• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, July 12, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime

“Mbreti Zog tha; unë s’pranoj kurrë, që t’i vihet njollë Kombit Shqiptar dhe jam gati të jap dorëheqjen, nëse Asambleja Kombëtare, ka mundësi ta shpëtojë…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit

“Mbreti Zog tha; unë s’pranoj kurrë, që t’i vihet njollë Kombit Shqiptar dhe jam gati të jap dorëheqjen, nëse Asambleja Kombëtare, ka mundësi ta shpëtojë…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
“Nga Musai, Xhelali, Shejnazja e Safetja, te Armer Juka, i brezit të fundit që u dekorua nga shteti francez…”/ Saga e familjes së madhe shkodrane, që u masakruan nga regjimi komunist
“Babai im, ish-nënprefekti i Stambollit dhe ministër në disa kabinete të Zogut, u internua nga italianët dhe u burgos nga komunistët”. Historia e panjohur e Abdurrahman Dibrës, rrëfen i biri
“Mbreti Zog dhe kontributet i tij në disa nga ngjarjet kryesore të historisë së Shqipërisë, ku ai pati rol kryesor dhe…”/ Dëshmitë e ish-adjutantit, kolonel Hysen Selmani
Kur Qazim Mulleti dhe “kolaboracionistët” e tjerë, mbronin hebrenjtë, duke u konfliktuar me gjeneralin gjerman, Hauzding, që iu mori 60.000 franga ari…/Dokumentet e panjohura
“Gjatë audiencës me parinë e Vlorës, Mbreti Zog u tha; nuk kemi as armë, por këto që kemi, për trimat vlonjatë, kam dhënë urdhër që t’ju japin 1.200 copë dhe…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
Memorie.al

Nga Hysen Selmani

Pjesa e njëmbëdhjetë

Memorie.al/ Shpesh herë, shtypi evropian dhe ai amerikan, ka trajtuar temën e kujtimeve të Mbretit Shqiptar, Zogu i I-rë, të cilat, ai i shkruante dhe i diktonte, gjatë periudhës së mërgimit të tij nga Shqipëria. Duke pasur parasysh, shënimet dhe sintezat që ndihmësi i tij, kolonel Hysen Selmani, përpiloi gjatë viteve në shërbim të tij, – gjithmonë, pranë Mbretit të Shqiptarëve, si në atdhe, ashtu edhe në mërgim, këto shënime, pak a shumë me pjesë të shkëputura, pa ndjekur rreptësisht kriteret e zakonshme të kujtimeve, dhe pa pasur formën e prerë, e përfundimtare të një redaktimi, janë të përgatitura nga vetë Hysen Selmani, i cili i ka kushtuar pjesën më të madhe të jetës së tij, si në Shqipëri, ashtu dhe gjatë mërgimit, shërbimit ndaj Zogut të I-rë, Mbretit të Shqiptarëve.

                                                   Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Thoma D., ish shoku i klasës, një dallkauk i ndyrë që bridhte gjithë kohën pas femrave, edhe në Budapest ku u diplomua, tashmë si kryeinxhinier i ‘21 Dhjetorit, erdhi te kamp-burgu jonë e, kur më pa…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

“Kur i dënuari Aqif Selimja, ish-oficer, shkoi te qelia dhe e pyeti Bedri Spahiun, se kush ishte më kriminel, Mehmet Shehu apo Enver Hoxha, Bedriu i tha…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës, që vuajti 22 vite burg

Parlamenti shqiptar në 6 prill 1939: Monarkët të largohen

Fjalimi i ministrit të Brendshëm, Musa Jukes, përpara Parlamentit, i ka shokuar të gjithë. Mbi të gjithë, Monarkun Shqiptar, që nuk e besonte këtë shkrehje, përpara kësaj situate. Gjithsesi, Lartmadhëria, vendos që të referojë vetë para Asamblesë, duke shpjeguar periudhën e gjatë të marrëdhënieve shqiptaro-italiane. Ai është i zhgënjyer me Fuqitë e Mëdha dhe shpjegon se, ka dyshuar gjithmonë tek Italia. Ndërkohë, Mbreti është koshient, për gjendjen në Shqipëri dhe shpjegon se me planin e mbrojtjes, paraqitur nga Komanda e Përgjithshme më 18 mars 1939, vendi mund të mbrohej. Por, komandantët e tij, nuk janë në lartësinë e detyrës. Ky tashmë është një realitet. Në mesnatën e 6-7 prillit, Parlamenti Shqiptar, e fton përfundimisht Mbretëreshën dhe Princin që të largohet

“Në këtë orë që ndodhemi, situata e brendshme është në këtë gjendje siç u shpjegua. Prandaj dhe lipset të merren masat e shpejta, për të realizuar përsa e shohin të nevojshme, për të vepruar Prefektët. Sepse, në rast se nuk do të autorizohen në kërkesat që parashtrojnë, unë nuk mundem të mbajë më asnjë përgjegjësi, mbi situatën e vendit, se si po e shikoni, propagandat janë aq shumë, saqë në çdo ditë vjen duke u keqësuar dhe Xhandarmeria është tërhequr nga postat. Kjo duhet të studiohet mirë”, tha Ministri Brendshëm Musa Juka, para mbledhjes më 6 prill 1939, para Qeverisë dhe Parlamentit, kujton adjutanti.

Kryeministri Koço Kotta, ju drejtua ministrit të Brendshëm, Musa Jukës, dhe i tha: “Këto që na sqarove mbi gjendjen e brendshme, i morëm vesh. Po pse na thua sot, e jo më pare?! Nuk e kuptoni se tani jemi në pragun e ngjarjeve dhe ju zotni ministër, deri dje na keni thënë se qetësia është ne rregull, dhe çdo përgjegjësi e merrnit ju. Ndërsa sot, nuk është më një justifikim për ju. Ju jeni përgjegjës për mbajtjen e qetësisë së vendit. Keni patur e keni të gjithë kompetencat, kjo përgjegjësi nuk ju falet”, iu drejtua Kryeministri Kotta.

Më pas, kryeministri Kotta, u ngrit dhe më tha se: “A mundej të shikonte Mbretin një minutë”? Unë, kujton adjutanti, – hyra në zyrë ku ishte Mbreti dhe Mehmet Konica e, i parashtrova se Kryeministri Kotta, dëshiron një minutë për t’u parë. “Po, më tha Mbreti, të vijë”. Pasi hyri kryeministri brenda, Mbreti më tha: “Hajdeni dhe ju kolonel”. Kotta i parashtroi Mbretit, për sa Musa Juka foli mbi situatën e brendshme. “E gjeta shumë të shqetësuar këtë herë ministrin, mbi sa na parashtroi”, i tha Mbretit, kryeministri Kota.

Mbreti, më urdhëroi të thërras Komandantin e Mbrojtjes Kombëtare, gjeneral Xhemal Aranitasin, kryetarin e Shtatmadhorisë, gjeneral Gustav Myrdashin e, komandantin e Xhandarmërisë, kolonel Shefki Shatku dhe N/kolonel Sami Kokën. Ata duhet që të vinin menjëherë në Pallat. “Sa të vijnë, futi në Këshill, e më lajmëroni”, më tha Mbreti. Me këto dolëm. Kryeministri hyri në mbledhje e unë u telefonova komandantëve që të vijnë në Pallat. Menjëherë erdhën, si komandanti i Mbrojtjes Kombëtare, gjeneral Xhemal Aranitasi, me të dy vartësit: Kryetarin, e nënkryetarin e Shtatmadhorisë, si dhe komandantin e Xhandarmërisë, kolonel Shefki Shatku.

Pasi i futa brenda në mbledhje, e kam lajmëruar menjëherë Mbretin. Në këtë kohë, Mbreti hyri brenda në Këshill e, Mehmet Konica doli. Pas kësaj, – Mbreti më urdhëroi ta përcillja e dolëm. “Po sa po kalonim në lulishte, më shtriu krahun dhe më tha: ‘Kolonel, veni mend shumë Mbretit e hapi sytë, sepse punët nuk janë aspak mirë. Unë po nisem pas dy orësh për Jugosllavi dhe ja parashtrova të gjitha Mbretit. Me atë që më tha nën gojë, ministri Milçiç, ma hodhi se ka posibilitet, që Shkodrën, ta okupoje Jugosllavia, e dhënë si shpërblim prej italianëve’.

Unë i thashë: Se përse shkoni në Jugosllavi, apo ju dërgoi Mbreti?! ‘Jo, unë shkoj për t’u siguruar se nesër, ka mundësi që edhe automobil të (mos) gjendet’. Unë kam marrë gruan dhe dy vajzat e Osam Tarakun. Me këto fjalë u ndamë me Mehmet Konicën.

Kur hyra brenda në mbledhje, Zogu I-rë, Mbreti i Shqiptarëve, po ju fliste Asamblesë, mbi të gjitha ngjarjet e kaluara, me sa Italia ka patur gjithmonë qëllimet e errëta, kundrejt Shqipërisë. Ja çfarë thoshte ai: “Sot ndodhemi në situatën me kritike, gati të thuash se në luftë me Italinë. Siç e dini, qëllimet e Musolinit, asnjëherë nuk kanë qenë të sinqerta, kundrejt Shqipërisë, si ajo e 26 dhjetorit 1926, me Baron Aloisin. Me zor të madh e kaluam dhe ajo e vitit 1933, me Kokë, e sa që ishte një situatë shumë kritike, por në atë kohë, disa interesa të Shteteve të Mëdhaja, nuk e lejonin të bënte këtë që do të bëjë sot, prandaj e kaluam.

Kur Italia sulmoi Abisininë, ne si aleatë, i ndenjëm loajalisht besnikë, ndërsa e gjithë bota, i vunë sanksione. Ne, nga ana jonë, i ndenjëm besnikë dhe si aleatë abstenuam, se nuk mund të vinin kundra Aleates. Dhe nga kjo sjellje jona, filloi të përmirësohej pak miqësia, si në ngrohtësi me relata më të buta. Kështu thamë se e kaluam. Në dhjetorin vitit 1937, marrëveshjet Stojadinoviç, që ishte kryeministri Jugosllav dhe Konti Çiano, ministër i Punëve të Jashtme të Italisë, në Beograd, na prekën shumë. Sepse ministri i Shqipërisë në Beograd, Tahir Shtylla, nuk mori pjesë në bisedimet, e as që u thirr d.m.th., se sipas Paktit të Aleancës, nuk u përfill. Dhe ne, megjithëse kishim hollësisht lajmet e akordeve, të cilat ishin në dëmin e Shqipërisë, nuk bëmë asnjë zë.

Konti Çiano, pasi u kthye prej Jugosllavisë, na erdhi zyrtarisht për t’i bërë vizitë, Qeverisë Shqiptare, ku i shpjegoi sipas qejfit të tij se, bisedimet Italo-Jugosllave, nuk kanë asgjë mbi Shqipërinë. Na dëshironte që të lëshohej një komunikatë, së bashku me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë. Natyrisht, kjo nuk u pranua dhe prej kësaj kohe, e kuptova se Konti Çiano, ka shumë influencë tek Musolini. Ai u përpoq të na afrojë në një mënyrë miqësie, por ishte shumë megaloman dhe i paqëndrueshëm në bisedimet e tij dhe mendjemadh.

Kontit Çiano, prej 5 ditëve të qëndrimit të tij në Shqipëri, ju bënë gjithandej nderimet si mik e aleat. Ai më shumë dhe gjithandej, u shoqërua nga ministrat me shumë nderime, se i kishte dëshirë e i pëlqenin. Por, në bisedimet që pata me ta, ditën e pare, nuk ishin të ngrohta aq shumë. Megjithëqë e mbajta shumë mirë, por ditën e dytë, kur e kisha për drekë, bisedova më haptas me të dhe më premtoi personalisht, si një lloj besimi, dhe ai do të bënte çmos, për një miqësi të sinqertë Italo-shqiptare. Saqë, siç e dini, për të përfituar nga kjo, e bëra edhe dëshmitarin e martesës sime. Po ashtu e ndalova dy ditë prapa, e fola më të, ku më dha mjaft premtime, por të kota. E këtu unë e kuptova se Musolini, e dëgjon shumë, dhe ky ia mbushte mendjen Musolinit. Të gjitha këto pengesa, me pak fjalë i shpjeguam nga rrethanat.

Nga përpjekjet që kemi kaluar, me zor të madh dhe ashtu siç e dini, u bënë me mungesa ekonomike e financiare dhe me varfëri. Por, në çdo moment, nuk kemi lënë pas zhvillimet e vendit. Pra unë, siç ju thashë, se qysh në nëntorin e vitit 1926, e kam kuptuar haptas qëllimin e errët të Musolinit, kundër Shqipërisë. Asnjëherë nuk jam gabuar në ta, por nevojat e mëdha, siç e dini, na lanë gjithmonë t’i arrijmë, në frikësimet italiane. Nuk kam lënë mjet pa përdorur, për sigurimin e Shqipërisë, qysh në vitin 1934. I kam propozuar ballkanasve, për një lidhje ballkanike, duke qenë edhe Shqipëria brenda. I jam lutur Ataturkut, që ky të ndërhyjë përbri Greqisë e Jugosllavisë, që kishin një aleancë në mes tyre, që të pranohej edhe Shqipëria. Ai më tregonte Greqinë, të cilës i kisha propozuar shumë herë, sa që ra në vesh të Musolinit.

Grekët vetë ja treguan që në atë kohë. Për këtë na dha një protestë, Qeveria Italiane, se si mund Qeveria Shqiptare të hyjë në marrëveshje me Shtetet Ballkanike, për të bërë aleancë, pa u diskutuar me aleaten e vet Italinë, sipas traktatit të aleancës?! Por, ajo vetë, me Jugosllavinë e të tjerë, nuk ka gajle. Natyrisht, ne përpara kësaj, nuk e mohuam se me grekët, kemi pasur një bisedim. Por, kur ta shihnim se do të mbërrinim në një akord, atëherë, siç na imponon aleanca, kishim për të diskutuar me aleaten tone, Italinë, më përpara se të nënshkruhej një aleancë, që mos të cënohen interesat e aleates sonë”. Pastaj Mbreti vazhdoi: “Si edhe në këto kohërat e fundit, qysh më 14 shkurt 1939, si Jugosllavinë, Greqinë dhe Turqinë, realisht i kam vënë në dijeni, mbi kërkesat e Italisë, dhe sepse, shpërblimet e ndryshme na premtonin, për një Shqipëri të madhe etj.

Po ashtu, duke i ndriçuar se Italia, do të okupojë Shqipërinë, për një “Krye-urë” kundër Jugosllavisë e Greqisë. Sepse, ky është plani i nazifashizmit, e kjo më tepër se, Gjermania, do të ketë siguruar me një armatë italiane, Ballkanin. Kjo për të qenë i lirë në veprimet kundër Polonisë dhe se kryelartësia e Gjermanisë së sotme, nuk e len pa okupuar Dancingun. Aty është luftë jo vetëm se Polonia është e fortë por as Britania e Madhe as Franca në këtë nuk do të mbeten më të mënjanuara e pa interes, sepse janë në luftë. Shtetet Ballkanike, i kanë kuptuar mirë qëllimet fashiste, por tremben. Ato nuk kanë sigurinë. Dhe, pasi panë Austrinë e Çekosllovakinë që ishte e garantuar nga Anglo-Francezët dhe Rusia, u tërhoqën se, nuk ishin gati; kjo i ka frikësuar edhe ballkanasit, që sot bëhen indirekt aleatë të Fashizmit, kundër Shqipërisë.

Duke harruar që nesër, e kanë tek porta e tyre. Edhe Shteteve të Mëdhaja, Britanisë së Madhe e Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, haptazi ua kam shpjeguar qëllimet, sepse Italia, kërkon këto baza në Shqipëri. Dhe premtimet e garancitë, shpërblimet që na ofron, gjithashtu edhe të Gjermanisë, që na dërgon me anën e Ministrit tonë në Berlin, Rauf Ficos, që vetë Hitleri e Geringu, na garantojnë për një Shqipëri të madhe. Por, nuk na japin as të drejtë, po mbyllin sytë e na këshillojnë urtësi. Britania e Madhe, siç ua kam shpjeguar, më dërgoi më 25 mars 1939, Sir Thomas Hohler, bashkë me ministrin e akredituar këtu, Sir Andreu Ryani-n, të cilët, haptazi më thane, për t’u marrë vesh me Italinë, se jeni krejtësisht të izoluar.

Dhe përsa u përket Greqisë e Jugosllavisë, këta sot, varen nga kërcënimet gjermane, prandaj thanë: ‘Në emër të Britanisë së Madhe dhe të Francës, gjeni një mënyrë kompromisi e, kaloni këtë errësirë shumë të rrezikshme’. Natyrisht se, në nuk kishim asnjë mënyrë për të pranuar kërkesat italiane. Kjo ishte një tradhti, që do i venim Atdheut. Këto kërkesa, sa herë që janë paraqitur, janë diskutuar e shqyrtuar në imtësi, si prej Qeverisë dhe Parlamentit, ku janë gjetur të papajtueshme me pavarësinë e Atdheut. Kështu prej jush, me plot shpirt dhe unanimisht, janë zmbrapsur në mënyrë të papranueshme. Unë, më 5 prill 1939, kur Italia na dha ultimatumin e fundit, Parlamentit e Qeverisë së bashku, ju deklarova të gjitha edhe ju thashë se; unë në asnjë mënyrë, nuk pranoj cënimin më të vogël, që t’i bëhet independencës së Shqipërisë, si shtet i lirë.

Dhe kurrë nuk pranoj që; t’i vihet njollë Kombit Shqiptar. Por, në është se Asambleja Kombëtare, ka mundësi që mund ta shpëtojë Atdheun nga ky rrezik, unë jam gati dhe për shpëtimin e Shqipërisë, e jap dorëheqjen e tërhiqem. Ju mund të proklamoni një regjim të ri, që të rimerrni bisedime të reja me Italinë”, ju shpjegoi Mbreti Zog. “Kundrejt kësaj, ju nuk e pranuat në asnjë mënyrë, mbi cënimin e Pavarësisë tokësore të Shqipërisë, dhe unanimisht, votuat refuzimin kryekëput të kërkesave italiane. Duke pranuar gjendjen më të kritikëshme, që të lindi edhe luftë, e kjo është e papranueshme. Gjithashtu, si mua po ashtu Qeverisë së sotme, na dhatë edhe më tepër votëbesimin, me plot fuqi. Dhe, kjo fuqi, vlen brenda eventualisht edhe për jashtë shtetit, për t’i shërbyer interesave të Atdheut.

Tani kemi mbërritur përpara këtij kërcënimi e, mund t’ju themi, se jemi në luftë, por, kam dëgjuar nga disa ministra e deputetë, që akoma kanë shpresë, në telegramet e Musolinit dhe flasin nëpër kafene, se u morrën më qafë, etj. Pra, po ju them se: Kjo nuk është aspak burrërore. Po lipset haptazi njeriu, ta shfaqë mendimin e tij, për të mirën e interesit të Atdheut. Ja, siç ju thashë, se me vite e vite, jam përpjekur për ta siguruar Shqipërinë, nga grabitësit. Po nuk kam mundur se, interesat e të mëdhenjve në Shqipëri, janë të pakta e aspak. Edhe njëherë po ua them, se në asnjë mënyrë, me mua nuk bëhet kompromis kurrë, se shteti, nuk është çifligu im, por është Atdheu i popullit që e ka trashëgiminë e të parëve të vet.

Dhe, e ka larë më se me qindra here, me gjakun e pastër të tij edhe po me gjakun e vet, do ta fitojë dhe do ta gëzojë. E pra, unë preferoj vdekjen time edhe Fronin, se të tradhtoj popullin shqiptar. E pra do të dëshiroja, të më thoni se; a kemi tjetër rrugë, përveç kësaj që kemi marrë, dhe cila është, kjo që ju pyes, nuk është një akuzë. Por, një mendim që është e drejtë e secilit të shfaqë, mendimin e tij, për të mirën e popullit, që na ka dhanë besimin, për ta ruajtur me nder, e të pacenueshëm. A ka një që të më përgjigjet, një mendim që mundemi t’i shpëtojmë këtij rreziku”, tha Mbreti Zog. Pas kësaj, u ngrit kryetari i Parlamentit, Pandeli Evangjeli, e tha: “Madhëri, në emër të gjithë Parlamentit, i cili me ngarkoi se, në përpjekjet e studime, në rrahje mendimesh, asnjë rrugë nuk kemi, përveç asaj që është vendosur”, tha Pandeli Evangjeli. Të gjithë rrahën duart, se është e pranueshme vendimi i dhënë.

Pas gjithë këtyre, Mbreti ju shpjegoi se: “Kam urdhëruar komandantin e Mbrojtjes Kombëtare, gjeneral Xhemal Aranitasin, qysh më 23 shkurt 1939, që të përgatisë në mundësi të fshehtë, pa rënë në sy të italianëve, një fuqi mbrojtje, duke i afruar në baza të afërta bregdetare. Por, kjo ka qenë shumë e vështirë, ngaqë, në ushtrinë e vogël tonën, kanë qenë organizatorët italianë, e nuk kishte mundësi, asnjë lëvizje pa u diktuar prej tyre. Kjo nuk na interesonte, për arsye se nuk donim që të na quanin ne, nxitës të ngjarjeve. Që pa asgjë, na kanë akuzuar duke na tërhequr vërejtje, deri tek Lidhja e Kombeve. Duke parë se kjo është e vështirë, urdhërova po me këtë datë, komandantin e Xhandarmërisë, kolonel Shefki Shatkun, të përgatisë 6 batalione të lehta xhandarësh dhe ai i Shkollës së Xhandarmërisë, të cilët brenda një kohe shumë të shkurtër, të vihen në dispozicion të Komandës Mbrojtjes Kombëtare.

Por, kjo e Xhandarmërisë, nuk mund të quhet ndonjë mobilizim, se vihet si shkak sigurim qetësie. Kjo është e përgatitur, me sa më kanë lajmëruar komandantët. Më 18 mars 1939, komandanti i Mbrojtjes Kombëtare, bashkë me kryetarin e Shtatmadhorisë, si dhe komandantin e Xhandarmërisë, më kanë paraqitur një plan, që përmban 4 zonat e mbrojtjes së Atdheut, të pjesëtuara në thellësira, sipas evenimenteve që të paraqiten. Ky plan, është shumë i përshtatshëm, në është se do të kenë mundësinë tani, ta venë në zbatim. Sepse sot, të gjithë organizatorët italianë, shkuan për Itali. Komanda e Mbrojtjes, ka marrë masat e shpejta, sipas urdhrave të dhëna, në bazë të planit që ka paraqitur, se koha nuk pret.

Kam bindjen se, me forcimin e 6 batalioneve të Xhandarmërisë, të cilat mund të jenë sistemuar nëpër vendet që më kanë parashtruar me kohën, siç më thanë. Sepse Durrësi, u plotësua krejtësisht me forcat që ishin caktuar e, gjithashtu pritet edhe Vlora, që është një pikë me rëndësi në vendet e tjera. Por, kemi mësuar se ende nuk është plotësuar aspak. Madje edhe armët, 1.200 pushkë, akoma nuk janë shpërndarë! Aty zhvillohet një propagandë e madhe italiane. Gjithashtu, po me atë datë, 22 shkurt 1939 dhe ministrin e Brendshëm, Musa Jukën, bashkë me komandantin e Xhandarmërisë, kolonel Shefki Shatkun, i kam urdhëruar, tha Mbreti, – për të marrë masat e shpejta, për sigurimin e qetësisë së brendshme, duke u dhënë gjithë kompetencën, për të ndryshuar nëpunësit, duke vënë ata që janë të aftë për sigurimin e brendshëm.

Për në rast lufte, më kanë dhënë sigurinë, si njeri po ashtu edhe tjetri, se janë marrë të gjitha masat, e kanë sjellë besimin e plotë. Me sa më lajmëron kryeministri, mbi disa raportime të ministrit të Brendshme, Musa Jukes, sonte kjo më habiti. Ku duket se, situata vjen në kundërshtim me ato sigurime të dhëna, mbi sigurimin e qetësisë. Dhe kjo, tani nuk mund të ndryshohet, qoftë mbi Qarkkomandantin dhe as të tjerët. Sepse, koha nuk lejon, që kjo duhet të merrej pak më parë. Unë them se: kjo masë, duhej marrë qysh se ju kam dhënë të gjitha kompetencat. Përsa i përket sjelljeve të Qeverisë Jugosllave, kjo nuk na habit aspak. Sepse, siç e shpjeguam, ajo më tepër është nga Fashizmi dhe nga frika, mund të ndihmojë fashizmin, kundër nesh. Kjo ka qenë që po heqim dorë si qendër, që ishte caktuar Shkodra dhe Homeshin.

Unë ju thashë që të zgjidhni nga Jugu, se Greqia, akoma nuk na ka nxjerrë ndonjë pengesë, por edhe ajo, shumë e frikësuar siç ju përmenda, nga mossigurimi nga Shtetet e Mëdhaja Anglo-Franceze. Ministri i Punëve të Brendshme, Musa Juka dhe komandanti i Xhandarmërisë, kolonel Shefki Shatku, janë përgjegjës përsa i përket sigurimit të qetësisë të brendshme. Të marrin masat, në çdo mënyrë me Prefektët, e vetëm se përgjegjësia është e këtyre të dyve, e pafalshme. Ata tani, duhet të vihen menjëherë në krye të sigurimit të qetësisë së vendit, duke pasur të gjitha kompetencat e emërimeve, e transferimeve”, ju tha Mbreti. Memorie.al

                                                      Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

 Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016  

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 27 Prill 2023

Next Post

“Edhe pas mbarimit të Luftës, në Jugosllavi dhe në Shqipëri, Kryezinjtë, u persekutua barbarisht, ku me dhjetra burra të saj, u vranë e u burgosën...”/ Historia tragjike e familjes së famshme

Artikuj të ngjashëm

“Prof. Selman Riza më tha në burg, se ai aprovonte plotësisht ideologjinë e veprimtarinë e komunistëve…”/ Dëshmia e rrallë, e Ejëll Çobës
21 Vjet burg komunist

“Thoma D., ish shoku i klasës, një dallkauk i ndyrë që bridhte gjithë kohën pas femrave, edhe në Budapest ku u diplomua, tashmë si kryeinxhinier i ‘21 Dhjetorit, erdhi te kamp-burgu jonë e, kur më pa…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

July 7, 2025
“Kur i dënuari Aqif Selimja, ish-oficer, shkoi te qelia dhe e pyeti Bedri Spahiun, se kush ishte më kriminel, Mehmet Shehu apo Enver Hoxha, Bedriu i tha…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës, që vuajti 22 vite burg
21 Vjet burg komunist

“Kur i dënuari Aqif Selimja, ish-oficer, shkoi te qelia dhe e pyeti Bedri Spahiun, se kush ishte më kriminel, Mehmet Shehu apo Enver Hoxha, Bedriu i tha…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës, që vuajti 22 vite burg

July 7, 2025
“Kur më erdhi në qeli prokurori Asaf Kondi, unë e pyeta; Si jurist i regjur që duhet të jeni, desha të di prej jush se, a dënohet mendimi, i cilitdo qoftë, ai më tha…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik, Uran Kalakulla
21 Vjet burg komunist

“Kur më erdhi në qeli prokurori Asaf Kondi, unë e pyeta; Si jurist i regjur që duhet të jeni, desha të di prej jush se, a dënohet mendimi, i cilitdo qoftë, ai më tha…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik, Uran Kalakulla

July 7, 2025
Memorie.al
21 Vjet burg komunist

“Ndërkohë që kapter Rustemi hyri në qelinë time dhe më komunikoi se më ishte falur jeta, dëgjoja trokitjet e Pjetër Arbnorit nga qelia ngjitur, por unë…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës  

July 7, 2025
“Tiranasi që i kërkoi komandantit të rrinte më shumë në qeli, pasi…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, për historitë e çuditshme në burgjet e Enver Hoxhës
21 Vjet burg komunist

“Gjatë atyre 64 ditëve, që unë me Pjetër Arbnorin, prisnim të na merrnin nga qelia, për të na ekzekutuar, Pjetri ishte shumë i sigurtë, që neve do të na falej jeta, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

July 7, 2025
“I dënuemi me burgim të përjetëshëm, që ban një delikt tjetër, ndëshkohet me një mbyllje vazhduese të re në qelië, për një kohë nga gjashtë muej, deri në…”/  Ç’farë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
21 Vjet burg komunist

“Kur kryetari i trupit gjykues, Llazi Polena, na komunikoi vendimin, ku unë dhe Pjetër Arbnori, ishim dënuar me vdekje, me pushkatim, menjëherë ndjeva se…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

July 7, 2025
Next Post
“Edhe pas mbarimit të Luftës, në Jugosllavi dhe në Shqipëri, Kryezinjtë, u persekutua barbarisht, ku me dhjetra burra të saj, u vranë e u burgosën…”/ Historia tragjike e familjes së famshme

“Edhe pas mbarimit të Luftës, në Jugosllavi dhe në Shqipëri, Kryezinjtë, u persekutua barbarisht, ku me dhjetra burra të saj, u vranë e u burgosën...”/ Historia tragjike e familjes së famshme

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme