• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, February 13, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Më 27 janar 1990, ministri Simon Stefani, hartoi një ‘Plan masash operativo – ushtarak, për goditjen…”/ Zbulohet dokumenti me emrat e 13 të arrestuarve, për demonstratën e heshtur në Tiranë

“Xhaviti tha se sikur Stalini të thoshte diçka kundër Enverit dhe Mehmetit, këta nuk do t’i zinin 24 orët, kurse në Jugosllavi…”/ Raporti i Sigurimit për nënkryetarin e Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit
“Më 27 janar 1990, ministri Simon Stefani, hartoi një ‘Plan masash operativo – ushtarak, për goditjen…”/ Zbulohet dokumenti me emrat e 13 të arrestuarve, për demonstratën e heshtur në Tiranë
“Me datën 11 dhe 14 janar 1990, rinia e qytetit të Shkodrës, të pajisun me çekiçë e vegla të tjera, u tubuan rreth shtatores së Stalinit dhe…”/ Ditari i panjohur i Pjetër Mërnaçaj nga SHBA-ja, i arratisur në 1958
“Në Spaç, kishim ‘Marrokun’, të dënuarin e veçantë dhe me trajtim special, të cilin Sigurimi, e kishte dërguar në Francë, për të vrarë armikun kryesor të Enverit…”/ Dëshmia e rrallë ish të burgosurit politik?   
Relacioni sekret: “Gjovalin Papleka me sëpatë dhe Sokol Drrasati me dinamit, rrëzuan bustin e Enver Hoxhës dhe…”/ Letra për Xhelil Gjonin, në 13 dhjetor ’90-të, për “huliganët” e Shkodrës
Memorie.al

Nga Kastriot Dervishi

Memorie.al / Pas demonstratës së heshtur të Shkodrës, së datës 14 janar 1990, brenda muajit u zhvillua një demonstratë tjetër e heshtur, më 28 janar 1990, por këtë herë në kryeqytet. Ishte protesta e parë kundër diktaturës komuniste, shenja e parë se edhe Shqipëria nuk mund të mos i bashkohej ngjarjeve në Lindjen Komuniste. Më 22.1.1990, në plenumin e 9-të, Ramiz Alia teksa diskutoi për çështjet e lidhjes së partisë me masat, përsosjen e përzgjedhjen e kuadrove, luftë kundër burokratizmit, revolucionarizmin e jetës së vendit e “përsosja e demokracisë socialiste”, deklaronte se në vendet e Lindjes, në Poloni, Hungari, Çekosllovaki, Republikën Demokratike Gjermane, Bullgari e Rumani, “kanë ndodhur ndryshime të mëdha”, ato po “zgjeronin lidhjet me Perëndimin, sidomos në marrëdhëniet ekonomike”.

Sipas tij vendet perëndimore po nxisnin ndryshimet politike në Europën Lindore, për zgjedhje të lira, pluralizëm politik, duke kërkuar “të shkatërrohet çdo gjë që mund të kujtojë socializmin”. Për të folur kundër demonstratës së 14 janarit 1990 dhe ngjarjeve në Lindjen komuniste, Ramiz Alia zgjodhi Kombinatin e Autotraktorëve “Enver Hoxha” në Tiranë, shumë punëtorë të të cilit do merrnin pjesë në demonstratë disa ditë më pas.

“Këto fushata gjithnjë kanë dështuar me turp. Shqipëria jonë, për të cilën kanë luftuar e vdekur breza të tërë patriotësh, ka qëndruar kurdoherë kala e pamposhtur. Kështu do të jetë e do qëndrojë sa të jetë jeta. Le të lehin sa të duan armiqtë e Shqipërisë, karvani ynë ecën e do të ecë gjithnjë përpara” -deklaronte Alia. Demonstrata u zhvillua ora 18.00 të datës 28 janar 1990, në sheshin “Skënderbej”. Regjimi ndërmori ndalime paraprake.

Gjithashtu mund të lexoni

“Asllani Lici duke ec topall e, mbas tij me kapadaillëk Pali Melyshi, iu drejtuen priftnve të lidhun; ecni, more këlysh të Papës, se tash…”/ Si i mbytën në gropën e nevojtores dy klerikët e njohur, në 1948-ën

“Te libraria e Alizotit mblidheshin mjaft intelektualë të njohur, si doktor Vasili i Madh, L. Dilua, P. Çuka, B. Harxhi, A. Shehu, S. Kufoi etj., njerëz të penës dhe …”/ Kujtimet e shkrimtarit të njohur nga Gjirokastra

Prej ditësh në Tiranës kishte pasur fjalë për organizim demonstratash. Për këtë arsye, ministri i Punëve të Brendshme, Simon Stefani, miratoi një plan masash një ditë para zhvillimit të demonstratës, më 27 janar 1990, i cili quhej; “Plan masash operativo – ushtarak, për parandalimin e goditjen e veprimtarisë armiqësore e keqbërëse të mundshme, nga një grup personash të organizuar në qytetin e Tiranës”.

Raporti i Hetuesisë së Përgjithshme

Në raportin nr.199, datës 14.2.1990, të Hetuesisë së Përgjithshme, thuhej se; më 26.1.1990 nga Sigurimi i Shtetit u ndaluan 15 persona nga Tirana (në fakt listohen 13, plus një) “për agjitacion e propagandë kundër shtetit”. Të ndaluarit (më shumë se 24 orë) ishin:

1 – Ardian Skëndo, 27 vjeç, ndihmësmjek në spitalin nr.2 (liruar më 10.2.1991)

2 – Vasil Dhimitri, 36 vjeç, punëtor në Kombinatin e Autotraktorëve

3 – Faruk Pica, 33 vjeç, punëtor

4 – Zeqir Gollobani, 35 vjeç, elektricist

5 – Shefki Glina, 33 vjeç, punëtor (liruar më 10.2.1991)

6-Aleksandër Budo, 35 vjeç, ndihmësmjek (liruar më 10.2.1991)

7 – Nikolin Prifti, 35 vjeç, inxhinier mekanik (liruar më 10.2.1991)

8 – Romir Papa, 31 vjeç, i papunë

9 – Dorian Alla, 28 vjeç, infermier (liruar më 10.2.1991)

10 – Ilir Duro, 29 vjeç, mekanik (liruar më 10.2.1991)

11 – Enver Tomani, 38 vjeç, minator

12 – Agron Llapi, 35 vjeç, punëtor (liruar më 10.2.1991)

13 – Nezir Stërmasi, 53 vjeç, punëtor, tri herë i dënuar politik (liruar më 10.2.1991)

14 – Bujar Gjondedaj (është harruar në pjesën e parë të raportit, liruar më 10.2.1991)

Emra të tjerë që nuk përmenden në këtë listë, janë edhe:

1- Eno Kapo (ndaluar vetëm më 30.1.1991)

2- Agim Gora

3- Agron Leka Muço, inxhinier mekanik (liruar më 10.2.1991).

Procedimi penal dhe dënimi i tre prej të arrestuarve

Ndonëse u ndaluan shumë persona, u procedua vetëm një numër i vogël i tyre dhe në fund u dënuan vetëm 3 veta. Më 27.1.1990 Hetuesia e Tiranës, nëpërmjet kryetarit të Hetuesisë së Tiranës, Petrit Serjani, me miratimin e prokurorit Sinan Baboçi, vendosi zgjatjen e hetimit deri më 19.5.1990, të procedimit penal kundër Vasil Dhimitrit, Zeqir Gollobanit dhe Faruk Picës, etj., si persona të dyshuar që do merrnin pjesë në demonstratën e heshtur që do zhvillohej në kryeqytet më 28 janar 1990. Përmendej fakti se hetimi kish nisur më 25.1.1990.

Aktakuza ndaj Vasil Dhimitrit, Zeqir Gollobanit dhe Faruk Picës u formulua më 19.5.1990 nga hetuesi Petrit Serjani. Pavarësisht se Vasili nuk i njihte dy të tjerët, ata u akuzuan së bashku, sepse pushteti nuk kishte kohë për gjyqe të posaçme.

Gjykata e Rrethit Tiranë, me vendimin nr.285, datë 21.6.1990, i deklaroi fajtorë të pandehurit, në bazë të nenit 55/1, duke i dënuar si vijon:

– Vasil Qirjako Dhimitri, lindur më 1954 në Tiranë, mekanik remonti, 2 vjet heqje lirie.

– Zeqir Isuf Gollbani, lindur më 1955 në Tiranë, mekanik, i papunë, 1 vit heqje lirie.

– Faruk Ymer Pica, lindur më 1958 në Tiranë, elektricist pranë Uzinës “Dajti”, 9 muaj heqje lirie.

U la në fuqi me vendimin nr.71, datë 30.7.1990 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në 1974-ën në premierën e komedisë ‘Zonja nga qyteti’ në Korçë, erdhi e pa Enver Hoxha dhe pas shfaqjes, ai na tha...”/ Dëshmia e rrallë e “Tirkës”, aktorit të njohur korçar të kinematografisë

Next Post

Kalendari 31 Janar 2026

Artikuj të ngjashëm

“Asllani Lici duke ec topall e, mbas tij me kapadaillëk Pali Melyshi, iu drejtuen priftnve të lidhun; ecni, more këlysh të Papës, se tash…”/ Si i mbytën në gropën e nevojtores dy klerikët e njohur, në 1948-ën
Dossier

“Asllani Lici duke ec topall e, mbas tij me kapadaillëk Pali Melyshi, iu drejtuen priftnve të lidhun; ecni, more këlysh të Papës, se tash…”/ Si i mbytën në gropën e nevojtores dy klerikët e njohur, në 1948-ën

February 12, 2026
“Te libraria e Alizotit mblidheshin mjaft intelektualë të njohur, si doktor Vasili i Madh, L. Dilua, P. Çuka, B. Harxhi, A. Shehu, S. Kufoi etj., njerëz të penës dhe …”/ Kujtimet e shkrimtarit të njohur nga Gjirokastra
Dossier

“Te libraria e Alizotit mblidheshin mjaft intelektualë të njohur, si doktor Vasili i Madh, L. Dilua, P. Çuka, B. Harxhi, A. Shehu, S. Kufoi etj., njerëz të penës dhe …”/ Kujtimet e shkrimtarit të njohur nga Gjirokastra

February 12, 2026
Sokrat Dodbiba, ministri i Financave që u bllokoi arin gjermanëve dhe vuajti 20 vite në Burrel / Dëshmia e Dr. Stringës, avokatit që e mbrojti në Gjyqin Special…
Dossier

“Nost janë t’ardhun nga Greqia e, fisi asht ndamë në tri degë, ku njana e ruejti mbiemrin e vjetër e, dy të tjerat e ndërruan, njana ‘Shuteriqi’ e, tjetra…”/ Zbulohen letrat e panjohura të Lef Nosit

February 12, 2026
“Kur profesori nga Vjena, Dr. Cetbauer, me librin e Enverit ‘Shënime për Kinën’ në dorë, i tha Alizotit; kush guxon t’ju jap më nuse ju, që keni ndarë tre gra, ai…”?!/ Dëshmia e rrallë e Dr. Adem Harxhit
Dossier

“Kur profesori nga Vjena, Dr. Cetbauer, me librin e Enverit ‘Shënime për Kinën’ në dorë, i tha Alizotit; kush guxon t’ju jap më nuse ju, që keni ndarë tre gra, ai…”?!/ Dëshmia e rrallë e Dr. Adem Harxhit

February 13, 2026
“Sekretari i I-rë i ambasadës sovjetike, shoku Vasil Siminev, bëri takim me mua këtu në Kryeministri dhe pasi më bëri 17 pyetje në lidhje me besimet fetare, unë…”/ Zbulohen dokumentet e rralla të vitit 1955
Dossier

“Sekretari i I-rë i ambasadës sovjetike, shoku Vasil Siminev, bëri takim me mua këtu në Kryeministri dhe pasi më bëri 17 pyetje në lidhje me besimet fetare, unë…”/ Zbulohen dokumentet e rralla të vitit 1955

February 11, 2026
Denoncimet e B.p. “Shkëmbi”, burgu i Burrelit, ’83: /“Gjet Kadeli, Daut Gumeni, Kapllan Resuli, Bebi Konomi, Luan Burimi, Skënder Shatku, etj., flasin kundër udhëheqësit të partisë, duke thënë…”
Dossier

“Kur e takonim në burgun e Burrelit, ne katër fëmijët dhe nëna, Et’hemi na kërkonte të heshtnim, dhe sidomos mos t’i shkruanim asgjë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e vëllait të dramaturgut të famshëm

February 11, 2026
Next Post
Kalendari 1 Janar 2026

Kalendari 31 Janar 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme