• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, August 25, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Naim Frashëri i shkruan ndër të tjera Vasil Tërpos: ‘Mos epni të holla për fjaloret’ të Kristoforidhit, se nuk ësht’ i vërtetë, e pamë ne dhe…”!/Ana e panjohur e rilindasit dhe gjuhëtarit të famshëm

“Dr. Vangjel Meksi, realizoi projektin e tij madhor, ku besimtarët dëgjonin fjalët e Zotit në shqip, ndërsa nxënësit shqiptarë në shkollat greke mësonin…”/ Historia e panjohur e rilindësit të parë shqiptar
“Naim Frashëri i shkruan ndër të tjera Vasil Tërpos: ‘Mos epni të holla për fjaloret’ të Kristoforidhit, se nuk ësht’ i vërtetë, e pamë ne dhe…”!/Ana e panjohur e rilindasit dhe gjuhëtarit të famshëm
“Prej Naim Frashërit, shqiptarët e morën vesh se ç’ishte ky sekt, por edhe Naimi vetë, më shumë e shpiku Bektashizmin, sesa e interpretoi atë…”/ Refleksionet e gazetarit e publicistit të njohur
“Naim Frashëri i shkruan ndër të tjera Vasil Tërpos: ‘Mos epni të holla për fjaloret’ të Kristoforidhit, se nuk ësht’ i vërtetë, e pamë ne dhe…”!/Ana e panjohur e rilindasit dhe gjuhëtarit të famshëm
“Naim Frashëri i shkruan ndër të tjera Vasil Tërpos: ‘Mos epni të holla për fjaloret’ të Kristoforidhit, se nuk ësht’ i vërtetë, e pamë ne dhe…”!/Ana e panjohur e rilindasit dhe gjuhëtarit të famshëm
“Naim Frashëri i shkruan ndër të tjera Vasil Tërpos: ‘Mos epni të holla për fjaloret’ të Kristoforidhit, se nuk ësht’ i vërtetë, e pamë ne dhe…”!/Ana e panjohur e rilindasit dhe gjuhëtarit të famshëm

Nga Alma Mile

Memorie.al / Atëherë misionarët e Shoqërisë Biblike nuk e dinin se bashkë me punën e tyre, po i bënin një nder historisë shqiptare. Gjithçka në detaje, madje nën mbikëqyrje të rreptë, thua se bëhej fjalë për një agjent të rrezikshëm. Kostandin Kristoforidhi, përkthyesi i Biblës në gjuhën shqipe, krijuesi i një abetareje në gegërisht, gramatikës shqipe, “Fjalorit të gjuhës shqipe”, është ndoshta nga të rrallët rilindës, për jetën e të cilit është dokumentuar gjithçka. Dorëshkrimet nga Arkivat e Shoqërisë Biblike në Londër, i kanë ardhur tashmë lexuesit tonë me librin “Kristoforidhi përmes dokumentimit”, përgatitur nga Prof. Dr. Xhevat Lloshi. Janë plot 150 dokumente të nxjerra kryesisht nga arkivat angleze, që botohen këtu për herë të parë.

Ato datojnë prej vitit 1857 deri në fillim të shekullit XX-të me disa dokumente të gjetura në Arkivat shqiptare. Sipas Profesor Lloshit, rëndësia e publikimit të këtyre dokumenteve është e shumëfishtë. Për herë të parë shpaloset jeta e një rilindasi në gjithë plotërinë e vet. Nuk ka fjalë të përgjithshme. “Për Kristoforidhin janë dokumentuar edhe qindarkat më të fundit që ka marrë”, – thotë prof. Lloshi.

Dhe gjithë ky informacion që del nga dokumentet hedh dritë në shumë kënde të jetës së Kristoforidhit, jo vetëm si atdhetar, si përkthyes, gjuhëtar, por edhe njeri, me të mirat dhe të këqijat. Për shkak të karakterit fetar të veprës së tij, Kristoforidhi është parë disi me rezerva nga ana e regjimit të shkuar, megjithatë dokumentet tregojnë se ai nuk ishte një besimtar i krishterë, madje kjo përbënte një problem shumë të madh për Shoqërinë Biblike’ ku u “rekrutua” në vitin 1865, si vazhduesi më i denjë i Vangjel Meksit, përkthyesit të parë të Dhjatës së Re në shqip.

Gjithashtu mund të lexoni

“Për të forcuar kontaktet me botën, Ramiz Alia ka sjellë në udhëheqje disa të rinj pragmatistë, por në Byro, ka vetëm katër mbështetës dhe…”/ Shkrimi i panjohur i revistës amerikane, ‘TIME’, 1 dhjetor 1986

“Autori i vërtetë i romanit ‘Tradhtia’, është Haki Limani, ndërsa Kapllan Resulbegoviq, ka përvetësuar autorësinë, i ndihmuar nga rrjete të UDB-së, të cilave…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Shkupi

Por shoqëria nuk i shkëpuste dot marrëdhëniet me përkthyesin, pasi sipas vetë drejtuesit të shoqërisë, ai ishte i vetmi njeri që mund të realizonte në mënyrë të përkryer përkthimin e Biblës. “Po përsëris atë që kam shkruar shpesh dhe siç jua kam thënë juve e z Braithëait këtu, se z. Kristoforidhi është pa diskutim njeriu më i aftë dhe do të thosha i vetmi njeri kompetent për punën që duhet bërë”, – shkruan Alexander Thomson, përfaqësues i Shoqërisë në 18 mars të vitit 1873, për Komitetin e Botimeve në Londër.

Përmes Kristoforidhit zbulohen njëkohësisht edhe figura të tjera të Rilindjes, apo albanologë të huaj që mbanin lidhje me të, si Johan Georg fon Han apo Gustav Myer. Përmes dokumenteve del në dritë edhe një përplasje mes Kristoforidhit dhe Naim Frashërit. Në një dokument të vitit 1896, gjetur në Arkivin Qendror të Shtetit Shqiptar, Naim Frashëri i shkruan ndër të tjera Vasil Tërpos: “Mos epni të holla për fjaloret’ të Kristoforidhit se nuk ësht’ i vërtetë, e pamë ne”.

Lloshi sjell një numër të madh dokumentesh që hedhin dritë edhe mbi fatin e librit shqip në shekullit XIX-të, si shtypeshin, si botoheshin, shpërndaheshin… Xhevat Lloshi shpjegon se dokumentimi i çdo detaji të jetës së Kostandin Kristoforidhit në arkivat e “Shoqërisë Biblike”, lidhet me një fakt shumë të thjeshtë. “’Shoqëria Biblike’ kishte një libër që duhet të shiste, ndaj dhe ishte e interesuar për të, jo thjesht për përkthimin, por edhe shpërndarjen e shitjen e tij”.

Ajo dërgonte “misionarët” e vet nëpër Shqipëri për të parë situatën në çdo qytet dhe për t’u marrë me çështjet e “marketingut” siç quhen sot. Përmes raporteve apo reportazheve të të dërguarve, jepet situata e Shqipërisë në shekullin e XIX-të, shpërndarja e shkollave, niveli arsimor, analfabetizmi, numri i popullsisë, besimi fetar, kryerja e ritualeve fetare. Madje për këtë të fundit ka edhe një rast interesant. Në vitin 1867 në Elbasan, meshat kryheshin në gjuhën shqipe.

“Kur shërbesa arriti në pikën kur lexohet kreu nga Dhjata e Re, pamë dhjakun që mori librin e nisi të lexonte. Zëri i tij nuk shquhej e ai nisi të mërmëriste, por tashti u bë edhe më keq, kështu që nuk kapja dot asnjë fjalë, ndonëse njerëzit dukeshin të vëmendshëm e të interesuar. Shpejt pata dyshim për këtë, mendova se shkrimet po lexoheshin shqip dhe pashë se ashtu ishte.

Kjo qe diçka jashtëzakonisht e kënaqshme dhe tregonte për një parapëlqim nga ana e klerit që e përkrahte ngritjen e popullit. Por mësuam me dhimbje se Peshkopi ishte aq shumë kundër kësaj, saqë kur ai ishte i pranishëm në kishë, kjo nuk bëhej dot kurrë”, – shkruan Thomson në vitin 1867. Përmes letrave të këtij të fundit tregohet interesi i drejtpërdrejtë i Shoqërisë për përhapjen e toskërishtes, në mënyrë që edhe libri i tyre të mund të zinte vend.

Këto dokumente hedhin edhe më dritë mbi krijimin e alfabetit, mbi ngjarje dhe data që sipas Lloshit duhen marrë parasysh. “Janë botuar dokumente në lidhje me këtë, megjithatë historianët nuk i kanë marrë parasysh dhe nuk ka ndodhur asnjë ndryshim në histori. Historia nuk mund të bëhet pa dokumente”, – thotë Lloshi, ndërsa shton se historia nuk mund të mbetet “pre” e emrave të historianëve apo gjuhëtarëve.

“Kristoforidhi përmes dokumentimit” është i ndarë në dy pjesë. Në të parën janë 31 artikuj të botuar në 30 vjet nga Prof. Dr. Lloshi, në organe të ndryshëm të shtypit, ndërsa pjesa tjetër janë dokumente të shkëputura nga arkivat. Pjesa e parë shërben për të shpjeguar dokumentet. Sepse studiuesi Xhevat Lloshi, gjithmonë përpiqet që të shpjegojë faktet përmes dokumentit.

Kërkimi

Përpara Plenumit të 1974-ës, kur në Shqipëri kishte fryrë një fllad liberalizimi, në Institutet Shkencore u propozua zhvillimi i kërkimeve në arkivat e huaja. Vende të mundshme ishin Franca, Austria, madje edhe Anglia, edhe pse me këtë të fundit shumë shpresë nuk kishte për shkak të marrëdhënieve të deriatëhershme. Megjithatë kërkesa u bë edhe pas dy vjetësh nga ana angleze, të cilët e kishin parë si një hap drejt hapjes të Shqipërisë, erdhi miratimi që dy studiues shqiptarë Xhevat Lloshi dhe Arben Puto, të shkonin në Angli.

“Duke njohur faktin që Kostandin Kristoforidhi kishte punuar në ‘Shoqërinë Biblike’, ngula këmbë të punoja pranë arkivave të kësaj shoqërie. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Arkivat e ‘Shoqërisë Biblike’ ishin bombarduan ndaj dhe nuk kishte shumë shpresa për të gjetur diçka të vlefshme, megjithatë u vura në kërkim të gjithçkaje që lidhej me gjuhën shqipe”, – tregon ai. Një kërkim ky që nuk shkoi kot, pasi me vete Xhevat Lloshi solli një numër shumë të madh dokumentesh.

Prej vitit ‘72 e deri më sot, ka shkruar dhe publikuar vazhdimisht dokumentet e kërkimeve të tij. Një pjesë e tyre publikohen në “Kristoforidhi përmes dokumentimit”. Prof. Lloshi është duke përgatitur një libër të dytë, me dokumente, jo vetëm mbi Kristoforidhin, por edhe të tjera. Dokumente nga vitet 1884 deri në 1944.

Berati në shekullin e XIX-të

Alexander Thomson për C.S Jackson

15 tetor 1867

Ashtu si Mostari në Hercegovinë, Berati zë dy anët e një gryke të ngushtë dhe është në një pikë me rëndësi strategjike. Kështjella ose qyteti sipër zë majën e një kodre nja 300-400 këmbë të lartë dhe ka një mur të fortë e me kulla që varen poshtë humnerës, poshtë së cilës rrjedh lumi i Beratit. Qyteti i Beratit shtrihet në anën e djathtë të lumit, pjesërisht poshtë, por kryesisht lart, aty ku kështjella varet mbi lumë.

Afër kësaj humnere është ndërtuar një nga kishat kryesore ortodokse dhe nga kjo pikë është ndërtuar një urë e vjetër që lidh brigjet e qytetin me lagjen e ‘Goricës’. Ndoshta ka 12.000 banorë, gjysma e të cilëve janë ortodoksë. Kjo është vija më veriore e dialektit tosk të shqipes.

Hanin ku u drejtuam e gjetëm plot, por nuk patëm vështirësi për të gjetur një vend të pranueshëm në një tjetër lart në Pazar. Sapo zbritëm nga kuajt, na pritën me përzemërsi një grup i vogël çifutësh spanjollë, që me gëzim panë se unë mund të flisja gjuhën e tyre, si dhe dy italianë, që e mbanin veten duke bërë për fqinjët figurina allçie të Garibaldit, Napoleonit dhe njerëzve të shquar të ditëve tona, si dhe lule, kafshë, etj.” / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në një pritjen e dhënë nga komunistët rumunë, kur Hrushovi i mori shokët e tij të vjetër për krahu, për të bërë një bisedë me ta, u afrua dhe Mehmet Shehu, por atij...”/ Incidenti i panjohur në OKB, në vitin 1960

Next Post

“Autori i vërtetë i romanit ‘Tradhtia’, është Haki Limani, ndërsa Kapllan Resulbegoviq, ka përvetësuar autorësinë, i ndihmuar nga rrjete të UDB-së, të cilave...”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Shkupi

Artikuj të ngjashëm

“Për të forcuar kontaktet me botën, Ramiz Alia ka sjellë në udhëheqje disa të rinj pragmatistë, por në Byro, ka vetëm katër mbështetës dhe…”/ Shkrimi i panjohur i revistës amerikane, ‘TIME’, 1 dhjetor 1986
Dossier

August 24, 2025
“Autori i vërtetë i romanit ‘Tradhtia’, është Haki Limani, ndërsa Kapllan Resulbegoviq, ka përvetësuar autorësinë, i ndihmuar nga rrjete të UDB-së, të cilave…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Shkupi
Dossier

“Autori i vërtetë i romanit ‘Tradhtia’, është Haki Limani, ndërsa Kapllan Resulbegoviq, ka përvetësuar autorësinë, i ndihmuar nga rrjete të UDB-së, të cilave…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Shkupi

August 24, 2025
“Në një pritjen e dhënë nga komunistët rumunë, kur Hrushovi i mori shokët e tij të vjetër për krahu, për të bërë një bisedë me ta, u afrua dhe Mehmet Shehu, por atij…”/ Incidenti i panjohur në OKB, në vitin 1960

August 23, 2025
“Pas marrjes së kështjellës në dorëzim nga Ahmed Evrenozi, kisha u shndërrua xhami garnizoni dhe një minare…”! / Historia e panjohur e kishës-xhami në Rozafat, pengu shekullor i Shkodrës

“Faiku shton: por kur quajm vjershëtor të madh, Naim Frashërin, një bërës toto e tatatash, ç‘fjalë do të mbetet për një Gjergj Fishtë…”?! / Polemika e Nonda Bulkës me Faik Konicën, gusht 1937

“Ish-kryeministri Shehu, zyrtarisht u raportua nga Tirana zyrtare, se kishte kryer vetëvrasje në dhjetor 1981, por përflitet shumë se Enver Hoxha…”! / Shkrimi i panjohur i revistës amerikane, prill ‘86
Dossier

“Ish-kryeministri Shehu, zyrtarisht u raportua nga Tirana zyrtare, se kishte kryer vetëvrasje në dhjetor 1981, por përflitet shumë se Enver Hoxha…”! / Shkrimi i panjohur i revistës amerikane, prill ‘86

August 23, 2025
Next Post
“Autori i vërtetë i romanit ‘Tradhtia’, është Haki Limani, ndërsa Kapllan Resulbegoviq, ka përvetësuar autorësinë, i ndihmuar nga rrjete të UDB-së, të cilave…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Shkupi

“Autori i vërtetë i romanit ‘Tradhtia’, është Haki Limani, ndërsa Kapllan Resulbegoviq, ka përvetësuar autorësinë, i ndihmuar nga rrjete të UDB-së, të cilave...”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Shkupi

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme