke i vënë në katër krevate të ndryshëm e të mbuluar me çarçafë”.

Çfarë ishte ky pus…!?

Pusi ishte me naftalinë dhe trupat ishin te zeza. I mbanin aty për mësimdhënie nga studentët e Mjekësisë. Unë e mbaja mënd vëllain, Dervishin, se kur ka qenë ushtar, e kisha parë se kishte bërë një spirancë në krahun e majtë. Unë shikoja gjithmonë krahun, për të parë atë spirancë, se në atë kohë ADN nuk ekzistonte. Nuk e di, nuk di ç’të them se nuk jam ekspert për këto punë, dhe për naftalinën nuk mund të flas, se çfarë efekti ka ajo në qëndrimin e trupave 10 deri 20 vjet atje. Nuk e dija a mund ta shpërbënte tatuazhin naftalina…?

Trupat që u nxorën, sa vjet kishin qe rrinin atje dhe a ishin ato që kërkonit ju?

Nuk mund të them me saktësi se; a ishin këta apo të tjerë, se ata që pamë ishin me një plumb në ball e ne trup, e kishin vite që ishin aty. As vëllai im e asnjë nga këta të katërt, (mbase mua emocionet më bënin te dobët, por Haki Slatina i njihte të katërt), nuk i’u duken si trupat e tyre. Edhe sot nuk i kemi gjetur eshtrat e vëllait.

Po ndonjë vlerësim moral a u është dhënë atyre?

Kryetari i Parlamentit të asaj kohe, z. Pjetër Arbnori, erdhi vetë dhe solli dekoratën e Dervishit, sepse u dekoruan te katërt ata me medaljen “Martirë të Demokracisë”, kryesisht për Revoltën e Spaçit. Nëna ime foli me z. Pjetër dhe fjalët e saj më kanë mbetur në mëndje, edhe sot e kësaj dite. Ajo i tha zotit Arbnori: “Ju faleminderit që erdhët e me bëtë nderin më të madh, por unë dua eshtrat e tim biri”.

A u dha ndonjë shpresë…?

Me gjithë dashamirësinë e z. Arbnori, edhe sot e kësaj dite ato eshtra nuk janë gjetur sa ajo ishte gjallë ajo dhe Pjetri. As unë nuk i kam gjetur deri më sot ato eshtra, edhe pse kur kam dalë në ndonjë televizion apo gazetë, u kam bërë thirrje të gjithë shqiptarëve, brenda e jashtë atdheut, që në qoftë se dinë diçka se ku ndodhen eshtrat e vëllait tim, e të tre martirëve të tjerë, të më sinjalizojnë, sepse do ta kem mik për tërë jetën, sa jam gjallë unë, se nëna e babai ikën pa marrë vesh të vërtetën. Unë kam mbetur gjallë, e do të më çlirojë nga ky makth i 30 e ca viteve, sepse kjo më ndjek si një kambanë. Këtë gjë gjej rastin ta ripërsëris edhe tani nëpërmjet medias suaj; Do t’i jem mirënjohës kushdo qoftë ky, edhe anonim, nuk ka rëndësi. Unë dua të gjej eshtrat, qoftë të më tregojë dhe ai që i ka vrarë, (i skuadrës së pushkatimit), se ai ka bërë një detyrë të urdhëruar nga dikush. Kjo është thirrja ime e fundit.

Pas gjithë këtyre kërkimeve, ju keni vazhduar të kërkoni më, apo… i kini humbur shpresat…?!

Pa unë kam vazhduar gjithnjë të kërkoj. Para disa vjetëve, me ndihën e zv/ministrit të Brendshëm të qeverisë Partisë Demokratike, që ishte caktuar zyrtarisht për të ndihmuar në kërkimin dhe gjetjen e eshtrave të ish-të pushkatuarave nga diktatura komuniste, pas disa sinjalesh, bëmë disa gërmime diku afër fshatit Bërzhitë, diku në krahë të rrugës nacionale, (Tiranë – Elbasan) por fatkeqësisht pa rezultat…?! Gjithsesi unë do të përpiqem dhe do të vazhdoj të kërkoj eshtrat e vëllait, deri sa të kem frymën gjallë…! Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 08 Qershor

Next Post

Diskutimi i Violeta Manushit: “Ne kemi vetëm një regjisor në Teatrin Popullor, Pirro Manin, po jemi një personel prej 50 vetësh dhe…”/ Mbledhja me Enver Hoxhën në Komitetin Qendror, maj 1978

Artikuj të ngjashëm

“Vënd-strehimin e kohës së diktaturës, që do na mbronte nga armiku imagjinar, unë e ktheva në një kantinë, ku prodhoj verë, raki e pije të tjera, pasi…”!/ Historia e rrallë e mjekut të njohur sportive
Intervista

“Vënd-strehimin e kohës së diktaturës, që do na mbronte nga armiku imagjinar, unë e ktheva në një kantinë, ku prodhoj verë, raki e pije të tjera, pasi…”!/ Historia e rrallë e mjekut të njohur sportive

June 22, 2025
“Nëna ime, Safete Blloshmi, në zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, votoi kundër regjimit, por u kuptua pasi kërciti gogla në kutinë bosh e, pas kësaj u dënua me…”/ Dëshmia e rrallë e pasardhëses së fisit të njohur
Intervista

“Nëna ime, Safete Blloshmi, në zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, votoi kundër regjimit, por u kuptua pasi kërciti gogla në kutinë bosh e, pas kësaj u dënua me…”/ Dëshmia e rrallë e pasardhëses së fisit të njohur

June 17, 2025
“Ekipi i Tiranës dhe tifozët e saj, s’duhet të viktimizohen, pasi para ’90-ës, ata ishin më të privilegjuar se ne të ‘Dinamos’, pasi ata kishin…”/ Dëshmia e ish-legjendës së bluve dhe e kombëtares
Intervista

“Topin ‘Adidas’ që e morëm në Maltë, ja dërguam Gon Dautit në Kurbnesh, me Çim Skifterin, por u bë problem nga Sigurimi dhe shpëtuam, se na mbrojtën F. Frashëri dhe F. Sejdini,…”/ Dëshmia e ish-kapitenit të “Dinamos”  

June 12, 2025
“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj
Intervista

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj

June 6, 2025
“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur
Intervista

“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

June 6, 2025
“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së
Intervista

“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

May 28, 2025
Next Post
Diskutimi i Violeta Manushit: “Ne kemi vetëm një regjisor në Teatrin Popullor, Pirro Manin, po jemi një personel prej 50 vetësh dhe…”/ Mbledhja me Enver Hoxhën në Komitetin Qendror, maj 1978

Diskutimi i Violeta Manushit: “Ne kemi vetëm një regjisor në Teatrin Popullor, Pirro Manin, po jemi një personel prej 50 vetësh dhe…”/ Mbledhja me Enver Hoxhën në Komitetin Qendror, maj 1978

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme