• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, September 19, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Medi B., ‘shoku’ që kishim biseduar të arratiseshim, ishte nga Kolonja dhe më garantoi, se e njihte mirë kufirin, por në Moravë, Sigurimi i Shtetit…”/ Historia e pesë të rinjve, ku dy u pushkatuan…!

“Si e varën në litar, Nezir Muzhaqin, komandantin e ‘Ballit Kombëtar’ për Elbasanin, me vendimin e Gjykatës së Lartë Ushtarake, pasi…”/ Ish-i dënuari politik, publikon dokumentin
“Medi B., ‘shoku’ që kishim biseduar të arratiseshim, ishte nga Kolonja dhe më garantoi, se e njihte mirë kufirin, por në Moravë, Sigurimi i Shtetit…”/ Historia e pesë të rinjve, ku dy u pushkatuan…!
“Medi B., ‘shoku’ që kishim biseduar të arratiseshim, ishte nga Kolonja dhe më garantoi, se e njihte mirë kufirin, por në Moravë, Sigurimi i Shtetit…”/ Historia e pesë të rinjve, ku dy u pushkatuan…!
“Vëllanë tim, që ishte diplomuar në Paris, e pushkatuan me tetë pjestarë të grupit “Bashkimi Demokrat” dhe trupat i çuan në breg të lumit…”/ Dëshmia e të birit të ish-ministrit të Zogut
“Medi B., ‘shoku’ që kishim biseduar të arratiseshim, ishte nga Kolonja dhe më garantoi, se e njihte mirë kufirin, por në Moravë, Sigurimi i Shtetit…”/ Historia e pesë të rinjve, ku dy u pushkatuan…!
“Medi B., ‘shoku’ që kishim biseduar të arratiseshim, ishte nga Kolonja dhe më garantoi, se e njihte mirë kufirin, por në Moravë, Sigurimi i Shtetit…”/ Historia e pesë të rinjve, ku dy u pushkatuan…!
“Medi B., ‘shoku’ që kishim biseduar të arratiseshim, ishte nga Kolonja dhe më garantoi, se e njihte mirë kufirin, por në Moravë, Sigurimi i Shtetit…”/ Historia e pesë të rinjve, ku dy u pushkatuan…!

Nga Bedri Blloshmi

Rrëfimi i ish-të dënuarit: – “Prokurori i Pogradecit, na tha se; Xhevit dhe Irfan Muça, janë pushkatuar në ‘Livadhin e Çelos’ në Alarup, por ka edhe vend tjetër pushkatimi, i cili quhet; ‘Lumi i Terhanit”!

Memorie.al / Në spitalin e burgut në Tiranë, është “shtruar” një “grumbull” i palëvizshëm i cili rënkon. E plasën në çimenton nga barela, duke e zgjidhur nga rripat e meshinit, që e mbanin të lidhur fort. Ishin disa civilë të kollarisur e të veshur me kostume me kuadrate, këmishë të kuqe të mbyllur deri në ngrykë dhe rreth qafës u shtrëngohej një kollare e cila, zbriste deri poshtë mbi barkun e fryrë. Njeri, ashtu fytyrë ngrysur e i inatosur, shikoi përreth e, mbasi na pyeti nga ishim ë përse akuzoheshim, iu drejtua doktorit

– “Dakord për sa biseduam”?!

Gjithashtu mund të lexoni

“Pas koncertit, një grup prej 50 vetash afër Pallatit të Kulturës hodhi parulla armiqësore si: ‘Poshtë qeveria e Enver Hoxhës’, ‘Liri-demokraci’, ‘Rroftë Ismail Kadareja’…”/ Raporti për Ramiz Alinë, 4 dhjetor ‘90

“Polemikat mes kryeministrit Enver Hoxha dhe zëvendës-kryeministrit Tuk Jakova, kanë përfunduar me arrestimin e këtij të fundit, pasi…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

– “Si urdhëron shoku Nevzat. Mos ki asnjë merak, madje për ne, nuk është hera e parë që marrim porosi, për këta armiq të Partisë e të popullit”.

– “Ne po ikim, gjithsesi na njoftoni.”

Të gjithë dolën nga dhoma. Polici mbylli derën me inat, duke përplasur fort shulin e derës. E nxori turirin prapë në sportel dhe hungëriti: – “Mos bëni zhurmë dhe me atë, nuk ka punë asnjeri”.

U ngritëm nga krevati dhe i’u afruam personit, i cili rrinte përmbys, me fytyrë në çimento. Nga goja i kishte riguar një curril gjaku. Mbante erë ilaçe dhe myku. Ky njeri, ishte katandisur kockë e lëkurë. E ngritëm dhe e drejtuam pas murit. Koka i varej mbi kraharor në të cilin dalloheshin qartë damarët, nën lëkurën zbardhur nga izolimi i gjatë.

E pyetëm se cili është dhe nga është. Asnjë përgjigje, vetëm rënkonte dhe i mbante sytë mbyllur. Trupi i tij, mbante një erë shumë të keqe. E vendosem mbi krevat, por kur e kapëm nga këmbët, ulëriti sa kishte në kokë.

– “Mos më prekni, se me dhemb gjithë trupi”.

Pantallonat e lerosura, dukeshin si të lagura. Kufoma e gjallë, i hapi sytë si me përtesë dhe bëri shenjë, duke ngritur vetullat. Na dha të kuptonim, se duhet t’i shihnim këmbët. Ia ngritëm pantallonat menjëherë deri mbi gjunjë, duke zbuluar dy fyej kockash, që kishin tek-tuk ndonjë qime. Skeleti lëvizi me mundim sa majtas djathtas, kokën e qethur zero, ndërkohë që kafshonte me dhembë, buzën e poshtme.

Përmbi gjunjë, u duken koret e disa plagëve. Ia ngritëm pantallonat edhe pak më sipër. Ç’të shihje?! Kofshët i kishte blane të zeza dhe plagët i kullonin. “I paskan bërë apses”, – foli njeri nga shokët. – “Jo jo, është elektroshok”, – ia ktheu një tjetër. Shokut pranë meje, i ranë të fikët.

Skeleti vazhdonte të rënkonte e pas një çasti, dera u hap dhe hyri polici i inatosur, i cili pasi na futi disa shkelma ulëriti: “Kështu do t’ua bëjmë ju të gjithëve. Provojeni edhe një herë ta ndihmoni këtë kriminel”! Pas ca, ai u kthye përsëri i shoqëruar nga infermierja, e cila mbante në dorë një shiringë.

Ajo u afrua te kufoma, vrenjti turinjtë dhe me kokën mënjanë, i thirri: “Kthehu përmbys”! Ai nuk lëvizi fare. Atëhere infermierja, ia nguli gjilpërën mbi pantallona, ia ngjeshi agen me sa fuqi kishte dhe pas disa çastesh e shkuli, duke dalë gjithë inat nga dhoma. Të gjithë sa ishim, u tromaksëm. Në dhomë, ra një heshtje varri.

Ditën e tretë, ai u përmend pak. Iu afrova tek koka dhe fillova ta pyes përsëri:

– “Nga jeni”?!

– “Jam nga Pogra…” – u përgjigj ai, me një zë që iu fik pa mbaruar fjalën.

Ndërsa i fërkoja ballin e rrudhosur, ia afrova veshin te buzët e tij. Ai hapte sytë herë pas here dhe na shihte, pa thënë asnjë fjalë. Unë vazhdoja ta pyesja, për të mësuar se kush ishte, nga vinte dhe pse e kishin arrestuar. Në një çast, hapi sytë dhe më bëri shenjë të afrohesha.

– “Jam Xhevit Muça dhe banoj në Lushnje. Bisedova me një shok që të arratiseshim, sepse e kuptova, pse operativi vinte atje ku punoja. Atë kohë, pas disa ditësh, vajta në Bërzeshtë te motra ime, e cila ishte e martuar, me Bardho Lekën. Po atë natë, shkova edhe te një mik i babait tim, Hasan Blloshmi.

Ndenja shumë pak dhe u ktheva përsëri në Lushnje. “Shoku” me të cilin kisha biseduar për t’u arratisur, ishte nga Kolonja dhe me garantoi, se e njihte shumë mirë kufirin dhe se do të kalonim pa kurrfarë problemi. Deri në Korçë, udhëtuam pa asnjë shqetësim. Ndaj të ngrysur, u nisëm bashkë me udhërrëfyesin, për nga mali i Moravës.

Aty po na priste Sigurimi i Shtetit. Na lidhën, plasën në “Gaz” e na sollën drejt e në Tiranë. Nuk mbaj mënd, se sa kohë kam mes torturash e hekurash. “Epo mos ki merak, se shumë-shumë, 25 vjet burg do dënohesh”, më thoshte shoku i dhomës së spitalit të burgut, në Tiranë.

I thashë se e dija që do na vrisnin, se na kishin bërë grup. I thashë se, po të lirohej e sapo t’i jepej rasti, t’i tregonte ndonjërit, si më kishin katandisur dhe si qëndronte çështja”! Kaq, mundi të më tregonte me gojën e tij, Xhevit Muça,

Jo më larg se para dy muajsh, rasti e solli, që të takoj këtë shok të dhomës së spitalit të burgut të Tiranës. Ndërsa po pinim kafenë, ai më vazhdoi tregimin, aty ku e pat lënë Xheviti.

“Pas dy, ose tri ditësh, na nxorën nga dhoma, në korridorin e spitalit të burgut, sepse do të bënim dezinfektimin e ambienteve, ngaqë kishte plasur morri. Në këtë kohë, erdhën disa civile dhe njëri prej tyre, foli me infermieren e turnit të dytë.

– “Dëgjo, – i thirri ai, – bëje gati, se do ta marrim sonte, personin nga Lushnja”.

Infermierja, ia ktheu aty për aty: – “Daljet nuk i bëj unë, i bën doktori”.

Nevzati bërtiti aq fort, sa stërkalat e pështymës i ranë infermieres mbi fytyrë: – “Moj, dëgjon ti, apo jo?! Me njeh mua, se kush jam?! Unë të q… ty edhe doktorin”!

Ai bashkë me personat që e shoqëronin, u fut në dhomë, e morën Xhevitin mbi një barelë dhe ndërsa largoheshin, i ulëriti: “Edhe në këtë gjendje që je, ne do të të pushkatojmë! Përse stimulon”?

Pas mbaroi dezinfektimi, ne na kthyen në dhomë. Në këtë kohë, u dëgjua zhurma çjerrëse e motorit të makinës dhe kërcitja e portës që u mbyll, pasi doli makina. Atë natë e gdhimë, pa këmbyer asnjë fjalë, me njeri-tjetrin”.

“Bedri, ti shkruan vazhdimisht në gazetë, po munde, të lutem, tregojua të gjithëve, këtë që të thashë”! Kështu e mbylli rrëfimin e tij, Agron Kalaja, shoku i dhomës së spitalit të burgut të Tiranës, së Xhevit Muçës, i cili ishte nga fshati Çezmë e Madhe, e Pogradecit.

Dua të sqaroj, se “grupi” i përgatitur nga Nevzat Haznedari, kishte këtë përbërje:

  1. Xhevit Muça – dënuar me vdekje, pushkatim;
  2. Irfan Muça – dënuar me vdekje, pushkatim;
  3. Hysni Palla – dënuar me 25 vjet burg;
  4. Enver Leka – dënuar me 20 vjet burg;
  5. Medi Bislimi – dënuar me 15 vjet burg, i cili ishte personi që udhëtoi bashkë me Xhevitin, deri në malin e Moravës.

– Sipas informacionit të dhënë nga prokurori i Pogradecit, emri i të cilit s’më kujtohet, Xhevit dhe Irfan Muça, janë pushkatuar në “Livadhin e Çelos” në Alarup.

Shkuam bashkë me prokurorin të ky luadh, kërkuam, po nuk gjetëm asgjë. Disa fshatarë, më thanë se në Pogradec, gjendet edhe një vend tjetër pushkatimi, i cili quhet; Lumi i Terhanit.

Përfundimisht, eshtrat e Xhevit dhe Irfan Muçës, nuk janë gjendur akoma. Familjarët, miqtë dhe dashamirësit e tyre, nuk kanë një vend, ku mund të vendosin një tufë, me lule.

E demokraci, si thua…?! Do e mbash premtimin?! Do merresh me të zhdukurit, apo jo?! Edhe sot, pas 80 vjetësh, nazistët ndiqen dhe dënohen për krimet e tyre. /Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 12 Janar 2024

Next Post

“Në ’82-in, pasi u lirova nga burgu, i shkrova një letër Enver Hoxhës, ku i kërkova, të ndalonte bunkerizimin, por më arrestuan përsëri dhe...”/ Dëshmia e rrallë e Josif Zegalit, ish - “Kolonel Bunker”

Artikuj të ngjashëm

“Ai, iu kundërvu shkollës së mesme ‘Naim Frashëri’, hodhi në oborrin e saj fletushka me përmbajtje kundër-revolucionare, si…”/ Historia e tragjike e njeriut që kundërshtoi prishjen e kishave e xhamive në 1967-ën
Dossier

“Pas koncertit, një grup prej 50 vetash afër Pallatit të Kulturës hodhi parulla armiqësore si: ‘Poshtë qeveria e Enver Hoxhës’, ‘Liri-demokraci’, ‘Rroftë Ismail Kadareja’…”/ Raporti për Ramiz Alinë, 4 dhjetor ‘90

September 19, 2026
“Enver Hoxha vdiq më 11 prill ‘85, një muaj pas ardhjes së Gorbaçovit në pushtet, zia në Shqipëri zgjati 9 ditë, por përveç Castros, Çausheskut dhe Kim Il Sung, ngushëllimet…”/ Shkrimi i panjohur e gazetarit rus
Dossier

“Polemikat mes kryeministrit Enver Hoxha dhe zëvendës-kryeministrit Tuk Jakova, kanë përfunduar me arrestimin e këtij të fundit, pasi…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 19, 2026
“Një vizitor në Shqipëri, gjen pamje në disa rrugë, që të kujtojnë fillimin e këtij shekulli, burra dhe gra me lopata, sfurqe e shata, tufa delesh, dhish e lopësh…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, maj 1990-të
Dossier

“Në Japoni, që në klasën e parë u thonë fëmijëve: ‘vendi ynë është i varfër, prandaj duhet të mësojmë e të punojmë’, kurse në shkollën tonë…”/ Diskutimi Gramoz Rucit në plenumin e 11-të të Komitetit Qendror, korrik ‘90

September 19, 2026
“Inxhinier Kujtim Beqiri, që për shkak të lidhjeve të tij me ‘Ballin Kombëtar’ gjatë Luftës së Dytë Botërore, konsiderohej nga regjimi; një armik natyral, pranoi se…”/ Refleksionet e historianes së njohur
Dossier

“Një ish-i burgosur i kampit të Vloçishtit thotë se në vitin 1948 aty kanë vdekur më shumë se 130 njerëz dhe komandanti i kampit ishte Tasi Marko, një mjeshtër i torturave…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 19, 2026
“Shoku Koço Kokëdhima gëzon respekt në radhët e rinisë, djalë me kulturë, por shokët drejtues të Partisë kanë vërejtje për të; ‘mendjemadh, i nxituar dhe…”/ Raporti i Fatos Nanos për Ramiz Alinë, shtator 1990
Dossier

“Shoku Koço Kokëdhima gëzon respekt në radhët e rinisë, djalë me kulturë, por shokët drejtues të Partisë kanë vërejtje për të; ‘mendjemadh, i nxituar dhe…”/ Raporti i Fatos Nanos për Ramiz Alinë, shtator 1990

September 18, 2026
“Serbia është në gjendje të trillojë dhe jo vetëm, t’i mbledhë faktet e vrasjeve të atyre plakave dhe pleqve dhe t’i botojë në libra, siç bënë me librin…”/ Refleksionet e publicisti të njohur Bedri Halimi
Dossier

“Serbia është në gjendje të trillojë dhe jo vetëm, t’i mbledhë faktet e vrasjeve të atyre plakave dhe pleqve dhe t’i botojë në libra, siç bënë me librin…”/ Refleksionet e publicisti të njohur Bedri Halimi

September 17, 2026
Next Post
“Në ’82-in, pasi u lirova nga burgu, i shkrova një letër Enver Hoxhës, ku i kërkova, të ndalonte bunkerizimin, por më arrestuan përsëri dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Josif Zegalit, ish – “Kolonel Bunker”

“Në ’82-in, pasi u lirova nga burgu, i shkrova një letër Enver Hoxhës, ku i kërkova, të ndalonte bunkerizimin, por më arrestuan përsëri dhe...”/ Dëshmia e rrallë e Josif Zegalit, ish - “Kolonel Bunker”

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme