• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, September 5, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

Nderim për atdhetarin nacionalist, Adil Biçaku, intelektualin me origjinë nga Librazhdi, që ka një jetë në shërbim të atdheut dhe bashkatdhetarëve të tij shqiptarë në Suedi

Adil Biçaku
Historia e panjohur dhe karriera e gjatë profesionale, e gazetarit dhe shkrimtarit të famshëm suedez, SVEN AURÉN!
Leka I dhe Adil Biçaku
Nderim për atdhetarin nacionalist, Adil Biçaku, intelektualin me origjinë nga Librazhdi, që ka një jetë në shërbim të atdheut dhe bashkatdhetarëve të tij shqiptarë në Suedi

Nga Burim Breznica  

Memorie.al / Në Stokholm të Suedisë me 7 dhjetor 2024, u organizua një takim nga tre shoqata shqiptare (Shoqata Kulturore “Teuta”, Rrjeti Panshqiptar i Diasporës në Suedi dhe Shoqata Kulturore “Vatra”) për të nderuar jetën dhe veprën e atdhetarit Adil Biçaku i arratisur nga Shqipëria, që ka ardhur këtu në vitin 1964, si emigrant politik dhe që ka ndihmuar shqiptarët e vazhdon ta bëjë edhe sot, me përkthime. Unë isha moderator i takimit dhe më poshtë po publikoj fjalën time hyrëse, që i referohet librit autobiografik për të, (duke përdorur edhe burime dhe referenca të tjera), ku bëhet fjalë për një patriot dhe një intelektual të veçantë. Në këtë aktivitet ishte e pranishmja, edhe ambasadorja e Republikës së Kosovës znj. Geci-Sherifi, e gjithashtu diplomatë nga ambasada shqiptare dhe eurodeputetja Arba Kokalari, etj., ku për të pranishmit në fund kishte një program te pasur kulturoro-artistik.

Një jetë për Atdheun, larg Atdheut

E nderuar ambasadore Shkëndije Geci-Sherifi dhe diplomat

Gjithashtu mund të lexoni

“Llazi do ikte në Pojan të Fierit me Drita Kosturin, por ajo s’vajti dhe atë ditë na njoftuan se vdiq nga infarkti, por kur nëna ime e lau, i pa pas koke…”! / Dëshmia e rrallë e gruas së majorit amerikan, “Llarry Post”!

“’Lary Post-in’ e torturonte vetë Koci Xoxe, e pyeste se çfarë i kishte dhënë ai Enverit…”! / Historia e panjohur e Llazar Papapostolit, majorit nga SHBA-ja, që u akuzua si “ndërlidhës” i Mehmet Shehut

Dren Zeka nga ambasada e Kosovës, 

E nderuar diplomate Elda Lezaj nga ambasada shqiptare  

E nderuar eurodeputete zonja Arba Kokalari,

Të dashur bashkatdhetarë,

Ju përshëndesim dhe falënderojmë që keni ardhur në këtë aktivitet të veçantë dhe shumë të rëndësishëm për të nderuar jetën dhe veprën e një atdhetari, intelektuali dhe njeriu të urtë e të mirë, të zotëri Adil Biçakut.

Tre shoqata u bashkuan rreth kësaj ideje për të organizuar këtë aktivitet kulturor dhe autobiografik, për të dëshmuar se shqiptarët organizohen dhe punojnë së bashku, për të nderuar atdhetarët dhe vlerat tona dhe për të shprehur mirënjohjen e tyre për gjithë kontributin e jashtëzakonshëm të z. Biçaku që ka dhënë për komunitetin shqiptarë në Suedi, për rreth 6 dekada të tëra, gjë të cilën vazhdon ta bëjë edhe sot, ndonëse në moshë të thyer. Z. Biçaku ka ardhur nga Shqipëria në Suedi më 24 korrik 1964, duke u arratisur nga atdheu, për shkak të përndjekjes dhe represionit të egër të regjimit komunist të Enver Hoxhës, ndaj tij personalisht dhe gjithë familjes së madhe nacionaliste, Biçaku.

Historia e zotëri Biçakut është sa e vështirë, me përpjekje titane në rrugën drejt lirisë, po ashtu edhe me krenari, me arritje të mëdha,  dhe me kontribut për shqiptarët dhe shoqërinë suedeze. Shkrimtari nga Librazhdi, Ali Buzra, ka shkruar një libër mjaft interesant autobiografik për z. Bicakun, që doli nga shtypi në gusht të këtij viti (2024). Dhe një pjesë të të dhënave, do t¨i kem referencë nga ky libër objektiv dhe burime të tjera.

  1. Adil Biçaku u lind në Qarrishtë të Librazhdit, më 14 dhjetor 1938, sipas librit, në një familje me tradita patriotike e liridashëse, e cila përbëhej nga rreth 70 anëtarë. Sipas Kadri Biçakut (xhaxhait të Z. Adil) origjina e fisit Biçaku, është nga Mati dhe ishin fis me Zogollët, familjen e Mbretit Zog. Gjyshi i Adilit, quhej Emin dhe ai ishte një burrë i matur, besnik, trim, bujar dhe fisnik.

Në vitin 1937, familja kishte hapur një dyqan në Librazhd, atje kishin prona dhe bagëti dhe një ekonomi goxha të konsoliduar. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, familja e gjyshit të Z. Adil, kishte mbrojtur hebrenjtë. Por, dhuna e sistemit dhe regjimit diktatorial, do të prekte familjen e tij qysh në moshën 7 vjeçare, në vitin 1945, atëherë kur komunistët konfiskuan dyqanin e familjes Biçaku. Më pas regjimi komunist në fuqi, iu mori mall e bagëti dhe sasi monedhash ari, si dhe e dogjën shtëpinë e tyre.

Komunistët pastaj arrestuan gjyshin e z. Adil, i cili ishte në moshën 75 vjeçare dhe ai u akuzua se kishte ndihmuar disa nacionalistë shqiptarë. Në vitin 1946, u arrestua dhe vëllai i gjyshit, Kapo Biçaku. Në vitin 1951, kur z. Adil ishte 12 vjeç, iu arrestua edhe babai i tij Nexhipi, të cilin fatkeqësisht, nuk do ta shihte më.

Në vitin 1945, Z. Adili do të shkonte në shkollë në Gizavesh për 2-3 muaj, tek dajat e tij. Atje vazhdoi shkollën dhe përfundoi klasën e katërt.  Z. Adil vazhdoi klasën e pestë në shkollën “Naim Frashëri” në Elbasan (shkollë 7-vjeçare). Po në Elbasan ai mbaroj shkollën e mesme Pedagogjike “Luigj Gurakuqi”, në vitet 1954-‘58, dhe atë kohë ai ndiqej dhe mbikëqyrej nga regjimi komunist, nëpërmjet Sigurimit të Shtetit dhe njerëzve të tij. Z. Adili shërbeu si mësues në Fier, për 5 vite, por e lëviznin çdo vit në fshatra të ndryshme. Së fundi në vitet, 1962-‘63.

Në verë të vitit 1962, regjimi komunist i arrestoi xhaxhain e tij Veliun, kur z. Adil nuk ishte në shtëpi. Gjersa i bastisej shtëpia, Z. Adil erdhi aty dhe një oficer i Sigurimit, thotë: “Së shpejti kjo të pret edhe ty”.  Për t’i ikur fatit të gjyshit, të babait dhe xhaxhait, z. Adil vendosi të largohej nga Shqipëria. Kjo ishte një protestë, një sfidë dhe një kundërshtim ndaj diktaturës, por edhe një mënyrë për t’ikur dhunës, shtypjes dhe për të kërkuar lirinë e munguar.

Ai u nis së bashku me Mustafa Lleshanakun, më 8 gusht 1963, duke u arratisur nëpërmjet kufirit shtetëror në rrethin e Librazhdit dhe dolën në Maqedoni, ku qëndruan disa muaj në burg dhe pastaj pas disa muajsh (dhjetor 1963) ikën për në Greqi. Më 24 korrik 1964, së bashku me Pjetër Marashin dhe Mustafa Lleshanakun, udhëtojnë nga Greqia për Malmö, Suedi. Në Suedi kishte pastërti dhe rregull në krahasim me Greqinë dhe z. Adil do të gjente punë në një fabrikë bulonash, pas 3 muajsh. Ai shkonte tre ore në ditë në shkollë. Nga rroga e parë, kishte dërguar 50 dollarë, në shtëpi.

Në Trelleborg të Suedisë, do të gjejë vetveten politikisht dhe shpirtërisht, mbështetur në tabanin familjar me traditë legaliste. Aty inkuadrohet ne Partinë e Legalitetit. Më 22 prill 1965, vjen në Stokholm (kishte dëgjuar për një mik, Islam Karaj nga Librazhdi). Z. Adil u martua me znj. Julita Gil, më 17 maj 1968, në Madrid të Spanjës. Nga kjo martesë, lindi djali, Nexhipi më 1969, vajza Teuta më 1972 dhe Iliri më 1976. Më 1974 shkuan me familjen në Spanjë, të ftuar në darkë te Mbreti Leka I-rë.

Në Stokholm, z. Adil u angazhua në aktivitetin patriotik, u shkollua, u bë njeriu i letrave, u martua dhe u bë një familjar i dashur dhe i respektuar. Ai u shkollua në Institutin e Lartë Teknik të Stokholmit, duke qenë i pari shqiptar të diplomohet si inxhinier i elektronikës dhe duke vendosur Flamurin Shqiptar në Bashkinë e Stokholmit, aty ku ndahet çmimi ‘Nobel’.

Në vitin 1974, filloi punën në fabrikën e telefonave, Eriksson. Gjersa punoi në fabrikën e gomës, letrat për Shqipëri, nuk shkonin, dhe ai filloi të shkruante poezi, duke shprehur ndjenjat dhe mendimet e tij, për vendlindjen. Punoi si mësues i gjuhës shqipe (në vitet 1970-ta) dhe përkthyes (nga viti 1968, pra plot 56 vite) në Suedi. Ai dhe sot vazhdon të përkthej dhe të ndihmoj shqiptarët, të integrohen në Suedi.

Adil Biçaku arriti të kthehet në Shqipëri, pas 28 vitesh, pra në tetor 1991, kur atje erdhi demokracia. Ai ka shkruar edhe shkrime dhe shumë analiza politike në shtypin shqiptar.

Atdhetari, miku, modeli i njeriut të mirë dhe fisnik, z. Adil Biçaku, nuk është lodhur asnjëherë nga kontributi për atdheun e dashur, Shqipërinë, prandaj meriton respektin dhe vlerësimin më të madh dhe prandaj jemi mbledhur ne sot këtu, që të nderojmë veprën e tij. Ju faleminderit. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Nga Kongresi Amerikan u miratua me shumicë vote, Rezoluta H.R. 5349, “Akti vendimtar për Mësimin e së vërtetës rreth komunizmit në shkollat amerikane”-

Next Post

Kalendari Historik 11 Dhjetor 2024

Artikuj të ngjashëm

“Llazi do ikte në Pojan të Fierit me Drita Kosturin, por ajo s’vajti dhe atë ditë na njoftuan se vdiq nga infarkti, por kur nëna ime e lau, i pa pas koke…”! / Dëshmia e rrallë e gruas së majorit amerikan, “Llarry Post”!
Personazh

“Llazi do ikte në Pojan të Fierit me Drita Kosturin, por ajo s’vajti dhe atë ditë na njoftuan se vdiq nga infarkti, por kur nëna ime e lau, i pa pas koke…”! / Dëshmia e rrallë e gruas së majorit amerikan, “Llarry Post”!

September 5, 2025
Dëshmia e italianit Paolo Saggioti: “Tarasconi solli 150 napolona flori dhe me sugjerimin e anglezëve ne bëmë një sabotim, duke i vënë zjarri në Kuçovë…”/ Gjyqi i ‘Deputetëve’
Personazh

“’Lary Post-in’ e torturonte vetë Koci Xoxe, e pyeste se çfarë i kishte dhënë ai Enverit…”! / Historia e panjohur e Llazar Papapostolit, majorit nga SHBA-ja, që u akuzua si “ndërlidhës” i Mehmet Shehut

September 5, 2025
“Pasi u diplomua në Bukuresht, Dr. Emili u kthye në Shqipëri dhe shërbeu pranë Spitalit Civil të Tiranës, në Pediatri, ku Prof. Selaudin Bekteshi…”/ Historia e panjohur e mjekut të famshëm
Personazh

“Pasi u diplomua në Bukuresht, Dr. Emili u kthye në Shqipëri dhe shërbeu pranë Spitalit Civil të Tiranës, në Pediatri, ku Prof. Selaudin Bekteshi…”/ Historia e panjohur e mjekut të famshëm

September 2, 2025
“Kur Mbreti Zog i I-rë donte të blinte për 10 milionë paund, gazetën me të madhe britanike ‘The Times’, por…”/ Historia e panjohur e Mbretit të Shqiptarëve në gjysmën e Europës, pas largimit nga vëndi!
Personazh

“Kur Mbreti Zog i I-rë donte të blinte për 10 milionë paund, gazetën me të madhe britanike ‘The Times’, por…”/ Historia e panjohur e Mbretit të Shqiptarëve në gjysmën e Europës, pas largimit nga vëndi!

August 26, 2025
“Në ’78-ën kur erdhi nipi i Samiut, më thirrën te Hotel ‘Dajti’, por biseda jonë u përgjua nga Sigurimi e, më çuan në Komitetin Qendror, ku…”/ Dëshmia e rrallë e pinjollit të fundit të frashërllinjëve të famshëm
Personazh

“Në ’78-ën kur erdhi nipi i Samiut, më thirrën te Hotel ‘Dajti’, por biseda jonë u përgjua nga Sigurimi e, më çuan në Komitetin Qendror, ku…”/ Dëshmia e rrallë e pinjollit të fundit të frashërllinjëve të famshëm

August 25, 2025
“U urdhërua ambasada jonë në Paris, të paguajë 120 mijë franga ari dhe këtë shumë mund ta përdorni për shlyerjen e borxheve të Esat Pashës…”/ Zbulohet telegrami për kryeministrin e Serbisë, 17 qershor 1920
Personazh

“U urdhërua ambasada jonë në Paris, të paguajë 120 mijë franga ari dhe këtë shumë mund ta përdorni për shlyerjen e borxheve të Esat Pashës…”/ Zbulohet telegrami për kryeministrin e Serbisë, 17 qershor 1920

August 22, 2025
Next Post
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez

Kalendari Historik 11 Dhjetor 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme