• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, March 29, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Na ke lodhur’- më tha gjenerali i Sigurimit, Halim Xhelo dhe më goditi me shpulla e me shkelm në bark, duke më rrëzuar në dysheme, ku…”/ Dëshmia rrëqethëse e ish-të dënuarës politike

“Gratë e vajzat që vuajtën në burgjet e regjimit komunist dhe abuzimet që bëheshin ndaj tyre nga…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit politik
“Xhavit Qesja ka thënë se e gëzon fakti për masat që janë marrë nga udhëheqja, pasi tani do ngrihet rinia dhe inteligjenca për të…”/ Raporti i agjentit në burgun e Burrelit
“Gjatë marrjes në pyetje, dy hetuesit, Fatos Trebeshina dhe Fejzo Aloçi, më…”/ Historia tragjike e ruses në qelitë e burgjeve komuniste të Enver Hoxhës
“Në 1961-in, do hidhja në erë sallën me Abaz Kupin e 300 zogistë në Bruksel, por Kadri Hazbiu…”/ Letra e panjohur në ’82-in, e personazhit real të ‘Mërgata e Qyqeve’, e Nasho Jorgaqit
0
Shares
14.8k
VIEWS

Nga Maria Dvorani (Medicina)

Memorie.al / Maria Dvorani apo siç njihej ndryshe nga bashkëvuajtësit e saj si: Maria Medicina, lindi në vitin 1925 në qytetin e Korçës, kurse origjina e saj është nga fshati Dvoran i atij rrethi, prej nga familja e saj ka marrë dhe mbiemrin. Shkollën fillore ajo e kreu në vendlindjen e saj, kurse të mesmen në një kolegj mjekësor në Firence të Italisë. Në vitin 1944, ajo u kthye në Shqipëri duke u rreshtuar me armë në dorë në radhët partizane. Pasi shërbeu për disa vjet si infermiere dhe ndihmës-mjeke në spitalet e Tiranës, në vitin 1952 arrestohet për motive politike si “armike e popullit” dhe dënohet fillimisht me vdekje. Mbas apelimit, i falet jeta dhe dënimi i kthehet në 25 vjet burg. Vuan gjithsej 14 vjet burg dhe më pas detyrohet të punojë në punë të rënda fizike. Që nga viti 1992, ajo ka drejtuar si kryetare shoqatën e “Grave të ish – të Burgosura dhe të Persekutuara Politike të Shqipërisë”. As viteve ’90-të, Maria Dvorani ka botuar shkrime të ndryshme, kryesisht për krimet e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe gjithashtu ka botuar edhe librat: “Dashuria e heshtur” (1999); “Përse vuaj” (2001); “Koha në mjegull” (2003), etj. Maria Medicina ndërroi jetë në vitin 2002 në qytetin e Tiranës, ku banonte fare e vetme dhe nën kujdesin e bashkëvuajtësve të saj. Nga shkrimet e Maria Dvoranit, kemi përzgjedhur për botim atë me titull: “A mund të falim”, ku ajo tregon shkurtimisht për ditën e parë pas daljes nga burgu, provokimin nga ish-kolegu i punës në spitalin e Tiranës që ishte bërë informator i Sigurimit të Shtetit, debatin me ish-gjeneralët e Sigurimit të Shtetit, Halim Xhelo, Mihallaq Ziçishti, etj., oficerë madhorë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë një inspektimi që ata bënë në burgun e Tiranës, ku ajo vuante dënimin.

A MUND TË FALIM?

Shpesh kemi biseduar me shoqe ish-të dënuara politike. Kemi lexuar shkrime të ndryshme nëpër gazeta, ku thuhet se duhet të falim. Po! Ne duhet të falim, për hir të kombit. Të jemi tolerantë, të jetojmë në qetësi dhe në harmoni. Por do të na duhet të harrojmë plagët, ato ëndrra të këqija që ende ndrydhin rininë, jetën tonë…?!

Gjithashtu mund të lexoni

“Përveç se ka shprehur mendimin për terror ndaj udhëheqjes, Gjeta e vazhdon aktivitetin e tij armiqësor, duke kontaktuar me shoferë jugosllavë…”/ Denoncimi i B.p. “Mbrehija”, Mamurras 1972

“I pandehuri Gjet Kadeli, së bashku me disa të dënuar të tjerë, nga më kryesorët e aktivët, ka ngritur flamurin në kamp dhe…”/ Vendimi i gjykatës së Rrëshenit, për pjesëmarrësit e Revoltës së Spaçit

Po si të falim?

Unë jam njëra prej viktimave të regjimit komunist. U dënova me vdekje dhe, pas apelimit, dënimi m’u kthye me 25 vjet privim lirie. Kam shumë për të folur për vitet e burgut, por…! Jo më pak të rënda kanë qenë edhe ato jashtë.

…U lirova një ditë prilli. U enda nëpër rrugët e Tiranës të gjeja një copë strehë ku të futja kokën deri sa u err. Ishte nata e parë e lirisë. Duhej të isha e gëzuar, por s’mundesha! Njerëzit shëtisnin të qetë dhe shijonin freskinë e asaj mbrëmjeje pranvere.

Unë endesha me këpucë në dorë nga dhimbja e këmbëve. Nuk dija ku të trokisja! Kalova nga një hotel, në tjetrin, por për mua atë natë nuk do të kishte asnjë strehë. Sportelistët sa shikonin fletën e lirimit me vulën e burgut, thoshin një: “jo” të prerë. Orët kalonin me zor dhe nata ishte e frikshme, e gjatë…!

Të nesërmen shkova te një familje për të pushuar pak. Më dhembnin këmbët, por më shumë shpirti. Dhe ja, edhe aty polici…! Të zotët e shtëpisë duhet të më nxirrnin jashtë, sepse unë isha “armike e popullit”, përndryshe ndaj tyre mund të merreshin masa internimi. U trondita edhe më, por s’mund të qaja. Unë kisha harruar të qaja dhe lotët më ishin shterur që në burg!

E megjithatë, diku u gjend një lot i harruar, kur një fëmijë rreth 12 vjeç e ca të tjerë, ndoshta pak më të mëdhenj, iu kërcënuan policit me tullë në dorë, duke më marrë në mbrojtje! Të gjithë bashkë i thërritnin: “Ajo është e mirë. Ç’keni me të? Nuk ju vjen keq”?!

Që të mos i rëndohesha më asaj familjeje të mirë, u largova…! O Zot! Çfarë s’kanë bërë këta faqezinj që ne sot duhet t’i falim! S’lanë familje pa trazuar; na larguan nga shoqëria dhe nga të afërmit, të cilët kishin frikë të na takonin…

Po “shoku i punës”, provokatori, a mund të falet…?!

…Ai erdhi nga një repart ushtarak. Unë punoja në repartin e kirurgjisë, kurse ky do të bënte një kurs për infermier. Kur e pashë, më erdhi keq. Ishte i zbehtë, trupvogël dhe, ndonëse pa shkollë, me ambicien për t’u bërë diçka, tregohej i gatshëm për çdo punë. Shpesh bisedonim për gjëra pa rëndësi. Kur, një ditë, më tha: “Më kanë propozuar për në Sigurim”.

Shumë shpejt po mblidhte frytet e punës së tij të padukshme! Më pyeti në isha në Parti dhe në kisha marrë pjesë në luftë. E pashë pa i’u përgjigjur. Por ai nguli këmbë në të vetën: “Ju nuk keni për të hyrë në Parti! Ju ëndërroni Perëndimin, një Shqipëri “të lirë”. Aty për aty nuk arrita të kuptoja pse m’i tha këto fjalë. Ishte Sami L.

Këta lloj njerëzish me paraqitje të zakonshme, përbënin atë rrjetë të padukshme të merimangës, duke i fshehur pas skutash qëllimet e tyre të vërteta. Shpifjet, trillimet, provokimet dhe kurthet ishin mjeshtëria e tyre e padukshme, që helmoi mijëra jetë njerëzish të pafajshëm.

… Si në një tablo filmi, më dalin para syve katër burra, një kolonel dhe tre gjeneralë me grada dhe me pantallona me shirita të kuq.

-“Na ke lodhur…”- tha Halim Xheloja, (në atë kohë shefi i Seksionit të Punëve të Brendshëm të Tiranës).

– Ku ke vënë thembrat ti, unë kam vënë majat e këmbëve – iu përgjigja. Nuk dija të isha ndonjë person me kaq rëndësi sa të survejohesha nga një oficer madhor! Njëri prej tyre, Mihallaq Ziçishti, u shkëput dhe bërtiti si i çmendur:

-“Ti je armike e popullit. Ty do ta marrim shpirtin”!

Dy shuplaka të forta, si dy copa metali, më ranë në fytyrë, ndërsa një shkelm në bark më rrëzoi përdhe. Kisha dhimbje të forta, por sedra nuk më la të tregohesha e dobët para tyre. Ngrita kokën dhe i thashë:

Unë nuk kam bërë asgjë, veçse e dua vendin tim!

Një grusht i befasishëm më hodhi sërish përtokë. Nga goja më doli gjak. Më ishin thyer dy dhëmbët e parë! E kisha të vështirë të ngrihesha, gati të pamundur. Ngrita sytë lart dhe thashë me vete: “O Zot, shiko dhe merr hak”!

Ishte dita e parë e arrestimit…!/Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016  

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“U tha vetëvrasje dhe Sigurimi s’na la ta hapnim arkivolin, por nëna, gati si me forcë, e hapi pak nga këmbët dhe...”/ Misteri i zhdukjes të ish-sekretarit të II-të të Pogradecit, në ’70-ën

Next Post

Kalendari Historik 16 Tetor 2022

Artikuj të ngjashëm

Raporti sekret i B.p. ‘Mbrehja’: “Ai tha se Amerika, i ka çuar forcat në kufi të Bashkimit Sovjetik dhe 150 aeroplanë mbi Rusinë, me qëllim që…”/ Dosja e Sigurimit për Gjet Kadelin, që vuajti 16 vjet burg
Personazh

“Përveç se ka shprehur mendimin për terror ndaj udhëheqjes, Gjeta e vazhdon aktivitetin e tij armiqësor, duke kontaktuar me shoferë jugosllavë…”/ Denoncimi i B.p. “Mbrehija”, Mamurras 1972

March 28, 2023
Memorie.al
Personazh

“I pandehuri Gjet Kadeli, së bashku me disa të dënuar të tjerë, nga më kryesorët e aktivët, ka ngritur flamurin në kamp dhe…”/ Vendimi i gjykatës së Rrëshenit, për pjesëmarrësit e Revoltës së Spaçit

March 27, 2023
“Ai tha; tani pritet dita ditës, që vendi ynë të sulmohet, se në afërsi të kufijve tanë në det, kanë ardhur Flota Sovjetike dhe Amerikane, por këta…”/ Raporti i B.p. “Mbrehija” nga Mamurrasi, shtator 1968
Personazh

“Në ’72-in dhe tani në hetuesi, Gjet Kadeli s’është thyer e s’ka folur asgjë, por është dënuar për agjitacion e propagandë dhe tani, mori pjesë në rebelimin e Spaçit…”/ Raporti i Pëllumb Kapos, Krujë ‘73

March 26, 2023
“Gjet Kadeli tha; mos u mërzit, se unë do arratisem me makinën e ambasadës belge, që do vij të më marrë në Mamurras dhe prej aty…”/ Raporti sekret i marsit  1967, nga B.p. “Manushaqja”
Personazh

“Këtu populli vuan për bukën e gojës, tha Gjeta; pasi të ardhurat shkojnë për Komitetin Qendror që shëtisin jashtë shtetit me familjet e tyre e shpenzojnë…”/ Denoncimi i Kujtim Prushit, Krujë 1972

March 24, 2023
“Gjet Kadeli më tha, se daja i tij, kapiten i parë, i tregoi se gjeneral Gjin Marku, kaloi me veturën e tij pa targa në Mamurras, brenda kishte disa të arratisur…”/ Raporti i bashkëpunëtorit “Mbrehja”, tetor 1961
Personazh

“Unë kam rregullar armë zjarri si, çifte pistoleta, etj., dhe kam modifikuar edhe fishekë, por të gjitha këto, i kam bërë pa leverdi ekonomike…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë 1972

March 23, 2023
Raporti sekret i B.p. ‘Mbrehja’: “Ai tha se Amerika, i ka çuar forcat në kufi të Bashkimit Sovjetik dhe 150 aeroplanë mbi Rusinë, me qëllim që…”/ Dosja e Sigurimit për Gjet Kadelin, që vuajti 16 vjet burg
Personazh

“Edhe pse nuk kisha as tokë dhe as lopë si anëtarët e kooperativës, kryetari Muharrem Seferi, nuk më jepte largimin, dhe më tha; mua nuk ke për t’ma pa hajrin…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë 1972

March 23, 2023
Next Post
Kalendari Historik 1 Tetor 2022

Kalendari Historik 16 Tetor 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!