• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, July 12, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Muzeu Historik Kombëtar nuk duhet të ketë xhamllik në katin e parë, që të duken si vitrina dyqanesh, por…”/ Fjala e Enverit në Byronë Politike

“Për Mijalin, polakët përzunë ambasadorin tonë Koço Prifti, dhe Hysni Kapo më ngarkoi një mision sekret, ku në një pyll jashtë Varshavës,… / Dëshmia e ish-diplomatit

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon një dokument të panjohur arkivor të nxjerrë nga fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së i cili mban datën 25 shkurt të vitit 1978, ku Enver Hoxha ka mbajtur një diskutim në mbledhjen e Byrosë Politike, ku në një nga pikat e rendit të ditës ka qenë edhe diskutimi lidhur me projektin e ndërtimin e Muzeut Historik që do të ngrihej në qendër të kryeqytetit, aty ku më parë kishte qenë godina e Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Tiranës, një nga më të bukurat e të gjithë kompleksit të ministrive dhe qendrës së kryeqytetit, e cila u prish për “t’i hapur rrugë” ndërtimit të Muzeut Historik dhe ri konceptimit të Sheshit “Skënderbej”. E gjithë fjala e Enverit në atë mbledhje ku ai ka dhënë mendimet dhe sugjerimet e tij lidhur me mënyrën e stilin e ndërtimit të asaj godine, duke filluar nga fasadat e jashtme, e deri tek ambientet e brendshme të saj dhe rrugët e ndërtesat në pjesën veriore të saj.

Diskutimi i Enver Hoxhës në mbledhjen e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së

                       “MUZEU DUHET TE KETË TËRËSISHT KARAKTER KOMBËTAR”

Gjithashtu mund të lexoni

“Në Filat u masakruan 47 burra, gra dhe fëmijë, në Spathar, 157 i zhdukën, kurse të gjitha gratë e reja dhe vajzat u çnderuan prej kriminelëve të Zervës…” ! / Historia tragjike e Çamërisë, nga masakrat greke!

“Lidhja e Dytë e Prizrenit, nuk i përkiste asnjë tarafi politik antifashist të kohës: LANÇ-it, ‘Ballit Kombëtar’ as Legalitetit, sepse ajo…”! Historia e panjohur e mbledhjes së famshme të 16 shtatorit 1943  

25 shkurt 1978

Pasi u njohën me platformën dhe maketin e Muzeut Historik Kombëtar e të Monumentit të Lirisë dhe pasi diskutuan rreth tyre, shoku Enver Hoxha tha:

“Mua më duket se në platformë vepra është paraqitur drejt. Kisha mendimin që pjesa e shtëpive që vjen pas korpusit kryesor të Muzeut Kombëtar, të mos duket si vjetërsirë, sepse jemi në rrugën kryesore, pranë Hotelit të Madh. Prandaj, t’i jepet rëndësi gjithë kompleksit: përpara, anash dhe pas. Këtu do të kalojë unaza e vogël e qendrës, dhe, për këtë, çdo pjesë e saj duhet të ketë një bukuri të veçantë.

Ju, sigurisht, keni menduar dhe vetë për këtë problem. Vërejtja tjetër imja është për ambientet e brendshme, të cilat duhet t’u adaptohen të jashtmeve, të jenë në harmoni me to. Edhe kjo pjesë mund të bëhet objekt i një studimi kompleks. E kam fjalën për dritaret, muret, të ndarat etj. Të tëra duhet të jenë të planifikuara shumë mirë, që muzeu të shfrytëzohet jo vetëm aktualisht, por edhe në të ardhmen.

Pastaj vjen çështja e fasadës. Edhe kjo duhet të ketë karakter kombëtar, sepse të dy objektet e tjera që janë këtu, si Hoteli i Madh, edhe Pallati i Kulturës, nuk e kanë të pasqyruar këtë kërkesë; por, edhe ndërtesa e Bankës nuk ka karakter kombëtar. Prandaj, çdo gjë duhet t’i përshtatet arkitekturës dhe artit tonë kombëtar. Unë nuk mund të them tash ndonjë gjë konkretisht se si e qysh mund të realizohet kjo, por arkitektët, piktorët e skulptorët tanë kanë bërë studime, kanë botuar edhe albume të mëdha e, nga sa kam parë, në këto krijime të tyre, kam vënë re që ata kanë arritur të nxjerrin tipiken, karakteristikën kombëtare.

Zotësia e tyre tash është që nga ato qindra të dhëna të veçanta që kanë nxjerrë, të përpiqen të gjejnë disa nga karakteristikat më tipike kombëtare, për t’i pasqyrua pastaj ato me gjuhën e artit në fasadën e këtij muzeu. Mendoj që në katin e parë, të mos ketë xhamllëk. E kam fjalën që në këtë ndërtesë monumentale, nuk duhet të ketë xhamllëqe të tilla, që pjesët e këtij kati të duken si vitrina dyqanesh.

Muzeu edhe në këtë pjesë, duhet të jetë solid. Por, kjo nuk do të thotë që aty të mos ketë ndonjë portë dhe dritare me xham që të lejojë hyrjen e dritës me intensitet të plotë në hollin. brenda. Kryesorja është që ky muze duhet të ketë të pasqyruar tërësisht karakteristikën kombëtare të forcës, dhe të pavdekësisë së kombit tonë.

Ai të tregojë që është jo vetëm i fortë, por edhe i lehtë e i zhdërvjellët, si populli ynë. Të jetë i tillë që të shprehë idenë se njerëzit tanë luftojnë dhe fitojnë. Çështja është që, kur të vijnë të tjerët e të shikojnë këtë muze, të zbulojnë te– ky karakteristikat e popullit tonë. Ne në vendin tonë kemi shtëpi karakteristike ku janë vendosur disa gurë të veçantë për të shprehur një ide të caktuar.

Sikur të mendojmë që edhe në këtë muze, në një formë ose në një tjetër, të vendosen disa gurë karakteristikë në një mënyrë të tillë, që të japin përshtypjen e gjerdanit me fishekë. Natyrisht, kjo të mos bëhet e rënduar si puna e asaj nuses që ia vënë të gjitha stolitë që ka edhe në ballë, edhe në fytyrë e në duar, me një fjalë e ngarkojnë jashtë mase.

Çështja është t’i jepet ndërtesës kudo ngjyra kombëtare. Kjo tani, është puna juaj, por edhe ne, pasi ta keni studiuar ju, mund ta shikojmë. Ju, shokë, duhet t’i merrni një nga një në shqyrtim e t’i diskutoni këto probleme që u ngritën këtu. Pastaj të vendoset se cila prej tyre mund të realizohet në këtë ansambël arkitekturor dhe cila jo.

Duhet menduar e diskutuar për gjithçka, deri edhe te ngjyrat, që të përfytyrohet tamam se si do të duket e përfunduar. Pra, të mendohet e të vendoset me kohë për të gjitha problemet e kërkesat e nevojshme. Atëherë, ju urojmë suksese!/Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share20TweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 02 Qershor

Next Post

“Babai kishte studiuar në Strasburg dhe si ambasador në Paris, u vlerësua nga Presidenti, De Gol, kurse Enveri e burgosi dhe internoi, pasi…”/ Historia tragjike e disidentit

Artikuj të ngjashëm

“Të mos përdorim forcën ndaj çamëve, se janë shtetas të huaj, por brenda një nate, t’i shpihem në kufi dhe pa na diktuar kush, pasi …”/ Mbledhja e panjohur e Byrosë Politike, më 25 mars 1949
Dossier

“Në Filat u masakruan 47 burra, gra dhe fëmijë, në Spathar, 157 i zhdukën, kurse të gjitha gratë e reja dhe vajzat u çnderuan prej kriminelëve të Zervës…” ! / Historia tragjike e Çamërisë, nga masakrat greke!

July 12, 2025
“Lidhja e Dytë e Prizrenit, nuk i përkiste asnjë tarafi politik antifashist të kohës: LANÇ-it, ‘Ballit Kombëtar’ as Legalitetit, sepse ajo…”! Historia e panjohur e mbledhjes së famshme të 16 shtatorit 1943   
Dossier

“Lidhja e Dytë e Prizrenit, nuk i përkiste asnjë tarafi politik antifashist të kohës: LANÇ-it, ‘Ballit Kombëtar’ as Legalitetit, sepse ajo…”! Historia e panjohur e mbledhjes së famshme të 16 shtatorit 1943  

July 12, 2025
“Kur dy policët roje, dëgjuan alfabetin ‘mors’; Këtu komanda e Flotës së VI-të Amerikane, po ju presim për të marrë Tiranën…, në burg u dha alarmi dhe…”/ Historia tragjikomike në kampin e Kripores së Vlorës
Dossier

“Ndryshe nga operativi i parë i kampit të Rubikut, Qorri, që nuk futej kurrë brenda te ne, ai që e zëvendësoj, Sabri Meta, nga Shëngjergji i Tiranës, jo vetëm që futej, por…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

July 12, 2025
Clirimi i Prizrenit 1944
Dossier

“Nuk duem as Shqipni të vogël, as të madhe: duem Shqipninë që asht, si nga pikëpamja historike ashtu dhe nga ajo etnografike, me…”/ Ana e panjohur e Lidhjes së Dytë të Prizrentit, shtator 1944

July 11, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Dossier

“Kapter Xhike Xibraku i burgut të Burrelit, kur vdiste ndonjë i dënuar dhe ne e tërhiqnin zvarrë, me një batanije të vjetër, ai qen i gjatë, zgërdhihej gjithë kënaqësi dhe…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

July 11, 2025
“Më 11 shtator 1943, Këshilli Ministror i Shqipërisë nën kryesinë e Iljaz Agushit, nën-kryeministër dhe ministër i Punëve Botore, shpalli ‘Pavarësinë e Shqipërisë’ me kufijtë..”/ Historia e panjohur e Lidhjes së Dytë të Prizrenit

July 10, 2025
Next Post
“Babai kishte studiuar në Strasburg dhe si ambasador në Paris, u vlerësua nga Presidenti, De Gol, kurse Enveri e burgosi dhe internoi, pasi…”/ Historia tragjike e disidentit

“Babai kishte studiuar në Strasburg dhe si ambasador në Paris, u vlerësua nga Presidenti, De Gol, kurse Enveri e burgosi dhe internoi, pasi…”/ Historia tragjike e disidentit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme