• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, October 26, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në ‘76-ën, kur e arrestuan Haxhi Balliun, Refatin e thërresin në Degën e Brendshme të Librazhdit, ku e torturojnë dhe i kërkojnë të dëshmojë për Haxhiun…” / Historia e trishtë e familjes Dosku

“Në 1972-in, kur dy dibranët që erdhën si ‘miq’ e qëndruan për darkë te Xhem Balliu, e pyetën atë; çfarë të këqija ka kjo qeveri, ai u tha…”! / Historia tragjike e familjes Balliu nga fshati Funarës i Librazhdit
“Mugosha dhe Miladini, ndikuan ndjeshëm në vendimet e marra nga ana e Enverit dhe PKSH-së, si dhe në Shtabin e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
“Në ‘76-ën, kur e arrestuan Haxhi Balliun, Refatin e thërresin në Degën e Brendshme të Librazhdit, ku e torturojnë dhe i kërkojnë të dëshmojë për Haxhiun…” / Historia e trishtë e familjes Dosku
“Kur Sami Baholli i kërkoi Daut Gurrës, që të bashkohej me Frontin, ai i tha; keq më vjen se të kam mik, por s’na lejon kurani të bëhemi me ju, pasi…”/ Ana e panjohur e konfliktit gjatë luftës në zonën e Librazhdit
“Në ‘76-ën, kur e arrestuan Haxhi Balliun, Refatin e thërresin në Degën e Brendshme të Librazhdit, ku e torturojnë dhe i kërkojnë të dëshmojë për Haxhiun…” / Historia e trishtë e familjes Dosku
“Në ‘76-ën, kur e arrestuan Haxhi Balliun, Refatin e thërresin në Degën e Brendshme të Librazhdit, ku e torturojnë dhe i kërkojnë të dëshmojë për Haxhiun…” / Historia e trishtë e familjes Dosku

Nga Ali Buzra

Pjesa e tridhjetekatër

                                                            JETË NËN TRYSNI DHE VUAJTJE 

                                                           (VLERËSIME, KOMENTE, RRËFIME)

Gjithashtu mund të lexoni

“Daut Gurra strehoi për disa kohë, shtatë partizanë që kishin ngrirë, por pas 1944-ës, familja e tij u masakrua, dy djemtë ia burgosën, ‘për atentat ndaj Hrushovit’ …”/ Historia e trishtë e fisit nga Librazhdi

“Me kërkesën e diplomatëve perëndimorë, Kadare doli publikisht në mbrojtje të procesit të Rambujesë dhe kur Thaçi e pyeti, në se…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për marrëveshjen e famshme

Memorie.al / Me kërkesën dhe dëshirën e autorit, Ali Buzra, si redaktuesi e lexuesi i parë i tij, do të ndaj shkurtimisht me ju ato çfarë përjetova në këtë takim me këtë libër, i cili është i dyti për të (pas librit “Gizaveshi në vite”) e që natyrshëm po përvijon stilin e tij të të shkruarit. Sinqeriteti dhe çiltërsia e rrëfimit, gjuha e thjeshtë e pa modifikime, saktësia dhe precizioni i episodeve apo mungesa e një fantazie përpunuese, të qëllimshme të mëpastajme ose mosshfrytëzimi i saj, mendoj se i kanë shërbyer pozitivisht autorit, i cili i vjen te lexuesi në formën e tij origjinale, duke na ftuar që së paku të njohim fate e dhimbje njerëzore të panjohura, në mënyrë të rastësishme apo jo, duke na lënë ne të reflektojmë si një fillesë ndërgjegjësimi drejt një katarsisi aq të nevojshëm për ndërgjegjen e shqiptarëve.                        

                                                                                                            Bedri Kaza

                                                             Vijon nga numri kaluar

Refat Gurra, djali i Shabanit, tregon se në dasma e mortje në fshat, ata nuk shkonin për kafe, sepse e dinin se mund t’u krijohej shqetësim familjeve. Ai punonte në ndërmarrjen e ndërtimit në Librazhd. Atë e ndiqnin dhe e survejonin në mënyrë të vazhdueshme. Refati, ishte dhëndër i Haxhi Balliut nga Funarsi, familje kulakësh. Në vitin 1976, kur e arrestojnë Haxhiun, Refatin e thërresin në Degën e Punëve të Brendshme. Nëpërmjet presionit e torturave, operativi i Sigurimit i kërkon të dëshmojë, se Haxhiu ka thënë të shesin lopët, sepse do t’i marrë kooperativa. Ishte viti kur filloi kolektivizimi i bagëtive të imta në rrethin e Librazhdit.

Të dëshmojë, se Haxhiu i ka thënë të vendosin hekur në kufijtë e tokës, sepse do të vijë një ditë që kooperativa do të prishet etj. – “Nuk më ka thënë, – i përgjigjet Refati, – e si mund të nënshkruaj atë që nuk e di”! Xhelati e qëllon disa herë me grushte, duke e lëna pa ndjenja. Tre net rresht, mbasi linte punën, ishte i detyruar të shkonte në hetuesi. Aty e torturonin gjithë natën e, në mëngjes do të shkonte në punë. “Edhe në qoftë se na kishte thënë Haxhiu, e si mund të nënshkruaja e të dëshmoja për vjehrrin”, -rrëfen Refati. Natën e tretë, mbasi e torturojnë, e fusin në një bagazh makine dhe e hedhin te ura e Spatharit, duke i thënë, se; “po fole gjysëm fjale, do të zhdukim pa nam e pa nishan”.

Ndjekja dhe provokimet ndaj tij, ashtu si edhe ndaj burrave të tjerë të familjeve kulake të Gurrës, kanë qenë të vazhdueshme, por ata ruheshin prej spiunëve duke iu shmangur çdo provokimi. Refati, ishte mjeshtër i ndërtimit. Me duart e tij të arta, së bashku me shokët e brigadës, ata kanë ndërtuar pothuaj të gjitha banesat e ujësjellësit në Librazhd, si dhe objekte të tjera në qytet. Vëllanë e tij, Limanin, që e kishte marrë gruan te Muzhaqi në Polis, e përbuznin duke e cilësuar si bajraktar i kulakëve. Duke qenë mjeshtër në profesion, ai punonte në brigadën e ndërtimit në sektorin Spathar. I ndodhur me punë në fshat tjetër, ai kthehej natën vonë në shtëpi. Priste me zemër të ngrirë, çdo natë, nëna e gjorë, derisa kthehej djali nga puna, me merakun dhe frikën se mos e arrestojnë.

Një eveniment tjetër, aq sa absurd, por edhe domethënës për format e terrorit që ndiqte Partia shtet, ndaj të ashtuquajturve kulakë, qe urdhri për të punuar edhe natën. Këtë e mësova fillimisht nga Et’hem Gurra, 98 vjeçar, në vitin 2016. Më pas, pyes edhe të tjerë familjarë të ish-kulakëve, të cilët me dhimbje rrëfenin për këtë akt mizor të praktikuar me pjesëtarët e familjeve të tyre. Vjen një urdhër s’dihet nga kush, ose kush e propozoi, që kulakët mbasi të linin punën në mbrëmje, natën do të shkonin në mal, të merrnin pleh organik e ta sillnin në brigade!

Et’hemi, krahasuar me forcat e tjera të punës, ishte më i moshuar, por urdhri nuk bënte përjashtim, e ai nuk ndahej dot nga të tjerët. Një natë Et’hemi merr plehun në mal, por në një trastë të vogël, dhe në mëngjes bashkë me të tjerët, vjen në qendër të brigadës. E peshon brigadieri plehun, mbasi kështu veprohej çdo ditë me secilin, e i thotë; “Shtatë kg. ke”. “Shtatë kam, shtatë shëno- i thotë Et’hemi, – por i thuaj atij që ka urdhnue, se njërën nga kafshët e ka vrarë samari, e nuk mban më shumë peshë”.

Edhe Limani që punonte në Spathar, ishte i detyruar që mbasi të linte punën, të vinte në shtëpi, e që aty shkonte në mal (në Vlaskë), për të sjellë plehun në fshat. Po kështu nuk bënte përjashtim edhe Refati që punonte në Ndërmarrjen e Ndërtimit në  Librazhd. Pra, siç shihet, problemi, nuk ishte i panjohur edhe për autoritetet shtetërore në Librazhd, përkundrazi, mund të ishte orientim nga ato, për të torturuar e sfilitur fizikisht kulakët. E shoqja e Refatit, përpiqej të nisej më shpejt për në mal. Ajo shpesh nxitonte, e merrte një thes, duke e sjellë deri në mes të rrugës.

E linte aty për të shoqin, që vinte vonë nga Librazhdi, e nisej përsëri të marrë tjetrin për vete. Në mëngjes, para se të fillonin punën me të tjerët, burra e gra të familjeve kulake të Dragostunjës, pritnin me thasët në duar, që t’i peshonte brigadieri. Një diferencim i “pastër” dhe një torturë e vërtetë. Edhe kafshët e punës punojnë tërë ditën, e në darkë pushonin, ndërsa këta njerëz detyroheshin të punonim edhe natën. Kjo punë vazhdoi për afro 20 ditë pa ndërprerje. Më pas, duke parë se u bë shumë banale e problematike, erdhi urdhri që të ndërpritej.

Përbuzjet e keqtrajtimet ndaj familjeve të cilësuara kulakë, kanë qenë evidente në zona e krahina të ndryshme të vendit. Mënyrat dhe format e keqtrajtimeve, nuk duhen parë thjesht në fshatin apo zonën ku ndodhnin. Për këto familje kishte orientime e urdhëresa të posaçme nga Partia. Mbi bazën e tyre realizohej zbatimi i masave, ku më me shumë forcë e brutalitet, e ku më e butë, kjo varej nga drejtuesit në bazë. E them këtë, duke marrë shkas nga një shembull identik në një fshat të Vlorës. Në muajin tetor 2018, duke qenë për disa ditë në Llixha Elbasan, njihem me një çift të moshuarish, nga Dukati i Vlorës.

Gjatë bisedës së rastësishme me ta, më treguan se në kohën e diktaturës komuniste, kishin qenë të cilësuar kulakë. Isha në vijimësi të punës me librin, dhe e pyes për detaje të jetës së tyre nën diktaturë, kryefamiljarin Qazim Nelo: “Në Dukat, ishim 50 familje pa triskë Fronti, të cilësuara kulakë, – më thotë ai. – Kur bëhej mbledhja e popullit, ne na kërkonin fillimisht të shkojmë atje. Para fillimit të mbledhjes, aty në sallën e madhe të vatrës së kulturës, na nxirrnin në rresht përpara, duke na thënë; Dilni ju kulakët t’ju shohim njëherë, e pastaj na nxirrnin jashtë. Por nuk mund të largoheshim. Do të qëndronim aty jashtë, derisa të përfundonte mbledhja, e pastaj niseshim për në shtëpi”.

Pra, në çdo fshat e zonë, shpikeshin forma nga më të ndryshmet, për t’i mbajtur nën terror e diktat këto familje, për t’i denigruar, gjithmonë bazuar në orientimin e partisë-shtet, që drejtonte gjithë jetën e vendit. E sjell si shembull këtë rast, për të thënë atë se, trajtimi i keq që u bëhej këtyre familjeve, nuk ishte rastësi, apo thjesht dëshirë, e pushtetarëve në fshatra e zona. Gjithçka ishte ideuar e planifikuar nga kalemxhinjtë komunistë, me orientim marksist-leninist, në funksion të zhvillimit të luftës së klasave, në kushtet e shtetit të diktaturës së proletariatit.

Në ato raste, kur nga elementë të veçantë, qofshin këta edhe komunistë, kishte tendencë për zbutje të luftës së klasave, në vigjilencë e përgjim vepronin punonjësit e Sigurimit të Shtetit, të kësaj arme mizore të diktaturës, të cilët mbushnin dosjet e kryenin arrestime. Jo për të shfajësuar ata që i shërbenin me zell partisë, por duhet thënë se frika ishte e pranishme dhe mbizotëronte kudo. Ndërkohë, më duhet të përmend edhe faktin se ka shembuj të shumtë, ku persona me detyra partie e të pushtetit në fshatra, tregoheshin të arsyeshëm, të përmbajtur, e përpiqeshin aq sa mundeshin të evitonin ndonjë rast të keqtrajtimit ndaj këtyre familjeve, të cilat sot flasin me admirim për to.

Për 45 vite me radhë, në mënyrë të veçantë, familjet e Daut, Selim dhe Shaban Gurrës, në Dragostunjë, provuan burgosjet, përndjekjet, përbuzjen dhe diferencimin shoqëror nga sistemi diktatorial komunist. Ashtu si dhe shumë familje të tjera fisnike të Librazhdit, ata mbijetuan krenarë, me punë, kolektivitet dhe dashuri e respekt mes njëri-tjetrit, në gjithë vitet e diktaturës. Jo vetëm djemtë dhe vajzat e tyre, por edhe nipërit e mbesat, u privuan nga e drejta për t’u arsimuar në lartësinë që meritonin. Shpallja e pluralizmit politik dhe përmbysja e sistemit të diktaturës komuniste, bëri të mundur ashtu si kudo në Shqipëri, të çlirohen nga vargonjtë dhe trysnia gjysmëshekullore, edhe familjet kulake të Gurrës në fshatin Dragostunjë.

FSHATI DORËZ NUK I SHPËTOI NDJEKJES E PERSEKUTIMIT

11.1   Një historik i shkurtër mbi fshatin Dorëz dhe origjina e fisit Dosku

Dorëzi, një fshat me shtrirje të konsiderueshme territoriale, ndodhet i pozicionuar në veri-lindje të qytetit të Librazhdit. Ai kufizohet nga Veriu me Gizaveshin, në Jug e Lindje me Librazhd-Qendrën e Librazhd-Katundin, ndërsa nga Perëndimi, Zalli i Qarrishtës, që përfundon në Rrapun, e ndan atë me Zgoshtin. Ky fshat rezulton të jetë i banuar që në lashtësi. Në mesjetë, figuron me emrin Dereza. Në regjistrimin turk të vitit 1467, ai njihet si Timari i Karagjozit, Gulan i Izir Beut, me 10 familje në fenë e krishterë. Një nga kryefamiljarët, quhej Gjin Derezi, i cili siç shihet mban për mbiemër, emrin e fshatit e që trashëgohet sot me emrin Dorëz.

Popullimi i mëvonshëm i këtij vendbanimi, ka pësuar rritje me fise të ardhur nga Mati, Dibra, Golloborda, Mallakastra, Tirana etj., duke marrë kështu fizionominë e sotme me 33 fise dhe mbi 400 familje të vendosura në të gjithë territorin e tij. Një gojëdhënë, që mund të bëjë fjalë për Mesjetën e vonë, thotë se, kanë ardhur nga kalaja e vendit të quajtur Dorëz të Tiranës, tre vëllezër: Alushi, Hida dhe Mustafa. Tre vëllezërit, i vendosën dhe sistemuan familjet këtu, duke blerë tokë e banesa dhe ikën në luftë.

Thuhet, se ata nuk u kthyen më, duke mbetur të vrarë gjatë luftimeve. Familjarët e tre vëllezërve të lartpërmendur, jetuan këtu, prej të cilëve rrjedhin fiset e sotme Allushi, nga trungu familjar i Alushit, Hidri, nga trungu i Hidës dhe Muça nga Mustafa. Gjithsesi, kjo gojëdhënë, mbetet e hapur për hulumtim të mëtejshëm, nga e cila mund të zbulohen të dhëna për origjinën e fiseve të fshatit.

Relievi i fshatit Dorëz është kryesisht kodrinor, por nuk mungon edhe ai i ulët fushor. Lartësia nga niveli i detit fillon që nga 300 metra në zall të Rrapunit e, deri në 900 metra lartësi, në kodrën e “Doskut” të lagjes “Ortojon”. Kjo e fundit ka formën e një pllaje piktoreske para-malore që shtrihet në afro 800 metra lartësi. Ajo është e rrethuar nga kodra, të veshura me pyll dushku, nga të cilat rrjedhin burime të pastra, duke formuar një mikroklimë, mjaft të përshtatshme në territorin e saj.

Banorët e fshatit Dorëz, tradicionalisht kanë një përvojë mjaft të pasur në bujqësi e blegtori. Dorëzi, ka malin e tij me të njëjtin emër mbi Qarrishtë, ku mbarë-shtronin blegtorinë gjatë muajve të verës. Kjo traditë, në një farë mënyre ruhet edhe sot, nga blegtorë me emër si; Azem Brazhda, Xhevit Shalja, Rrahman Skeja etj. Krahas blegtorisë ata kanë zhvilluar edhe bujqësinë duke kultivuar kulturat e drithërave të bukës, si dhe pemëtarinë e vreshtat.

Dorëzi, trashëgon tradita patriotike e liridashëse. Nga gjiri i tij kanë dalë burra të përmendur për kontribut të veçantë në çështjen kombëtare. Në Luftën e Shkodrës, në vitin 1913, kundër forcave malazeze, u rreshtuan vullnetarë edhe nga Dorëzi, mes të cilëve ishin Hamit Shkurti, Bajram Kurti e Halil Mema. Hamit Shkurti, i datëlindjes 1875, ndodhej emigrant në Izmir. Ai punonte te një pronar turk në një rezervat gjuetie. Për këtë ai është shprehur, se atje vjen haberi, se Shkodrën e ka marrë Mali i Zi.

Niset Hamiti me kalin e tij për në Shqipëri. Në territorin grek, përballet me grupe plaçkitësish, të cilët ia marrin kalin. Për të ndjeu shumë keqardhje, mbasi kishte shumë vite që e përdorte në Izmir. Hamiti vjen në shtëpi, e prej aty niset për në Shkodër. Atje, ka shërbyer si komandant murtaje. Pas lufte, ai kthehet në fshat, ndërsa Bajram Kurti mbeti i vdekur gjatë luftimeve.

Fisi Dosku, që përbën një pjesë të konsiderueshme të historisë së fshatit, mendohet të ketë ardhur nga Mallakastra, aty nga mezi i shekullit të XVIII-të. Thuhet se nga andej ka ardhur familja e Aliut të vjetër, me dy djemtë e tij, Selimin e parë dhe Mersinin e parë. Mbas disa dekadash nga familja e tyre, formohet një fis i madh me disa trungje familjarë. Në trungun e familjes së Hysen Doskut, ishin pesë vëllezër; Hyseni, Halili, Dauti, Banushi e Jonuzi. Në kohën e tyre, ata ekonomikisht ishin mjaft mirë.

Dispononin sipërfaqe toke të konsiderueshme, pyje e kullota si dhe mbarështonin afro 2000 kokë bagëti të imta, lopë qe parmende e kafshë ngarkese. Edhe mbasi u ndanë vëllezërit, ekonomia e tyre ishte në gjendje të stabilizuar. Për këtë, thuhet se në enët e bulmetit prej druri të Halil Doskut, ngjiteshe me shkallë. Në familjen e Halilit punonin burrat e shtëpisë, por ai mbante edhe hyzmeqarë.

Atdhetari patriot Hysen Dosku, viktimë e konflikteve të brendshme për pushtet

Një ndër figurat më të spikatura të fshatit Dorëz, i cili gëzonte prestigj dhe autoritet të veçantë në fshat e zone, ishte Hysen Dosku. Ai ishte mik me Aqif Pashë Elbasanin. (Biçakun) Duke qenë figurë e rëndësishme në momentet e Shpalljes së Pavarësisë së vendit, por edhe më pas, Aqif Pasha kishte besim dhe gjente mbështetje te Hysen Dosku. Në vitin 1920, Aqif Pasha do të drejtonte punimet e Kongresit të Lushnjes, nga ku doli qeveria e re me në krye Sulejman Delvinën. Në një dokument të kohës, të nënshkruar nga Aqif Pasha, thuhet se; “nuk do të nisemi pa ardhur Hysen Dosku nga Dorëzi”. Kështu, tashmë është bërë e njohur, se Hysen Dosku, me një grup luftëtarësh ka shoqëruar Aqif Pashë Biçakun për në Lushnjë, si në vajtje, ashtu edhe në kthim.

Konferenca e Paqes e Parisit, mbas shumë debatesh vendosi të njohë Pavarësinë e Shqipërisë, me disa ndryshime të vogla të kufirit në veri të vendit. Pas Kongresit të Lushnjës, thuhet se Hysen Doskut i u besua detyra si asistent për kufirin veri-lindor të Shqipërisë, me Jugosllavinë e sapoformuar në vitin 1919. Në vitet 1920-‘24, situata politike në vend ishte tepër konfliktuale, u ndërruan mbi 12 qeveri. Pikërisht, në këtë situatë të tensionuar mes grupimeve politike, të cilat mbanin dhe përdornin edhe grupe rivale të armatosura, Hysen Dosku vritet bashkë me djalin e tij, Sadikun, në kodrën e Ortojonit, nga forca të shumta ushtarake kundërshtare.

Në këtë vrasje misterioze, mundet të ketë dorë edhe qeveria serbe, për shkak edhe të qenies së tij si asistent në kufirin shqiptaro-jugosllav. Bashkëkohësit kanë rrëfyer se djali i tij Sadiku, vdes në vend, ndërsa Hyseni ndërroi jetë pas disa orësh në shtëpi. – “Mos bëni pushkë, – u thotë ai të afërmve, – se mund të shkretohet e gjithë lagjja”. Kështu u shua jeta e njërit prej krerëve më me zë të zonës, Hysen Dosku, rezultat i konflikteve të brendshme politike midis palëve kundërshtare në vend.

Shahin Dosku, kreu i ‘Ballit Kombëtar’ në Dorëz dhe kontribuues në luftën çlirimtare, arrestohet dhe dënohet nga regjimi komunist

Edhe pas vdekjes së Hysenit, familja Dosku konsiderohej pari vendi në fshatin Dorëz. Ashtu si kudo, edhe në këtu, pushtimi fashist i vendit u prit me indinjatë të thellë. Vëllezërit e lartpërmendur në kohën e luftës, nuk jetonin më. Personi që u dallua dhe që u bë pjesë e jetës politike jo vetëm në Dorëz, por edhe në zone, ishte Shahin Dosku, djali i madh i Halilit, i cili pas çlirimit të vendit, do të përndiqet e burgoset nga regjimi komunist. Që në moshë të re ai duke qëndruar pranë të atit, ishte pjesë e mexhliseve të burrave, që mblidheshin herë pas herë në konakun e familjes së madhe të Halil Doskut.

Mbas vdekjes së të atit, ai tashmë ishte shtylla e familjes së përbërë nga 7 vëllezër: Shahini, Latifi, Azisi, Sehiti, Maksuti, Muhameti e Hamdiu, të cilët ishin të pandarë. Ata trashëgonin nga i ati, një gjendje ekonomike mjaft të mirë për kohën. Dispononin rreth 120 dynym tokë e kullotë, veç zabeleve, në lagjen “Ortojon”, në Qendër të fshatit e në Mal të Hysës. Mbarështonin afro 1000 kokë bagëti të imta, nga të cilat mbi 700 kokë dele e, 200 kokë dhi, 15 krerë lopë, 4 kafshë ngarkese, mushka e kuaj dhe 20 qe parmende, nga të cilat 8 pendë, i jepnin për punë me hak. Shtëpia e tyre në “Ortojon”, ishte dykatëshe, me 8 dhoma. Përballë saj kishin një shtëpi tjetër, njëkatëshe, ku ishin dhomat e djemve. Familja e tyre përbëhej nga mbi 60 anëtarë.

Burrat dhe gratë e familjes merreshin me bujqësi e blegtori. Dy gra, ishin amvisa të shtëpisë e kryenin punët e kuzhinës. Në mbrëmje gratë e familjes qepnin, bënin triko e çorape, si dhe punonin në vegjë, shtroje prej leshi. Pranë xhamisë së Dorëzit, ishte shtëpia e vjetër dykatëshe e Halilit, të cilën Shahini e bëri dyqan, ku tregtonin mallra të ndryshme që shiteshin në fshat. Aty vendosi edhe një zejtar kallajxhi, i quajtur Nas Zaharia.

Ky i fundit, kryente punime të thjeshta të orendive shtëpiake, si dhe kallajiste enë prej bakri, të cilat në atë kohë përdoreshin masivisht në familjet fshatare. Në kohën e luftës, Shahini, me synim zgjerimin e tregtisë, ndërton një shtëpi në Librazhd, ku thuhet se truallin i a bleu familjes Gjeta. Për ndërtimin e shtëpisë, kanë punuar ustallarët; Rexhep Çota nga Togëzi dhe Ibrahim Brazhda nga Dorëzi. Në vitin 1943 ai bleu afro 12 dynym tokë Murat Brazhdës të cilën sot e ka Hamdiu. / Memorie.al

                                                                 Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Xhaxhai ynë i madh Fasllia, e akuzoi publiksht Enver Hoxhën, se e kishte tradhtuar Kosovën dhe vetë luftën, pasi ai dhe tre vëllezërit...”/ Historia e panjohur e familjes Buçpapaj dhe përplasjet me regjimin

Next Post

“Babai s’pranonte të hynte në kooperativë dhe kur kryetari e ata të pushtetit në rreth e kërcënuan se do na merrnin tokat e shtëpinë do e bënin SMT, ai...”/ Dëshmia e rrallë e poetit e shkrimtarit Skënder Buçpapaj

Artikuj të ngjashëm

“Daut Gurra strehoi për disa kohë, shtatë partizanë që kishin ngrirë, por pas 1944-ës, familja e tij u masakrua, dy djemtë ia burgosën, ‘për atentat ndaj Hrushovit’ …”/ Historia e trishtë e fisit nga Librazhdi
Dossier

“Daut Gurra strehoi për disa kohë, shtatë partizanë që kishin ngrirë, por pas 1944-ës, familja e tij u masakrua, dy djemtë ia burgosën, ‘për atentat ndaj Hrushovit’ …”/ Historia e trishtë e fisit nga Librazhdi

October 25, 2025
“Me kërkesën e diplomatëve perëndimorë, Kadare doli publikisht në mbrojtje të procesit të Rambujesë dhe kur Thaçi e pyeti, në se…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për marrëveshjen e famshme
Dossier

“Me kërkesën e diplomatëve perëndimorë, Kadare doli publikisht në mbrojtje të procesit të Rambujesë dhe kur Thaçi e pyeti, në se…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për marrëveshjen e famshme

October 24, 2025
“Kur Sami Baholli i kërkoi Daut Gurrës, që të bashkohej me Frontin, ai i tha; keq më vjen se të kam mik, por s’na lejon kurani të bëhemi me ju, pasi…”/ Ana e panjohur e konfliktit gjatë luftës në zonën e Librazhdit
Dossier

“Kur Sami Baholli i kërkoi Daut Gurrës, që të bashkohej me Frontin, ai i tha; keq më vjen se të kam mik, por s’na lejon kurani të bëhemi me ju, pasi…”/ Ana e panjohur e konfliktit gjatë luftës në zonën e Librazhdit

October 24, 2025
“Koço Plaku, mbronte specialistët me përbërje të keqe politike, dhe shprehej; me cilët do të punoj, kur komunistët janë të pa aftë…”?! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976
Dossier

Skandali në Gjykatën e Lartë në 1960-ën: “Kur prokurori kërkoi dënimin me vdekje, kryetari gjykatës dha pafajësinë e, lirimin në sallë të K. B., por unë s’pranova dhe…”/ Zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit të Shtetit

October 23, 2025
“Pas ’90-ës, kur isha shef personeli në komisariatin e Beratit, kolegu I.S., më tregoi se si më kishin përgjuar dikur te kroi Malinatit, ku kisha thënë për Enverin …”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Gani Muzhaqin, plumbi e kapi në dorë, ndërsa Saliun në trup, duke mbetur i vdekur në vend…”/ Historia tragjike në Kampin e Tepelenës, ku Sali Kasa, u varros në varrin që sapo kishte hapur

October 24, 2025
“Kur Enver Hoxha u strehua te shtëpia e Miftar Hoxhës në Mirakë, shpëtoi pa u kapur nga gjermanët, pasi komandanti i Ballit, Ali Cekani, e njoftoi Miftarin…”! / Si vdiq në burg, njeriu që i shpëtoi jetën Enverit
Dossier

“Kur Enver Hoxha u strehua te shtëpia e Miftar Hoxhës në Mirakë, shpëtoi pa u kapur nga gjermanët, pasi komandanti i Ballit, Ali Cekani, e njoftoi Miftarin…”! / Si vdiq në burg, njeriu që i shpëtoi jetën Enverit

October 24, 2025
Next Post
“Babai s’pranonte të hynte në kooperativë dhe kur kryetari e ata të pushtetit në rreth e kërcënuan se do na merrnin tokat e shtëpinë do e bënin SMT, ai…”/ Dëshmia e rrallë e poetit e shkrimtarit Skënder Buçpapaj

“Babai s’pranonte të hynte në kooperativë dhe kur kryetari e ata të pushtetit në rreth e kërcënuan se do na merrnin tokat e shtëpinë do e bënin SMT, ai...”/ Dëshmia e rrallë e poetit e shkrimtarit Skënder Buçpapaj

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme