• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, June 9, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Liria personale asht e garantueme dhe askush s’mund të ndiqet, t’arrestohet, të burgoset, të dërgohet në gjyq ose, në ç’do mënyrë të pengohet nga liria, veçse kur…”/ Ç’parashikonte Kushtetuta e 1925-ës?

“Mbajti me bukë Enverin në Paris, por ai e shpërbleu me 10 vite burg në Burrel dhe roje te derrat në Gosë …”/ Dëshmia e nipit, për senatorin e deputetin
“Shërbimi Sekret Jugosllav, tregoi interes të madh për emigracionin antizogist shqiptar dhe Konsulli jugosllav në Bari, mori 4.000 monedha ari…”/ Dosja e UDB-së, për mërgatën politike shqiptare
“Mbajti me bukë Enverin në Paris, por ai e shpërbleu me 10 vite burg në Burrel dhe roje te derrat në Gosë …”/ Dëshmia e nipit, për senatorin e deputetin
1 Shtatori 1928, dita kur parlamenti i asaj kohe, sanksionoi ligjërisht dhe shpalli Mbretërinë Shqiptare, duhet të jetë ditë e shënuar zyrtare e shtetit tonë
Memorie.al
21 prill 1921, kur hapej Parlamentit i parë / Historia e panjohur e zgjedhjeve dhe votimeve në Shqipëri: nga dy parti në 1921-’24-ën, te Zogu dhe ato me gogla e një kandidat të Enverit
Fotot e rralla të deputetëve shqiptarë, që nga parlamenti i parë i 1921-it, te ai i fundit i Monarkisë së Zogut, në prillin e 1939-ës

Nga Dashnor Kaloçi

Pjesa e tretë

Memorie.al / Historia e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë, apo më saktë tentativat për zgjedhje e kanë zanafillën që nga koha e sundimit Osman, kur Shqipëria ishte pjesë e Perandorisë Turke. Një nga deputetët e parë shqiptarë që u zgjodhën për në Parlamentin e parë të Turqisë, i cili hapi punimet në dhjetorin e vitit 1877, ishte Abdyl Frashëri. Por ai parlament nuk pati jetë të gjatë, pasi u prish nga vetë Sulltani, për shkak të fillimit të Luftës Ruso-Turke. Pas prishjes së parlamentit të parë të Turqisë, pati edhe disa tentativa të tjera për zgjedhje, por që të gjitha dështuan për shkaqe të ndryshme. Zgjedhjet e para dhe të rregullta në Shqipëria u mbajtën vetëm në vitin 1908, kur në Turqi erdhën në fuqi xhonturqit. Ato zgjedhje nuk ishin direkte, por me përfaqësim, apo siç janë njohur ndryshe; me zgjedhës të dytë.

Parlamenti i parë i Turqisë u hap më 10 dhjetor të vitit 1908 dhe aty nga 266 deputetë, 27 prej tyre ishin shqiptarë të zgjedhur në katër vilajetet e Shqipërisë. Në atë kohë anëtarët e Komitetit “Bashkim-Përparim”, në Turqi ku bënin pjesë dhe shumë shqiptarë, u ndanë dhe u grupuan në tre grupime politike. Grupimi i parë ishte “Bashkim-Përparim” (partia turko-maqedonase) me 164 deputetë, ku 130 ishin turq, 5 arabë, 1 grek dhe 15 shqiptarë, të cilët kryesoheshin nga Hasan Prishtina, deputet i Kosovës.

Gjithashtu mund të lexoni

“Roma e Selia e Shenjtë, s’duhet të kenë dy shkallë vëmendjeje për shqiptarët: një për të krishterët romanë dhe një për të tjerët, pasi…”/ Zbulohet traktati i panjohur që hartoi At Gjergj Fishta

“Goditja e parë që mori famlja trieshjane, ishte emigrimi masiv, pasi të mësuar me qindra vjet, me një jetë të bazuar mbi norma kanunore, ata…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës

Në grupin e dytë që quhej: “Bashkimi-Liberal”, (partia greko-shqiptare) ku bënin pjesë 45 deputetë, kishte 12 shqiptarë të cilët kryesoheshin nga Ismail Qemali. Ndër deputetët e tjerë shqiptarë që kishte asokohe Parlamenti i Turqisë, ishin dhe Esad Pashë Toptani, Nexhip Draga, Rexhep Pashë Mati etj. Pas vitit 1908, pati edhe disa zgjedhje të tjera ku shqiptarët vazhdonin të votonin për përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e Turqisë dhe ajo gjë zgjati deri në nëntorin e vitit 1912 kur u shpall Pavarsia dhe Ismail Qemali u zgjodh kryetar i Qeverisë.

Kurse zgjedhjet e para parlamentare në Shqipëri u zhvilluan në pranverën e vitit 1921, pasi deri në atë kohë ato nuk ishin zhvilluar për shkak të Luftës së Parë Botërore, ku ishte përfshirë dhe Shqipëria. Parlamenti i parë Shqiptar u hap më 21 prill të atij viti dhe godina e parë e Parlamentit Shqiptar ka qenë aty ku është sot Akademia e Shkencave dhe në atë parlament morën pjesë 76 deputetë, të cilët u zgjodhën pas një procesi relativisht të rregullt nga nëntë prefekturat e vendit, si: Berati, Durrësi, Elbasani, Gjirokastra, Korça, Kosova, Shkodra, Vlora dhe ajo e kolonisë shqiptare të SHBA-së.

Ashtu si dhe në të kaluarën, ato zgjedhje u bënë me sistem përfaqësimi, apo siç njihen ndryshe me zgjedhës të dytë, ku në bazë të ndarjes territoriale, përfaqësuesit e çdo krahine kishin të drejtë të zgjidhnin deputetin e tyre. Sa më sipër, si dhe një historik të shkurtër të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, që nga ajo periudhë e deri në vitin 1991, Memorie.al i ka publikuar në numrat e kaluar, këtu po publikojmë të plotë Statutin Themeltar të Republikës Shqiptare, (Kushtetuta) të vitit 1925, ku një vend të veçantë zë edhe legjislacioni i zgjedhjeve parlamentare të asaj kohe, si dhe rregullorja e Parlamentit, me të drejtat e detyrat e deputetëve, e cila është botuar nga Shtypshkronja “NIKAJ”, në vitin 1925.

                                                          Vijon nga numri i kaluar

Statuti themeltar i Republikës Shqiptare (1925)

(Tiranë, Shtypshkronja “Nikaj” 1925)

Kaptinë II.

Dispozita të ndryshme

Art. 108. Shteti Shqiptar as njeh as ndanë tituj fisnikije.

Art. 109. Ndërpretimi autentik i ligjevet, i përket pushtetit legjislativ.

Art. 110. Asnji organizim Shteti, nuk mund të bahet as të ndryshohet veçse me ligjë.

Asnji nëpunsi nuk mund të krijohet veçse me ligjë.

Qarshkrimet administrative, gjyqsore, ushtrijake dhe të ç’do dege tjetër, si dhe ndrrimet e qendravet të tyne, rregullohen vetëm me ligjë.

Art. 111. Shërbimi ushtrijak, asht i detyrshëm për të gjithë shtetasit shqiptar si mbas ligjës, për veç përjashtimevet të caktueme prej saj.

Art. 112. Asnji e drejtë, ç’farë do qi të jetë dhe kujdo qi t’i përkasë, nuk mund të krijohet as të shuhet veçse me ligje.

Art. 113. Të gjithë bashkajapin në përpjesë të pasunis së vet, për nevojat financjare të Shtetit. Asnji pagë ase taksë nuk mund të vehet as të mblidhet, veç se me ligjë; vetëm kur impozohet ase shtohet taksë doganore, e cila mund të mblidhet prej ditës së paraqitjes para dhomës së deputetvet të projektit relative, i cili duhet të votohet mbrenda në sesjonin, në të cilin u-paraqit.

Art. 114. Asnji privilegjë nuk mund t’i bahet kuj përsa u-përket pagave e taksavet.

Ç’do shkarkim a lehtësim, do të rrjedhë prej nji ligje.

Art. 115. Asnji shpenzim nuk mund të bahet pa nji ligjë autorizuese.

Art. 116. Asnji rrogë, shpërblim a pensjon mbi kurriz të thesarit botuer, nuk mund t’i lidhet a t’i epet kuj, veçse mbas ligjës.

Art. 117. Asnji send prej pasunis së patundëshme të Shtetit, nuk mund të tjetërtohet ase të pajtohet për nji kohë ma të gjatë se njëzet vjet, veçse me nji ligjë.

Art. 118. Asnji hua nuk mund të kontraktohet për dobi të Shtetit, pa nji ligje autorizuese.

Art. 119. Borxhet e Shtetit, janë të garantueme.

Ç’do borxhë e Shtetit kundrejt kreditorvet të vet, asht e padhunueshme.

Art. 120. Shteti njeh persona morale të krijueme mbas ligjës.

Art. 121. Asnji fuqi e armatisun e huej, nuk mund të shkelë në tokën shqiptare, veçse me ligjë të posaçme.

Art. 122. Nëpunës disponibile janë të ndaluem për të gjitha degat e Administratës, veçse n’ushtri dhe në ministri të Punve të Jashtme.

Art. 123. Gjendja juridike e nëpunësvet të Shtetit, rregullohet vetëm me ligjë.

Kaptinë III.

Të drejtat e qytetasvet

Art. 124. Të gjithë pa ndryshim shtetsije, janë të barasuem përpara ligjës dhe gëzojnë baras të drejtat civile; por mbi tokat ryrale në Shqipni, me ç’do titull, kanë të drejtë pronësije vetëm shtetasit dhe personat morale Shqiptare. Të huejët kanë vetëm të drejtën e shitjes të tokavet ryrale dhe të drejtën e pronësis, vetëm mbi ato toka ryrale të nevojshme për ngrefjen e fabrikavet dhe rregullimin e komunikacionit.

Art. 125. Të gjithë shtetasit gëzojnë baras të drejtat politike dhe pranohen në të gjitha nëpunsit civile e ushtrijake, përveç përjashtimevet të caktueme prej ligjës.

Art. 126. Lirija personale asht e garantueme. Askush nuk mund të ndiqet, t’arrestohet, të burgoset, të dërgohet në gjyq ose në ç’do mënyrë të pengohet nga lirija, veçse në rasat e parapame prej ligjës dhe në formën e caktueme prej saj.

Art. 127. Banimi asht i padhunueshëm.

Asnji e hyme pahirë, nuk mund të bahet veç kur dhe si urdhënon ligja.

Art. 128. Lirija e fjalës dhe e shtypit, asht e garantueme. Censura preventive, asht e ndalueme.

Konfiskimi i shtypshkrimevet, rregullohet me ligjë.

Vetëm shtetas shqiptarë mund të nxjerrin gazeta, si mbas ligjës së posaçme.

Art. 129. E drejta e pronësis, pa përjashtim, asht e padhunëshme, veçse kur interesi botuer ligjorisht i vërtetuem e kërkon dhe kundrejt nji damshpërblimi t’arsyeshëm si mbas ligjës, të paguem në dorë (peshin).

Art. 130. Toka asht pronë e thjeshtë (mylq), por dispozitat ligjore deri tash në fuqi mbi tokat, janë në veprim deri sa të ndrrohen me ligjë të posaçme.

Pasunija minerare asht e ndame në dy klasë; Miniere e Gurore; të parat janë pronë e Shtetit dhe të dytat pronë e zotnuesvet të sipërfaqes së tokës.

Shfrytzimi i tyne, bahet si mbas ligjës për-përkatëse.

Art. 131. E drejta e shoqnimit dhe e drejta e mbledhjes paqësisht dhe pa armë, janë të garantueme, në konformitet me ligjët.

Shoqënit kurr nuk mund të përndahen për kundravajtje në ligjët, veçse me vendim gjygji.

Vetëm në mbledhjet botore, mund të ndodhet policija.

Vetëm mbledhjet përjashta në vend të hapun mund të ndalohen, në qoftë se prej mbledhjes, lind rreziku i prishjes së qetsis botore.

Art. 132. Fshetësija postare asht e padhunueshme dhe rregullohet me ligjë.

Art. 133. Vetëm shtetas shqiptar pranohen si zyrtarë e nëpunës të Shtetit, për veç përjashtimevet të caktueme me ligjë të posaçme.

Art. 134. Ligjët penale s’mund të kenë fuqi prapa-vepruese në favor të të pandehunit.

Art. 135. Ç’do mandim trupi (torture), asht krejt e ndalueme.

Art. 136. As nji shtetas shqiptar, nuk mund të ekspulsohet t’internohet ase të shkufizohet, veç se me ligjë.

Art. 137. Konfiskimi asht i ndaluem dhe s’mund të bahet veçse mbas ligjës me vendim gjykate.

Art. 138. Seicili ose shum së bashku kanë të drejtë, tue ruejtun ligjët e Shtetit, t’u drejtohen me shkresë ose me gojë auktoritetevet kompetente, të cilët detyrohen të veprojnë shpejt dhe t’i përgjigjen me shkresë atij qi u-drejtohet.

Art. 139. Mbassi lirija e njeriut asht e shenjtë, në Shqipni as blehet as shitet njeri; ç’do njeri i blemë ase skllav, por sa të shkelë në token Shqiptare, asht i lirë.

Kaptinë IV.

Dispozita të mbrame

Art. 140. Ç’do ligjë ase dekretligjë në kundërshtim me shkrojën dhe me shpirtin e këtij Statuti, asht antikushtetore dhe e pa fuqishme.

Art. 141. Dy trupat legjislativ mbi proponimin e Kryetarit të Republikës, ase të Misëvet qi i përbajnë, kanë të drejtë se cili trup ndër mbledhje të tyne të veçanta, të marrin vendime me dy të tretat për ndrrimin e urdhënimet të Statutit, tue deklaruem nevojën e ndrrimit.

Dy trupat legjislativ mbassi të kenë marrë së cili veçanërisht këtë vendim, mblidhen së bashku dhe procedojnë në ndrrime.

Vendimet mbi ndrrime t’urdhënimevet Statutore, merren me dy të tretat votash të gjithë Misëvet, qi përbajnë mbledhjen e përbashkët.

Gjith në këtë mënyrë bahet edhe interpretimi autentik i Statutit.

Forma Republikane e Shtetit, nuk mund të ndrrohet me as nji mënyrë.

Art. 142. Ky Statut hyn në fuqi prej ditës së shpalljes. Memorie.al 

                Kryetari i Kuvendit Kushtetues                

                                                                    Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Formacionin në ajër, e udhëhiqte komandanti i regjimentit, kolonel Niko Hoxha, me avionin nr. 211, që e drejtonte Hysen Domi nga Maminasi...”/ Ngjarja tragjike, ku humbi jetën kreu i Aviacionit Shqiptar

Next Post

“Kurthi ndaj gazetarit të Radiodifuzionit, nisi kur në Lidhjen e Shkrimtarëve, filloi të qarkullojë dorëshkrimi i romanit satirik të tij, ‘Madam Doktoresha’, pasi...”/ Kujtimet e shkrimtarit Sokrat Shyti

Artikuj të ngjashëm

“Roma e Selia e Shenjtë, s’duhet të kenë dy shkallë vëmendjeje për shqiptarët: një për të krishterët romanë dhe një për të tjerët, pasi…”/ Zbulohet traktati i panjohur që hartoi At Gjergj Fishta
Dossier

“Roma e Selia e Shenjtë, s’duhet të kenë dy shkallë vëmendjeje për shqiptarët: një për të krishterët romanë dhe një për të tjerët, pasi…”/ Zbulohet traktati i panjohur që hartoi At Gjergj Fishta

June 8, 2025
“Goditja e parë që mori famlja trieshjane, ishte emigrimi masiv, pasi të mësuar me qindra vjet, me një jetë të bazuar mbi norma kanunore, ata…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës
Dossier

“Goditja e parë që mori famlja trieshjane, ishte emigrimi masiv, pasi të mësuar me qindra vjet, me një jetë të bazuar mbi norma kanunore, ata…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës

June 8, 2025
“Ky grup armik, hyri në marrëdhënie tregtare me SHBA-ës, për blerjen e mallrave amerikane, kërkoi liçencën e Departamentit të…”/ Akt-akuza e Aranit Çelës, për “sabotatorët” e Ekonomisë, maj ‘77
Dossier

“Ky grup armik, hyri në marrëdhënie tregtare me SHBA-ës, për blerjen e mallrave amerikane, kërkoi liçencën e Departamentit të…”/ Akt-akuza e Aranit Çelës, për “sabotatorët” e Ekonomisë, maj ‘77

June 9, 2025
“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
Next Post
“Bashkë me Revolucionin Kulturor, kinezët sollën edhe gripin ‘Hong Kong’, ku sipas mjekut të njohur, në Tiranë pati 300 vdekje dhe…”/ Dëshmitë e poetit dhe  shkrimtarit të njohur nga SHBA-ës

“Kurthi ndaj gazetarit të Radiodifuzionit, nisi kur në Lidhjen e Shkrimtarëve, filloi të qarkullojë dorëshkrimi i romanit satirik të tij, ‘Madam Doktoresha’, pasi...”/ Kujtimet e shkrimtarit Sokrat Shyti

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!