• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, January 3, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Marrëdhëniet me Enver Hoxhën babai i ka shprehur shumë qartë në librin e tij, pasi ka pasur kushëri, e ka njohur gaztor dhe hokatar në Liceun e Korçës…”/ Dëshmia e rrallë e vajzës së përkthyesit të njohur

“Foqi Skendi, më ka treguar se, kur sollën Kutelin në kampin burg të Vloçishtit, e mbyllën në një kotec derri…”/ Historia tragjike e shkrimtarit e përkthyesit të famshëm
“Enverin e kisha shok dhome në Liceun e Korçës, ku ai përzihej me lloj-lloj horash, vagabondësh dhe femra imorale, saqë katër herë mori sëmundje…”/ Dëshmia e Prof. Foto Balës, që u burgos nga shoku i bankës
Memorie.al
“Sipas intrigave të kurdisura nga Shefqet Verlaci, thuhej se doktor Papajani, ishte larguar nga Elbasani, pasi ra në dashuri, me gruan më të bukur…”/ Historia e rrallë, e mikut të ngushtë të Lasgushit
“Mehdi Frashëri, Lef Nosi, Patër Anton Arapi dhe Rexhep Mitrovica, u vunë në krye të Qeverisë së Regjencës, vetëm pasi kreu i legatës gjermane në Tiranë, iu tha se…”/ Ana e panjohur e “kolaboracionistëve”!
“Për atë që bëri për Kosovën, si ministër i Arsimit në qeverinë Vërlaci, ku dërgoi 200 arsimtarë, ai meriton monument në Prizren apo Prishtinë…”/ Refleksione mbi kontributin dhe veprën e Ernest Koliqit

Nga Blerina Goce

Memorie.al / Shumë pak ka folur për veten, por në fakt, ka treguar shumë se kush ishte. Edhe tani kur nuk është më, shkrimtari dhe përkthyesi Vedat Kokona, vendosi që të vijë mes nesh thjesht, duke servirur jetën e vet, ashtu siç e ka përjetuar natyrshëm. “Miku i tij më i mirë, gjithmonë ka qenë libri. Nuk ishte njeri i tavolinave, apo muhabetit, por gjithmonë vetëm punonte”, thotë në këtë intervistë, vajza e të njohurit Kokona, Mirvjen Kokona, teksa rrëfen për jetën dhe kujtimet e të atit. “Kishte shumë miq dhe e donte letërsinë. I mbeti peng që nuk mundi të jetojë më shumë e të mbarojë punët e tij”, – shton ajo, duke rrëfyer për të atin dhe “pengun” e tij në fund të jetës.

Cila është gjëja e parë që u bie ndërmend kur flisni për babanë tuaj?

Gjëja e parë që më vjen ndërmend kur flas për tim atë, është se ishte njeri në radhë të parë, ishte një prind i mrekullueshëm, edhe pse çdo prind është i mrekullueshëm për fëmijët e tij, mua më duket se ai ishte i veçantë, ishte shok, ishte shumë punëtor dhe një njeri që e donte shumë gjuhën shqipe dhe vendin e tij.
Që nga fëmijëria ime e deri sa u nda nga ne, unë e mbaj mend babanë vetëm duke punuar. Ai dinte vetëm punën dhe në orët e lira që kishte bisedonte me ne dhe rrezatonte e na thoshte ato gjëra, që mendonte se ne vërtet duhet t’i dinim e t’i mësonim.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në vitin 1952, kur ishim në fshatin tonë Arzë, na erdhi natën në shtëpi, vëllai Nuredini, që ishte arratisur në ’48-ën në Greqi, por nëna më tha; nxirre jashtë…”/ Historia e trishtë e familjes Nurçe

“Pavarësisht lidhjeve familjare me Enver Hoxhën, as unë e as Luani, nuk e kishim as në mendësi propagandën dhe luftën e klasave, përkundrazi, mbanim lidhje me…”/ Refleksionet e studiueses së njohur

Kur ishim të vogla me motrën time, ai u mësua të na mësonte frëngjishten, mirëpo ishte pak e vështirë të mësoje frëngjisht në atë kohë, pasi shihej me sy të keq, megjithatë e mësuam deri diku frëngjishten. Gjithmonë na ka folur për letërsinë dhe na ka lexuar pjesët që përkthente dhe kur përkthente i merrnim fletët nga makina e shkrimit. Që atëherë, na futi dëshirën për letërsinë, duke na folur gjithmonë për letërsinë, për artin dhe muzikën. Ai ishte dhe një admirues shumë i madh i muzikës, i pikturës.

Cili është kujtimi më i veçantë që ruani prej tij dhe a kishte shumë miq babai juaj?
Të gjitha kujtimet me të janë të veçanta, ishte vërtet shumë i dashur. Mikun më të ngushtë dhe të dashur kishte librin. Ai ishte miku i tij, para të cilit nuk vinte tjetër dhe të gjithë miqtë e tjerë vinin pas. Kishte shumë miq, por nuk ishte njeri i kafeneve dhe shoqërive të mëdha, sepse mbyllej gjithmonë në punën e vet. Çdo ditë fillonte punën në orën 8.00, e thërrisnim për të ngrënë drekë, pushonte një orë dhe pastaj niste përsëri punën për ta lënë në darkë. Nuk kishte absolutisht qejf të shikonte televizor dhe vetëm lexonte.

Cilët ishin ata persona me të cilët pëlqente të rrinte më shumë babai juaj?

Atij i pëlqente të rrinte me të gjithë njerëzit. Nuk mund të them që kishte miq të veçantë, por i pëlqenin shumë njerëzit e letrave, njerëzit e kulturuar siç e tregon vetë në kujtimet e tij, por edhe ashtu siç na ka thënë ne. Këta njerëz gjithmonë i çmonte dhe i vlerësonte jashtëzakonisht e mundohej të blinte anët më të mira prej tyre e t’i imitonte.

Ka pasur kontakte apo korrespodenca me njerëz të njohur të letrave babai juaj?

Korrespodenca të veçanta nuk ka pasur. I shkruante gjithmonë letra njerëzve të familjes dhe gjithmonë i ka shkruar bukur këto letra. Vërtet gabim që nuk i kemi ruajtur këto letra, sepse çdonjëra prej tyre ishte vërtet një poezi, apo prozë poetike. Kështu edhe kartolinat e Vitit të Ri që dërgonte ishin shumë të veçanta.

Çfarë ju ka treguar për rininë e tij dhe mund të na thoni kur babai juaj ka filluar të merret me letërsi e përkthime?

Gjithmonë mua dhe motrës sime, Mozës, na tregonte për kujtimet e tij. Ishin ngjarje që i kishim dëgjuar nga goja e tij. Të gjitha ngjarjet e jetës së tij na i ka treguar, me përjashtim të episodit kur shkoi në Romë me nënën time dhe nuk ishin të martuar akoma. Frëngjishten kishte filluar ta mësojë në Izmir. Kur filloi mësimet në Liceun e Korçës, filloi perfeksionimin e gjuhës frënge dhe nga dëshira e madhe që kishte për letërsinë, filloi të lexonte poetët frëng dhe filloi t’i përkthejë. Gjithmonë i nisur nga dëshira e madhe thoshte: “Pse t’i shijoj vetë unë këto gjëra të bukura? Le t’i shijojnë edhe bashkatdhetarët e mi, edhe ata që nuk dinë frëngjisht”.

Cili ishte autori më i preferuar për të?

Për atë të gjithë shkrimtarët ishin shumë të preferuar. Klasikët francezë i admironte, Shekspirin, Dikensin, Lermontovin, Shatobrianin etj. Adhuronte shkrimtarët e mëdhenj. Lamartinin e donte shumë, ashtu si dhe Mysenë. Për Rablenë vdiste.

Kishte marrëdhënie me njerëz të politikës së asaj kohe babai juaj?

Nuk ka pasur marrëdhënie me njerëz të politikës. Mendimet për këta njerëz i ka thënë ashtu siç i ka shprehur në librin e tij.Nuk i pëlqente politika, nuk ishte njeri i politikës. Ishte vetëm njeri i librave, madje kur përpiqeshin t’i merrnin ndonjë intervistë, apo t’i bënin ndonjë pyetje gjithmonë e kthente te letërsia.

Ç’mund të na thoni për kujtimet e tij. Kur vendosi t’i hidhte në letër dhe çfarë vlere kishin për të?

Ai ka pasur gjithmonë shumë punë dhe kujtimet e tij i la për të shkruar në fund të jetës së tij. Siç duket, nuk i kishte ardhur tamam frymëzimi për t’i shkruar. Vetëm në bregun e Jonit e gjeti atë frymëzim në vitin 1996. Për fat të keq, në vitin 1997 nuk shkuam dot atje, ndërsa në 1998, për fat të keq, ai u sëmur dhe nuk mundi t’i shkruante kujtimet e tij, që mund t’i hidhte në letër vetëm në bregun e Jonit e në asnjë vend tjetër.

Janë kujtimet e tij ashtu siç i ka shkruar ai, por nuk arriti t’i botojë deri në fund të viteve ’70-të, ashtu siç them në fund të librit në pjesën “Bredhje gjatë një fluturimi”. Ai i kishte lënë gati kujtimet e tij me makinë shkrimi, ashtu siç kishte edhe gjëra të vogla që duheshin përkthyer dhe kjo kërkonte pak punë teknike, por vepra e tij nuk është prekur absolutisht. Jam munduar që libri të dilte i përkryer, por kjo asnjëherë nuk arrihet.

Si e mbani mend babanë në fund të jetës së tij?

Në fund të jetës së tij, ai ka qenë ai që ka qenë gjithmonë. Një njeri me një kthjelltësi të jashtëzakonshme me të vetmin ndryshim, që nuk ka pasur atë energji dhe fuqi që ka pasur përpara se të sëmurej.

I ka mbetur diçka pa realizuar, apo ndonjë peng babait tuaj?

Po. I mbeti peng që të kishte edhe pesë vjet jetë për të mbaruar punët e tij. Por jam e sigurt, se edhe pesë vjet nuk do t’i mjaftonin për të mbaruar ato punët e tij. Ai edhe sikur 50 vjet jetë të kishte, nuk do t’i mjaftonin, do t’i duhej edhe një jetë tjetër për të mbaruar punët e veta, megjithatë, merak kishte kujtimet. Tha; “mirë janë edhe kaq sa janë”.

Shto edhe atë “Bredhje gjatë një fluturimi” në fund dhe kujtimet të botohen kështu siç janë. Unë kam qejf të botoj në frëngjisht poetët shqiptarë që ai i adhuronte. Në fakt, një pjesë e tyre janë të botuara, por janë të shpërndara andej-këtej. Bëhet fjalë duke filluar që nga Vaso Pasha, Gavril Dara, Naim Frashëri, deri te Ismail Kadare, nga Llazar Siliqi, Risto Siliqi, Hilë Mosi, etj. Edhe këtë nuk arriti ta shohë të botuar.

Atëherë kur takoi Mehdi Frashërin

Është e natyrshme, që vajza e tij, Mirvjeni, të bazohet në ato që i ati ka lënë në dorëshkrim, kur flet për kujtimet e tij. Por ama, ajo di të flasë shumë për takimin që i ati, Vedati ka pasur në fëmijëri me Mehdi Frashërin. “Babai ishte shumë i vogël, kurse Mehdi Frashëri ishte i madh dhe atëherë e mori i ati për dore dhe e çoi në zyrën e Mehdiut, sepse babai iu lut. Ai donte shumë të rrinte me njerëz më të mëdhenj se vetja e tij dhe të përfitonte gjithmonë nga ata, nga njerëzit që ishin të kulturuar.

Bazohem në kujtimet e tij, sepse unë, atëherë ose nuk kam ekzistuar, ose kam qenë shumë e vogël për t’i mbajtur mend, por mund të them për njohjen që kishte me Mehdi Frashërin”, – thotë Mirvjeni, duke shtuar se i ati i vlerësonte shumë njerëzit e kulturuar të asaj kohe. “I vlerësonte dhe sigurisht që priste nga ta edhe ndonjë vlerësim për veten e tij dhe lumturohej kur e lavdëronin, apo i shkruanin. Kështu shkruan se u bë me fletë kur ‘Lumo Skëndo’ shkroi parathënien e vëllimit me poezi “Dritë e hije”.

Që i vogël i vlerësonte njerëzit”, – vazhdon Mirvjeni, duke përmendur edhe emra të tjerë, të cilët babai i saj i ka përmendur në kujtimet e tij. “Ka shkruar për Nebil Çikën, për Branko Merxhanin, të cilin e vlerësonte jashtëzakonisht si botues të revistës ‘Përpjekja shqiptare’, bashkë me Ernest Koliqin, si dhe Lasgush Poradecin që e ka pasur mik bashkë me Dhimitër Paskon.

Por një marrëdhënie të veçantë ka pasur me Petro Markon. Gjithmonë kur kthehej në shtëpi thoshte: Takova Petron. Ah, sa i lezetshëm që është ai Petroja, sepse tregonin qyfyre, ndonjë histori të tyre dhe i vlerësonte për ndonjë dhunti të tyre, që ata e kishin dhe ky nuk e kishte. Sidomos entuziazmohej për Petro Markon dhe Skënder Luarasin, kurse Dhimitër Pasko vdiq i ri”, – përfundon ajo.

I lirë për të shkruar

Sipas Mirvjenit, babai i saj, Vedat Kokona, është ndier i lirë të shkruajë atë që ka dashur, ose më mirë ka ditur ta gjejë këtë liri pas viteve 1945. “Ai ka shkruar atëherë kur ka dashur dhe si ka dashur. Shkroi dramën ashtu siç donte ai dhe romanin po ashtu. Pastaj shkroi edhe pjesë për fëmijë, si dhe ato që ka shkruar para çlirimit. Meqenëse nuk mund të shkruante shumë siç donte nga ’44-a e këtej, ashtu siç shkroi kujtimet në 1996-ën, iu fut përkthimeve dhe leksikografisë me hartimin e fjalorëve fillesat e të cilëve i ka që në bankat e shkollës, kur filloi të merrej me përkthime”.

Më 1920 kthehet në Tiranë, ku kryen shkollën fillore. Më 1935 përfundon Liceun e Korçës. Më vonë ndjek studimet e larta për Drejtësi në Paris. Diplomohet më 1939-ën. Në fillim të viteve ’40-të, emërohet profesor në gjimnazet e Tiranës. Punoi si përkthyes në ndërmarrjen e botimeve “Naim Frashëri” në vitet 1950-1965.1965-1988 pedagog i Frëngjishtes pranë Universitetit të Tiranës. Mban titujt “Kalorës i urdhrit të arteve dhe letërsisë” nga Ministria e Kulturës Franceze dhe “Oficer i palmave akademike” nga Ministria e Edukimit Kombëtar të republikës franceze, si dhe “Doctor Honoris Causa” i Universitetit të Tiranës.

Vepra: “Nga Tirana në Stokholm”, 1934; “Dritë dhe hije” (Vëllim poetik) 1939 “Yje të këputur” (tregime), 1940; “Shtatë prilli” (poemë), 1944 “Me valët e jetës” (roman), 1961-1963; “Hijet e natës” (dramë) 1966 “Lulja dhe Shega” (pjesë për fëmijë) Fjalorë Frëngjisht-Shqip, Shqip-Frëngjisht, Shqip-Anglisht Teoria e Përkthimit “Endur në tisin e kohës” (kujtime) 1996.
Përkthime: Mijëra përkthime nga frëngjishtja, anglishtja e italishtja si: Korneji, Hygo, Myse, Lamartine, Rutbëf, Ronsari, Bodleri, Dante Aligeri, Petrarka, Shekspiri, Omer Khajani, Longfellou, Kipling, Esenin etj. Prozë nga: Volteri, Balzaku, Dikensi, Shou, Hemingueji, Turgenievi, Çehov, Tolstoj, etj.

Vedat Kokona: Si e kam njohur Enverin?

Vedat Kokona i ka shprehur shumë qartë marrëdhëniet me Enver Hoxhën në librin e tij. Për vajzën e Kokonës, Mirvjenin, këto janë vetëm disa kujtime mes shumë e shumë të tjerave. “Marrëdhëniet me Enver Hoxhën i ka shprehur shumë qartë në librin e tij. E ka pasur kushëri, e ka njohur gaztor dhe hokatar. I pëlqente të rrinte me të, sepse ishte më i madh se ai dhe meqë ishte edhe njeri hokatar. Vetë Kokona në kujtimet e tij shkruan:

“Në Liceun e Korçës ishte nxënës edhe Enver Hoxha, i cili kishte ardhur atë vit që vajta unë në Korçë. Enveri ishte pesë klasa më lart se unë. Unë rrija dendur me ta dhe, si më i vogël që isha, doja të mësoja nga ata. I isha qepur sidomos, Enverit, që ishte nga fisi i nënës dhe të cilin e ngacmoja shpesh me pyetje të pareshtura rreth shkrimtarëve francezë, aq shumë sa më kishte vënë emrin “rrokan”, dhe një e dy më thoshte: “më rrokanise”!

Kujtime të pathëna

Për vajzën e tij, Mirvjenin, çdo ditë e kaluar me babanë dhe çdo ngjarje e përshkruar prej tij është e veçantë. “Secila ngjarje ka të veçantën e vet. Ka shumë kujtime, që ai nuk ka mundur t’i hedhë. Kur ishte i sëmurë dhe bashkë me motrën po ia lexonim kujtimet kishte shumë ngjarje që thoshte kam harruar këtë, edhe këtë. Ndoshta një ditë do t’i punojmë”, – thotë Mirvjeni, ndërkohë që kujton një nga këto ngjarje. “Kur ishte i vogël dhe vinte në Tiranë, nuk shkonte të luante andej-këtej, por shkonte në bibliotekën ‘Karnavon’ që ka qenë në Tiranë dhe mundohej të gjente librat që i pëlqenin”, – thotë ajo, duke rrëfyer në këtë mënyrë pasionin e hershëm të të atit.

Vlerësime për…

Petro Markon

“Nuk isha i farës së Petro Markos, që kur e kish thirrur një ditë ai ministri i Brendshëm, Musa Juka, dhe i kishte thënë se komunistët shiteshin për të holla, kishte ngritur këmbën dhe kishte vënë mbi tryezën e ministrit këpucën me shollë të grisur. S’kam qenë kurrë trim si Petroja”!

Lasgush Poradecin

“Ti pushon atje në tokën e katundit, të cilit i thure kurorë lavdie dhe unë të kujtoj sot me mall e dashuri. Të kujtoj edhe mendohem: ç’fitove ti për atë dhuratë të madhe që i bëre vendit? Mezi ndërtove një shtëpi të vogël në Tiranë, këndove në gjuhën e ëmbël, ashtu siç nuk kishte kënduar asnjë bir i Toskërisë”.

Ernest Koliqin

“Ernest Koliqin e admiroja, e kisha njohur që në vitin 1933 në redaksinë e ‘Ilyrisë’. Atëherë isha djalë i ri, e admiroja si Fishtën, kishte një pendë të artë si ajo e poetëve belgjianë të gjuhës franceze, të cilëve u kishte kushtuar një shkrim të bukur në ‘Minerva’, ku kishte botuar edhe një tufë sonetesh të Sheherezades”. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Falë ndërhyrjes së ambasadorit Austro-Hungarez në Stamboll, kontit Grafit Zichy dhe përkujdesjes së Primatit armen, në korrik 1877, Prend Doçi u largua për në Romë...”/ Historia e panjohur e Abatit të Oroshit

Next Post

“Më 31 dhjetor 1990, në Peshkëpinë e sipërme, disa të rinj u afruan postës dhe thërrisnin: ‘hiqni telat, do shkojmë të Micotaqis’, 1500 veta kaluan kufirin...”/ Zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit

Artikuj të ngjashëm

“Kur ‘Gazi’ dhe ‘Ifa’ lanë xhadenë dhe u futën në rrugën e baltosur të Ardenicës, më kapi makthi: mos sjellja e butë e shefit të Degës Brendshme, ishte kurth, pasi…”!/ Kujtimet e shkrimtarit Sokrat Shyti
Intervista

“Në vitin 1952, kur ishim në fshatin tonë Arzë, na erdhi natën në shtëpi, vëllai Nuredini, që ishte arratisur në ’48-ën në Greqi, por nëna më tha; nxirre jashtë…”/ Historia e trishtë e familjes Nurçe

December 27, 2025
“Pavarësisht lidhjeve familjare me Enver Hoxhën, as unë e as Luani, nuk e kishim as në mendësi propagandën dhe luftën e klasave, përkundrazi, mbanim lidhje me…”/ Refleksionet e studiueses së njohur
Intervista

“Pavarësisht lidhjeve familjare me Enver Hoxhën, as unë e as Luani, nuk e kishim as në mendësi propagandën dhe luftën e klasave, përkundrazi, mbanim lidhje me…”/ Refleksionet e studiueses së njohur

December 14, 2025
“Shpresoj që romani im ‘Shtatori Fatkeq’ të ketë një vlerë të ngjashme simbolike me ‘Gjeneralin…’ e Kadaresë…”/ Botohet në Itali libri i Skifter Këlliçit, kushtuar ngjarjes së 11 shtatorit 2001 për Kullat Binjake
Intervista

“Shpresoj që romani im ‘Shtatori Fatkeq’ të ketë një vlerë të ngjashme simbolike me ‘Gjeneralin…’ e Kadaresë…”/ Botohet në Itali libri i Skifter Këlliçit, kushtuar ngjarjes së 11 shtatorit 2001 për Kullat Binjake

December 12, 2025
“Në 15 mars 1992, gjatë mitingut në Kavajë ku ishin të ftuar ambasadori amerikan Rajerson, na njoftuan se u rrezikohej jeta…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ës, e Prof. Neki Babamustës
Intervista

“Në 15 mars 1992, gjatë mitingut në Kavajë ku ishin të ftuar ambasadori amerikan Rajerson, na njoftuan se u rrezikohej jeta…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ës, e Prof. Neki Babamustës

December 10, 2025
“Stak Pjetër Pemati dhe Mehmet Ramë Hyseni, e shpëtuan Iballën nga masakrat e Brigadës së VI-të të Haki Toskës dhe Jaho Gjolikut…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, për shtrembërimet e Xhemal Meçit
Intervista

“Kur isha mësues në Pezë, u futa mes dy grupeve të armatosura prej 40 vetash, të Babë Myslymit, kundër vëllait tij, Shyqriut, i vrarë në luftë, por u tmerrova…”/ Dëshmia e rrallë e Prof. Neki Babamustës

December 10, 2025
“Para se të ndahej nga jeta, Martini ka djegur gjithë korrespodencën që kishte me kolegjin dhe me Pater Zef Valentinin, pasi…”/ Dëshmia autores së dokumentarit “Martin Camaj, i papërsëritshëm”!
Intervista

“Para se të ndahej nga jeta, Martini ka djegur gjithë korrespodencën që kishte me kolegjin dhe me Pater Zef Valentinin, pasi…”/ Dëshmia autores së dokumentarit “Martin Camaj, i papërsëritshëm”!

December 5, 2025
Next Post
“Në ’94-ën, kur rastësisht në Gjykatën e Korçës, takova ish-hetuesin tim që më kishte torturuar, Ligorin dhe u futëm në zyrën e tij, pasi ishte bërë avokat, ai…”/ Dëshmia e rrallë e shqiptaro-maqedonasit

“Më 31 dhjetor 1990, në Peshkëpinë e sipërme, disa të rinj u afruan postës dhe thërrisnin: ‘hiqni telat, do shkojmë të Micotaqis’, 1500 veta kaluan kufirin...”/ Zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme