• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, April 13, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ndalimi i fesë në Shqipëri, kaloi pa u vënë re jashtë vendit dhe ngjalli pak protesta, me përjashtim të gazetës së Vatikanit, ‘L’Observatore Romano’…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit nga SHBA-ës

“Në 1967 kur Enver Hoxha filloi sulmin frontal kundër fesë, bota myslimane reagoi ashpër dhe gazeta ‘Al Arabi’ e Kuvajtit, botoi për Shqipërinë një…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit nga SHBA-ës
“Pjerin Kçira, ish-hetues i pushkatuem për shpërndarje traktesh kundra pushtetit, tha në gjyq: ‘armët në Kishë i ka fut Sigurimi…”/ Dëshmia e Padër Leon Kabashit
Gasper Thaci
“Ndalimi i fesë në Shqipëri, kaloi pa u vënë re jashtë vendit dhe ngjalli pak protesta, me përjashtim të gazetës së Vatikanit, ‘L’Observatore Romano’…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit nga SHBA-ës
“Dhetë vite burg në Shqipni”, historia tragjike e priftit italian, At Giacomo Gardini, në librin e botuar në Itali në ’92-in pas riatdhesimit….
“Komunistët ia prenë kokën xhaxhait tim, major Gjergj Vatës dhe ia hodhën në greminë”/ Rrëfimi i ish ndihmësmjekut
“Në 1966-ën kur u suprimua Ministria e Drejtësisë, që sipas Mehmet Shehut, ishte e panevojshme, Aranit Çela, porosiste gjyqtarët; kodet futini në sirtar dhe nxirrni …”/ Refleksionet e ish-të dënuarit politik
“Në 1966-ën kur u suprimua Ministria e Drejtësisë, që sipas Mehmet Shehut, ishte e panevojshme, Aranit Çela, porosiste gjyqtarët; kodet futini në sirtar dhe nxirrni …”/ Refleksionet e ish-të dënuarit politik
“Në 1966-ën kur u suprimua Ministria e Drejtësisë, që sipas Mehmet Shehut, ishte e panevojshme, Aranit Çela, porosiste gjyqtarët; kodet futini në sirtar dhe nxirrni …”/ Refleksionet e ish-të dënuarit politik

Nga Prof. Gjon Sinishta*

Pjesa e dytë

Memorie.al / Materiali i mëposhtëm është një dokument jo shumë i njohur për lexuesin shqiptar, një skanim i persekutimit të klerit dhe besimit fetar në Shqipëri, shkruar nga Prof. Gjon Sinishta më 1983, një antikomunist shqiptar me origjinë nga Mali i Zi, i burgosur në ish-Jugosllavi në vitet 1950. Në kohën e botimit të materialit ai ishte profesor në Universitetin e San-Franciskos në SHBA-ës. Vetë z. Sinishta kishte studiuar në Seminarin Jezuit të Shkodrës deri më 1946, me dëshirën për t’u bërë prift, prandaj qasja e tij ndaj shkeljes të të drejtave të besimtarëve në Shqipërinë komuniste është unike dhe e një rëndësie të veçantë.

                                                      Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Tito ka qenë kundër autonomisë së Kosovës, ai ka akuzuar Kardelin dhe Bakariqin, si arkitektë të kushtetutës së ‘74-ës…”/ Dëshmitë e studiuesit që deglorifikon figurën e ish-kreut të Jugosllavisë

“Kur mbarë populli mbante zi për vdekjen e shokut Enver Hoxha, i dënuari Bedri Blloshi, u tha të dënuarve të tjerë që po hanin bukë…”/ Dokumenti sekret i Sigurimit për kampin e Spaçit, 11 prill ‘85

Kisha Katolike

Megjithëse qeveria komuniste e Tiranës e drejtoi fushatën e saj antifetare kundër të tria grupeve fetare, katolikët ndjenë peshën kryesore të sulmeve. Pavarësisht se ishin pakicë, katolikët shqiptarë dhe veçanërisht klerikët e tyre admiroheshin dhe pëlqeheshin nga ortodoksët dhe myslimanët, për përkushtimin tradicionalisht të fortë patriotik dhe kulturor. Për shkak të xhelozisë për forcën dhe ndikimin e Klerit Katolik dhe nga frika e unitetit midis besimtarëve të tyre, qeveria përdori të gjitha llojet e mjeteve ligjore dhe të paligjshme, për të gërryer dhe shkatërruar themelet e Kishës Katolike.

Për shekuj me radhë, Kleri Katolik kishte mësuar dhe punuar me të gjithë njerëzit pa dallime fetare. Shumë vizitorë në Shqipëri e vinin re se si kujdeseshin dhe u shërbenin njerëzve me vetëmohim, duke ndarë gëzimet dhe pikëllimet e përditshme. Ishte kjo traditë fetare që qeveria e re u përpoq të shkatërronte. Nga fundi i vitit 1946, pothuajse gjysma e Klerit Katolik u burgos, të gjithë klerikët e huaj u dëbuan dhe 20 priftërinj dhe besimtarë u dënuan me vdekje. Në të njëjtën kohë, Enver Hoxha, në atë kohë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë dhe Kryetar i qeverisë, u përpoq me të gjitha që të nxiste pakënaqësi kundër udhëheqësve të Kishës Katolike.

Kisha, megjithatë, qëndroi e vendosur dhe e bashkuar kundër planit të qeverisë për të krijuar një organizatë të re kishtare, të shkëputur nga Roma, e cila do t’i shërbente qëllimeve të indoktrinimit komunist, në të gjithë vendin. Veprimet e qeverisë dhe partisë shqiptare për të zhdukur katolicizmin nga jeta publike dhe private, mund të ndahen në tri periudha kryesore: 1944-1948, 1949-1967 dhe 1967-1983.

Periudha e viteve 1944 – 1948

Plani i Enver Hoxhës për të krijuar një Kishë Katolike të shkëputur nga Roma, filloi të merrte formë në maj 1945, kur ai dëboi delegatin apostolik në Shqipëri, kryepeshkopin Leone G. B. Nigris. Më pas, duke thirrur me nxitim kryepeshkopin mitropolitan të Shkodrës, primatin e Kishës, Gasper Thaçi dhe kryepeshkopin e Durrësit, Vincent Prendushi, një poet dhe shkrimtar me famë kombëtare, ai u kërkoi që të ndaheshin nga Roma, të krijonin një kishë të re kombëtare dhe t’i qëndronin besnikë regjimit të tij të ri.

Në këmbim, ai ofroi “qëndrimin pajtues” të qeverisë dhe ndihmë materiale për mirëmbajtjen e institucioneve të Kishës. Të dy prelatët e refuzuan me guxim dhe e paguan këtë qëndrim me jetën e tyre. Thaçi vdiq në vitin 1946, në arrest shtëpiak. Prendushi u dënua me njëzet vjet punë të rëndë dhe vdiq në burg në vitin 1949, pasi duroi tortura të tmerrshme.

Sulmi i qeverisë pas kësaj u kthye kundër priftërinjve. Më 21 qershor 1945, dy mësues jezuitë, Frs. Jak Gardin dhe Gjergj Vata u arrestuan dhe pas një gjyqi të mbushur me procedime të paligjshme, ku edhe mbrojtësit e tyre u tërhoqën nga gjykata në shenjë proteste ndaj procesit, u dënuan me shumë vite burg.

Menjëherë pas zgjedhjeve të para, më 31 dhjetor 1945, në të cilat nuk lejohej të merrte pjesë asnjë parti opozitare, policia arrestoi Frs. Gjon Faustin, zëvendës-provincial i Jezuitëve dhe Daniel Dajanin, rektor i Seminarit Papnor të Shkodrës. Një muaj më vonë qeveria urdhëroi dëbimin e menjëhershëm të gjithë anëtarëve joshqiptarë të urdhrave fetarë.

Numri i të dëbuarve i kaloi dyqind. Gjatë një gjyqi fals më 30 janar 1946, etërit jezuitë Fausti dhe Dajani, Ati françeskan Gjon Shllaku dhe seminaristët Mark Çuni e Gjergj Bici, u dënuan me vdekje së bashku me 13 laikë. Ekzekutimi u bë më 4 mars 1946, jashtë Varrezave Katolike në Shkodër, dhe trupat e tyre u hodhën në një varr të përbashkët.

Fjalët e tyre të fundit ishin falje për persekutorët dhe lavdërim për Zotin dhe Shqipërinë, ndërsa thërrisnin “Rroftë Krishti, Rroftë Shqipëria”. Pikërisht një muaj më vonë të gjitha institucionet jezuite u mbyllën dhe Urdhri u shpall i jashtëligjshëm.

Sapo tronditja nga ekzekutimet e dha efektin e vet, Enver Hoxha thirri peshkopin Frano Gjini në Tiranë, për ta urdhëruar, siç kishte bërë një vit më parë me Peshkopët Thaçi dhe Prendushi, që të ndërpresë lidhjet me Romën dhe të shtyjë klerin dhe popullsinë katolike në anën e qeverisë. Gjini ishte bërë Zëvendës-delegat Apostolik dhe prijësi udhëheqës pas vdekjes së Thaçit.

Enver Hoxha e kërcënoi se e priste fati i ngjashëm me paraardhësit e tij, nëse ai nuk dorëzohej; Peshkopi Gjini refuzoi, duke thënë: “Unë kurrë nuk do ta ndaj veten dhe kopenë time nga Selia e Shenjtë”. Megjithatë, nga frika e hakmarrjeve të rënda ndaj atyre që ishte nën kujdesin e tij, nëse nuk do të arrihej kompromisi, Gjini u përpoq ta pajtonte qeverinë dhe Kishën Katolike në Shqipëri.

Frano Gjini i shkroi me guxim një letër të hapur Hoxhës, në të cilën i ofronte bashkëpunimin e Kishës në “rindërtimin e kombit, mbylljen e plagëve dhe kapërcimin e vështirësive ekzistuese”. Ai pati “shpresë për realizimin jo vetëm të avantazheve materiale, por edhe të përfitimeve shpirtërore për të gjithë shqiptarët”.

Hoxha e shpërfilli mesazhin dhe urdhëroi arrestimin e Gjinit me akuzën e përhapjes së propagandës antikomuniste. Pas një viti torturash dhe shumë poshtërimesh, Peshkopi Gjini u ekzekutua më 8 mars 1948, së bashku me një grup prej tetëmbëdhjetë klerikësh dhe laikësh.

Vetëm një muaj më parë, një tjetër Peshkop, Gjergj Volaj, ishte ekzekutuar së bashku me priftërinj dhe laikë të tjerë, pa gjyq, me akuzën se ishin “armiq të popullit”. Tashmë persekutimi kishte arritur kulmin. Përveç jezuitëve, edhe françeskanët u shpërbënë gjithashtu, së bashku me gjithë urdhrat e ngjashëm fetarë. Pasuria e tyre, madje edhe sendet e tyre personale, u konfiskuan. Hierarkia u shkatërrua plotësisht dhe vetëm një Peshkop mbeti gjallë.

Periudha e viteve 1949 – 1967

Në vitin 1949, presionet e jashtme dhe të brendshme e shtynë qeverinë shqiptare të ngadalësonte përpjekjet e saj kundër Kishës Katolike dhe fesë në përgjithësi. Dëbimi i Jugosllavisë nga Kominformi me urdhër të Stalinit, në qershor 1948, kishte krijuar një rrezik të papritur për liderin shqiptar dhe Partinë e tij.

Grupe simpatizantësh pro-Tito dhe të arratisur shqiptarë në Jugosllavi, po organizoheshin nga shërbimet sekrete jugosllave për të përmbysur regjimin Hoxha. Për t’i paraprirë sfidës, Hoxha ndërmori ofensivën kundër Jugosllavisë, duke fajësuar publikisht fqinjin e Shqipërisë, për të gjitha fatkeqësitë e Shqipërisë që nga “çlirimi”.

Si taktikë për të penguar katolikët që të bashkonin forcat kundër tij, Hoxha delegoi zv. kryeministrin, Tuk Jakova, për t’u takuar me ish-shokun e shkollës (së Jakovës), priftin françeskan Marin Sirdani, në kënetat afër Elbasanit (Shqipëria Qendrore) ku Fr. Sirdani po vuante një dënim të gjatë me punë të detyruar. Jakova fajësoi dhe dënoi Jugosllavinë për politikat brutale kundër katolikëve dhe klerit të tyre gjatë viteve të kaluara dhe siguroi Fr. Sirdanin, rreth dëshirës së qeverisë për afrim me Kishën.

I habitur nga deklaratat e Tuk Jakovës, Fr. Sirdani megjithatë u gëzua dhe pranoi menjëherë ftesën e tij, për të ndërmjetësuar midis qeverisë dhe hierarkisë katolike, e cila tani ishte reduktuar në një Peshkop të moshuar, i nderuari Bernardin Shllaku, Ordinari i Dioqezës së Pultit.

Fr. Sirdani informoi Peshkopin për qasjen e qeverisë dhe si Peshkopi, ashtu edhe qeveria, ranë dakord të fillonin negociatat. Disa nga Kartat organizative për qeverisjen e Kishës Katolike, u përgatitën midis viteve 1949 dhe 1951.

Peshkopi Shllaku dhe ndihmësit e tij u përpoqën maksimalisht për të përmbushur kërkesat dhe kushtet e qeverisë, duke marrë në të njëjtën kohë parasysh nenet e së drejtës kanonike. E kënaqur me vullnetin e mirë të udhëheqësve të Kishës, qeveria bëri presion për ndarjen e plotë të Kishës nga Vatikani. Për hir të bindjes, u arrestuan të tjerë priftërinj “të papranueshëm”.

Me kokëfortësi, katolikët refuzuan të dorëzoheshin pavarësisht nga fakti se statutet e qeverisë për besimin mysliman dhe ortodoks, ishin përpunuar dhe miratuar tashmë nga qeveria disa vite më parë. Më në fund, pas diskutimeve të gjata dhe të dhimbshme, u arrit një kompromis në të cilin qeveria i lejoi Kishës të ruante sovranitetin e saj shpirtëror dhe lidhjet me Selinë e Shenjtë.

Megjithatë, shtypi zyrtar komunist e falsifikoi tekstin origjinal të Kartës dhe njoftoi se ishin prishur të gjitha lidhjet midis Kishës Katolike Shqiptare dhe Vatikanit. Kleri Katolik u zemërua dhe u pikëllua nga kjo tradhti. Ata denoncuan gënjeshtrat dhe keqinterpretimet në lidhje me Kartën dhe përsëritën besnikërinë e tyre të fortë ndaj Atit të Shenjtë.

Gjatë nënshkrimit të Kartës, qeveria premtoi se do të lejojë rihapjen e kishave dhe seminareve dhe do të sigurojë një subvencion për mirëmbajtjen e tyre. Qeveria ra gjithashtu dakord për të lejuar prindërit që t’i sillnin fëmijët e tyre në Kishë, për mësime fetare.

Kur këto premtime nuk u mbajtën, Kisha u përpoq të përshtatej me dëshirat e qeverisë për të kryer detyrat fetare ndaj katolikëve shqiptarë. Besimtarët katolikë, të cilët e kuptonin urrejtjen e komunistëve ndaj tyre dhe fenë në përgjithësi, vuajtën shumë.

Ata dëshmuan nën zë shkatërrimin e institucioneve katolike, burgosjen dhe ekzekutimin e priftërinjve të tyre. Në mes të kësaj trazire dhe pavarësisht shtypjes dhe plaçkitjes së drejtuar kundër pakicës katolike, katolikët i mbushën kishat për shërbimet e zakonshme. Kjo ishte një dëshmi e hapur dhe elokuente e përkushtimit të tyre ndaj Kishës dhe klerit të saj.

Udhëheqësit e Kishës dhe besimtarët ishin sigurisht të vetëdijshëm, se përpjekja e qeverisë për të shtetëzuar kishat ishte vetëm një masë e përkohshme për të parandaluar rritjen e pakënaqësisë. Me bindje të qartë ata refuzuan t’i nënshtrohen këtij lloj presioni kushtetues dhe bllokuan çdo kompromis nëse lidhej me mësimet themelore të Kishës Katolike. Si pasojë, Kishën e pushtoi një valë e re persekutimi.

Midis viteve 1955 dhe 1965, më shumë se një duzinë priftërinjsh dhe fetarë u pushkatuan. Shumë të tjerë ose u burgosën, ose u dërguan në kampet e punës së detyruar. Ndër priftërinjtë e ekzekutuar, ishin etërit Ded Malaj, Zef Bici dhe françeskan Konrad Gjolaj i dënuar me vite të gjata burgu. Zyrat dhe famullitë dioqezane ngacmoheshin vazhdimisht dhe shërbimet fetare pengoheshin nga agjentët e qeverisë.

Peshkopët dhe famullitarët titullarë u detyruan të punonin si pastrues rrugësh dhe banjash publike, të veshur me veshje dordolecësh, duke mbajtur tabela letre në gjoks me shkrimin; “Unë kam mëkatuar kundër popullit”. E gjithë Kisha Katolike po martirizohej dalëngadalë.

Vitet 1967 – 1983

Kjo periudhë është përpjekja përfundimtare intensive e Partisë Komuniste Shqiptare dhe e qeverisë shqiptare për të zhdukur kishën dhe çdo veprimtari fetare. Enver Hoxha krijoi sërish terrenin për aksion me fjalimin famëkeq të 6 shkurtit 1967, duke i kërkuar të rinjve shqiptarë të luftojnë “besëtytnitë fetare.” Këtë e pasoi një fushatë e pamëshirshme kundër çdo feje.

Kudo kishat digjeshin ose shndërroheshin në arena sportive, salla vallëzimi, kinema, apartamente etj. Priftërinjtë dhe peshkopët rriheshin publikisht. Kishës françeskane të Arramadhes në Shkodër, së bashku me Manastirin, i vunë zjarrin një mbrëmje dhe katër françeskanë të moshuar u dogjën për vdekje. Gjatë vitit 1967, sipas revistës së shkrimtarëve shqiptarë, “Nendori”, rreth 2.200 xhami, kisha, kapela, manastire dhe ndërtesa të tjera fetare u vandalizuan dhe u mbyllën.

Nga ky numër, 327 ishin katolike. Më 22 nëntor 1967, qeveria publikoi Dekretin nr. 4337, që urdhëronte anulimin e kartave fetare dhe të gjithë ligjeve që kanë të bëjnë me marrëdhëniet shtet-kishë. Të gjitha ritet fetare u ndaluan dhe shkelësit morën dënime të rënda. Priftërinjtë e mbetur u dërguan në kampet e punës së detyruar për “riedukim”.

Partia dhe qeveria shqiptare mburreshin se ishin bërë shteti i parë krejtësisht ateist në botë. Veprimet e tyre shkelnin nenin 18 të Kushtetutës së vendit të vitit 1946, i cili thotë se të gjithë qytetarëve u garantohet liria e ndërgjegjes dhe besimit dhe se komunitetet fetare janë të lira në ushtrimin e besimeve dhe praktikave të tyre. Dekreti shkelte po ashtu Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut (OKB), e cila garanton lirinë fetare.

Ndalimi i fesë në Shqipëri kaloi pothuajse pa u vënë re jashtë vendit dhe ngjalli pak protesta, me përjashtim të së përditshmes së Vatikanit, “L’Observatore Romano”, e cila publikonte raporte për dhunën antifetare. Komiteti i “Shqipëria e Lirë”, me vendndodhje në Nju-Jork, protestoi fort në emër të popullit të heshtur shqiptar para Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe kërkoi që të ndërmerren hapa të menjëhershëm për të ndaluar persekutimin e egër fetar në Shqipëri.

Fatkeqësisht, këta hapa nuk u ndërmorën dhe kjo lutje nuk u dëgjua nga udhëheqësit fetarë dhe civilë të botës. Që nga ajo kohë, kardinali Humberto Medeiros i Bostonit, Papa Pali VI, peshkopi Marko Lipa, i dioqezës ortodokse shqiptare të Amerikës, Gjon Pali II-të dhe konferenca e Peshkopëve Katolikë Evropianë, e kanë mbrojtur të drejtën e qytetarëve të Shqipërisë, për të praktikuar lirisht fenë e tyre.

Me gjithë përpjekjet e tyre, sot, gati dy dekada pas krijimit të shtetit të parë ateist në Shqipëri, krerët shqiptarë vazhdojnë të sulmojnë fenë dhe të mbrojnë me krenari shkatërrimin e kishave, manastireve dhe xhamive; vrasjen e qindra priftërinjve dhe fetarëve; persekutimin çnjerëzor të besimtarëve.

Ata sulmojnë me forcë Bashkimin Sovjetik, Kinën, Poloninë, Jugosllavinë dhe vendet e tjera lindore për qëndrimin e tyre “antirevolucionar” ndaj fesë. Është e tepërt të thuhet se të gjitha këto qeveri komuniste që Shqipëria kritikojnë e përndjekin fenë. Megjithatë, ata të paktën zyrtarisht garantojnë lirinë fetare në kushtetutat e tyre dhe lejojnë, me kufizime, ushtrimin privat dhe publik të fesë./ Memorie.al

*Universiteti i San-Franciskos (1983)

Marrë nga libri i Universitetit “George Fox”, “Punime të herëpashershme mbi fenë në Evropën Lindore”, vëllimi 3, Nr. 5.

                                          Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 13 Prill 2026

Next Post

“Kur mbarë populli mbante zi për vdekjen e shokut Enver Hoxha, i dënuari Bedri Blloshi, u tha të dënuarve të tjerë që po hanin bukë...”/ Dokumenti sekret i Sigurimit për kampin e Spaçit, 11 prill ‘85

Artikuj të ngjashëm

“S’dihet se, Enveri apo Koci Xoxe, apo të dy bashkë, e denoncuan Fadil Hoxhën te OZNA e Jugosllavisë dhe ministri A. Rankoviç, i cili e mori në pyetje Fadilin dhe….”/ Libri më i ri i ish-shefit të kabinetit
Dossier

“Tito ka qenë kundër autonomisë së Kosovës, ai ka akuzuar Kardelin dhe Bakariqin, si arkitektë të kushtetutës së ‘74-ës…”/ Dëshmitë e studiuesit që deglorifikon figurën e ish-kreut të Jugosllavisë

April 12, 2026
“Në atë farë skene të kampit të Spaçit, doli i pari i burgosuri Dhimitër Furxhi, njihej, aktor i vërtetë profesionist, i cili filloi të…”/ Kujtimet e shkrimtarit të njohur, ish-i dënuar politik
Dossier

“Kur mbarë populli mbante zi për vdekjen e shokut Enver Hoxha, i dënuari Bedri Blloshi, u tha të dënuarve të tjerë që po hanin bukë…”/ Dokumenti sekret i Sigurimit për kampin e Spaçit, 11 prill ‘85

April 13, 2026
“Punë e madhe që vdiq Enver Hoxha, po të kish vdekur më përpara, do të ish gjallë Mehmet Shehu, i cili do të…”/ Dokumentet e Sigurimit për “komentet e elementit armik” në rrethin e Vlorës, 11 prill ‘85
Dossier

“Punë e madhe që vdiq Enver Hoxha, po të kish vdekur më përpara, do të ish gjallë Mehmet Shehu, i cili do të…”/ Dokumentet e Sigurimit për “komentet e elementit armik” në rrethin e Vlorës, 11 prill ‘85

April 12, 2026
“Viti i fundit i Islamit në Shqipëri: Kur komunistët mbyllën 1225 faltore dhe arrestuan 1235 klerikë…”! /Si u shndërrua Shqipëria në shtetin e parë ateist, duke i kthyer kishat e xhamitë në depo gruri?!
Dossier

“Në 1967 kur Enver Hoxha filloi sulmin frontal kundër fesë, bota myslimane reagoi ashpër dhe gazeta ‘Al Arabi’ e Kuvajtit, botoi për Shqipërinë një…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit nga SHBA-ës

April 12, 2026
“Në Gjirin e Rodonit e Ksamil janë dy anije sovjetike, në kufirin me Jugosllavinë janë shtuar trupat ushtarake, postat greke me flamurin në gjysëm shtizë…”/ Raportet e Sigurimit, 11 prill ‘85, ditën që vdiq Enver Hoxha
Dossier

“Në Gjirin e Rodonit e Ksamil janë dy anije sovjetike, në kufirin me Jugosllavinë janë shtuar trupat ushtarake, postat greke me flamurin në gjysëm shtizë…”/ Raportet e Sigurimit, 11 prill ‘85, ditën që vdiq Enver Hoxha

April 11, 2026
“Kur pikëpamjet e ideologjisë së federalizmit jugosllav, u bënë kulminante duke e mohuar qenësinë e shqiptarëve, ai u burgos nga UDB-ja, pasi…”/ Historia e panjohur e profesor Sulejman Elezit
Dossier

“Kur pikëpamjet e ideologjisë së federalizmit jugosllav, u bënë kulminante duke e mohuar qenësinë e shqiptarëve, ai u burgos nga UDB-ja, pasi…”/ Historia e panjohur e profesor Sulejman Elezit

April 9, 2026
Next Post
“Në atë farë skene të kampit të Spaçit, doli i pari i burgosuri Dhimitër Furxhi, njihej, aktor i vërtetë profesionist, i cili filloi të…”/ Kujtimet e shkrimtarit të njohur, ish-i dënuar politik

“Kur mbarë populli mbante zi për vdekjen e shokut Enver Hoxha, i dënuari Bedri Blloshi, u tha të dënuarve të tjerë që po hanin bukë...”/ Dokumenti sekret i Sigurimit për kampin e Spaçit, 11 prill ‘85

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme