• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, March 30, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Ndërpreu studimet në Vjenë dhe u kthye në Shqipëri në 1947-ën, ku e dënuan me 10 vite burg, se tha për Stalinin…”/ Historia e poliglotit nga Kavaja që punoi bojaxhi

“Ndërpreu studimet në Vjenë dhe u kthye në Shqipëri në 1947-ën, ku e dënuan me 10 vite burg, se tha për Stalinin…”/ Historia e poliglotit nga Kavaja që punoi bojaxhi
“Ndërpreu studimet në Vjenë dhe u kthye në Shqipëri në 1947-ën, ku e dënuan me 10 vite burg, se tha për Stalinin…”/ Historia e poliglotit nga Kavaja që punoi bojaxhi
“Në 1945-ën, Mehmet Shehu thirri vjehrrin tim, Qamil Vlorën, që ishte i biri i Ismail Qemalit dhe i kërkoi…”/ Historia e panjohur e djalit të Plakut të Vlorës, që u burgos nga Enver Hoxha
“Si trashëgova pasurinë e Maliq Pashait, beut të Libohovës, që më mori të vogël në Stamboll dhe…”/ Kujtimet e panjohura të Javer bej Hurshitit, ish-deputet, prefekt dhe ministër
“Si trashëgova pasurinë e Maliq Pashait, beut të Libohovës, që më mori të vogël në Stamboll dhe…”/ Kujtimet e panjohura të Javer bej Hurshitit, ish-deputet, prefekt dhe ministër
16
Shares
1.9k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon historinë e panjohur dhe të dhimbshme të Mit’hat Qelës me origjinë nga Kavaja, i cili pasi u rrit në Strehën Vorfnore të Tiranës, mbaroi gjimnazin klasik të Shkodrës në Konviktin “Malet tona” dhe fitoi një bursë shtetërore nga qeveria e asaj kohe, për të ndjekur studimet e larta, në Universitetin e Pizas në Itali, të cilat i ndërpreu pas një viti dhe shkoi për t’i vazhduar ato në Vjenë, duke ndjekur  Fakultetin Politeknik, në degën e Hidroteknikës. Ndërprerja e studimeve në vitin 1947 dhe kthimi në Shqipëri, pasi punoi disa kohë si shef-plani, në një nga ndërmarrjet e qytetit të Durrësit, ku ishte vendosur asokohe familja e tij, e larguan nga puna, pasi u martua me të bijën e ish-ministrit të Zogut, Javer bej Hurshiti, që ishte pushkatuar në Gjyqin Special në marsin e 1945-ës, dhe s’pranoi të ndahej prej saj edhe pas shumë presioneve që i’u bënë atij. Dëshmia e bashkëshortes, për Mit’hat Qelën të cilin e nxorën përpara Gjyqit Ushtarak në Tiranë, duke e akuzuar se kishte quajtur Stalinin: ‘Diktatori më i madh që kishte parë njerëzimi’ dhe ai s’pranoi ta mohonte atë që kishte thënë, nga ku do lirohej nga salla e gjyqit, duke u dënuar me 10 vite burg politik, të cilat i vuajti që nga këneta e Maliqit, e në të gjitha kampet e tjera, që ishin hapur asokohe në Shqipëri dhe pas lirimit nga burgu punoi si bojaxhi në Komunale.

Në shtëpinë Ihshan Hurshitit

Në fundin e një rrugice pa krye, jo shumë larg në drejtimin lindor të Sheshit “Avni Rustemi”, e rrethuar nga disa shtëpi të vjetra tiranase, afro 20 vite të shkuara, jeton krejt e vetme 74-vjeçarja Ihshan Hurshiti, në një banesë të vjetër, që i’a kishte dhuruar e motra e saj, e cila kishte ikur pas fëmijëve në Itali. E lindur në qytetin e gurtë të Gjirokastrës në vitin 1929, Ihshani, apo Shano, siç e thërrisnin ndryshe të afërmit e saj, që e vizitonin gjithnjë e më rrallë, kishte ardhur në Tiranë kur nuk ishte më shumë se një vjeçe, pasi babai i saj, Mehmet Hurshiti, ndoqi pas të atin, Javer Bej Hurshitin, Kryetarin e Bashkisë së Gjirokastrës, që u zgjodh deputet i Parlamentit Shqiptar. Në atë shtëpi ajo jetonte që nga viti 1997, kur jashtë dëshirës së saj, la qytetin e Durrësit dhe shtëpinë, që akoma ndodhej e boshatisur në afërsi të Torrës së Kalasë mijra vjeçare, që kishte jetuar prej më shumë se 25 vjetësh me bashkëshortin e saj, intelektualin kavajas, Mit’hat Qelën. “Nuk desha kurrsesi që të largohesha nga ajo shtëpi, ku kisha banuar prej më shumë se çerek shekulli bashkë me Mit’hatin. Aty në atë shtëpi të vjetër e cila kishte shërbyer si magazinë dhe ne e kishim adaptuar për banesë, më vdiq burri dhe nuk kishte asnjë arsye, që unë të ikja që andej. Por në vitin 1977, pronari i saj P. J., më largoi që andej edhe pse i’u luta që t’ja blija atë shtëpi, ku kisha kaluar një pjesë të jetës dhe ruaja plot kujtime”, shprehej Ihshani. Në atë shtëpi Ihshani thoshte, se i dukej vetja tamam si në internim, ku ajo ka qëndruar me babanë e nënën e saj, në periudhën që bashkëshorti, Mit’hati, ishte në burg. Asokohe kur kishin kaluar më shumë se shtatëmbëdhjetë vite nga vdekja e të shoqit, Ihshani i ngryste ditët krejt e vetme në atë shtëpi të vjetër tiranase, që duket se do të shembej nga çasti në çast, duke sjell në kujtesë vitet e kaluara të jetës së saj plot peripeci dhe duke shfletuar albumin ku kishte ngjitur me kujdes fotografitë, që kishte dalë bashkë me Mit’hatin, të cilat i ruante si gjërat më të shtrenjta në këtë jetë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Gjet Kadeli deklaron se, është armik i betuar i Partisë e pushtetit dhe bashkë me Pjetër Arbnorin, Daut Gumenin e Uran Kalakulën, ata…”/ Denoncimet e agjentit “Dardha”, në burgun e Burrelit, në ’75-ën

“Përveç se ka shprehur mendimin për terror ndaj udhëheqjes, Gjeta e vazhdon aktivitetin e tij armiqësor, duke kontaktuar me shoferë jugosllavë…”/ Denoncimi i B.p. “Mbrehija”, Mamurras 1972

Kush ishte Mit’hat Qela?

Mit’hat Qela u lind në qytetin e Kavajës në vitin 1922, në një familje shumë të varfër në lagjen Sharrë të atij qyteti. Babai i tij, Idrizi, që gjatë viteve të Monarkisë punoi për shumë kohë si korrier i Nënprefekturës në qytetin e Kavajës, përveç Mit’hatit, kishte dhe pesë fëmijë të tjerë: Avdullain, Qazimin, Rexhepin, Bukurien, dhe Nerin. Nisur nga gjendja e vështirë ekonomike e familjes Qela, Mit’hati u dërgua dhe u rrit në Strehën Vorfnore të qytetit të Tiranës. Ndonëse Mit’hati u rrit në Jetimore dhe larg kujdesit të familjes, ai u shqua në mësime dhe pasi ndoqi për dy vite Liceun e Tiranës, ai u dërgua me një bursë shtetërore në Konviktin “Malet Tona”, pranë Gjimnazit Klasik të qytetit të Shkodrës. Në atë gjimnaz, ku Mit’hati shkoi së bashku me shokun e tij të ngushtë të Jetimores, Isa Sejdinin, (nga Golloborda), ai e përfundoi atë në vitin 1940. Pas kësaj, Mit’hati fitoi një bursë shtetërore nga qeveria e asaj kohe, për të ndjekur studimet e larta në Itali. Nisur nga kjo, në vitin 1941, pasi u përshëndet me njerëzit e familjes në Kavajë, Mit’hati së bashku me shokun e tij të Jetimores, Isa Sejdinin, u nisën për në Itali ku u regjistruan dhe filluan studimet në Universitetin e qytetit të Pizas. Gjatë asaj kohe që Mit’hati vazhdonte studimet e larta në Itali, familja e tij në Kavajë u lidh e gjitha me Luftën dhe njëri nga vëllezërit e tij, Qazimi, u bë një nga eksponentët më të njohur të Lëvizjes Antifashiste të atij qyteti”, kujtonte Ihshani.

Nga Vjena në Shqipëri

Studenti kavajas Mit’hat Qela, pasi mbaroi vitin e parë të Universitetit të Pizas, i ndërpreu studimet dhe u kthye në Shqipëri. Ihshani tregonte: “Pasi studioi për një vit në Itali, Mit’hati u kthye në Shqipëri dhe pasi qëndroi disa muaj pranë familjes së tij në Kavajë, në shtatorin e vitit 1942, ai u nis përsëri për të ndjekur studimet e larta në Vjenë. Në kryeqytetin austriak, Mit’hati shkoi përsëri së bashku me shokun e tij, Isa Sejdinin dhe të dy u regjistruan në Fakultetin Politeknik, në degën e Hidroteknikës. Në atë universitet, Mit’hati studioi deri në vitin 1947, dhe kur kishte mbaruar tre vite e gjysëm të fakultetit, ai i ndërpreu përsëri studimet dhe u kthye në Shqipëri. Duke qenë se në atë kohë kishte shumë nevojë për kuadro të shkolluar dhe nisur nga fakti se familja e Mit’hatit, kishte qenë e lidhur ngushtë me Luftën, atë e caktuan që të punonte si Shef-Plani në Ndërmarrjen e Bimëve Industriale në qytetin e Durrësit. Gjatë asaj kohë që ai punonte në atë ndërmarrje, u njoha dhe unë për herë të parë me Mit’hatin. Që në fillim të njohjes sonë, ndaj Mit’hatit filluan presionet e njerëzve të pushtetit, të cilët i thonin atij që të mos martohej me mua, duke i kujtuar biografinë time: me babanë në burg dhe gjyshin e pushkatuar në Gjyqin Special, në marsin e 1945-ës. Ai jo vetëm që nuk ua vuri veshin presioneve të shumta, që i’u bënë në atë kohë në lidhje me biografinë time, por m’i tregonte të gjitha mua duke u shprehur me neveri, për ato ç’ka i thonin. Ndonëse Mit’hati rridhte nga një familje e varfër dhe që nuk ishte e prekur nga reformat e shtetëzimet që kishte bërë qeveria e asaj kohe, ashtu si familja ime, ai kishte bindje të djathta antikomuniste dhe nuk kishte asnjë lloj simpatie për komunistët, që kishin ardhur në pushtet në nëntorin e 1944-ës. Që në fillimet e njohjes sonë, ai më fliste me nostalgji për vitet që kishte kaluar në Itali e Austri dhe nuk e donte regjimin komunist”.

Dënimi: 12 vite burg

Duke qenë se ishte i shkolluar në Perëndim dhe me bindje të djathta, të cilat nuk nguronte t’i shprehte haptazi në rrethin e ngushtë shoqëror, intelektuali Mit’hat Qela në atë kohë u vë menjëherë nën përndjekjen e Sigurimit të Shtetit. Lidhur me këtë Ihshani kujtonte: “Duke parë qëndrimin e Mit’hatit dhe faktin që ai nuk pranoi ta prishte fejesën me mua, atë e hoqën nga puna si Shef Plani dhe gjatë gjithë asaj kohe, ai u vë në shënjestër të njerëzve të pushtetit. Pas gjashtë muajsh nga koha kur ishte pushuar nga puna, Mit’hatin e morën për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak, në kazermat e Ali Rizait në Tiranë. Pasi kishte kryer më shumë se një vit e gjysëm të shërbimit ushtarak, Mit’hati u arrestua së bashku me katër shokë të tij ushtarë, të akuzuar se kishin bërë propagandë kundër pushtetit popullor. E gjitha kjo kishte ardhur pasi Mit’hati ishte shprehur haptazi një oficeri të tij, duke i thënë se: ‘Stalini ishte një nga diktatorët më të mëdhenj që kishte parë njerëzimi’. Pasi e mbajtën për afro një vit në hetuesi, Mit’hati së bashku me katër shokët e tij ushtarë, u nxorën para Gjyqit Ushtarak në Tiranë, ku përveç asaj që kishte thënë për Stalinin, ai u akuzua se kishte folur keq edhe ndaj Partive motra të vendeve të Demokracive Popullore të Lindjes. Në atë kohë që ai kishte mbaruar hetuesinë, familja e tij bëri çmos që ai të lirohej dhe u ra dakord me Gjykatën që ai të shfajësohej nga ajo akuzë, në rast se do të pranonte se kishte folur për Stalinin në gjendje jo normale dhe i pirë. Por gjatë seancave të gjyqit, Mit’hati, jo vetëm që nuk pranoi që ta mohonte atë, që ai kishte thënë për Stalinin, por ai u shpreh aty se kishte bërë gabim që ishte kthyer në Shqipëri, në një kohë që e dinte se këtu ishte vendosur regjimi komunist. Duke u nisur nga kjo, ai u dënua me 10 vite burg politik”.

Kalvari i vuajtjeve

Pas dënimit me dhjetë vite burg politik, Mit’hat Qela u dërgua për të vuajtur dënimin në kampet e punës së detyruar në kënetën e Maliqit dhe disa kampe të tjera, që ishin hapur në atë kohë pothuaj në të gjitha rrethet e vendit. Ihshani kujtonte: “Në atë kohë që u dënua Mit’hati, familja e tij që nuk kishte probleme me regjimin, nuk donte që unë të largohesha prej tyre. Por, për të mos i lënduar më tepër, unë u ktheva pranë familjes sime në Tiranë, duke jetuar me nënën time, babai Mehmeti ishte në burg. Në vitin 1953, pas vdekjes së Stalinit, nënën time e dërguan në kampin e internimit të Tepelenës, kurse mua me pjesën tjetër të familjes, më dërguan në Fabrikën e Tullave në Kamëz, ku punonim me tre turne si të internuar që ishim. Gjatë viteve që Mit’hati vuante dënimin nëpër kampe dhe burgje, përveç meje që e ndoqa kudo me aq mundësi sa kisha, ai pati dhe një përkrahje të madhe nga familja e tij dhe sidomos vëllezërit: Qazimi, Rexhepi dhe Avdullai, të cilët nuk e braktisën asnjëherë, ndonëse kishin shumë presione nga regjimi komunist. Mit’hati u lirua nga burgu në vitin 1956 dhe ne u bashkuam përsëri në qytetin e Durrësit, ku familja e tij na lirojë një dhomë. Pas lirimit nga burgu, Mit’hatin e dërguan të punonte në Hekurudhë, si shinashtrues dhe më pas e hoqën edhe prej aty dhe e dërguan si bojaxhi në Komunale, ku ai punoi deri sa doli në pension në 1982-in. Gjatë viteve të fundit të punës, ai jepte mësime private, për të fituar ndonjë lek, nga ata që kërkonin për të mësuar gjuhët e huaja, pasi ai njihte shumë mirë gjermanishten, italishten, frëngjishten dhe anglishten”./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share16TweetPinSendShareSend

Previous Post

Kalendari Historik 03 Qershor

Next Post

Letra e rrallë e Nolit: “Miku im, këtë letër do ta sillja kur të vij në Shqipëri, por…”/ Dëshmia e nipit, për sekretarin e “Vatrës”, dhe deputetin që s’pranoi postin e Enverit

Artikuj të ngjashëm

Memorie.al
Personazh

“Gjet Kadeli deklaron se, është armik i betuar i Partisë e pushtetit dhe bashkë me Pjetër Arbnorin, Daut Gumenin e Uran Kalakulën, ata…”/ Denoncimet e agjentit “Dardha”, në burgun e Burrelit, në ’75-ën

March 29, 2023
Raporti sekret i B.p. ‘Mbrehja’: “Ai tha se Amerika, i ka çuar forcat në kufi të Bashkimit Sovjetik dhe 150 aeroplanë mbi Rusinë, me qëllim që…”/ Dosja e Sigurimit për Gjet Kadelin, që vuajti 16 vjet burg
Personazh

“Përveç se ka shprehur mendimin për terror ndaj udhëheqjes, Gjeta e vazhdon aktivitetin e tij armiqësor, duke kontaktuar me shoferë jugosllavë…”/ Denoncimi i B.p. “Mbrehija”, Mamurras 1972

March 28, 2023
Memorie.al
Personazh

“I pandehuri Gjet Kadeli, së bashku me disa të dënuar të tjerë, nga më kryesorët e aktivët, ka ngritur flamurin në kamp dhe…”/ Vendimi i gjykatës së Rrëshenit, për pjesëmarrësit e Revoltës së Spaçit

March 27, 2023
“Ai tha; tani pritet dita ditës, që vendi ynë të sulmohet, se në afërsi të kufijve tanë në det, kanë ardhur Flota Sovjetike dhe Amerikane, por këta…”/ Raporti i B.p. “Mbrehija” nga Mamurrasi, shtator 1968
Personazh

“Në ’72-in dhe tani në hetuesi, Gjet Kadeli s’është thyer e s’ka folur asgjë, por është dënuar për agjitacion e propagandë dhe tani, mori pjesë në rebelimin e Spaçit…”/ Raporti i Pëllumb Kapos, Krujë ‘73

March 26, 2023
“Gjet Kadeli tha; mos u mërzit, se unë do arratisem me makinën e ambasadës belge, që do vij të më marrë në Mamurras dhe prej aty…”/ Raporti sekret i marsit  1967, nga B.p. “Manushaqja”
Personazh

“Këtu populli vuan për bukën e gojës, tha Gjeta; pasi të ardhurat shkojnë për Komitetin Qendror që shëtisin jashtë shtetit me familjet e tyre e shpenzojnë…”/ Denoncimi i Kujtim Prushit, Krujë 1972

March 24, 2023
“Gjet Kadeli më tha, se daja i tij, kapiten i parë, i tregoi se gjeneral Gjin Marku, kaloi me veturën e tij pa targa në Mamurras, brenda kishte disa të arratisur…”/ Raporti i bashkëpunëtorit “Mbrehja”, tetor 1961
Personazh

“Unë kam rregullar armë zjarri si, çifte pistoleta, etj., dhe kam modifikuar edhe fishekë, por të gjitha këto, i kam bërë pa leverdi ekonomike…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë 1972

March 23, 2023
Next Post
Letra e rrallë e Nolit: “Miku im, këtë letër do ta sillja kur të vij në Shqipëri, por…”/ Dëshmia e nipit, për sekretarin e “Vatrës”, dhe deputetin që s’pranoi postin e Enverit

Letra e rrallë e Nolit: “Miku im, këtë letër do ta sillja kur të vij në Shqipëri, por…”/ Dëshmia e nipit, për sekretarin e “Vatrës”, dhe deputetin që s’pranoi postin e Enverit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!