• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, December 11, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Në 15 mars 1992, gjatë mitingut në Kavajë ku ishin të ftuar ambasadori amerikan Rajerson, na njoftuan se u rrezikohej jeta…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ës, e Prof. Neki Babamustës

“Kur isha mësues në Pezë, u futa mes dy grupeve të armatosura prej 40 vetash, të Babë Myslymit, kundër vëllait tij, Shyqriut, i vrarë në luftë, por u tmerrova…”/ Dëshmia e rrallë e Prof. Neki Babamustës
“Nurien nga Vlora, një spiune e rekrutuar nga Sigurimi, ish-pjesëtare e ‘Ballit Kombëtar’, e mori me vete drejtori burgut, Metani…”/ Rrëfimi tronditës i ish-shoqes së qelisë, së Musine Kokalarit
“Kur isha mësues në Pezë, u futa mes dy grupeve të armatosura prej 40 vetash, të Babë Myslymit, kundër vëllait tij, Shyqriut, i vrarë në luftë, por u tmerrova…”/ Dëshmia e rrallë e Prof. Neki Babamustës
“Kur isha mësues në Pezë, u futa mes dy grupeve të armatosura prej 40 vetash, të Babë Myslymit, kundër vëllait tij, Shyqriut, i vrarë në luftë, por u tmerrova…”/ Dëshmia e rrallë e Prof. Neki Babamustës
“Kur isha mësues në Pezë, u futa mes dy grupeve të armatosura prej 40 vetash, të Babë Myslymit, kundër vëllait tij, Shyqriut, i vrarë në luftë, por u tmerrova…”/ Dëshmia e rrallë e Prof. Neki Babamustës
“Kur isha mësues në Pezë, u futa mes dy grupeve të armatosura prej 40 vetash, të Babë Myslymit, kundër vëllait tij, Shyqriut, i vrarë në luftë, por u tmerrova…”/ Dëshmia e rrallë e Prof. Neki Babamustës

Nga Raimonda Moisiu

Pjesa e dytë

Memorie.al / Prof. Neki Babamusta me origjinë nga Kavaja dhe prej vitesh me banim në SHBA-ës, një penë e njohur në fushën e publicistikës dhe gjithashtu një historian mjaft e njohur në Diasporë dhe trojet shqiptare, i cili na rrëfen në këtë intervistë, marrëdhëniet e tij të hershme me Amerikën, por jo vetëm…! Ai tregon gjithashtu se si familja e tij shpëtoi në vitin 1943 një familje hebreje, si dhe disa ushtarë italianë, që kishin dezertuar nga fronti i luftës…! Në rrëfimin e tij të gjatë, Prof. Babamusta na tregon edhe për një nga situatat më të vështira që ka kaluar në jetë, atë të vitit 1954, kur ishte vetëm 17 vjeç e shërbente si mësues në Pezë. Aty iu desh të futej mes dy grupeve të armatosura të së njëjtit fis, ku njëra palë ishte e Babë Myslymit, kurse pala tjetër e vëllait të tij, Shyqëriut, i cili ishte vrarë në Luftë! Lidhur me këto e të tjera, si ngjarja e marsit 1992, kur ambasadori i parë amerikan në Shqipëri, Rajerson, vizitoi Kavajën dhe atij do t’i rrezikohej jeta nga një komplot i ekstremistëve komunistë, do njihemi në këtë intervistë të gjatë në dy pjesë.

                                                         Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur isha mësues në Pezë, u futa mes dy grupeve të armatosura prej 40 vetash, të Babë Myslymit, kundër vëllait tij, Shyqriut, i vrarë në luftë, por u tmerrova…”/ Dëshmia e rrallë e Prof. Neki Babamustës

“Para se të ndahej nga jeta, Martini ka djegur gjithë korrespodencën që kishte me kolegjin dhe me Pater Zef Valentinin, pasi…”/ Dëshmia autores së dokumentarit “Martin Camaj, i papërsëritshëm”!

Në qershor 1972, rastësisht erdhi për vizitë një mik i hershëm i Fisit “Cani”, z. Rexhep Muzhaqi, (mosha 85 vjeçare), bashkëluftëtar me patriotin Ramazan Cani.

Unë isha për vizitë te krushqia, te shtëpia e të fejuarës në Peqin. Z. Rexhep më shikoi me habi dhe më pyeti: “Nga ç’fis jeni në Kavajë”? Pasi i tregova prejardhjen, me lot ndër sy, u ngrit dhe më përqafoi dhe më tha: “Punët e Zotit!?… Si bashkohen njerëzit”?!

Ky burrë i moshuar, me fisnikëri burrërore prej shqiptari, më tregoi lidhjen e dy fiseve, miqësi luftarake dhe bashkëpunimin në tregti. Fliste tepër i emocionuar dhe filloi të më tregoi ngjarje reale historike, nga veprimtaria e çetës kryengritëse të Ramazan Canit, i cili kishte qenë vetë pjesëtar i çetës së tij.

Çeta e Ramazan Canit luftonte për lirinë e kombit kundër turqve dhe serbëve, për mbrojtjen e vegjëlisë kundër feudalëve edhe për hapjen e shkollave shqipe. Ai krenohej me Ramazanin sepse familja dhe fisi i tij e kishte shpëtuar prej hasmit.

Në dhomat e miqve të dy fiseve kanë pritur me bujari dhe krenari patriotët e Kombit: Ismail Qemali, Bajram Curri, Avdi Bej Toptani, Aqif Pasha Elbasani, vëllezërit Myslim dhe Shqyqyri Peza, vëllezërit Biçaku, Avni Rustemi, Mustafa Gjinishi, Dr. Must Cara, Hamdi Frashëri, vëllezërit Bajram e Qamil Xhani.

Gjatë Luftës Çlirimtare (1941-‘44) janë pritur partizanë, oficerë të Mbretërisë Angleze, personalitete politike dhe fetare nga Europa dhe SHBA-ja, ambasadori i Anglisë Dr. David Landsman me të shoqen, (me 11 prill 2003), atasheu ushtarak i Mbretërisë Angleze pranë ambasadës angleze në Tiranë, Mark D. Vickers (2003 & 2004), etj.

Me fillimin e proceseve demokratike në vitet ‘90-të, dyert e dy fiseve u rihapën për të persekutuarit nga diktatura dhe patriotët, për qytetarë të thjeshtë, me të cilët na bashkonte ideali i Demokracisë.

Kemi shërbyer si familje strehë-dhënëse për shumë studentë amerikanë, zviceranë, gjermanë, italian, etj, që vinin me programe kulturore ose fetare në Shqipëri.

Në 15 mars 1992 Ambasadori i parë amerikan Ryerson me të shoqen, erdhën për një miting madhështor në Kavajë, i shoqëruar nga z. Sali Berisha, në hapjen e mitingut për fillimet e demokracisë. Si arritët ju të organizoni pritjen e tyre në Shoqatën tuaj patriotike “Bajram Xhani”. Çfarë biseduat aty?

4 dhjetor 1922 – 4 dhjetor 2012, ishte 90 vjetori i Lidhjeve Diplomatike Shqipëri-Amerikë. Në datën 20 dhjetor 2012, tek “Zëri i Amerikës”, me rastin e 90-të vjetorit të vendosjes së lidhjeve diplomatike midis ky kombeve, ish-ambasadori amerikan z. William Ryerson, ritheksoi përforcimin e demokracisë: “Nëse s’doni që historia të përsëritet, mos e lejoni të përsëritet”.

Lajmi i ardhjes së ambasadorit të parë amerikan z. Ryerson në Kavajë, për një miting në qytetin anti-komunist me 15 mars 1992, shoqëruar nga ish-shefi i opozitës, Z. Sali Berisha, u komunikua katër ditë më parë dhe u përhap me shpejtësi.

Nga Tirana erdhën njoftime që të bëhej kujdes për sigurinë e diplomatit të lartë amerikan dhe që mitingu të bëhej madhështor. Morëm lajm se nga forcat komuniste kishte plane për sabotimin e mitingut dhe rrezik jete të personaliteteve te ftuara. Për siguri Shoqata “Bajram Xhani”, propozoi që mitingu të mos organizohej tek qendra e qytetit ku ishte ngritur podium për evenimentin, por të zhvillohej tek ballkoni i Poliklinikës së qytetit.

Shoqata Patriotike “Bajram Xhani” mori masa paraprake për të forcuar sigurinë dhe suksesin e mitingut, duke angazhuar 100 të persekutuar politik, patriotë, anëtarë të shoqatës dhe vullnetarë nga populli. U përgatitën 1000 flamuj të vegjël shqiptar dhe amerikan.

Shoqata vendosi roje me turne brenda 24 orëve tek sheshi i qytetit dhe përpara Poliklinikës, për të ruajtur objektin dhe parandaluar incidente. Mitingu u realizua me sukses dhe komploti komunist dështoi.

Mitingu me 20.000 pjesëmarrës nga qyteti dhe fshatrat e Kavajës u bë madhështor me parullën: “E duam Shqipërinë si Amerika”. Sheshit qendror të Kavajës, me propozim të Shoqatës Patriotike “Bajram Xhani”, iu vu emri “Sheshi Amerika”. Vajza ime i uroi ambasadorit z. Ryerson mirëseardhjen dhe i dhuroi historikun e Shkollës Amerikane, një vazo të madhe artistike shqiptare prej bakri dhe një buqetë me lule.

Ambasadori Ryerson si falenderoi familjen dhe vajzën me buzëqeshje të ëmbël iu përgjigj: “Fëmijëve të Shqipërisë me fitoren e Demokracisë, do u hapën rrugët e dijes dhe shkollimit drejt SHBA-së”! Pas mitingut, u realizua pritja e ambasadorit në bashkinë e qytetit, ku ishim të ftuar, bashkë me të persekutuar dhe patriotë të tjerë.

Dik Cani, (xhaxhai i gruas, ish-nënkryetar i Frontit të Rezistencës, i persekutuar politik, dënuar 101 vjet burg politik) pasi mbaroi mitingu, u takua me ambasadorin dhe i tha këto fjalë me lot në sy: “Mbetëm në duart e xhelatit pa përkrahje.

Kurrë nuk kam për t’i harruar torturat e tmerrshme të diktaturës gjatë burgimit tim. Kjo për arsye sepse unë me kushërinjtë e mi, me miq e patriotë në shumë anë të Shqipërisë, lidhëm besën për rrëzimin e komunizmit në bashkëpunim me zbulimin anglo-amerikan”

Gjatë viteve 1991-’96, Uashingtoni i dhuroi Shqipërisë 236 milionë dollarë ndihmë ekonomike, duke e bërë donatorin e dytë më të madh ekonomik për Shqipërinë, pas Italisë.

Në shtëpinë tuaj me 11 prill 2003, ka ardhur për vizitë miqësore ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, z. David Landsman bashkë me të shoqen. Cili ishte mesazhi i përbashkët i kësaj eksperiencë miqësore e mbresëlënëse?

Në mes të marsit 2003, ambasadori Landsman u thirr për një bashkëbisedim në një emisioni në Radio-Televizionin Shqiptar. Gjatë emisionit, ambasadori anglez ndër të tjera përgëzoi familjen Babamusta në emër të qeverisë angleze, për miqësinë dhe vazhdimësinë e mbështetjes midis dy kombeve tona.

Me 11 prill 2003, ambasadori anglez bashkë me të shoqen na nderoi me një vizitë të veçantë miqësie tek shtëpia jonë. Ambasadori na komunikoi mesazhin e urimit në emër të qeverisë angleze, për vazhdimësinë dhe forcimin e marrëdhënieve prej një kohe të gjatë midis Anglisë dhe Shqipërisë.

Pritja me bujari, siç e kemi zakon ne shqiptarët i bëri shumë përshtypje ambasadorit dhe gruas së tij. Gjatë bisedës folëm për mundësinë e turizmit dhe investimit në Shqipëri nga qeveria angleze në bashkëpunim me qeverinë shqiptare.

Gjithashtu i shfaqa mendimin ambasadorit për bashkëpunim, për të binjakëzuar Kavajën me Londrën. Ambasadori shprehu dëshirën dhe interesin për të restauruar kalanë e hershme të Turrës, pranë fshatit ‘Domën’, buzë Adriatikut.

Cili është bashkëpunimi juaj me Diasporën shqiptare? Cili është koncepti tuaj për kombin, për pushtetin, për partitë politike dhe për demokracinë në vendin tonë?

Në vitin 1999 dhe 2003, vazhduam punën në SHBA-ës ku ne si familje patëm përkrahje të jashtëzakonshme nga populli amerikan, nga kongresmenë dhe senatorë të SHBA-së, si senator Tom Harkin, kongresmeni John Kline, etj. Vlerat tepër të larta të demokracisë amerikane, qenë motiv për vazhdimin e punës tonë.

Në Detroit, SHBA-ve, ku jetuam për një vit familjarisht, u lidhëm me Radion Shqiptaro-Amerikane “Alba” (1999). Nëpërmjet asaj radio ne përhapëm vlerat demokratike të kombit tonë, të martirëve të Demokracisë, si dhe për luftën heroike të vëllezërve të Kosovës ndaj gjenocidit serb.

Në Shtetet e Bashkuara ne mësuam solidaritetin ndaj kombit shqiptar dhe ndihmën që populli amerikan i ka dhënë dhe vazhdon t’i japi atij. Me përkrahjen direkte të SHBA-së, të ish-presidentit Geroge Bush, si pasojë e ndryshimeve pozitive Shqipëria u fut në NATO, u hoqën vizat etj.

Gjatë viteve të tranzicionit, klasa politike shqiptare dhe populli shqiptar me mençurinë dhe kulturën e tij demokratike, ka hapur rrugën shumë shpejt për të fituar statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Kjo sepse me burimet ekonomike dhe vlerat politike meriton të futet në BE sa më shpejt.

Mesazhi juaj për ardhmërinë e Kosovës, Çamërisë dhe kombit shqiptar?

Populli heroik dhe liridashës i Kosovës, me kryeministrin Hashim Thaçi, brenda një periudhe të shkurtër eliminoi plagët e luftës dhe ekonomia është futur në rrugën e progresit. Për këto merita Bashkimi Evropian duhet që Kosovës t’ia heqi vizat për dalje të lirë në Evropë dhe të hapë sa më shpejt dritën jeshile për integrimin në Bashkimin Europian.

Marrëveshja e 19 prillit 2013 klasa politike e Kosovës, populli dhe qeveria e saj i treguan botës dhe Perëndimit se shqiptarët e Kosovës, ndonëse viktima e agresionit serb, dinë të falin për hir të paqes dhe fqinjësisë së mirë midis Serbisë, Kosovës dhe rajonit. Shqiptarët që jetojnë në trojet e veta në Maqedoni, të bashkuar, duhet të këmbëngulin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit (gusht 2001) dhe të ndihen të zotët e vatrave të tyre.

Për shqiptarët e Çamërisë (krahinë etnike e kombit shqiptar), t’u njihen ndërkombëtarisht të drejtat e tyre njerëzore dhe humane, t’u rikthehet pasuria e të parëve, ti jepet e drejta për të vizituar trojet e tyre stërgjyshore.

Mbështetur në marrëveshjet ndërkombëtare shqiptarët në Mal të Zi dhe në luginën e Preshevës duhet t’u jepen të gjitha të drejtat, ashtu siç iu është dhëna pakicave serbe në Mitrovicë. Kombi shqiptar duhet të ndjeki rrugën e Rilindasve për të ruajtur gjuhën, zakonet, traditat, identitetin kombëtar, që të mos asimilohemi. Sot në trojet shqiptare jetojnë mbi 10-12 milion shqiptarë.

Luftërat na vranë, na shfarosën – duhet të ishim sot një komb me populli pres 30 milionësh. Duhet që klasa politike e kombit tonë të punojë për një zhvillim sa më të shpejtë ekonomik që të zhdukë një herë e përgjithmonë plagën e emigracionit, sepse sot në botë nga 45 milion refugjatë, 3 milion janë shqiptarë.

Bashkimi kombëtar kjo ëndërr e Rilindësve duhet të futet në gjakun e çdo shqiptari. Sot kushtet e brendshme dhe ndërkombëtare nuk e bëjnë të mundur një gjë të tillë sepse rrezikon prishjen e ekuilibrit në Ballkan. Parim madhor për kombin tonë është integrimi për në Bashkimin Evropian./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pas vdekjes së gruas dhe vajzës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndëri dhe dy vajzat e tij, por Kupeliani e vazhdoi korrupsionin në të gjithë administratën...”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez  

Next Post

“Ju lutem merrni masa që të lejohem të shkonj në Turqi te njerëzit e mi, pasi jam një copë vajzë, s’di as...”/ Zbulohet letra e rrallë e mbesës së Hasan Prishtinës, për Enver Hoxhën, nëntor ‘49

Artikuj të ngjashëm

“Stak Pjetër Pemati dhe Mehmet Ramë Hyseni, e shpëtuan Iballën nga masakrat e Brigadës së VI-të të Haki Toskës dhe Jaho Gjolikut…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, për shtrembërimet e Xhemal Meçit
Intervista

“Kur isha mësues në Pezë, u futa mes dy grupeve të armatosura prej 40 vetash, të Babë Myslymit, kundër vëllait tij, Shyqriut, i vrarë në luftë, por u tmerrova…”/ Dëshmia e rrallë e Prof. Neki Babamustës

December 10, 2025
“Para se të ndahej nga jeta, Martini ka djegur gjithë korrespodencën që kishte me kolegjin dhe me Pater Zef Valentinin, pasi…”/ Dëshmia autores së dokumentarit “Martin Camaj, i papërsëritshëm”!
Intervista

“Para se të ndahej nga jeta, Martini ka djegur gjithë korrespodencën që kishte me kolegjin dhe me Pater Zef Valentinin, pasi…”/ Dëshmia autores së dokumentarit “Martin Camaj, i papërsëritshëm”!

December 5, 2025
“Kur ndeza diktofonin dhe ai dëgjoj komentet e transmetimit të një ndeshje botērori e, emrin e Zikos, u emocionua dhe..”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit sportiv që takoi legjendën e Brazilit, Perriera
Intervista

“Kur ndeza diktofonin dhe ai dëgjoj komentet e transmetimit të një ndeshje botērori e, emrin e Zikos, u emocionua dhe..”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit sportiv që takoi legjendën e Brazilit, Perriera

December 5, 2025
“Në atë kamp, kishte nëna me vendosmëri stoike që, pa derdhur pikë loti, varrosnin me duart e veta krijesat e tyre dhe…”/ Dëshmia tronditëse e italianes që vuajti 46 vjet internimeve
Intervista

“Një fëmijë 12 vjeç, i sëmurë, më kërkonte bukë, por ku ta gjeja?! Ai e kishte ngrënë racionin e vet dhe pas pak më pyeti: Doktor, a do vdes?! Ashtu ndodhi…”/ Dëshmia e rrallë e infermierit të Kampit të Tepelenës

December 4, 2025
“Një natë, ‘Toger Tava’, siç e quanin të internuarit, futi në biruca Z. Mirakën e Sh. Dobrën, por kur hynë aty, ata u tmerruan,  pasi panë një vajzë të…”! / Dëshmia e rrallë që tronditi kampin e Tepelenës
Intervista

“Një grua nga Mirdita, kishte dy fëmijë të vegjël të sëmurë, ndërsa merrej me njërin, kthen kokën dhe pa se ky kishte vdekur, filloi të ulërij e më pas qeshte…”/ Dëshmia e rrallë e infermierit të Kampit të Tepelenës

December 11, 2025
“Më 9 prill 1961, në ora 15 e 40, pak minuta para se të ndahej nga jeta, Mbreti Zog I-rë, mori Princin Leka në prehër dhe i tha…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
Intervista

“Ngjitja ime në fron u bë në përputhje me kushtetutën Mbretërore shqiptare, por ajo duhet të ratifikohet nga populli dhe kur situata të më lejojë, unë…”/ Intervista e panjohur e Leka Zogut, Zvicër 1962

November 30, 2025
Next Post
“Ju lutem merrni masa që të lejohem të shkonj në Turqi te njerëzit e mi, pasi jam një copë vajzë, s’di as…”/ Zbulohet letra e rrallë e mbesës së Hasan Prishtinës, për Enver Hoxhën, nëntor ‘49

“Ju lutem merrni masa që të lejohem të shkonj në Turqi te njerëzit e mi, pasi jam një copë vajzë, s’di as...”/ Zbulohet letra e rrallë e mbesës së Hasan Prishtinës, për Enver Hoxhën, nëntor ‘49

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme