• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, May 23, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Me gurët e Katedrales së Shën Gjergjit, të financuar nga Anastas Lakçe, mbushën shtratin e lumit të Korçës dhe shtruan trotuaret e qytetit, por besimtarët korçarë…”/ Refleksionet e gazetares së njohur

“Në ’74-ën vdiq në Shkodër, në një kolibe, At Mark Harapi, profesor i shquem i dogmatikës, i dyti teolog shqiptar mbas Pjetër Bogdanit…”/ Dëshmia e Ipeshkvit Zef Simoni
“Atë Josif Papamihali, pasi u dënua nga gjykata ushtarake e Korçës në gushtin e ’47-ës, u dërgua në kampin e kënetës së Maliqit, ku mbeti në llucë…”/ Historia e panjohur e priftit katolik të ritit unit
“Nga 1536 objekte kulti funksionale, 294 janë monumente kulture, por këto janë shumë dhe…”/ Relacioni i ministrit Deljana në ’67-ën
“Prishja e monumenteve të kulturës është bërë natën dhe me qëllim…’, Prokuroria: drejtori i kantierit s’e dinte se ajo mbrohej nga shteti…”/Denoncimi për kishën e Vaut të Dejës
“Studiuesit e rinj, duhet ta çlirojnë historiografinë nga termat ‘tradhtarë të atdheut’, e paçavure të tjera të këtij lloji, që arbitrariteti komunist, projektoi…”/ Refleksione nga ish-i burgosuri politik
“Përveç shtypshkronjës së madhe që kanë në Tiranë për propagandë anti-europiane, si dhe radiostacionit të fuqishëm, kinezët kanë edhe një…”! / Vizita e suedezit në Shqipëri, në ’68-ën

Nga Luljeta Progni

“Revolucioni kulturor”/ Si u shkatërruan objektet e kultit në vendin tonë

 Memorie.al / Ishte viti 1967. Regjimi diktatorial kishte vendosur t’i jepte goditjen përfundimtare besimit fetar, me akte terroriste që shqiptarët nuk i kishin përjetuar në asnjë kohë. Me shpërthime eksplozivi, tanke dhe ndërmarrje të pajisura me mjete të rënda, u shkatërruan 2.172 faltore, prejt të cilave: 740 xhami, 609 kisha ortodokse, 158 kisha katolike e, 530 teqe. Besimi shekullor i shqiptarëve në fenë e tyre brez pas brezi, ishte goditur ashpër. Të gjithë duhet të besonin vetëm tek çmenduria e një grupi njerëzish, që propagandonin “Revolucionin Kulturor”, i cili në thelb, kishte shkatërrimin e vlerave individuale dhe mendimit të lirë, e zëvendësimin e tij me injorancën dhe devotshmërinë tek partia e vetme, që me çdo kosto, duhet të qëndronte në pushtet.

Kisha e Shën Ndout, në Laç të Kurbinit

Gjithashtu mund të lexoni

“Në ’76-ën, Presidenti i Republikës Haxhi Lleshi, internoi në Mollas edhe gruan e tij Haxhire (Jegenin), e të birin Rushitin, si edhe vëllezërit e kushërinjtë e gruas…”! / Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur

“T’i konfiskohet pasuria Jorgji Filip Ziut, banues në Durrës, pasi duke qenë me shërbim në Trieste të Italisë, arratiset nga Moto-Varka “Sazani” dhe…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

Mbrëmjen e 12 qershorit 1967, pak orë para se besimtarët të niseshin për të festuar si çdo vit festën në kishën e Shën Ndout në Laç, (Kurbin) dy batalione kishin rrethuar me artileri të rëndë, gjithë zonën përreth kishës, me një rreze prej 4 kilometrash, për të ndaluar pelegrinazhin e përvitshëm. Gjatë asaj nate, të nesërmen, e ditët në vazhdim, filluan qitjet e artilerisë me mortaja e topa. Vendi u përcaktua si zonë ushtarake dhe shtigjet ku kalonin besimtarët, u mbyllën.

Brenda pak muajve, deri në gusht 1967, të gjithë tempujt e besimeve fetare u rrafshuan ose, u kthyen në magazina e vatra kulture. Gurët e tyre të latuar prej shekujsh, nga besimi i shqiptarëve, vendosur mbi njëri tjetrin, për të ngritur faltoren e shenjtë drejt Zotit, tashmë dergjeshin nën dhunën e çmendurisë.

Pasi përfundoi revanshi kundër besimit në fe, plotësisht në kontradiktë me kushtetutën e asaj kohe që ende u garantonte të gjithë qytetarëve lirinë e ndërgjegjes dhe të fesë, në nëntor të 1967-ës, regjimi nxori dekretin nr.4337, ku anulonte legalizimin e komuniteteve fetare dhe ndalonte të gjitha ritet.

Katedralja e Shën Gjergjit, në qendër të Korçës

Dikur në mbi Shëtitoren e Shën Gjergjit në Korçë, binte hija e mëngjesit, të një prej katedraleve më të bukura në Ballkan, asaj që i kishte dhënë emrin vetë shëtitores, Katedralja e Shën Gjergjit. Sot tingujt e një violine dhe turistët kureshtarë qëndrojnë mbi gjurmët e hijeve të Katedrales, që ngjajnë me gjurmët e shkumësit të mbetura në një skenë krimi, në mes të qytetit të Korçës.

Shën Gjergji Ishte simboli i Korçës, monumenti shpirtëror, i shpallur Mbrojtës i qytetit, tempull i kulturës, artit, arkitekturës dhe trashëgimisë sonë kombëtare. Filloi të ndërtohej në vitin 1881 dhe u inaugurua në vitin 1905. Projektimi dhe ndërtimi i kësaj katedrale ,është bërë nga mjeshtri Naum Trasha, mjeshtër korçar me origjinë nga Opari, i cili njihet dhe si ndërtues i shumë dyqaneve të Pazarit të Korçës, ndërsa financiarisht, ndihmuan patriotë dhe filantropët korçarë, si Anastas Lakçe.

Katedralja e Shën Gjergjit, nuk ishte thjesht një nga katedralet më të bukura në Ballkan, por kishte një arkitekturë të veçantë, me stil neoklasik, tepër e lartë për ndërtimet e kohës, e ndërtuar e gjitha me gurë të skalitur, lidhur me shufra plumbi, me bordurat e hatullave plot dekoracione arabeskash dhe asteresh, me kupolat e mëdhaja e sferike, me fasadën plot xhame ngjyra ngjyra, e sidomos me hyrjen, ku në krye të shkallëve lartësoheshin një sërë kollonadash të lidhura me njëra tjetrën, nëpërmjet harqesh të bukur, ndërsa brenda zbukurohej me polielet apo abazhuret, që përbëheshin prej mijëra xhamesh kristali, rrethuar prej ikonostasit madhështor prej druri, të gdhendur prej mjeshtrave të zonës. Ishte edhe pjesë e historisë të qytetit.

Në këtë katedrale në vitin 1914, nga Atë Josif Qirici, është mbajtur mesha e parë e plotë në gjuhën shqipe, ndërsa në vitin 1923, është dorëzuar kanonikisht peshkop Imzot Theofan Noli, e pikërisht aty filloi përpjekjet për Autoqefalinë së Kishës. Aty u kryen tedeume për princër e qeveritarë të lartë, që vizitonin qytetin dhe për qeverinë e parë kombëtare.

Gjatë kohëve të vështira të luftërave të ndryshme në Ballkan, Shën Gjergji ishte shtëpia e kuvendeve të ndryshme, ku morën pjesë patriotët shqiptarë, që nuk kursyen as jetën e tyre për të bërë shtetin shqiptar.

Pas thyerjes së xhamave dhe zhveshjes së mureve, u hoq çatia dhe filluan të prisheshin muret, ndërtuar me gurët e skalitur mjeshtërisht. Gurët e Katedrales u përdorën për të mbushur shtratin e lumit të Korçës dhe për të shtruar trotuaret e qytetit.

Besimtarët që kalonin çdo ditë mes tyre me kokën poshtë pëshpëritnin lutjet, ndërsa e ndjenin se këta gurë besimi, të shkulur nga tempulli i tyre, nuk do t’i linin në mëshirë të së keqes, por do të mbartnin kujtimet, për të rikthyer edhe njëherë besimin e tyre ndaj Zotit. Të pikëlluar, shumë prej besimtarëve korçarë, vazhduan t’i kryenin ritet fetare në fshehtësi.

Ndërsa “Antikrishti” hidhte errësirën mbi shpirtin e shqiptarëve, shumë prej besimtarëve korçarë, vazhduan t’i kryenin ritet fetare në fshehtësi, duke e mbajtur të ndezur dritën e besimit, dritën e shpresës se një ditë do t’i ringrinin gurët e tyre të besimit, me po aq madhështi sa Katedralja e Shën Gjergjit.

Xhamia Mbret, e Elbasanit

Brenda mureve të gurta të Kalasë së Elbasanit, një prej kalave shqiptare më të veçanta përsa i takon historisë që mbart, ndërtuar mbi kalldrëmin e rrugës Egnatia, ndodhet një prej tempujve më të dashur të besimtarëve muslimanë shqiptarë, Xhamia Mbret.

Ajo është një prej xhamive më të vjetra të Shqipërisë, ndërtuar në shekullin XV, me një stil të veçantë arkitekturor, mbuluar me çati druri dhe hajat përpara hyrjes, muret përbëhen prej një ndërthurje tepër të rregullt dhe precize në alternimin e gurëve me tullat kornizuese. Minareja kalon në ballkonin e sherifasë e ngrihet në pjesën e sipërme me një punim të rrallë artistik.

Xhamia Mbret u shpall monument i trashëgimisë kulturore që nga viti 1948, dhe mundi t’i shpëtojë shkatërrimit të tempujve fetarë, bashkë me xhaminë e Nazireshës, ndryshe nga 33 xhamitë e tjera të Elbasanit, që u rrafshuan ose u kthyen në magazina apo kazerma.

Gjithsesi Xhamia Mbret, nuk u frekuentua më nga besimtarët muslimanë që prej vitit 1967, duke u shndërruar në studio, për skulpturat e diktatorëve komunistë. Aty ku ndodhej Mihrabi, ndodhej një skulpturë allçie e diktatorit, të cilën besimtarët mundën ta nxirrnin prej xhamisë, në vitin 1991.

Edhe me klerikët myslimanë, regjimi komunist u soll po aq ashpër. Duke u përpjekur të denigrojë imazhin e tyre publikisht me tallje e shpifje, duke i trajtuar si kundërshtarë të ideologjisë, duke i fyer e përbuzur vazhdimisht, regjimi komunist, i dha një goditje të madhe besimit musliman.

Shume prej xhamive u prishën plotësisht ose pjesërisht me mjete të ushtrisë dhe në mënyrë demonstrative, të gjitha minaretë e xhamive u rrëzuan, të tërhequra nga kavot e makinerive të rënda, para syve të besimtarëve, me qëllim përuljen e gjithkujt ndaj sistemit.

Por besimtarët myslimanë me urtësinë, patriotizmin dhe punën e tyre ringritën gurët e besimit, ringritën edhe njëherë xhamitë e tyre, e përsëri treguan se xhamitë e Elbasanit janë të veçanta si vetë qyteti, me historinë e tyre të vjetër e të re.

Kisha e Shën Mërisë, në Vaun e Dejës

Gurët e Kishës të Shën Mërisë në Vaun e Dejës, u shkulën prej vendit nga një shpërthim i fortë eksplozivi. Këta gurë, ishin skalitur nga Arbrit dhe me mjeshtëri ishin vendosur mbi tokën e lashtë ilire, për të ngritur një monument që vërtetonte prejardhjen e shqiptarëve dhe viseve të tyre të lakmuara historikisht nga të huajt.

Këta gurë, u bënë dëshmitarë të ngjarjeve të mëdha historike. Ishin aty kur u mblodhën kuvende, kur u dha besa, kur u zhvilluan beteja, kur lindën e vdiqën princër arbërorë, që ju këndoheshin këngët nga Venediku në Danub.

Ishin aty kur e bukura Jerinë, zgjodhi mes dy Lekëve atë që i tha zemra, Zaharinë, për të vënë kurorë, pa e ditur se tragjedia do të vinte së shpejti, nga shpata e Lekës tjetër, Dukagjinit, apo prej lakmisë së Venedikut, që në vesh të nënës së Zaharisë, pëshpëriste pa pushim…!

E pas kësaj, amaneti i virgjëreshës fatkeqe, u lidh me këta gurë, që larg dheut të saj kur të vdiste, t’ia sillnin trupin aty, për tu prehur pranë eshtrave të Lekë Zaharisë përjetësisht.

Këta gurë, kanë përshëndetur për qindra vjet udhëtarët që vinin e iknin prej viseve të Arbrit, nga Petrela, Durrësi e Lezha, për Shkodër, Tivar e Ulpianë, teksa kalonin lumin e Drinit që valëzonte aty pranë.

Këta gurë, iu kanë treguar pushtuesve se toka ku ata po shkelnin ka qenë e Arbrit, e gjithmonë iu ka kujtuar se po shkelnin dheun e huaj e të huaj do të mbeteshin, duke mbrojtur viset tona, si një ushtri e skalitur prej besimit e dashurisë, për tokën e të parëve.

I rezistuan luftërave e tërmeteve; lakmisë dhe planeve të armiqve; erës, shiut, të ftohtit e të nxehtit… rezistuan pa lëvizur nga vendi ku u lidhën me njëri tjetrin, ashtu si princat e Arbrit në kuvendin e Lezhës.

…Deri në ditën e fundit më 30 Maj 1969, kur u goditën nga një prej të këqijave më të mëdha, që nuk ishte parë mbi tokë deri atëherë: çmenduria e regjimit komunist. Dhuna e shfrenuar mbi shqiptarët nga ky regjim, që ushqehej nga urrejtja dhe injoranca, nuk kurseu as monumente të tilla, si Kisha e Shën Mërisë së Vaut të Dejës.

Shpërthimi me eksploziv ndaj një tempulli, ndaj një monumenti me vlera të rralla historike, ishte finalizimi i një lufte të hapur ndaj besimit të shqiptarëve dhe ndaj historisë së tyre. Vështirë të gjesh në histori, përdhosje kaq të ulët të tempujve të besimit. Pas këtij akti shokues, për të gjithë besimtarët, u bë e qartë se persekutimi që kishte filluar që nga viti 1944, nuk do të ndalej.

Goditja ndaj tempujve ishte goditje ndaj shpresave të atyre shqiptarëve, që mendonin se kjo epokë e errët e historisë do të përfundonte një ditë. Këta gurë u dergjën mbi themelet e lashta, bashkë me shpirtin e shqiptarëve për dhjetëra vjet e, ndërsa koha kalon e ëndrra për të qenë të lirë sërish, u rizgjua, duket se ata, do të vazhdojnë të dergjen këtu…! Këta gurë, nuk duan të falin, nuk duan të harrojnë. Memorie.al

Marrë nga Lexo.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në oborrin e burgut, të rrethuem me roje që mbajshin drunin në dorë, e të tjerë me mitraloza në kullat përreth, tërhoqën të sëmurët, pleqtë e sakatet dhe...”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik nga SHBA-ës

Next Post

Kalendari Historik 11 Dhjetor 2023

Artikuj të ngjashëm

“Trakti fliste kundër vendimit të gjyqit, ku ishte dënuar vëllai im, me shokë të tjerë, të cilët kishin sharë Partinë Komuniste dhe…”/ Dëshmitë e 15 vjeçares, para hetuesit Maqo Pecani, në ’47-ën
Dossier

“Në ’76-ën, Presidenti i Republikës Haxhi Lleshi, internoi në Mollas edhe gruan e tij Haxhire (Jegenin), e të birin Rushitin, si edhe vëllezërit e kushërinjtë e gruas…”! / Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur

May 23, 2025
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Dossier

“T’i konfiskohet pasuria Jorgji Filip Ziut, banues në Durrës, pasi duke qenë me shërbim në Trieste të Italisë, arratiset nga Moto-Varka “Sazani” dhe…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

May 23, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Dossier

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 22, 2025
“Si i lirova nga salla e gjyqit, katër shokët e mi të fëmijërisë, që kishin rrahur e plagosur përgjegjësin e tyre në burgun e Torovicës…”?! / Kujtimet e ish-prokurorit, miku i “vagabondëve” të Shkodrës
Dossier

“Komiteti Ekzekutiv i Korçës, u ka bërë thirrje familjes Koçibelli, të shkojnë në vëndlindje, banorët e lagjes nr. 3 të Durrësit, i kërkuan familjes Manushi…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

May 23, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Kur Hilmi Kamatën e dënuan me birucë, shumë vonë ai pa se aty, ishte dhe një person tjetër, por i vdekur, me zgavrat e syve bosh, pasi ato ia kishin ngrënë…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 21, 2025
“Inskenimet e kryepolicit, Veli Kondi, në kampin e internimit në Lushnje, ku ai i detyronte kosovarët që të…”/ Dëshmitë e rralla të Nazmi Berishës, që vuajti 20 vite burg
Dossier

“Pasi iu arratisën 6 pjestarë të familjes, dhe se paraqesin rrezikshmëri të theksuar për t’u arratisur edhe vetë, komisioni vendosi të internojë Nikollë Dakaj, me të gjithë…”/ Dokumenti sekret, janar 1967

May 21, 2025
Next Post
Kalendari Historik 1 Dhjetor 2023

Kalendari Historik 11 Dhjetor 2023

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!