• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, March 4, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Mësuesi Janko Ll. Pali, mbetet përjetë si një monument i kulturës dhe i diturisë, pasi për gati gjysëm shekulli, luftoi për…”/ Historia e panjohur e poetit, muzikantit, valltarit e poliglotit të famshëm nga Himara

“Në vjeshtën e 1941-it, kur shërbente si drejtues i shkollave në Himarë, arrestohet nga grekët dhe dërgohet në komandën e Divizionit në Kudhës, i akuzuar…”/ Historia e panjohur e atdhetarit Janko Ll. Pali
Memorie.al
“Në vjeshtën e 1941-it, kur shërbente si drejtues i shkollave në Himarë, arrestohet nga grekët dhe dërgohet në komandën e Divizionit në Kudhës, i akuzuar…”/ Historia e panjohur e atdhetarit Janko Ll. Pali
“Në vjeshtën e 1941-it, kur shërbente si drejtues i shkollave në Himarë, arrestohet nga grekët dhe dërgohet në komandën e Divizionit në Kudhës, i akuzuar…”/ Historia e panjohur e atdhetarit Janko Ll. Pali
“Në vjeshtën e 1941-it, kur shërbente si drejtues i shkollave në Himarë, arrestohet nga grekët dhe dërgohet në komandën e Divizionit në Kudhës, i akuzuar…”/ Historia e panjohur e atdhetarit Janko Ll. Pali
“Në vjeshtën e 1941-it, kur shërbente si drejtues i shkollave në Himarë, arrestohet nga grekët dhe dërgohet në komandën e Divizionit në Kudhës, i akuzuar…”/ Historia e panjohur e atdhetarit Janko Ll. Pali
“Në vjeshtën e 1941-it, kur shërbente si drejtues i shkollave në Himarë, arrestohet nga grekët dhe dërgohet në komandën e Divizionit në Kudhës, i akuzuar…”/ Historia e panjohur e atdhetarit Janko Ll. Pali
“Në vjeshtën e 1941-it, kur shërbente si drejtues i shkollave në Himarë, arrestohet nga grekët dhe dërgohet në komandën e Divizionit në Kudhës, i akuzuar…”/ Historia e panjohur e atdhetarit Janko Ll. Pali

Nga Beqir SINA

Pjesa e dytë

Memorie.al / Virxhinia (USA). Është nder i madh dhe i veçantë të flasim për një personalitet të arsimit të kulturës dhe të atdhetarizmit, siç është pikërisht “Mësuesi i Popullit” Janko Ll. Pali. E kemi për nder, por edhe për detyrë që t’a respektojmë në shkallën më të lartë, këtë shqiptarë, që ka bërë aq shumë për kulturën kombëtare, arsimin dhe atdhetarizmin. Janko Ll. Pali, ishte dhe mbetet kështu, përgjithmonë, një figurë e plotë e përmasave kombëtare, në këtë pjesë të perlës shqiptare, Bregdetit Jon. Janko LL. Pali, emër i dashur e i njohur i Bregdetit Jon, i përket plejadës së nderuar të figurave të shquara të kulturës, politikës dhe atdhedashurisë shqiptare, për gjithë atë periudhë, që ai jetoj! Çuditërisht, pasi njihesh me veprën e tij, lind pyetja: Përse, edhe Janko LL. Palin, e futën në murin e heshtjes?! 

                                                       Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Në vjeshtën e 1941-it, kur shërbente si drejtues i shkollave në Himarë, arrestohet nga grekët dhe dërgohet në komandën e Divizionit në Kudhës, i akuzuar…”/ Historia e panjohur e atdhetarit Janko Ll. Pali

“Profesor Ramadan Sokoli më tregoi, se kënga e grupit çam të Rrogozhinës për Çelo Mezanin, ishte në plan për t’u futur që në Festivalin Folklorik të ’73-it, por …”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit të njohur

Njëkohësisht edhe dalja e lirë e rrugëtimi, tashmë paraqiste shanse të mira të realizimit të dëshirave. Kështu u nxitë Janko Pali, që të largohej, dhe u nis andej për në Patra e, del në Krioner të Mesollongjit, aty me disa makina ushtarake, mbërrin në Agrinjo, ku gjen edhe të tjerë shqiptarë, kusure-mëdhenj, siç është shprehur ai. Me ata që ktheheshin po ashtu nga internimi, a kush e di nga ku? Këta, sidomos çamërit, ishin pjesë e atij eksodi të madh, që bënë grekët gjatë luftës, përkundër asaj popullate allogjene të vendit të tyre, e cila hoqi të zitë e ullirit (shënime të tijat).

Më datën 30 maj 1941, Janko Pali shkon në një restaurant të hotelit dhe drekon me Pano Qesarin, që të ky të ndërhyj te një shok i tij, për t’a nisur në Delvinë, më pasë në Sarandë e mbërrin në Vlorë. Ky është dhe momenti më kulminant i jetës së tij, mbetur nga dorëshkrimet, ku thuhet: “I mallëngjyer fort së fundi, do të gjeja tashmë një qetësi shpirtërore, që më kish pasë munguar gjatë largimit tim, erdha në shtëpi i lumtur që i gjeta të gjithë mirë, ndonëse, për arsye të luftës, kishin pasë kaluar dimrin nëpër shpella dhe jashtë banesave. Shtëpinë e gjeta në gjendje jo të mirë, se pse bombardimet në gjitoni ja kishin bërë çatinë shoshë”! /

Më një dhjetor të 1944, i lind një djalë tjetër Petraqi, emër që i j’a vuri kushëriri, Filipi, si kujtim i vëllait të tij Petro. Kthimi i tij në fshat pas internimit, qershor 1941, e bënë të lakmoj qëndrimin në Shqipëri, në qetësi dhe afrohet të gjithëve me një qëndrim neutral si zyrtar, vetëm karshi organeve të pushtetit dhe organeve të mbajtjes së rregullit.

Fillon menjëherë nga ushtrimi i detyrës së mësuesit në Himarë – fshat, deri në qershor 1942, prill 1943. Pikërisht, deri kur një auto-kolonë ndëshkimi italiane, prej afër 1000 ushtarësh, shkon në Himarë, dhe arreston atë në shkollë, me katër kolegë të tjerë, Mali, Deda, Kapetani, K. Gjini.

Periudha nga çlirimi, deri në daljen në pension (1944-1964)

Në shënimet e lëna prej tij, për këtë periudhë kohe, ndërmjet të tjerash thuhet: “Së fundi lufta mbaroi, bashkë më të dhe boshti Romë-Berlin-Tokio, e humbi luftën, duke u dorëzuar i fundit Japonia, mbasi shijoi mbi kurriz plasjen e hatashme të së parës bombë me atom, një shpikje që nderon mendjen e njeriut, po që e përdorur për qëllime shkatërrimi, tronditi botën me gjithë dëmet super kolosale, që ishte në gjendje të shkaktojë ajo (bomba)”!

Vendi ynë i çliruar në nëntor 1944 dhe ndodhej i shkatërruar. Pushteti i atëhershëm i ngritur gjatë Luftës Antifashiste, ndodhesh përpara problemesh të mëdha, e të ngatërruara. Probleme që në atë kohë donin interesimin të gjitha sektorëve të jetës shoqërore, ekonomike, kulturale etj. etj.!

Por, një nga problemet më të rëndësishëm, ishte ai i arsimit dhe i shkollave, pasi ato ishin më të shkatërruarat nga lufta. Në këto kushte qeveria e atëhershme, mbledh në qytetin e Korçës, një kongres i quajtur Kongresi i Arsimit. Pjesëmarrës i të cilit ishte dhe mësuesi Janko Ll. Pali.

Viti 1944 e gjen Janko Palin mësues në Vlorë, më pas kalon si mësues në Fratar të Mallakastrës, deri sa emërohet në Piqeras të Sarandës. Në muajt tetor – dhjetor 1944, kthehet sërish në Vlorë, pasi përmbush të gjitha kërkesat n’atë koh’ e pranohet si pedagog në kuadrin arsimor, të Vlorës. Punon mësues në Selenicë, shkurt-qershor 1945, për t’u caktuar në shkollat e katundit Vuno, së bashku me I. M., nga Himara dhe N. K., nga Vunoi.

Gjatë, kësaj periudhe pëson goditjen shpirtërore më të madhe në jetën e tij. Më 18 gusht, i vdes nëna, pas një sëmundje të shkurtër pleqërie, në moshën 83 vjeçare! Pëson hidhërimin e fort, pasi siç thoshte shpesh në kujtimet e tija; “Iku e mjera, se iku me fakultetet e saja, shumë në gjendje, atë kisha njohur si babë, si nënë, se isha jetim …pa babe”!

Në vitin 1946, me shpalljen e kuadrit të ri, emërohet si mësues në katundin Kudhës, më 6 dhjetor largohet nga Kudhesi, e kthehet në Qeparo. I vjen emërimi si Drejtor Didaktik, pranë Komitetit Ekzekutiv në Vlorë. Shërben aty si inspektor Arsimi, në zonën e Mallakastrës, në Labëri, (pa zonën e Kuçit), e vazhdon në atë të Myzeqesë dhe së fundi në Himarë.

Periudha nga dalja në pensin e, deri sa mbylli sytë…!

Në muajin janar 1951, mbas tre kërkesash të bëra gjatë vitit 1950, emërohet të drejtoj shkollën e “Skelës” në qytetin e Vlorës. Dërgohet me kërkesë insistuese, siç e ka pranuar vet, të drejtoj shkollën 7 vjeçare, në Spile të Himarës, ku ai shërbeu si drejtor i shkollës atyshme, për afro dy muaj. Menjëherë do ta transferonin, (me ndërtimin e shkollave në Qeparo), duke e emëruar drejtues i shkollës së fshatit, mbas një largimi prej më se 7 vjetësh, 1943-1950.

Deri në vitin 1956, shërbeu aty si drejtor i shkollës 7 vjeçare. Me disa probleme të dala gjatë rrugës së arsimit, në mars të vitit 1956, bëri atë që në shtator 1956, me çeljen e vitit të ri shkollor, të ulet në detyrë, nga drejtues i shkollës, si mësues i thjeshtë i 7 vjeçares. Siç tregojnë faktet, ai kishte qenë në drejtimin të saj, qysh nga viti 1935.

Vit kur ai mbasi dha provimet me sukses në “Normalen” e Elbasanit, punoj vazhdimisht si kryemësues. Në përfundim, mësojmë se mësuesi patriot Janko Ll Pali, pasi shërbeu si mësues pedagog, deri më shtatorit 1964, njoftohet se i kish ardhur radha, e koha kishte kaluar, pasi ishte 67 vjeç. Megjithëse në gjendje të mirë shëndetësore, e i aftë, duhej të paraqiste vetë kërkesën, për ndarjen e padëshirueshme, me pasionin dhe jetën e tij Arsimin, për të dalë në pension.!

Mbaron kështu karriera e lavdishme dhe e mbushur me kujtime. Një rrugë e paharrueshme, si edukues i brezit më të çmuar për më se 36 vjet. Ku punoj me shumë zell e dëshirë me qëllim që ai të nxirrte nxënës të zotë, për veten e tyre, familjen, vendin, për luftën e jetës edhe patriotë të vërtet!!!

Çfarë kanë thënë për Janko Ll. Palin, shkrimtarë, mësues, poetë, kritikë, politikanë, analitikë, bashkëfshatarë të tij

Bashkëfshatari i tij, Vasil Qesari, (shkrimtarë, gazetarë, publicist, kritik) duke kujtuar figurën e këtij eruditi, ndër të tjera ka thënë: “Më doli parasysh imazhi i mësuesit të shumë brezave, Janko Palit – esperantistit të shquar dhe njohësit të shkëlqyer të kësaj gjuhe, e cila endé ka adhuruesit e praktikuesit e saj në botë”.

Ish nxënësi i tij Ing. Sillo Mucko (Kanada): “Mësuesi im i parë Janko Pali, ngelet përjetë si një monument, i kulturës dhe i diturisë. Ay për gati gjysëm shekulli, luftoi dhe zhduku injorancën në mbarë krahinën e vendin tonë. Ai ishte i gjithë-anshëm, mësues, edukator, pedagog, muzikant, vjershëtor, valltar, këngëtar dhe mbi të gjitha njeri. Ai do mbahet mënd si një njëri etalon dhe fisnik i kompletuar, atë e donin dhe gurët e sokakut! Vepra e tij do t’ju shërbejë brezave për te njohur historinë.

Vitore Leka Stefa (Poete Itali): “Janko LL. Pali nuk është thjesht e një njeri i një familje a Qiparoi, e krahinë, por i përket gjithë Shqipërisë, ky njeri i madh, ky mësues i palodhur dhe i kujdesshëm për breza të tërë, që i çoi drejt udhës së dijes, duke i’u çelur horizonte të papara, me veprën e tij, sot na flet me një gjuhë të pasur e, me një zëmër të madhe”.

Poetja Nirvana Pistulli: “Gjithë kjo punë e bërë prej tij, si është e mundur t’i njihet, vetëm mbas rënies së diktaturës?!? Një punë kolosale, mbledhja e poezive folkloristike, gjithë këto përkthime, poezi gjëra me shumë vlerë për kulturën e vendit tonë. Shpresoj t’i shoh një ditë të botuara”!!!

Shkrimtari dhe poeti, ish-i burgosuri i diktaturës, Gjeto Turmalaj, thotë se: “Është nder i madhë që kombi ynë ka nxjerr një poet, shkrimtar, si Janko Pali. Si ky njeri që jeton në pavdekësi, në ato poezi të mrekullueshme, dhe në atë krijimtari aq të vlefshme që la pas, si një poliglot në shumë drejtime. I madhi Ernest Koliqi, duke ju referua Eliotit, thoshte;

Asnjë art nuk është më kombëtar, se poezia’. Këtu më kujtohet ajo thën’je filozofike!! ‘Njerëzit e letrave janë princat e kombit’! Për mendimin tim, thotë, z. Turmalaj, Janko Pali, ishte një princ i dal prej kështjellës të Qeparoit dhe është nder për Atdheun tonë”.

Z. Agim Bacelli: Janko Ll. Pali, një burrë i ndritur që ka nderuar jo vetëm familjen e vet, por edhe shoqërinë, kombin dhe diturinë shqiptare e më gjerë. Dituria e tij rrezaton edhe pas ikjes së tij për tek ati ynë i shtrenjte dhe i lavdishëm”.

Z. Diana Jovani: Janko Pali, shembulli i të cilit do të udhëheqë gjenerata të tëra arsimtarësh e njerëz të dijes për vite me radhë dhe do të jetë udhërrëfyes edhe për brezin e ri. Qeparoi dhe Himara janë krenare që kanë nxjerrë një njeri si ai, krenar dhe madhështor si Deti Jon dhe i pamposhtur në qëllimin e tij të madh në jetë”.

Poetja e shkrimtarja e shquar Zhuliana G. Jorganxhi,
pasi është njohur me veprën e “Mësuesit të Merituar” Janko Pali, thotë se: “Kam lexuar më shumë interes gjithë atë univers të madh të ‘Mësuesit të Merituar’ Janko Pali dhe jam mahnitur nga gjithë ai njeri i madh erudit. Vepra e tij është një vepër madhështore dhe duhet të shohë patjetër dritën e botimit, sepse ajo iu vlen gjithë brezave, në çdo kohë”.

Z. Harilla Panajotit: “Portreti do të ishte i veçantë për Janko Palin e Qeparoit. Ai përgjithëson…!. Ishte mësues me përvojë të madhe pedagogjike, sociale, kulturore, ishte shumë energjik dhe i mprehtë. Me të vërtetë Janko Pali qe një intelekt fenomen. I papërkulur para vështirësive, optimist e humanist i madh”.

Luan Petoshati, Filadelfia
– “Janko LL. Pali, ishte një mësues intelektual tipik shqiptar, intelektual i shquar i bregdetit, portret që përgjithëson”.

Kleanthi Z. Dede (shkrimtar). “Të shkruash për jetën e një mësuesi, pa dyshim që ndjen përgjegjësinë, për të pasqyruar jetën e një intelektuali, po të shkruash për jetën e mësuesit Janko Pali, kjo përgjegjësi është e dyfishtë, për vetë faktin se si nga ana kohore, ashtu edhe nga ana gjeografike, po pa lënë mënjanë edhe bagazhin njohës e kulturor të tij, ato kapin kufijtë maksimalë, brenda së cilës duken qartë jeta e një krahine të tërë, pikërisht e një krahine të kulturuar siç është, Bregdeti Jon”.

Avokati i Popullit Dr. Jorgo Dhrami, ish-nxënës i tij: “Personaliteti i Janko Palit, i cili nuk ka përmasat për një fshat apo krahinë, por ka përmasat e një njeriu në shkallë kombëtare e ndoshta më tej…”!

S. Guraziu, (Arnhem, NL): “Vepra e Janko LL. Palit, padyshim është lavdiplotë, fisnike dhe nuk di a jam kompetent të deklaroj … edhe një ‘gurë i artë’, jashtëzakonisht çmuar i traditës pedagogjike shqiptare, me punën e tij në letrat shqipe, përkthimet, mësuesinë…dhe tërë atë frymë përparimtare të bot-kuptimit të tij, duke arsimuar popullin e vet, duke ndritur mendjen e popullit të tij të përvuajtur”.

Aktualisht tani ka në disponim rreth 25-30 fletore (libra), të marra nga thesari letrar i tij, por ato mendohet se nuk janë më dhjetëra, po kalojnë qindrat.

Të disponueshme:

Në thesarin e tij gjenden rreth 80.000 vargje, poezi, lirike, elegji, historike etj. Ka shkruar Monografinë e “Neço Mukos” bashkë-shok dhe mik i tij. Ka hartuar një fjalor 45.000 fjalësh Shqip- Frengjisht.

Ka bërë metodikën; “Si të mësojmë Esperanton”, ngriti edhe kurs Historia e Qeparoit.

Historia e Shkollës Qeparoit.

Tregime, historira, bëma, koleksione.

Mijëra përkthime nga çdo gjuhë:

Përkthim “Historia e Francës” Frëngjisht-Shqip.

Përkthim “Historia e Napolonit”- Frëngjisht-Shqip.

Përkthim “Ezopi”

Providenca

Nga Esperanto, fletore të tëra.

Folklor, “Përmbledhje këngësh Historike –Patriotike”.

Folklor, Këngësh Lirike.

“Shkrimtarë e figura të shquara në shërbim të letrave shqipe e të huaja”, autorë të ndryshëm.

“Mëhallët e fshatit dhe gjak në fshat”, 18 raste vrasjesh…!

Njeri enciklopedik, autodidakt, i tkurrur. Anekdota, humor, shaka, batuta, 600 copë të mbledhura.

“Thënie nga figura të shquara të kombeve”, (hulumtim) Letërsi, etj.

Tekste për te mësuar anglisht, esperanto, spanjisht.

Një kontribut dhe një kujdes të madh rreth ruajtjes dhe përcjelljes së veprës së Janko LL. Palit, po luan edhe i biri i tij poeti dhe shkrimtari Petraq J. Pali. Ai, ekspozoi në të gjitha forumet dhe po punon në realizimin e disa librave, me kujdes e me më mençuri e maturi, tituj, fragmente të krijimtarisë së të atit. Pasi që jo vetëm ky material i cili po prezantohet nga gazeta kombëtare “Bota sot”, është shfrytëzuar nga materialet e ruajtura prej tij, por nëpërmjet letrave e telegrameve, ai ka dhe dhjetëra e dhjetëra përshëndetje. Nga krijimtaria e Janko LL. Palit, deri sot janë botuar; “Afër fundit ç’po shikoj”, përzgjedhje poetike, “Historia e Qeparoit” si edhe “monografi e Neço Mukos”. Përgatitet të dali nga botimi “Historia e shkollës së Qeparoit”, që është një thesar më vete! / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 4 Mars 2026

Next Post

“Pasi e refuzova në mënyrë kategorike propozimin e shokut tim, Hiqmet Shena, që të arratiseshim në Jugosllavi, pas pak ditësh, mora vesh se ai kishte shkuar në Qafë-Thanë...”/ Dëshmia e rrallë e Xhavit Delvinës

Artikuj të ngjashëm

“Në vjeshtën e 1941-it, kur shërbente si drejtues i shkollave në Himarë, arrestohet nga grekët dhe dërgohet në komandën e Divizionit në Kudhës, i akuzuar…”/ Historia e panjohur e atdhetarit Janko Ll. Pali
Personazh

“Në vjeshtën e 1941-it, kur shërbente si drejtues i shkollave në Himarë, arrestohet nga grekët dhe dërgohet në komandën e Divizionit në Kudhës, i akuzuar…”/ Historia e panjohur e atdhetarit Janko Ll. Pali

March 2, 2026
“Kur i thashë Profesor Ramadan Sokolit, se; pse nuk e citon udhëheqësin kryesor të Partisë në hyrje të librit, siç ta ka kërkuar redaktori, ai më…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit dhe studiuesit të njohur
Personazh

“Profesor Ramadan Sokoli më tregoi, se kënga e grupit çam të Rrogozhinës për Çelo Mezanin, ishte në plan për t’u futur që në Festivalin Folklorik të ’73-it, por …”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit të njohur

March 1, 2026
“Në shtator 1944, Abaz Ermenji u takua me tre oficerët britanikë, Maclein, Smajli e Amery dhe u ra dakord që të formohej një grup i përbashkët, për të luftuar…”/ Ana e panjohur e ish-kreut të Ballit Kombëtar
Personazh

“Në shtator 1944, Abaz Ermenji u takua me tre oficerët britanikë, Maclein, Smajli e Amery dhe u ra dakord që të formohej një grup i përbashkët, për të luftuar…”/ Ana e panjohur e ish-kreut të Ballit Kombëtar

March 1, 2026
“Në mbledhjen e zhvilluar në bashkinë e Korçës, u formua Komiteti i ‘Shpëtimit Publik’ me kryetar Fazlli Frashëri, sekretar Selman Riza dhe Masar Shehu…”/ Historia e panjohur e profesorit nga Kosova
Personazh

“Në mbledhjen e zhvilluar në bashkinë e Korçës, u formua Komiteti i ‘Shpëtimit Publik’ me kryetar Fazlli Frashëri, sekretar Selman Riza dhe Masar Shehu…”/ Historia e panjohur e profesorit nga Kosova

February 28, 2026
“Aziz Biçaku u detyrua ta vriste Rexhep H., pasi ai u lidh me Forcat e Ndjekjes dhe Sigurimin, ndiqte grupet anti-komuniste, prandaj e shpallën ‘Dëshmor i Atdheut’ dhe…”/ Refleksionet e studiuesit Ali Buzra
Personazh

“Gjatë arratisjes, mbeti i vrarë shoku ynë Esat Dine, kurse udhëheqësi i grupit tonë, Selim Haxhija, u dorëzua, sepse ai ishte i futur nga Sigurimi i Shtetit…”/ Dëshmia e rrallë e Jonuz Ndreut, nga SHBA-ës

February 27, 2026
“Rreth ‘Ballit Kombëtar’, ndënë urdhërat e tij vrapoi lulja e djalërisë, në pjesë e saj u-korr duke mprojtur traditën e shqipes, të tjerët u…”/ Fjala e Prof. Abaz Ermenjit, te funerali i Mid’hat Frashërit, New York 1949
Personazh

“Rreth ‘Ballit Kombëtar’, ndënë urdhërat e tij vrapoi lulja e djalërisë, në pjesë e saj u-korr duke mprojtur traditën e shqipes, të tjerët u…”/ Fjala e Prof. Abaz Ermenjit, te funerali i Mid’hat Frashërit, New York 1949

February 26, 2026
Next Post
“Pas arratisjes nga Shqipëria në 1949-ën, Azis Biçaku me djalin, Isufin, shkuan në Greqi, ku morën pjesë në luftën civile kundër forcave komuniste dhe…”/ Historia e panjohur e familjes nacionaliste nga Librazhdi

“Pasi e refuzova në mënyrë kategorike propozimin e shokut tim, Hiqmet Shena, që të arratiseshim në Jugosllavi, pas pak ditësh, mora vesh se ai kishte shkuar në Qafë-Thanë...”/ Dëshmia e rrallë e Xhavit Delvinës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme