• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, March 10, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Më 1 tetor 1943, Enver Hoxha i dërgonte një letër-qarkore Liri Gegës, ku urdhëron nisjen e luftës, pa marrë parasysh asnjë pasojë kundër ‘Ballit Kombëtar’, pasi…”/ Refleksionet e historianit të njohur

Dokumenti sekret: “Pasi bashkëpunëtori ynë ‘Aparati’, do ta vejë në gjumë me ilaç, do i marrim çelsat e banesës dhe…”/ Zbulohet plani i Sigurimit, ku mjekët e Fierit, do të sëmurnin Sejfulla Malëshovën
“Fatkeqësi e Shqipërisë që ka rënë në duart e bashtos së Gjirokastrës, një përbindësh, kumarxhi, që ne ja dimë të gjitha, pasi në Francë…”/ Zbulohet letra e vëllait të Musine Kokalarit, nëntor 1944
“Nga 13 anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë partizane, që u krijua më 10 korrik 1943, në Labinot, vetëm dy prej tyre …”/ Historia tragjike e ushtarakëve të luftës që eliminoi Enveri
“Në radiogramin për Liri Gegën, Enveri udhëzonte: ‘Pranë Kryeziut, është Zai Fundo, ka dijeni edhe Dushani, e i thashë Fadilit, që ta vrasë…”/ Historia tragjike e vëllezërve Kryeziu
“Nga Shaska, Kokoshi, Vranari, Lepenica, te Leskaj, Gjikuria, etj.,…”/ Dokumenti sekret i vitit 1960, ku Komiteti Ekzekutiv i Vlorës shpallte 84 familje kulake nga qyteti e dhjetëra të tjera nga fshatrat
“Mugosha më emëroi në ‘agjit-prop’ dhe në shtatorin e 1944-ës, unë isha në Greqi për t’u lidhur me Partinë Komuniste Greke…”/ Zbulohet autobiografia e ish-ambasadorit shqiptar në Paris, që vuajti 10 vite në Burrel

Nga Uran Butka

Memorie.al / Për të përcaktuar qëllimet, shkaqet dhe karakterin e luftës civile, duhet saktësuar së pari, kujt i interesonte, kush e përgatiti dhe kush e nisi atë. Nga parashtrimi i mësipërm dhe argumentet e mëposhtme të dokumentuara, rezulton se atë e përgatiti dhe e filloi Partia Komuniste Shqiptare me formacionet e saj ushtarake. Data 1 tetor 1943,  mund të konsiderohet si fillimi zyrtar i luftës civile, meqenëse në këtë datë urdhërohet nisja e saj. Në letrën dërguar më 1 tetor, Komitetit Qarkor të Partisë Komuniste të Gjirokastrës, Enver Hoxha urdhëronte: “Bashkimi me ‘Ballin Kombëtar’ tani është një punë e vdekur dhe s‘bisedohet më për atë punë. Tani bisedohet shpartallimi i tij.”

Po më 1 tetor 1943, Enver Hoxha i dërgonte një letër-qarkore Liri Gegës (“Muzhikut”) dhe për veprim gjithë komiteteve qarkore të PKSH-së, në të cilën urdhëron nisjen e luftës, pa marrë parasysh asnjë rrethanë e pasojë kundër ‘Ballit Kombëtar’, si armik kryesor.

“Puna politike kundër Ballit nuk duhet të jetë e vetme në këto raste, ajo duhet të ndihmojë veprimet ushtarake të cilat duhet të jenë deçizive, nuk mjaftojnë mitingje e konferenca, por duhet menjëherë të merret pushteti”, – kërkonte me këmbëngulje Enver Hoxha.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur kryeprokurorja bukuroshe e pyeti; i pandehur, fol shkurt e saktë, a e keni kryer dhunimin dhe marrëdhënie… me nxënësen tuaj, që ju akuzon, ai…”/ Historia e padëgjuar me mësuesin Astrit Rizaj!

“Kur Mehmet Shehu dhe Bedri Spahiu shkuan në burgun e Burrelit dhe i thanë Mirash Ivanajt; besojmë se do i kesh rishikuar pikëpamjet e tua, ai…”/ Historia e panjohur e ish-ministrit të Arsimit të Monarkisë

Në këtë qarkore shpallet hapur synimi, mënyra dhe vendosmëria e patundur për të marrë pushtetin nëpërmjet luftës së armatosur dhe asgjësimit politik e fizik të ‘Ballit Kombëtar’ dhe të çdo partie tjetër.

Ky ishte fillimi i luftës për marrjen e pushtetit me mjete dhune dhe vendosjen e sistemit totalitar, kamufluar me luftën kundër pushtuesit. “Neve jemi drejt likuidimit të Ballit, dhe jo bashkimit me të”, – udhëzonte Enver Hoxha

Qëllimet, programet, forcat njerëzore pjesëmarrëse, metodat dhe mjetet e përdorura përcaktonin karakterin e përmasat e kësaj lufte. Të gjitha urdhëresat e Hoxhës drejtuar komiteteve qarkore të partisë, apo drejtuesve të lartë Ushtrisë Nacional-Çlirimtare dhe që mbajnë datën 1 tetor, e kanë të shprehur qartë dhe prerë arsyen madhore të shpalljes së kësaj lufte civile: marrjen e pushtetit.

“Në radhë të parë na paraqitet çështja e pushtetit, dua të them vendosja kudo e këshillave nacionalçlirimtare, forcimi i tyre dhe mbrojtja nga çdo tentativë e ‘Ballit’ ose e ndonjë partie tjetër që do të paraqitet të sabotojë ta luftojë haptas.

Për këtë punë nuk duhet të ketë dy kuptime: vetëm pushteti i këshillave duhet të ekzistojë dhe asnjë pushtet tjetër, nuk ka kompromis dhe dualitet në këtë gjë”, – urdhëronte Enver Hoxha.

Ai dhe Këshilli i Përgjithshëm Nacional-Çlirimtar i konsideronin Këshillat Nacionalçlirimtare, jo vetëm si organe të pushtetit, por më së shumti si organe të luftës.

Madje, këtë militarizim të pushtetit qeverisës vendor, ata e deklaronin publikisht: “Gjithë bota sot, jashtë dhe brenda Shqipërisë, e kanë kuptuar se vetëm këshillat nacionalçlirimtare janë organe lufte, janë i vetmi pushtet që përfaqësojnë vullnetin e popullit shqiptar.

Çdo pushtet tjetër jashtë këshillave, nuk mund të jetë veçse organ kompromisi e bashkëpunimi me armikun, organ tradhtie.”- sanksiononte kryesia Këshillit të Përgjithshëm Nacional-Çlirimtar.

Ky qëndrim i PKSH-së dhe i Këshillit të Përgjithshëm Nacional-Çlirimtar, është shprehje e një totalitarizmi ekstrem: jo vetëm që nuk do të njihej dhe nuk do të ekzistonte asnjë qeverisje tjetër veç asaj që do të buronte nga gryka e pushkës, por quhej armik e tradhtar çdo përfaqësim tjetër.

Rruga që zgjodhi PKSH-ja për të marrë pushtetin, ishte ajo e luftës me armë kundër kundërshtarëve politikë. Në emër të Partisë Komuniste, Enver Hoxha lëshon thirrjen: “Me forcë dhe me armë të marrim pushtetin në duar”. Tashmë te Partia Komuniste zotëron tërësisht fryma, idetë e praktikat e revolucionit bolshevik dhe ushtria nacionalçlirimtare u kthye në një instrument të këtij revolucioni.

Vetë Lufta Nacionalçlirimtare e humbi karakterin fillestar, sepse komisarët me në krye Enver Hoxhën e braktisën çështjen nacionale, ndërsa luftën çlirimtare e tjetërsuan në luftë civile, luftën e partizanëve, idealin dhe gjakun e dëshmorëve i shfrytëzuan për interesat e tyre pushtetore e ideologjike.

Enver Hoxha, i dominuar përherë e më shumë nga ambicia për pushtet, vihet në krye të kryqëzatës për të prerë kokat e kundërshtarëve politikë, edhe nëse këto, sipas shembullit të Leninit, do të bëheshin kodra, por edhe për të prerë kokat e shokëve e bashkëpunëtorëve të ngushtë, me gjakftohtësinë kriminale të mësuesit të tij gjallë, Stalinit.

Lufta e armatosur kundër organizatave, formacioneve ushtarake dhe individëve të cilësuar “armiq e tradhtarë”, u bë fillimisht kundër çetave vullnetare të ‘Ballit Kombëtar’, më pas të Legalitetit dhe të krerëve të Veriut. Lufta civile në Shqipëri nuk ishte as e rastit, as aksidentale.

Ishte e provokuar nga PKSH-ja dhe e nxitur nga emisarët e Partisë Komuniste Jugosllavë dhe drejtohej realisht kundër të djathtës shqiptare. Por në propagandën e majtë, u paraqit e kamufluar si “një luftë kundër okupatorëve dhe tradhtarëve të vendit”, ashtu siç ishte paravendosur.

Nëse ‘Balli Kombëtar’ ishte bashkëpunëtor më fashizmin, atëherë si u bë me një organizatë të tillë kolaboracioniste marrëveshja Mukjes? Apo, menjëherë pas prishjes së marrëveshjes, të djathtët u kthyen brenda ditës në bashkëpunëtorë të fashizmit?

Si ideologji e si praktika totalitare dhe antinjerëzore, fashizmi dhe komunizmi përkojnë me njëri-tjetrin dhe aspak e djathta liberale e demokratike me to. Qysh në atë kohë, liderët e djathtë atdhetarë e demokratë, e bënë diferencën midis filozofisë së tyre dhe fashizmit e komunizmit, dy ekstremeve që rivalizonin e luftonin për sundim në Shqipëri.

“Komunizmi i sotshëm dhe klika dushano-miladiniste, s‘ka asnjë ndryshim nga fashizmi i djeshëm i Musolinit dhe i Jakomonit, – shkruhet në një trakt të ‘Ballit Kombëtar’. Fashistat njollosën flamurin tonë, tue i vue shpatat e Liktorit, komunistët njollosën flamurin tonë tue i vue yllin e kuq sovjetik…”!

“Fashistët terrorizuan shqiptarët me anën e sekretarëve politikë, komunistët terrorizojnë shqiptarët me anën e komisarëve politikë…fashistët kanë organizue balilat…, komunistët kanë organizue kalamajtë… dhe kanë rekrutue të huejt, përveç grekëve e serbëve edhe italianët, për me vazhdue luftën kundër shqiptarëve…”!

Ushtarët e Musolinit vranë, prenë e coptuen popullin tonë, ushtarët e Meladinit e të Dushanit vrasin, presin e copëtojnë popullin tonë…! Fashistët thoshin: “Kush nuk asht fashist, asht komunist”, komunistët thonë: “Kush nuk asht komunist, asht fashist”! Krerët komunistë urdhëruan goditjen e rivalëve apo kundërshtarëve politikë dhe gjithë atyre që nuk bashkoheshin me ta, duke i quajtur fashistë apo bashkëpunëtorë me fashizmin.

Veprimi i brendshëm, goditës e kundërgoditës, ballë përballë apo pas krahëve, i paralajmëruar apo i beftë, kolektiv apo individual, frontal apo partizan, filloi, së pari në jug dhe u përhap kudo.

Liri Gega, e cila vepronte në qarkun e Vlorës së bashku me Dushan Mugoshën, i shkruante Enver Hoxhës: “Balli e ka humbur toruan me vrasjen e Hysni Lepenicës…! Azis Çami, komandanti i tyre, kërkoi të bisedojë dje për bashkim. Ne nuk duam asnjë bashkëpunim në luftë, luftën e bëjmë vetë. Pranojmë vetëm ata që duan të luftojnë si anëtarë të Frontit Nacional-Çlirimtar”.

Në një letër që Enver Hoxha i shkruante më 5 tetor 1943 Koci Xoxes, që drejtonte Partinë Komuniste të qarkut të Korçës, e udhëzonte për asgjësimin kudo të çetave të ‘Ballit Kombëtar’, këshillat balliste dhe personalitetet nacionaliste: “Ballin duhet ta likuidojmë pa mëshirë në çdo anë qoftë.

Çetat e atjeshme të ‘Ballit’ të likuidohen pa u grumbulluar dhe pa e marrë veten. Sa për bashkëpunimin me Fazlli Frashërin, mos u gënjeni. I bini, pra edhe Faslliut, edhe atij që e ka bërë Faslliun”.

Vendi-marrja dhe përpjekja për ta marrë pushtetin gjatë luftës dhe nëpërmjet luftës, ishte premisa e parë e luftës civile dhe e vendosjes së një regjimi ushtarak në Shqipëri.

“Në këto momente, – udhëzon Koci Xoxe, krahu i djathtë i Hoxhës në atë kohë, – përpara Ushtrisë Nacionalçlirimtare paraqitet urgjente marrja e pushtetit, duke zaptuar krahina e qytete”!

Nisja e luftës civile vërtetohet edhe nga një dokument i Shtabit të Përgjithshëm Nacional-Çlirimtar: “Në vjeshtë 1943, Partia Komuniste dhe Fronti Nacional-Çlirimtar, u detyruan t‘i shpallin luftë për vdekje Ballit Kombëtar”!

Vendimmarrja dhe përpjekja për ta marrë pushtetin gjatë luftës dhe nëpërmjet luftës ishte premisa e parë e luftës civile dhe e vendosjes së një regjimi ushtarak në Shqipëri. “Në këto momente, – udhëzon Koci Xoxe, krahu i djathtë i Hoxhës në atë kohë, – përpara Ushtrisë Nacionalçlirimtare paraqitet urgjente marrja e pushtetit, duke zaptuar krahina e qytete”. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në paradën e 29 nëntorit 1974, me urdhër të Mehmet Shehut, tribunën e udhëheqjes e bëmë natën me beton, kurse tankeve që parakaluan, ua hoqëm municionet, pasi...”/ Zbulohet dokumenti i rrallë i Sigurimit!

Next Post

“Mikut të tij, Jani Dani nga Popovi, Napolon Zerva i shkruante; Duhet t’u rikujtojmë bashkatdhetarëve tanë, se kush e çlirojë Çamërinë nga shqiptarët...”! / Historia e genocidit grek, mbi popullsinë çame

Artikuj të ngjashëm

“Të dhënat sekrete shtetëror, Zbulimit Sovjetik, ja jepte me agjenten Valentina Peza dhe këshilltarit të ambasadës sovjetike në Tiranë…”! / Akt-akuza që çoi në plumb, vëllanë e sekretarit të Enver Hoxhës
Dossier

“Kur kryeprokurorja bukuroshe e pyeti; i pandehur, fol shkurt e saktë, a e keni kryer dhunimin dhe marrëdhënie… me nxënësen tuaj, që ju akuzon, ai…”/ Historia e padëgjuar me mësuesin Astrit Rizaj!

March 9, 2026
“Kur Mehmet Shehu dhe Bedri Spahiu shkuan në burgun e Burrelit dhe i thanë Mirash Ivanajt; besojmë se do i kesh rishikuar pikëpamjet e tua, ai…”/ Historia e panjohur e ish-ministrit të Arsimit të Monarkisë
Dossier

“Kur Mehmet Shehu dhe Bedri Spahiu shkuan në burgun e Burrelit dhe i thanë Mirash Ivanajt; besojmë se do i kesh rishikuar pikëpamjet e tua, ai…”/ Historia e panjohur e ish-ministrit të Arsimit të Monarkisë

March 9, 2026
“Nga konflikti arabo-izraelit në Lindjen e Mesme, i thashë ministrit të Mbrojtjes, për mbrojtjen e Vlorës nga sulmi i mundshëm ajro-detar, pasi ajo dhe Durrësi janë…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, korrik 1967
Dossier

“Nga konflikti arabo-izraelit në Lindjen e Mesme, i thashë ministrit të Mbrojtjes, për mbrojtjen e Vlorës nga sulmi i mundshëm ajro-detar, pasi ajo dhe Durrësi janë…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, korrik 1967

March 7, 2026
“Viti i fundit i Islamit në Shqipëri: Kur komunistët mbyllën 1225 faltore dhe arrestuan 1235 klerikë…”! /Si u shndërrua Shqipëria në shtetin e parë ateist, duke i kthyer kishat e xhamitë në depo gruri?!
Dossier

“Burra dhe gra me sëpata e lopata, sulmuan të rinjtë nga Tirana që po prishnin minaren, A. Basha, tentoi të godasë në kokë sekretarin e partisë …”/Zbulohet raporti Sigurimit për ngjarjen e Shupalit, maj ‘67

March 6, 2026
“Sapo iku Kosygin, në Lindjen e Mesme vrapoi Kissinger dhe botës iu tha se ai shkoi me një ‘plan paqeje’ për…”/ Shkrimi i Enver Hoxhës dhjetor ’73, për konfliktin ndërmjet Izraelit dhe vendeve arabe
Dossier

“Sapo iku Kosygin, në Lindjen e Mesme vrapoi Kissinger dhe botës iu tha se ai shkoi me një ‘plan paqeje’ për…”/ Shkrimi i Enver Hoxhës dhjetor ’73, për konfliktin ndërmjet Izraelit dhe vendeve arabe

March 5, 2026
“Amerikanët po dërgojnë armatime për Izraelin, armë po dërgojnë edhe sovjetikët për arabët, por në të vërtetë ata s’duan…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, për konfliktin në Lindjen e Mesme, 16 tetor 1973
Dossier

“Amerikanët po dërgojnë armatime për Izraelin, armë po dërgojnë edhe sovjetikët për arabët, por në të vërtetë ata s’duan…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, për konfliktin në Lindjen e Mesme, 16 tetor 1973

March 3, 2026
Next Post
“Mikut të tij, Jani Dani nga Popovi, Napolon Zerva i shkruante; Duhet t’u rikujtojmë bashkatdhetarëve tanë, se kush e çlirojë Çamërinë nga shqiptarët…”! / Historia e genocidit grek, mbi popullsinë çame

“Mikut të tij, Jani Dani nga Popovi, Napolon Zerva i shkruante; Duhet t’u rikujtojmë bashkatdhetarëve tanë, se kush e çlirojë Çamërinë nga shqiptarët...”! / Historia e genocidit grek, mbi popullsinë çame

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme