• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, April 1, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Më arrestuan në klasë kur isha 15 vjeç dhe kur dola nga burgu pas 22 vitesh, më kishin vdekur prindërit, motrat e vëllezërit, pasi…”/ Historia tronditëse e ish-të dënuarit politik

“Poezitë që shkruaja kundër regjimit kur isha i internuar në Shtyllas, ja tregova një bashkëvuajtësi, por ai shkoi menjëherë në Degën e Brendshme dhe…”/ Dëshmia e trishtë e ish-të burgosurit politik
“Më arrestuan në klasë kur isha 15 vjeç dhe kur dola nga burgu pas 22 vitesh, më kishin vdekur prindërit, motrat e vëllezërit, pasi…”/ Historia tronditëse e ish-të dënuarit politik
“Poezitë që shkruaja kundër regjimit kur isha i internuar në Shtyllas, ja tregova një bashkëvuajtësi, por ai shkoi menjëherë në Degën e Brendshme dhe…”/ Dëshmia e trishtë e ish-të burgosurit politik
Memorie.al
0
Shares
7k
VIEWS

Nga Dhimitër Rrera             

Memorie.al / Nuk të linte përshtypjen se ishte plot 50 vjeç dhe gati gjysmën e jetës, plot 22 vjet, i kishte kaluar në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia. Çdo mëngjes, ai paraqitej para dyqaneve të shumicës, ku punonte si shpërndarës malli, herë me karrocë dore dhe herë me qeska, sipas mallit të porositur, duke nxjerrë ato pak lekë që të ushqente gruan dhe dy fëmijët e tij të vegjël. Brahim Rezvani, është një prej viktimave të luftës së klasave të regjimit të diktaturës komuniste. Ai lindi në një fshat të Sarandës, Sasaj, diku pranë Borshit dhe pas 22 vjetëve burg politik, nga Burreli në Spaç, tashmë prej kohësh që është vendosur në Berat.

“Ishim tetë fëmijë, 3 djem dhe 5 vajza. Jetonim për bukuri në Tiranë, pasi babai im, Abedin Rezvani, ishte oficer. Të gjithë fëmijët ishim nëpër shkolla dhe po dilnim në jetë pak nga pak, por pikërisht atëherë kur gjithçka dukej se shkonte për bukuri, të gjitha ëndrrat tona u prenë në mes dhe gjithçka filloi të shpërbëhej”, tregon Rizvani.

Sipas Brahimit, shkaku ishte i tij, pasi midis shokëve të vitit të parë të gjimnazit, ka njohur dhe Beb Shametën, ish-sportist. “Bebin e adhuroja për trupin prej sportisti, por edhe me kuriozitetin e një adoleshenti, për t´iu afruar pasi kishte bërë dhe 12 vjet burg për politikë, pa ditur se kjo do të më kushtonte dhe mua një jetë të tërë nëpër burgje”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Enver Hoxha u zgjodh sekretar i Përgjithshëm i PKSh-së, në Labinot të Elbasanit, në mars ’43, pasi e propozoi…”/ Dëshmia e rrallë e Naxhije Dume Kerenxhit, ish-ministrja e parë në ’44-ën

“Kur plasën fletë-rrufetë në Tiranë, një e tillë, i’u vu një profesori të fizikës, i cili lejonte në orën e mësimit, vajza me minifunde dhe…”/ Dëshmia e rrallë e regjisorit dhe karikaturistit të njohur

Tashmë, Brahimi nuk e di ende se ku i ndodhen vëllezërit dhe motrat e tij, madje nuk ka arritur as të ketë korrespodencë me ta. “Kjo është drama e familjes sime me fëmijë plot dhe ëndrra të shuara në mes prej regjimit të asaj kohe”, tregonte ai në një intervistë të tij, që po e publikojmë në këtë shkrim

Z. Rizvani, çfarë mbani mend nga ajo kohë, kur u dënuat?

Ka qenë viti 1969, kur unë isha në vitin e parë të shkollës së mesme “Sami Frashëri” në Tiranë. Sa kisha njohur dashurinë, isha nxënës i mirë dhe kisha ëndrrat e mia për jetën. Duke mësuar, dëshiroja të bëhesha dikush. Midis shoqërisë të moshës, kisha njohur edhe vajzën që më pëlqente dhe ndërkohë kishim nisur të thurnim dhe ëndrra për jetën, kur papritmas gjithçka u përmbys.

Si pasojë e shoqërimit të herëpashershëm me Beb Shametin, (i cili më pas tentoi të arratisej dhe u vra nga ushtarët në kufi), njerëzit e Sigurimit e asaj kohe, më kishin futur në listën e “kurbanëve”, se kështu e donte Partia.

Një ditë të bukur, kur unë dhe shokët po dëgjonim shpjegimin e mësueses, në klasë, hyjnë brenda pa trokitur dy persona, oficerë Sigurimi, të cilët pasi biseduan vesh më vesh me mësuesen, m´u drejtuan mua, duke u afruar pranë bankës.

Pasi më pyetën sesi quhesha më vunë prangat direkt, duke më thënë se: “në emër të popullit je i arrestuar”. Kujtova se po bënin shaka, pasi dhe babai im ishte oficer në Degën e Brendshme. Por, unë me pranga në duar, përfundova siç thuhej atëherë në “Gaz”-in e Degës e më pas në birucat e hetuesisë.

Si, “kundërshtar dhe komplotist për agjitacion dhe propagandë” unë, 15-vjeçari, duhej të tregoja se me kë kisha lidhje për përmbysjen e pushtetit të popullit. Absurditet. Nuk e kuptoja se çfarë kërkonin prej meje, por tani ishte shumë vonë, pasi masat po merreshin për të gjithë pjesëtarët e familjes, duke nisur që nga shkarkimi i babait nga puna si oficer, dhe futja në listë e vëllezërve të mi.

Ndërkohë, unë vetë nuk merrja vesh asnjë gjë prej asaj që po ndodhte sepse, nuk kisha asnjë mundësi komunikimi me familjarët. Hetuesit, më kërkonin me doemos të flisja, ose më mire, të pranoja dhe të firmosja gjithçka që kishin përpiluar ata, “për tradhti ndaj atdheut”. Kështu, dy vitet e tjera të shkollës së mesme, i mbarova në birucë, duke marrë mësime nga hetuesit dhe duke provuar torturat, më çnjerëzore të asaj kohe.

Kur dolët në gjyq dhe sa u dënuat?

Pas dy vjetësh, hetuesi më nxorën në gjyq ku, nuk kishte asnjë nga familja. Të paktën t´i shikoja, pasi nuk dija asgjë se çfarë kishte ndodhur me ta. Gjithsesi, me akuzën absurde se gjoja kisha bërë agjitacion e propagandë kundër pushtetit komunist, kur unë isha vetëm 15 vjeç dhe nuk e dija akoma se ç´ishte politika, u dënova nga gjyqtarë të asaj kohe, me 15 vjet burg.

Mesa duket, derisa të mbushja moshën 17 vjeç, u mbajta dhe dy vjet në hetuesi. U arrestova në 12 a 13 shkurt të vitit ´69 dhe në gjyq, më nxorën pas dy vjetësh, në ´71-in. Kisha filluar të kuptoja se, meqenëse padrejtësia mbizotëronte, për mua ishte vendosur gjithçka, duhej të kaloja moshën më të bukur të jetës në burg.

Më pas, ku ju çuan për të kryer dënimin?

Në burgun e Ballshit, ku po ndërtohej dhe Rafineria e Naftës, por atje nuk shkova gjatë, pasi jo më shumë se 6 muaj më pas, kundërshtova të dëgjoja informacionin politik, kur na lexonin veprat e Enver Hoxhës. Atëherë kam thënë konkretisht, se: ato janë për në banjo, pasi më kishte humbur durimi nga trajtimet çnjerëzore që u bëheshin të burgosurve.

Kështu që përfundova përsëri në bankën e të akuzuarve brenda burgut, duke m´u dhënë dënimi kapital, prej 25 vjetësh. Menjëherë u transferova në burgun famëkeq të Burrelit. Aty qëndrova 6 vjet dhe më pas u transferova në kampin e Qafë Barit. Pas një grindjeje me një prej oficerëve, më transferuan sërish, por kësaj radhe në Spaç, ku kalova rreth 11 vite të tjera.

Pak para se të vinte demokracia, na hoqën nga Spaçi dhe përfunduam në Shën-Vasi, të Borshit, diku pranë fshatit tim të lindjes. Aty kam qarë shumë se, kthehesha pas 27 vjetëve, por tashmë i lidhur këmbë e duar dhe pa liri, shikoja detin dhe nuk ngopesha me të. Pikërisht në këtë vend, më zuri viti 1991, kur arrita të rifitoja përsëri lirinë, pasi kisha humbur shpresat përgjithmonë. Shpesh nuk e besoj se si kaluan vitet.

Pas daljes nga burgu, ku shkuat?

Pas daljes nga burgu, s´kisha ku shkoja, pasi nuk dija asgjë për njerëzit e mi, por me rrobat e burgut, ika në Greqi ku punova për një vit. Më pas u njoha me një shok të mirë, i cili u bë edhe shkaktar që unë u martova, duke krijuar dhe familjen time të re në moshën 42 vjeçe dhe tashmë kam dy djem dhe jetoj këtu në Berat. Punoj kur gjej punë dhe ushqehemi.

Çfarë përfituat nga koha e burgut?

Mora ca letra me vlerë, të cilat po të shiteshin qind për qind bënin rreth 15 milionë lekë të vjetra. Ato u shitën me 50 përqind dhe kështu mora vetëm gjysmat dhe bëra këtë shtëpi me blloqe ku jetoj sot me gjithë fëmijët. Por këto shenja që kam, (ai tregon kërcinjtë e këmbëve ku dallohen shenjat e plagëve të lëna prej zinxhirëve), nuk kanë për të m´u hequr më derisa të vdes.

Dëshmia e dhimbshme e Rezvanit: “Nuk di asgjë për prindërit, pasi gjatë burgut, humba motrat dhe vëllezërit”!

Ajo që i ka mbetur peng për gjithë jetën Brahim Rezvanit, është humbja e familjes së tij, pas arrestimit në vitin 1969. Ai tregon se nuk di asgjë, as për vëllezërit, as motrat dhe as për babanë e tij. Kur ka dalë nga burgu pas 22 vitesh, ai nuk ka gjetur askënd që ta priste. “Shkaktari i shpërbërjes së familjes time të madhe më duket se kam qenë unë, pasi pas arrestimit tim gjithçka shkoi ters për ta”, thotë Brahimi.

Gjatë viteve të burgut nuk ka mësuar asgjë për ta, madje dhe në ditët e gjykimit nuk ka qenë i pranishëm në sallë askush nga të afërmit e tij. “Nuk e di, por më vonë kam marrë vesh se familja ime u internua në një fshat që nuk ia mbaj mend emrin, por që ndodhet diku mbrapa malit të Dajtit. Dy prej vëllezërve u burgosën. Shkëlqimi, i cili u dënua 12 vjet burg dhe bëri 19 vjet, pas daljes nga burgu nuk e di ku përfundoi, por më ka mbetur fotografia e tij”.

Po të njëjtin fat ka mësuar se kishte pësuar dhe vëllai tjetër, Astriti, i cili ishte dënuar 10 vjet burg, por më pas ka vdekur nga një arsye që Brahimi nuk e ka marrë vesh kurrë. Dhe për fatin e motrave të tij, gjithçka ka mbetur mister. “Ato kanë krijuar jetën e tyre dhe nuk kam ndonjë korrespondencë me to, ndërsa nëna më vdiq në internim”.

Babai i tij oficer, është arratisur rreth viteve ´74-´75 bashkë me sportistin Beb Shameta, i cili mbeti i vrarë gjatë kësaj tentative. Nga të dhënat që ka marrë vesh Brahimi mendon se i ati ndodhet në Boston të Amerikës, por megjithatë nuk ka pasur asnjë kontakt me të gjatë 14 viteve të lirisë së të birit. Vetë Brahimi thotë se i ati nuk ka tentuar që të lidhet me të dhe megjithatë thotë se është i zemëruar disi me të, pasi u arratis, ndërsa e ëma vdiq në skamje.

Shok burgu, me Pjetër Arbnorin e Sherif Merdanin

Gjatë vuajtjes së dënimit në burgun e Burrelit, Brahimi tregon se ka pasur shokë dhome, disa personazhe të njohur, të dënuar nga sistemi i atëhershëm për çështje politike. “Për 5 vjet kam ndenjur në një dhomë me Daut Gumenin, Sherif Merdanin, Pjetër Arbnorin, Kurt Kolën dhe Adem Allçin. Duke qëndruar me ta, fillova të kuptoja se çfarë ishte politika, pasi ata ishin më të rritur se unë dhe dinin diçka më shumë”.

Pas viteve të para të dënimit, në këtë burg ndodhi një revoltë në Burrel. Pasojat e tij kanë rënë mbi Brahimin dhe disa të dënuar të tjerë, të cilët u gjendën dhe një herë në bankën e të akuzuarve, Këtë herë për kryerjen e tentativës për shpërthim burgu, ai u dënua përsëri nga e para, me 25 vjet burg.

“U vendos përfundimisht se unë nuk kisha për të dalë i gjallë nga burgu. Madje mendova se ndonjë ditë do të përfundoja si shokët e mi bashkëvuajtës që vdiqën, apo u pushkatuan siç thoshim ne, në kamp te Qershiza, në rrënjët e së cilës mora vesh më vonë se kur u gërmua, u gjendën shumë eshtra të të dënuarve që vdisnin nga torturat, puna e rëndë ose nga pushkatimi”.

Datat

6 prill, 1954: Brahim Rezvani, lindi në fshatin Sasaj të Sarandës

12-13 shkurt, 1969: Arrestohet në bankat e shkollës “për agjitacion dhe propagandë” ndaj pushtetit popullor dhe dënohet dy herë me nga 25 vjet burg

Prill, 1991: Rezvani lirohet nga burgu, pas ndryshimit të sistemeve politike në Shqipëri

22 vjet burg: Ka kryer gjithsej Rezvani, duke hyrë në moshën 15-vjeçare dhe duke dalë pasi kishte mbushur 37 vjeç në qelitë e burgjeve të ndryshme. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Martën, të bijën e Gjon Markagjonit, vajzë e re dhe e bukur, drejtori i burgut të Beratit, Strati Papa e futi në zyrën e tij...”/ Dëshmia tronditëse e së bijës të Kapidanit të Mirditës

Next Post

“Çfarë më tha Nefo Myftiu për Enverin dhe Nexhmijen kur e takova në Tiranë dhe përse familja e Manushit, kishte ende frikë...”/ Refleksionet e Liri Belishovës, para se të ndahej nga jeta

Artikuj të ngjashëm

“Nako Spiro në Plenumin e Beratit na kërkonte me insistim që ta hiqnim Enver Hoxhën, por ne…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dërguarit të Titos në Shqipëri
Intervista

“Enver Hoxha u zgjodh sekretar i Përgjithshëm i PKSh-së, në Labinot të Elbasanit, në mars ’43, pasi e propozoi…”/ Dëshmia e rrallë e Naxhije Dume Kerenxhit, ish-ministrja e parë në ’44-ën

March 27, 2023
“Kur plasën fletë-rrufetë në Tiranë, një e tillë, i’u vu një profesori të fizikës, i cili lejonte në orën e mësimit, vajza me minifunde dhe…”/ Dëshmia e rrallë e regjisorit dhe karikaturistit të njohur
Intervista

“Kur plasën fletë-rrufetë në Tiranë, një e tillë, i’u vu një profesori të fizikës, i cili lejonte në orën e mësimit, vajza me minifunde dhe…”/ Dëshmia e rrallë e regjisorit dhe karikaturistit të njohur

March 26, 2023
Letra për Komitetin Qendror: “Nënoficer Hyseni, pasi qëlloi katër herë mbi shefin e Prapavijës, Gavoçin, tentoi të arratisej në Zogaj, ku dhe u vra…”!/ Ngjarja e panjohur e 10 korrikut ‘82
Intervista

“Edhe pse në Bulqizë më mbronte komandanti i burgut, kolonel Hazbi Lamçe, njerëzit e Feçor Shehut, tentuan të më vrisnin…”/ Historia e panjohur e Xhaferr Kananit, që sfidoi Sigurimin e Shtetit

March 25, 2023
“Enver Hoxha është i zoti shumë, por pak del në rrethe, parvjet, ka qenë në Mirditë, Kukës, vjet ja ka mbajtur këtej…”/ Përgjimet e bisedës së Gjet Kadelit, me bashkëpunëtorin e Sigurimit
Intervista

“Mehmet Shehu më tha se, në burg duhet të ishin Feçor Shehu dhe Kopi Niko, dy kryetarët e Degëve të Shkodrës e Durrësit, që e kishin mendjen …”/ Dëshmia e “majorit” që sfidoi Sigurimin e Shtetit

March 25, 2023
“Në ’75-ën, mbasi isha shpallur ‘armik i popullit’ dhe prisja arrestimin, shkova në shtëpi, ku në orët e vona të natës, dogja dokumentet e librat në gjuhë të huaj…”/ Rrëfimi i trishtë i ish-gazetarit
Intervista

“Kur u vetë dorëzova në Degën e Brendshme të Durrësit, kryetari, kolonel Kopi Niko, i ra kokës me grushte, kurse kur erdhi ministri Kadri Hazbiu, më tha…”/ Historia e “majorit” që sfidoi Sigurimin e Shtetit

March 23, 2023
“Nga ‘Vila Lule’ që arkitekt Sotiri, i’a bërë dhuratë të shoqes, te Pista ‘Iliria’, me dashuritë e fshehta të vajzave gjermano-lindore që, për t’ju shmangur Sigurimit, ato…”/ Historia e panjohur e Plazhit të Durrësit
Intervista

“Në Degën e Brendshme të Durrësit, ndërhyra për dy mësues nga Vlora, të cilët akuzohehsin se kishin kapur dy vajza nga Elbasani dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Xhaferr Kananit, që sfidoi regjimin komunist

March 22, 2023
Next Post
“Çfarë më tha Nefo Myftiu për Enverin dhe Nexhmijen kur e takova në Tiranë dhe përse familja e Manushit, kishte ende frikë…”/ Refleksionet e Liri Belishovës, para se të ndahej nga jeta

“Çfarë më tha Nefo Myftiu për Enverin dhe Nexhmijen kur e takova në Tiranë dhe përse familja e Manushit, kishte ende frikë...”/ Refleksionet e Liri Belishovës, para se të ndahej nga jeta

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!