• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 8, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Misteri i arrestimit të Arsen Priftit nga Piqerasi i Sarandës, që pasi punoi disa kohë në Degën e Brendshme, u dënua fillimisht me vdekje dhe më pas 25 vjet, pasi…”/ Historia tragjike e fisit të njohur

“Misteri i arrestimit të Arsen Priftit nga Piqerasi i Sarandës, që pasi punoi disa kohë në Degën e Brendshme, u dënua fillimisht me vdekje dhe më pas 25 vjet, pasi…”/ Historia tragjike e fisit të njohur
“Misteri i arrestimit të Arsen Priftit nga Piqerasi i Sarandës, që pasi punoi disa kohë në Degën e Brendshme, u dënua fillimisht me vdekje dhe më pas 25 vjet, pasi…”/ Historia tragjike e fisit të njohur
“Nga ‘Historia e Sigurimit të Shtetit’, e botuar në vitin 1974, nxirren mjaft të dhëna rreth diktaturës, si… “/ Ana e panjohur e krimeve të regjimit komunist, shqiptaro-jugosllav
“Shoku Enver, ja po e lexoj unë platformën e Sigurimit që Kadriu u’a dha sovjetikëve, me emrat e agjenturës….”/ Diskutimi i Hekuran Isait në mbledhjen e Byrosë, shtator ‘82
“Pëllumb Dishnica tha se në ‘Pallatin e Brigadave’ ku është kuzhinieri i Zogut, udhëheqësit me familjet e tyre…”/ Përgjimet e të internuarve në Ishullin e Zvërnecit
Memorie.al

Nga Agron Mema

Memorie.al / Një nga pikat kulminante të diktaturës komuniste në Shqipëri, është “Lufta e Klasave”; pushkatimet, vrasjet pa gjyq, burgosjet me akuza të pabazuara, internimet dhe persekutimet në të gjitha format dhe llojet e saj të tmerrshme, e cila në Shqipëri erdhi e një lloji të veçantë, me fytyrën më të egër e kanibale, me tingujt më të fortë të tragjizmit dhe dhimbjes, me notat më të ashpra të urrejtjes për jetën dhe intensitetin e forcës më të madhe goditëse, ndaj virtyteve dhe moralit njerëzor, varrosjen për së gjalli të çdo ëndrre, për të ardhmen e lumtur. E natyrisht, pa u njohur mirë këto, nuk do të kishte kuptim njohja dhe denoncimi i krimeve të diktaturës komuniste dhe vetë terrorit të kuq, të shfaqur në formën më të tmerrshme e më të pamëshirshme.  

Mijëra shqiptarë të pafajshëm e provuan këtë sistem të egër nëpër burgje e kampet e përqendrimit, kampet e internimit dhe kampet e punës, provuan plumbat e litarin, humbjen e varrit, së bashku me eshtrat e tyre që nuk do të gjenden kurrë. Një popull shpresëhumbur, i stërmunduar, i uritur, rraskapitur e i lebetitur.

Një nga këta të shumtë vuajtës të sistemit komunist diktatorial mesjetaro-feudal, është edhe Arsen Prifti, nga fshati Piqeras i bregdetit të Sarandës dhe i gjithë fisi i tij. Një nga fiset më të mëdha e më të kamura të kohës në Piqeras dhe të njohur në gjithë bregdetin e fshatrat e tij, për fisnikërinë dhe ndihmat humane ndaj shtresës së varfër. Të gjithë të lidhur me Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Shtëpitë e tyre dykatëshe ndodhen në qendër të fshatit, aty ku banorët i thonë; “Porta e Madhe”. Shtëpi të hershme që rezistojnë edhe sot. Por, një vit pas çlirimit të vendit, në maj 1945, ndodhi tragjedia që do të sillte mbi këtë fis, gjëmën e madhe: burgosje, internime e persekutime, deri në brezin e tretë pasardhës të Arsenit.

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Çfarë ndodhi në Piqeras, atë maj të 1945-s?

Vëllai i Arsenit, Grigor Prifti (Goli), që në ditët e para të çlirimit arratiset në Greqi. Arratisje mbi të cilën koha nuk ka hedhur dritë dhe ka ngelur enigmë edhe sot, megjithëse në vitet e para të demokracisë, Goli erdhi në fshat pak ditë, por qëndroi gojëkyçur…! Goli kishte qenë partizan dhe arratiset papritur, duke lënë pas gjëmën e madhe për fisin e tij dhe shumë bashkëfshatarë. Urrejtja dhe hakmarrja komuniste, do të shfrynte mbi ta, tmerrshëm e pamëshirshëm. Por nuk u nxituan. Koha do të sillte në skenë ngjarje të reja në zhvillim. Dokumentet dhe gojëdhënat duan të thonë, se erdhi disa herë në fshat si diversant, por kjo nuk u faktua edhe pse shumë veta u dënuan dhe u rrezikuan shumë. E faktuar është vetëm ndodhia, që do të rrëfejmë më poshtë.

Bashkëfshatarët, Golin, e përshkruajnë të fortë fizikisht, të mençur dhe trim. Kish zgjuarsi natyrale, të admirueshme. Ngjarja që shkaktoi tragjedinë mbi fisin e tij dhe e dokumentuar si ardhja e fundit në vendlindje nga shteti grek, është ajo e majit 1945-ës. Një nga më të moshuarit e fshatit Piqeras dhe fis me Golin, 87-vjeçari Aleksandro Prifti, tregon se: “Atë natë organizata bazë e partisë, qe mbledhur në mbledhje tek godina e madhe dykatëshe në mes të qendrës së fshatit, Shtëpia e Qendrës e cila, ashtu është edhe sot. Partia dhe fronti qenë sinjalizuar nga Sigurimi i Shtetit, se Grigor Prifti kish ardhur në fshat si diversant për akte terrorizmi dhe duheshin marrë masat, për arrestimin e tij.

Ata bënin mbledhje në katin e dytë të godinës, ndërsa Goli rrinte fshehur në katin e parë dhe i dëgjonte. Në një moment pas mesnatës, kur diskutimet morën zjarr, Goli mori gruan e fëmijët dhe një bashkëfshataren e tij, zonjë të shtëpisë ku bëhej mbledhja, Leni Qëndron, (e cila kish burrin në Amerikë dhe më pas u bashkua me bashkëshortin), e i tha dhe Vito Qesarit se; kish biseduar me të shoqin e saj në Amerikë dhe kish leje ta merrte e ta çonte tek burri, por ajo nuk pranoi, se kish fëmijë shumë e qenë të vegjël, nuk kish ku t’i linte. Goli me bashkëshorten e fëmijët dhe me Lenin, zbritën buzë detit, ku i priste mjeti lundrues dhe u larguan për në Greqi. Të nesërmen u mor vesh ngjarja. Komiteti Qendror i PPSH-së, me urdhër të posaçëm nga Enver Hoxha, mori vendimin për shkrirjen e organizatës bazë të partisë”!

Ndoshta rast i veçantë ky në Shqipëri, gjatë gjithë kohës së sundimit komunist. Dhe do të nisnin arrestimet dhe internimet me akuzat absurde dhe këtë absurditet, e tregojnë vendimet e para të gjykatave dhe anulimi i tyre. Qëllimi qe gjetkë. Do të niste e famshmja “Lufta e klasave” e shpronësimi i fshatarësisë dhe kjo do të shoqërohej me terror e shantazh kundër familjeve të pasura dhe ato të mesme. Kjo kish nisur një vit më parë, kur qe arrestuar një nga më të pasurit e fshatit, Llukan Xhani, me akuzën; “agjent grek” dhe fillimisht u dënua 20 vjet burg e, më pas doli, sepse nuk ia faktuan akuzën. Tani vinte një radhë më e madhe, një luftë më e gjatë, që do të përfundonte vetëm në fund të vitit 1990.

U arrestuan pas arratisjes spektakolare të Golit me familjen, Filip Laska e Kiço Çuni, të dy barinj. Mbi ta rëndoi akuza se; kishin strehuar Golin disa herë, kur ai kish hyrë në Shqipëri nga kufiri grek. Filipi u dënua 21 vjet dhe Kiçua 12, po nuk i bënë të gjitha vitet e burgut. Tjetër i dënuar qe dhe Thanas Prifti, ish-partizan i Brigadës së 6-të Sulmuese, por ky shkoi në vend të babait dhe bëri katër vjet burg e, u lirua si ish-partizan, ndërsa Kiço Çuni, u lirua pas 6 muajsh, se nuk iu provua akuza si strehues i Golit. U internua i ati i Golit, Lonidha Prifti, në Lushnjë, por u kthye shumë shpejt në fshat, duke shtuar çudinë e kësaj tolerance, vetëm brenda një viti.

Por nuk kishin harruar: i vëllai Arqile Prifti, u internua 20 vjet në Krujë. Në Krujë, u internua 2 vjet dhe një grua piqerasjote, Vasiliqi Voda, e cila kish burrin në Amerikë, por nuk iku dot me Golin, ndërsa Sigurimi i Shtetit, dyshonte se mos Goli vinte prapë dhe e merrte, ndaj e internuan, për të qenë më të sigurt. Disa familjeve iu hoq triska e frontit, si dhe shpallën dy kulakë, Timoleo Bitrin dhe mësuesin e fshatit, Dhimitër Vrana. U përndoq i gjithë fisi i Priftajve, miq e shokë të tyre, të afërm e krushqira.

Po barra më e rëndë e goditjes, ra mbi të vëllanë tjetër të Golit, Arsen Priftin. Ai u dënua me pushkatim, por më pas ia ulën 25 vite burg, nga të cilat bëri 17. Të afërmit trashëgimtarë të tij tregojnë, se ai u arrestua ndonëse kish qenë përkrahës i luftës partizane, poliglot, me 6 gjuhë të huaja, si dhe inspektor policie. Por jo vetëm që nuk e kursyen komunistët, por vuajti më shumë nga të gjithë. Arseni dhe Timoleo Bitri, shpëtuan burrat e fshatit nga pushkatimi gjerman.

Pas masakrës në fshatrat e Bregut, Nivicë-Bubar e Shën-Vasi, nazistët gjermanë grumbulluan burrat e fshatit të Piqerasit para automatikëve të tyre, që nuk dinin të falnin, po të merrnin jetë njeriu. Situata qe e rrezikshme dhe koha nuk priste. Falë zotërimit të gjuhës gjermane, Arseni komunikoi me komandën dhe situata u zbut. Së bashku me again e fshatit, Timoleo Bitrin, bënë një pagesë të majme me napolona flori dhe vaj ulliri. Burrat e fshatit, shpëtuan nga masakra.

Të afërmit e Arsenit tregojnë se 9 muajt e parë të arrestimit, nuk kishin asnjë lajm për Arsenin, deri sa i kishin humbur shpresat se ai jetonte akoma. Veshët u kishin dëgjuar shumë bëma kriminale, të pushtetarëve të rinj komunist. Sinjali i parë se Arseni qe gjallë, erdhi nga një grua e fshatit (M. M.). Ajo u zbrit nga makina në Sarandë, se e spiunoi një i njohuri i saj, për një thes misër që kish me vete fshehurazi. E zbritën dhe e shoqëruan në Degën e Brendshme, por pasi i morën thesin, e liruan. Por gruaja duke dalë në oborrin e Degës së Brendshme, te pisha që është ende dhe sot, si dëshmitare e vetme e krimeve dhe torturave çnjerëzore, pa, të lidhur, Arsenin, kockë e lëkurë, të sfilitur deri në vdekje.

Vetëm nga sytë e njohu. Ashtu, të lidhur te pisha, e kishin lyer me mjaltë dhe trupi i qe mbushur me miza. Një torture, që Arseni vetëm rënkonte nga thellësia e shpirtit dhe ai rënkim, mezi dilte nga honet e zbrazëta të tij. Bashkëfshatarja ulëriti me kuje, para kësaj pamjeje makabre dhe ra në shesh pa ndjenja. Kështu në fshat erdhi haberi, që Arseni qe gjallë, jetonte, apo më mirë të themi frymonte. Arseni do të provonte mbi trupin e tij të sfilitur e të drobitur, të dobësuar deri në venitje, gjithë egërsinë dhe torturat më çnjerëzore, deri sa të detyrohej të pranonte akuzën, si strehues të vëllait të arratisur.

Torturave të kolegëve të tij, Arseni i papërkulur, duke mos e pranuar kurrë akuzën, u përgjigjej: “Nuk është e vërtetë që e kam strehuar, as nuk e kam takuar. Duke qenë operativ Sigurimi, kisha dy mundësi të mos përfundoja në këto qeli e të përballesha me këto tortura të pamerituara dhe akuza të pabaza; e para ikja së bashku me të, siç ikën të tjerët dhe e dyta, i hidhja hekurat dhe e sillja këtu, ta dorëzoja në polici. Nuk kisha pse të hiqja kaq shumë tortura në biruca, pse të provoja kaq vuajtje e ,të lija fëmijët rrugëve, se duke punuar këtu, e njoh mirë gjendjen. Po nuk e kam takuar asnjëherë”!

Por gjykata e dënon fillimisht me pushkatim. Më pas ulet në 25 vite, nga të cilat bëri 17 prej tyre. Kur Arseni u burgos, la në shtëpi gruan e re me fëmijë, nënë Viton, siç e njohu brezi ynë. Ajo kujtonte më vonë me respekt, trajtimin që i bënë fillimisht bashkëfshatarët, me kryetarin e këshillit popullor, Andrea Xhani, i cili i tha të rrinte ca kohë pa hyrë në kooperativë, se kish burrin në burg e, fëmijë të vegjël. Duheshin mundësi ekonomike, për të përballuar hallin që i zuri. Dhe e lanë dy vjet me pronë private, pa u futur në kooperativë. Por ky detaj tregon se fshatarësia, nuk e priti mirë kolektivizimin, duke u kthyer në “vullnetar me pahir”.

Fshatarësia qe e bindur me mençurinë e saj, se kooperativa; “nëma mua, ç’e do ti”, do të bënte që të pllakoste në çdo derë, një varfëri e madhe. Mes torturave dhe vuajtjeve, pas 17 vitesh Arseni del nga burgu me gjysmë trupi, se gjysmën tjetër e kish lënë qelive të amortizuar. I provoi të gjitha burgjet e tmerrshme të kohës dhe momenti që u lirua, qe në ndërtimin e Uzinës së Plehrave Kimike. Ai do të tregonte tek të afërmit, kujtimet e zymta të qelisë. Ushqimin që, kur ia sillnin, u hidhnin ujë në qeli, të mos uleshin, po të hanin në këmbë, ai ushqim që ua bënte gojën helm, sikur përtypnin grimca duhani në gojë.

Por tregonte edhe kur i detyronin të hanin të vjellat e shokëve (ndjesë lexuesit). Ai tregonte për t’i lënë pas si kujtime të trishta, se ndoshta një ditë, do të tregoheshin më shumë si një denoncim për të mos u pajtuar kurrë me diktaturën e kuqe, apo të çdo lloj forme e ngjyre qoftë ajo. Tregonte qindra tortura të tjera të provuara mbi trup, sa që të afërmit, kur duan t’i tregojnë, mbyten nga lotët dhe fjalët u ngecin në grykë, nuk u dalin më. Tortura që i morën jetën shumë shpejt, nga kalbja e organeve dhe mishrave të gjymtyrëve.

Provoi burgjet më famëkeqe të Shqipërisë, maj 1945-1966, deri sa mbaroi rendja e tij nëpër burgje e, qelira çnjerëzore. Ditë nëpër qelira të cilat, dhimbjen dhe shqetësimin ia trazonin vetëm imazhet e buzëqeshjes së Vitorisë së tij, të cilën e kish larg, atje në fshat, sy-përlotur e të munduar, deri në thellësi të shpirtit të saj, zërat e fëmijëve të tij, që i qenë bërë mall tundues. Ëndrra të dikurshme, dhimbje që i vlonin në gji dhe për t’i marrë mulliri i mungesës, për t’i bluar e thërrmuar, që të bëheshin shumë e kurrë të mos mbaronin.

Tregonte se ditën e lirimit, arriti deri në Durrës, qëndroi të takonte xhaxhanë e të nesërmen, nisej për në Sarandë. Në Durrës takoi bashkëfshatarin e tij, Vasil Gjini, i cili punonte shofer aty. Vasili, menjëherë rregulloi një ngarkesë për në Sarandë dhe u nisën. Rrugës, Vasili u kthye në Levan, ku qe i internuar vëllai tjetër i Arsenit, Llukë Prifti. Vasili, sa herë tregonte atë takim emocional, të dy vëllezërve, përlotej. Kështu erdhi në fshat, për të mbyllur jetën e tij të vuajtur, pa asnjë faj. Dilte te një shkëmb i vogël, përballë portës së tij të shtëpisë.

Vinte një jastëk të vogël për t’u ulur dhe për rreth tri orë, lexonte një libër të trashë. Ngrihej dhe ikte në shtëpi, i heshtur. Vuajtjet dhe torturat, ia kishin dekompozuar organet dhe mishin e gjymtyrëve dhe pas pesë vitesh të lirimit nga burgu, ndërroi jetë, duke lënë pas një kujtim të një jete plot vuajtje të pafajshme, një mendim të trishtë se pse të ndodhnin këto në Shqipërinë e vogël, larguar nga jeta me një brengë shpirtërore, duke u lënë fëmijëve pas, përndjekjen e luftës së klasave, pa asnjë faj, përndjekje që vijoi deri te brezi i tretë, me ndalimin e shkollimit të fëmijëve të djalit të tij, Napolonit, sidomos vajzës së madhe, Vitorisë. Një jetë plotë dramë njerëzore! Memorie.al

Marrë nga Kujto.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur na internuan familjarisht, në shtëpinë tonë në Tiranë, mbeti vetëm gjyshja, por shteti i futi aty Zenel D., i sapodalë nga spitali psiqiatrik dhe i alkolizuar, i cili i futej...”/ Kujtimet e trishta të kohës së diktaturës

Next Post

Kalendari Historik 5 Mars 2024

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
Kalendari Historik 1 Mars 2024

Kalendari Historik 5 Mars 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!