• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, May 17, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Mua më akuzuan si kryetar të grupit armiqësor të Mursisë, pasi kur do dilnim në Greqi, do na priste daja im, Llazi Gërgura, i arratisur që…”/ Dëshmia e rrallë e Konstandin Moçit, nga Saranda

Hetues dhe Punetore Operative te Sigurimit te Shtetit duke biseduar mes tyre. Foto e viteve 70-80.bmp
“Të hetohet dhe të gjendet se kush është kjo vajzë, që ka kaluar një natë me turistin e huaj në Hotel-Turizmin e …”/ Shkrimi i revistës së huaj, me ngjarjen erotike që tronditi udhëheqjen e lartë të PPSh-së
Relacioni sekret: “Gjovalin Papleka me sëpatë dhe Sokol Drrasati me dinamit, rrëzuan bustin e Enver Hoxhës dhe…”/ Letra për Xhelil Gjonin, në 13 dhjetor ’90-të, për “huliganët” e Shkodrës
“Dy oficerët e Sigurimit në Degën e Krujës, më mashtruan dhe firmosa dokumentin sikur isha i dërguari i UDB-së për…”/ Dëshmia e rrallë e kosovarit që u arratis në 1960-ën

Memorie.al / Mursia, është një fshat në skajin më jugor të vendit, madje shumë i përfolur, për luftërat midis “bandave” dhe ekstremeve nacionaliste me Konispolin. Ky fshat u persekutua dhe u survejua nga regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe pasardhësit së tij, Ramiz Alia, në mënyrë të patjetërsueshme, bashkë me fshatrat minoritare, fqinje me Mursinë. Faktet janë tronditëse, por edhe të çuditshme. Çuditëse se vetë, të gjithë drejtuesit e pushtetit dhe partisë në këtë fshat, kishin lidhje me të arratisurit dhe të pushkatuarit, ashtu si edhe komunistët (anëtarët e partisë) kishin lidhje me ish-të arratisurit dhe ish të përndjekurit e të burgosurit politik.

Ndaj Sigurimi i Shtetit, me udhëzim të PPSH-së dhe drejtuesve të sajë kryesor, këtë fshat e mbante në survejim të plotë, madje pa dijeninë e organizatës bazë dhe pushtetit vendor. Kjo, për vetë faktet që folëm më lart.

Në këtë fshat ku u burgosën 32 persona, nga të cilët vdiqën 7, u internuan 27 familje dhe ajo më kryesorja, janë arratisur pas vitit 1944, 18 persona, që preknin të gjithë fiset e këtij fshati autokton, me pastërti heterogjene dhe besimi ortodoks.

Kjo bëri që Sigurimi i Shtetit, të mbante në survejim të plotë këtë fshat, deri tek grupi i famshëm i Mursisë më 1987. Po a ishte vërtet ky grup armiqësor, apo një stisje e Sigurimit të Shtetit, për të mbajtur nën terror këtë fshat?!

Gjithashtu mund të lexoni

“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës

“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”

Për këtë ne mundëm të marrim intervistën e zotit Kostandin Moçi, person i konsideruar dhe akuzuar si kreu i këtij grupi!

Zoti Moçi, ju jeni akuzuar si pjesëtar i “Grupit armiqësor të Mursisë”, sipas hetuesisë së atyre viteve, kreu i këtij grupi. Ç’mund të na thoni, rreth kësaj akuze dhe këtij grupi?

Faleminderit, që u kujtuat ta riktheni në memorie të historisë edhe këtë “grup armiqësor”. Që në fillim desha të them, se nuk dua të pyetem më, pasi do përgjigjem vetë, për të gjitha, vetëm me pyetjen tuaj të parë. Pra gjithçka unë di, apo dua të them, do ti përmbledh me një përgjigje. Ta filloj?

Me kënaqësi, kjo ishte dhe kërkesa jonë!?

Na arrestuan në vitin 1987, mua, Kostandin Moçi, që më etiketuan edhe si kryetar grupi, Timo Lapa, Ylli Goshi, Pipo Çabiri, Vasil Mavro, Jaho Bajo e, Kozma Vuda. Na arrestuan me akuzën për tentativë arratisje.

Unë u habita se, nuk kishim lidhje me njëri-tjetrin, për këtë muhabet, pavarësisht se unë e kisha në mendje arratisjen, po nuk ja kisha thënë njeriu, se në atë kohë kur u arrestova, isha baba i gjashtë fëmijëve.

Por na arrestuan dhe ju nënshtruam një hetuesie, me tre hetues të Sarandës, XH.H, Z.SH. dhe K.V. Ky i fundit, më terrorizuesi e më keqtrajtuesi, (abababa) edhe tani kur e kujtoj, më dridhet mishi. Hetuesia ishte torturë më vete…!

Sa kohë ju mbajtën në hetuesi?

– Tre muaj hetuesi, tortura fizike e psikologjike. Mund të them se, na linin tre ditë pa ngrënë dhe kur na sillnin ushqim, na hidhnin krimba të gjallë në gjellë…e ne i hanim…! Hetuesi K.V., përdori edhe elektroshokun tek një nga shokët tanë, tek Vasil Mavro. Ky u torturua më shumë nga ne.

I hidhnin edhe pëllumba të ngordhur në qeli, e rrihnin, deri sa edhe rrobat kur ja ndërronin, shikoje dhe mendoje se, do qenë të një punonjësi të një thertoreje…! Aq ishim shpërfytyruar, sa kur dolëm, kushërira ime, kryetare e Këshillit Popullor, Parashqevi Moçi, u alarmua nga gjendja ime dhe bërtiti se do shkonte tek Ramiz Alia…!

Ndodhi kjo?

-Po ishte vonë, se ne u liruam me amnistinë e Ramizit, pasi ai u kthye nga vizita në SHBA-ës, pra në vjeshtën e vitit 1990 dhe vendosi amnisti dhe krijimin e qelizave të pronës private, me tufëza dhe arëza. Kishim dale nga burgu dhe kushërira qe vonë për tu ankuar…!

Po të kthehem pak tek hetuesia, kur na bënin tortura ç’ njerëzore. Po më shumë na pyesnin, se me kë kishim lidhje në Greqi, kush do na priste, si do vijonte aktiviteti agjenturor e armiqësor, etj.

A mund të na thoni diçka, para arrestimit tuaj?

– Para arrestimit i gjithë Batalioni i Kufirit në Livadhja, qe rreshtuar nga fshati Shkallë, e deri tek Bufi i Butrintit dhe me kontaktin e parë të arratisjes sonë, do na sharronin plumbat e qindra ushtarëve kufitar. U tmerruam kur e dëgjuam, por thamë se bënë mirë që na arrestuan, se na shpëtuan nga plumbi…! Mund të them, se e di që do pyesni, pse mua më etiketuan si kreun e grupit…

Pse ju cilësuan si kreu i grupit që do arratisej?

– Sepse kisha dajën e arratisur në Greqi, që më 1948-ën, Llazi Gërgura dhe Sigurimi i Shtetit, mendonte se ne do na priste dhe orientonte ai. Për hir të së vërtetës, them se edhe më 1972-in, jam arrestuar për tentim arratisjeje, në Qafën e Hartës, por pa problem. Kjo hetuesi qe e tmerrshme. Sikur Ramiz Alia mos të kishte nxjerrë amnistinë, akoma kushedi sa kohë do ishim kalbur burgjeve…?!

Po kur u liruan?

– Kur na liruan…jo të gjithëve njëherësh, madje njërin, Timo Lapën, e dënuan me burg, na porositën që fjalët që na thanë aty në hetuesi, janë të rrezikshme për jashtë. “Duhet ta falënderoni partinë dhe udhëheqjen”…  dhe liri të kujdesshme! Ikëm. Nuk folëm, pavarësisht se na pyesnin. Hera e parë që shprehem publikisht. Kaq! Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

 “Historiani grek Margaritis, në librin e tij, ‘Bashkëpatriotë të padëshiruar’, shkruan; ‘Paramithia u kthye në thertore, 500 vetë u vranë çnjerëzisht, gratë i kapën dhe...”/ Masakra e 27 qershorit 1944, ndaj çamëve

Next Post

“Në maj të ’59-ës, kur erdhi Hrushovi në Shqipëri, nga kampi i internimit të Savrës, Sigurimi i Shtetit mori Seit Selfon, Vanko Lezon, Shahin Rushitin dhe i çuan në...”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, Simon Mirakaj  

Artikuj të ngjashëm

“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës
Intervista

April 30, 2025
“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”
Intervista

“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”

April 28, 2025
“Si mbijetova për 8 vjet në galeritë e tmerrshme të Spaçit dhe jeta ime në emigracion, pa u kthyer kurrë në Shqipëri, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e 95 vjeçarit Agron Kallejxhi nga Firence
Intervista

“Si mbijetova për 8 vjet në galeritë e tmerrshme të Spaçit dhe jeta ime në emigracion, pa u kthyer kurrë në Shqipëri, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e 95 vjeçarit Agron Kallejxhi nga Firence

April 24, 2025
“Vrasja pas shpine me tradhti e Mustafa Gjinishit nga Enver Hoxha, ishte prologu i fytyrës së vërtetë të komunizmit, që po vinte në Shqipëri, pasi…”/ Refleksionet e shkrimtarit
Intervista

“Kur e njoftuan me radio Bab Myslymin, se ishte vrarë Mustafa, ai tha; do e bëj  gjakun deri në gju të kalit, por s’bëri asgjë, sepse, Gogo Nushi i tregoi kush e vrau…”/ Dëshmia e rrallë e motrës së Gjinishit

March 29, 2025
“Kur shoqëroja Sulo Gradecin që vinte për të marrë ilaçet e Enverit, ai më tregoi se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-diplomatit shqiptar në Romë, që flet edhe për takimet me Klaudio Vilën e Mikele Placidon

March 28, 2025
“S’e përballova dot punën si mësuese në fshatin e largët, ku shkoja çdo ditë me biçikiletë, prandaj pranova rolin në film, ku …”/ Dëshima e rrallë e aktores së njohur
Intervista

“S’e përballova dot punën si mësuese në fshatin e largët, ku shkoja çdo ditë me biçikiletë, prandaj pranova rolin në film, ku …”/ Dëshima e rrallë e aktores së njohur

March 20, 2025
Next Post
“Djali i ri, brigadier në Lukovë, me teserën e komunistit në xhep, shkoi në kampin e internimit në Savër të Lushnje, për të kërkuar vajzën që e njohu në aksion…”/ Historia tronditëse dhe takimi pas 25 vitesh

“Në maj të ’59-ës, kur erdhi Hrushovi në Shqipëri, nga kampi i internimit të Savrës, Sigurimi i Shtetit mori Seit Selfon, Vanko Lezon, Shahin Rushitin dhe i çuan në...”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, Simon Mirakaj  

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!