• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, March 15, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Mbrëmja e parë në kinema ‘REX’ u hap me orkestrën argjentinase ‘Eduardo Bianko’, ku Isuf Beshiri e bëri fora me sallën e re…”/ Historia e panjohur e tiranasit që hapi “ëndrrat në beze”!

“Mbrëmja e parë në kinema ‘REX’ u hap me orkestrën argjentinase ‘Eduardo Bianko’, ku Isuf Beshiri e bëri fora me sallën e re…”/ Historia e panjohur e tiranasit që hapi “ëndrrat në beze”!
Nga Aleksandri, Kryetari i Dhomës së Tregtisë në 1921-in dhe Konsulli i Japonisë, te Hobdarët e tjerë, të diplomuar në Europë që u burgosën…/Familja që hapi fabrikat e para në Shqipëri në 1914-ën
“Mbrëmja e parë në kinema ‘REX’ u hap me orkestrën argjentinase ‘Eduardo Bianko’, ku Isuf Beshiri e bëri fora me sallën e re…”/ Historia e panjohur e tiranasit që hapi “ëndrrat në beze”!
“Mbrëmja e parë në kinema ‘REX’ u hap me orkestrën argjentinase ‘Eduardo Bianko’, ku Isuf Beshiri e bëri fora me sallën e re…”/ Historia e panjohur e tiranasit që hapi “ëndrrat në beze”!
“Mbrëmja e parë në kinema ‘REX’ u hap me orkestrën argjentinase ‘Eduardo Bianko’, ku Isuf Beshiri e bëri fora me sallën e re…”/ Historia e panjohur e tiranasit që hapi “ëndrrat në beze”!
“Mbrëmja e parë në kinema ‘REX’ u hap me orkestrën argjentinase ‘Eduardo Bianko’, ku Isuf Beshiri e bëri fora me sallën e re…”/ Historia e panjohur e tiranasit që hapi “ëndrrat në beze”!
“Mbrëmja e parë në kinema ‘REX’ u hap me orkestrën argjentinase ‘Eduardo Bianko’, ku Isuf Beshiri e bëri fora me sallën e re…”/ Historia e panjohur e tiranasit që hapi “ëndrrat në beze”!

Nga Fatmira Nikolli

Memorie.al / Në Shqipëri, shkëndijat e para të asaj dukurie të fuqishme artistike, që më vonë do të quhej “Arti i shtatë”, u ndezën vonë, edhe pse kinemaja do pushtonte botën me magjinë e saj. Tek ne, kinematografia do të plotësonte një boshllëk të madh kulturor, për më tepër që shfaqjet teatrale dhe koncertet ishin të rralla dhe akoma jo shumë të pëlqyeshme nga masa e popullit. Më 22 qershor 1926, edhe pse nuk u ishte dhënë e drejta ekskluzive, u ngrit në Tiranë Kinema-Teatër “Nacional”, pronë e vëllezërve Beshiri. Ajo do të ishte promovuese e kulturës së Hollivudit, por më e rëndësishmja është se përmes saj, ai do të zgjeronte njohuritë kulturore të popullit të varfër shqiptar.

Në vitin 1927, meqë kërkesat e publikut u rritën, Jusuf Beshiri u detyrua të hapte sallën përbri, që u quajt Kinemaja “Vogël”. Në vitin 1929, gjatë kohës që shfaqej akti i dytë i filmit “Pasionet e Orientit”, me Ramon Navaron, mori zjarr pelikoli. Më 8 gusht 1930, u promovua Kinema Verore “Nacional”, në kopshtin e rindërtuar e të zbukuruar. Ajo ndodhej ngjitur me kinemanë dimërore. Në shtator të vitit 1939, Kinema-Teatër “Nacional” u dogj dhe ndërtesa pothuaj u rrafshua me tokën. Atë natë shfaqej filmi “Udhëtim në hënë”.

Përpara se të fillonte ndërtimi i kinemasë së re, u dërguan në Itali arkitekti Skënder Luarasi dhe konstruktori Spiro Koleka, për të shikuar dhe më pas të projektonin një kinema moderne. U deshën disa muaj që ajo të ngrihej më një shkëlqim të jashtëzakonshëm. Tani kinemaja u quajt: Kinema-Teatër “Rex”. Ja se çfarë shkruan gazeta “Bota e Re”, më 30 korrik 1940: “Mbrëmja e parë në ‘REX’ u hap me orkestrën argjentinase ‘Eduardo Bianko’. Isuf Beshiri e bëri fora me sallën e re dhe elegante. Me 6000 napolona të zotit Isuf Beshiri, inxhinieri shqiptar Luarasi, bëri të lulëzojë një sallë kinemaje evropiane, me tërë kuptimin e fjalës.

Gjithashtu mund të lexoni

“Arifi shkoi në Athinë, ku ishte aksioner i ‘DAG Film A.E.’, e cila ishte firma e parë kinematografike e Greqisë…”/ Historia e panjohur e dy vëllezërve shqiptarë Arif dhe Abedin Dino, në letrat europiane

“Në ato kohë, Arifi dashurohej me një turke të bukur që quhej Guli, të cilën një mbrëmje vonë, në Jenikoi buzë Bosforit, ai…”/ Historia e dy vëllezërve shqiptarë Arif dhe Abedin Dino në letrat europiane

Në sallë, ndodheshin mëkëmbësi i Mbretit, Jakomoni, kontesha Maja dhe Kryeministri Shefqet Vërlaci”. Sipas të birit të Jusufit, Nuri Beshirit, për ta ngritur në këmbë nga e para ndërtesën e kinemasë, Jusuf dhe Hysen Beshiri u futën në borxhe, duke marrë para në banka e firma të ndryshme tregtare në Itali, për të cilat u desh kohë që t’i shlyenin. Vëllezërit Beshiri hapën degët e tyre në Durrës, Elbasan, Shkodër, Vlorë, Berat, Gjirokastër, Pogradec, Kavajë etj., duke u bërë shoqëria më e fuqishme në zgjedhjen, importimin dhe shfaqjen e filmave në vend.

Nga fundi i vitit 1943, Kinema “Rex” ndërroi përsëri emrin dhe u quajt ashtu si dhe më parë, Kinema-Teatër “Nacional”, dhe këtë e mbajti deri kur shtetëzua më 1947. Gjatë kohës së pushtimit, (1939 – 1944) kinemaja ka qenë çerdhe e Luftës Nacional-Çlirimtare. Aty shpërndaheshin trakte, ndërsa në bodrumin e ndërtesës, aty ku edhe prodhohej akull, fshiheshin armë. Përveç filmave, në kinema “Nacional” kishte edhe shfaqje teatri. Sipas Spiro Mëhillit, shfaqja e parë teatrore që u luajt në Kinema-Teatër “Nacional”, i përket datës 24 korrik 1927 dhe qe drama: “Qëndrim në dashuri”. Më 7 gusht 1927, u shfaq drama “Aventura e një nëpunësi” dhe komedia “E bija e bankierit”. Për vite të tëra, Kinema “17 Nëntori” ka qenë krenaria e Tiranës.

Në vitin 1992 ajo u kthye në “Bingo Tirana”, për t’u shembur në vitin 2006. Edhe pse ka bërë gjithë këtë punë, që sigurisht i ka shërbyer vendit për mirë, Jusuf Beshiri ka vdekur në shtëpinë e nënës së tij, pasi ju mor e gjithë pasuria, si shtëpitë, dyqanet, kinematë etj., të cilat përveç njërës, kanë mbetur akoma pronë e “shtetit”. Pasardhësit e kësaj familje jetojnë me kujtimet dhe fotografitë, sepse vetëm kaq ka mbetur. Semiramis Krajka, mbesa e Jusufit, pak e kujton gjyshin e vet. Ja si shprehet ajo: “Mbaj mend që më thoshte se kur e hapi kinemanë për herë të parë, njerëzit thoshin: ‘Jusuf Beshiri hapi ëndrrat në beze'”.

Kujtimet Shumë vite pasi Jusuf Beshiri është ndarë nga jeta, dalin në dritë kujtimet e tij. Si e mbante mend Shqipërinë në rininë e tij, pjesëmarrja në partinë politike “Xhoka”, veprat e Beshirëve, familjes së vjetër tiranase, si e refuzoi postin e deputetit gjatë pushtimit nazist, etj. “Para se të flas diçka për jetëshkrimin dhe aktivitetin t’im patriotik, fatkeqësisht edhe kjo shkurtimisht, mbasi mosha e kaluar dhe gjendja ime shëndetësore nuk më lejuan që t’i përmbledh të gjitha kujtimet e mija, dëshiroj të them pak fjalë rreth familjes s’ime, e cila më edukoi dhe më rrënjosi ndjenjat patriotike dhe përparimtare. I bazuar në ato që kam dëgjuar nga prindërit e mi dhe nga persona të tjerë më të moçëm nga unë, të parët e mi kanë qenë gjithmonë për pavarësinë e vendit, kanë urryer sundimin otoman dhe asnjëri prej tyre nuk i ka shërbyer këtij të fundit”.

Me këto fjalë i fillon ai kujtimet e veta. Beshirët e Tiranës, sipas Jusufit, kanë bërë disa vepra bamirësie, ndër të cilat ai përmend një urë që është ndërtuar nga stërgjyshërit e tij, e të tjera. “Këtu, në afërsitë e Tiranës, që akoma sot njihet me emrin ‘Ura e Beshirit’ si dhe një shtëpi pritjeje për shtegtarët në Peshkopi. Gjithmonë sipas të thënave të të vjetërve, të parët e mi ndihmonin familjet e vobekta, nxirrnin me shpenzimet e veta nuse, prindërit e të cilave ishin në gjendje të keqe ekonomike, ndërtonin shkolla të tjera.

Këtu poshtë po shënoj tekstualisht pjesë nga libri ‘Albanische Studien’ (Studime mbi Shqipërinë), i albanologut të njohur Dr. Jurist Johann Georg von Hann, konsull i Austrisë në Shqipëri, rreth njëqind vjet më parë: ‘Ura e Beshirit’- Mbi lumin Arzen, rreth një orë larg Tiranës, gjendet Ura e Beshirit. Kjo urë u ndërtua tri herë prej familjes Beshiri, nga Tirana. Dy radhët e para e mori uji. Në ndërtimin e tretë, në vitin 1859, gjithnjë familja Beshiri suell një arkitekt nga Trieshta, e cili e ndërtoi”, – shkruan ai.

Patrioti

Ndjenjat e tij patriotike u zhvilluan më shumë edhe nga njohja me Bajo Topullin, që në vitin 1907, kur ishte nxënës në Liceun e Selanikut dhe ku ai ishte profesor i historisë. Siç dihet, në kohën e sundimit otoman, mësimi i gjuhës amtare në shkolla ishte i ndaluar dhe dënohej rëndë. “Pa marrë parasysh këtë, unë ilegalisht e mësova të shkruaj e të lexoj gjuhën shqipe tek Prof. Filip Ashiku. Pas rrëzimit nga froni të diktatorit Sulltan Hamidit, në Turqi, më 1908 u shpall Hyrjeti”, – shkruan ai. Ky i fundit premtoi mjaft për t’u dhënë pavarësinë vendeve të shtypura nga perandoria otomane.

Por, këto premtime nuk u mbajtën. Për këtë pjesë të historisë, Jusuf Beshiri shkruan: “U krijua një lëvizje e fuqishme patriotike, e cila organizonte herë pas here demonstrata kundër qeverisë turke dhe feudalëve- vegla të saj, ku mora pjesë edhe unë. Patriotët shqiptarë, ku bënte pjesë edhe një pakicë intelektualësh, formuan një parti nacionaliste, që mori emrin ‘Partija Shqiptare’, objektivi i së cilës është lirimi i vendit nga sundimi turk. Nga intrigat e disa të shiturve dhe nga injoranca e madhe që ekzistonte n’atë kohë, fatkeqësisht kishte edhe nga ata që përkrahnin dhe ndihmonin regjimin otoman (Baba Dovletin).

Elementët e tillë, që ne i quanim ‘Halldupë’, bënin pjesë në Partinë ‘Ittihat ve Tereki’ të Stambollit, të cilët kërkonin të shtypnin çdo lëvizje e ndjenjë për çlirim nacional”. Sipas kujtimeve të tij, të marra nga i biri, Nuri Beshiri, “Partija Shqiptare”, me veprimtarinë dhe agjitacionin e saj ilegal, mundi të shtojë radhët e saj, gjë që alarmoi qeverinë turke të asaj kohe, e cila nisi urgjent Durgut Pashën. Ky, në bashkëpunim me udhëheqjen e partisë tjetër antishqiptare, bëri arrestime, internime ndër patriotët dhe intelektualët. Ndër të arrestuarit ishte edhe vetë Jusufi, por për mungesë faktesh, sepse gjatë kontrollit në shtëpi njerëzit e familjes i fshehën abetaret, e mbajtën në burg vetëm pak ditë”.

Moment i veçantë për të ka qenë Shpallja e Pavarësisë, më 1912 për të cilën thotë: “Unë, ashtu si e gjithë familja dhe populli shqiptar, e prita me gëzim të madh dhe mora pjesë në manifestimin që u organizua në këtë rast. Por, për popullin shqiptar, 28 Nëntori mbeti më tepër si një datë historike, sepse ai nuk e fitoi realisht pavarësinë e vet. Vendi u kthye në shesh lufte vëllavrasëse dhe intrigash të fuqive të mëdha, që synonin të vendosnin influencën e tyre dhe të sillnin në fuqi veglat e tyre. Kështu, në kohën e sundimit të Esat Toptanit, unë së bashku me baban t’im dhe shokë të tjerë patriotë, u burgosëm 14 muaj. Të internuarit detyroheshin nga veglat e Esadit, rebelët, që të gërthisnin: ‘Ngordhi shqipja’, ‘Ngordhi shqipja’, ‘Duam babën, Duam Babën'”.

Si një intelektual i kohës, Jusuf Beshiri domosdo që ishte i frymëzuar nga ide përparimtare e patriotike. Ja si e shpreh ai këtë: “Kam qenë i frymëzuar nga ide përparimtare e patriotike kundër obskurantizmit në të cilin e kishin zhytur popullin t’onë regjimet e mëparshme. Para ardhjes në fuqi të Zogut, këtu në Tiranë ishin formuar dy parti. Me ‘Setrën’ ishin feudalët dhe me ‘Xhokën’, patriotët e vërtetë, intelektualët, ata që përkrahnin interesat e fshatarësisë e të vegjëlisë në përgjithësi. Unë personalisht bënja pjesë në partinë e ‘Xhokës’. Po me këtë ide jam munduar të edukoj edhe fëmijët e mi”.

Ndër të tjera ai thekson se në kohën e okupacionit italian nuk ka bërë pjesë në asnjë organizatë tradhtare, por përkundrazi ka ndihmuar moralisht dhe materialisht Lëvizjen Nacional-Çlirimtare. “Kam strehuar njerëz, sot dëshmorë, si Prokop Myzeqarin, shok i djemve të mi, si dhe shoqen Leman Çoçolin, shoqe e vajzës s’ime dhe Mediha Frashërin. Gjatë okupacionit nazist, më propozuan, pa dijeninë t’ime, për deputet, post të cilin unë e refuzova kategorikisht dhe nuk mora pjesë n’asnjë mbledhje”.

Tregtarët

Duke kapërcyer me shpejtësi pesë breza të kësaj familje, vëren se ata ishin ndër të parët që krijuan dhe vunë në punë ndërmarrjet e para prodhuese private në Shqipëri të pajisura me teknologji të kohës moderne. Mund të themi se Jusuf Beshiri dhe vëllezërit e tij kanë qenë pinjollë nga një familje me tradita të shquara, bij të atdhetarit Xhemal Beshiri. Kjo familje për aktivitetin tregtar të kryer në periudha të ndryshme, duke përjashtuar atë të regjimit komunist, pra 1945-1990 nga Shoqata “Durrësi”, i është akorduar familjes titulli “Mirënjohja e Qytetit”. Që nga të parët e deri më sot, Beshirajt janë dalluar si njerëz të punës, bamirësisë dhe të bujarisë.

Jusufi

Jusuf Beshiri, si pinjoll i kësaj familje patriotësh, lindur në vitin 1887 në Tiranë, pasi mbaroi studimet në kryeqytetin e Turqisë, Stamboll, për shkenca ekonomike, në vitin 1907 rikthehet në atdhe, duke u marrë me aktivitete tregtare dhe duke dhënë një kontribut shumë të madh edhe në përhapjen e arsimit. Ai ka qenë një nga themeluesit e aktivitetit kinematografik në të gjithë Shqipërinë. Në vitin 1926, për herë të parë u hap në Tiranë kinemaja e parë me emërtimin “Kinema-Teatër Nacional”, aktivitet i cili kohë pas kohe u zgjerua.

Më vonë, me kalimin e kohës, po me iniciativën e Jusuf Beshirit, u hapën edhe aktivitete kinematografike në qytete të ndryshme. Siç shprehet i biri, Nuriu, përmes këtyre aktiviteteve kinematografike, iniciativa e tij ka qenë përhapja e një kulture të gjithanshme, përmes së cilës populli shqiptar të zhvillohej më tej. Ai ka pasur edhe “STAMLES”, një shoqëri aksionere e ngritur në qytetin e Durrësit, në vitin 1924. President i saj ishte vetë Jusuf Beshiri, që nga fillimi i saj deri në vitin 1946, vit kur ajo u shtetëzua nga regjimi komunist. Ajo ka prodhuar cigaret “Diamant ratllisert”. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur drejtori i Sigurimit për Tiranën, Nustret Dautaj, e kërcënoi me arrestim dajën tim, poetin Fatos Arapi, unë iu ktheva dhe...”/ Dëshmia e rrallë e ish-kryeinxhinierit të RTSH-së, Agron Aranitasi

Next Post

“Teologu Justin Rrota, personalitet dhe dijetar i shquar i kulturës sonë, i pari që solli në Shqipëri fotokopjen e ‘Mesharit’ të Gjon Buzukut, e Prof. Çabej...”/ Si vdiq në mjerim dhe i vetmuar, shkencëtari famshëm!

Artikuj të ngjashëm

“Arifi shkoi në Athinë, ku ishte aksioner i ‘DAG Film A.E.’, e cila ishte firma e parë kinematografike e Greqisë…”/ Historia e panjohur e dy vëllezërve shqiptarë Arif dhe Abedin Dino, në letrat europiane
Art & Kulture

March 10, 2026
“Në ato kohë, Arifi dashurohej me një turke të bukur që quhej Guli, të cilën një mbrëmje vonë, në Jenikoi buzë Bosforit, ai…”/ Historia e dy vëllezërve shqiptarë Arif dhe Abedin Dino në letrat europiane
Art & Kulture

“Në ato kohë, Arifi dashurohej me një turke të bukur që quhej Guli, të cilën një mbrëmje vonë, në Jenikoi buzë Bosforit, ai…”/ Historia e dy vëllezërve shqiptarë Arif dhe Abedin Dino në letrat europiane

March 10, 2026
“Kur Lefter Çipa dëgjoi këngën dhe pa që teksti tij ishte deformuar në; ‘Djem e vajza porsi flutur / Që i rrit nëna Parti…’,iu duk tradhti ndaj Petro Markos dhe…”/ Dëshmia e rrallë për “Lasgushin e Bregut”

March 7, 2026
“Historianë të djeshëm, por dhe të sotmit, u bënë pjesë e fushatës anti Ali Këlcyra, në linjën e qëndrimit të PPSH-së, e cila e quante…”/ Refleksionet e autorit të librit për ish-eksponentin e ‘Ballit Kombëtar’

February 14, 2026
“Konti Durazzo dhe Moxarti biseduan rreth kësaj pjese, pasi para disa vitesh ai ishte përpjekur ta vinte atë në skenë në Teatrot e Vjenës, madje ai me Rusoin…”/ Historia e panjohur e familjes së famshme Durazzo

February 8, 2026
“Durazzo-t ishin koleksionistë arti dhe në sallonet e pallateve të tyre, si në ‘Via Balbi’ dhe ‘Palazzo Durazzo-Reale’, mbanin tablotë…”/ Historia e familjes së famshme, me origjinë shqiptare

February 9, 2026
Next Post
“Teologu Justin Rrota, personalitet dhe dijetar i shquar i kulturës sonë, i pari që solli në Shqipëri fotokopjen e ‘Mesharit’ të Gjon Buzukut, e Prof. Çabej…”/ Si vdiq në mjerim dhe i vetmuar, shkencëtari famshëm!

“Teologu Justin Rrota, personalitet dhe dijetar i shquar i kulturës sonë, i pari që solli në Shqipëri fotokopjen e ‘Mesharit’ të Gjon Buzukut, e Prof. Çabej...”/ Si vdiq në mjerim dhe i vetmuar, shkencëtari famshëm!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme