• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, March 25, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Misteri i njeriut në qelinë time dhe ai që dëshmoi në gjyq ndaj meje në Sarandë, ku më dënuan…”/ Dëshmia e rrallë e Kasëm Hoxhës nga SHBA-ës, i arratisur në ’85-ën

“Ja e vërteta e arratisjes së Bilal Xhaferrit dhe kush ishin dy bashkëfshatarët tanë çamë, “Gjoksi” e “Trimi”, që Sigurimi i nisi në….”/ Dëshmia nga SHBA-ës e të arratisurit në ’85-ën
“Ja e vërteta e arratisjes së Bilal Xhaferrit dhe kush ishin dy bashkëfshatarët tanë çamë, “Gjoksi” e “Trimi”, që Sigurimi i nisi në….”/ Dëshmia nga SHBA-ës e të arratisurit në ’85-ën
“Ja njerzit e Sigurimit që më arrestuan në fshatin tim, Markat dhe më dërguan në Degën e Brendshme të Sarandës, ku….”/ Dëshmia nga SHBA-ve e të arratisurit në ’85-ën
“Ja e vërteta e arratisjes së Bilal Xhaferrit dhe kush ishin dy bashkëfshatarët tanë çamë, “Gjoksi” e “Trimi”, që Sigurimi i nisi në….”/ Dëshmia nga SHBA-ës e të arratisurit në ’85-ën
“Ja njerzit e Sigurimit që më arrestuan në fshatin tim, Markat dhe më dërguan në Degën e Brendshme të Sarandës, ku….”/ Dëshmia nga SHBA-ve e të arratisurit në ’85-ën
“Ja njerzit e Sigurimit që më arrestuan në fshatin tim, Markat dhe më dërguan në Degën e Brendshme të Sarandës, ku….”/ Dëshmia nga SHBA-ve e të arratisurit në ’85-ën
“Ja njerzit e Sigurimit që më arrestuan në fshatin tim, Markat dhe më dërguan në Degën e Brendshme të Sarandës, ku….”/ Dëshmia nga SHBA-ve e të arratisurit në ’85-ën
“Ja e vërteta e arratisjes së Bilal Xhaferrit dhe kush ishin dy bashkëfshatarët tanë çamë, “Gjoksi” e “Trimi”, që Sigurimi i nisi në….”/ Dëshmia nga SHBA-ës e të arratisurit në ’85-ën
0
Shares
3.6k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Pjesa e pestë

Memorie.al/publikon disa pjesë nga libri voluminoz autobiografik në dorëshkrim “Tokë e bukur, njerëz të shëmtuar” (kujtime nga xhehnemi) me autor, Kasem Hoxha me origjinë nga fshati Markat i Sarandës dhe me banim në SHBA që nga viti 1985, kur ai u arratis nga Shqipëria, pasi kishte vuajtur dhjetë vite në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës.  E gjithë historia e trishtë dhe e dhimbshme e Kaso Hoxhës, që nga jeta dhe puna e vështirë në fshatin e tij në skajin më jugor të vendit, pakënaqësia ndaj regjimit dhe poezitë e para me karakter politik, si ranë ato në dorë të Sigurimit të Shtetit dhe kush ishin të afërmit e tij që e spiunuan, arrestimi në zyrën e Kryetarit të Këshillit Popullor të fshatit Markat, nga Sigurimi i Shtetit më 21 qershor të vitit 1973, hetuesia në Degën e Punëve të Brendshme të Sarandës, gjyqi ndaj tij dhe dënimi me 10 vite burg për “agjitacion e propagandë”, qëndrimi në “Kaushin” e Tiranës (Reparti 313), dhe të burgosurit që gjeti aty, dërgimi në Spaç e puna në atë kamp, me policët e oficerët kriminelë dhe të “butë”, bashkëvuajtësit e përshkrimi i “portreteve” të tyre me anët pozitive dhe negative, lirimi nga burgu dhe kthimi në fshat, arratisja në Greqi dhe qëndrimi në kampin e Llavros-it, fitimi i azilit politik për në SHBA-ve, korrespodenca me organizatën Amnesty International, e degës së Londrës, informacionet me të dhënat që u dërgonte për të burgosurit e Spaçit dhe regjimit komunist në Shqipëri, e deri tek krijimi i familjes së re dhe jeta e puna në atë vend të largët, me komunitetin çam të përçarë nga intrigat e njerëzve të Sigurimit të Shtetit nga Shqipëria që vepronin atje.

Pjesë nga libri në dorëshkrim, “Tokë e bukur, njerëz të shëmtuar”, (kujtime nga xhehnemi) i autorit, Kasem Hoxha, dërguar prej tij ekskluzivisht për Memorie.al

Gjithashtu mund të lexoni

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

“Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, nën dritën e qiriut, lexonit Kafkën, Volterin, Platonin, Shopenhaurin, dhe të nesërmen…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

                                               Prolog

                                     Lexues të dashur!

Mos ja vini veshin titullit që po ju paraqes, dua të them, se sikur mos të jeni të duruar për të lexuar këtë përmbledhje me kujtime, po të doni ta falni autorin, se stili i tij është i zbehtë, i pafrymëzuar përpara kësaj drame të madhe, të popullit tim, të kombit tim martir.

Personazhet e mi, nuk janë të krijuar nga fantazia ime, por janë njerëz të vërtetë, janë vëllezërit tuaj, baballarët tuaj, të afërmit tuaj. Ngjarjet nuk janë të trilluara, por reale e të jetuara. Ju do të bindeni vetë, vetëm pasi të keni lexuar këtë përmbledhje me kujtime. Ju do gjeni diçka nga jeta juaj, diçka të vërtetë nga jeta e baballarëve tuaj, e nënave tuaja, e vëllezërve tuaj, se si vuajtën se si vdiqën.

Këtë përmbledhje kujtimesh, e shkrova për amanetin që më lanë shokët, që bota të mësojë të vërtetën, se si u torturuan, si vuajtën, si vdiqën, njerëz të pafajshëm, nëpër kampet dhe burgjet e xhelatit, Enver Hoxha!

Unë shkoj me shpresë se cilido lexues, shqiptar ose i huaj, nuk më mbetet hatëri, nga kritika, rrahja e mendimeve të kundërta, pasi është mënyra më e mirë për të gjetur të vërtetën. Titulli i librit, “Tokë e bukur, njerëz të shëmtuar”, do t’i zëmëroj lexuesit, por në fund, do arrij në konkluzion se kam të drejtë, ta quaj “Epokën 45-vjeçare të regjimit komunist satanik të Enver Hoxhës”: Të shëmtuar.

Unë, mjerisht, për fatin e keq që pata, pashë dhe jetova dramën e madhe që ndodhi përpara syve të mij. Nuk jam as poet dhe as gojëtar, do më duhet punë e madhe që t’i shpëtoj gabimeve letrare në këtë libër historik, që mund të frymëzojë poetët dhe shkrimtarët e ardhshëm, mbi tragjedinë e kohës sonë, të kohës më të zezë të kombit tim!

Zotërinj lexues, ju uroj të gjithëve të keni liri dhe paqe…!

Kaso Hoxha.

Llavrio, Greqi 1985

                                              Vijon nga numri i kaluar

Njeriu i panjohur në qelinë time!

Ai u për-qëndrua të shkruante diçka në makinën e shkrimit e cila ishte tepër primitive për kohën dhe zhurma monotone kur shtypte gërmat si një çekiç më rrihte brenda në tru. Më vonë më pyeti për të gjithë njerëzit e soit tim, duke treguar me dorë një listë të gjatë, ku donte të dinte për secilin. Unë i’a preva shkurt se: ‘nuk kam folur me asnjeri tjetër veç Selfos, për veprimtari armiqësore dhe propagandë kundër pushtetit popullor’.

Kështu pas më tepër se tre katër orëve më la dhe i tha policit që e quanin Andrea, të kthehej në zyrë, ku diçka i pëshpëriti në vesh! Me siguri mund të ishte urdhër për tortura. Polici më futi në qeli dhe unë u habita se si ishte e mundur që polici nuk m’i vuri prangat dhe as më rrahu, megjithëse plagët më kullonin akoma gjak. Nuk e di se sa ditë kaluan pasi e humba fare orientimin për kohën, nëse ishte ditë apo ishte natë dhe doja aq shumë të dija për gjendjen shpirtërore të nënos time dhe atyre foshnjave të pa fajshme, por asnjë lajm! Kur ambientohesh me errësirën për një kohë të gjatë, mund të dallosh muret dhe ambientin për rreth.

Që ditën që më mbyllën në atë qeli, ndjeja se diçka më pickonte në trup, por nuk mundja as ta kruaja, as ta vrisja atë insekt, parazit gjakpirës, që s’e kuptoja nëse ish morr apo plesht, a ishte korëz, sepse i kisha duart të lidhura. Pas shumë mundimesh munda ta kap atë parazit që më pickonte ndënë sqetull. Ishte me të vërtetë korëz, të cilat janë të pa durueshme. Mendova se këta katil pa shpirt, e kishin infektuar me qëllim qelinë, pasi ishte edhe kjo një formë torture, të të pinin gjakun korëzat, torturë e pa durueshme që nuk mund ta duroje aspak, pasi pickimi i korëzës është helmues dhe tepër alergjik! U ankova, i thashë policit, Beqo Sulës, se ka shumë korëza. Ai ma preu shkurt: – “Mos u ndjej, ka edhe më keq”!

Pothuaj ishte fundi i korrikut, akoma as një shenjë, në se përgatitën akt-akuzën të mbështetur në nenin 73 të Kodit Penal të sanksionuar edhe në Kushtetutë: “Agjitacion dhe Propagandë”. Një ditë u hap dera dhe polici më urdhëroi ta merrja një palo batanije që ma kishin dhënë pak ditë më parë, për ta shtruar në dërrasa, e cila ishte e mbushur gjithë korëza. E ndoqa policin, ai me çonte në një korridor ku në anë të djathtë ishin më tepër se pesë a gjashtë dyer të rënda, me nga një vrimë të vogël në mes, kurse në fund të korridorit, ishte një dritare e vogël e mbërthyer në hekura, ku as një mi i vogël nuk mund të kalonte.

Polici hapi derën me numër 3, qelia ishte pak më e madhe se qelia ku u torturova më tepër se një muaj, në një lartësi afërsisht 2 metra. Kishte një dritare shumë të vogël, e mbërthyer në hekura, ku as një zog i vogël nuk mund të shkonte në anën tjetër, por të paktën hynte pak dritë. Është në instiktin e çdo njeriu, që kur  rrezikohet, të mendojë se si të shpëtojë. I burgosuri pjesën më të madhe të kohës, vret mendjen si mund të gjejë lirinë. Unë nxora si konkluzion se: nuk kisha as një mundësi.

Kur hyra brenda në qeli, pashë një burrë rreth të tridhjetave, mesatar në trup, i pa rruar ndonjë javë apo më tepër, ashtu si unë kokë qethur. Polici e mbylli derën nga mbrapa. Njeriu që as e njihja dhe as më njihte, kish një buzëqeshje pa shpresë në fytyrë. Ai shtriu dorën për të bërë toka, ja dhashë dhe unë dorën pa ngurruar. Në mëndjen time ekzistonte një frikë, ku nuk e di pse instiktet e mia më thoshin mos kij besim më tek njeri! Ndoshta kjo vinte kur pashë se vëllezërit e mi, më hodhën në fund të humnerës, më shitën tek “kasapi” për interesat e tyre.

E ndjeja se kisha pësuar një traum të rëndë psiqike, “Socialfobia”, frika nga shoqëria njerëzore. Megjithë atë ja shtrëngova dorën, ndjeva pak ngushëllim. Nuk e dija pse ky njeri ishte mbyllur këtu, një mendje më thoshte se ishte një spiun i përgatitur nga organet e Sigurimit, nuk besoja më as tek muret e qelisë, pasi mendoja se do kishin instaluar aparat inçizimi.

Sidoqoftë ai më tha se e quanin “Kristo…”. ‘Mua më quajnë Kasëm Hoxha’ ja ktheva, po shkurt Kaso. Kristua kishte shtruar batanijen në krah të djathtë të qelisë, në qoshe kishte palosur pak rroba (ndërresa). E shtrova batanijen time në anën tjetër të qelisë, mu duk tepër luksoz ambienti i kësaj qelie në krahasim me qelinë ku më torturuan. Rrinim në heshtje dhe unë prisja, vendosa të mos flisja i pari, le të bënte hapin e parë Kristua.

-“Çfar bëre që të arrestuan”? – Më pyeti

-“Më akuzojnë për veprimtari armiqësore kundër pushtetit popullor, agjitacion dhe propaganda”, – i’a ktheva pa u ngurruar.

Pashë se sytë e Kristos u hapën jashtë mase, fytyra e tij mori një shprehje habie edhe ai vetë nuk e besonte si ishte e mundur një djalë 22 vjeçar, të ishte armik i regjimit?! Isha i sigurt se lartë, barkë-mëdhenjtë e Sigurimit, e kishin pregatitur, instruktuar mirë, që nëse ishte e mundur, të merrnin ndonjë informatë të re! Ai pa plagët në duart e mia që kullonin akoma gjak, pasi ishte e vështirë që me atë vapë të korrikut plagët të mbylleshin. Vështrimi i Kristos ishte kurioz dhe njëkohësisht ai shprehte keqardhje për vuajtjen time fizike dhe shpirtërore. Lëkura e tij shkëlqente, kurse unë isha kockë e lëkurë, dukej se ai bënte një jetë të mirë. Kjo do të thoshte se ishte i privilegjuar nga rregjimi!

-“Nga je”? – vazhdoi të më pyes.

-“Nga Markati’ – ia ktheva, ‘po ti nga je”?

-“Jam nga Hoxha “Livadhja”, – m’u përgjigj.

-“Pse të futën në burg Kristo”? – e pyeta

-“Më fal, nuk dua të të lëndojë plagët që të pyes”, – vazhdova, duke lënë të kuptonte, se nuk është aspak e mirë që të nxitësh një njeri të pa njohur, të të hap barkun e të rrëfehet për jetën e tij.

-“Jo, jo’ – ma ktheu aty për aty Kristua, ‘është histori e gjatë Kaso’ – vazhdoi ai. ‘Besoj se do të kemi kohë të të rrëfej çfar ndodhi”. Duke nxjerrë një psherëtimë thellë nga barku, sikur donte ta lehtësonte dhembjen e tij shpirtërore. Vështrimi i tij u përqendrua tek dera e rëndë dhe pashë se sytë e tij u përlotën. Me zë fare të ulët, që mos të na dëgjonte polici, vazhdoi bisedën:

-“Jam i martuar, gruan time e quajnë E…., kam dy fëmijë të vegjël. – Në këto momente vura re se zëri i tij dridhej, dy pika loti u rrokullisën mbi faqen e tij të pa rruar prej ditësh! Dhëmbja e atij njeriu të pa njohur për mua, më dukej se ishte dhe dhembja ime! Sytë e mi u mbushën me lot, i zgjata dorën dhe ja shtrëngova, për t’i treguar se edhe unë, kam një dhembje të tillë, thellë në shpirtin tim. Kristua fliste aq mirë shqipen. Ai ishte minoritar grek dhe më bëri përshtypje e mendova se kisha të bëja me një njeri të edukuar. Pasi u qetësua ai vazhdoi:

-“Kam bërë një faj të rëndë për familjen, sa nuk thuhet! Kam qenë pedagog… në gjimnazin e Hoxhës, punë shumë e mirë. Tani i humba të gjitha Kaso, karriera ime mbaroi! Gjyqi im bëhet muajin që vjen, besoj aty nga fundi i gushtit. Ndjehem tepër fajtor për gruan time të pa fajshme, për familjen time, për njerëzit e mi”, vazhdoi Kristua

-“Nuk e di se si ndodhi gjithë kjo, më duket sikur jam në ëndërr, kam dy muaj që dergjem në këtë qeli, më ka marr malli për fëmijët, kurse gruaja vjen në takim çdo javë”, tha ai dhe zgjati dorën tek një çantë e vogël. Megjithëse aty brenda nuk të linin asgjë personale, ai kishte një pako biskota dhe më ofroi atë pako. Unë isha tepër i uritur dhe ai e shihte qartë këtë, pasi isha dobësuar shumë! Ngurova fillimisht dhe i thashë se: ‘ti ke nevojë për ushqim për veten tënde’. Ai m’u lut ta merrja sa më shpejt të ishte e mundur, që mos të na shihnin polici.

Nuk ja prisha, e mora dhe e falenderova për bujarinë e tij. Embëlsia e biskotës sikur më ngjalli pak. Instikti më tha se ky njeri nuk të bën keq, ndoshta ishte urdhri i zotit që ky njeri ishte një ëngjëll për shpëtimin tim, dhe kështu ndodhi me të vërtetë. Unë nuk kisha asnjë ndihmë nga njerëzit e mi, të gjithë ishin të trembur të vinin në Sarandë të më sillnin ushqim. Kurse njerëzit e Kristos, çdo vakt që Bequa na linte të shkonim në WC, i lejonte të burgosurit të merrnin pak ushqim me vete në birucë.

Ishte një dhomë e veçantë që mbante ushqimet e të burgosurve, me sa kuptoja ishin afërsisht nja dhjetë biruca, mundet rreth 15 – 20 të burgosur. Kristua i lutej Beqos, nëse ish e mundur të merrte pak më tepër. Por një ditë ai e pyeti – “Pse merr më shumë sa të lejon rregullorja”?! – Ai i’u përgjigj: “Marr pak për Kason, se ai nuk ka”! – Me sa kuptova, në mënyrën që ju lut Kristua, Beqos i erdhi keq dhe mbas asaj dite, e la të lirë të merrte nga ushqimet e tij çfar donte.

Kur Kristua hynte në qeli me gjithë ato ushqime të cilat i ndante përgjysmë me mua dhe ma vinte përpara, unë gjithnjë i lutesha, se e kishte tepruar me bujarinë e tij. Një ditë pasi më vuri ushqimet përpara më tha:

-“Në qoftë se ti nuk i pranon, nuk i ha çfar unë të dhuroj nga zemra, do më bësh që edhe unë të mos ha asgjë! Më beso, nuk më shkon asgjë poshtë, nuk mund të vë asgjë në gojë, nëse ke pak respekt për mua, ne jemi të mbyllur në këtë qeli, kalojmë momentet më të vështira të jetës bashkë, vuajmë bashkë le t’i hamë këto pak gjëra bashkë.

Më preku sinqeriteti i atij njeriu të panjohur për mua, që shihja se vuante shumë shpirtërisht. E shihja që sytë e tij ishin të mbushur me lot. U mundova ta ngushëlloja dhe t’i ngrija moralin, duke i thënë: “Jetën e ke përpara, mundet që të jesh dhe i pa fajshëm, ti je tepër i ri”. Pashë në fytyrën e tij një buzëqeshje të venitur, të shuar, pa shpresë.

-“Në gusht bëhet gjyqi im’,- vazhdova unë. ‘Akuza është tepër, tepër e rëndë, nuk e di se çfar dënimi do të më japin, por sido që të ndodhi, se një ditë do të ndahemi, ta dish, se do të kem gjithnjë në zemër e mendje, për bujarinë tënde, shoqërinë tënde, respektin tënd, qofsh i bekuar”.

Më 12 gusht më çuan në Gjykatën e Sarandës. Gjyqi bëhej me dyer të mbyllura. Prokurori Abaz B… lexoi shpejt e shpejt akuzën time. Ato sollën të vetmin dëshmitar që me siguri e kishin paguar, ky ishte Thoma M…, i cili deklaroi përpara trupit gjykues, se: “Kasemi gjatë shërbimit ushtarak, më bënte agjitacion e propagandë kundër qeverisë”.

Nuk i vura dhe shumë faj, pasi mendova se ndoshta e kishin kërcënuar që të jepte një deklaratë të tillë. Do ishte edhe më keq dhe mund të çonte në dënim me vdekje në qoftë se thoshte: “Kaso kishte ndërmend të godiste me top Komitetin Qendror”.

Në fund gjykatësi më pyeti nëse e pranoja dhe nëse ishin të vërteta të gjitha çka mbante akuza. I’u përgjigja: “Po”, ai më pyeti përsëri: “Çfar kërkon nga Trupi Gjykues”, dhe unë i’u përgjigja me zë të zbehtë: ”Mëshirë”! Ai më urdhëroi të ulem, juria shkoi në dhomën ku do merrej vendimi dhe pas pak minutash, ata u kthyen. Gjykatësi lexoi vendimin e Gjyqit. Unë nuk e mbaj mend fjalë për fjalë, por nuk harroj kur tha se: “I pandehuri Kasëm Çerçiz Hoxha, dënohet me 10 vjet heqje të lirisë”.

Unë e prisja këtë edhe më keq, pasi çdo gjë mund të bënin po donin ata xhelatë. Gjyqi nuk zgjati as një gjysëm ore dhe unë u ktheva në qelinë nr.3, ku Kristua i habitur më pyeti:

-“Mbaroi gjyqi”?

-“Po” – i’u përgjigja.

-“Kaq shpejt, sa të dënuan”?

-“10 vjet, Kristo”, – i’u përgjigja.

Më 13 tetor 1973, herët në mëngjes, Bequa, gardiani i qelive të Degës së Punëve të Brendshme të Sarandës, hyri në qelin ku isha unë me Kriston i mbyllur, e na urdhëroi të përgatiteshim për udhëtim. Unë s’kisha asgjë veç zheleve që më vareshin në trup. Kristua kishte dy çanta, një me ushqime dhe tjetra me rroba.

Na lidhën dorë më dorë, na hypën në një makinë burgu dhe pas 7 orësh udhëtim, arritëm në Tiranë. Shtatë porta u hapën njëra pas tjetrës dhe e pashë veten në korridorin tërë errësirë, ku të mbyste era e rëndë, tepër e qelbur e nevojtoreve! Mendova se ky “përbindësh” që më kish mbërthyer me tërë forcën “në kthetrat e tij”, ishte e vështirë t’i shpëtoja.

Polici na urdhëroi të xhvisheshim për kontroll, pasi bënin kontroll të imtësishëm. Polici më pyeti për çfarë jam i dënuar:

-“Agjitacion dhe propagandë”, – i’u përgjigja.

-“Oooo, ti je armik i popullit, do të vesh te kaushi nr.7”

-“Vishuni shpejt dhe merrni plaçkat tuaja në dorë”, – urdhëroi polici.

Polici hapi derën me nr.7 dhe unë hyra në errësirën e kaushit me torbën që më la në dorë Kristua. I hutuar dhe i trembur njëkohësisht.

Dëgjova zëra që më uronin mirëseardhjen, duke më ngushëlluar për të më dhënë kurajo. Zëra krejt të çuditshëm për mua, zëra të mekur, si kur flisnin të vdekurit. Ashtu i hutuar pas derës mendova:

-“Vall mos jam në varr”?!

Sytë shpejt mu mësuan në atë errësirë, dallova muret, një brimë e vogël e mbërthyer në hekura, dhe një radhë tre katëshe me krevate ku dergjeshin 12 kufoma. Ardhja ime i bëri kureshtar, pasi ata të katit të parë dhe të dytë u ngritën në fund për të parë të porsaardhurin. Kurse kati i tretë, kishin zgjatur kokat. Pasi mblodha veten, u kthej përshëndetjen:

-“Tungjatjeta shok dhe mirë se ju gjej”

Një i burgosur rreth të 40-ve, i veshur me një kostum doku ngjyrë kafe, zbriti shkallët nga kati i tretë ku rrinte dhe erdhi e më dha dorën duke më ngushëlluar: “të shkuara”! Të njëjtin veprim bënë edhe të tjerët. Të gjithë pyesnin njëherësh se cili isha, nga cili rreth vija, përse isha dënuar?! Disa donin të dinin se çfar po ndodh jashtë dhe në botë. I burgosuri që më përshëndeti i pari, më poqi një kafe me letra dhe unë e falenderova për bujarinë! As e njihja dhe as më njihte!

Të gjithë, kur më panë aq të ri në moshë dhe të dobësuar nga torturat, ishin gati të më jepnin frymën e tyre, I burgosuri që më bëri kafen më tha se e quanin: Tanush Frashëri, pedagog i gjimnazit “Halim Xhelo” në Vlorë dhe ishte dënuar 5 vjet. Në krah të Tanushit, flinte Qani Çollaku, prej Mokre të Pogradecit, mbaruar për “Gjuhë – Letërsi” jashtë shtetit, i dënuar 7 vjet. Pas tij, në krah të djathtë, dergjej Ziso Vangjeli, një plak rreth 65 – 70 vjeç, i dënuar me 20 vjet burg, ish-profesor i Universitetit të Sorbonës në Paris.

Një plak shumë i urtë, nuk fliste shumë. Më poshtë në katin e dytë, dergjej Mark Dema, një jezuit nga Durrësi. Pasi u njoha me të gjithë, zura vend në katin përdhesë pranë qoshes, ku shtrova atë palo batanie të vjetër, ishte aq e vjetër dhe e pa larë kurrë. Isha i lodhur nga udhëtimi dhe m’u lutën të gjithë të shtrihesha pak, për t’u shplodhur./Memorie.al

                                                  Vijon numrin e ardhshëm

Copyright ©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Pse njohja ndërkombëtare e Mbretërisë Shqiptare?

Next Post

1 shtator 1928, kur u ndërrua forma e regjimit, nga Republikë në Monarki, dhe Ahmet Zogu u shpall Mbret i Shqiptarëve…\ Historia e panjohur dhe deklarata e Zogut në “THE ILY EXPRESS”

Artikuj të ngjashëm

“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Dossier

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 24, 2023
“Nga ushqimi, fjetja, takimet me familjen dhe masat ndëshkimore, te shpërndarja e të dënuarëve në burgjet e kampet e fshehta për…”/ Historia e panjohur e të burgosurve politik e ordiner, në vitet 1945-‘90
Dossier

“Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, nën dritën e qiriut, lexonit Kafkën, Volterin, Platonin, Shopenhaurin, dhe të nesërmen…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 23, 2023
“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960
Dossier

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

March 22, 2023
“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm
Dossier

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

March 20, 2023
“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen
Dossier

“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen

March 21, 2023
“Një veturë e zezë e Sigurimit më ndjek nga pas, i vetmi njeri, të cilit i pata treguar se do të arratisesha, më ka…”/ Refleksionet e djalit të ish-kryeministrit, Mehmet Shehu
Dossier

“Pak minuta para se të vdiste, Fiqrete Shehu, më kërkoi t’i merrja kostumin e mire, që kishte në garderobën e burgut dhe më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë, në Zejmen, në ’88-ën

March 19, 2023
Next Post
1 shtator 1928, kur u ndërrua forma e regjimit, nga Republikë në Monarki, dhe Ahmet Zogu u shpall Mbret i Shqiptarëve…\ Historia e panjohur dhe deklarata e Zogut në “THE ILY EXPRESS”

1 shtator 1928, kur u ndërrua forma e regjimit, nga Republikë në Monarki, dhe Ahmet Zogu u shpall Mbret i Shqiptarëve…\ Historia e panjohur dhe deklarata e Zogut në “THE ILY EXPRESS”

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!