• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 8, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Më dërgonte njëri letra anonime, për këtë Niko Çetën, ku thoshte se, kur largohej Mihallaqi nga Korça, për të drejtuar Byronë e Partisë, s’linte asnjë nga shokët, por…”/ Mbledhja e Byrosë, shtator ‘82

Memorie.al
“Më dërgonte njëri letra anonime, për këtë Niko Çetën, ku thoshte se, kur largohej Mihallaqi nga Korça, për të drejtuar Byronë e Partisë, s’linte asnjë nga shokët, por…”/ Mbledhja e Byrosë, shtator ‘82
Relacioni i Rexhep Kollit në ’81-in, për çështjen “Thikat” e ambasadave: “Hetuesi Sokol Koleka, shkoi në burgun e grave në Kosovë të Elbasanit, për të marrë një…”
“Më dërgonte njëri letra anonime, për këtë Niko Çetën, ku thoshte se, kur largohej Mihallaqi nga Korça, për të drejtuar Byronë e Partisë, s’linte asnjë nga shokët, por…”/ Mbledhja e Byrosë, shtator ‘82
“Pas vetëvrasjes së armikut Mehmet Shehu, menjëherë, unë thirra Kadrinë, Hekuranin dhe Ramizin e vendosëm që…”/ Akuzat e Enverit në mbledhja e Byrosë, 8 tetor ‘82
“Më dërgonte njëri letra anonime, për këtë Niko Çetën, ku thoshte se, kur largohej Mihallaqi nga Korça, për të drejtuar Byronë e Partisë, s’linte asnjë nga shokët, por…”/ Mbledhja e Byrosë, shtator ‘82
Memorie.al
“Më dërgonte njëri letra anonime, për këtë Niko Çetën, ku thoshte se, kur largohej Mihallaqi nga Korça, për të drejtuar Byronë e Partisë, s’linte asnjë nga shokët, por…”/ Mbledhja e Byrosë, shtator ‘82

Dashnor Kaloçi

Pjesa e shtatë

Memorie.al/ publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (Fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), të cilat përmbajnë siglën “Sekret” e “Tepër Sekret” dhe i përkasin një periudhe nga janari i vitit 1982 e deri në shtatorin e vitit 1983, ku ndodhet një dosje voluminoze me, proces-verbale mbledhjesh të Sekretariatit të Komitetit Qendror dhe Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së, mbledhje të cilat janë kryesuar nga sekretari i Përgjithshëm i saj, Enver Hoxha, ku kanë asistuar: Ramiz Alia, Adil Çarçani, Manush Myftiu, Hekuran Isai, Rita Marko, Pali Miska, Hajredin Çeliku, Haki Toska, Simon Stefani, Lenka Çuko, Muho Asllani, Vangjel Çerrava, etj., si tema kryesore janë analizat rreth “veprimtarisë armiqësore” të Mehmet Shehut dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, që nga Fadil Paçrami, Todi Lubonja, Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Çako, Abdyl Këllezi, Koço Theodhosi, Kiço Ngjela, Vasil Kati, Kadri Hazbiu, Fiqret Shehu, Feçor Shehu, Mihallaq Ziçishti, Llambi Peçini, etj. Në dosjen që disponon Memorie.al, përveç analizës së “veprimtarisë armiqësore të poli-agjentit Mehmet Shehu dhe bashkëpunëtorëve të tij Beqir Balluku te Kadri Hazbiu”, në mbledhjet e Byrosë Politike dhe takimet ditore të Sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSh-së, janë marrë në analizë edhe veprimtaria e Ministrisë së Punëve të Brendshme e Sigurimit të Shtetit, me agjenturën e bashkëpunëtorët e saj, brenda e jashtë vendit, raportet e marrëdhëniet e shtetit shqiptar me vende të ndryshme të botës, si: SHBA-ës, Bashkimi Sovjetik, Gjermania Perëndimore, Anglia, Spanja, Italia, si dhe ato me fqinjët, si Greqia e Jugosllavia e demonstratat në Kosovë, si e paraqiste shtypi botëror Shqipërinë Socialiste, bisedimet me Gjermaninë Perëndimore për pagesat e reparacioneve të Luftës, takimet e bisedat me kryetarët e partive marksiste-leniniste të vendeve të ndryshme të botës, si Ernst Aust, Zhoao Amazonas, Fosko Dinuçi, etj., lidhur me “vetëvrasjen e Mehmet Shehut”, problemet e emigracionit politik shqiptar, në shtete të ndryshme të botës, e ndryshimin e kursit të shkëmbimit të dollarit në dërgesat, që ata bënin për të afërmit e tyre në Shqipëri e deri te probleme të shumta ekonomike, që nga industria e rëndë, hidrocentralet mbi kaskadën e lumit Drin, importi dhe eksporti i energjisë, etj., etj.                                

                                                    Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Dokumenti sekret me proces-verbalin sekret të takimit ditor të sekretarëve të Komitetit Qendror të PPSh-së, i mbajtur më 29 shtator 1982, lidhur me aktivin e Komitetit të Partisë së rrethit të Korçës, ku ishte i deleguar, Simon Stefani dhe u diskutua “mbi veprimtarinë agjenturore e armiqësore të Mehmet Shehut”.

TAKIM DITOR I SEKRETAREVE TË KOMITETIT QENDROR TË PARTISË 29 SHTATOR 1982

                                         SEKRET

Në takim shoku Simon Stefani, informon për punimin në aktivin e Partisë së rrethit të Korçës, të materialeve të Plenumit të Komitetit Qendror për veprimtarinë agjenturore dhe armiqësore të Mehmet Shehut.

SHOKU ENVER HOXHA: Posi, posi. Mua, njëri nga Korça, më dërgonte letra anonime, i binte këtij, dhe thoshte se, kur largohej nga Korça, Mihallaq Ziçishti, për të drejtuar Byronë e Partisë ai, nuk linte asnjë nga shokët e Sekretariatit, por vendoste Kryetarin e Degës, Niko Çetën. E fliste mirë për të, madje unë i kam shkuar edhe në shtëpi.

SHOKU RAMIZ ALIA: Po ç’të bësh shoku Enver, se mos i njihnim se cilët ishin ata.

SHOKU ENVER HOXHA: Nuk i dinim jo, nuk i njihnim.

SHOKU SIMON STEFANI: E kush i dinte?! Këta janë, të poshtër.

SHOKU ENVER HOXHA: Nuk i dinim ne që këta, janë shumë të poshtër.

SHOKU SIMON STEFANI: Edhe për grurin, shokët e Korçës kishin marrë masa të mira. Sot apo nesër ata, do të bënin një aktiv të gjerë në Kooperativën Bujqësore të Plasës, për zbatimin e planeve të vitit 1983. Edhe në Pojan, bisedova me agronomin e kooperativës, për të ndërtuar grafikët se si do të punonin sivjet për zbatimin e përvojës së Plasës.

Agronomi i Pojanit, mu duk djalë i mirë, anëtar Partie e me goxha përvojë. Kooperativa e Pojanit sivjet kishte dalë mirë, pasi kishte marrë mbi 50 kv. grurë për hektarë. Edhe me panxhar sheqerin e me blegtorinë, do të dalin mire, paçka se ca fshatra i kanë rrëzë malit.

SHOKU ENVER HOXHA: Mirë, mirë.

SHOKU SIMON STEFANI: Në Pojan, u interesova dhe për çështjen e furnizimit. Pyeta për zarzavatet, për qumështin, për mishin, dhe për problemet e tjera që kishin. Korça, përsa i përket bulmetrave dhe zahireve në dimër, ka përvojë të mirë.

Më thanë se kishin marrë masa dhe për shpërndarjen e ushqimeve në dimër. Në Korçë, dola një ditë në drekë dhe pasdite, ku hyra nëpër dyqane dhe pashë që ishin plot e përplot me ushqime të ndryshme. Ishte si të thuash një gjendje e mirë.

SHOKU ENVER HOXHA: Shumë mirë, të kënaqet syri.

SHOKU SIMON STEFANI: Ç’të thuash, të kënaqet syri me të vërtetë. Kishin bërë dhe ca klube. Një klub të bukur, më tha Vangjeli, e kishin ngritur në fund të bulevardit në krahun e majtë. Brenda nuk hyra, pasi e pashë nga jashtë se ishte mbushur plot me të rinj. Më thanë se, një nga arsyet që ndërtuan klubin e ri, ishte se mblidheshin shumë njerëz tek “Hotel Turizmi”.

SHOKU ENVER HOXHA: Ku ishte ndërtuar klubi i ri, pranë statujës së atentatorit?!

SHOKU SIMON STEFANI: Po, tamam atje. Ishte një klub shumë i mirë. Më bëri përshtypje dhe një gjë shoku Enver, që jo vetëm në njerëzit në qytet por edhe në fshat janë rë veshur mirë dhe nuk dallohen fare.

SHOKU RAMIZ ALIA: Jo, jo, nuk i dallon dot njerëzit e fshatit nga ata të qytetit.

SHOKU SIMON STEFANI: Vajta dhe te kombinati i pularisë. Ishte bërë një punë e mirë atje pasi, në vijim do të rrisnin kapacitetin e baterisë, për të prodhuar 10 milionë kokrra vezë. Po ashtu, shkova dhe në Gjanç.

SHOKU ENVER HOXHA: E pe ujëvarën atje?!

SHOKU SIMON STEFANI: E pashë shoku Enver, ishte një gjë e mrekullueshme.

SHOKU RAMIZ ALIA: Ajo, është gati për hidrocentral.

SHOKU ENVER HOXHA: Vër tubat dhe turbinën, dhe u bë hidrocentrali.

SHOKU RAMIZ ALIA: Nuk do gjë tjetër ajo.

SHOKU ENVER HOXHA: Kështu atje, siguron dhe ujitjen, dhe energjinë elektrike.

SHOKU SIMON STEFANI: Ujëvara mbi 160 metra, ishte një gjë e mrekullueshme.

SHOKU ENVER HOXHA: Po kur do ti themi Adilit për ndërtimin e këtij hidrocentrali?! Desha të them, që të do të fillojë në vitin 1983 apo më vonë?!

SHOKU RAMIZ ALIA: E kemi biseduar këtë punë me Adilin, shoku Enver. Qeveria do ta paraqesë projektin për energji dhe ujitje, nga fundi i dhjetorit të këtij viti.

SHOKU ENVER HOXHA: Po, shumë mirë. Shiko Ramiz, për çështjen që bisedove me Hekuranin, duhet të mos e ndërpresim ardhjen e valutave nga jashtë. Me 500 mijë dollarët që na vijnë nga jashtë, mund t’i blejmë kollaj ato, që na kërkon Hekurani.

Ja çfarë mendoj unë. Sa e llogarisim dollarin, me lekët që u japim njerëzve që ju vijnë këto?! Më duket 1 dollar me 7 lekë, nëse nuk gabohem?!

SHOKU RAMIZ ALIA: Po, aq e llogarisim.

SHOKU ENVER HOXHA: Po sikur ta llogarisim me dy lekë, dhe jo me shtatë?!

SHOKU SIMON STEFANI: D.m.th., ta ulim kursin për këta?!

SHOKU ENVER HOXHA: Ky është një kurs që do ta vendosim ne për këto lloj dollarësh. Kush të dojë, le të dërgojë. Dërgon ai 200 dollarë, ne personit të interesuar, do i japim këtu vetëm 400 lekë të reja.

SHOKU RAMIZ ALIA: Tani e kemi të kufizuar, pasi në një vit nuk japim më shumë se 6.000 lekë të vjetra në muaj.

SHOKU ENVER HOXHA: Po mirë, po sidoqoftë ai i ka këto në bankë.

SHOKU SIMON STEFANI: Po, i ka në bankë për llogari të tij.

SHOKU ENVER HOXHA: Po, 6.000 lekë të vjetra, po me ç’kurs?!

SHOKU RAMIZ ALIA: Atë e kemi me 7 lekë, në mos më tepër.

SHOKU ENVER HOXHA: Mos e kemi me më shumë?!

SHOKËT: Ashtu është.

SHOKU ENVER HOXHA: Kurse kursin, ta bëjmë me 2 lekë, se do të bjeri vlera e dollarit.

SHOKU RAMIZ ALIA: Ne mund ta vendosim një gjë të tillë, vetëm për këtë kategori dollarësh që futet në vendin tonë.

SHOKU ENVER HOXHA: Po, po, vetëm për këtë kategori dollarësh, do të ndërrohet kursi.

SHOKU RAMIZ ALIA: Pra nuk do të ndërrojmë kursin e përgjithshëm?!

SHOKU ENVER HOXHA: Jo, jo, në asnjë mënyrë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Këtë kurs ne e ndërrojmë kështu, ndërsa ti iksi, po deshe dërgo, po deshe mos dërgo.

SHOKU ENVER HOXHA: Por po dërgoi ai, sa do të marrë?! 5000 lekë të vjetra.

SHOKU RAMIZ ALIA: Po, po, ne e shtojmë sasinë e dollarëve në bankë.

SHOKU ENVER HOXHA: Ne e shtojmë sasinë e dollarëve, kurse individi të cilat i drejtohen ato, nuk përfiton gjë. I ngelin vetëm një sasi e vogël lekësh të cilat, as komshiut nuk i bën dot karshillëk , ti thotë që, mua më vijnë lekë nga jashtë.

SHOKU SIMON STEFANI: Ashtu është.

SHOKU ENVER HOXHA: Se nga vijnë këto para, ne e dimë mirë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Po, po, e dimë.

SHOKU ENVER HOXHA: Prandaj ne e ulim kursin e tyre, i themi dërgo një dollar, do marrësh po një.

SHOKU RAMIZ ALIA: Ta shikojmë këtë gjë, shoku Enver.

SHOKU ENVER HOXHA: D.m.th. personit që i vijnë lekë nga jashtë, të marrë sa më pak.

SHOKU RAMIZ ALIA: Dakort shoku Enver, ta shikojmë. Memorie.al

                                    Haxhi Kroi

                                Dt. 29.9.1982

                                                        Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Të dënuarit me vdekje, nuk i preknin më, por me atë, ndodhi e kundërta, pasi e torturonin egërsisht, çdo natë...”/ Historia tragjike e dramaturgut të famshëm që vdiq në burgun e Burrelit...!

Next Post

“Pas kërcënimit që i bëri Operativi i kampit, një kriminel i lindur, Pal Zefit i’u afrua i dënuari Medi Noku, njeriu më i poshtër i burgjeve, por ai e...”/ Dëshmia tragjike e ish-të burgosurit politik

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post

“Pas kërcënimit që i bëri Operativi i kampit, një kriminel i lindur, Pal Zefit i’u afrua i dënuari Medi Noku, njeriu më i poshtër i burgjeve, por ai e...”/ Dëshmia tragjike e ish-të burgosurit politik

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!