Nga Ajshe Ahmeti
-ORGANIZIMI I DEMONSTRATAVE TË VITIT 1968, NË PODUJEVË-
Memorie.al / Demonstratat e 27 nëntorit të vitit 1968 në Podujevë, ka qenë e paraparë për datën 8 nëntor të atij viti, ditën që ishte caktuar të mbahet një miting, me rastin e çlirimit të Podujevës. Në atë kohë isha nxanëse e gjimnazi “8 Nëntori” në Podujevë, i kisha vetëm 16 vjet. Unë për çdo mëngjes, e kisha “detyrë shtëpiake”, që së paku një herë në ditë, të dal për blerjen e gjërave ushqimore për familje. Për çdo ditë, së paku njëherë kthehesha në dyqanin e rrobaqepësisë të dhëndrit tim, Avdullah Nishefcit, që ma shumë e quanin Avdullah Terzia. Një ditë, sa më kujtohet ka qenë shtator 1968, Avdullahun nuk e gjeta në dyqan, ku punonte, por në depon, prapa dyqanit. U habita kur aty gjeta, djalin e axhës tim, profesorin dhe piktorin Selatin Ahmetin. Në rend të parë më tërhoqi vëmendjen një pëlhurë e kuqe ngjyrë gjaku, e shtrirë mbi një tavolinë.
Mbi atë pëlhurë të kuqe, Selatini vizatonte shqiponjën dykrerëshe, ndërsa Avdullahu, e plotësonte me një ngjyrë të zezë dhe ishte hera e pare, që pashë dhe preka flamurin kombëtar. Ai moment as që mund të harrohet, por as të përshkruhet. Ky ishte flamuri i pare, i punuar në punëtorinë Avdullahut, dhe ky Flamur, me sa di unë, u priu demonstratave të Podujevës. Isha e re, 16 vjeçare, edhe më parë e respektoja Avdullahun, si dhëndër, por nga ky moment, Avdullahu, bashkë me djalin e axhës tim, profesori e piktorin e njohur, Selatin Ahmetin, i idealizoja, dhe që nga ky moment ata u bënë frymëzues dhe udhërrëfyes për mua.
Isha e gatshme që edhe unë të merrja pjesë në punimin e flamurit të parë, që edhe sot kam bindjen se ishte, ndoshta flamuri i parë që punohej nga një zejtar, dhe nga një profesor llapjan. Ata sikur t’i kishin lexuar mendimet e mia. Dhe përnjëherë, m’u përgjigjën: “Këtë Flamur do ta punojmë vetë, ndërsa flamujt tjerë, do t’i punojmë së bashku”. Kështu edhe vërtetë ndodhi.
Ato ishin ditët më të lumtura për mua, më dukej vetja se u rrita dhe po bëja një punë të madhe e të vlefshme. Edhe sot, pas 40 vjetësh, kur shkoj te motra ime Sabria dhe dhëndëri im Avdullahu, nuk mundëm të dali nga banesa, pa e shikuar dhe pa e prekur flamurin e demonstratave të Podujevës, të cilin edhe e barti Hasan Shala, i vëllai i dëshmorit, Shaban Shala, gjatë demonstratave të 27 nëntorit, 1968, në Podujevë. Pas asaj ditë, unë i shpeshtova edhe më shumë shkuarjet në dyqanin e Avdullahit.
Vëreja se aty, vinin shumë njerëz të njohur e të panjohur, për mua. Shumica ishin mësues. Që edhe i njihsha. Në fillim, me hyrjen time në dyqan, ata i ndërprerin bisedimet. Një ditë, pasi ata shkuan, Avdullahu m’u drejtua pak si seriozisht. Pasi heshti pak, si në dyshim më tha; “E di je paksa e re, por megjithatë, mendoj se mundesh pak me na ndihmuar”. Unë mezi prisja të më besohej ndonjë detyrë.
Qysh kur pata parë flamurin kuqezi, sikur më thoshte; diçka është duke u përgatitur, por çka nuk e dijsha dhe nuk kisha guxim të pyetsha. Pyetja e parë që më bëri, ishte: “A ke besim në ndonjë shoqe apo shok të klasës, dhe a je gati të marrësh ndonjë detyrë…”? Pyetja, dhe mënyra e pyetjes, që më bëri Avdullahu, bukur shumë, më preku, Avdullah jam në gjendje me pranuar, çdo detyrë që të më jepet dhe jam e gatshme edhe aftë, ma merr mendja, që do t’i dal zot çdo detyre të dhënë, ia thash, dhe ia numërova disa shokë e shoqe gjimnaziste, që edhe ai i njihte.
Pas kësaj bisede, Avdullahu filloi që të m’i besoi disa gjëra, kuptova se ai me disa shokë, ishin duke u përgatitur për mbajtjen e demonstratës, me 8 nëntor, e cila nuk u organizua. Përse nuk u organizuan, nuk më kujtohet në detaje. Por më kujtohen disa momente, që do t’i tregoj këtu më poshtë.
8 nëntori ishte përvjetori i manifestimit ditës të çlirimit të Podjevës, por edhe dita e gjimnazit “8 Nëntori”.
Për ditën e shkollës, në atë kohë përgatitshim programe të ndryshme kulturore dhe sportive. Unë u mersha me aktivitete kulturore, mirëpo për shkak detyrave, të cilat më ishin besuar nga Avdullahi, dhe Hakif Sheholli, që ishte shok i Avdullahut, rreth organizmit të demonstratës e cila, ishte paraparë që të mbahet në të njëjtën datë, unë heshtazi u tërhoqa nga aktivitetet e shkollës për atë ditë. Në qendër të Podjevës ishte caktuar që të mbahet tubimi popullor, në ditën e cekur më lartë. Organizatorët e demonstratës, kishin bërë përgatitjet me të cilat edhe unë isha e njoftuar, dhe i kisha detyrat e caktuara. Unë isha në lidhje me Avdullahun dhe Hakif Shehollin, kisha për detyrë t’i sinjalizoj Sabit Sylën dhe Bahri Shabanin, se kur duhet të vinin në miting, me transparentet me parullat e shkruar, dhe të cilat ishin në dyqanin e Avdullahut, e që duhej t’i sillnin në miting, po ashtu kam pas për detyrë, ta mbaja tekstin – letrën, që duhej të lexohej në miting.
Më kujtohet edhe një detaj: Avdullahu, ma besoj një sekret dhe më porositi që t’ia kryeja, e më tha; “Ajshe, nëse më burgosin, ose më ndodhë diçka, ta dish se një letër e kam shkruar dhe e kam fshehur nën stufën e naftës, këtë duhet t’ia jepësh Sabries, (Sabria, motra ime, ishte edhe shoqja e Avdullahut), ajo ishte në Spital, se ato ditë ju kishte lindur djalin i pagëzuar me emrin Arben.
Pas përfundimit të mitingut, dhe pasi që nuk u mbajt demonstrata, unë shkova në shkollë dhe ju bashkëngjita shokëve dhe shoqeve të mija të shkollës, të cilët ishin duke festuar me aktivitete festive të parapara, për Ditën e shkollës. Shoqja e ime e klasës Adilja, më pyeti se ku isha gjerë atëherë, ju përgjigja dhe i thash se isha në shtëpi, për shkak të disa obligimeve të mija familjare.
Pas kësaj bëheshin përgatitjet, për mbajtjen e demonstratës më 27 nëntor. Më kujtohet se më vonë, përveç meje, në aktivitetin rreth organizimit të demonstratave, që u bën më 27 nëntor, janë angazhuar edhe shumë nxënës tjerë të gjimnazit. Të gjithë ishim të gatshëm, që të jepeshim maksimalisht kontributin tanë, që organizimi i demonstratave të ishte sa më masive. Nisja për demonstrimin, ishte e caktuar të bëhej nga oborrit i Gjimnazit. Kështu ishte porosia e organizuesve.
Unë i sha e këqyr në organizimin e demonstratës. Disa ditë, para ditës së mbajtjes së demonstratës, më pyetën se a mundem që gjatë demonstratës, ta mbaj fotografinë e Skënderbeut me Nazife Blakun. Unë menjëherë pranova, mirëpo Nazifja, nuk pranoj këtë detyrë. Unë ju thash, pasi Nazifja nuk po pranon që ta bartë fotografin me mua, ma jepni mua, se do ta barti vetë, mirëpo me këtë, nuk u pajtuan të përmendurit.
Në atë kohë, shkojsha në shkollë, në ndërrimin e pas ditës. Demonstrata ishte e caktuar që të fillojë në orën 13.00, me pretekst që të përfshihen dy nderimet e shkollës, nxënësit e para ditës dhe të pas ditës. Unë, si për çdo ditë gjithashtu edhe atë ditë, u nisa prej shtëpie me shkuar në shkollë, mirëpo isha shumë e shqetësuar, se mos po dështon prapë mbajtja e demonstratës. Kur u afrova te shkolla, u vrejke një lëvizje e njerëzve goxha e madhe. Organizuesit e demonstratave, erdhën pikërisht në orën e caktuar në oborrin e gjimnazit. Kolona ja filloj prej shkollës, të së cilës i paraprijshin organizatorët e demonstratës, me flamurin kuq e zi, që e kishte punuar Avdullah Nishevci. Shqiponja ishte e pikturuar nga profesori Selatin Ahmeti, siç e kam cekur edhe ma lartë, ndërsa transparentet, i kishin shkruar Hakif Sheholli, Sabit Syla dhe Bahri Shabani, në Teqen e qytetit, të cilat edhe i kishin ruajtur dhe ishin përkujdesur, për tri ditë dhe tri netë.
Bartësit e flamurit dhe të transparenteve, i dhanë një hijeshi dhe një pamje të paparë rrugëve të Podjevës. Unë asnjëherë nuk kisha përjetuar diçka ma madhështore. Pas tyre, u radhitëm edhe ne nëxanësat, ku ishim komplet të klasës time dhe shumë nëxënsa të tjerë dhe qytetarë të Llapit. Kolona me organizatorët dhe të tjerët pas tyre, shkojnë drejtë qendrës të Podjevës, duke brohoritur: “Duam vetëvendosje, duam Republikë” dhe parrulla tjera, dhe duke kënduar këngë patriotike, ku dëgjoheshin shumë zëra, por prej tyre ma të theksuar, ishin ishin ato të Esat Mehmetit, Selatin Setës, Fatmir Sejdiut, Ejup Shehollit, Adile Luta, Nexhmi Rexhepi, Mehmet Blakëqori dhe shumë të tjerëve. Kolona ishte e drejtuar kah qendra e Podjevës.
Kur mbrijtëm afër Komunës, unë u ndava nga kolona dhe dola në tjetrën anë të rrugës, për shkak që mos më shihte Axha im, Danushi, se pse u friksojsha, se mos po më qorton. Në ato çaste, e takova nj nëxanëse të kombësisë serbe, e quajtur Rada Markoviq, e cila më pyeti se çka është kjo, unë ju përgjigja se; nuk e di dhe nuk kam lidhje. Pas 2-3 minutash, prapë ju bashkëngjita kolonës dhe vazhduam demonstrimin.
Po atë ditë, ishte ditë e nisjes të disa djemve për në shërbim ushtarak. Disa prej tyre, kishin organizuar përcjelljen e shkuarjes me tupana, edhe tupangjit, iu bashkëngjitën demonstruesve. Ajo ditë u shndërrua në nji dasmë të madhe Llapjane, në të cilën u përfshin shumë qytetar Llapjanë, të grup moshave të ndryshme, nga më të vjetrit e, gjerë te nxënësit e shkollave fillore.
Demonstrata u kry pa kurfar eksesi. Ne nëxanësat e ndërrimit të pasditës, pas kryerjes së demonstratës, vazhduam dhe shkuam në shkollë, por në vend të klasës ne, sipas urdhrit të profesorëve, hymë në sallën e Edukatës Fizike. Aty ishin disa profesorë, drejtori i shkollës dhe disa përfaqësues nga strukturat politike. Kryesuesit e tubimit, na qortuan pse kemi marr pjesë në demonstratë.
Pas përfundimit të takimit, shkuam nëpër klasa. Atë ditë sipas orarit të mësimit, në atë orë kishim gjuhë shqipe, kur hyri në orë profesori Nazmi R., ne ishim thuajse të gjithë në këmbë, duke komentuar për rrjedhën e demonstratës. Profesori i lartpërmendur, ishte shumë i nervozuar, ai e gjuajti ditarin në tavolinë me një forcë shumë të madhe dhe tha: “Uluni të gjithë në vendet tuaja dhe nxjerrin nga nji fletë të pastër, për të bërë hartim”.
Tema e hartimit, mjerisht edhe sot nuk më kujtohet, por e di që ka qenë me përmbajtje filozofike dhe lidhur me demonstrata. Unë dhe shumica e nxënësve, nuk shkruam as gjë, e di se pata dorëzuar fletën e pastër. Profesori Nazmi, atë punime kur nuk na e solli…! Kënaqësia ime më e madhe, ka qenë, kur shkova në shtëpi dhe dëgjova duke i komentuar demonstratat, me një simpati të madhe. Duke i dëgjuar se si flisnin me atë simpati, unë u trimërova dhe u tregova fill e për pe.
Axha i im, Danushi, prej të cilit u frigësojsha shumë, siç e kam potencuar edhe më lart, (se si kam dalë nga kolona, mos të më shef dhe babai i im), ata më dhanë përkrahje të plotë dhe u pajtuan plotësisht me idetë e mija, për vazhdimin e asaj rruge. Pas përkrahjes së tyre, unë u pendova shumë, që nuk shkova edhe unë që të marrë pjesë në demonstratat, që u organizuan po atë ditë në Prishtinë, për të cilën isha e informuar edhe nga vllau i im, Fatmiri, i cili në at kohë ishte student.
Të nesërmen, posa dola në rrugë, u takova me Rada Trajkoviqin, e cila mu drejtua me këto fjalë, në gjuhën sërbe: “Ku e ki Enver Hoxhën bre J…. Tebe i Envera”?! Ju përgjigja ashu si e lypi. ‘Enverin e kam shëndosh e mirë, po ti ku e ke Rankoviqin’?! I ndrum edhe disa fjalë të ndyta, ajo mu edhe unë asaj, pastaj e ndoqa për ta nxënë me e rrahë, e nëxana dhe ja mëshova disa here, pastaj ajo iku.
Të nesërmen kur shkova në shkollë, menjëherë më thirrën në mbledhje të Komitetit të Rinisë së shkollës, meqë isha anëtare e këtij forumi. Ramadan Paqarada, ishte Kryetar, Nazife Blaku, Rada Markoviq dhe Rada Trajkoviq, ishin anëtare. Në këtë mbledhje, ishin të pranishëm përveç anëtarëve të Komitetit të Rinisë, Drejtorit të Gjimnazit, Selman Qerimi, edhe Rrahim Gashi, kryetar i Rinisë në Podujevë, i cili haptas na ka mbrojtur, derisa shumë politikan të tjerë, na sulmonin.
Në atë mbledhje, u diskutua për pjesëmarrësit, anëtarët e Komitetit të shkollës, të cilit kishin marrë pjesë në demonstratë. Diskutohej rreth përjashtimit të pjesëmarrësve në demonstrata, jo vetëm nga Komiteti i Rinisë, por edhe nga shkolla. Unë mujsha me u mbrojt, pasi isha takuar me Rada Markoviqin, në çastin kur isha e larguar nga kolona, siç e ceka më lartë. E përmendura me këmbëngulje, potenconte për mua, se nuk kam marrë pjesë në demonstratë, prandaj edhe unë, nuk pranojsha që isha në demonstratë. Mirëpo Rada Trajkoviq, na kishte përcjellë tanë kohës, rrugëve kah kishim lëvizur. Ajo thoshte: “Ajshja ka qenë në demonstratë dhe ka brohorit; rroftë Enver Hoxha, e kam pa dhe e kam dëgjuar me dy veshtë e mi”, ndërsa R. Markoviq, me këmbëngulje, thoshte se; “Unë e kam pa vet Ajshen, që nuk ka qenë në kolonë, edhe kur e kam pyetur, e kam vërejtur se ajo, as që ka ditë, se çka është duke u bërë”!
Duke u zhvilluar këto polemika, në mes neve triave, në ato momente N. B., ndërhyri dhe tha: “Ajshe, qysh po mundësh me thane, që nuk ke marrë pjesë në demonstrat, ku me mu ke qenë krah për krahu. Më duket që po e shoh edhe sot, duke folur dhe duke e mbajtur krahun me dorën tjetër”. Në atë moment, më kujtohet, edhe Kryetari i Rinisë, Rrahim Gashi edhe Drejtori, madje tejet të nervozuar, na u drejtuan me këto fjalë: “Kur ju, ja bëni njeri tjetrit kështu, atëherë çka me than për të tjerët”, dhe në moment është ndërprerë mbledhja.
Në këtë mbledhje, kanë marrë pjesë edhe anëtarët tjerë të Komitetit të Rinis së shkollës, mirëpo nuk i kam cekë të tjerët, se në mes neve të cekurit më lartë, është zhvilluar kjo polemikë! Të nesërmen kemi pas prapë mbledhje, dhe prapë ka filluar polemika, në mes meje dhe Rada Trajkoviqit. Unë e paraqita rastin, se çka kishte ndodhur një ditë më pare, në mes meje dhe saj. Pas kësaj, u vendos që; unë dhe Rada Trajkoniqi, u përjashtuam nga ky Komitet. Rada Trajkoviqi, pas këtij vendimi, është ankuar gjerë në Federatë të Jugosllavisë.
Për shkak të ankesës së Rada Trajkoviqit, drejtori Selman Qerimi, është larguar nga posti i Drejtorit të shkollës. Më kujtohet edhe një detaj, drejtori Selman Qerimi, më patë thanë që; të shkruaj deklaratë me shkrim, se si ka ardhur deri te fjalosja, në mes të Rades dhe meje. Unë pata shkruar nja tre katër rreshta, por drejtori, nuk ishte i kënaqur me këtë deklaratë, dhe unë i thash se; nuk mundem t’i shkruaj, të gjitha ato fjalë të ndyta e fyese, që m’i kishte thënë Rada. Drejtori e thirri Zejnullah Rrahmanin, që të më ndihmojë dhe së bashku e shkruam deklaratën. Më kujtohet se, bashkë me Zenën, kemi shtuar edhe gjëra, që nuk ishin të vërteta, por me qëllim, që ta mbronim drejtorin. Kjo ishte edhe ide e Zenës.
Mirëpo kjo nuk çoj fortë peshë, pasi drejtorin e larguan edhe nga shkolla edhe nga Podujeva. Më kujtohet edhe kjo, se mësimin e zhvillojshim pas dite, dhe shumë herë u ndalte rryma, dhe kështu ne lëshoheshim për në shtëpi. S’ka patur gati natë, që nuk shfrytëzoheshe terri dhe nuk rrahej Rada. Por kurrë, “fajtori” nuk u ditke. Edhe njëherë e ceku, se ato ditë kanë qenë ditët më të lumtura dhe më të vrullshme të rinisë sime. Nga dalja, prej oborrit të shkollës, gjatë gjithë rrugëve të qytetit, këndonim dhe recitonim, sikur një zë, këngë patriotike. I gjithë qyteti gumëzhinte nga këngët tona. Kënga që më së shumti këndohej, ishin këto vargje të përshtatura nga një këngë tjetër, e që nuk më kujtohet se cili ishte autori apo ishte e gjithë klasa:
“Festë Nënëtori 27.
Do të shënohet në histori,
Se në Ksovë e Metohi
Janë çu në këmbë
Pleq e të ri
Janë çu në këmbë o pleq e të ri
Tue kërkuar REPUBLIKË”
Gjithashtu këndojshim këngët:
“Fryn Murlani me stuhi, qielli bumbullonte
Nënë Flamurin kuqë e zi Skenderbeu luftonte
Hej trimo Skenderbej…………..
Kur është bë kushtrimi në Kosovë
Janë çu në këmbë qytet e katund edhe bjeshkët me malësorë
Janë çu në këmbë e Plavë dhe Gusi
Janë çu në kambë Prizreni, Prishtina, Ferizaji,
Llapi me Gkakovë.
Dhe bjeshkët me malsorë”
Potencoj edhe këtë se, edhe në fakultet, edhe gjatë gjithë viteve të punës, gjithnjë kam qenë e përcjellur nga UDB-a. Shumë vite kam punuar në KEK, me një rast kam qenë e caktuar për shkuarje me Forumin e Rinisë të KEK-ut në Beograd, për Stafetën e Titos. Grupi i caktuar, i cili kishte për të shkuar në Beograd, në manifestimin e përmendur, duhej më parë të përgatitej në Deçan nji javë (për të ushtruar), për të marrë pjesë në këtë manifestim. Pas kthimit nga Deçani, mua nuk më lejuan të shkoj në Beograd, për shkak se kur është bërë verifikimi i kandidatëve, të cilët kanë pasur për të udhëtuar në manifestimin e përmendur, kishte mbrri informata (ishte bërë verifikimi), se unë isha organizatore e nxënësve të gjimnazit, për pjesëmarrje në demonstrata të vitit 1968.
Përcjellja më e madhe, ka qenë gjatë viteve, kur patën ardhur disa grupe të valltarëve dhe sportistëve nga Shqipëria, ku sipas detyrës zyrtare, isha e caktuar t’i pres, ashtu siç priten vëllazrit. Gjatë demonstratave të vitit 1981, vazhdimisht jam përcjellur nga një individ i quajtur Sabit. Gjatë diferencimit, kur është bërë diferencimi, nji ndër të parët, jam diferencuar. Nga puna jam përjashtuar, që nga viti 1991, qysh në fillim, kur janë përjashtuar punëtorët shqiptarë nga puna. Memorie.al