• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, February 21, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Migjeni arësyetonte sikur t’i kishte pas njohur predikimet e mendimtarëve ekzistencialistë të pas Luftës së Dytë Botërore, filozofinë e absurditetit…”/ Refleksionet e profesorit të njohur të estetikës

“U përpoqën për ta pagëzuar Migjenin si ‘përfaqësues të parë autentik të realizmit socialist’ në letërsinë shqipe, u përdor ai si ‘kokë turku’, por…”/ Refleksionet e profesorit të njohur të estetikës
Ramiz Alia: “Përse ju vazhdoni të prodhoni ende filma bardh e zi, tani as në televizor nuk i shoh dot…”?!/ Debati në Komitetin Qendror me drejtuesit e Kinostudios në ‘90-ën
“U përpoqën për ta pagëzuar Migjenin si ‘përfaqësues të parë autentik të realizmit socialist’ në letërsinë shqipe, u përdor ai si ‘kokë turku’, por…”/ Refleksionet e profesorit të njohur të estetikës
“U përpoqën për ta pagëzuar Migjenin si ‘përfaqësues të parë autentik të realizmit socialist’ në letërsinë shqipe, u përdor ai si ‘kokë turku’, por…”/ Refleksionet e profesorit të njohur të estetikës
“U përpoqën për ta pagëzuar Migjenin si ‘përfaqësues të parë autentik të realizmit socialist’ në letërsinë shqipe, u përdor ai si ‘kokë turku’, por…”/ Refleksionet e profesorit të njohur të estetikës
NËN SHENJËN E DJALLIT: SOT TRE DATËLINDJE MES TETORIT TË LETRAVE

Nga Prof. Alfred Uçi

Pjesa e dytë

                                    – Migjeni, në vorbullën e të pavërtetave dhe spekulimeve –

Memorie.al / “Në varrimin e idhujve të vjetër, kumonat kanë për të plasë së ramit, minaret kanë për të thye kurrizin së faluni dhe zhrecvet do t’u këputen telat e fytit së kënduari. Dhe do të vijë heshtja. Se çdo vikamë fillon e mbaron me heshtje. Mbasandaj do të fillojë puna”. (Nga “Idhuj pa krena” – Migjeni) Historia punon me themel, duke qenë e pamëshirshme. Përmes lojës së saj, në dukje-absurde e paradoksale, ajo e bën mirë të sajën, duke i habitur brezat që vinë me rreptësinë seleksionuese të shoshës së saj: në fund të fundit, çdo gjë ajo e vendos në vendin e vet. Ajo përmbys figura të ngritura përdhunshëm në piedestal, shpërndan shkëlqime breroresh të rreme edhe kur balsamosen për t’u ruajtur përjetësisht në gjirin e saj, ajo i flak tutje si byk dhe i braktis përfundimisht në harresë.

Gjithashtu mund të lexoni

“U përpoqën për ta pagëzuar Migjenin si ‘përfaqësues të parë autentik të realizmit socialist’ në letërsinë shqipe, u përdor ai si ‘kokë turku’, por…”/ Refleksionet e profesorit të njohur të estetikës

“Më 1913 shkova në Shkodër dhe me propozim të At Fishtës, u nisëm për në Gomsiqe, te At Gjeçovi, një nga njerëzit më të lartë që ka pasur Shqipëria…”/ Vizita e Konicës te frati famshëm

                                                    Vijon nga numri kaluar

Përjetimi i përmasave universale të historisë e ndihmon ta konceptojë atë jo vetëm poetikisht, por edhe thellë, duke njohur gjithë rrymat e nëndheshme, gjithë rrjedhat e ngatërruara e kontradiktore, gjithë vrullet e fashitjet e saj. Prej saj ai kërkonte të nxirrte mësime për të ardhmen e kombit, sepse kishte frikë: “Apo ndoshta shekujt me ne prap’ po tallen”. S’duhet të humbasim më, siç kemi humbur gjatë shekujve – ja cili ishte përfundimi i tij:

“S’duhet me humbë/ në lojë/ duem ngadhënjim, ngadhënjim ndërgjegje dhe mendimi të lirë!/ S’duem për hir/ të kalbsinave të vjetra, që kërkojnë “shenjtnim”/ të zhytemi prap’ në pellgun e mjerimit/ që të vajtojmë prap, kangën e trishtimit/ kangën monotone, pa shpirt të skllavnis- / të jem një thumb i ngulun ndër trutë e njerëzisë”.

Së dyti, Migjenin e quajmë poetin më modern të viteve ’30-të, sepse parandjeu intuitivisht prirjet e reja të letërsisë botërore bashkëkohore, duke vënë në qendër të saj problemin e tjetërsimit. Migjenin nuk e kënaqnin më iluzionet iluministe e racionaliste mbi “mbretërinë” e arsyet e të harmonisë universale.

Duke u kërkuar gjërave rrënjët dhe proceset zanafillën, Migjenit iu shpalos realiteti i mbushur plot me kontradikta e forca armiqësore, me situata paradoksale e absurde. Ai zbulon se lëvizja e jetës njerëzore nuk drejtohet e komandohet vetëm nga forca e arsyes, por merr impulse e goditje të nëndheshme edhe nga forca irracionale. Historia është për poetin arena, ku ndeshen e përleshen forcat e së mirës e të së keqes, forcat krijuese me ato shkatërruese.

Në të vepron pjesa “më e mirë e njeriut” arsyeja, por vepron edhe “atavizmi stërgjyshor dhe instinkti i një organizmi të egër”, vepron “Njeriu – Sokrat”, por edhe “Njeriu – Derr”, vepron Hamleti, por edhe Don Kishoti (novelat “Ose… Ose…”, “Vdekja e trumcakut”. Ky kryqëzim forcash e shtyn njerëzimin jo vetëm drejt krijimit, pro edhe drejt shkatërrimit. Për Migjenin, rruga e njerëzimit s’është drejtvizore, por e mbushur me “valle të rrezikshme”, ku është shumë e vështirë të dallosh shkaqet nga pasojat, fajtorët nga viktimat, aktorët nga autorët e spektatorët. Prandaj, ndryshe nga dëshirat, nga synimet e vetëdijshme, nga vullneti i njerëzve, në jetë shpërthejnë pasoja të papritura, të paparashikuara, të padëshiruara.

Ky proces tjetërsimi, sipas Migjenit, s’le jashtë veprimit të tij asnjë sferë të jetës individuale e shoqërore. Në tregimin “të korrurat” Migjeni (si në metamorfozat e mrekullueshme të përrallave), e zbulon këtë dialektikë të tjetërsimit si ligjësori universale të jetës e të botës: Fshatarët, që shkojnë të korrin, çuditen se, në vend të grurit, në arat kanë mbirë topa. “Ç’asht kjo? Na ket farë s’e kemi mbjellë…! E pra, e thanum asht: “Çfarë fare do të mbjellish, të tillë do të korrish”. Ne kemi mbjellë farë gruri ndërsa këtu na kanë mbirë topa hekuri”!

Bota, jeta e ndërtuar së prapthi, sipas Migjenit, jep edhe një ndërgjegje së prapthi domethënë të tjetërsuar. Ai kishte parasysh gjithë mitologjemat e vjetra e të reja, që shtrembërojnë tablonë e jetës reale dhe e pengojnë njeriun t’i afrohet së vërtetës. Ai e quante një detyrë fisnike të artit realist, t’u çirrte maskat “gogolëve që lind errësira”, t’i çmistifikonte mitologjemat politike e sociale, morale e estetike, këto “bombarodame” (sipas shprehjes së tij), “lutje të parfumosura” dhe t’u hapte sytë njerëzve, t’u ndriçonte mendjet, t’i shpëtonte nga “trutë e s’mundë”. Duke e bërë vatër të hulumtimit të tij artistik tjetërsimin, Migjeni arrin të zbulojë shumë “të fshehta” për jetën e ekzistencën njerëzore që i patën shpëtuar syrit të shkrimtarëve pararendës.

Së treti, Migjeni ishte shkrimtari më modern i viteve ’30-të, sepse, ai si asnjë tjetër, gjithë lëndën jetësore që përdori ia nënshtroi një këndi me të vërtetë të ri shikimi, atij ekzistencial. Fati i njeriut në botë, lumturia e fatkeqësia e tij – kjo ishte tema zotëruese në krijimtarinë e Migjenit.

Larg çdo dogmatizmi e sentimentalizmi, Migjeni nuk e shihte njeriun as si qenie me përsosmëri ideale, hyjnore, por as si zvarranik; njeriu duhet të merret siç është në vetvete dhe në rrethanat shoqërore; po kështu edhe jeta e tij duhet të merret siç është. Brenda dy skajeve të ekzistencës: lindjes e vdekjes, sipas poetit, jetën, ekzistencën njerëzore e mbushin përjetime nga më të larmishmet: të ëmbla e të hidhëta, të vetëdijshme dhe spontane, racionale e instiktive, e mbushin tundimet e Parajsës dhe të Skëterrës.

Duke arsyetuar për thelbin e njeriut e të ekzistencës njerëzore, Migjeni nuk don të jetë as i cekët, as qaraman; ai të mëson ta marrësh jetën me seriozitet, sepse ajo na tërheq me bukuritë e të mirat e saj, sepse na jepet një herë e duhet ta gëzojmë, por edhe njëkohësisht është e ashpër, tinëzare dhe dinake. Jeta, sipas poetit, është e vështirë, sepse njeriu “lind në thërrime të vogla të lotit, e prej andej niset në udhë të fatit të vet me shpresë në ngadhënjime të vogël, përshkon të gjitha viset kah rrugët janë të shtrueme me ferra, rreth të cilave shihen vorret me lot e të marrët që zgërdhihen”.

Në jetë ka faktorë që i kundër-qëndrojnë njeriut e që mund ta bëjnë pesimist. Ja si e shikon njërën anë të botës poeti: “… Kjo botë mbarë/ndër gji të Univerzumit asht një varrë/ ku qenia e dënueshme shkrahet rreshan/ me vullnet të ndrydhun në grusht të një vigani…”! Në novelën “Tragjedi apo komedi”, Migjeni e thellon këtë motiv ekzistencial: “Gjini njerëzor asht një kitare e gjallë, mbi të cilën Shenjti e Katili përftojnë melodina tragjike apo komike…! Një melodi të hidhët, si është e hidhët bota jonë (Dheu) në majën e gjuhës së kozmosit”.

Që këtej Migjeni arsyeton sikur t’i kishte pas njohur predikimet e mendimtarë ekzistencialistë të pas Luftës së Dytë Botërore, filozofinë e absurditetit të ekzistencës njerëzore. Në novelën “Vetvrasja e trumcakut”, poeti mediton: “Drita e mendjes mund të shërbejë për të zbuluar një botë të bukur”, por trumcaku i Migjenit ka lindur dhe e gjen veten të braktisur në një botë absurde, armiqësore, ku zotërojnë forcat shtazarake, fillesa derriane.

Si dhe pse gjindet trumcaku në këtë botë të pakuptim, “në këtë pikë kozmike”, kjo s’dihet. Sipas Migjenit, s’mjafton intelekti që trumcaku të bëhet i lumtur (se ai “pak kuj i solli qetësi dhe të mirë”); me ndihmën e tij mund të zbulosh anët absurde të botës dhe janë pikërisht këto që e detyrojnë intelektin të bëjë “kapërcime logjike”: “Ç’ka janë këto kapërcime logjike”:- ka me bërtitë ndokush. – Po, lexues i dashtun e jo i cekët. Po! A pak po kemi kapërcime logjike, morale dhe dogmatike në botën tonë reale?

Pse më zemërohet dhe po don me më gjyku për disa kapërcime logjike askuj damsjellëse…”?! Forca tjetërsuese e jetës e vë njeriun përballë shumë dilemash: Të distancohet prej saj, duke e soditur apo të marrë pjesë në lojën absurde? Të lozë rolin e Hamletit (të humanistit që paralizohet nga mëdyshja e s’vepron) apo rolin e Don Kishotit, duke hedhur vallen e aventurave të tij të pafundme, por siç shprehet Migjeni, të domosdoshme?

Përmes meditimeve ekzistenciale poeti arrin në përfundimin se shoqëria është ngujuar në një krizë shumë të rëndë dhe njeriu në kërkim të rrugëdaljes, nuk di ç’të bëjë e zvarritet nëpër tragjedi komedinë e ekzistencës së vet. Prandaj vetëm vetëdija e vështirësive të jetës, mund ta aftësoja atë t’i përballojë, duke mbetur në kërkim të përhershëm të rrugëdaljes. Sado e largët është koha, për të cilën bën fjalë Migjeni, meditimet e tij të mësipërme ekzistenciale duken aktuale, duken sikur përftohen nga vështirësitë e sotme, nga kriza, që po përcjell procesin e demokratizimit të vendit. Meditimet ekzistenciale të Migjenit, mund të të pëlqejnë, mund edhe të mos të të pëlqejnë, por s’mund t’u mohohet atyre thellësia filozofike dhe përmbajtja humanitare.

Migjeni ka besim se nëpër rrugët e ngatërruara të historisë njeriu gjen, ndonëse me vështirësi, me sakrifica e mundime shtigjet për të shkuar përpara, për t’u ngritur më lart. “Ka ardh nji kohë/- shkruante poeti në poezinë – testament, “Parathënia e parathënieve”- në të cilën njerëzit po kuptohen fare mirë për me ndërtue kullën e Babilonit,- / Dhe në majë të kullës, në majë të majës së fronit/ ka me hypë njeriu dhe ka me thirrë/- Perëndi! Ku je”? Këto vargje sentencë kanë shprehur fuqishëm kredon e mesazhit humanitar që bartnin me vete gjithë meditimet ekzistenciale të Migjenit.

Më në fund, Migjeni ishte letrari më modern i viteve ’30-të edhe për faktin se përmbajtjen e re estetike që solli në art e sendërtoi me një gjuhë të re artistike, me një ekspresivitet të panjohur më parë në letërsinë tonë. Ai e çliroi letërsinë nga kanunet klasiciziante të ngurtësuara, nga rapsodia arkaike shkollareske dhe i çeli rrugën estetikës së “vargut të lirë”. Synimi për të shprehur me ekspresivitet artistik nyjet e fshehta e të ndërlikuara të jetës njerëzore, e shtyu të përdorë një tipologji figurative të pasur me grotesk, metafora, hiperbola, parabola etj.

Në një mënyrë të re (duke sjellë një material të freskët), e përdor Migjeni edhe figuracionin mitologjik tradicional, të cilin ia nënshtron lëndës konkrete jetësore. Ai e zgjeronte ngarkesën semantike të figuracionit mitologjik pa e zhveshur nga universaliteti i tij, pa e barazuar me domethënien e përveçme të fakteve të realitetit bashkëkohor. Në frymën e realizmit Migjeni nuk e vë figuracionin mitologjik të punojë për një paraqitje natyraliste, por për të rritur dendësinë e informacionit e të mesazheve artistike, të përgjithësimeve dhe të forcës emocionalo-ekspresive.

Duke sjellë në letërsi një përmbajtje të pasur filozofike, ai përdori forma dhe zhanre të reja, siç ishin novelëzat e vogla, kuptimi themelor estetik i të cilave nuk qëndronte në fabulën dhe subjektin anekdotik rrëfyes, por kryesisht në meditimet e thella filozofike dhe në një ngarkesë të veçantë ironiko-satirike. Mjetet e reja të ekspresivitetit artistik që përdori Migjeni dhe ideali demokratik humanitar që e frymëzonte e integrojnë në thesaret e letërsisë botërore moderne të shekullit XX-të.

Tek Migjeni kthehemi e do të kthehemi vazhdimisht, jo vetëm për të kremtuar e për të bërë homazhe në jubiletë e lindjes e të vdekjes së tij, jo vetëm sepse nga vepra e tij letrare lëvrijnë të gjalla në dejet e letërsisë sonë bashkëkohore, lëngjet përtëritëse të blerimit migjenian, por edhe sepse vepra e tij është nxitje e përhershme për pasurimin e jetës shpirtërore e intelektuale dhe të kulturës së kombit tonë, për përparimin e tij në rrugën e demokracisë./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 21 Shkurt 2026

Next Post

“Kur një e moshuar nga Dropulli i kërkoi Alizotit që t’i jepte një gjë për ta varur në mur, ai i tha po të jap një shenjtor e i dha portretin e Marksit...”/ Historia e panjohur me librarin e famshëm të Gjirokastrës

Artikuj të ngjashëm

“U përpoqën për ta pagëzuar Migjenin si ‘përfaqësues të parë autentik të realizmit socialist’ në letërsinë shqipe, u përdor ai si ‘kokë turku’, por…”/ Refleksionet e profesorit të njohur të estetikës
Personazh

“U përpoqën për ta pagëzuar Migjenin si ‘përfaqësues të parë autentik të realizmit socialist’ në letërsinë shqipe, u përdor ai si ‘kokë turku’, por…”/ Refleksionet e profesorit të njohur të estetikës

February 19, 2026
“Fishta dhe Gjeçovi, ishin dy nga majat e elitës françeskane që krijuan kulmet e korpusit kulturologjik, me ‘Kanunin e Lekës’ dhe ‘Lahutën e Malcis’, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Më 1913 shkova në Shkodër dhe me propozim të At Fishtës, u nisëm për në Gomsiqe, te At Gjeçovi, një nga njerëzit më të lartë që ka pasur Shqipëria…”/ Vizita e Konicës te frati famshëm

February 16, 2026
“Në kamp erdhi kapiten Nuri Huta, pjesëtar i misionit ushtarak shqiptar në Bari, i cili u takua me Mit’hat Frashërin dhe Vasil Andonin, …”/ Kujtimet e ish-ballistit nga Tirana
Personazh

“Në Shqipëri mbretëron uria dhe frika, që nga dita fatale, kur një grup agjentësh të ekzaltuar, hipotekuan Shqipërinë në kadastrën e Beogradit e Moskës…”! / Fjalimi i panjohur i Hasan Dostit në BBC, në 1950-ën

February 12, 2026
“Ali Xhunga, shefi kryesor i hetuesisë te Burgu i Kishës n’ Shkodër, kur e mori vesh se mua, s’më vinte kurkush në takim dhe s’kishim asnjë ushqim, më tha…”/ Dëshmia e trishtë e fratit të famshëm
Personazh

“At Zef Pllumi, i fundmi ndër etërit e vërtetë të Kishës Katolike, konsekuent në bindjet e veta, që nuk i tradhtoi e nuk i mohoi kurrë, e për këtë e pësoi dhe …”/ Refleksione për fratin e famshëm

February 11, 2026
“Dijetari rumun T. Kapidan, mendonte se; krimi mund të jetë kryer në marrëveshje midis Fanarit dhe Jelldizit, pasi vrasja e Naum Veqilharxhit ndodhi në…”/ Ana e panjohur e vdekjes së patriotit të famshëm
Personazh

“Dijetari rumun T. Kapidan, mendonte se; krimi mund të jetë kryer në marrëveshje midis Fanarit dhe Jelldizit, pasi vrasja e Naum Veqilharxhit ndodhi në…”/ Ana e panjohur e vdekjes së patriotit të famshëm

February 9, 2026
“Në librin e tij ‘Gjashtë muaj histori të Shqipërisë’, koloneli francez Dekon, pranoi propozimet e Sali Butkës për shpalljen e Vetëqeverimit shqiptar të Korçës dhe…”/ Refleksionet e studjuesit dhe historianit të njohur
Personazh

“Safet Butka, kur ishte inspektor i Arsimit në Tiranë në vitet 1935-’37, i pajisi shkollat e kryeqytetit me foto të patriotëve të Rilindjes, si Koto Hoxhin dhe…”/ Historia e panjohur e “pionierit” të arsimit

February 8, 2026
Next Post
“Kur një e moshuar nga Dropulli i kërkoi Alizotit që t’i jepte një gjë për ta varur në mur, ai i tha po të jap një shenjtor e i dha portretin e Marksit…”/ Historia e panjohur me librarin e famshëm të Gjirokastrës

“Kur një e moshuar nga Dropulli i kërkoi Alizotit që t’i jepte një gjë për ta varur në mur, ai i tha po të jap një shenjtor e i dha portretin e Marksit...”/ Historia e panjohur me librarin e famshëm të Gjirokastrës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme