• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Ndërsa në Berat, për ta diskriminuar e dërguan si arkëtar te berberët e Komunales, kryetari Akademisë, Prof. Aleks Buda, kur vinte në qytetin tonë…”/ Historia e panjohur e Vexhi Buharasë

“Ndërsa në Berat, për ta diskriminuar e dërguan si arkëtar te berberët e Komunales, kryetari Akademisë, Prof. Aleks Buda, kur vinte në qytetin tonë…”/ Historia e panjohur e Vexhi Buharasë
“Ndërsa në Berat, për ta diskriminuar e dërguan si arkëtar te berberët e Komunales, kryetari Akademisë, Prof. Aleks Buda, kur vinte në qytetin tonë…”/ Historia e panjohur e Vexhi Buharasë
“Ndërsa në Berat, për ta diskriminuar e dërguan si arkëtar te berberët e Komunales, kryetari Akademisë, Prof. Aleks Buda, kur vinte në qytetin tonë…”/ Historia e panjohur e Vexhi Buharasë
“Kur erdhën për ta marrë nga qelia, Xhemili, u tha policëve; s’dua të vdes nga plumbat tuaj dhe pasi ngriti këmishën, me një mjet prerës…”/ Dëshmia rrëqethëse e ish-të dënuarit që vuajti 19 vjet burg
“Kur erdhën për ta marrë nga qelia, Xhemili, u tha policëve; s’dua të vdes nga plumbat tuaj dhe pasi ngriti këmishën, me një mjet prerës…”/ Dëshmia rrëqethëse e ish-të dënuarit që vuajti 19 vjet burg
“Ishte një moment i sikletshëm në Elbasan, kur nga grupi ynë filluan të këndojnë e të kërcejnë me ‘Tuca tuca’, të Raffaella Carrà-s, por një partiak…”/ Reportazhi i fotografit italian, në ’82-in

Nga Agim Xh. Dëshnica

Memorie.al / Në qytetin me tërë ato vlera, Berat, ku jetuan e krijuan Nezim Frakulla, Sulejman Naibi, Hasan Zyko Kamberi dhe poeti kombëtar Naim Frashëri, në familjen e Ibrahim Buharasë, më 12 maj 1920, lindi një fëmije, një djalë, që do të mbante emrin e bukur, Vexhi. Një djalë, i cili do të nderonte fisin e Buharasë. Një njeri, që do të shquhej për sjelljen fisnike. Dijetari i ardhshëm, që do të ngrinte lart vlerat e atdheut dhe të Beratit. Një fetar i kulturuar i besimit ndaj Zotit. Një poet i dashurisë për njeriun e, bukuritë e natyrës shqiptare. Bota letrare do ta njihte qysh në moshën 19 vjeç.

Me poezitë “Përpara Tomorit”, fituese e çmimit të parë. “Poeti”, “Zemrës”, “Shiu”, “Çudit’ e fshatit tim”, “Dua të jem flutur”, “Manushaqja”, etj., me nivel artistik dhe frymëzim poetik, të cilat u sjellin ndër mend  lexuesve Lasgush Poradecin, të krijuara sipas traditës rilindëse, me ndjenjat e pastra të një njeriu të mirë.

Vargjet me gjuhë të kulluar shqipe, rrjedhin ëmbël e natyrshëm. Pseudonimet “Valater Çokdari” e “Lulëzari”, në atë kohë u njohën kudo. Vlerësimet për Buharanë, u botuan  në shtypin e kohës, nga Lasgush Poradeci, Ernest Koliqi, Ali Asllani, Nexhat Hakiu, etj.

Gjithashtu mund të lexoni

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

Drama e jetës së tij…! 

Vexhi Buharaja pas mësimeve të para në Berat, në vitin 1940, u vendos në Tiranë. Atje kreu me përfundime të shkëlqyera Medresenë e Lartë. Më pas dha mësim po në atë shkollë dhe drejtoi revistën “Kultura Islame”. Viteve 1940 -1944, u përkasin shkrimet e një krijimtarie të pasur me poezi e prozë, studime për ngjarje historike, përkthime e redaktime punimesh për revistën, etj. Në këto vite bashkëpunoi edhe me organet e shtypit të kulturës si, “Njeriu”, “Tomori i Vogël”, etj.

Ernest Koliqi miratoi për të një bursë të veçantë për vijimin e studimeve më lartë, në orientalistikë. Por këtë fat të rrallë, nuk mundi ta gëzonte, madje për shkaqe familjare, në fillim të vitit 1944, kthehet në Berat. Në ditët e premte, i ftuar në xhamitë kryesore të qytetit, tek jepte “vas” në shqip, për çështje fetare e shoqërore, dëgjohej zëri i tij i ngrohtë me një oratori e filozofi të përkryer.

Deri në vitin 1947, jep mësim në shkollat e qytetit. Në atë vit të zi, për njerëzit e kulturës, Vexhi Buharaja si shumë të tjerë, u arrestua…! Gjyqi komunist, me akuzën për “agjitacion e propagandë”, e dënoi me 8 vjet burg politik. Biblioteka e vet e pasur, u shtetëzua. Librat u mbartën me një kamion ndërtimi. Shkruesi i këtyre radhëve, asokohe i ri, pa me dhimbje librat e dëmtuar pasi ishin hedhur grumbull në karrocerinë e kamionit.

Nga burgu i Beradit, e dërguan në kampin e Maliqit. Emrat: kënetë, kanal, Maliq, Roskoveç, Tërbuf, Çermë, na kujtojnë martirët  atdhetarë, dijetarët e shquar, profesorët, inxhinierët e aftë, shkrimtarë, njerëzit e shërbesave fetare, etj. Pas burgut, Vexhi Buharaja, për të siguruar jetesën e familjes, iu nënshtrua një pune sfilitëse, pasi me duart e pafuqishme, përdori sërish kazmën! Megjithatë penën dhe librat, i mbajti pranë, si mjetet e tij më të shtrenjta.

Frymëmarrje në krijimtari

Kur diktatura do të ndalte përkohësisht hovin vrastar, Vexhiu lejohet të kthehet në arsim. Në shkollat e mesme jep lëndën e gjuhës ruse, të  mësuar në burg. Më pas u caktua të punojë për Muzeun e Beratit. Kur institucionet shkencore, patën mjaft nevojë për dijet e tij, në vitin 1965, pranohet të bashkëpunojë me studime shkencore në Institutin e Historisë, Gjuhës e Letërsisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës, më vonë të Akademisë së Shkencave. Për Vexhi Buharanë, nisi një punë e pashterur hulumtuese dhe krijuese. Shquhet për punë cilësore, për historinë e Shqipërisë.

Kjo u pa në shkrimet e shkëlqyera, ndërmjet tyre kumtesa për Gjergj Kastrioti – Skënderbeun, me rastin e 500 vjetorit të lindjes, mbajtur në një sesion shkencor, në Berat. Të një rëndësie të veçantë janë përkthimet e tij. Siç dihet në vitet e diktaturës, shumë poetë e shkrimtarë të paraluftës, u burgosën ose u lanë mënjanë. Mundësia e vetme për të mbijetuar e për të shprehur aftësitë e tyre, ishin përkthimet e shkrimeve politike, e poezive dhe romaneve të letërsisë së huaj. Të tillë qenë; Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Vedat Kokona, Sotir Caci, etj.

Këtë fat pati dhe Vexhi Buharaja. Në Institutin e Historisë, përktheu qindra dokumente arkivore turke, që hedhin dritë mbi kohën e pushtimit osman. Me vlera kombëtare janë përkthimet e Defterëve (regjistrave) të administratës turke. Përkthimi i shkrimeve dhe letrave nga turqishtja në shqip, e rilindësve tanë, si; Hasan Tahsini, Sami Frashëri, Dervish Hima, etj.

Ndihmesa e tij, shkëlqeu sidomos në studimet shkencore, për toponimet, transkriptimin e përkthimin e mbishkrimeve në gjuhën osmanishte, në shkrimeve në shumë rrethe të vendit, në ndërtesat fetare, në kështjella, në kulla sahatesh, në ura, në shtëpitë e lashta, etj.

Një nga veprat e tij me titullin; “Monumente të kulturës turko-arabe”, përmban rreth 300 mbishkrime, e një kohe që nis nga shekulli XV-të, deri në shekullin XX-të. Shumë studiues për temat e tyre, përdornin punimet e tij. Kur përmendnin burimin e lëndës, shënonin shkurt formulën, sipas arkivit të Institutit të Historisë.

Pra, e gjithë kjo veprimtari e Vexhi Buharasë, kaloi në heshtje. Shpesh në konferenca kombëtare këto arritje, i përfaqësuan të tjerët, të cilët ishin nën nivelin e tij kulturor. Megjithatë, ato u vlerësuan nga dijetarët vendas e të huaj, si; gjuhëtari i madh, Prof. Eqrem Çabej, orientalisti Myqerem Janina, orientalisti gjerman Prof. Franc Babinger, etj.

Në lëmin e letërsisë, përveç poezive e shkrimeve të Vexhi Buharasë, njihen përkthimet në shqip, si drama “Besa“ e Sami Frashërit, krijimet e poetëve persë e turq, etj. Me një interes të veçantë u prit nga lexuesit, botimi në shqip i veprës së Saadiut “Gjylistanit dhe Bostani“, perlë e poezisë botërore. Po nga kjo gjuhë ai shqipëron dhe një kryevepër tjetër, “Shahname-në” e Firdusiut. Përgatiti dhe një antologji me poezi të zgjedhura të poetëve persianë.

Për letërsinë tonë, e një rëndësie të veçantë, është dhe përkthimi shkëlqyeshëm në shqip nga Vexhi Buharaja, i dy vëllimeve me poezi në gjuhën persishte të Naimit, “Endërrimet“ (Tahajjulat) dhe “Katër Stinët”. Sipas një letre të publicistit Nasho Jorgaqi, i njohur si hartues antologjish, me shkrime autorësh shqiptarë, kërkoi prej tij ndihmë për një kumtesë rreth këtyre dy librave. Lasgush Poradeci për ato punë arti, shkruante

“Për mua dy janë të mëdhenj në fushën e përkthimeve nga gjuha perse, i madhi Noli në Amerikë dhe i madhi Buharaja këtu”. Prof. Eqrem Çabej, pas leximit të “Gjylistanit” u shpreh: “Mjaftonte vetëm studimi hyrës, shënimet sqaruese dhe fjalori enciklopedik, që Vexhi Buharaja, të meritonte gradë shkencore”. Siç del nga letrat, i dashur dhe bujar shpesh punimet e veta të pabotuara, ua jepte të tjerëve si burim për temat që kishin në program. Si shpërblim, pas kërkesash të lodhshme, disa ktheheshin e, disa humbitnin.

Largimi nga puna shkencore

Kur diktatura komuniste me luftën e klasave, u zgjua më e tërbuar në vitin 1975, Vexhi Buharaja, u pushua nga puna. Ky veprim i mbrapsht, u prit me pakënaqësi të thellë nga intelektualët e ndershëm. Në letrën e dijetarit të njohur, Sami Visoka, dërguar Institutit të Historisë dhe Akademisë së Shkencave, ku sekretari shkencor Luan Omari mbulonte kuadrin, midis të tjerave lexojmë:

“S’ka dyshim se elementë si Vexhi Buharaja, nuk duhen pushuar nga puna, po duhet të ruhen e të mbrohen, si diçka shumë e vlefshme, sepse siç e dini ju vetë, jeta, mosha, po i rrallon këta specialistë me vlera të mëdha, në fushën e orientalistikës. Elementë të tillë, si Vexhi Buharaja janë perla…”!

Vexhi Buharaja, i prekur, por aspak i thyer, sado i larguar nga punët shkencore të Institutit, vijoi të merrej me letërsi e shkencë. Pushtetarët pa shkollën e duhur në Berat, për ta fyer më tej këtë njeri të madh, e caktojnë arkëtar. Megjithatë populli i Beratit si përherë e nderonte dhe mburrej me të, ashtu si më parë.

Të gjithë ata që patën fatin të takonin Vexhi Buharanë, njohën njeriun idealist e gojëmbël, poetin e hijshëm të lirisë, dijetarin serioz e bujar, profesorin e vërtetë shqiptar. Kuptimplotë ishte sjellja fisnike e kryetari të Akademisë së Shkencave, Prof. Aleks Budës, i cili sa herë vinte në Berat, takonte poetin e dijetarin Buharaja dhe duke biseduar, ecte tok me të, në shëtitoren e qytetit. Megjithatë penën dhe librat nuk i la kurrë pas dore.

I dashur me të gjitha moshat, miq apo shokë takohej me mësuesit e rinj, si; Muhamer Telegrafçiu apo Ramiz Haznedari. Herë pas here, personalitete e atdhetarë të shquar në fushën e historisë, si; Xhevdet Dëshnica, apo historiani, Ahmet Kondo, sapo ktheheshin  të përmalluar në qytetin e lindjes, Vexhiu  u shkonte në shtëpi dhe bisedonte gjatë me ta, për ngjarje historike e kulturore në Berat.

Aty nga vitet ’70-të, shtëpia e Ibrahim Buharasë, Sulejman Deshnicës dhe atdhetarëve të tjerë, do të shembeshin barbarisht nga pushteti komunist. U shkatërrua, zona më e bukur e më e lashtë e lagjes “Murat Çelepias”. Ajo, dikur ishte me ndërtesa monumentale, rrugica të pastra, gjallëronte pranë lumit Osum, me blerimin e kopshteve me fruta e perime, gjithfarësh.

Tashmë Vexhi Buharaja, me krijimtarinë e pasur njihet kudo, si poet, publicist, fetar-filozof, orientalist, historian, përkthyes, njohës e zotërues i 10 gjuhëve, më s’pari, gjuhët klasike të Lindjes: persisht, arabisht, osmanishte turqishten e re e rusisht. Pas tyre, nga gjuhët e perëndimit: anglisht, gjermanisht, frëngjisht dhe italisht.

Shuarja e krijimtarisë

Në prag të ndryshimeve të mëdha historike, pas një sëmundje të rëndë dhe në një gjendje ekonomike të vështirë, Vexhi Buharaja do të ndahej nga jeta, para kohe, më 6 korrik 1987. Erdhi pra në jetë në muajin maj të poetëve, dhe iku i pafat, kur po ndihej era e lirisë…! Mykerem Janina, viktimë dhe ky i regjimit komunist, shkruante me dhimbje: “U mbulua me atë bashkë një thesar, një dritë dijesh…një burrë karakteri e virtytesh të rralla…”!

PËRPARA TOMORIT

Nga Vexhi Buharaja

“Bukuri këputur qiejsh mbi Tomorin sonte bie,

Më pushton që prej së largu dhe një shpirt prej lashtërie,

Si shkëndi, si rreze dielli, po afrohet valë-valë,

Ndënëqesh me mall të nxehur, pastaj hapet me ngadalë,

Edhe zbret si yll i ndezur, ku shkon jeta në mjerime:

Gjer në fund të natës sime.

Dhe kjo dritë dhe kjo flake, që po ndez një qiell floriri,

Që po qesh nga maj’ e malit si një diell ndaj të gdhirë,

Gaz’ i lar’ me drit’ thëngjilli që pikoi vetvetiu

Edhe gaz’ i Afërditës që së lartësh vetëtiu

Nga dy buz’ si trëndafili edhe ra në ëmbëlsime:

Gjer në fund të natës sime.

Zog’ i shpirtit tundi krahët mbi Tomorin fluturoi!

Shpuzë’ e mallit po valëvitet, trete helmin, ligjëro!

Thuaja si ia thot’ bariu kur dëgjon zën’ e gugashit

Shko si shkon syr’ i gjahtarit nëpër udhën e larashit,

Qesh si qesh një shtizë hëne përmbi faqen e dëborës,

Ndrin si ndrin një fije ari m’u në buzën e kurorës

Dhe këndo posi bilbili, me aq mall e drithërime

Gjer në fund të ditës sime.

Dhe pasi të kesh marrë, frym’ e shpirt nga bukuria

Dhe pasi të kesh parë, ca shkëndi nga dashuria,

Fute kokën ndënë krahë dhe dëgjo, o pendëshkruar,

Sesi nga Osum’ i jetës, buçet këng’ e amëshuar.

Si buçet nga goj’ e Zotit Fjal’ e ëmbël mençurie,

Si buçet nga buzë e Muzës fjal’ e ëmbël bukurie,

Si buçet nga gjit’ e vashës fjal’ e zjarrtë dashurie…

Del nga fund’ i fshehtësisë, sipër valëve të lumit,

Dhe përhapet anembanë, sa na zgjon nga nat’e gjumit

Pastaj ngjitet lartë –lartë, ku ndez jeta në shkëlqime:

Gjer në fron të ditës sime”.  Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Arkivolin e Josifit, e çuan në kishë, që u hap për herë të parë në Kavajë dhe meshën e bëri disenjatori i Komunales, ish-klerik, që kishte qenë shok klase, me Papa Vojtilën...”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara

Next Post

“Zoti Alia e përdori praninë e shefit të Kombeve të Bashkuara, Perez de Cuellar dhe të gazetarëve të huaj, që të mënjanojë elementët që ishin kundër...”/ Shkrimi i ‘New York Times’, maj 1990

Artikuj të ngjashëm

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!
Personazh

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

May 27, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Personazh

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

May 27, 2025
“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë
Personazh

“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

May 21, 2025
“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit
Personazh

“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit

May 20, 2025
“Njerëz pa asnjë kontribut gjatë Luftës, thurën intriga që të dënohej Ali Shtëpani dhe familjes së tij t’ia ulnin kokën, pasi…”/ Historia e patriotit që u dënua me “Grupin e Deputetëve” dhe raporti i CIA-s për të në ’47-ën
Personazh

“Njerëz pa asnjë kontribut gjatë Luftës, thurën intriga që të dënohej Ali Shtëpani dhe familjes së tij t’ia ulnin kokën, pasi…”/ Historia e patriotit që u dënua me “Grupin e Deputetëve” dhe raporti i CIA-s për të në ’47-ën

May 19, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Personazh

“Bedrije Ashiku tregoi, se gjatë torturave me korrent elektrik, F. Kapisyzit dhe D. Rrjollit, u mbet i vdekun në dorë At Bernardin Palaj, dhe ashtu me tela nder veshë…”/ Rrëfimi i Frtiz Radovanit nga Australia

May 14, 2025
Next Post
“Zoti Alia e përdori praninë e shefit të Kombeve të Bashkuara, Perez de Cuellar dhe të gazetarëve të huaj, që të mënjanojë elementët që ishin kundër…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, maj 1990

“Zoti Alia e përdori praninë e shefit të Kombeve të Bashkuara, Perez de Cuellar dhe të gazetarëve të huaj, që të mënjanojë elementët që ishin kundër...”/ Shkrimi i ‘New York Times’, maj 1990

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!