• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, August 26, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Në ’78-ën kur erdhi nipi i Samiut, më thirrën te Hotel ‘Dajti’, por biseda jonë u përgjua nga Sigurimi e, më çuan në Komitetin Qendror, ku…”/ Dëshmia e rrallë e pinjollit të fundit të frashërllinjëve të famshëm

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Sami_Mehmet_Tahsin_Frashëri
“Me porosinë e Naim Frashërit, gjyshi im hapi shkollat shqipe në krahinën e Dangëllisë, por regjimi komunist na…” / Dëshmia e rrallë e të birit të oficerit të Zogut
“Mes Sami Frashërit dhe aktores Mari Karyan, bukuroshes së famshme të Stambollit, kishte një histori dashurie që rezultoi tragjike, pasi ajo vdiq gjatë abortit…”/ Historia e panjohur e dijetarit të madh shqiptar
“Mes Sami Frashërit dhe aktores Mari Karyan, bukuroshes së famshme të Stambollit, kishte një histori dashurie që rezultoi tragjike, pasi ajo vdiq gjatë abortit…”/ Historia e panjohur e dijetarit të madh shqiptar

Nga Elisabeta Ilnica

Memorie.al / Nuk ishte e vështirë për të gjetur pinjollin e Frashërlinjve, të sugjeruar nga lexuesi Përparim Skënderi. Sekreti nuk qëndronte shumë te gjeneralitetet e tij të famshme, si Mehmet Frashëri, sesa te pseudonimi i çuditshëm për një plak që shkon drejt të 90-ve: Pipi. Gjithë jetën e tij ishte thirrur nga ky emër përkëdhelës, që ia kishte ngjitur halla e tij e shkolluar në Francë, aq sa… ishte harruar se ai quhej Mehmet Frashëri. Harruar nga lagjja, miq e të afërm, por jo nga… Sigurimi i Shtetit. Në 45-vjet të sistemit komunist, ai u persekutua në mënyrat më të ulëta, si pasardhës bejlerësh, ndërsa kuadrot e lartë shtetërorë mbronin tema diplome, me faktin që frashërlinjtë shisnin pasurinë, për të luftuar për Shqipërinë e lirë.

Atij nuk i jepnin asnjë lloj pune, pavarësisht se dinte perfekt dy gjuhë të huaja dhe nga emri i xhaxhallarëve të tij, Abdyli, Samiu, Naimi, ishte identifikuar një epokë në letërsi: Rilindja. Fëmijëve të Mehmet Frashërit, iu mohua e drejta e studimit me gjithë rezultatet e shkëlqyera, ndërsa fëmijëve në shkolla u mësohej “Bagëti e bujqësi”…

Pipin e gjen çdo mëngjes në orën 9.00 në lokalin pa reklamë, përballë shtëpisë së tij, në rrugën “Qemal Stafa”. Duhet patjetër të jetë atje, sepse pi “racionin” e tij të përditshëm të rakisë “Grapa”. “Më bën mirë për zemrën, se po të isha Veseli, atëherë do pija dhe duhanin. Vetëm një teke çdo mëngjes, nuk e teproj”,- thotë Pipi, ndërsa na fton të ulemi si të “shtëpisë”. Nga fytyra nuk i heq syzet e errëta, kafe dhe, pavarësisht se është në karrige, mbahet në një bastun.

Gjithashtu mund të lexoni

“U urdhërua ambasada jonë në Paris, të paguajë 120 mijë franga ari dhe këtë shumë mund ta përdorni për shlyerjen e borxheve të Esat Pashës…”/ Zbulohet telegrami për kryeministrin e Serbisë, 17 qershor 1920

“Ndihma që Esati, i dha ushtrisë serbe gjatë tërheqjes së saj nëpër bregdetin e Adriatikut, dëshmon…”/ Letra e panjohur e Pashiqit për Konferencën e Paqes, për të dëmshpërblyer me 10 milion franga Esat Pashë Toptanin

Pipi është pinjolli i vetëm mashkull nga familja e madhe patriotike Frashëri, i cili ka trashëguar emrin e gjyshit të tij, Mehmetit. Duke treguar mbi pemën gjenealogjike, ai sqaron: “Stërgjyshërit e mi, Haliti dhe Emineja, kishin 6 vëllezër dhe 2 motra.

Nga këta, i pari ishte Avdyli, i cili pati 2 djem, por që asnjëri nuk u martua. Pra, nuk pati pasardhës. Pastaj ka qenë vajza e madhe, Nafiseja, por asaj as foto nuk i kam dhe asgjëkund nuk dihet gjë e saktë për të.

Pas saj ishte Sherifi, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë në një moshë shumë të re. Megjithatë, Sherifi la një vajzë pas, Asijen. Asijen e adoptoi Naimi. Naimi lindi dhe një vajzë tjetër. Sërish, asnjë djalë…! Pas Naimit, vinte motra tjetër, Shahnishaja. Ajo u martua me Ibrahim Pashë Vërzheshtën, një doktor ushtarak.

Shahnishaja, pas kurorës shkoi të jetonte në Turqi dhe nuk u dëgjua asgjë për të. Sipas radhës, vijmë te Samiu, i cili gjithashtu u trashëgua vetëm nga vajza. Meshkujt u pakësuan akoma më tej në familjen Frashëri, me vdekjen e shpejtë të vëllait tjetër, Tahsini.

I shtati për nga radha, Tahsimi, ishte shumë i talentuar në fushën e letërsisë dhe filozofisë, por që vdiq vetëm 27 vjeç. Tani vijmë te djali i fundit, nga ku kam marrë dhe emrin, te gjyshi im, Mehmeti. Ai lindi djalë të vetëm Hysrefin, babain tim. Po ashtu, edhe im atë vetëm mua më pati djalë dhe tre  vajza. Duke qenë se isha pra i vetmi mashkull në gjithë këto pasardhës, ai vendosi që të ruante trashëgiminë, duke më lënë emrin e gjyshit tim, Mehmetit”.

Çdo detaj për familjen e tij, Pipi e tregon dhe me foto. Në albumin e gjenealogjisë i mungojnë 2 foto; ajo e stërgjyshes Emine dhe e vajzës së madhe së saj, Nafiseja. Kjo për shkak se, në atë kohë, femrat nuk para dilnin në foto dhe mbi të gjitha, ishte vështirë të gjeje fotograf.

Pasi ka mbaruar rrëfimin mbi trungun familjar, Pipi kalon te vetvetja, edhe pse është vështirë ta bësh të flasë. “Kam shumë kujtime të këqija, ndaj nuk i rikthehem së kaluarës, por merrem me të tashmen”,- thotë ai, ndërsa tregon grimca jete, nga ajo se çfarë i ndodhi me Reformën Agrare në Shqipëri. Mbiemri i madh me të cilin krenohej gjithmonë, nisi ta persekutojë. Por, nuk ishte vetëm mbiemri Frashëri, që e persekutoi Pipin.

Ai kishte dhe një “cen” tjetër trashëgimie. Ishte pasardhës i Toptanëve. Kur gjyshi i tij kishte qenë në burg në kohën e austro-hungarisë, ishte njohur me Murat Toptanin. Duke qenë se ishin bërë shumë miq, atëherë vendosën të bëjnë një “shkëmbim”. Murati i dha motrën për grua Mehmetit (gjyshja e Pipit), ndërsa vetë ai u martua me vajzën e adoptuar të Naimit (vajza e vëllait të vdekur, Sherifit), Asijen.

Pra, Pipi trashëgonte prona pa fund nga të dy prindërit dhe radhitej ndër bejlerët më të mëdhenj të Shqipërisë. Ndërkaq, kishte një shtëpi të bukur në qendër të Tiranës, në rrugën “Qemal Stafa” sot. E gjithë pasuria e Pipit u “varros” në vitin 1945, për të mos u marrë kurrë më, pavarësisht ardhjes së demokracisë. “Na morën gjithçka.

Pronat, dihej dhe e pranuam nga halli, por na morën edhe shtëpinë, duke futur të tjerë aty, ku gjatë luftës kishim strehuar me dhjetëra partizanë. I harruan të gjitha bamirësitë tona, kontributin e xhaxhallarëve të mi dhe u kujtuan vetëm për faktin, që ishim familje bejlerësh.

Si kulakë që na përcaktuan, na lanë vetëm një barakë të vjetër ngjitur me shtëpinë e madhe, që ishte përdorur gjithnjë për qymyr apo dhe bagëti. Për gjysmë shekulli kam jetuar aty me familjen, në mes të ftohtit, thuajse pa punë, duke duruar përbuzjen dhe urrejtjen, që nuk e di se nga vinte. Kjo urrejtje shkoi deri aty, sa më morën edhe kostumin tim, se dyshekët e jorganët i kishin përlarë me kohë.

Është e çuditshme, por m’u kundërvunë pikërisht njerëzit me të cilët isha rritur, kisha bashkëpunuar në luftë, apo kishin ngrënë bukë në shtëpinë time”,- tregon plaku frashërli. Sipas tij, edhe pse ishte ndër të rrallët që kishte studiuar, që dinte gjuhë të huaja, ndërkohë që Shqipëria vuante nga analfabetizmi dhe kërkoheshin kuadro mësuesish, ai asnjëherë nuk u pranua të ishte pjesë e fushatës së arsimit, pavarësisht kërkesave të shumta.

Jo vetëm kaq, por Pipi nuk u pranua për të bërë dhe punë të zakonshme apo të rëndomta. Me miqësitë e mbetura, zinte tek-tuk ndonjë punë si bojaxhi, derisa talenti si projektues dhe nevoja për një profesion të tillë, arritën t’i jepnin një vend pune si dekorator në fshatin Tërshajë të Tiranës. Dhe këtë mundësi, Pipi thotë se ia dhanë nga halli, se ishte shumë i aftë si projektues dyqanesh e maposh, dhe jo nga zemërgjerësia.

Pavarësisht se, nga viti në vit, i ishte harruar emri i vërtetë dhe të gjithë e njihnin si Pipi, gëzimi i një pune të sigurt nuk do t’i vazhdonte gjatë. Dikush ishte kujtuar se ai ishte Mehmet Frashëri…! Ishte vetë nipi i Samiut nga vajza, i quajtur Eminereji. I lindur dhe rritur në Turqi, ai ishte kujtuar për të afërmit e tij dhe kishte marrë vesh se trashëgimtari me gjak mashkulli ndodhej në Tiranë.

Eminereji, kishte bërë kërkesën për vizitë në Tiranë në vitin 1974, me ç’rast do të sillte eshtrat e dy xhaxhallarëve në Shqipëri, Naimit dhe Abdylit, por jo të Samiut, që ishin refuzuar të lëvizeshin nga shteti turk.

Në rivarrim ishin paraqitur shumë frashërlinj “të rremë”. I vërteti ishte mënjanuar, deri në momentin që Eminereji kishte këmbëngulur për ta takuar, pasi të nesërmen do të ikte urgjent. “Më erdhi dikush këtu nga lagjja dhe më tha që më kërkonin në Komitetin Qendror.

U frikësova, se mezi kisha gjetur një punë dhe mendova se kushedi, kësaj here çfarë më pret. Mora një shokun tim me mbiemër Arbana, që ishte me Sigurimin, vete dhe nisem për atje, ku më thonë të shkoja në Hotel “Dajti” për të takuar Eminerejin. Veprova si më thanë. Eminereji më priti shumë mirë dhe më pyeste gjithë kohës për çfarë kisha nevojë, si ia kaloja, a më respektonte shteti, etj.

Dhe unë, për çdo gjë thosha; “po”, “po”, pa treguar asgjë nga e vërteta. I bindur se ishte ashtu siç i thosha unë, Eminereji u detyrua të ikte shumë shpejt, pasi do të nisej drejt Turqisë. Pas këtij takimi, nisën orët e mia të akthit. Sërish në Komitetin Qendror…! Por, më doli krejt ndryshe. E mbaj mend si sot. Ishte dhoma 3, në katin e dytë. Aty më priste një burrë i ulur, me syze dhe një tjetër më këmbë. U tregova kush isha dhe më thanë që të ulesha.

“Bravo të qoftë! Je treguar burrë, nuk e prisnim”! Shtanga, pastaj e kuptova që ata e dinin të gjithë bisedën që unë kisha zhvilluar me Eminerejin. Madje më falënderuan që nuk i kisha treguar asgjë dhe për këtë “shenjë besnikërie ndaj partisë”, siç e quajtën ata të Komitetit Qendror, më pyetën se çfarë kisha dëshirë të kërkoja. Dhe unë kërkova vetëm punë, për gruan dhe djemtë. Ç’të doja më shumë”?!- rrëfen Pipi, pa harruar të kthejë herë pas here gotën e qelqtë me “Grapa”.

Edhe sot, pas dekadash të tëra, Pipi nuk do më shumë. Pronat e shumta të konfiskuara që në vitin 1945, as i ka kërkuar fare. “E pse t’i kërkoj?! Dihet që pronat nuk do të merren kurrë në Shqipëri. Nuk ka, as ligj e as Maliq, që të çojë të zotin te toka e tij. Mbi pronat e mia janë ndërtuar pallate politikanësh, që nga Kamza, Shqipëria e Mesme, e deri në Përmet. Të tjera më janë zaptuar me forcë dhe e di që është e kotë të merrem me këtë gjë.

Çfarë iku nuk kthehet më, si puna e viteve të mia. Nuk kam ndërmend të harxhoj pensionin e vogël të pleqërisë për fotokopje letrash, duke qenë se shumë mirë me ato para blej ilaçet që të ma forcojnë zemrën. Edhe fëmijëve të mi, u kam thënë që mos të vrapojnë pas letrash.

Po e përsëris: Pronat nuk do të merren kurrë në Shqipëri”,- këmbëngul trashëgimtari më i madh i pronave në Kadastër, por i vetëm disa metrave katrorë në përditshmëri. Ajo çfarë i ka mbetur nga mbiemri i madh, janë vetëm kujtimet e hidhura për 50 vjet, shtëpia e rimarrë pas viteve ’90 dhe një album fotografish…! / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Përplasjen e parë me Enver Hoxhën, im atë e ka pasur menjëherë pas Luftës, për instruktorët jugosllavë në rradhët e Ushtrisë sonë, pasi...”/ Dëshmia e rrallë e të birit të gjeneral-leitnant, Spiro Moisiut

Artikuj të ngjashëm

“U urdhërua ambasada jonë në Paris, të paguajë 120 mijë franga ari dhe këtë shumë mund ta përdorni për shlyerjen e borxheve të Esat Pashës…”/ Zbulohet telegrami për kryeministrin e Serbisë, 17 qershor 1920
Personazh

“U urdhërua ambasada jonë në Paris, të paguajë 120 mijë franga ari dhe këtë shumë mund ta përdorni për shlyerjen e borxheve të Esat Pashës…”/ Zbulohet telegrami për kryeministrin e Serbisë, 17 qershor 1920

August 22, 2025
“Ndihma që Esati, i dha ushtrisë serbe gjatë tërheqjes së saj nëpër bregdetin e Adriatikut, dëshmon…”/ Letra e panjohur e Pashiqit për Konferencën e Paqes, për të dëmshpërblyer me 10 milion franga Esat Pashë Toptanin
Personazh

“Ndihma që Esati, i dha ushtrisë serbe gjatë tërheqjes së saj nëpër bregdetin e Adriatikut, dëshmon…”/ Letra e panjohur e Pashiqit për Konferencën e Paqes, për të dëmshpërblyer me 10 milion franga Esat Pashë Toptanin

August 21, 2025
“Forcat e Ndjekjes e rrethuan shpellën dhe shtinë batare të gjata pushkësh, por kur u afruan, panë se plaga e plumbit e Dom Gazullit, ishte…”! / Misteri i vrasjes së albanologut të famshëm dhe si u gjet varri i tij, në ’95-ën?
Personazh

“Forcat e Ndjekjes e rrethuan shpellën dhe shtinë batare të gjata pushkësh, por kur u afruan, panë se plaga e plumbit e Dom Gazullit, ishte…”! / Misteri i vrasjes së albanologut të famshëm dhe si u gjet varri i tij, në ’95-ën?

August 20, 2025
“I konsideroj aspak dinjitoze, që komisioni Juaj për Reparacionet pranë Konferencës së Paqes, refuzoi propozimet dhe praninë time, pasi…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920
Personazh

“Italia po tregon armiqësi ndaj meje dhe ardhmja ime po bëhet gjithnjë më e errët, ndërkohë që i ndjehem më mirënjohës qeverisë serbe…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920

August 19, 2025
“Kur shoferi i habitur i tha babës; Si mundem me të lanë vetëm në kamion, gjithë natën, ti nji burrë plak, me nji vajzë të re?! – ne shkuam te shtëpia e tij, por…”/ Ngjarja e trishtë, me familjen “armike të popullit”!
Personazh

“Pas 12 vitesh shkuam në Savër të Lushnjes, ku ishte nëna e internuar, por kur iu afrova, ajo…”/ Historia e trishtë e Veledin Bilbilit, “diversantit” nga Dukati, që u arratis me nëndetëse nga Karaburuni

August 19, 2025
“I konsideroj aspak dinjitoze, që komisioni Juaj për Reparacionet pranë Konferencës së Paqes, refuzoi propozimet dhe praninë time, pasi…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920
Personazh

“I konsideroj aspak dinjitoze, që komisioni Juaj për Reparacionet pranë Konferencës së Paqes, refuzoi propozimet dhe praninë time, pasi…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920

August 20, 2025

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme