• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, June 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Mark Ndue Ndoja, banues në Tiranë, nëpunës, me arsim të lartë, shtresë e mesme, përjashtuar nga Partia, i është zgjatur afati i internimit, edhe për…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti ‘67

Letrat nga internimi: “E dashuna Milenë, ndodhem në ishullin e Zvërnecit, ku më kanë….”/ Historia e panjohur e shkrimtarit disident, Mark Ndoja, në burgjet e Enver Hoxhës
“Mark Ndue Ndoja, banues në Tiranë, nëpunës, me arsim të lartë, shtresë e mesme, përjashtuar nga Partia, i është zgjatur afati i internimit, edhe për…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti ‘67
“Refije Hana Malaj (Koculi), 90 vjeç, lindur në Shkozë të rrethit Vlorë, me banim në Tiranë, është gruaja e Qazim Koculit, ish-eksponent i Ballit Kombëtar…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967
“Mark Ndue Ndoja, banues në Tiranë, nëpunës, me arsim të lartë, shtresë e mesme, përjashtuar nga Partia, i është zgjatur afati i internimit, edhe për…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti ‘67
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
“Mark Ndue Ndoja, banues në Tiranë, nëpunës, me arsim të lartë, shtresë e mesme, përjashtuar nga Partia, i është zgjatur afati i internimit, edhe për…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti ‘67
“Me propozim të Ministrisë së Brendshme, komisioni vendosi të transferojë nga katundi Çekrez-Morinë, në Valias, të internuarit…”/ Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1972, me 51 emrat e “reaksionarëve”!
“Mark Ndue Ndoja, banues në Tiranë, nëpunës, me arsim të lartë, shtresë e mesme, përjashtuar nga Partia, i është zgjatur afati i internimit, edhe për…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti ‘67
“Ganimete Avni Fratari (Gjilani), e datlindjes 1907, lindur në Kosovë të Jugosllavisë, me banim në Tiranë, shtresë e pasur, e ëma e Hajredinit…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967
“Mark Ndue Ndoja, banues në Tiranë, nëpunës, me arsim të lartë, shtresë e mesme, përjashtuar nga Partia, i është zgjatur afati i internimit, edhe për…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti ‘67
“Mark Ndue Ndoja, banues në Tiranë, nëpunës, me arsim të lartë, shtresë e mesme, përjashtuar nga Partia, i është zgjatur afati i internimit, edhe për…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti ‘67
“Mark Ndue Ndoja, banues në Tiranë, nëpunës, me arsim të lartë, shtresë e mesme, përjashtuar nga Partia, i është zgjatur afati i internimit, edhe për…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti ‘67

Nga Dashnor Kaloçi

Pjesa e katërmbëdhjetë

Memorie.al / Që nga viti 1944, kur erdhi në pushtet e, deri në fundin e vitit 1990-të, regjimi komunist i diktatorit Enver Hoxha dhe pasardhësit të tij Ramiz Alia, në bazë të teorisë dhe “mësimeve të Marksit, Engelsit, Leninit e Stalinit” si dhe ideologjisë që ata ideuan e u aplikua gati në gjysmën e botës, zhvilluan pa ndërprerje luftën e klasave, duke ekzekutuar, burgosur apo internuar kundërshtarët e tyre politikë. Në këtë kuadër, që nga dhjetori i vitit 1944, kur Enver Hoxha dhe qeveria që ai kryesonte zbritën nga malet dhe morën pushtetin, krahas ekzekutimeve me dhe pa gjyq, filluan edhe internimet e dhjetëra e qindra familjeve, që ata i konsideronin “klasa të përmbysura”, apo i akuzonin si; “armiq të popullit”, kryesisht familje të pasura apo të shtresës së mesme, ish-funksionarë të Monarkisë së Zogut, që gjatë periudhës së pushtimit të vendit, kishin aderuar apo kishin mbështetur organizatën nacionaliste “Balli Kombëtar” e Legalitetin.

Po kjo “praktikë”, pra masa ndëshkuese e internim-dëbimeve, do të zhvillohej edhe ndaj qindra e qindra komunistëve, (nga ata më të thjeshtët e, deri tek ish-anëtarët e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së), deputetë, ministra, ushtarakë e funksionarë të lartë etj., e familjeve të tyre, të cilët Enver Hoxha dhe regjimi komunist në fuqi, do t’i shpallte “tradhtar, revizionistë, armiqtë të popullit”, etj. Nga viti 1944, e deri në 1949-ën, vendimi për internim-dëbimet bëheshin nga “Komisioni i Dëbimeve dhe Konfiskimit të Pasurive”, që funksiononte pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, komision i cili në vitet në vijim, e ndryshoi disa herë emërtesën, deri sa në vitin 1954, kaloi në varësi të Kryeministrisë, duke u quajtur “Komisioni i Internim-Dëbimeve”, i cili funksionoi rregullisht deri në vitin 1990.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj

“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

Që nga viti 1954 e, deri në 1974-ën, kryetar i atij komisioni ishte Beqir Balluku, anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së, që mbante funksionin e ministrit të Mbrojtjes Popullore dhe njëkohësisht atë të zv. kryeministrit të qeverisë së kryesuar nga Mehmet Shehu, kurse zv. kryetar i komisionit, ishte ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, ndërsa si anëtarë, Prokurori i Përgjithshëm Dhori Panariti, e kryetari i Gjykatës së Lartë, Aranit Çela. (Pas dënimit të Beqir Ballukut, në vitin 1974, funksionin e kryetarit të Internim-Dëbimeve, e mori zv. kryeministri Manush Myftiu, kurse pas dënimit të Kadri Hazbiut, funksionin e nënkryetarit e mori Hekuran Isai).

Ky komision, gjatë gjithë periudhës së ekzistencës e funksionimit të tij, dha me dhjetëra e qindra vendime, duke dëbuar e internuar me mijëra persona, të cilët hiqeshin me dhunë nga vendet e tyre të banimit dhe detyroheshin të jetonin e banonin në fshatra dhe zona të thella të vendit, nga jugu në veri. Kryesisht fshatrat me vendet e kampet e internimit ishin caktuar nga qeveria në zonën e Myzeqesë së Lushnjes e Fierit, (Savër, Çermë, Bedat, Grabian, Gradisht, Plug, Gjazë, Zhamë, Sulzotaj, Kryekuq, Karavasta, Shtyllas etj.), pra në pjesën qendrore të vendit, me qëllim që ata të ishin sa më larg kufijve shtetëror, që të mos arratiseshin jashtë Shqipërisë. Po kështu, përveç masave me internime dhe dëbime, komisioni qeveritar, jepte vendime edhe për sekuestrimin e pasurisë së të gjithë personave që arratiseshin nga Shqipëria.

Në bazë të ligjit përkatës me të cilin funksiononte Komisioni i Internim-Dëbimeve, një person, apo një familje, fillimisht internohej për pesë vjet, por ato përsëriteshin, duke u shtyrë çdo pesë vjet, aq sa familje të tëra, kryesisht nga Veriu i Shqipërisë, si: Gjonmarkajt e Mirditës, Kalosht, Sina-jt, Alia-jt, Demat, Dinet, Menat e Ndretë e Dibrës, Bajraktari e Kolgjini të Kukësit, Kola-jt, Allamant e Sulkurtët e Matit, Merlikat, Kupët e Bami të Krujës, Mirakajt e Pukës, Radi dhe Gjekaj të Shkodrës, Pervizt e Kurbinit, Mulletët e Petrelat Tiranës, apo ato nga Jugu i vendit, si; Dostët e Gjirokastrës, Frashëri dhe Çela të Përmetit e Kolonjës, Staraveckat e Skraparit, etj., etj., të cilët qëndruan në vendet e internimit deri në vitin 1991, kur dhe u shemb regjim i komunist. Madje disa prej tyre, edhe shumë vite më pas, sepse nuk kishin se ku të shkonin, pasi nuk u kishte mbetur asnjë kthinë ku të fusnin kokën!

Lidhur me sa më sipër etj., Memorie.al. ka siguruar një dosje voluminoze nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme që mban siglën “Tepër Sekret”, (por tashmë prej kohësh e de-klasifikuar), me vendimet e Komisionit të Internim-Dëbimeve, të cilat po i publikojmë të plota dhe me faksimilet përkatëse; ku janë emrat e personave dhe familjet që janë dëbuar e internuar, apo u janë sekuestrimet e pasuritë, si dhe akuzat përkatëse për çdonjërin prej tyre.

                                                                 Vijon nga numri kaluar 

                                          VENDIMI NR. 53 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                    TEPËR SEKRET

KOMISIONI INTERNIM – DËBIMEVE                                   Tiranë, më 21.XI.1967                                               

                                                 VENDIM Nr. 53

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 21.XI.1967, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, mbasi studjoi materialet dhe propozimet e paraqitura nga Ministria e Punëve të Brendshme,

                                                   VENDOSI:

Të transferojë nga rrethi i Vlorës për në rrethin e Beratit, të internuarit e poshtë shënuar:

1. Kristo Thoma Buda, i datëlindjes 1925, lindur në Postenan të rrethit Kolonjë dhe banues në Tiranë, nëpunës, shtresë e mesme, përjashtuar nga Partia.

Është internuar me vendim Nr. 78, datë 25/11/1961, për 5 vjet kohë.

Me vendim Nr. 50, datë 29/X/1965, i është zgjatur afati i internimit, edhe për 3 vjet të tjera.

Internimi i fillon me datën 29/X/1966 dhe i mbaron më datën 29.X/1969.

2. Mark Ndue Ndoja, i datëlindjes 1912, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, nëpunës, me arsim të lartë, i martuar me 3 fëmijë, shtresë e mesme, përjashtuar nga Partia.

Është internuar me vendimin Nr. 49, datë 25/XII/1964, për 5 vjet kohë.

Internimi i fillon me datën 25/XII/1964 dhe i mbaron më datën 25/XII/1969.

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT                                    KRYETARI I KOMISIONIT

       KADRI HAZBIU                                                             …………………..

PROKURORI I PËRGJITHSHËM                                KRYETARI GJYKATËS SË LARTË

      LEFTER GOGA                                                                         ARANIT ÇELA    

                             VENDIMI NR. 54 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                                 TEPËR SEKRET

KOMISIONI INTERNIM – DËBIMEVE          

                                                                                      Tiranë, më 4.XII.1967  

                    VENDIM Nr. 54

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 4.XII.1967, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, mbasi studioi materialet dhe propozimet e paraqitura nga Ministria e Punëve të Brendshme,

                                                           VENDOSI:

Për arsye se paraqesin rrezikshmëri shoqërore, të internojë për 5 vjet kohë, personat e poshtë shënuar:

1. Ilia Gavril Kuqi, i datëlindjes 1915, lindur dhe banues në qytetin e Elbasanit, shtresë e mesme e martuar me një fëmijë, profesion kasap.

Të internohet në katundin Belsh, të rrethit Elbasan

2. Eftali Miti Shkira, e datëlindjes 1921, lindur në Alarup të rrethit të Pogradecit dhe banues në qytetin e Korçës, shtresë e varfër, punëtore, është sakate, e martuar dhe sot e ve.

3. Kostandin Serafin Shkira, i datëlindjes 1947, lindur në Sovjan dhe banues në qytetin e Korçës, shtresë e varfër, me arsim 3 klasë universitet, bursë shteti, i biri Eftalisë.

Të internohet në Zerec të rrethit Korçë.

4. Haxhi Gjoka, i datëlindjes 1915, lindur në katundin Gjokaj dhe banuese në qytetin e Tiranës, shtresë e pasur, me arsim fillor, matrapaz, i martuar.

5. Kasianije Petrit Gjoka, i datëlindjes 1923, lindur në Shkodër dhe banuese në Tiranë, shtresë e pasur, shtëpiake, bashkëshorte e Haxhiut.

6. Ilir Haxhi Gjoka, i datëlindjes 1951, pa punë, me arsim fillor, i biri i Haxhiut.

Të internohen në katundin Shënpal të rrethit të Tiranës.

7. Lutfi Qazim Hambari, i datëlindjes 1917, lindur në Dibër të Jugosllavisë, me banim në Tiranë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me arsim 7 vjeçar, pa punë, i pa martuar.

Të internohet në Gjazë të rrethit Lushnje.

8. Kasandra Vasil Gjinopulli, e datëlindjes 1918, lindur në katundin Sopik të rrethit Gjirokastër, me banim në qytetin e Gjirokastrës, shtresë e mesme, arsim fillor, me kombësi minoritare greke dhe shtetësi shqiptare, shtëpiake.

9. Fridheriqi Thimio Gjinopulli, e datëlindjes 1946, me arsim të mesëm, punëtore, e bija.

10.  Kristaq Thimio Gjinopulli, i datëlindjes 1950, pa punë, i biri.

Të internohen në Prongji të rrethit Gjirokastër.

Internimi u fillon me datën 4/XII/1967 dhe u mbaron me datën 4/XII.1972, për 5 vjet kohë.

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT                                    KRYETARI I KOMISIONIT

       KADRI HAZBIU                                                               …………………..

PROKURORI I PËRGJITHSHËM                                 KRYETARI GJYKATËS SË LARTË

      LEFTER GOGA                                                            ARANIT ÇELA    

                   VENDIMI NR. 55 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE 

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                                 TEPËR SEKRET

KOMISIONI INTERNIM – DËBIMEVE          

                                                                                                             Tiranë, më 4.XII.1967  

                  VENDIM Nr. 55

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 4.XII.1967, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, mbasi studioi materialet dhe propozimet e paraqitura nga Ministria e Punëve të Brendshme,

                     VENDOSI:

Për arsye se nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore, të lirohen nga internimi:

1. Hysnije Emin Jemini, e datëlindjes 1950, lindur në Tiranë, internuar në Seman të Fierit, me vendim Nr 28, datë 19.4.1964, për 5 vjet kohë.

2. Ali Riza Zaimi, i datëlindjes 1920, lindur në Verlec të Korçës dhe banues në qytetin e Vlorës, i internuar në Petë të Vlorës, me vendim Nr. 44, datë 12.8.1966, për sjellje të padenjë në shoqëri.

3. Kadri Brahim Koka, i datëlindjes 1940, lindur dhe banues në katundin Letaj të Kukësit, internuar në vitin 1961, dhe me vendim Nr. 9, datë 17.3.1964, masa e internimit, i kthehet në dëbim, edhe për 5 vjet kohë.

4. Mariana Nikolla Plasoti, e datëlindjes 1940, lindur në Korçë, internuar në Thumanë të rrethit Krujë, me vendim nr. 8, datë 2.3.1961, për 5 vjet kohë, me vendim Nr. 10, datë 8.3.1966, i zgjatet 3 vjet. 

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT                                           KRYETARI I KOMISIONIT

       KADRI HAZBIU                                                                  …………………..

PROKURORI I PËRGJITHSHËM                                        KRYETARI GJYKATËS SË LARTË

      LEFTER GOGA                                                                        ARANIT ÇELA    

                           VENDIMI NR. 56 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE 

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                                 TEPËR SEKRET

KOMISIONI INTERNIM – DËBIMEVE          

                                                                                                             Tiranë, më 4.XII.1967  

                                                VENDIM Nr. 56

Komisioni i Internim Dëbimeve i mbledhur në datën 11.11.1967 në mbështetje rë dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor Nr. 1906 datë 2.8.1954, mbasi studioi materialet dhe propozimin e paraqitur nga Ministria e Punëve të Brendshme.

                                          VENDOSI:

1.  Din Vesel Dauti, nga katundi Golaj i rrethit të Kukësit, i internuar në Borsh të Sarandës, me vendim Nr. 56, datë 21.11.1963, të transferohet në Savër të rrethit të Lushnjes.

Internimi i fillon në 21.11.1963 dhe i mbaron në 21.11.1968, për 5 vjet kohë.

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT                                       KRYETARI I KOMISIONIT

       KADRI HAZBIU                                                           …………………..

PROKURORI I PËRGJITHSHËM                                     KRYETARI GJYKATËS SË LARTË

      LEFTER GOGA                                                                      ARANIT ÇELA  

                     VENDIMI NR. 57 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                                 TEPËR SEKRET

KOMISIONI INTERNIM – DËBIMEVE          

                                                                                                             Tiranë, më 25.XII.1967  

                                                VENDIM Nr. 57

Komisioni i Internim Dëbimeve i mbledhur në datën 25.XII.1967 në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor Nr. 1906 datë 2.8.1954, mbasi studioi materialet dhe propozimin e paraqitur nga Ministria e Punëve të Brendshme,

VENDOSI:

1. Ismail Hetem Spahiut, i datëlindjes 1922, nga Kolesjani i rrethit Kukës, internuar në Lushnje, me vendim Nr. 85, datë 25.12.1962, të kthehet në dëbim dhe për 5 vjet kohë, për arsye se lënia e tij e lirë, paraqet rrezikshmëri shoqërore, duke e ndaluar të qarkullojë në të gjitha rrethet kufitare, si dhe në Tiranë e Durrës.

Dëbimi i fillon në datën 25.12.1967 dhe i mbaron në datën 25.12.1972 për 5 vjet kohë.

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT                                        KRYETARI I KOMISIONIT

       KADRI HAZBIU                                                                    …………………..

PROKURORI I PËRGJITHSHËM                                   KRYETARI GJYKATËS SË LARTË

      LEFTER GOGA                                                                       ARANIT ÇELA  

                        VENDIMI NR. 57 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE 

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                                 TEPËR SEKRET

KOMISIONI INTERNIM – DËBIMEVE          

                                                                                                             Tiranë, më 25.XII.1967  

                                    VENDIM Nr. 57

Komisioni i Internim Dëbimeve i mbledhur në datën 25.XII.1967 në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor Nr. 1906 datë 2.8.1954, mbasi studioi materialet dhe propozimin e paraqitur nga Ministria e Punëve të Brendshme.

                    VENDOSI:

Ismail Hetem Spahiut, i datëlindjes 1922, nga Kolesjani i rrethit Kukës, internuar në Lushnje, me vendim Nr.85, datë 25.12.1962, të kthehet në dëbim dhe për 5 vjet kohë, për arsye se lënia e tij e lirë, paraqet rrezikshmëri shoqërore, duke e ndaluar të qarkullojë në të gjitha rrethet kufitare si dhe në Tiranë e Durrës.

Dëbimi i fillon në datën 25.12.1967 dhe i mbaron në datën 25.12.1972, për 5 vjet kohë.

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT                                      KRYETARI I KOMISIONIT

       KADRI HAZBIU                                                                      …………………..

PROKURORI I PËRGJITHSHËM                                   KRYETARI GJYKATËS SË LARTË

      LEFTER GOGA                                                                      ARANIT ÇELA  

                        VENDIMI NR. 58 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                                 TEPËR SEKRET

KOMISIONI INTERNIM – DËBIMEVE          

                                                                                                             Tiranë, më 4.XII.1967  

VENDIM Nr. 58

Komisioni i Internim Dëbimeve i mbledhur në datën 4.12.1967 në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor Nr. 1906 datë 2.8.1954, mbasi studioi materialet dhe propozimin e paraqitur nga Ministria e Punëve të Brendshme.

VENDOSI:

Të lirojë para kohe nga internimi, sepse nuk paraqesin rrezikshmëri të shoqërore:

1) Hasan Kojnozi, i biri i Aliu dhe i Sibes, i datëlindjes 1934, lindur dhe banues në katundin Grykë-Nokë të rrethit Dibër, internuar në rrethin e Fierit për 5 vjet kohë, me vendim Nr. 23 datë 2.6.1966

2) Neslije Hysen Kojnozi, e datëlindjes 1938, gruaja e Hasanit.

3) Sibe Kojnozi, e bija e Hysenit dhe e Beglijes, datëlindje 1910, nëna e Hasanit. Memorie.al

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT                                         KRYETARI I KOMISIONIT

       KADRI HAZBIU                                                                    …………………..

PROKURORI I PËRGJITHSHËM                                      KRYETARI GJYKATËS SË LARTË

      LEFTER GOGA                                                                    ARANIT ÇELA  

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Patër Pal Dodaj, i cili dikur i kishte shpëtu jetën Ahmet Zogut, duke mos durue torturat që i bajshin hetuesit komunistë, u pat hedhë prej dritares së...”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, Ahmet Bushati

Next Post

“Në luftën e Reçit, Jup Kazazin e qëlluan për ta vra, me urdhër të Lilo Zenelit, një prej shefave kryesorë të Sigurimit të Shtetit më vonë...”/ Dëshmitë e rralla të ish-të përndjekurit politik, nga Italia

Artikuj të ngjashëm

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj
Dossier

May 31, 2025
“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Dossier

“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 31, 2025
“Në luftën e Reçit, Jup Kazazin e qëlluan për ta vra, me urdhër të Lilo Zenelit, një prej shefave kryesorë të Sigurimit të Shtetit më vonë…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të përndjekurit politik, nga Italia

May 30, 2025
“Patër Pal Dodaj, i cili dikur i kishte shpëtu jetën Ahmet Zogut, duke mos durue torturat që i bajshin hetuesit komunistë, u pat hedhë prej dritares së…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, Ahmet Bushati

“Shaqir Vukaj, shtrembëron të vërtetën, duke falsifikuar dokumentin arkivor ku flitet për Luftën e Reçit, duke fshirë emrin e Jup Kazazit, siç bënin komunistët dhe…”/ Refleksionet e ish-të persekutuarit politik, nga Italia   

“Gjyla Leci nga Buçaj e Tropojës, ka të arratisur burrin e saj, Isuf Lecin, dhe kunatin, Shabanin, më pas u arratis në Jugosllavi kunata e saj, me 4 djemtë…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967

May 29, 2025
Next Post
“Në luftën e Reçit, Jup Kazazin e qëlluan për ta vra, me urdhër të Lilo Zenelit, një prej shefave kryesorë të Sigurimit të Shtetit më vonë…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të përndjekurit politik, nga Italia

“Në luftën e Reçit, Jup Kazazin e qëlluan për ta vra, me urdhër të Lilo Zenelit, një prej shefave kryesorë të Sigurimit të Shtetit më vonë...”/ Dëshmitë e rralla të ish-të përndjekurit politik, nga Italia

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!