• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, May 22, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ndalohet të botohen në shtyp, të shpallen në radio, të dhëna të ndryshme që kanë të bëjnë me burimet minerare…”/ Udhëzimi i kryeministrit Mehmet Shehu, për ruajtjen e sekretit shtetëror, 14 dhjetor 1961

“U arratisëm në Jugosllavi, pasi Mehmet Shehu me dy kolonelët rus stërviti 6 mijë trupa dhe …”/ Dëshmia e 109 vjeçarit, Ndue Mëlyshi, ish-diversant parashutist
“Ndalohet të botohen në shtyp, të shpallen në radio, të dhëna të ndryshme që kanë të bëjnë me burimet minerare…”/ Udhëzimi i kryeministrit Mehmet Shehu, për ruajtjen e sekretit shtetëror, 14 dhjetor 1961
“Nën kujdesin e kryeministrit Mehmet Shehu, në Shishtavec të Kukësit dhe Muhur të Dibrës, me inxhinierët kinezë, në miniera sekrete uraniumi…”/ Dëshmia e rrallë e inxhinierit gjeolog
“Ç’ka po t’lypet adresa, or tëj?! Hiç mos pyt për vendin, e di Partija ku i ngre burgjet dhe varret! Baj d’nimin që t’kan dhanë e mos bëzaj! More vesht’? – ulërinin policët dhe…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit të Spaçit
“Enver Hoxha s’ka gisht në eliminimin e babait tonë, pasi Nexhmija me djalin e madh, Ilirin…”/ Dëshmia e rrallë nga Belgjika, e të birit të Ndue Marashit
“ Dy policët e Spaçit që na torturuan barbarisht mua dhe Dilaver Hasën më 7 dhjetor ’79-të”/ Letra nga Chicago e të arrtisurit në ’85-ën, për Amnesty International…

Nga Sokol Çunga

Memorie.al / Besoj pakkush nuk e ka parë një nga regjistrimet e fundit në zë dhe figurë, ku paraqitet ish diktatori i Shqipërisë, Enver Hoxha, duke belbëzuar si përçart shifra dhe përqindje të realizimit të planit të prodhimit në Shqipërinë drejtuar prej tij, madje duke e krahasuar dhe me prodhimin e vitit 1938. Afërmendsh, pakkush e ka marrë seriozisht atë të mbramin shtërzim të diktatorit. Ndërkaq, ka arsye për të mos e shpërfillur krejtësisht, pasi, në fjalët që dalin prej trupit të plakur, qëndron një e vërtetë tjetër: falsifikimi sistematik i informacionit gjatë periudhës së socializmit në Shqipëri. Diktatori thjesht ka qenë duke ushtruar vesin që s’i kish dalë.

Fundi i periudhës moniste nxori në dritë se shumëçka fryhej e zmadhohej prej instrumenteve të propagandës partiake, në shërbim të partisë-shtet. Mirëpo, teksa shohim se informacioni manipulohet në shkallë zmadhuese, duhet përfytyruar dhe rindërtuar edhe e kundërta e kësaj dukurie: informacioni që rezervohej, censurohej apo klasifikohej “sekret”, si dhe saktësia e atyre informacioneve që bëheshin publike.

Teksa periudha e diktaturës së proletariatit në Shqipëri është studiuar në aspektet e saj më çnjerëzore, dënimet me vdekje, burgosjet, internimet dhe dëbimet, kur preket tema e censurës, kjo kufizohet, kryesisht, brenda titujve të librave dhe filmave të ndaluar, valëve të radios apo televizionit që duhej të kapeshin me kanoçe, apo lajmeve që me vështirësi kalonin syrin vigjilent të rojeve të kufirit a Sigurimit.

Gjithashtu mund të lexoni

“Komiteti Ekzekutiv i Korçës, u ka bërë thirrje familjes Koçibelli, të shkojnë në vëndlindje, banorët e lagjes nr. 3 të Durrësit, i kërkuan familjes Manushi…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

“Kur Hilmi Kamatën e dënuan me birucë, shumë vonë ai pa se aty, ishte dhe një person tjetër, por i vdekur, me zgavrat e syve bosh, pasi ato ia kishin ngrënë…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

Një tjetër fushë pak e prekur është censura dhe kufizimi i informacionit përmes institucioneve arkivore të Shqipërisë socialiste, duke pasur parasysh zhvillimin e këtyre institucioneve në dekada. Pavarësisht karakterit kulturor që kanë dhe u jepet, institucionet arkivore mbeten, në thelb, institucione politike. Janë këto institucione që përcaktojnë mirëfilli se çfarë do të ruhet, duke hyrë në portën e “Pallatit të Historisë”, si dhe çfarë do të zhduket, ndoshta duke u mbuluar me harresë të përjetshme.

Të njëjtin funksion merr institucioni arkivor edhe nën pushtetet që kufizojnë liritë dhe të drejtat e njeriut: përcakton se çfarë lejohet të dihet, dhe çfarë duhet mbajtur fshehur prej syve të publikut. Në këtë rast, arkivi jo vetëm që nuk ka përmbushur detyrën e vet, por ka vepruar kryekëput politikisht.

Ndaj, sikundër shohim në studime të kritikës mbi arkivat, qoftë arkivat e kolonive, qoftë arkivat e vendeve të ish-Bllokut të Lindjes, apo arkiva të tjera të vendeve diktatoriale, nuk janë thjesht objekt i censurës, por instrumente të censurës (në raste të tjera, të diktaturës, terrorit, etj., në varësi të institucionit brenda të cilit veprojnë).

Në këtë kuptim, edhe rrjeti arkivor në Shqipërinë e periudhës nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, deri në ndryshimin e regjimit, duhet shqyrtuar nën thjerrën e kritikës. Një ilustrim i këtij realiteti është dhe Udhëzimi i Këshillit të Ministrave, nr. 11, datë 14/12/1961, mbi çështjet sekrete që nuk duhet të botohen (Arkivi Qendror Shtetëror i Republikës së Shqipërisë, Fondi “Këshilli i Ministrave”, Viti 1961, Dosja 61, fl. 4-7). Vetë Udhëzimi është klasifikuar “tepër sekret” (sot i de klasifikuar).

Lexuesi mund të shohë vetë në transkriptimin që sjellim këtu se cilat janë çështjet që nuk duhen botuar, si dhe me çfarë mënyre mund të botohen çështjet që trajtohen prej tij, apo ato të lejuarat. Si institucion që administron jo vetëm dokumentacionin e pas Luftës së Dytë Botërore, por edhe lëndën arkivore historike të mbledhur para kësaj date, arkivat e Shqipërisë janë institucionet kryesore që detyrohen të zbatojnë Udhëzimin.

Veç kësaj, përmes këtij shkrimi dëshirojmë të vëmë në dukje dhe një çështje tjetër. Informacioni i bërë publik në periudhën e Shqipërisë socialiste, duhet përdorur gjithmonë duke pasur në mendje Udhëzimin e mësipërm. Teksa shifrat reale, sipas Udhëzimit, nuk lejohen të botohen, por vetëm krahasime në përqindje, sa të besueshme janë botimet e bëra gjatë periudhës së diktaturës?

Në mos që prej vitit 1945, të paktën nga data e hyrjes në fuqi të këtij Udhëzimi, deri në fund të saj. Kjo nuk do të thotë se duhet të vëmë në dyshim profesionalizmin e botuesve, pasi këta nuk mund të vepronin ndryshe. Për të mbledhur informacion sa më pranë të vërtetit, duhen marrë në konsideratë burimet dokumentare parësore, të prodhuara nga vetë institucionet e vendit.

E, ndërkaq, teksa censura dhe kufizimet nuk lidhen vetëm me sistemet diktatoriale, por me çdo realitet kur mohohet e drejta për informim, le të reflektojmë mbi ato çaste të së sotshmes kur qoftë funksionarët politikë, qoftë institucionet, veprojnë në përputhje (të pandërgjegjshme) me Udhëzimin e mësipërm. Sepse diktatura, nga njëra anë, dhe censura, nga ana tjetër, nuk janë dukuri natyrore, por realitet që barten dhe sendërtohen prej mendjes njerëzore dhe prej synimeve të tyre.

DOKUMENTI ARKIVOR ME UDHËZIMIN E KËSHILLIT TE MINISTRAVE TË VITIT 1961, PËR MOS PUBLIKIMIN NË SHTYP DHE NË RADIO TË DISA TË DHËNAVE QË DUHESHIN KONSIDERUAR SEKRET SHTETËROR

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË

KËSHILLI I MINISTRAVE

                                                         UDHËZIM

                                                      Nr. 11 dt. 19. 7. 1961

                          MBI 

                      ÇËSHTJE SEKRETE QË NUK DUHEN TË BOTOHEN

Duke marrë parasysh se armiqtë e vendit tonë janë munduar dhe do të mundohen me të gjitha mënyrat që të na dëmtojnë në veprimtari të ndryshme, një nga të cilat është dhe mbledhja e informatave me karakter sekret dhe përdorimi i tyre për dobësimin e fuqisë ekonomike dhe mbrojtëse të vendit si dhe për organizimin e propagandës së tyre armiqësore, kundër Republikës sonë Popullore.

Duke marrë parasysh se armiqtë informatat që u nevojiten me karakter sekret, mund t’i marrin edhe nëpërmjet materialeve që botohen në shtypin tonë, ose nëpërmjet lajmeve që jepen nëpërmjet radios, kur këto shpallen pa pasur parasysh ruajtjen e sekretit shtetëror dhe veprimtarinë e armiqve të vendit tonë:

Me qëllim që të vihet rregull për ato çështje që ndalohen të botohen ose të shpallen, si dhe për mënyrën e botimit ose të shpalljes se njoftimeve të tjera

                      UDHËZOJ:

Ndalohet të botohen në shtyp, të shpallen në radio, në fjalime, në intervista, në dhënie mësimesh ose me anën e agjitacionit figurativ, të dhëna të ndryshme që kanë të bëjnë me:

  1. Sasinë e rezervave gjeologjike të minierave, vendburimet dhe aftësitë prodhuese të minierave që janë në shfrytëzim, planin dhe plotësimin e tij në shifra absolute dhe numrin e punonjësve në të:
  2. Aftësinë prodhues të fabrikave dhe uzinave kryesore dhe numrin e punonjësve në të:
  3. Rrugët strategjike dhe urat mbi 10 metro gjatësi. Memorie.al

Marrë nga Birn

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli...”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit

Next Post

“UDB-ja më pyeti për dënimin e Beqir Ballukut nga Enver Hoxha, për burrin e motrës sime, ministrin e Tregtisë dhe ua tregova, por ata më thanë se; ty të ka dërguar Sigurimi...”/ Dëshmia në hetuesi e Hamit Myrtja

Artikuj të ngjashëm

“Si i lirova nga salla e gjyqit, katër shokët e mi të fëmijërisë, që kishin rrahur e plagosur përgjegjësin e tyre në burgun e Torovicës…”?! / Kujtimet e ish-prokurorit, miku i “vagabondëve” të Shkodrës
Dossier

“Komiteti Ekzekutiv i Korçës, u ka bërë thirrje familjes Koçibelli, të shkojnë në vëndlindje, banorët e lagjes nr. 3 të Durrësit, i kërkuan familjes Manushi…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

May 21, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Kur Hilmi Kamatën e dënuan me birucë, shumë vonë ai pa se aty, ishte dhe një person tjetër, por i vdekur, me zgavrat e syve bosh, pasi ato ia kishin ngrënë…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 21, 2025
“Inskenimet e kryepolicit, Veli Kondi, në kampin e internimit në Lushnje, ku ai i detyronte kosovarët që të…”/ Dëshmitë e rralla të Nazmi Berishës, që vuajti 20 vite burg
Dossier

“Pasi iu arratisën 6 pjestarë të familjes, dhe se paraqesin rrezikshmëri të theksuar për t’u arratisur edhe vetë, komisioni vendosi të internojë Nikollë Dakaj, me të gjithë…”/ Dokumenti sekret, janar 1967

May 21, 2025
“Pas pushkatimeve për bombën në ambasadën sovjetike, kur Voroshillovi, në prani të Stalinit, i tha; ç’bën kështu, more Enver, i sose shqiptarët, 1 milion janë’, ai u përgjigj…”/ Dëshmia e Liri Belishovës
Dossier

“Preng Biba prej Mirdite, u arratis nga burgu e doli në Jugosllavi e, më pas në SHBA-ës, ku u rekrutu prej forcave ushtarake dhe do të gjente vdekjen në luftimet e Vietnamit…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 20, 2025
“Kur mësuesi në Tepelenë, më ndaloi dhe më pyeti; nëse unë e doja babën tim, e i thashë po, ai mori vizoren dhe më goditi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të internuarit, Simon Mirakaj
Dossier

“Baballarë të arratisur, fëmijë që nuk i njohën kurrë prindërit, familje të ndara, frikë për të nesërmen, për atë që mund të vinte…”/ Historitë e panjohura të “njerëzve të ndaluar”, të Savrës, Bedatit, Gjazës etj.

May 19, 2025
“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Shumë të burgosun, tuj mos durue torturën që i bante hetuesi i tij mizor, Ali Xhunga, t’iu luste atij me nji za të shuem: Aman bre burrë, për hatër t’Zotit, mos ma…”! Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 20, 2025
Next Post
“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976

“UDB-ja më pyeti për dënimin e Beqir Ballukut nga Enver Hoxha, për burrin e motrës sime, ministrin e Tregtisë dhe ua tregova, por ata më thanë se; ty të ka dërguar Sigurimi...”/ Dëshmia në hetuesi e Hamit Myrtja

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!