• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime

“Mora dy bombat e dorës e revolverin, i mbështolla me strajcën që mos lageshin e fillova kalimin e lumit, drejt kufinit…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, i arratisur nga Shqipëria, në 1959-ën

“Të vramit në kufi, tërhiqeshin zvarrë e kufomat e përgjakuna, vendoseshin në trotuaret e qendrës së qytetit Shkodrës ku, komunistët fanatikë…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, nga SHBA-ja
“Bishat mishngranëse të Sigurimit të Shtetit, u banë vullnetarisht kriminelë ordinerë, që nji fat i egër i vuni në shërbim të ‘Partisë’ e të ‘Shtetit’…”/ Kujtimet e ish të dënuarit politik nga SHBA-ës
“Vendi i dorëzimit të jetë piramida Nr.15 dhe dy grupet të qëndrojnë 400 /Dokumentet sekrete
“Bishat mishngranëse të Sigurimit të Shtetit, u banë vullnetarisht kriminelë ordinerë, që nji fat i egër i vuni në shërbim të ‘Partisë’ e të ‘Shtetit’…”/ Kujtimet e ish të dënuarit politik nga SHBA-ës
“Kur më caktuen me punë në breg të liqenit të Shkodrës, afër kufinit, mendova se erdh koha me u arratis, por ish-shoku i burgut, më këshilloi…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, nga SHBA-ja
Memorie.al

Nga SAMI REPISHTI

Pjesa e tridhjetë e tre

Sami Repishti: – Në Shqipni, nuk ashtë dokumentue e ndëshkue krimi komunist i së kaluemues, nuk ashtë ba “spastrimi shpirtnor”, rrëfimi i ndërgjegjshëm e denoncimi i kriminelëve ordinerë komunistë! –

                                                              ‘Nën hijen e Rozafës’                 

Gjithashtu mund të lexoni

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

Memorie.al / Gjatë viteve ’30 dhe ’40 të shekullit të kaluem, me zbritjen e rrebeshit të pandalshëm fashist e komunist mbi Europë, ma parë e ma vonë mbi të gjithë botën, “fati” zuni për gryke edhe kombin shqiptar. Si të gjithë të rinjtë, edhe unë u gjenda në nji udhëkryq ku duhej marrë nji qëndrim, qoftë edhe me rrezikun e jetës. Atëherë i thashë “jo” diktaturës, e mora rrugën që nuk kishte fund, nji lundërtar në detin e gjanë, pa brigje. Akti rebel që pothuajse më vrau, më çliroi njëkohësisht. Jam dëshmitar okular i jetës në ferrin fashist dhe komunist në Shqipni, jo si “politikan”, “personalitet” i makro-politikës shqiptare, por si student, si i ri që u ndërgjegjësova për rolin tim, në atë kohë dhe në atë vend, nga dashunia për atdhe dhe dëshira për liri; thjesht, si nji i ri me sensibilitet të theksuem, besnik i vetvetes, i jetës me dinjitet.

                                                                Vijon nga numri i kaluar

I dalldisun nga mendime të këtilla, eca pa u ndalë në drejtimin e caktuem. Po afrohej ora shtatë e mbramjes. Rruga vazhdonte buzë liqenit, përreth kështjellit të Rozafës, deri te ura që kalon mbi Drinin, e kthehet nga jugu, përgjatë lumit Buna. Në atë orë, hija e kështjellit kishte ra e gjatë, mbi lagjen e Ajasmes e “fushat e spahijve”, që unë i njihsha mirë. Larg, dukej Xhamia e Plumbit. Nji tërheqje magjike më shtynte me vështrue ledhet e kalasë, e dukej sikur më shikojshin me pakënaqësi e, më qortojshin: “Largohu, largohu nga unë, o biri im, që nuk pranon sundimin tim mijëvjeçar. Largohu në botën përtej, ku unë nuk të shoh përsëri…!

Por do të ndjesh thellësisht mallin, që mundoi bashkatdhetarët tuej, akoma të lidhun me mue. Megjithatë, në qoftë se asht liria ajo që fitoi mbi magjinë time shekullore, shijojë tanësisht, me të gjithë gjoksin e mbushun nga frymëzimi i saj. E, mos u anko ku, në kulmin e galdimit që shpreson se të pret, nji fshamje e thellë, e dhimbshme, do të sjellë mendimin tand kah unë, kah këto ledhe të harrueme. Atëherë, ma shumë se kurrë, do të kuptosh si duhet, sa randë peshoj unë në zemrën tande, që nuk pranon shkëputjen, ma shumë se shuemjen time…”!

Por, tërheqja magjepsëse e Rozafës së murueme në kështjell, po venitej tek unë. Ajo që mbetej e thellë, ishte Rozafa nanë, bashkëshorte, e gjallë,… gjiu për nji foshnje të njomë…! Rozafa qe duhej të kishte jetue, edhe sikur kështjelli të mos ndërtohej kurrë; Rozafa, njeriu mbi landën e vdekun, jo nën peshën e shkambit pa jetë, që vret! Nga e djathta, Buna rrjedhte qetësisht, asgja nuk e shqetësonte. Hija e randë e Taraboshit, mbulonte Rozafën, sikur donte me e mbrojtë.

Ky mal madhështor, kujdesej për qetësinë e mijëra viktimave, e ushtrive të palosuna në brigjet e tij e, që flejshin nën terrin e natës, pa jetë e të harrueme, pa gjurmë e pa shej, në faqet e tij të zhveshuna e, hijerandë. Me kalimin e urës, mora rrugën buzë lumit që, mbas pak minutash, do të përfundonte në vendin e caktuem. Po afrohej muzgu! Shikojsha me njifarë smire, ujin që rridhte. Buna largohej, në nji vijë zig-zage, si treguese e udhës që dilte nga rrethi i kështjellit, këtij burgu mijevjeçar, e vendosun me dalë në detin e hapun, pa brigje, jashtë rrethimit, në mes të tjerëve e në nji botë të lirë, me të tjerët…!

Ishte ora tetë e mbrëmjes. Hija e zezë e muzgut që shtrihej, pengonte pamjen e qartë të bregut tjetër. Por unë diktova prej së largu, hijet e gjata të tre plepave të mëdhaj. Ishin nji shenj e mire, për orientim. Ata mbretnojshin mbi fushën gjysëm të zhveshun përreth. Vazhdova udhëtimin, me shumë kujdes e tue përshëndetë njerëzishëm kalimtarët, pa lanë asnji dyshim. Në pikën e caktueme, dola nga udha, kërceva mbi një gardh e u gjeta buzë lumit. Nga ana tjetër, u duk flaka e çakmakut, që u ndez e u shue tri herë me radhë. “Gjithçka asht në rregull”! thashë me vete.

Mora dy bombat e dorës e revolverin, hodha poshtë sharrën, nivelin e ujit e sqeparin, mbështolla armët me rrobën e strajcës, që të mos lageshin e, me nji qetsi të pabesueshme, fillova kalimin e lumit, pa ba zhurmë. Tashma, asgja nuk më ndalonte. Nji shtymje e pakontrollueshme nga brenda, më dominoi! Pak minuta ma vonë, u gjeta në bregun tjetër të lumit, në “zonën e ndalueme” për qarkullim, pa autorizimin e Sigurimit. Shoqnuesi më dha dorën. Dola në breg.

Mbas nji përqafimi të shkurtër, nxora armët, i dhashë nji bombë dore e të dy, të armatosun, u nisëm për etapën e fundit të aventurës sonë. Shoku dukej i qetë, e kjo më dha guxim, “Kemi tre kilometra deri te kufini”, më tha. “Kemi rojet e kufinit, qentë, minat, telat me gjemba, nganjiherë të elektrifikuem…! Por ma të rrezikshëm, janë katundarët “vullnetarë”, të armatosun nga Sigurimi e, që njohin mirë të gjitha shtigjet…”! Katundarët e armatosun…më kujtojshin gjuetarët që vrapojnë mbas lepujve…!

Këto krijesa të përçudnueme, ishin gati me vrapue mbas atyne që kërkojshin lirinë, me i kapë, me i dorëzue te Sigurimi, me i vra…! E pabesueshme! Sa poshtë zbret njeriu; e megjithatë, unë shoqnohesha nga nji tjetër katundar, hero, që rrezikonte jetën e vet e të familjes, me shpëtue timen. Ky asht Njeriu! Mbajsha në njenën dorë armën, i gatshëm me e përdorë. Ideja absurde që ky instrument shkatërrues, mund t’i jepte fund jetës sime, me mundonte shumë. Por, në këtë moment, e pranojsha pa hezitim, si mjet mbrojtjeje nga vuajtje të reja e, të papranueshme.

Ecsha mbas shoqnuesit, me kujdes, pa asnji fjalë, tue komunikue me gjeste, nëpër arat e misrit të rritun, larg shtëpive të fshatit e rrugës kryesore. Në qetësinë e natës, ndigjoheshin të lehuna e qenve, e tam-tamet ritmike të teneqeve që, vendasit përdorin me friksue derrat e egjër, damtues të fushave të mbjelluna. Nga arat, hyjshim në pyje me pemë të shkurtra e kaçuba, që bajshin zhurmë. Disa herë ndiqshin rrugën pa shteg, sepse Sigurimi, vendoste degë pemësh të thata, që kërcitshin kur shkeleshin e që mund të tërhiqshin vëmendjen e rojeve, e… “vullnetarëve”!

Shoqnuesi u ndal, e bani shej të ulem. Para nesh kishte nji mur prej guri. Ishte rruga e katundit. Nga larg afroheshin hapat e rojeve të kufinit, tre ushtarë, dy me pushkë të gjata dhe nji me automatik. Nuk kishin qen me vete. Ishim me fat. “Qeni asht problem i madh”, pëshpëriti shoqnuesi me nji buzëqeshje. Me kalimin e rojeve, tue u tërheqë zvarrë, kaluem rrugën e fshatit, e hymë ne nji pyll të dendun. “Njiqind metra nga kufini…mandej kemi gardhin, telat me gjemba e, mundësisht, edhe zonën e minueme…! Kjo asht pjesa e fundit dhe ma e rrezikshmja…”, më tha shoku.

Të dy ishim plotësisht të mobilizuem, fizikisht e emocionalisht, për kalimin e pengesës se fundit. Pa fol, përqafuam njeni-tjetrin me afsh zemre e lot në sy. Ishte rasti i fundit. “Nuk asht koha për lot”! më qortoi ai. Filluem me ecë kambadoras, që të mos shiheshim, e të mos bajshim zhurmë të panevojshme. Çdo minutë ishte nji orë e, megjithëse gardhi i kufinit shihej qartë, nuk kishim guxim me vrapue, e me kalue në anën tjetër.

Kishte mundësi të ballafaqoheshim, me roje të mshehuna, që do të na pritshin me automatik ose, të shkelshim mbi minat tokësore. Asgja! Edhe tre hapa të tjerë. Asgja! Kur u afruem te gardhi, shoku sikur kërkonte diçka, sillej rreth e rrotull e, u kthye me nji tfurk druni. Më tregoi se duhej të hyjsha nën ferrat e gardhit e nën telin me gjemba, barkas e pa lëvizë asnji gur. Në atë pjesë, kufini ishte shtrati i nji prroi të thatë, gjatë verës.

Me tfurkun e tij, ngriti me mjeshtri ferrat e telin. Unë u shtriva në shesh, e fillova zvarritjen, me kujdes e pa trazue asnji gur. Kur dola në anën tjetër, ai uli telin me gjemba e ferrat, ashtu si i kishte gjetë, përshëndeti me dorë, e u largue pa fjalë. Isha në “zonën asnjanëse”. Pranë meje, pashë nji piramidë të bardhë betoni. Në njenën anë, ishin gërmat e zeza RPSH; në tjetrën SFRJ. Hodha hapin vendimtar. Jashtë Shqipnisë, jashtë rrezikut? Nuk e besojsha.

XXXII

23 gusht 1959. – Jugosllavi! Hodha sytë kah vendi im e i të parëve të mi, për herën e fundit. Ishte natë akoma e, tokën shqiptare e mbulonte terri i plotë. Shqipnia ime ishte aty, pranë meje e, megjithatë, aq larg nga unë. Pak nga pak, fillova të ndërgjegjsohem, për aktin e arratisjes e peshën e tij. E gjithë jeta ime, kishte kalue në atë vend që, tashti i sillsha krahët, i shtyme nga nji nevojë ma e madhe, ma e domosdoshme se atdhedashunia. Ishte etja për liri, dhurata ma e shtrenjtë që më ofrohej, e që përcaktonte mendimin e kahin e veprimit tim.

Në këtë çast të privilegjuem të jetës, që kisha arrijtë me rrezikun e vdekjes, u binda edhe ma shumë se, atdheu im i vërtetë ishte liria, e se nji Shqipni pa liri, ishte thjesht nji shkreti. Dielli i ditës së re, ndriçonte mbi nji vend të huej e të panjohun. U drejtova kah posta jugosllave e kufinit, me nji ndjenjë frike, që më dha gjendja ime ilegale. U paraqita si refugjat politik, nga Shqipnia. Dorëzova armët. Roja më shoqnoi brenda. Nji oficer me përshëndeti serbisht. Bashkë me nji ushtar shqipfolës të armatosun, më shoqnuen në nji ndërtesë të vogël prej guri, që përdorej si burg i përkohshëm: nji dhomë e vetme, e nji dritore të vogël, me hekura të kryqëzuem. Hyna brenda.

Nga jashtë, ai mbylli derën me çelës e u largue pa folë. Vetëm në qeli, i lodhun nga udhëtimi, uria, mos fjetja e tronditja psikologjike e rrezikut gjatë udhëtimit, më lëshoi zemra. Sytë u mbushën me lotë. Nuk ishin lot gëzimi. Larg shtëpisë, larg atdheut! Me zemër të ndrydhun, nuk isha në gjendje me shijue gëzimin e aktit çlirimtar, që më hapte horizonte të reja në jetë. Ndijsha njifarë turpi, kur mendojsha se i kisha sjellë kurrizin çdo gjaje, që ishte e shtrejtë për mue. Megjithatë, po jetojsha çastin ma të ndritshëm, të jetës sime.

Nji botë e tanë, nji botë e re shtrihej para meje, nji jetë e re premtuese për mue. “I lirë, o vëlla! I lirë, a ndigjove”? shqiptova pa dashje. “Por ti, ndoshta nuk më kupton, o i mjerë! Sepse nuk e din ende ç’asht liria, o vëlla, që u flijove kaq herë, e që ende nuk fitove…”! Me kalimin e hovit të parë, u afrova pranë dritores pa xhama. Jashtë, shihej fusha e gjanë pjellore, e mbjellun me misër e plot pemë. Ishte nji bukuri e rrallë, atë të dielë plot diell. Ndigjoheshin kumbonet e bagëtive në kullotje.

Nga poshtë, vijshin zanet e banorëve të katundit të afërm. Të gjithë flitshin shqip, për punët ditore, në arat e tyne. Sa ndryshim me katundin shqiptar, vetëm disa metra përtej, ku bujku pronar e bariu, ishin kthye në punëtorë krahu, skllavë të kooperativës, ndrye me dhunë e kontrollue nga Partia e policia. Nuk mund të qëndrojsha ma gjatë në kambë. U ula në shesh, mbështeta kokën në mur, e rashë ne nji gjumë të thellë.

Kur u zgjova, ishte mbas dreke. Në nji qoshe të dhomës, pashë nji copë bukë e, nji tas me ujë të pijshëm. Nuk kisha dëshirë me ngranë. Në ato orë të vështira, mendja e zemra, ishin drejtue kah Shkodra e banesa familjare, në shtëpinë time, ku nana e motra e vëllau, ishin në pritje të kthimit tim nga katundi. Të nesërmen, duhej të shkojsha në punë. Por pritja e tyne, kësaj radhe do të ishte shumë e gjatë. Kur të ngrysej nata, pritja do të kthehej në ankth e frikë, që do të rriteshin çdo orë që kalonte, pa lajme nga unë. Ideja e “të papritunës së madhe”, që do t’i trondiste, më vriste shumë.

Frika se ata do të dërgoheshin përsëri në kampet e dëbimit të Beratit e Tepelenës, atje ku kishin kalue ma parë, disa nga vjetët ma të vështirë të jetës së tyne, më torturonte e, nuk më linte të qetë. Fillova të kujtoj skena familjare të së kaluemes sime, shkollën fillore, vjetët e gjimnazit, angazhimet e para në lëvizjen kundër okupatorit, entuziazmin e papërmbajtun, grindjet e përpjekjet e mia, me ndryshue gjendjen e vendit…!

Mandej, më delshin përpara orët, ditët e muajt e pambarim në Sigurimin e Shtetit, torturat e mia e të shokëve, dënimi banal, absurd, i padrejtë, e deri te burgjet e kampet e shfarosjes së punës së detyrueshme. Gjithçka shfaqej si në nji film, nji pelhurë ngjyrash e formash të ndryshme, që merrshin nji kuptim në vetvete. Me gjithë shkëputjet e herëmbashershme, vazhdimësia e tyne dukej e plotë.

Ishte bota e çmendun, ku kisha jetue për dekada me radhë e sidomos, të gjithë vjetët e rinisë sime, “të breznisë së djegun” në zjarrin e luftës e, të ngjarjeve të përgjakshme që e ndoqën. Si refugjat politik, duhej të ndihesha i sigurt. Por isha në Jugosllavi, nji tjetër vend komunist, i cili kishte kthye mbrapa qindra antikomunistë që, ashtu si unë, përballuen rrezikun e vdekjes, me u arratisë.

Sot, ata fatmjerë, gjindeshin në burgje, përsëri të dënuem me burgime të përjetshme, në qoftë se jo me pushkatim. Do të më kthejshin mbrapa autoritetet jugosllave, studentin që mbrojti të drejtën e Kosovës, për vetëvendosje? Vetëm ideja e nji mundësie të tillë, më bante të dridhem. Fytyrat e lodhuna e të friksueme të shokëve të rinisë e, të vuejtjeve të përbashkëta, parakalojshin si në imazhe haluçinacioni, njena mbas tjetrës, mandej të gjitha së bashku, të ndryshme, por me nji veçori të përbashkët.

Ata kishin shprehjen e hutimit, e të dëshirës me pyetë: “Ç’ka ndodhë me ne? Cila do të jetë e ardhmja jonë”?! Pyetjeve të tyne, nuk u gjejsha përgjegje, veçse shpresojsha…, armë e dobët, në ballafaqim me elementë kriminelë, të verbuem nga magjia e pushtetit të pakontrolluem. Më dukej sikur çdo dalje ishte mbyllë, çdo akt kishte humbë kuptimin, e mendimi nuk vlente ma. Më dukej sikur Shqipnia, ishte zhytë në humnerën e nji nate të errët, natë tri herë mizore dhe e pafund. E megjithatë, në brendinë time, isha i bindun që pyetjes; “a dëshiron me jetue përsëri, në atë vend”? do t’i kthejsha përgjigjen: “Po”!

Sepse në atë vend, kisha pa unë dritën e kalue gjithë jetën. Sepse atje kisha dëshmue. praninë e njeriut që shtypej nga nji fat i verbët e që vuente me dinjitet, sepse në atë vend, shtypja e vuejtja e përbashkët, stoike, më vllaznoi me të tjerët, sepse në atë vend, ushqeva idealin tim, që më frymëzoi e ngjalli shpresën e domosdoshme, me jetue nji ditë si qenie njerëzore, me besë, nder e burrni, e ishte ai vend që ideali e shpresa ime, e quejshin Atdhe..!

Ndigjova hapa ushtarakë që afroheshin. U hap dera! Nji oficer e dy ushtarakë jugosllavë, të armatosun, hynë brenda.
– “Govorish srpskij”? – pyeti oficeri në gjuhën e vet.
– “Jo”, – thashë në gjuhën time.
– “Pa ruskij”? – vazhdoi ai.
– “Jo”, – përsërita unë.
I prekun në sedër, ju drejtova:
– “Parlez-vous francais”?
– “Ne”!
– “Parla italiano”?
– “Ne”!
– “Do you speak English”?
– “Ne”!

Qartazi, ishim pjesëtarë të dy botëve të ndryshme. I zemruem, oficeri jugosllav urdhnoi të ngrihem. – “Idemo”! – tha me nji ton të randë. – “Eja me ne”! – përktheu ushtaraku jugosllav, me pushkë…! Gjatë rrugës, më shtrëngoi nji ndjenjë trishtimi. U detyrova me u largue nga atdheu im, i të parëve të mi, nga vendi që deshta aq sa jetën time.

E do të bajsha të pamundurën, i premtova vetes, të kthehem përsëri, në mos fizikisht, të paktën në mendjet e atyne që jetojnë atje e, uroj edhe në zemrat e tyne. Në vetminë e përvojës jugosllave, kjo lidhje e pazgjidhshme me bashkatdhetarët e mi, më ngjalli shpresën e kthimit në atdheun e lirë, nji ditë që urojsha të mos ishte e largët…! /Memorie.al 

                                                               Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ne nuk kemi qenë burra, por një tufë kriminelësh, që kemi shumë gjynahe’, - më tha ish-oficeri i lartë i Sigurimit, që vuajti 10 vite burg, si miku i Mehmet Shehut...”/ Rrëfimi i rrallë, i Simon Mirakajt

Next Post

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2023

Artikuj të ngjashëm

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Edhe pse Ollga Schweizer, në ‘44-ën shpëtoi nga pushkatimi gjermanëve 100 burra, komunistët e internuan dhe ia burgosën…”/ Historia tragjike e danezes, që u dashurua me firmëtarin e pavarsisë
Kujtime

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

May 30, 2025
“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
Next Post
Kalendari Historik 1 Dhjetor 2023

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2023

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!