• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, June 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime

“Me u justifikue para opinionit, se; shqiptarët i kishin thirr vetë trupat italiane të pushtimit, me i shpëtue nga sundimit і Mbretit Zog, që e…“/ Kujtimet e 96 vjeçarit Lek Pervizi, nga Belgjika

“Partizanët i vunë prangat Valentinit, në sy të gruas italiane, që nuk i pushonin lotët, me të cilën do takohej vetëm pas 46 vitesh në Itali…”/ Dëshmi e trishtë e ish-të burgosurit politik
“Kur e pyeta një ditë Alush Lleshanakun, në kampin Santa Fara, se; ç’ka kishe me ba, me Enver Hoxhën, me të ra në dorë, ai m’u përgjigj…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ës, e ish – ‘diversantit’ nga Shkodra
Misteri i vrasjes së Shahin Toçit në Akademinë Ushtarake të Romës, pasi s’pranoi të bënte betimin ushtarak para flamurit Italian, më 26 mars 1939!
“Sipas “New York Times”, në bisedat e Mbretit Zog me ministrat, Rrok Gera, ishte për një qëndrim të prerë e për luftë, si dhe për një tjetër apel ndaj Anglisë…”/ Historia e panjohur e 7’prillit 1939
“Na ekstradoni Jakomonin dhe gjeneral Dalmacon, pasi ata kanë….”/ Letra e Enverit dërguar Komisionit Ndërkombëtar për Kriminelët e Luftës në Londër në 1945-ën
“Porositë që më dha ambasada shqiptare në Romë në ‘74-ën dhe takimet me Nesti Nasen në New York, ku personelin e misionit në OKB, unë e…”/ Dëshmia e rrallë e shqiptaro-amerikanit
“Babai im, gjeneral Prenk Pervizi, bashkë me disa oficerë të tjerë të Ushtrisë Shqiptare, si gjeneralët Mirdashi e Permeti, u paraqitën te Komanda Ushtrisë Italiane…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, nga Belgjika
“Në Porto-Palermo, ne po verboheshim, por kur u sëmur për vdekje i riu, Musa Sina, rreshter Qaniu, u tha atyne që e ruanin: merreni këtë kërmë e hidheni në… “! / Kujtimet e Lek Pervizit, nga Belgjika
“Përveç mbesë e Krajl Nikollës, Mbretit të Malit të Zi, ajo është edhe e bija e një armiku të përbetuar të popullit, i arratisur në…”/ Dëshmia e rrallë, si e “demaskuan” të internuarën, në Pluk të Lushnjes
“Përveç mbesë e Krajl Nikollës, Mbretit të Malit të Zi, ajo është edhe e bija e një armiku të përbetuar të popullit, i arratisur në…”/ Dëshmia e rrallë, si e “demaskuan” të internuarën, në Pluk të Lushnjes

Nga Lek Pervizi

Pjesa e tretë

                                                                ODISEJA E PAFAJSISË

Vёllait tim Valentin, qё pёrballoi

Gjithashtu mund të lexoni

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

47 vjet rresht stuhitё ideologjike tё 

komunizmit, pёr ma tepёr i ndarё

nga grueja, njё Odise e vёrtetё

mes shekullit njёzet.

Memorie.al / Kur merr me hy në Skuraj dhe e kapërcen përruen e Urdhazës, fillon ngjitja malore, nëpër kodrën që huhët e Lekbibajve. Kalon me radhë tre mullit që njihen si të Gjin Pjetrit, që ngrihen njeni pas tjetrit. Kalon dhe kullën dykatëshe të Ndrec Pjetrit, vëllai ma vogël i Gjinit e pastaj, ndesh në një brez shkambor mbi të cilin ngrihet një kompleks prej tri ndërtesash gurore, kullat historike që njihen si kullat e Gjin Pjetër Pervizit të Skurajve, udhëheqës i kryengritjes së Kurbinit.  Këto ndërtesa dominojnë krejt luginën, që formohet nga bashkimi lumenjvë Mat e Fan (degë e Matit), deri në Milot. Pothuej një kala, që ruen e mbron vendin nga ekspeditat e ushtrive pushtuese të hueja, që mund të depërtonin nga ajo grykë, deri sa të ndesheshin në murin e maleve të Skurajt, ku, ngriheshin kullat që përmendëm. 

                                                      Vijon nga numri i kaluar

U ndanë detyrat për vrasjen e tradhtarëve që u kishin dalë emnat në gazetat italiane e, u caktuen me short të fshehun emen për emën për secilin. Njenit ndër ta i kishte dalë në gazetat,  emni i axhës. Ai e mori përsipër vetë eliminimin e tij. Nuk po і përmend emnat e tyne. Sepse një gazetar italian, që kishte miqësi me shqiptarët e Shkollës Ushtarake, u kishte tregue se ato emna ishin botue prej vetë italianëve, me u justifikue para oipnionit se shqiptarët i kishin thirr vetë, me i shpëtue nga sundimit і Mbretit satrap e tiran Zog, që e shtypte popullin shqiptar.

Megjithatë ajo punë e kurdisun e false, u kushtoi shtrejt atyne. Sepse do të vinte koha që ajo lojë e kurdisun prej italianëve  ndaj tyne, do të paguhej randë, sepse komunistët do të gjenin sebep për t’i pushkatue, burgos e internue. Në këto rrethana ai shorti i “Dorës zezë“, nuk u realizue, sepse u vërtetue se asnjë prej atyne, nuk ishte shpreh në favor të pushtimit, veç kishte qenë një mashtrim i fashizmit italian, me çorodit shqiptarët dhe të huejt.

Mbasi morën vesh gjithçka, ata mbajtën një grevë urije treditore, duke mos pranue me hangër e pi, asgja. Komanda e Shkollës ishte alarmue, dhe i nxori nga izolimi, por ua ndaloi liridaljën, për dy javë të tjera. Ata mbanin uniformën e  shkollës, por ua hoqën bajonetat e bukura, që mbanin. Pastaj ata mundën me dale dhe erdhën me u takue me ne dhe me marrë sendet që kishin lanë në ruetje, Gencit e Nikollës. Ateherë ne i morëm vesh të gjitha.

Por historia e tyne, nuk kishte përfundue. Shpirtnat aq të rëvoltuem, filluen të gjejnë një far prehje, sepse u pa se politika ushtarake e boshtit Romë–Berlin, (Duçe–Hitler), ishte shkaktare e gjithë këtyne «anshluseve», që filluen me Austrinë më 1938, Shqipninë e Çekosllovakinë në 1939, etj. Ishin fazat përgatitore të Luftës së Dytë Botnore, tue mos nënvleftësue maninë paranoiake të Duçes, për rikrijimin e një perandorie sipas asaj Romake, me në krye atë vetë, si udhëheqës i madh, Dux (Duçe).

Para tyne doli dhe një provë tjetër e vështirë, se cilës iu përgjigjën burrërisht. Italianët kishin vendos që gjithë studentët shqiptarë të shkollave dhe akademive ushtarake, të banin betimin. Betimi do të bahej në oborrin, ose sheshin e madh të Shkollës së Romës. Filluen provat, për ceremoninë që do të mbahëj me ket rast, ku do të merrnin pjesë personalitete të nalta të hierarkisë fashiste dhe të qeverisë e ushtrisë italiane. Provat konsistonin në lëvizjes të caktueme, parakalim, formimi i kuadratit të nxanesve shqiptare, paraqitje, për nder armë, etj.

Kishin ftue edhe disa oficerë shqiptarë ,të dalun prej këtyne shkollave, për t’i dhanë ma randësi ngjarjes. Komiteti i studentëve, vendosi që provat të bahëshin të gjitha rregullisht, deri në ceremoninë e betimit. U muer vendimi që në çastin kur  do të lexohej formula e betimit e, duhej të përgjigjeshin: “Betohemi“! ata nuk do të përgjigjeshin fare dhe të gjithë njëherësh, do të hidhnin armët për tokë! Ky do të ishte një akt heroizmi tepër i guximshëm e i bujshëm! Do ta paguenin randë, por për ket s‘donin të ia dinin. Të ndodhte ç’të ndodhte.

Provat shkuen në rregull, pritej veç se kur të zhvillohej ceremonia e betimit. Por para se të bahej betimi i vërtetë, italianet vendosen te bajnë një provë “generale“ (gjoja) të përgjithshme. Dikush kishte informue, pra spiunue! Tradhtar ka gjithmonë! Por shqiptarët, nuk e kishin pikas ma përpara ket poshtërsi.

Ata u paraqitën në ket të ashtuquajturën provë “generale”, që e dinin si formalitet, pra pa angazhim betimi, dhe ndoqën programin, që ishte vendos prej komandës italiane. Por u doli një e papritun. Aty në t’ashtuquejtmën prove, shohin praninë e disa autoritetëve të nalta fashiste, të qeverisë dhe gjeneralë të ushtrisë italiane. Gazetarë e fotografë. Aty ishte dhe kapiteni shkodran, Luigj Mikeli, me dy oficerë të tjerë shqiptarë.

Ç’donin këta personalitete e gazetarë, në provat?! Ç’po ndodhte?! Prova vazhdoi si e tillë, e kur duhej të pezullohej, sepse gjithçka kishte shkue në rregull, nga ana e formimit të kuadratit, ku studentët rrinin të rreshtuem në gatitu, u dhan urdhni; “përnderarm”!

Gjithë trupa e studentëve, u vue menjëherë në atë qëndrim. Oficeri italian i caktuem, një kolonel, foli se tani do të bahej prova e betimit, pra, se si ata duhet të përgjigjeshin, kur të lexohej formula. Kjo qe një befasi! Kurthë! Si të vepronin?! Menjëherë e qarkulluen fjalën, që askush të mos përgjigjej, të ulnin kokat, por armët mos t’i hidhnin, me që kjo na qenkej një provë “gjenerale”.

Kështu, kur përfundoi recitimi i formulës, koloneli e çoj zanin e, thirri të madhe: «Betohuni»!  Nuk u dëgjue as një za, e ra një heshtje varri. Afro njëqind studentët e akademistët shqiptarë, qëndronin gaditu me armët në dorë, por kokë ulun. Skandal! Koloneli Italian, i drejtohet kapitenit Luigj Mikeli:

– “Zotni kapiten, si duket këta nuk e kuptokan italishten, ju lutem të ua përktheni atyne shqip, se si duhet të përgjigjen”! Kapiteni ia kishte kthye:

-“Në qoftë se këta nuk e kuptojnë italishten, unë nuk e njoh fare”!

Komanda, personalitetet dhe hierarkët fashistë, u tërbuen. Filloi hetimi e bastisja e sallave, krevatëve, dyshekëve e rafteve, në të gjithë shkollat ushtarake, ku kishte shqiptarë. U banë presione për të zbulue, se kush i kishte organizue. Pa rezultat! Pas do kohë, u morën disa masa.

Abdyl Këllezit, i kishin gjet disa materiale komuniste dhe e internuen në Ventotenne, ku ishin mbyll disa udhëheqës komunistë italianë. Një nip i Musa Jukës, vrau vetën në një hotel të Romës. Masa të tjera, nuk u morën. U lejue vazhdimi i studimeve. Për Valentinin dhe grupin e shokëve të tij, ishte viti i fundit i shkollës ushtarake të Romës.

Jeta tashma po ndiqte rrugën e saj. Shqiptarët e Shqipnia, të zanë në befasi e pabesi, u detyruen t’i adaptohën kohës, për derisa nuk iu dha mundësia, të luftojnë kundra okupatorit, ku faji ra i gjithi mbi Mbretin Zog, që në vend që t’i printe popullit, kundra armikut pushtues, ia mbathi e iku dhe i la shqiptarët në baltë!

Në këtë situatë të normalizimi relativ, studentët shqiptarë të shkollave ushtarake, u lejuen me vazhdue  akademitë në armët përkatëse, kryesisht ne Akademinë Ushtarake të Modena-s, ma e rëndësishmja, dhe në ndonjë Akademi tjetër. U muer vesh se italianёt, do ta mbanin ushtrinё efektive shqiptare ashtu siç ishte, me kuadrot oficerё, si dhe me uniformёn me simbolin e kunorёs sё Skёnderbeut. Ajo do tё qёndronte si e pavarur e pasive, sa pёr formalitet.

Akademia Ushtarake e Modenas 

Në qershorin e vjetit 1939, Valentini me shokë, përfudojnë Shkollën Ushtarake të Romës, dhe në shtator fillojnë ndjekjen e studimeve, në Akademinë Ushtarake të Modenas, ma e rëndësishmja në Itali. Valentini zgjodhi armën e Kalorësisë, bashkë me Ali Ohrin e  Stefan Bumçin. Të tjerë, si; Asim Zeneli, Ernest Gjeçi, Ndue Lala, Fiqret Hoxha, Minella Naçe, Avdi Brahimi, Shaban Begolli, Nuri Nuçi, Hysen Hysa, etj., në armën e Kambsorisë, Lek Vuksani në atë të Karabinierisë.

Avdi Mati Akademine e Marinës, dhe Dull Osmani atë të Aviacionit, e kështu me radhë të tjerët. Ata sigurisht ishin konviktorë dhe u jepej liridalje të dielave. Me ket rast, Valentini shkonte shpesh në Bolonja, qytet historik, i madh e i rëndësishëm, mjaft i bukur, ku kishte mundësi t’argëtohej e, të njihte ndonjë vajzë të bukur.

Kështu kaluen dy vjetët e Akademisë, pa ndonjë problem specifik,  dhe në qershor 1941, ai diplomohet oficer, më gradën nëntoger dhe caktohët me shërbim, në regjimentin e Kalorësisë «Lancieri Vittorio Emanuele II», me qendër në Bolonja. Ai priste të caktohej në Shqipni, si të tjerët, por tue qenë se ushtria shqiptare, ishte e përfshi në atë italiane, emnimët jepeshin nga Ministria e Luftës e Italisë.

Përfundimi i Akademisë dhe emnimi tij oficer, u festue me të madhe ne familjen dhe shoqërinë tonë në Tiranë, Laç e Skuraj. Në atë verë, baba e kishte mbajtë në Tiranë, ku ua kishte paraqit miqve e kolegëve të tij. Të cilët e përgëzuen dhe i uruen për vazhdimësinë e traditës luftarake të familjes. Kështu për Valentinin, nisi karriera ushtarake me perspektiva të shkëlqyeshme.

Kur doli oficer dhe u caktue në Bolonja, zuni një dhomё me qira në shtëpinë e familjes Manini, ku pronare ishte Zonja Manini, e vejë, e cila jetonte me një nga vajzat, ma të renë nga pesë që kishte. Katër prej tyne, ishin të martueme, ndërsa ma e vogla, që kishte mbarue gjimnazin, vazhdonte universitetin për histori e letërsi. Ajo quhej Maria Gorizia, por e thirrnin shkurtimisht Gori. Ishte një vajzë e bukur, me një trup të përsosun «shtat selvi» dhe «sy si ulli e vetullat gajtan», siç këndon shqiptari.

Sigurisht se midis dy të rinjve, lindi simpatia, dhe Valentini nuk mungonte për ta shoqnue dhe argëtue, duke mbajt respekt e mirësjellje, prej fisniku. Ai kishte njohun vajza të tjera, si në Romë ashtu në Modena dhe Bolonja, por kjo kishte fillue me i hy në zemër dhe shkurt me thane, shqiptarçe, e kishte zanë qymyri. Ai filloi ta marrë punën seriozisht dhe vendosi në vetvete, se ajo do të bahej grueja e tij.

Në këto rrethana, Valentini gjente rastin me e ftue bashkë me t’amën për darkë, në restorantin e Pallatit të Oficerëve, një ndërtesë monumetale e vjetër, plot salla me objekte artistike, piktura dhe orendi të tjera me vlerë.

Nuk kishte mungue edhe pjesëmarrja në mbramje dhe ballo t’organizueme herëpasherë, në raste festash zyrtare. Kështu ishte krijue një lloj familjariteti, që nanë e bijë e kishin pranue. Kinematë asokohe ishin vendet ma të frekuetuem, ku njerëzit kalonin disa çaste zbavitje, me filma të ndryshëm. Me gjithë se ishte gjendje lufte, vazhdonin të jepeshin filmat amerikanë, me artistë të njohun të Hollivudit. Valentini e çonte shpesh Gorin në kinema, me pëlqimin e s’amës dhe qejfin e saj, si vajzë e re plot gjallni e, pa paragjykime.

Erdhi momenti që Valentini vendosi të ia shfaqte asaj propozimin e tij. Dhe në atë verë, një ditë, e ftoi me kalue mbramjën e darkën në një lokal veror, me lulishte dhe orkestër. Nuk ishte hera e parë që i kalonin mbramjet në atë lokal, kafe-restorant, ku kishin shkue edhe me nanën e saj. Darka kaloi për bukuri dhe ata ndejën edhe do kohë aty, duke marrë pije freskuese.

Në një çast Valentini nxjerr nga xhepi një kuti të vogël të bukur, tue iu lut që ta pranonte si dhuratë. Vajza kishte buzëqeshë dhe e kishte marrë kutinë, tue e falënderue. Kur e hapi, mbeti e befasueme dhe e mahnitun, aty ishte një unazë e bukur, me një gurë vëzullues. Propozimi ishte faktik, pa fjalë. Valentini gjithë emocion, rrinte si në gjemba, në pritje se si do të reagonte Gori. Por ajo buzëqeshi ëmbëlsisht, me një ; «grazie» që tingëlloi në veshët e Valetinit, si një sinfoni. Ai e mori unazën nga dora e saj dhe ia vuni në gishtin e dorës majt, tue i thanë se ; e donte shumë dhe se a pranonte ajo, të bahëj gruaja e tij ?!

Oficer në armën e Kalorësisë

Bolonja, qershor 1941.

Gori nga ana saj, ishte skuq në faqe dhe murmurit me një gjysmë zani «si», duke ia hedh krahët në qafë, krejt e lumtun. Me ket përqafim, u vulos dashunia e tyne, që do t’i shoqnonte gjithë jetën. U ba festë dhe u shpall fejesa, ku erdhën motrat me burrat dhe fëmijët e tyne, ilaka dhe miq e dashamirë, si dhe kojshitë e lagjës. U shtrue darkë në Pallatin e Oficerëve, ku morën pjesë edhe eprorët e komandantët, si dhe kolegë të Valentinit.

Kjo ishte ngjarja që e mbylli atë pjesë të jetës së Valentinit, që do të mbetej gjithmonë në kujtesën e tij, si një lumturi e papërsëritshme. Ma vonë, në kushte të pa përfytyrueshme të vuajtjeve, do t’i kujtoheshin vargjet e skalituna të Dantes: «…Nessun maggiore dolore che ricordarsi, del tempo felice nella miseria» ! (Nuk ka hidhnim ma të madh, se sa  me kujtue kohën e lumturisë në mjerim!)

Kemi harrue me tregue se, edhe Genci, vëllai i dytë, kishte zgjedh karrierën ushtarake, atë të Aviacionit. Ai vazhdonte Shkollën e Aviacionit në Forli, qytet afër Modenas dhe Bolonjës. Genci takohej e shkonte e vinte me Valentinin, dhe u njoh dhe me Gorin dhe familjen e saj. Kështu që ndodhte se ata shkonin e rrinin shpesh se bashku. Bile Gencit, i kishte rastisë me e përcjellë disa herë Gorin, kur shërbimi ushtarak e pengonte Valentinin. Genci kishte hy ne atë shkollë po atë vit, që Valentin doli oficer.

Kështu që Valentini shkonte dhe e merrte Gencin të dielave, për ta kalue ditën në shoqni të tij, bashkë me Gorin. Gencit i kishte pëlqye vajza, dhe e kishte lavdërue Valentinin, për atë zgjedhje. Jo vetëm se ajo ishte e bukur, por i përkiste edhe një familje të mirë, ku i ati kishte qenë oficer i policisë, deri në gradën kolonel, po që kishte dek para pesë vjetëve. Lajmin për fejesën e Valentinit na e solli Genci, gjatë pushimeve verore, bashkë me disa fotografi, për ta njohun vajzën që ai kishte zgjedh.

Në u gëzuem, e kryesisht mama dhe gjyshja, kurse t’im etit, nuk i kishte pëlqye fort ajo punë, sepse kishte plane të tjera, për Valentinin. Miqt e tij në Vjenë e Budapest, i kishin kërkue të ua çonte atë djal, ku do t’i gjenin një nuse të përshtatshme, ndër familjet fisnike, me të cilat kishin miqësi.

Gjatë asaj kohë të qëndrimit në Bolonja, organizoheshin edhe gara me kuaj, me pjesëmarrjen e oficerëve të rij nga njësitë e kalorësisë të Italisë. Dihej se shumica e oficerëve të kësaj arme, vinin nga familje fisnike me tituj: konta, markezë, baronë, alfierë, etj. Ne një nga këto gara të rëndësishme, Valentini ishte dallue dhe kishte fitue duke zanë vendin e parë në podium. Atij iu dorëzue çmimi i caktuem nga vetë Duka i Bergamos, i Shtëpisë Savoia, Princi ma i rëndësishëm pas Princit trashëgimtar Umberto. Kështu që Valentini kishte fitue respekt dhe admirim në regjimentin e tij dhe në radhët e armës së Kalorsisë.

Sigurisht se e fejuemja, e bukura Gori, ndiehësh  e lumtun për sukseset e Valentinin, me një mburrje të përmbajtur në vetvete. Ajo ishte një vajzë e urtë, e ambël e familjare. Të gjithë ishin gëzue në lagjen e saj, për fejesën me atë djalë të pashëm e fisnik, që i kishte ra për fat. Ana jo e pëlqyeshme e kësaj historie, ishte lufta që kishte kapërthye botën mbarë, dhe që rrezikonte Italinë, e cila kishte zgjedh lidhjen me Gjermaninë, krejt ndryshe nga Lufta e Parë, ku i kishte qëndrue kundra.

Kjo për politikën e gabueme të Musolinit, që u lidh me Gjermaninë në Boshtin Romë-Berlin, ku nuk vonoi dhe Hitleri mbeti i zhgënjyem, sepse fuqia e madhe ushtarake e Italisë e shpallun botnisht nga Duçja, me fjalime bombastike, doli flluskë sapuni. E gjithë barra e luftës, i ra në kurriz Gjemanisë. Këto ishin kushtet në të cilat zhvillohej jeta e Valentinit e Gorit, të cilët i mbante shpresa, se çdo gja do të rregullohej dhe ajo luftë do te merrte fund, për t’i lejue njerëzit që të jetonin në paqe e begati. Memorie.al

                                                                 Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ja çfarë më tha Kadri Hazbiu, pak ditë para pushkatimit, kur unë bëja shërbimin brenda qelisë te ‘Burgu 313’, ku ai mbahej i izoluar në një arkë të madhe dhe...”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të Sigurimit

Next Post

Kalendari Historik 17 Shkurt 2024

Artikuj të ngjashëm

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Edhe pse Ollga Schweizer, në ‘44-ën shpëtoi nga pushkatimi gjermanëve 100 burra, komunistët e internuan dhe ia burgosën…”/ Historia tragjike e danezes, që u dashurua me firmëtarin e pavarsisë
Kujtime

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

May 30, 2025
“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
Next Post
Kalendari Historik 01 Shkurt 2024

Kalendari Historik 17 Shkurt 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!