• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, July 15, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Mbas 9 muaj hetuesi specialë, lidhun kambë e duar, në banjën e burgut, tre ditë, me ushqim të thatë, kur po plasja për ujë, erdhi pastruesja me kovën e ndytë që…”/ Historia e tmerrshme në qelitë e Shkodrës

“Të pajisemi me gurë, tulla, me hunj dhe leva, të mësyjmë vendrojet, të armatosemi e të nisim kryengritjen, – propozoi vlonjati Murat Marta, por Feti Kumaraku…”/ Historia e panjohur e Revoltës së Spaçit
“Dy vëllezërit nga Dukagjini që ndezën revoltën dhe përse e pranuam për negociata, Drejtorin e Burgjeve…”/ Dëshmia e rrallë e organizatorit të Revoltës së Spaçit
“Si e pushkatuan vëllanë tim në Revoltën e Spaçit dhe përse nuk po i gjejmë dot eshtrat edhe pas 30 vitesh…”/ Dëshmitë e rralla nga Parisi të ish-të përndjekurit politik
“Kur Feçor Shehu i tha Hajri Pashajt; Ore, mos je këlyshi i banditit Zenel Pashajt nga Hekali ti?! Ai ia kthehu; O çapaçul i Shehajve, jam biri i atij që ti i mbaje kalin dhe i fshije…”/ Ngjarja e panjohur e Revoltës së Spaçit
“Kosta R., nga Bistrica, që pretendonte se po bënte një studim shkencor për krimbat, i bëri letër Kryesisë së Kuvendit Popullor, që t’i shtynin datën e lirimit edhe ca vite…”/ Historia e pabesueshme në kampin e Repsit
“Në birucat e Repsit, më erdhi komandanti i kampit, Gjeto Gjini, babai i të cilit, kishte torturuar priftin e famullisë së tij dhe mbasi e kish copëtuar trupin, ja kishte…”/ Historia e tmerrshme e ndodhur në Mirditë

Nga GJON KAÇAJ

Memorie.al / Unë në cilësinë e N/kryetarit të Shoqatës së ish-të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, së bashku me Eva Bllacin-shefe në departamentin ekonomik në Institutin e të Përndjekurve Politikë, morëm në dispozicion taksistin Gjon Hasani, në vajtje e kthim; Tiranë – Titograd, për nje takim pune me përfaqësuesit e ish-të burgosurve refugjatë me banim në Belgjikë. Njohja në kthim me taksistin Vojvoda, nga Ulza e Shkopetit, me banim në Tiranë, u ba shkak i intervistës sime, mbas deklarimit nga ai se kishte qenë ish-gardian i burgut, gjatë revoltave; Spaç 1973 dhe Qafë Bari 1984. Pyetja ime për Gjon Hasanin:

Çfarë dini ju më shumë se thuhet e shkruhet për dhunën e ushtrueme në revoltat Spaç e Qafë Barit?

“Asnjëherë nuk është thënë as shkrue ajo që kemi përjetue ne konkretisht, gjoja në emër të sigurisë, pa përmend ato që dihen publikisht, edhe sot mbaj peng një trishtim: -Arritën nga Tirana kamionë ushtarak, mbuluar me mushama. Sollën gjenerator dhe kompresor.

Gjithashtu mund të lexoni

“Marshalli Tito, na priti me përzemërsi në Shtabin e tij në ishullin Vis dhe biseda u bë në frengjisht, ku na përkthente një bionde simpatike…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ministrit, që u dënua nga Enver Hoxha

“Fati i Kadaresë ishte në rrezik nga shteti diktatorial dhe ardhja e tij në Francë, ku kërkoi azil politik, krijoi një elektroshok në Shqipëri, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e botuesit francez të “Fayard”, Klod Dyrand

Xhenierët special bënë instalimet dhe siguruen mbylljen hermetike të portave hyrëse në tunele, ku mbyllen brenda dy qenë kufiri. Ata bënë provën gjenerale, hoqën ajrin nga tuneli dhe pastaj hapën portën hyrëse. Qentë kishin ngordhë.

Pastaj na udhëzuan se si të vepronim, mbasi të arrinte një urdhër i dytë nga Tirana dhe masat e sigurisë që do të zbatoheshin me përpikëri, gjatë kohës që do të sillnim në tunel të burgosurit, me dije për leximin e shtypit ditor…”!

Dëshmia e ish-të burgosurit politik, Imer Lani, nga Grizha Malësi e Madhe

Mbasi kishte vuejt 29 vite në qeli, e gjeta në vitin 1993, në kaliben e dinamitit që e kishin përdorë para viteve nëntëdhjetë, për hapje trashesë, bunkerëve, qendra zjarri, tuneleve etj.

Ajo ishte 3 me 3 m., gjerë e gjatë, kishte një derë dhe një rrethim rrotull sajë, katër metra, në distancë me shtylla betoni dhe tel kloni me gjemba. Nga një qendër humanitare i solla një shtrat, dyshekun, batanije, veshmbathje, ushqime dhe disa pompa për frymëmarrje, mbasi vuante azma, peshqesh nga burgu i Burrelit.

E pyeta Imerin:- “A mundë t’ju marrë një intervistë”?

– “Për ty, apo për mue”,- mu përgjigj.

– “Për ty edhe për mue”,- i thashë.

– “Për ty”, – më tha me dashamirësi.

– “Më lejon ta etiketoi; intervista ime”?

Ju dridhen buzët, ju lagën mollëzat e faqeve tek i rrëshqisnin lot dhimbje plotë krenari. Më puthi e më sfidoi: – “Quhem Imer Lani, kam vuejt 29 vite në burgjet e kampet e përqendrimeve në Shqipëri. I vuejtun; por jo i penduem”.

Mbi nji dosje të bardhë, është tri herë e shkruar e njëjta deklaratë.

“Unë nuk jam me Enver Hoxhën. Mbasi vdiq ai, unë ndihem i lumtur….”!

Dëshmia e ish-të burgosurit politik, Pavllo Popaj- Kamicë, Malësi e Madhe

Pothuajse moshatarë, por ai edhe pse i vuejtun, për 25 vite në burgun e Burrelit e Qafë Barit, dukej i mbajtun, krenarë dhe qëndistarë. Erdhi në shtëpinë tonë me motrat e tij, ardhë enkas nga Belgjika.

Ardhë në një ditë mortore. pas vdekjes së tim vëllai. Na ngushlluen për vdekjen e parakohshme dhe u prezetuen përmallshëm, mbase kishin qenë edhe bashkëvuajtës, po ashtu edhe neve në shenjë respekti, për vuajtjet e përbashkëta, si detyrim njerëzorë, por njëhershëm shprehi një obligim duke belbzue:

“Kam ardhë për t’i larë një borxh mbas vdekjes.- Isha 15 vjeç kur më dënuen 25 vite dhe ashtu për leckash, nga birucat më përplasën në dhomën e t’dënuarve.

Mu errën sytë, më rrotullohej dhoma me të gjithë ata burra viganë, të qethur e mustakoçë, se merrja me mend se si do i shlyeja ato 25 vite,- një fëmijë, – po s’arrija, ata do të më burgosnin vëllezrit ose babain. Nji dy metrosh më thirri ……Kaçikë …..dhe më mbërtheu për krahut. Sa je dënue më tha? -25 ju përgjigja unë…!

Ai më tha; unë i kam kryer 30, edhe pesë më kanë mbet. Do lirohem shëndosh e mirë e, pa më lëshue nga krahu, më uli te shtrati i tij, prandaj i detyrohem për jetën që jetoj, e kam prej tij”.

Me Pavllon u vëllazruem dhe nji ditë me humor të mirë ,arritëm te intervista ime:

– Pavllo, si e përjetove Revoltën e Spaçit 1973 dhe atë të Qafë-Barit, 1984?-

“Spaçi mbetet simbol i rezistencës anti-diktaturë, prej burrash që nuk kompromentuen, që vuajtën me dinjitet. 21-23 maji 1973, shpërtheu revolta. U ngjitëm mbi tarracën e burgut. Ngritëm flamurin e Skënderbeut. Jashtë rrethimit, kishte më shumë tyta armësh, se ishim të burgosun.

Përveç atyreve që s’due t’i përsëris, katër i dënuen me pushkatim….! Skënder Daja, Pal Zefi, Dervish Bejko e Hajro Pashai, e tetë të tjerëve, u shpallën ri-dënimin, me nga 25 vite secilit.

Po në Qafë Bari?

Edhe ajo në maj të vitit 1984, mbi 500 të burgosur, s’përballonim më shfrytëzimin me tre turne, nën thellësinë mbi 2000 metra. Ish persekutorët, nga përvoja e dhjetë viteve më parë, e shtypën revoltën pa mëshirë, me zjarr e hekur! Forcat ushtarake, qëllonin ata të burgosun, që guxonin të lëviznin nga vendi.

Sandër Sokolin, që s’mbahej, e paralizuan, pastaj vendosen kryqet e tij mbi nji trung të rrumbullakët, derisa e thyen në mesë, duke përdorë forcën si kundërpeshë. Tom Ndojën e Sokol Sokolin, i pushkatuan. Të ri-dënuemit që dëgjonin emrin nga altoparlanti, i mbanin jashtë te zhveshur, lidhun kambë e duar.

Po e përmbyllë me intervistën e tim vëllai, Luigj Kaçaj:-

“Më arrestuan me akuzën ‘armik i popullit’, sepse i kisha dhan bukë dy net, tim eti, ardhë nga arratia, me qellim tërheqjen e familjes tonë. E pranova me dije, se babai me kishte ushqyer 20 vite, deri ditën që u arratis, mbasi e kishin dënuar me pushkatim. Masi pranova akuzën, u dënova 15 vite burg.

Më thirren për rigjykim, të pranoja dhe deklaroja, se; im atë, kishte vrarë dy kufitarë, në postën kufitare të Tunelit. Mbasi kisha kaluar 9 muaj hetuesi special, me lidhën kambë e duar, në banjon e burgut. Tre ditë, më sollën ushqim të thatë.

Unë kërkoja vetëm ujë për të pirë. Ditën e katër, hyri pastruesja dhe uli afër meje kovën me ujë dhe u largua. Unë arrita të zvarritem e të pija gjithë ujët e kovës, pa e kuptuar se ishte i kryposur, mbas pak fillova të bërtas: – ‘Plasa more… Ujë se plasa…’!

U alarmuan se kisha pirë ujin e pastrueses, më lidhen kambë e duar, në një pozicion që s’mund të lëvizja asnjë pjesë të trupit. Trupi im u mbush me krimba te bardhë, me bisht…! Përpiqesha t’i largoja nga vrimat e hundëve, veshëve e syve, me frymën time, tuj tundë kokën para e mbrapa, majtas e djathtas”.

Thirrje, ish-të përndjekurve dhe burgosurve politikë!

Përse sot ndërgjegjja e degraduar “humane” është helmue, përse u besoni më tepër sajimeve, sesa të vërtetave që ju përjetuat me dhimbje. Politikanet shqiptarë, ja kanë arritë qëllimit, tuj përdorë çdo mjet të pandershëm, pa e kthye një herë të vetme kokën nga e shkuara, tuej eklipsue të sotmen e, tuej vrarë shpresën e të ardhmen e breznive.

Disa nga të djeshmit e vuajtur me dije, e kanë zbehë vetëdijen duke pranue si mburojë skenarin elektoral, duke u shpifur me dinjitetin e tyre, besojnë se “morrat e kuq”, po sillen si engjëj kujdestarë, mbase edhe ata kanë pirë gjak, për mbijetese.

Sa vdiqën të prangosun neper qeli, sa u gjëmtuen, sa humben aftësitë mendore, sa e sa prej tyre i hodhën nga lartësitë e qelive, falë qëndresës për të mos u bërë palë me papërgjegjshmërinë e baballarëve kriminelë, që sot ju u nënshkruani pinjollëve të tyre, autorësinë, si bashkëvuajtës e bashkëfajtorë, duke lëpirë murtajën, si Rilindje.

A thua i harruat Baltovinat e Tërbufit, ato të Maliqit, kanalin në Beden të Kavajës, apo klerikët që ua sharruan kambë e duar me sharrë druri, ose ata të mbyturit ne gropën e fekaleve në burgun e Koplikut, apo meshtarin që i mbërthyen gjuhen me thikë mbi tavolinë, për së gjalli?! Të paktën lexoni rrëfimin e Kardinalit Ernest Troshani, para Papës në Tiranë….! Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Nga marsi, deri në maj të vitit 1981, unë shoqërova Fiqret Shehun në vizitat që ajo bëri në Greqi, Itali, Austri, Danimarkë, Francë, ku në Paris ajo u takua me...”/ Dëshmia në hetuesi ish-oficerit të Sigurimit

Next Post

“Kur i tregova se më pëlqente letërsia, shitësja e ‘Librit Sovjetik’, më tha; atëhere plotësohet trashëgimia gjenetike tek tre vëllezërit: I madhi, artist i skenës, i dyti - piktor dhe i treti...”/ Kujtimet e ish-të përndjekurit politik

Artikuj të ngjashëm

“Marshalli Tito, na priti me përzemërsi në Shtabin e tij në ishullin Vis dhe biseda u bë në frengjisht, ku na përkthente një bionde simpatike…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ministrit, që u dënua nga Enver Hoxha
Intervista

“Marshalli Tito, na priti me përzemërsi në Shtabin e tij në ishullin Vis dhe biseda u bë në frengjisht, ku na përkthente një bionde simpatike…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ministrit, që u dënua nga Enver Hoxha

July 9, 2025
Njeriu që mbajti kombin me kokën nga Perëndimi
Intervista

“Fati i Kadaresë ishte në rrezik nga shteti diktatorial dhe ardhja e tij në Francë, ku kërkoi azil politik, krijoi një elektroshok në Shqipëri, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e botuesit francez të “Fayard”, Klod Dyrand

July 9, 2025
Akuzat e Ramiz Alisë: “Natën që vrau veten Mehmeti, shoferi i Kadriut tha që; e mora nga zyra ministrin dhe me makinë e çova te Blloku, ku ai…”/ Mbledhja e Byrosë, 12 shtator ‘83
Intervista

“Pas vizitave te familjet e të vrarëve të 2 Prillit, shkuam te Teatri ‘Migjeni’ ku u fol për Fishtën, por kur dolëm, nja 20 a 30 veta, filluan ta shanin Ramizin dhe ai…”/ Dëshmia e rrallë e shoferit të Ramiz Alisë

July 7, 2025
“Sipas porosisë së Enverit, kur lëshuam një katër-silurues në liqenin e Pogradecit, të gjithë pushuesit, në Ohër e Strugë, deri te vila ‘Biljana’e Titos, u tmerruan, pasi …”! / Rrëfimi i ish-zv. ministrit të Mbrojtjes
Intervista

“Sipas porosisë së Enverit, kur lëshuam një katër-silurues në liqenin e Pogradecit, të gjithë pushuesit, në Ohër e Strugë, deri te vila ‘Biljana’e Titos, u tmerruan, pasi …”! / Rrëfimi i ish-zv. ministrit të Mbrojtjes

June 29, 2025
“Vënd-strehimin e kohës së diktaturës, që do na mbronte nga armiku imagjinar, unë e ktheva në një kantinë, ku prodhoj verë, raki e pije të tjera, pasi…”!/ Historia e rrallë e mjekut të njohur sportiv
Intervista

“Vënd-strehimin e kohës së diktaturës, që do na mbronte nga armiku imagjinar, unë e ktheva në një kantinë, ku prodhoj verë, raki e pije të tjera, pasi…”!/ Historia e rrallë e mjekut të njohur sportiv

June 24, 2025
“Nëna ime, Safete Blloshmi, në zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, votoi kundër regjimit, por u kuptua pasi kërciti gogla në kutinë bosh e, pas kësaj u dënua me…”/ Dëshmia e rrallë e pasardhëses së fisit të njohur
Intervista

“Nëna ime, Safete Blloshmi, në zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, votoi kundër regjimit, por u kuptua pasi kërciti gogla në kutinë bosh e, pas kësaj u dënua me…”/ Dëshmia e rrallë e pasardhëses së fisit të njohur

June 17, 2025
Next Post
“Kur i tregova se më pëlqente letërsia, shitësja e ‘Librit Sovjetik’, më tha; atëhere plotësohet trashëgimia gjenetike tek tre vëllezërit: I madhi, artist i skenës, i dyti – piktor dhe i treti…”/ Kujtimet e ish-të përndjekurit politik

“Kur i tregova se më pëlqente letërsia, shitësja e ‘Librit Sovjetik’, më tha; atëhere plotësohet trashëgimia gjenetike tek tre vëllezërit: I madhi, artist i skenës, i dyti - piktor dhe i treti...”/ Kujtimet e ish-të përndjekurit politik

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme