• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, October 15, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Ndihma që Esati, i dha ushtrisë serbe gjatë tërheqjes së saj nëpër bregdetin e Adriatikut, dëshmon…”/ Letra e panjohur e Pashiqit për Konferencën e Paqes, për të dëmshpërblyer me 10 milion franga Esat Pashë Toptanin

“Italia po tregon armiqësi ndaj meje dhe ardhmja ime po bëhet gjithnjë më e errët, ndërkohë që i ndjehem më mirënjohës qeverisë serbe…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920
“I konsideroj aspak dinjitoze, që komisioni Juaj për Reparacionet pranë Konferencës së Paqes, refuzoi propozimet dhe praninë time, pasi…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920
“I konsideroj aspak dinjitoze, që komisioni Juaj për Reparacionet pranë Konferencës së Paqes, refuzoi propozimet dhe praninë time, pasi…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920
“I konsideroj aspak dinjitoze, që komisioni Juaj për Reparacionet pranë Konferencës së Paqes, refuzoi propozimet dhe praninë time, pasi…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920
“I konsideroj aspak dinjitoze, që komisioni Juaj për Reparacionet pranë Konferencës së Paqes, refuzoi propozimet dhe praninë time, pasi…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920
“Në mars 1914, pas pesë shekujsh sundim turk, Korça bëhet pjesë e Shqipërisë së pavarur, por kërcënimi grek, ku turma thërriste; ‘Rroftë Greqia’…”/ Historia e panjohur e patriotit korçar

Nga Astrit Kola

Pjesa e parë

Memorie.al / Burimet historike kanë evidentuar qartë marrëdhëniet e ngushta të Esat Pashës me Serbinë, gjatë Luftës së Parë Botërore dhe Jugosllavinë Mbretërore të Versajës, të drejtuara nga i njëjti personazh emblematik i politikës serbo-jugosllave të dy dekadave të fundit të shekullit të XIX-të dhe çerekshekullit të parë pasues, miku i Esatit, Nikolla Pashiq, themelues dhe kryetar i Partisë Radikale të Serbisë. Këto marrëdhënie, vetëm në një interval të shkurtër kohor, kanë qenë marrëdhënie partnershipi, dhe kryesisht gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore, ndërsa në pjesën tjetër të kohës, ato kanë qenë marrëdhënie vasaliteti, përderisa Esati është paguar për “shërbimet”.

Rrjedhimisht, kanë qenë edhe marrëdhënie interesash reciproke, ndër të cilat determinante kanë qenë ato të pranimit të restriksionit të trojeve administrative shqiptare, në favor të zgjerimit të hapësirave territoriale dhe interesave jetike të Serbisë dhe, më vonë, të Jugosllavisë Mbretërore.

Gjithashtu mund të lexoni

“Si mik me Konicën, i lindi kureshtja për të vizituar Shqipërinë dhe për të nxjerrë disa tipa shqiptarësh…”/ Historia tragjike e piktorit të famshëm Paul Nocquet, ku punët e tij si “Gratë e Sulit”, etj., janë në Luvër

“Kur pashë se atij lëmshi aq të ngatërruar psikologjikisht, pasi shkruante se; ‘Fishta e mërzit si poet’, apo ‘Çabejt i ka mbetur ora në Vjenë’, etj., nuk iu përgjigja, sepse…”! / Refleksionet e studiueses së njohur

Jo më kot, në letrën e tij drejtuar kryeministrit francez, Mileranit, Pashiqi e cilëson Esatin “kryetar i qeverisë së Principatës së Shqipërisë”, autoriteti administrativ i së cilës shtrihej vetëm në Shqipërinë e Mesme, ndërkohë që kërkesat aneksioniste të Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene në Paris, shtriheshin mbi gjithë Shqipërinë Veri-Lindore, duke prekur shumë pak treva të “Principatës” së Esatit, me rezidencë në Durrës.

Në dokumentacionin arkivor të shfrytëzuar për këtë dossier, jugosllavët e pranojnë me plot gojën, faktin e “shërbimeve” që u kish kryer Esati, pa fshehur edhe financimin sistematik të tij, të mbështetësve në terren, e deri të qeverisë së tij fantazmë, e përbërë nga njerëz që bënin pazhin dhe maxhordomin në suitën e Pashait zulmëmadh. Serbët dhe Pashiqi, jo më kot u treguan aq dorëlëshuar dhe e financuan Esatin me shuma marramendëse, që arrinin në 120 mijë franga ari në muaj.

Ndonëse në planin politiko-diplomatik, Esati dhe qeveria e tij inekzistente, kishin dhe luajtën një rol modest, që margjinalizohej edhe nga pesha tejet e papërfillshme e faktorit shqiptar në skenën ballkanike e më gjerë, në planin ushtarak, brenda territorit shqiptar dhe hapësirës shqiptare jashtë kufijve, mbështetësit e Esatit ishin të shumtë e mjaftueshmërisht të fuqishëm, sa për t’ia prishur qetësinë çdo qeverie brenda Shqipërisë së telefosur nga luftërat dhe pushtimet.

Ithtarët e Esatit formonin njësi të tëra, të drejtuara e të armatosura më së miri. Ato ishin reparte avanguardiste që shkaktonin trazira, panik e çrregullime, e që gjithmonë u nxitën dhe u shfrytëzuan nga fqinjët shovenë. Pikërisht tek këta esadistë, qëndronte edhe forca e Esatit.

Pikërisht prej tyre, potencohej edhe karta e tij politike. Pra s’mbetet asnjë dyshim, përse borderoja e Esatit kushtonte kaq shumë dhe konsumonte pothuajse të gjithë fondin e “buxhetit special” të kryeministrit Pashiq.

Ndryshe nuk ka sesi shpjegohet që, edhe pas vdekjes së tij, “shërbimet” e Esatit mbetën krye-kurora mbi varrin e Pashait. Mbetën “çelësi” që hapi buxhetin e Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene dhe e detyroi qeverinë e Pashiqit, të shpërblente apo të lidhte pensione të përjetshme për familjen e Esatit dhe enturazhin e mbiquajtur “Qeveria në mërgim e Esat Pashës”.

Gjithsesi, vlera e tij edhe pas vdekjes ishte aq e madhe, sa të shkaktonte andralla me “thesarin” që ai, si “koleksionist” i staxhionuar i politikës, depozitoi në sëndukun metalik, të cilin e mbante pranë vetes, me pëlqimin edhe të vetë serbëve.

Në këtë sënduk që alarmoi Beogradin, burimet arkivore serbe thonë se ishin depozituar dokumente sekrete dhe e gjithë korrespondenca e “kryetarit të Principatës së Shqipërisë”, e ku natyrisht, më e çmuara ishte korrespondenca me Pashiqin dhe serbët.

Ndaj edhe Ninçiçi nga Beogradi, (që nga zv/ministër i Jashtëm ishte graduar asokohe kryetar i Këshillit Ministror të Jugosllavisë së asaj kohe), pothuajse gati e urdhëronte Pashiqin, të cilit i drejtohej me telegramin e titulluar; “Për z. Pashiq”, që të shkonte menjëherë tek “truproja personale e Esatit, – një djalosh me emrin Pashk, – sa nuk është vonë”!!!

Po përse vallë Esati, ky “kryetar i Principatës së Shqipërisë” autonome, të njohur si e tillë nga Konferenca e Londrës më 1913”, duhej që “këtë sënduk”, t’ia jepte “për ruajtje ambasadës sonë në Paris”, pra asaj jugosllave?!

Përgjigjen e jep vetë Ninçiçi, teksa e mbyll telegramin e tij tepër sekret Nr. 3173, me paragrafin; “Në asnjë mënyrë ky sënduk nuk duhet të mbetet në dorë të ministrit të Punëve të Jashtme të Esatit (Terkës), sepse kjo do të ishte diskretituese për ne (jugosllavët – shën. i A. K.).

Serbët nuk e kishin hallin vetëm tek mbulimi i të vërtetave të sëndukut të Esatit, përmbajtja e dokumenteve të të cilit, ndoshta, nuk do të bëhet kurrë e ditur për shqiptarët.

Gjithsesi, të gjitha hamendjet dhe versionet e natyrshme lidhur me përmbajtjen e sëndukut, nuk e eklipsojnë dot faktin kokëfortë, se një pjesë e rëndësishme e historisë së Shqipërisë, fshihej në sëndukun e Esatit dhe se kjo pjesë është kaq e dhimbshme e tragjike sa, kurrsesi, nuk duhej të dilte e të dalë në dritë.

Ndaj edhe serbët, Pashiqi e Ninçiçi, ngarendën për ta rrëmbyer nga duart e njëfarë Pashku dhe njëfarë Terkoje, që, ndonëse ishin kaq pranë thesarit, nuk na ndihën, por na privuan nga të vërtetat e mëdha që gatuan serbët, Pashiqi, Esati e të tjerët në kurriz të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Letra e Pashiqit pro Esatit, drejtuar Mileranit dhe si e mbështeti Pashiqi Esat Pashën? 

“Shkëlqesisë së Tij z. Aleksandër Mileran (kryeministër i Francës), president i Konferencës së Paqes, Paris

                                               30 janar 1920

    Z. Kryetar

“Që në hyrje të letrës së 9 gushtit 1919, i tërhoqa vëmendjen Këshillit të Lartë, për dëmet që Principata e Shqipërisë dhe kryetari i qeverisë së saj, pësuan gjatë kësaj lufte, ndaj kam nderin dhe detyrimin që tashmë t’i drejtohem Konferencës së Ambasadorëve, me pasqyrën e humbjeve që personalisht ka pësuar Esat Pashë Toptani, kryetar i qeverisë shqiptare, dhe familja e tij.

Konsideroj se, Shqipëria në rrjedhën e kësaj lufte, mbeti në anën e Antantës dhe Serbisë, nën komandën e Esat Pashës, dhe në përmasa të mëdha kontribuoi në triumfin e Fuqive të bashkuara, me veprimet e saj luftarake dhe qëndresën morale.

Ndihma që populli shqiptar nën udhëheqjen e Esat Pashës, i dha ushtrisë serbe gjatë tërheqjes së saj nëpër bregdetin e Adriatikut, gjithashtu dëshmon besnikërinë ndaj Fuqive të bashkuara.

Esat Pasha në përmasa të mëdha, i shfrytëzoi të gjitha mundësitë e tij duke sjellë fitoren mbi armiqtë e përbashkët, gjatë katër vjetëve të luftës së shenjtë kundër tyre.

Ai me trupat e tij mbajti peshën e radhëve të para të luftës në Frontin e Selanikut, në një vijë fronti me gjatësi 30 kilometra, duke vepruar si pjesë e divizionit francez. Shpenzimet e qëndresës luftarake, Esat Pasha në tërësi i përballoi personalisht.

Por kontributet që ai dha në favor të Fuqive të Antantës, në cilësinë e një komandanti dhe kryetarit të qeverisë shqiptare, patën për të pasoja të kobshme.

Në kohën e bombardimit të dyfishtë të Durrësit nga deti, topat e rëndë të ushtrisë austriake, shkatërruan mjaft prona të qeverisë së kryesuar prej tij.

Më pas, armiq të bashkuar sulmuan shtëpinë e tij, i shkatërruan të gjithë pasurinë, grabitën një numër magazinash me mallra, i prenë dhe i grabitën pyjet, i grabitën të gjitha zahiretë dhe plakitën gjithçka.

Përveç këtyre, gjatë 4 vjetëve të Luftës, ai u privua nga të gjitha të ardhurat që mundësoheshin nga posti qeverisës dhe pasuria private.

Gjatë gjithë Luftës, të gjitha shpenzimet civile dhe ushtarake, përveç ushqimit dhe armatimit, u përballuan nga vetë Esat Pasha. Në operacionet luftarake, shumë luftëtarë shqiptarë vdiqën dhe shumë të tjerë u plagosën dhe u sakatuan, ndërkohë që Esat Pasha, e mori vetë përsipër mbajtjen e familjeve të tyre dhe u pagoi atyre pensione të rregullta.

Më vonë, pas pajtimit politik (përfundimit të Luftës së Parë Botërore – shën. i A. K.), me vendim të Aleatëve, të cilët kërkuan prej tij që të mos kthehet në Shqipëri, derisa Konferenca e Paqes të vendoste për bazat e Statusit të ardhshëm të shtetit shqiptar, Esat Pasha u detyrua të jetojë jashtë vendit të tij, në kushte materiale ndër më të rëndat.

Duke marrë në konsideratë faktet e mësipërme, për arsye morale, si edhe për shkak të gjendjes së tij të rëndë materiale, vlerësoj si të drejtë kërkesën e Esat Pashës, si kryetar i qeverisë shqiptare dhe të drejtën e shqiptarëve që e pasuan atë, e ndaj të cilëve ai ka detyrime, që atij t’i jepet dëmshpërblim për një shumë prej afro 10 milionë frangash.

Do të ishte e padrejtë që të vihet në dyshim roli që Esat Pasha luajti gjatë kohës së luftës, e që ai të mbetet i pashpërblyer për dëmet.

Jo vetëm sepse ka nevojë të kompensohet për dëmet pasurore, sidomos tani që ndodhet në rrethana tepër të vështira, por mbi të gjitha sepse ai i ka mbetur besnik Fuqive Aleate, ndaj unë kam të drejtën morale t’i lutem Konferencës së Ambasadorëve, që të mos e humbasë nga vëmendja dëmin e madh që gjatë rrjedhës së luftës pësoi kryetari i qeverisë shqiptare, për çka ai ka të drejtë të përfitojë zhdëmtimin.

Urdhri i qeverisë franceze ndaj Esat Pashës, për të mos u kthyer në Shqipëri, derisa Konferenca e Paqes të vendosë për bazat e Statusit të ardhshëm të Shqipërisë, i pamundëson atij ndreqjen e dëmeve dhe mbarështimin e pasurive, ndaj e konsideroj me vend, t’i lutem Konferencës së Ambasadorëve, të marrë masa administrative për mbrojtjen e menjëhershme të interesave të tij pasurore në Shqipëri”. / Memorie.al

Pranoni z. Kryetar sigurimet e respektit tim më të thellë

                             Nikolla Pashiq      

(AJ-336-27-V-VII/9-5504).

                                                               Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ditari i grabitur nga UDB-ja, është dëshmi e dhunës së strukturave të saj me në krye Nikolla Ilievski e Kiro Koshtanov, të cilët...”/ Refleksionet e dhunës ndaj ish-zyrtarit të burgosur si agjent i CIA-s

Next Post

“Veprimtaria armiqësore e kulakut nga periudha pas çlirimit e, deri në vitin 1949, do të trajtohet nga shokët: M. Bushati, E. Zeneli e J. Basha, të cilët...”/ Urdhri i zv. ministrit të Brendshëm Feçor Shehu, në 1978-ën

Artikuj të ngjashëm

“Faiku shton: por kur quajm vjershëtor të madh, Naim Frashërin, një bërës toto e tatatash, ç‘fjalë do të mbetet për një Gjergj Fishtë…”?! / Polemika e Nonda Bulkës me Faik Konicën, gusht 1937
Personazh

“Si mik me Konicën, i lindi kureshtja për të vizituar Shqipërinë dhe për të nxjerrë disa tipa shqiptarësh…”/ Historia tragjike e piktorit të famshëm Paul Nocquet, ku punët e tij si “Gratë e Sulit”, etj., janë në Luvër

October 14, 2025
“Kur pashë se atij lëmshi aq të ngatërruar psikologjikisht, pasi shkruante se; ‘Fishta e mërzit si poet’, apo ‘Çabejt i ka mbetur ora në Vjenë’, etj., nuk iu përgjigja, sepse…”! / Refleksionet e studiueses së njohur
Personazh

“Kur pashë se atij lëmshi aq të ngatërruar psikologjikisht, pasi shkruante se; ‘Fishta e mërzit si poet’, apo ‘Çabejt i ka mbetur ora në Vjenë’, etj., nuk iu përgjigja, sepse…”! / Refleksionet e studiueses së njohur

October 13, 2025
“Akademikët e historianët tanë, si Xhelal Gjeçovi me shokë, vazhdojnë dhe ecin mbi binarët e shtrembër që vetë kanë shtruar gjatë diktaturës…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës
Personazh

“Akademikët e historianët tanë, si Xhelal Gjeçovi me shokë, vazhdojnë dhe ecin mbi binarët e shtrembër që vetë kanë shtruar gjatë diktaturës…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës

October 12, 2025
“Në qershor 1955, me porosi të Enver Hoxhës, dënohet me gjashtë vjet heqje lirie, me akuzën ‘agjitacion e propagandë’, por me ndërhyrjen e xhaxhait të tij, Esatit, ai…”/ Historia e trishtë e Dr. Dishnicës
Personazh

“Në qershor 1955, me porosi të Enver Hoxhës, dënohet me gjashtë vjet heqje lirie, me akuzën ‘agjitacion e propagandë’, por me ndërhyrjen e xhaxhait të tij, Esatit, ai…”/ Historia e trishtë e Dr. Dishnicës

October 9, 2025
“Nderimi për Mbretin Zog i I-rë, është jo vetëm detyrim dhe respekt ndaj historisë së shtetit shqiptar, por…”/ Refleksionet e politikanit të njohur, ish-deputetit dhe kreut të Legalitetit, Ekrem Spahiu
Personazh

“Nderimi për Mbretin Zog i I-rë, është jo vetëm detyrim dhe respekt ndaj historisë së shtetit shqiptar, por…”/ Refleksionet e politikanit të njohur, ish-deputetit dhe kreut të Legalitetit, Ekrem Spahiu

October 8, 2025
“Nga Fejziu, ministri Zogut që u pushkatua me ‘Gjyqin Special’, te i biri, Rizai, i diplomuar në Oksford, që e varën në litar në Kuçovë dhe…”/ Historia tragjike e sagës Alizoti
Personazh

“Regjimi i Zogut e burgosi Fiqriun si komunist, kurse regjimi komunist e dënoi me 25 vite burg si fashist, kurse në të vërtetë, ai ishte…”/ Historia  publicistit të famshëm, i diplomuar në Sorbonë

October 4, 2025
Next Post
“Materialet e dërguara nga ju, u studjuan nga zv.ministri Feçor Shehu, i cili miratoi asgjesimin e dokumentëve për antarët dhe kandidatët e partisë, si Ismail Kadare dhe…”! / Dokumenti sekret i janarit 1979

“Veprimtaria armiqësore e kulakut nga periudha pas çlirimit e, deri në vitin 1949, do të trajtohet nga shokët: M. Bushati, E. Zeneli e J. Basha, të cilët...”/ Urdhri i zv. ministrit të Brendshëm Feçor Shehu, në 1978-ën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme