• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, July 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

Misteri i zhdukjes i shqiptaro-amerikanit Thoma Sotiri në ’78-ën, ish-nënkryetar i “Vatrës”, pas arrestimit nga Sigurimi dhe denoncimit të dy kamerierëve të Hotel “Dajtit”, Kiços dhe Janit, nga Leskoviku

“Në kasafortën e kreut të Sigurimit të Shtetit, u gjetën monedha e dhëmbë floriri, unaza, bizhuteri dhe…”/ Historiani dhe studiuesi i njohur, publikon dokumentin e rrallë
Misteri i zhdukjes i shqiptaro-amerikanit Thoma Sotiri në ’78-ën, ish-nënkryetar i “Vatrës”, pas arrestimit nga Sigurimi dhe denoncimit të dy kamerierëve të Hotel “Dajtit”, Kiços dhe Janit, nga Leskoviku
“Në ’86-ën i kërkova Ramizit të dënonte figurën e Enverit si agjent i ‘Deuxième Bureau’ franceze që…”/ Dëshmia Koçi Lubonjës ish-majorit të Sigurimit të Shtetit, që e mbyllën në Psikiatri
Misteri i zhdukjes i shqiptaro-amerikanit Thoma Sotiri në ’78-ën, ish-nënkryetar i “Vatrës”, pas arrestimit nga Sigurimi dhe denoncimit të dy kamerierëve të Hotel “Dajtit”, Kiços dhe Janit, nga Leskoviku
“Xhelatet e artit shqiptar, nuk ishin prindërit tanë, por njerëz si Xhelil Gjoni, tmerri i artistëve, që midis tyre e quanin, si…”/ Refleksionet e artistes mbi dënimin e autorëve të “Njolla të murrme”!

Nga Kastriot Dervishi  

Memorie.al / Ishte shtetas amerikan, por me kombësi shqiptare. Erdhi në Shqipëri për herë të dytë, por u arrestua, u dënua e u burgos, dhe si pasojë vdiq gjatë vuajtjes së dënimit. Me siguri qeveria komuniste, ka përdorur gjithë makinacionet e mundshme, duke  gënjyer se gjoja shtetasi amerikan, është riatdhesuar. Arsyeja e vetme, ishte malli që ai kishte me vete. Duke e parë të vetëm, pa njeri, kanë parë të arsyeshme, veprimet që bënë. Shtetasi amerikan, quhej Thoma Gaqo Sotiri, lindur në Vithkuq, në vitin 1920 dhe banues në Spinglield, të SHBA-së.

Kish emigruar në vitin 1936, në moshën 16 vjeçare, një vit pasi kishin shkuar atje babai, nëna dhe vëllai. Që në atë kohë, ka punuar me Fan Nolin, të cilin e shoqëronte nga kisha në shtëpi. Në vitet 1941-1947, u mobilizua me ushtrinë amerikane. Si veteran i plagosur në luftë, merrte pension ushtarak. Në vitet 1951- 1953, ishte zgjedhur nënkryetar i organizatës “Vatra”.

Kalon me gazetën “Liria”, por që kur vdiq Fan Noli, nuk kishte lidhje me të. Kishte qenë më parë në Shqipëri, në shtator-nëntor 1972. Në SHBA-ës, kishte vëllain dhe dy nipat: Thanas Pandi Sotiri (Arthur P. Soter) dhe Dhionis Pandi Sotiri (Deniz P. Soter), të cilët ishin me profesion bankierë. Po ashtu kishte edhe motrën, në Bridgeport.

Gjithashtu mund të lexoni

“Nga familja Toptani, Mulleti, Këlliçi e Bakiu, te Deliallisi, Basha, Kaceli, Tufina, Nallbani, etj., të cilat…”/ Historia e trishtë e grave dhe vajzave aristokrate tiranase, që u persekutuan nga regjimi komunist!

“Ky është një krim i vogël, në raport me ato në Shqipëri, por është nga më të shëmtuarit, është hakmarrje ndaj grave që…”/ Kur Kadare denonconte barbarizmin e regjimit komunist, ndaj grave të huaja

Thoma Sotiri mbërriti më 13.9.1975 në Rinas, me pasaportën nr. F1556936. Gjatë kontrollit doganor, iu mbajtën sende mbi normë, si 8 ora dore, shalle mëndafshi dhe çorape grash. Nuk e priti askush në aeroport. I vetëm, u vendos në hotel “Dajti”, ku foli në telefon, me Koçi Lubonjën. U kthye në “Dajti”.

Aty fton kamerierët, Kiço dhe Jani, të pinin nga një birrë në tavernë, duke biseduar gjëra të ndryshme. Ka qëndruar disa ditë në hotel, e më pas është nisur në Korçë. Me Koçi Lubonjën njihej në fëmijëri, sepse kishte qenë shok me vëllanë e tij, Xhafer Cenko Lubonja (shpallur dëshmor). Koçin e kish gjetur që në vitin 1972, gjatë vizitës së parë.

Arrestimi

Vizita e dytë e Thomait, nuk zgjati më shumë se një javë. U zgjodh momenti, që do shkonte në Korçë, ndërsa u përdorën kallëzimet e kamerierëve dhe muzikantit të hotel “Dajtit”. Kallëzimet janë të datës 17.9.1975, para punëtorit operativ, Mëno Deda. Në thelb, janë dy kamerierët nga Leskoviku.

Në ballafaqime, i pandehuri pranon biseda të përgjithshme, por mohon ta ketë parë ndonjë herë muzikantin. Bisedat kishin të bënin me shprehje se; “Abaz Kupi dhe Hasan Dosti, ishin figura të mëdha politike, se SHBA-ës, kishte të mirë Flotën e VI-të, se ajo posedonte bombën atomike”, etj. Vendimi për fillimin e çështjes penale ndaj Thomait, u mor më 20.9.1975, nga hetuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Vangjel Kote.

Të nesërmen, Thomai u arrestua në Korçë, nga hetuesit Nasho Gjinopulli. Bëhet kontrolli personal dhe i gjenden edhe 935 dollarë dhe disa lekë. Në shtëpinë e xhaxhait të tij, Josif Stratit, ku banonte në Korçë, hetuesi tjetër, Bashkim Asllani ushtroi kontrollin e rrobave e ndër të tjera, shënoi: “Dy valixhe, 7 kanotiere, 12 kravata, 9 çorape, 14 këmisha burrash, syza, krehra, 6 kostume burrash, 20 copë flori të llojit 20 frang, etj”.

Të nesërmen e arrestimit, hetuesi Nasho Gjinopulli, në prani të hetuesit Sali Bundo, i komunikon se; akuzohet për agjitacion e propagandë. I pandehuri e mohon akuzën. “Unë, bisedat e sipërme, nuk i kam thënë me ndonjë qëllim të keq, por kushedi, si m’i kanë marrë Kiço me të tjerët” – thotë ai në hetuesinë e datës 16.10.1975. I pyetur nga hetuesi, ai thoshte se, nuk i mbante mend bisedat, ashtu siç i thonin dëshmitarët.

Më datën 8.1.1976, hetuesi Nasho Gjinopulli, me miratimin e prokurorit të Tiranës, Isamedin Resnja, miratoi akt-akuzën ndaj shtetasit amerikan Thoma Sotiri, i cili akuzohej; “Për zhvillimin e veprimtarisë armiqësore, në formën e agjitacionit e propagandës, kundër pushtetit popullor”.

Citohen fjalë që ai kishte thënë: “Amerika është shtet i fortë ushtarakisht dhe me të nuk mund të krahasohet, asnjë shtet tjetër. Ju nuk keni se çfarë t’i bëni. Amerika mund ta zhdukë Shqipërinë, me një bombë atomike, bile edhe Greqia, nuk ju ka juve në llogari. Amerika ka flotë të fuqishme, që ju nuk e përballoni dot, se jeni shtet i vogël, nuk keni armatim modern…”!

Akuzën në gjyq, e pranoi pjesërisht

Zëvendësprokurori Andon Çerepi, mbajti një fjalim politik, ku spikaste ajo se; cilësohej figurë krimi “mburrja e potencialit ushtarak dhe ekonomik të Amerikës”, sepse kjo ishte “propagandë e mprehtë”. Ai foli për 28 mijë dëshmorët, për kongresin e IV-ët të Frontit Demokratik, për popullin heroik vietnamez, etj.

Me vendimin nr.63, datë 7.2.1976, Gjykata e Rrethit Tiranë, e kryesuar nga Shegush Hakani, ndihmësgjyqtarët Ikbale Karaj e Petrit Baxhaku, e deklaroi fajtor dhe në bazë të nenit 73, të Kodit Penal, e dënoi me 5 vjet burgim, e konfiskimin e sendeve që kishte pasur me vete, duke i lënë vetëm 4.350 lek,ë për përdorim vetjak.

U la në fuqi nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin n.67, datë 27.2.1976. Thomai vdiq më 24.7.1978, në spitalin e burgut në Tiranë dhe u varros në Tufinë. Ishte caktuar për të, varri nr.6. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 9 Shtator 2023

Next Post

“Para viteve 1950-të, SHBA-të, ishin të angazhuara aktivisht në një komplot, që të përmbysnin qeverinë e Enver Hoxhës, me forca paramilitare, por...”/ Artikulli i ‘New York Times’, në janar 1991

Artikuj të ngjashëm

“Nga familja Toptani, Mulleti, Këlliçi e Bakiu, te Deliallisi, Basha, Kaceli, Tufina, Nallbani, etj., të cilat…”/ Historia e trishtë e grave dhe vajzave aristokrate tiranase, që u persekutuan nga regjimi komunist!
Personazh

July 1, 2025
“Ky është një krim i vogël, në raport me ato në Shqipëri, por është nga më të shëmtuarit, është hakmarrje ndaj grave që…”/ Kur Kadare denonconte barbarizmin e regjimit komunist, ndaj grave të huaja
Personazh

“Ky është një krim i vogël, në raport me ato në Shqipëri, por është nga më të shëmtuarit, është hakmarrje ndaj grave që…”/ Kur Kadare denonconte barbarizmin e regjimit komunist, ndaj grave të huaja

June 28, 2025
“Kur e pyeti shërbëtorin e ambasadës britanike, Qazim Kukeli, se ç’mund të bënte për të, ai i tha; asgjë, vetëm fol mirë për Shqipërinë…”! / Historia e rrallë Aubrey Herbert, mikut më të madh të shqiptarëve

June 24, 2025
“Fishta, Mjeda, Gurakuqi e Logoreci, i dërguen një telegram jezuitëve, për vendimin e alfabetit, madje Fishta, i shprehu konsullit austriak për Mjedën…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Personazh

“Fishta, Mjeda, Gurakuqi e Logoreci, i dërguen një telegram jezuitëve, për vendimin e alfabetit, madje Fishta, i shprehu konsullit austriak për Mjedën…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

June 17, 2025
“S’na intereson, sa ka shkruar Lenini, por çka bërë ai për Shqipërinë dhe…”/ Historia e panjohur e deputetit rebel, pjesëmarrës në Revolucionin e Tetorit, që anatemohej si aventurier, se s’martohej dhe Enveri e dënoi me vdekje
Personazh

“Ishte Enver Hoxha në krye të PKSH-së, që mallkoi ‘Mukjen’, që heshti për masakrën e Tivarit, që çoi repartet partizane për…”/ Refleksione rreth librit ‘Ideali i papërfunduar kombëtar’ të Hysni Shaqirit

June 14, 2025
“Kur Boçi na dha lajmin; vdiq Enver Hoxha, kalova përball disa burrave ku ishte edhe i plotfuqishmi i zonës dhe u futa në shtëpi, ku i thashë Gimit; Ngordhi, ngordhi, por ai…”/ Kujtimet e Liri Lubonjës   

June 12, 2025
Next Post
“Para viteve 1950-të, SHBA-të, ishin të angazhuara aktivisht në një komplot, që të përmbysnin qeverinë e Enver Hoxhës, me forca paramilitare, por…”/ Artikulli i ‘New York Times’, në janar 1991

“Para viteve 1950-të, SHBA-të, ishin të angazhuara aktivisht në një komplot, që të përmbysnin qeverinë e Enver Hoxhës, me forca paramilitare, por...”/ Artikulli i ‘New York Times’, në janar 1991

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme