• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, October 31, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Letra sekrete për Hysni Kapon: “Në prani të Shefqet Peçit, poetët e shkrimtarët Agim Shehu, Matuka dhe Gani, s’e ngritën dollinë e parë për shokun Enver…”/ Ngjarja në Tepelenë në ‘73-in

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon një dokument arkivor të nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë, i cili i përket vitit 1973, ku ndodhet një letër personale me siglën “sekret”, ku sekretari i Komitetit të Partisë së rrethit të Tepelenës, Ali Manaj, informon sekretarin e Komitetit Qendror të PPSH-së, Hysni Kapo, lidhur me një vizitë që kishte bërë ato ditë në rrethin e Tepelenës, nënkryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe njëkohësisht, deputeti i asaj krahine, Shefqet Peçi, i shoqëruar nga disa miq të tij, shkrimtarë, poetë, ushtarakë e zyrtarë të tjerë të lartë, me origjinë nga ajo zonë. Sipas informacionit sekret të Ali Manaj, gjatë një dreke që ishte shtruar nga kooperativa bujqësore e Progonatit, për nder të shokut Shefqet Peçi, miqtë që e shoqëronin, nuk e ngritën dollinë e parë për Partinë dhe shokun Enver. Si dhe shënimi i Enver Hoxhës e porosia e Hysni Kapos lidhur me atë ngjarje?!

                                     Letra sekrete e Ali Manaj për Hysni Kapon

PARTIA E PUNËS E SHQIPERISE                                                        Personale

Gjithashtu mund të lexoni

“Në Korçë, në fillim, Enveri banoi në shtëpinë e familjes Belba dhe të pak kohë në shtëpinë e profesorit francez, Andrea Brezho, më pas ai banoi në…”/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës, e vitit 1969

“Në Beden të Kavajës dhe në fshatin Lekaj, gjatë verës së vitit 1951, 880 njerëz që punonin në kanale u burgosën, kurse Muharrem Mulaj dhe Kadri Petriti, deklarojnë…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

KOMITETI I PARTISË RRETHIT                                                                S E K R E T

T E P E L E N E     

Ekz. Nr. 1
Nr. 619. Prot.                                                                    Tepelenë, më 13.8.1973

                                                    KOMITETIT QENDROR TE P.P.SH.

(Sh. Hysni Kapo)
   T I R A N E

Ju informojmë se prej datës 6/8/1973 deri më 8/8/1973, zona e Progonatit dhe sektori i Salarisë së kooperativës së bujqësore të bashkuar Dukaj, pritën për takime deputetin e zonës së tyre anëtarin e K.Q. të PPSH-së dhe N/kryetarin e Presidiumit të Kuvendit Popullor, shokun Shefqet Peçi. Të cilin e shoqëroja unë, shoku Fuat Loloçi e Dilaver Pinderi. Gjatë takimit me shokun Shefqet, populli dhe komunistet e kësaj zone shprehën edhe njëherë dashurinë e madhe që ushqejnë për Partinë dhe shokun Enver.

Dëgjuan me kujdes porositë që dha shoku Shefqet për detyrat e mëdha, që na dalin përpara për të vënë në jetë vendimet e Pleniumit të 4-të të K.Q. të Partisë dhe mësimet dritëdhënëse të shokut Enver.

Por neve e shikojmë të nevojshme t’ju informojmë për disa veprime e koncepte që u shfaqën në një darkë të organizuar me këtë rast në kooperativën bujqësore të Progonatit, të cilat na duken se nuk janë të drejta.

Shoku Shefqet gjatë ditëve që ndejti në Progonat kishte marrë me vete për ta shoqëruar edhe disa shokë si p.sh., shokun Xhaferr Matuka, oficer, shkrimtar, në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore, shokun Ibrahim Gani, oficer dhe punonjës në redaksinë e gazetës “Luftëtari”, shokun Agim Shehu, punonjës në gazetën “Zëri i Popullit”, shokun Musa Daci, nga Progonati dhe sot me banim në Tiranë, shokun Maksut Drrasa, mjek kirurg në Spitalin Ushtarak në Tiranë, Faik Dedën nga Nivica, por tani mjek në zonën e Krahësit në Tepelenë.

Gjatë darkës që u organizua me këtë rast në Progonat, siç shpjeguam edhe më lart, kur u ngritën shëndet (dolli) me gotën e ujit e cila i detyroi që të dehen shumë shokë nga rakia, kështu p.sh., nga pirja e rakisë në këtë formë, anëtari i Pleniumit të Komitetit të Partisë së rrethit dhe kryetari i Këshillit Popullor të Bashkuar Progonat, shoku Gjysho Ruci, humbi ndjenjat dhe si rezultat u hodh nga penxherja e katit të dytë dhe sot ndodhet në spital, por me ndihmën e dhënë, duket se dolli jashtë rrezikut.

Kështu gjatë darkës u shfaqën edhe disa qëndrime mjaft të dëmshme që partia vazhdimisht i ka luftuar dhe i lufton, kështu p.sh., shoku Xhaferr Matuka ngriti dolli për popullin e Kurveleshit.

Unë bashkë me shokët e tjerë e shoqëruam këtë shëndet duke shtuar edhe shëndetin e gjithë popullit shqiptar, e të shokut Shefqet Peçi me në krye shokun Enver Hoxha, shoku Xhaferr Matuka i nisur nga pozita lokaliste më bëri presin në mënyrë më të padrejtë. Ai u shpreh se: “Dollia duhet pirë vetëm për popullin e Kurveleshit”.

Unë me korrektësi dhe gjakftohtësi u përpoqa t’a bindja, se ato që thashë janë të drejta, që shprehnin dashurinë për popullin e Kurveleshit, për popullin shqiptar, për shokun Shefqet Peçi, për Partinë dhe shokun Enver, të cilët na siguruan ditët e bardha që gëzojmë sot.

Por disa nga shokët e ardhur nga Tirana, nuk më mbështetën si duhet. Përkundrazi, shoku Musa Daci, nga pozita e lokalizmit u ngrit menjëherë në mbrojtje të Xhaferr Matukës, bile duke kaluar më tej në konceptin e tija, duke u shprehur: “Dollinë do ta pimë për popullin e Kurveleshit, i cili sot nuk është më i bashkuar. Lanet qofshin ata që u bënë sebep për ta ndarë”.

Kjo gjë e prishi atmosferën, sepse u ngrit një problem që nuk ekziston në popullin e Kurveleshit, por që e hedhin hera herës njerëz të veçantë që janë Kurveleshas, por që banojnë në Tiranë dhe gjetkë. Ne prisnin që këtyre mendimeve të shtrembëta, t’u jepej përgjigje, por që askush nuk e bëri!

Në mbledhjen e popullit të Salarisë, (sektori Dukaj), kur Shefqet Peçi foli në parim kundër shfaqjeve të huaja, vjedhje, shpërdorime të pasurisë shtetërore dhe kooperativiste, ne mendojmë se do të ishte mirë dhe do të na ndihmonte me të gjithë organizatën e partisë në rreth, e sidomos kooperativën e bashkuar Dukaj, po të ishte konkretizuar kjo me ato shpërdorime dhe vjedhje të mëdha që kanë bërë kuadrot e kësaj kooperative, për të cilat shoku Shefqet u interesua dhe ne ja bëmë prezent duke ja shpjeguar me hollësi, përpara se të fillonin takimet.

Këtë e themi kur opinion I përgjithshëm në Parti dhe në popull, për qëndrimin e mbajtur nga ana e organeve përkatëse ndaj shkaktarëve.

                     SEKRETARI I KOMITETIT TE PARTISË SE RRETHIT

Ali Manaj

Shënimi i Enver Hoxhës në letrën e Ali Manaj

Nuk besoj se, në atë darkë dollitë të kenë filluar me “shëndetin e popullit të Kurveleshit”, dhe të ishte injoruar të ngrihej dolli, për popullin, për Partinë, etj., sa që duhej të bënte letrën shoku Ali Manaj. Shoku Ali si udhëheqës i vendit ku ishte ai, sa herë të ngrinte dollinë e parë për popullin dhe për Partinë etj. Në qoftë se të tilla dolli janë ngritur sa herë…(nuk kuptohet shkrimi) ky e pa e shoku Ali, ishte pa vend, por ishte me vend ta ngrihej dolli për popullin e Kurveleshit, që meriton jo një dolli, por njëqind dollira.
     Enver
Shënimi i Hysni Kapos për Bato Karafilin
Thirra shokun Bato Karafili dhe e këshillova të kenë kujdes me trajtimin e çështjeve në bazë të shënimit që ka bërë shoku Enver./Memorie.al
   Hysni Kapo

    27.9.1973

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 01 Shkurt

Next Post

“Muharrem Shala nga Peja, nuk pranoi të lirohej nga burgu dhe e goditi me grusht komandantin…”/ Dëshmia e rrallë e kosovarit që vuajti 20 vite burgjet e Enver Hoxhës

Artikuj të ngjashëm

“Në Korçë, në fillim, Enveri banoi në shtëpinë e familjes Belba dhe të pak kohë në shtëpinë e profesorit francez, Andrea Brezho, më pas ai banoi në…”/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës, e vitit 1969
Dossier

October 30, 2026
“Në Beden të Kavajës dhe në fshatin Lekaj, gjatë verës së vitit 1951, 880 njerëz që punonin në kanale u burgosën, kurse Muharrem Mulaj dhe Kadri Petriti, deklarojnë…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Në Beden të Kavajës dhe në fshatin Lekaj, gjatë verës së vitit 1951, 880 njerëz që punonin në kanale u burgosën, kurse Muharrem Mulaj dhe Kadri Petriti, deklarojnë…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

October 30, 2026
“Kur dy shkrimtarët e njohur, Fatmir Gjata me Llazar Siliqin, e pyetën Alizotin për romanin ‘Këneta’ dhe poemën ‘Mësuesi’, ai iu përgjigj…”/ Historia e panjohur me librarin e famshëm të Gjirokastrës
Dossier

“Ali Kelmendi në Gjirokastër u takua me shokun Enver, tek i cili shihte një marksist-leninist të vendosur dhe të pjekur, ai vetë u ka deklaruar shokëve se…”/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit 1969

October 31, 2026
Si na stërvitnin amerikanët në kampet e Gjermanisë për të desantuar në Shqipëri kundër Enver Hoxhës…/Deponimi i diversantit (fotot e papublikuara)
Dossier

“Kampi i refugjatëve shqiptarë në Lavrion në Greqi është analizuar nga Partia e Legalitetit dhe është hartuar një listë prej 117 shqiptarësh që mund të shërbejnë si agjentë…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

October 31, 2026
“Librar si Alizoti, nuk kisha parë në të gjithë vendin, kudo ku kisha shëtitur, nga Jugu në Veri, ai kishte lexuar të gjitha librat dhe….”/ Dëshmia e rrallë e ish-redaktorit të “Hosteni”-t
Dossier

“Vasil Gjymyshana nga Berati tregonte; Enveri është sjellë ndaj meje si prind, përzemërsia dhe dashuria e madhe që tregonte për mua, shtëpinë e tij e kisha si…”/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e 1969

October 28, 2026
“Regjimi i Enver Hoxhës përballet me lëvizjet kundërshtare me masa represive, ministri Shehu ka krijuar disa batalione të veçanta ndjekjeje, që operojnë në…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Regjimi i Enver Hoxhës përballet me lëvizjet kundërshtare me masa represive, ministri Shehu ka krijuar disa batalione të veçanta ndjekjeje, që operojnë në…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

October 28, 2026
Next Post
“Muharrem Shala nga Peja, nuk pranoi të lirohej nga burgu dhe e goditi me grusht komandantin…”/ Dëshmia e rrallë e kosovarit që vuajti 20 vite burgjet e Enver Hoxhës

“Muharrem Shala nga Peja, nuk pranoi të lirohej nga burgu dhe e goditi me grusht komandantin…”/ Dëshmia e rrallë e kosovarit që vuajti 20 vite burgjet e Enver Hoxhës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme