• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, May 19, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Me propozim të Ministrisë së Brendshme, komisioni vendosi të transferojë nga katundi Çekrez-Morinë, në Valias, të internuarit…”/ Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1972, me 51 emrat e “reaksionarëve”!

“Torturat, pushkatimi i 104 shokëve dhe lirimi pasi familjet paguan 20 napolona flori../Kujtimet e ish-të burgosurit në kampin nazist të Prishtinës.”
“Me propozim të Ministrisë së Brendshme, komisioni vendosi të transferojë nga katundi Çekrez-Morinë, në Valias, të internuarit…”/ Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1972, me 51 emrat e “reaksionarëve”!
“Gjyshi im, Mehdi bej Frashëri, ish-kryeministër, i ndihmonte komunistët, kurse ata tentuan ta vrisnin me atentat te shtëpia ku banonte me Dilo-t”/ Dëshmia e rrallë e nipit të tij… (fotot e panjohura)

Ylber Starova, Mimika Çelo, Tefik Çelo, Veronika Hasan Dosti, si dhe Ernest Hasan Dosti me bashkëshorten dhe djalin e vogël. Foto e bërë para barakës së tyre në fshatin Gradis
“Me propozim të Ministrisë së Brendshme, komisioni vendosi të transferojë nga katundi Çekrez-Morinë, në Valias, të internuarit…”/ Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1972, me 51 emrat e “reaksionarëve”!
Halil Zenuni Tefik Çelo dhe Genc Pervizi (lart), Reshit Qazim Mulleti, Moisi Mirakaj dhe Lek Mirakaj, gjatë kohës që punonin në ndërtim
“Me propozim të Ministrisë së Brendshme, komisioni vendosi të transferojë nga katundi Çekrez-Morinë, në Valias, të internuarit…”/ Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1972, me 51 emrat e “reaksionarëve”!
“Do internojmë nga Tirana 272 familje me të cilët…”/ Relacioni ‘tepër sekret’ i Manush Myftiut në ‘66-ën për elementët e deklasuar

Evgjen Merlika, Lek Mirakaj dhe Tefik Çelo. Foto e bërë në ditët e para të vajtjes së tyre në internim në fshatrat e Myzeqesë, fillimi i viteve ’50
“Me propozim të Ministrisë së Brendshme, komisioni vendosi të transferojë nga katundi Çekrez-Morinë, në Valias, të internuarit…”/ Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1972, me 51 emrat e “reaksionarëve”!
“Me propozim të Ministrisë së Brendshme, komisioni vendosi të transferojë nga katundi Çekrez-Morinë, në Valias, të internuarit…”/ Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1972, me 51 emrat e “reaksionarëve”!
“Me propozim të Ministrisë së Brendshme, komisioni vendosi të transferojë nga katundi Çekrez-Morinë, në Valias, të internuarit…”/ Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1972, me 51 emrat e “reaksionarëve”!

Nga Dashnor Kaloçi

Pjesa e tretë

Memorie.al /Që nga viti 1944, kur erdhi në pushtet e, deri në fundin e vitit 1990-të, regjimi komunist i diktatorit Enver Hoxha dhe pasardhësit të tij Ramiz Alia, në bazë të teorisë dhe “mësimeve të Marksit, Engelsit, Leninit e Stalinit” si dhe ideologjisë që ata ideuan e u aplikua gati në gjysmën e botës, zhvilluan pa ndërprerje luftën e klasave, duke ekzekutuar, burgosur apo internuar kundërshtarët e tyre politikë. Në këtë kuadër, që nga dhjetori i vitit 1944, kur Enver Hoxha dhe qeveria që ai kryesonte zbritën nga malet dhe morën pushtetin, krahas ekzekutimeve me dhe pa gjyq, filluan edhe internimet e dhjetëra e qindra familjeve, që ata i konsideronin “klasa të përmbysura”, apo i akuzonin si; “armiq të popullit”, kryesisht familje të pasura apo të shtresës së mesme, ish-funksionarë të Monarkisë së Zogut, që gjatë periudhës së pushtimit të vendit, kishin aderuar apo kishin mbështetur organizatën nacionaliste “Balli Kombëtar” e Legalitetin.

Po kjo “praktikë”, ndëshkuese e internim-dëbimeve, do të zhvillohej edhe ndaj qindra e qindra komunistëve, (nga ata më të thjeshtët e, deri tek ish-anëtarët e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së), deputetë, ministra, ushtarakë e funksionarë të lartë etj., e familjeve të tyre, të cilët Enver Hoxha dhe regjimi komunist në fuqi, do t’i shpallte; “tradhtar, revizionistë, armiqtë të popullit”, etj. Nga viti 1944, e deri në 1949-ën, vendimi për internim-dëbimet bëheshin nga “Komisioni i Dëbimeve dhe Konfiskimit të Pasurive”, që funksiononte pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, komision i cili në vitet në vijim, e ndryshoi disa herë emërtesën, deri sa në vitin 1954, kaloi në varësi të Kryeministrisë, duke u quajtur “Komisioni i Internim-Dëbimeve”, i cili funksionoi rregullisht deri në vitin 1990.

Gjithashtu mund të lexoni

“Pasi paraqet rrezikshmëri për arratisje jashtë shtetit, Gjyle Avdi Leci, të internohet për 3 vjet në T’pla të Tropojës, kurse Ramadan Zhazedin Daullxhiu, me tetë fëmijë…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972

“Kur u mësua në Tiranë, se ne ndërtuam një tunel mbi 1 km., poshtë qytetit, erdhën urgjent Kadri Hazbiu me Adil Çarçanin dhe…”/ Dëshmia e rrallë ish-ushtarakut, për objektin e rrallë të Sarandës

Që nga viti 1954 e, deri në 1974-ën, kryetar i atij komisioni ishte Beqir Balluku, anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së, që mbante funksionin e ministrit të Mbrojtjes Popullore dhe njëkohësisht atë të zv. kryeministrit të qeverisë së kryesuar nga Mehmet Shehu, kurse zv. kryetar i komisionit, ishte ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, ndërsa si anëtarë, Prokurori i Përgjithshëm Dhori Panariti, e kryetari i Gjykatës së Lartë, Aranit Çela. (Pas dënimit të Beqir Ballukut, në vitin 1974, funksionin e kryetarit të Internim-Dëbimeve, e mori zv. kryeministri Manush Myftiu, kurse pas dënimit të Kadri Hazbiut, funksionin e nënkryetarit e mori Hekuran Isai).

Ky komision, gjatë gjithë periudhës së ekzistencës e funksionimit të tij, dha me dhjetëra e qindra vendime, duke dëbuar e internuar me qindra e mijëra persona, të cilët hiqeshin me dhunë nga vendet e tyre të banimit dhe detyroheshin të jetonin e banonin në fshatra dhe zona të thella të vendit, nga jugu në veri. Kryesisht fshatrat me vendet e kampet e internimit ishin caktuar nga qeveria në zonën e Myzeqesë së Lushnjes e Fierit, (Savër, Çermë, Bedat, Grabian, Gradisht, Plug, Gjazë, Zhamë, Sulzotaj, Kryekuq, Karavasta, Shtyllas etj.), pra në pjesën qendrore të vendit, me qëllim që ata të ishin sa më larg kufijve shtetëror, që të mos arratiseshin jashtë Shqipërisë.

Në bazë të ligjit përkatës me të cilin funksiononte Komisioni i Internim-Dëbimeve, një person, apo një familje, fillimisht internohej për pesë vjet, por ato përsëriteshin, duke u shtyrë çdo pesë vjet, aq sa familje të tëra, kryesisht nga Veriu i Shqipërisë, si: Gjonmarkajt e Mirditës, Kalosht, Sina-jt, Alia-jt, Demat, Dinet, Menat e Ndretë e Dibrës, Bajraktari e Kolgjini të Kukësit, Kola-jt, Allamant e Sulkurtët e Matit, Merlikat, Kupët e Bami të Krujës, Mirakajt e Pukës, Radi dhe Gjekaj të Shkodrës, Pervizt e Kurbinit, Mulletët e Petrelat Tiranës, apo ato nga Jugu i vendit, si; Dostët e Gjirokastrës, Frashëri dhe Çela të Përmetit e Kolonjës, Staraveckat e Skraparit, etj., etj., të cilët qëndruan në vendet e internimit deri në vitin 1991, kur dhe u shemb regjim i komunist. Madje disa prej tyre, edhe shumë vite më pas, sepse nuk kishin se ku të shkonin, pasi nuk u kishte mbetur asnjë kthinë ku të fusnin kokën!

Lidhur me sa më sipër etj., Memorie.al. ka siguruar një dosje voluminoze nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme (që mban siglën sekret, por tashmë prej kohësh e de-klasifikuar), me vendimet e Komisionit të Internim-Dëbimeve, të cilat po i publikojmë të plota dhe me faksimilet përkatëse; ku janë emrat e personave dhe familjet që janë dëbuar e internuar, si dhe akuzat përkatëse për çdonjërin prej tyre.

                                                         Vijon nga numri i kaluar

                                 VENDIMI NR. 24 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                                         SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE                                                               Grupi i II-të

                                                                                                                     Tiranë, më 3.4.1972

                                                                     VENDIM Nr. 24

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 3.4.1972, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, pasi shqyrtoi propozimin e paraqitur nga Ministria e P. të Brendshme,

                     VENDOSI:

Të transferojë nga katundi Çekrez-Morinë në katundin Valias të rrethit Tiranë, të internuarit e poshtëshënuar:

  1. Nazmi Isuf Zelija
  2. Kiço Kozma Tavanxhi
  3. Eqerem Zihni Baçi
  4. Ilia Andrea Zoraqi
  5. Besnik Shefqet Qerimi
  6. Nuri Mustafa Jevgu
  7. Bajram Fejzi Mahmutaj
  8. Xhevit Daut Luka
  9. Agron Jaho Osmani
  10. Shyqëri Fadil Sefa
  11. Eqerem Kadri Tafa
  12. Shyqëri Mersin Sopaj
  13. Seit Shefqet Nallbani

Janë internuar me vendim Nr. 24, datë 23.5.1968, për 5 vjet kohë.

  1. Xhevdet Ibrahim Xhitoni
  2. Riza Mersin Mumajesi
  3. Shyqëri Mersin Bërxholli
  4. Llesh Ibrahim Toro
  5. Saimir Musa Petrela
  6. Fadil Mersin Mumajesi
  7. Spiro Nako Gjini
  8. Skënder Musa Gërxhaliu
  9. Bajram Xhemal Patogu
  10. Thoma Loni Kasapi (Kostandini)
  11. Muhamet Jonuz Mata
  12. Neshat Çome Fraulli (Tavanxhiu)
  13. Avdyl Hajrulla Sallaku
  14. Feim Avdurrahman Ranku
  15. Ylli Ibrahim Deliallisi
  16. Alush Ali Deliu
  17. Myrteza Maliq Dervishi
  18. Mynir Nuri Sulstarova
  19. Rakip Myrteza Rexha
  20. Mustafa Halil Ferizoviqi
  21. Spiro Filip Jani

Janë internuar me vendim Nr. 28, datë 13.8.1969, për 5 vjet kohë.

  1. Dilaver Ali Berberi
  2. Ylli Lilo Lalaj
  3. Haxhi Nasib Manushi
  4. Kostaq Vangjel Nako
  5. Ali Alia Blakçori
  6. Muhamet Haxhi Hashimi
  7. Refat Demir Hyseni
  8. Romeo Pandi Duro
  9. Agim Muharrem Gega
  10. Lirim Mylazim Muça
  11. Hyqmet Xhelal Hoxha

Janë internuar për 5 vjet kohë, me vendim Nr. 23, dt.20.1.1970.

  1. Ferit Ali Berberi
  2. Skënder Ali Berberi
  3. Shyqëri Ali Matja

Janë internuar me vendim Nr. 24, datë 3.7.1971, për 5 vjet kohë.

  1. Hasan Sali Bani, internuar me vendim Nr. 45, datë 27.X.1971.

Të transferohen nga Çekrez-Morina në katundin Vasqi:

  1. Estref Beqir Abazi, internuar me vendim Nr. 24, dr. 23.5.1968, për 5 vjet kohë.

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT                                                KRYETARI I KOMISIONIT

  KADRI HAZBIU                                                                               BEQIR BALLUKU                            

                                                  ANËTARËT

PROKURORI PËRGJITHSHËM                                           KRYETARI GJYKATËS LARTË

  DHORI PANARITI                                                                           ARANIT ÇELA

                           VENDIMI NR. 25 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                                         SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE                                                              Ekz. Nr. 1

                                                                                                                  Tiranë, më 17.4.1972

                                                              VENDIM Nr. 25

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur më datën 17.4.1972, në bazë të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, pasi shqyrtoi propozimin e paraqitur nga Ministria e Punëve të Brendshme,

                     VENDOSI:

Të transferojë të internuarit e poshtëshënuar:

  1. Shyqëri Fadil Sefa, i dl. 1938, lindur dhe banues në Tiranë, nga katundi Valias, në katundin Shesh të rrethit Tiranë.
  2. Idriz Arif Mata, i dl. 1944, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, nga katundi Çekrez-Morinë, në katundin Valias të rrethit Tiranë.
  3. Muharrem Hasan Duka, i dl. 1942, lindur dhe banues në Tiranë, në katundin Valias të rrethit Tiranë.

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT                                                       KRYETARI I KOMISIONIT

  KADRI HAZBIU                                                                                    BEQIR BALLUKU                            

                                                               ANËTARËT

PROKURORI PËRGJITHSHËM                                                      KRYETARI GJYKATËS LARTË

  DHORI PANARITI                                                                                  ARANIT ÇELA

                                     VENDIMI NR. 26 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                                       SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE                                                           Ekz. Nr. 1

                                                                                                         Tiranë, më 18.4.1972

                                                        VENDIM Nr. 26

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 18.4.1972, në bazë të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, pasi shqyrtoi propozimin e paraqitur nga Ministria e Punëve të Brendshme,

                                                          VENDOSI:

Për qëndrim të keq politik dhe ngaqë paraqet rrezikshmëri për t’u arratisur, të internoj në Roskovec të rrethit të Fierit, për 5 vjet kohë:

  1. Maliq Rustem Noka, i dl. 1926, lindur në Blliçë të rrethit Dibër, me banim në Roskovec të rrethit Fier, shtresë e mesme fshatare, me arsim të mesëm, i martuar, me fëmijë, i përjashtuar nga Partia.
  2. Nilke Myftar Noka, e dl. 1924, lindur në Brest të Poshtëm, banuese në Blliçë të rrethit Dibër, bashkëshorte e Maliqit.

Internimi u fillon më datën 18.4.1972 dhe mbaron më 18.4.1977.

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT                                                    KRYETARI I KOMISIONIT

  KADRI HAZBIU                                                                              BEQIR BALLUKU                            

                                                         ANËTARËT

PROKURORI PËRGJITHSHËM                                                   KRYETARI GJYKATËS LARTË

  DHORI PANARITI                                                                             ARANIT ÇELA                         

                             VENDIMI NR. 27 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                                   SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE                                                        Ekz. Nr. 1

                                                                                                                  Grupi i II-të

                                                                                                                Tiranë, më 6.5.1972

                                                             VENDIM Nr. 27

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 6.5.1972, në bazë të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, pasi shqyrtoi propozimin e paraqitur nga Ministria e Punëve të Brendshme,

                                          VENDOSI:

Për qëndrim të keq politik, meqë paraqet rrezikshmëri shoqërore, të internoj për 5 vjet kohë, në katundin Shtyllas të rrethit Fier.

  1. Zef Prend Ndocin, i dl. 1926, lindun në katundin Musht të rrethit Pukë, me banim në Shtyllas të rrethit Fier, kulak, bujk, i martuar, me fëmijë, i internuar me vendim Nr. 2, datë 6.5.1967, për pesë vjet kohë.

Internimi i fillon me datë 6.5.1972 dhe mbaron më datë 6.5.1977.

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT                                                         KRYETARI I KOMISIONIT

  KADRI HAZBIU                                                                                    BEQIR BALLUKU                            

                                                           ANËTARËT

PROKURORI PËRGJITHSHËM                                                    KRYETARI GJYKATËS LARTË

  DHORI PANARITI                                                                              ARANIT ÇELA                        

                                VENDIMI NR. 28 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                                       SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE                                                             Ekz. Nr. 1

                                                                                                                       Grupi i II-të

                                                                                                                   Tiranë, më 6.5.1972

                                                        VENDIM Nr. 28

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 6.5.1972, në bazë të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, pasi shqyrtoi propozimin e paraqitur nga Ministria e Punëve të Brendshme,

                                    VENDOSI:

Për qëndrim të keq politik, meqë paraqet rrezikshmëri për t’u arratisur jashtë shtetit, të internoj për 5 vjet kohë, në Borsh të rrethit të Sarandës:

  1. Vasiliqi Kosta Konomi, e dl. 1920, lindur në katundin Dhivër, me banim në Borsh, e martuar, me fëmijë.
  2. Teli Spiro Konomi, i dl. 1940, murator, i martuar, me fëmijë, i biri i Vasiliqisë.
  3. Kosta Spiro Konomi, i dl. 1945, punëtor, beqar, i biri i Vasiliqisë.
  4. Irini Vasil Konomi, e dl. 1944, punëtore, e reja.

Janë internuar me vendim Nr. 2, datë 6.5.1967, për 5 vjet kohë në Borsh të rrethit të Sarandës.

  1. Stasiani Margarit Kënuti, e dl. 1929, nga katundi Dhivër, e internuar në Borsh të rrethit Sarandë për 5 vjet kohë, me vendim Nr. 31, datë 6.5.1967.

Internim i u fillon me datë 6.5.1972 dhe mbaron më datë 6.5.1977.

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT                                                 KRYETARI I KOMISIONIT

  KADRI HAZBIU                                                                           BEQIR BALLUKU                            

                                                          ANËTARËT

PROKURORI PËRGJITHSHËM                                               KRYETARI GJYKATËS LARTË

  DHORI PANARITI                                                                            ARANIT ÇELA                          

                               VENDIMI NR. 29 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                                    SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE                                                        Ekz. Nr. 1

                                                                                                                   Grupi i II-të

                                                                                                             Tiranë, më 5.V.1972

                                                    VENDIM Nr. 29

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 6.5.1972, në bazë të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, pasi shqyrtoi propozimin e paraqitur nga Ministria e Punëve të Brendshme,

                                           VENDOSI:

Për sjellje të padenja në shoqëri, meqë paraqesin rrezikshmëri shoqërore, të internojë për 5 vjet kohë në katundin Beçisht të rrethit Tepelenë.

  1. Maliq Lavzat Skëndyli, i dl. 1924, lindur në Gjirokastër, ish me banim në Tiranë, i internuar me vendim Nr. 30, datë 31.5.1967, për 5 vjet kohë në Beçisht.

Internimi fillon me datë 6.5.1972 dhe mbaron me datë 6.5.1977.

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT                                                 KRYETARI I KOMISIONIT

  KADRI HAZBIU                                                                          BEQIR BALLUKU                            

                                                           ANËTARËT

PROKURORI PËRGJITHSHËM                                                  KRYETARI GJYKATËS LARTË

  DHORI PANARITI                                                                              ARANIT ÇELA                        

                                   VENDIMI NR. 30 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                                      SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE                                                           Ekz. Nr. 1

                                                                                                                     Grupi i II-të

                                                                                                              Tiranë, më 6.5.1972

                                               VENDIM Nr. 30

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 6.5.1972, në bazë të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, pasi shqyrtoi propozimin dhe materialet e paraqitur nga Ministria e Punëve të Brendshme,

                                    VENDOSI:

Pasi paraqet rrezikshmëri për t’u arratisur jashtë shtetit, të dëbojë për 5 vjet kohë:

  1. Rodhali Stefan Kuçano, e dl. 1930, lindur në Skore të Gjirokastrës, ish me banim në Tiranë, tani me banim në Borsh të rrethit të Sarandës, e martuar, e internuar me vendim Nr. 22, datë 6.5.1967, për 5 vjet kohë.

Të ndalohet banimi dhe qarkullimi në rrethet Tiranë, Durrës, Berat, Elbasan, Vlorë, rrethet kufitare tokësore dhe fshatrat e zonës kufitare të rrethit Sarandë.

Dëbimi fillon me datën 6.5.1972 dhe mbaron me datën 6.5.1977.

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT                                                    KRYETARI I KOMISIONIT

  KADRI HAZBIU                                                                                BEQIR BALLUKU                            

                                                                ANËTARËT

PROKURORI PËRGJITHSHËM                                               KRYETARI GJYKATËS LARTË

  DHORI PANARITI                                                                         ARANIT ÇELA 

                                 VENDIMI NR. 31 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                                           SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE                                                       Tiranë, më 6.5.1972          

                                                             VENDIM Nr. 31

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 6.5.1972, në bazë të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, pasi shqyrtoi propozimin dhe materialet e paraqitur nga Ministria e Punëve të Brendshme,

                                                             VENDOSI:

Për arsye se paraqesin rrezikshmëri shoqërore, të internohet për 5 vjet kohë në katundin Klos të Kukësit:

  1. Nexhip Gafur Lloçi, i dl. 1898, lindur dhe banues në katundin Lojmë.
  2. Sofije Arif Lloçi, e dl. 1910, lindur në Nimçe, banuese në Lojmë bashkëshortja e Nexhipit.
  3. Gafur Nexhip Lloçi, i dl. 1933, lindur dhe banues në Lojmë.
  4. Hasan Nexhip Lloçi, i dl. 1940, lindur dhe banues në Lojmë.
  5. Lirie Lloçi, e bija e Zaimit dhe Hasijes, e dl. 1949, lindur në Shtiqën dhe banuese në Lojmë, e reja.
  6. Hava Lloçi, e bija e Selamit dhe Habiles, e dl. 1939, lindur në Osmanaj dhe banuese në Lojmë, e reja.

Internimi i fillon me datë 7.5.1972 dhe mbaron më datën 7.5.1977.

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT                                                    KRYETARI I KOMISIONIT

  KADRI HAZBIU                                                                               BEQIR BALLUKU                            

                                                       ANËTARËT

PROKURORI PËRGJITHSHËM                                              KRYETARI GJYKATËS LARTË

  DHORI PANARITI                                                                            ARANIT ÇELA 

                              VENDIMI NR. 32 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                                    SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE                                                   Tiranë, më 6.5.1972          

                     VENDIM Nr. 32

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur më datën 6.5.1972, në bazë të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, pasi shqyrtoi propozimin dhe materialet e paraqitur nga Ministria e Punëve të Brendshme,

                     VENDOSI:

Për arsye se paraqesin rrezikshmëri shoqërore të internohet për 5 vjet kohë në katundin Iballe të Pukës:

  1. Ramadan Adem Meçe, dat-lindja 1915, lindur dhe banues në katundin Lojmë.
  2. Tasim Ramadan Meçe, dat-lindja 1945, lindur dhe banues në katundin Lojmë, i biri.
  3. Ferit Ramadan Meçe, i dat-lindjes 1950, lindur dhe banues në katundin Lojmë, i biri.
  4. Zaime Meçe, e bija e Dervishit dhe Hajries, dat-lindja 1950, lindur dhe banuese në Lojmë, e reja.

Internimi i fillon me datën 7.5.1972 dhe i mbaron me datën 7.5.1977. Memorie.al

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT                                               KRYETARI I KOMISIONIT

  KADRI HAZBIU                                                                        BEQIR BALLUKU                             

                                                          ANËTARËT

PROKURORI PËRGJITHSHËM                                            KRYETARI GJYKATËS LARTË

  DHORI PANARITI                                                                             ARANIT ÇELA 

                                                       Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

"Nga serenatat e Korçës te këngë himn të muzikë së lehtë në festivalet kombëtare në Radio-Televizion dhe Trieste ..."/ Rrugëtimi i "Mbretëreshës" së teksteve që i këndoi shpirtit të një kombi

Next Post

“Ferit M., e kishte kthy shtëpinë në zyrë hetuesie, ku në nji orë të caktueme, do të ishin të detyruara t'i vinin disa prej vajzave të gjimnazit të Shkodrës, që duke u dridhë...”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

Artikuj të ngjashëm

“Pasi paraqet rrezikshmëri për arratisje jashtë shtetit, Gjyle Avdi Leci, të internohet për 3 vjet në T’pla të Tropojës, kurse Ramadan Zhazedin Daullxhiu, me tetë fëmijë…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972
Dossier

May 18, 2025
“Kur u mësua në Tiranë, se ne ndërtuam një tunel mbi 1 km., poshtë qytetit, erdhën urgjent Kadri Hazbiu me Adil Çarçanin dhe…”/ Dëshmia e rrallë ish-ushtarakut, për objektin e rrallë të Sarandës
Dossier

“Kur u mësua në Tiranë, se ne ndërtuam një tunel mbi 1 km., poshtë qytetit, erdhën urgjent Kadri Hazbiu me Adil Çarçanin dhe…”/ Dëshmia e rrallë ish-ushtarakut, për objektin e rrallë të Sarandës

May 18, 2025
“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Djali i ri, brigadier në Lukovë, me teserën e komunistit në xhep, shkoi në kampin e internimit në Savër të Lushnje, për të kërkuar vajzën që e njohu në aksion…”/ Historia tronditëse dhe takimi pas 25 vitesh
Dossier

“Për arsye se në tetor 1971, u arratis jashtë shtetit, në Greqi, pjesëtari i familjes së tyre, Besnik Aliko, komisioni vendosi të internojë në katundin Fushë-bardhë të Gjirokastrës…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972

May 18, 2025
“Premtimi i rrejshëm i Sigurimit: Ruzhdi Rroji dhe dënimi i pashmangshëm i tij…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosuri politik, për tradhtinë e Qamil Gavoçit e Lilo Zenelit dhe ndërhyrjen e Abaz Bekteshit!
Dossier

“Ferit M., e kishte kthy shtëpinë në zyrë hetuesie, ku në nji orë të caktueme, do të ishin të detyruara t’i vinin disa prej vajzave të gjimnazit të Shkodrës, që duke u dridhë…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 17, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Dossier

“Te ‘Burgu i Ri’, do mësojsha dinamikën e vrasjes së Bardhosh Danit, Brahim Dërgutit e Mark Cacës, të cilët duke dasht me u arratis, ishin tradhëtue e spiunue prej…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 16, 2025
Next Post
“Premtimi i rrejshëm i Sigurimit: Ruzhdi Rroji dhe dënimi i pashmangshëm i tij…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosuri politik, për tradhtinë e Qamil Gavoçit e Lilo Zenelit dhe ndërhyrjen e Abaz Bekteshit!

“Ferit M., e kishte kthy shtëpinë në zyrë hetuesie, ku në nji orë të caktueme, do të ishin të detyruara t'i vinin disa prej vajzave të gjimnazit të Shkodrës, që duke u dridhë...”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!