• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 10, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Ministri i Shëndetësisë para pushkatimit/Fotot e papublikuar të Llambi Ziçishtit, në momentin që iu dha dënimi me vdekje, i akuzuar se do helmonte Enverin…

Ministri i Shëndetësisë para pushkatimit/Fotot e papublikuar të Llambi Ziçishtit, në momentin që iu dha dënimi me vdekje, i akuzuar se do helmonte Enverin…
Ministri i Shëndetësisë para pushkatimit/Fotot e papublikuar të Llambi Ziçishtit, në momentin që iu dha dënimi me vdekje, i akuzuar se do helmonte Enverin…
Ministri i Shëndetësisë para pushkatimit/Fotot e papublikuar të Llambi Ziçishtit, në momentin që iu dha dënimi me vdekje, i akuzuar se do helmonte Enverin…
Memorie.al
35
Shares
4.6k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon disa foto të panjohura, të cilat na paraqesin disa imazhe të rralla që i përkasin shtatorit të vitit 1983, të bëra në një nga sallat kryesore të Gjykatës së Lartë në Tiranë, ku kolegji i asaj gjykate, i kryesuar nga Aranit Çela, është duke dhënë vendimin për ish-ministrin e Shëndetësisë, Llambi Ziçishti, bashkëshorten e ish-kryeministrit, Mehmet Shehu, Fiqretin, të birin e saj, Skënderin, si dhe ish-ministrin e Punëve të Jashtme, Nesti Nase. Të cilët ishin pjesë e të ashtuquajturit “Grupi armiqësor i Mehmet Shehut e Kadri Hazbiut”, që asokohe u akuzuan se: “në bashkëpunim me agjenturat e huaja si, CIA amerikane, UDB-ja jugosllave, etj., kishin pasur si qëllim, që të helmonin Sekretarin e Parë të Komitetit Qendror të PPSH-së, shokun Enver Hoxha”.

Në ditët e para të shtatorit të vitit 1983, pas afro një viti procesi hetimor, që u zhvillua në ambientet e Hetuesisë Speciale, pranë “Repartit 313”, siç njihej ndryshe “Burgu i Vjetër” i Tiranës, përfunduan hetimet ndaj të ashtuquajturit “Grupi armiqësor agjenturor i Mehmet Shehut”, i cili kryesohej prej Kadri Hazbiut, ish-ministrit të Mbrojtjes dhe anëtarit të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së,(që për 27 vite kishte mbajtur edhe postin e ministrit të Punëve të Brendshme, Nesti Nases, ish-ministër i Punëve të Jashtme, Feçor Shehut, ish-ministër i Punëve të Brendshme dhe Drejtor i Sigurimit të Shtetit për vite me radhë, Llambi Ziçishtit, ish-ministër i Shëndetësisë, Mihallaq Ziçishtit, ish-zv/ministër i Punëve të Brendshme, Fiqret Shehut, bashkëshorte e ish-kryeministrit Mehmet Shehu dhe ish-Drejtoreshë e Shkollës së Lartë të Partisë “Vladimir Iliç Lenin” në Tiranë, si dhe Llambi Peçini, ish-Drejtor i Drejtorisë për Sigurimin e udhëheqjes së lartë të PPSH-së. Krahas këtij “grupi” bashkë me ta u gjykuan edhe Gani Kodra, ish-oficer i lartë i Sigurimit të Shtetit dhe për disa vite me detyrë pranë ish-kryeministrit Mehmet Shehu, Ali Çeno, komandant i grupit të shoqërimit të ish-kryeministrit Mehmet Shehu, Xhavit Ismailaga, me profesion berber në Hotel “Dajti”, si dhe të Skënder e Bashkim Shehu, dy djemtë e ish-kryeministrit, Mehmet Shehu.

I gjithë proçesi hetimor ndaj këtij “grupi armiqësor”, që zgjati rreth një vit, u zhvillua sipas orientimeve dhe shënimeve që jepte  Enver Hoxha, duke shkruar me dorën e tij pyetjet përkatëse që duhet t’ju bëheshin nga ana e hetuesve disa prej krerëve kryesorëve të atij grupi, si p.sh. Fiqret Shehut etj. Të cilët nën masa të rrepta sigurie, mbaheshin të izoluar pranë “Repartit 313” në Tiranë, ku përveç disa rojeve të brendshme (civilë, policë, dhe ushtarakë), që rrinin brenda qelive dhe në korridoret e ambienteve të atij burgu, ku ishin të lidhur kokë e këmbë me zinxhirë dhe me skafandra në kokë, Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Nesti Nase, Llambi Ziçishti, Llambi Peçini, Fiqret Shehu etj.

Gjithashtu mund të lexoni

“Marrëdhëniet e shokut Halim Xhelo, me babën e tij, armik e agjent i imperializmit, kanë ardhur duke u trashur dhe Halimi, ka pasur një konsideracjon të çuditshëm për të…”!/ Letrat nga Dukati për Kadri Hazbiun

“Halim Xhelo më tha; kjo që bëhet në Shqipëri, ndodh vetëm me zezakët në SHBA-ës. Më vrisni, varmëni, ashtu siç keni varur të tjerët, dhe thoni se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-gardianit

Në përfundim të proçesit hetimor dhe atij gjyqësor ndaj këtij të ashtuquajturi “Grupi armiqësor i Mehmet Shehut”, Kolegji i Gjykatës së Lartë, i kryesuar nga Aranit Çela (kryetar i asaj gjykate), dhe Prokurori i Përgjithshëm, Rrapi Mino, dhanë vendimet përkatëse për secilin nga të pandehurit, ku ndonëse akuzat ndaj tyre ishin pothuaj të njëjta, ky “grup armiqësor”, u nda dhe u gjykua në dy grupe të veçanta?! Ku në të parin bënin pjesë: Kadri Hazbiu, Feçorr Shehu, Mihallq Ziçishti, Llambi Peçini, Ali Çeno dhe Gani Kodra, (që kishin pasur funksione ushtarake), ndërsa në grupin e dytë, bënin pjesë: Llambi Ziçishti, Fiqret Shehu, Nesti Nase, Xhavit Ismailaga dhe Skënder e Bashkim Shehu, të cilët kishin pasur funksione dhe detyra jo të karakterit ushtarak. Ndarja e tyre u bë “për arsye se në grupin e parë të kryesuar nga Kadri Kazbiu, gjykoheshin ish-funksionarë të lartë që kishin mbajtur detyra dhe poste ushtarake dhe s’duhet të dilnin sekrete ushtarake e shtetërore”.

Proçesi gjyqësor i këtyre dy grupeve u zhvillua në ambientet e “Repartit 313” të Burgut të Vjetër të Tiranës (apo siç njihej ndryshe nga të dënuarit si, “Kaushi”), dhe vetëm vendimi i dënimeve të tyre nga ana e Kolegjit Special të Gjykatës së Lartë u dha në ambientet e Gjykatës së Lartë, ku u zhvillua vetëm seanca e parë e gjyqit ndaj tyre në fillimin e muajt gusht të vitit 1983 dhe të gjitha senacat e tjera, u zhvilluan në ambientet e atij burgu. Gjë e cila u bë “për arsye sigurie”, pasi “gjatë transportit të atij grupi armiqësor nga ‘Reparti 313’ për në ambientet e Gjykatës së Lartë dhe anasjelltas, zbulimet e huaja dhe agjenturat e tyre, mund t’i rrëmbenin ato”?! Kështu thuhej e propagandohej jo pa qëllim nga ana e Sigurimit të Shtetit, e segmente të tjera caktuara, për të krijuar në popull një imazh dhe bindjen për “rëndësinë dhe rrezikshmërinë që paraqiste ai grup armiqësor”.

Ndërsa fotot me imazhet e “grupit armiqësor”, ku bënin pjesë: Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Llambi Peçini, Mihallaq Ziçishti, Ali Çeno dhe Gani Kodra, si në seancat gjyqësore ashtu dhe në momentin e dhënies së dënimeve, tashmë janë të njohura pasi janë bërë publike prej kohësh, Memorie.al, po publikon disa foto të panjohura, që na paraqesin momentet e dhënies së vendimit për dënimin e “grupit të dytë armiqësor”, ku bënin pjesë: Llambi Ziçishti, Nesti Nase, Fiqret Shehu, Xhavit Ismailaga dhe Skënder e Bashkim Shehu.

Siç shihet dhe në fotot në fjalë, që janë realizuar më datën 30 gusht të vitit 1983 në një nga sallat e Gjykatës së Lartë të Tiranës, ku përveç Kolegjit të Gjykatës së Lartë që kryesohet nga Aranit Çela, i cili është fiksuar në mes anëtarëve të tjerë të atij kolegji, (duke lexuar vendimin e trupit gjykues për dënimet e atij “grupi armiqësor”), në dy foto të tjera, duken të pandehurit, Llambi Ziçishti, (i dyti nga e djathta në rreshtin e parë), që është në mes të dy oficerëve të policisë dhe Fiqret Shehu, (po në rreshtin e parë, e dyta nga e majta) e cila duket në mes të dy nënoficerëve të policisë që e sigurojnë atë.

Pas tyre, në rreshtin e dytë, duket ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nesti Nase (me syze të zeza) dhe Skënder Shehu, (djali i dytë i Mehmet dhe Fiqret Shehut), si dhe oficerë, e nën-oficerë policie të sigurisë së “Repartit 313”, e pjestarë të “Hetuesisë Speciale” të grupit hetimor që u morrën me atë proçes, si dhe të ftuar të ndryshëm me ftesa të veçanta që asistuan gjatë atij proçesi gjyqësor, ku shumica e tyre ishin nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Sigurimi i Shtetit.

Siç dihet tashmë, pas Kadri Hazbiut, Feçor Shehut dhe Llambi Peçinit, nga grupi i parë që u dënuan me vdekje, me pushkatim nga Kolegji Special i Gjykatës së Lartë në vendimin që u dha për ta më datën 1 shtator 1983, nga grupi i dytë, u dënua me vdekje me pushkatim, vetëm ish-ministri i Shëndetësisë, Llambi Ziçishti, që duket në foton në fjalë. Ndërsa, Fiqrete Shehu, Nesti Nase, Ali Çeno, Xhavit Ismailaga, Skënder dhe Bashkim Shehu, u dënuan me burgim që varionin nga 25 deri në 15 vjet.

Ndërsa për ish-drejtuesit e lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme duke filluar nga Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Mihallaq Ziçishti, Llambi Peçini etj., nuk ka pasur asnjë dyshim rreth shkaqeve se përse u eliminuan nga Enver Hoxha, ndryshe ka ndodhur me Llambi Ziçishtin, pasi që nga ajo kohë e më pas, deri në ditët e sotme, ajo gjë ka mbetur e mbuluar me mister dhe për eliminimin e tij qarkullojnë versione dhe hipoteza nga më të ndryshmet. Ziçishti, i shkolluar fillimisht në Paris dhe më pas në Bukuresht, (si pak kush në atë kohë), ishte nga më të shkolluarit e të gjithë ministrave të qeverisë shqiptare dhe dënimi i tij me pushkatim, shkaktoi jo pak habi në atë kohë, pasi pritej dënimi me vdekje për të vëllanë e tij, Mihallaqin, një nga krerët kryesorë të Ministrisë së Punëve të Brendshme prej vitesh që kishte drejtuar dhe Sigurimin e Shtetit.

Lidhur me eliminimin e tij fizik, pas viteve ’90-të është thënë se ai u ekzekutua, pasi kur shkoi tek shtëpia e Mehmet Shehut në mëngjesin e 18 janarit 1981, që ai u gjet i vrarë, paskësh thënë se: “Kjo është vrasje klasike”?! Por kjo gjë që ka qarkulluar vetëm si hipotezë, duket se është “s’fumuar” para disa muajsh kur u botua libri i mjekut të njohur, Dr. Prof. Isuf Kalo, i cili në kujtimet e tij shkruan se: Enveri nuk ka pranuar që ta takonte Ziçishtin që në verën e vitit 1981 kur ai shkoi që të shikonte gjendjen shëndetësore të Enverit kur ai ishte në vilën e tij në bregdetin e Vlorës. Pra, gjë e cila tregon qartë dhe mësëmiri, se: Enveri kishte planifikuar që më parë eliminimin fizik të Ziçishtit, duke e bërë atë bashkëpunëtor të ngushtë të Mehmet Shehut dhe duke i akuzuar ata të dy se: “të lidhur me agjenturat e huaja, kishin dashur të helmonin Sekretarin e Parë të Komitetit Qëndror të PPSH-së”.

Vendimi i ekzekutimit për Kadri Hazbiun, Feçor Shehun, Llambi Ziçishtin e Llambi Peçinin, u zbatua më datën 10 shtator të vitit 1983, ku gjatë mesnatës, nën masa të rrepta sigurie, të katër të dënuarit, u morrën dhe u dërguan diku në periferi të Tiranë afër fshatit Linzë, ku dhe u ekzekutuan në vendin e caktuar, pasi më parë, Prokurori i Përgjithshëm, iu komunikoi vendimin e Presidiumit të Kuvendit Popullor, që nuk kishte pranuar kërkesat e tyre për faljen e jetës dhe kërkoi prej tyre fjalët e fundit që u mbajtën një proces-verbal ku firmosën të gjitha ata që asistuan në ekzekutimin e tyre./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share35TweetPinSendShareSend

Previous Post

Nga “rreziku i kontrolluar” drejt paqartësisë – Si koronavirusi po sfidon marrjen e vendimeve

Next Post

“Na ekstradoni Jakomonin dhe gjeneral Dalmacon, pasi ata kanë….”/ Letra e Enverit dërguar Komisionit Ndërkombëtar për Kriminelët e Luftës në Londër në 1945-ën

Artikuj të ngjashëm

“Marrëdhëniet e shokut Halim Xhelo, me babën e tij, armik e agjent i imperializmit, kanë ardhur duke u trashur dhe Halimi, ka pasur një konsideracjon të çuditshëm për të…”!/ Letrat nga Dukati për Kadri Hazbiun
Dossier

“Marrëdhëniet e shokut Halim Xhelo, me babën e tij, armik e agjent i imperializmit, kanë ardhur duke u trashur dhe Halimi, ka pasur një konsideracjon të çuditshëm për të…”!/ Letrat nga Dukati për Kadri Hazbiun

June 9, 2023
“Populli po vuan për bukën e gojës dhe kur të na sulmojë greku apo serbi, dilni ju dhe mbrojeni atdheun, se ne…”/ Zbulohet dosja e gjeneralit disident që, akuzoi Enver Hoxhën, në ’66-ën
Dossier

“Halim Xhelo më tha; kjo që bëhet në Shqipëri, ndodh vetëm me zezakët në SHBA-ës. Më vrisni, varmëni, ashtu siç keni varur të tjerët, dhe thoni se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-gardianit

June 8, 2023
“Dridhem, kur kujtoj kocka të thyera njeriu, jo metaforike, të gjetura andej-këndej, në gropat e malit të Dajtit, në kampin e Ballshit, të Spaçit, në oborrin e burgut të Burrelit dhe…”/ Refleksione të ish-të dënuarit politik
Dossier

“Zoti Rakipaj, ju përgëzoj për kurajën tënde të palëkundur, për të denoncuar e demaskuar, krimet e përbindëshme të Enver Hoxhës dhe…”/ Letra e shkrimtarit të njohur, për ish-të dënuarin politik

June 6, 2023
“Nga haremi me vajzat e reja, te Veliu që firmosi pavarsinë më 1912-ën dhe refuzimi i ultimatumit të gjeneralit grek, për të njohur qeverinë e Zografit…”/ Historia e panjohur sarajeve dhe familjes Këlcyra
Dossier

“Nga haremi me vajzat e reja, te Veliu që firmosi pavarsinë më 1912-ën dhe refuzimi i ultimatumit të gjeneralit grek, për të njohur qeverinë e Zografit…”/ Historia e panjohur sarajeve dhe familjes Këlcyra

June 5, 2023
Armet e futura ne Katedralen e Shkodres 1946
Dossier

“Torturat ndaj Klerit Katolik, nuk kanë kuptimin e plotë, nëse s’kujtohen fjalët e Pandi Kristos: Ato Lleshrat e Prengrat, i kemi vrarë, faj e pafaj…”/ Refleksionet e ish-deputetit, studiuesit e ambasadorit të njohur

June 3, 2023
“Kur Patër Anton Harapit dhe Dom Mikel Koliqit, në nëntorin e ’44-ës, iu lutën të ikin nga Shqipëria, sepse komunistët do u…”/  Refleksionet e ish-deputetit, studiuesit e, ambasadorit të njohur
Dossier

“Kur Patër Anton Harapit dhe Dom Mikel Koliqit, në nëntorin e ’44-ës, iu lutën të ikin nga Shqipëria, sepse komunistët do u…”/ Refleksionet e ish-deputetit, studiuesit e, ambasadorit të njohur

June 3, 2023
Next Post
“Na ekstradoni Jakomonin dhe gjeneral Dalmacon, pasi ata kanë….”/ Letra e Enverit dërguar Komisionit Ndërkombëtar për Kriminelët e Luftës në Londër në 1945-ën

“Na ekstradoni Jakomonin dhe gjeneral Dalmacon, pasi ata kanë….”/ Letra e Enverit dërguar Komisionit Ndërkombëtar për Kriminelët e Luftës në Londër në 1945-ën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!