• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, June 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Letra për Enverin: “Nëse asht e mundun, kam nevoj të flas personalisht me ju për…” / Zbulohen dokumentet e panjohura për “spiunin” e filmit “Vendimi”, që akuzohej se tregoi Qemal Stafën

“Kur Bilbil Klosi, me ndihmësin e tij, Kasem Trebeshina, ‘në emër të popullit’, dënonin të pafajshmit me vdekje dhe burgime të rënda…”/ Publikohen dokumentet e panjohura, lista me 151 emra
“Kur familja Kirka, i kërkoi Fan Nolit, që të ndërhynte pranë qeverisë së Enver Hoxhës, për të shpëtuar mikun e tij të ngushtë, ai iu përgjigj…”/ Historia e trishtë e rilindasit të fundit, që vdiq në Burrel

Dashnor Kaloçi 

Memorie.al publikon disa dokumente të panjohura të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), të cilat i përkasin viteve 1942-1945, ku bëhet fjalë për Ludovik Nikaj, me origjinë nga qyteti i Shkodrës dhe me banim në Tiranë, ku punonte si elektro-teknik, një nga të rinjtë komunistë e orëve të para, i cili më datën 2 maj të vitit 1942, teksa kishte shkuar në qytetin e Shkodrës së bashku me bashkëshorten e tij, Qefsere Bekaj, u arrestua nga forcat italiane dhe u dërgua në Kuesturë për t’u marrë në pyetje, në lidhje me veprimtarinë e aktivitetin e tij në radhët e Partisë Komuniste, por gjatë asaj kohe, që ai mbahej i izoluar në qeli, me urdhër të Qarkorit Komunist të Shkodrës, u vendos eliminimi i tij, pasi dyshohej se ai kishte treguar shtëpitë dhe bazat ku strehoheshin komunistët, si dhe emrat e krerëve kryesorë të Partisë Komuniste. Si u krye aksioni i njësiteve guerilje të qytetit të Shkodrës me në krye Perlat Rexhepin, (‘Hero i Popullit’), duke qëlluar me bomba dhe granata dore godinën e Kuesturës ku Ludoviku, mbahej i izoluar dhe transferimi i tij nga autoritetet italiane për në Itali, duke e sistemuar në një kamp internimi afër Modenas. Kthimi i Ludovikut në Shqipëri, pas disa kërkesash që ai bëri pranë misionit ushtarak shqiptar në Romë dhe kërkesa e tij për t’u takuar me Enver Hoxhën, i cili nuk pranoi ta priste dhe dënimi i tij me vdekja nga Gjykata e Lartë Ushtarake në Tiranë, pas akuzave të bëra ndaj tij, si: “provokator, agjent i SIM-it dhe tradhtar i PKSH-së”, i cili kishte treguar para italianëve, për bazat ku fshiheshin Qemal Stafa, Koci Xoxe, Perlat Rexhepi, Ali Demi, Beqir Minxhozi, Gjystina Sata, etj. Dosja e plotë e procesit gjyqësor ndaj Ludovik Nikaj, për të cilin Enver Hoxha ka shkruar gjatë në librat e tij dhe për të u realizua edhe filmi “Vendimi” nga Kinostudio “Shqipëria e Re” e asaj kohe, si dhe dëshmitë e nipit të tij, Luigj Nikaj (Kastrioti), i cili tregon se të gjitha akuzat ndaj xhaxhait të tij, ishin të montuara nga udhëheqja e lartë e Partisë Komuniste, me qëllim për të mbuluar prapaskenat që ata kishin bërë ndaj njëri tjetrit në periudhën e Luftës, siç ishte vrasja e Qemal Stafës, etj.!

Relacioni i Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit, dega e Durrësit, dërguar Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit në Tiranë, për Ludovik Nikaj

SEKSIONI I MBROJTJES SË POPULLIT PËR DURRËSIN

Gjithashtu mund të lexoni

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj

“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

VDEKJE FASHIZMIT

LIRI POPULLIT

Durrës më 29.3.1945

                                                  Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit

                                                               Tiranë

Të shoqëruar ju përcjellim të dënuarin Ludovik Nika, i biri i Nikës dhe i Shaqes, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë, rruga Çerçiz Topulli Nr. 33, me profesion elektroteknik. Gjithashtu e bashkëshortja e tij Qefsere Beka, e bija e Cenit dhe e Kumes, nga Tirana dhe banuese në Tiranë, Rruga “Tafaj” Nr. 53, me profesion studente.

Të lartpërmendurit, vijnë nga Italia ku kanë qenë të internuar në Xakona (provincë e Modenës). Arrestimi ka ndodhur në Shkodër në fushën e Çelës, në maj të 1942. Arrestimi u krye pse isha në radhët e Partisë Komuniste dhe për këtë më arrestuan bashkë me Qefseren.

Arrestimi m’u bë nga policia italo-shqiptare, kur isha duke hipur në makinë për të shkuar në Tiranë.

Letra e Ludovik Nikaj për Enver Hoxhën ku i kërkon takim

                           Gjen. Kol.

                      Enver Hoxhës

Unë tue njoft gabimin tim, erdha këtu për të diskutue edhe gjanë ma të vogël për qasjen time. Kam nevojë të flas për gjendjen e shqiptarëve në Itali e të tjera. Nëse asht e mundshme të flas personalisht me ju.

                          Ludovik Nika

Akt-gjykimi i Ludovik Nikaj nga Gjykata Ushtarake e Korpusit të I-rë në Tiranë

    QEVERIJA DEMOKRATIKE SHQIPTARE

GJYKATA USHTARAKE E KRAHINËS USHTARAKE

        TË KORPUSIT TË I TIRANË

              VDEKJE FASHIZMIT

                  LIRI POPULLIT

                                             AKT GJYKIM

NË EMËR TË POPULLIT SHQIPTAR

Gjykata Ushtarake e Krahinës Ushtarake të Korpusit të I në Tiranë e formuar prej

Kryetar Bilbil Klosi N/kolonel

Antar Ismail Çaushi

Antar Argjir Lipivani

Tue qenë prezent Prokurori Major Gjon Banushi, i asistuem prej sekretarit Mustafa Zaja, sot në datën 15.5.1945 u mblodh për të gjykuar të pandehurin Ludovik Nika, i biri i Gjekës dhe i Shaqes, datëlindje 1921, i lindur në Shkodër, i martuar me Qefsere Beka, pa fëmijë, i padënuar, me arsim dhe Qefserja e bija e Hysen Bekës dhe e Kumes, lindur në Tiranë, vjeç 20 e martuar me të pandehurin Ludovik, banuese në Rrugën “Tafaj” në Tiranë, në bazë të raportit të mbajtur nga Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit, me akuzën e të pandehurit Ludovik, si agjent provokator i fashizmit, tradhtar i PKSH-së, agjent i SIM-it.

Gjykata: 

Mbasi lexoi raportin që ndodhet në dosje: 

Mbasi mori në pyetje të pandehurit dhe dëgjoi apologjinë e tyre: 

Konstatoi se:

Më datën 2 maj 1942, i pandehuri Ludovik Nika, shkon vullnetarisht në Shkodër, gjoja për punë organizative dhe në realitet sikundër e pohon me gojën e vet, nuk bën asnjë punë, por bie në duart e policisë, bashkë me të fejuarën e tij. Se që në hetimet e para dhe në presionin ma të vogël që i bëhet nga ana e agjentëve të kuesturës, nuk heziton asnjë moment, por tregon gjithçka që din mbi bazat e organizatës dhe mbi shokët udhëheqsa.

Ai e pohoi edhe vetë para gjykatës nji pjesë të këtyre arrestimeve si kallëzimin e Zef Ndojës e depos që ishte në shtëpinë e tij, kallëzimin e Jovan Bajraktarit, Marije Lezhës, dhe Kristo Prokos, kurse zbulimet e tjera kuptohen nga grushti i fortë që fashizmi i dha organizatës, pikërisht pas tradhtisë së Ludovikut, u arrestuan shokët Koci Xoxe, Lefter Kasneci, Gjystina Sata, Ali Demi, Beqir Minxhozi dhe me rrethimin që u bë në 5 maj 1942, heroit Qemal Stafa.

Se vetë Shërbimi Informativ i okupatorit SIMI, e quan tradhtinë e Ludovikut si një prej zbulimeve më të rëndësishme në Shqipëri, rreth aktivitetit të komunistëve, ku në relacionin thuhej se: Ludovik Nika u paraqit vullnetarisht në kuesturën e Shkodrës dhe bëri tregime me rëndësi shumë të madhe, rreth organizimit të përgjithshëm të shoqërisë subversive (Partisë Komuniste). Se Ludovik Nika për tradhtinë e tij, atentohet nga komunistët, bash në zyrën e Kuesturës ku qëndronte, se fashistët pas atentatit duke e quajtur të rrezikuar spiunin e tyre të poshtër, e dërgojnë në nji katund në Italinë e veriut, ku i japin nji rrogë mujore prej 1500 lirash. Se Qefsere Beka, nga adhurimi i tepërt që kishte për burrin e saj, e ndjek këmba këmbës dhe kur rezulton në tradhtinë e lartë të burrit të saj, duke pa dhe atentatin që iu bë, ajo shkon me të në Itali dhe konvertohet në katolike. Gjykata, duke marrë parasysh gjithë aktivitetin e të pandehurve Ludovik Nika e Qefsere Beka, dhe humbjet që i kanë sjellë lëvizjes Nac.Çli dhe para saj PKSH-së.

Deklaron: 

Në bazë të neneve 14 e 15 të ligjit nr. 41, mbi funksionimin dhe organizimin e Gjykatave Ushtarake, konform kërkimit të Prokurorisë e cilëson Ludovik Nikën, si kriminel lufte dhe armik i popullit dhe Qefsere Bekën, sipas nenit 15-të apo atij ligji, armike të popullit dhe në mbështetje në nenit 18-të po atij ligji

                         Vendosi:

Ndëshkimin e Ludovik Nikajt, me VDEKJE.

Në kundërshtim me pretencën e Prokurorit për Qefsere Bekën e dënon atë me 2 vjet burgim.

Ky vendim i shtrohet për shqyrtim pranë Gjykatës se Lartë Ushtarake.

Komunikata e Prokurorisë dhe Gjykatës së Lartë Ushtarake në Tiranë, për gjykimin dhe dënimin e Ludovik Nikaj

                               Tiranë më 15.5.1945

USHTRIA NACIONAL ÇLIRIMTARE SHQIPTARE

PROKURORIA E GJYKATËS SË LARTË USHTARAKE

VDEKJE FASHIZMIT

LIRI POPULLIT

                          KOMUNIKATË GJYKATËS SË NALTË USHTARAKE

          Këtu

Prokuroria e Gjykatës së Naltë Ushtarake, pasi shqyrtoi akt gjykimin e Gjykatës Ushtarake të Korp I-rë Nr. 196, datë 15.5.1945. në të cilin është vendosë ndëshkimi i LUDOVIK GJEK NIKA me VDEKJE, në bazë të nenit 14, 15, dhe 18, të ligjit nr. 41 datë 14.1.1945. mbi bazën e funksionimit të Gjykatave Ushtarake

Vëren se

NË FAKT: 

LUDOVIK GJEK NIKA, kinse për të organizuar rezistencën e popullit, kundër fashizmit, në datën 2 maj 1942, shkon në Shkodër së bashku me të fejuarën e tij Qefsere Beka dhe pa kryer asnjë punë, bien në duart e policisë ku tregojnë gjithë organizimin e bazave dhe lëvizjes që ishte në strukturë e sipër, tregoi gjithë anëtarët dhe udhëheqësit e lëvizjes që njihte, spiunoi bazat dhe vendet ku bëheshin mbledhjet, i dha shansin armikut të godiste fort lëvizjen, provokoi që agjentët të kontrollonin shtëpinë e Zef Ndojës dhe të arrestonin këtë të fundit, të arrestoheshin Koçi Xoxe, Lefter Kasneci, Gjystina Sata, Ali Demi, Beqir Minxhozi, etj. Nga spiunimi i tij u rrethua dhe u vra, heroi Qemal Stafa, u kallzua shoku Jovan Bajraktari, etj.

 NË TË DREJTË

Veprimtaria e tij është tradhti e naltë, kundër atdheut dhe popullit liridashës, parashikohet dhe ndëshkohet prej neneve 14, 15, dhe 18, të ligjit nr. 41 mbi funksionimin e Gjykatave Ushtarake.

Për këto arsye dhe për ato që do të parashtroj në rast verbale në Këshill, është e mendimit që akt gjykimi nr. 196 datë 15.5.1945. të Gjykatës Ushtarake të Korp të I-rë të aprovohet.

Tiranë më 17.5.1945

                                   PROKURORI

                               (Major Myftar Tare)

Procesi i gjykimit të Ludovik Nikaj nga Gjykata Ushtarake e Korpusit të I-rë në Tiranë

USHTRIA NACIONAL ÇLIRIMTARE SHQIPTARE

GJYKATA USHTARAKE E KRAHINËS   

USHTARAKE TË KORPUSIT TË I-rë                                            TIRANË

 VDEKJE FASHIZMIT LIRI POPULLIT

                                                               PROCES-GJYKIMI

Prokuroria pranë kësaj Gjykate, i referon këtij gjyqi aktet që i ka dërgue Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit, kundër të pandehurve Ludovik Gjekë Nikës dhe Qefsere Nikë Bekës, për t’u gjykuar për veprimtarinë e tyre tradhtare dhe kriminale sepse, tue qenë anëtar i PKSH-së në datën 2.5.1942, tradhtoi dhe u dorëzua vullnetarisht tek fashizmi dhe i tregoi SIM-it pranë të cilit u bë agjent gjithçka, mbi lëvizjen që ishte atëherë në organizim e sipër dhe pjesëtarë e bazat e saj si dhe shoqja e tij, e ka ndjekur këtë duke parë tradhtinë e tij. Mbasi u regjistrua aktet dhe dita e gjyqit ishte shënue për sot, trupi gjykues u formue prej:

Kryetar Bilbil Klosi N/kolonel,

                                                    Antar Ismail Çaushi,

                                                    Antar Argjir Lipivani

Me pjesëmarrjen e Prokurorit Major Gjon Banushi, dhe sekretarit Mustafa Zaja, filloi faqësisht e botënisht.

U soll i pandehuri, Ludovik, para gjyqit tue qenë i lirë dhe u vue në vendin e posaçëm.

I pandehur Ludovik Nika, biri i Gjekës dhe i Sheqës, datëlindje 1921, lindur në Shkodër, pa fëmijë, i martue me Qefsere Bekën, i arsimua në shkollën Jezuite në Shkodër. U kënduan aktet dhe shkurtimisht u thanë në parathënie të këtij proces-verbali.

U pyet i pandehuri mbi akuzën e tha se: kam qenë anëtar i PKSH-së dhe bëja aktivitetin në Tiranë. Kam shkue për punët e Partisë në Shkodër dhe prej andej, do shkoja në katundet e Mirditës, ku kisha shumë miq për propagandë. Tue ditë se situata ishte bë shumë e rrezikshme, nuk kam mujt me shkue dhe kështu u ktheva në Tiranë.

Në fushën e Çelës tek agjensija e Pjetër Çurçisë, më rrethoi policia dhe si të dyshimtë, më kërkuan letër-njoftimin që unë e kisha të ndryshëm, por i’a dhashë. Më thanë se për formalitet do të dërgojmë në polici dhe më dërguan në kazermë, në datën 2 maj 1942, ku ka qenë dhe nana ime.

Atje, ishte një Xhemal dhe nji i quajtur Nush Doda, që më njofti. Unë i thashë se jam Lutfi Deliu. Ata më goditën dhe më kërkonin pse kisha shkue në Shkodër.

Gjendja ime shpirtërore ishte e keqe, ngaqë më fejuan me nji, kundër dëshirës sime dhe më rrëshqitën fjalët tue kallzue për shtëpinë e Zef Ndojës dhe nji bazë, por asnjë shok nuk kam tregue.

P.P. (pyetje-përgjigje). Pse thotë Simi, mbi tregimet që paskam bë, se nuk është e vërtetë, nuk luftova kur më kapën, se nuk kisha armë. Nuk di se kush e ka tregue shtëpinë pas Institutit Femënuer. Kam tregue se në shtëpinë e Zef Ndojës, rrijsha vetë dhe nuk kam tregue njeri. Perlat Rexhepi, më ka qëllue kot, porsa më pas më internuan në Itali.

P.P. unë kam pas lidhje me nji Vasil dhe me Jovan Bajraktarin. Dhe pse janë kapur këta, unë nuk e di me e shpjegue. Siç thashë vetëm shtëpinë e Zef Ndojës, kam tregue kur më pyetën.

Depon e Shyqyri Këllezit, nuk e dij kush e ka tregue. Unë njihsha dhe shokë të tjerë, por nuk i kam spiunue. Zef Ndoja u kap pas tregimit tem, si dhe e shoqja Marije Lezja. Mue më gjetën fotografinë e saj. Pas arrestimit tim, janë kapur shumë shokë, por jo si flet Simi. /Memorie.al

                                                Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 13 Gusht

Next Post

Kalendari Historik 14 Gusht

Artikuj të ngjashëm

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj
Dossier

May 31, 2025
“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Dossier

“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 31, 2025
“Në luftën e Reçit, Jup Kazazin e qëlluan për ta vra, me urdhër të Lilo Zenelit, një prej shefave kryesorë të Sigurimit të Shtetit më vonë…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të përndjekurit politik, nga Italia

May 30, 2025
“Mark Ndue Ndoja, banues në Tiranë, nëpunës, me arsim të lartë, shtresë e mesme, përjashtuar nga Partia, i është zgjatur afati i internimit, edhe për…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti ‘67

“Patër Pal Dodaj, i cili dikur i kishte shpëtu jetën Ahmet Zogut, duke mos durue torturat që i bajshin hetuesit komunistë, u pat hedhë prej dritares së…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, Ahmet Bushati

“Shaqir Vukaj, shtrembëron të vërtetën, duke falsifikuar dokumentin arkivor ku flitet për Luftën e Reçit, duke fshirë emrin e Jup Kazazit, siç bënin komunistët dhe…”/ Refleksionet e ish-të persekutuarit politik, nga Italia   

Kalendari Historik 01 Gusht

Kalendari Historik 14 Gusht

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!